Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Leconi kete tregim se kush eshte patriot e kush ..
Flori Bruqi
Postuar nė: 19.01.2007, 02:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Flori Bruqi

Pėllumbi i plagosur



Tė gjithė njerėzit e lagjės “Kodra e Diellit” nė Prishtinė pėr njė kohė harruan se janė banorė tė saj.Disa u penduan pse janė banorė tė saj.Ata qė u penduan e shihnin edhe mė afėr vdekjen seē ishte nė tė vėrtetė.Vdekja iu trokiste tė gjithėve mbi kokė.Ata qė e kishin rrethuar kėtė lagjė ishin pėrbetuar se do t’ ia ndėrronin edhe emrin , se nuk do tė quhej mė “Kodėr e Diellit”, as”Kodėr e Hėnės”, por “Kodėr e varrimit” tė tė gjithė atyre qė ia kthehnė fjalėn Pitoni tė madh dhe kukudhit mė gungė tė zezė nė shpinė.

Qyqarėt ua venė dritareve perdet e natės…

Nata e Karpateve kishte hyrė qė moti nė dhomat e tyre. Pitoni mė yllin e kuq nė ballė dhe me thikėn nė dorė ishte pėrbetuar nė kokė tė djalit tė vet , oficer i sigurimit shtetėror nė Beograd, qė t’ua nxirrte me thikė zemrat e Liridonit dhe Alban Dubovikut , atyre qė ishin fshehur nė bodrume tė “ Kodrės sė Diellit” pėr t’i ikur mordjes qė i ndiqte…

Ata kishin thenė se “Kodra e Diellit” nuk ka liri , siē nuk ka liri as Kosova , por liri do tė ketė tėrė toka jonė kur shkėputet hapi i vallės sė pėrbashkėt i Pitonit tė Karpateve dhe kukudhit mė gungė tė zezė nė shpinė…

Kukudhi e shikoj nė sy Pitonin , qė tė du urdhėruan qė tė vriten ose tė kapen tė gjallė djemtė e nėnė Ajkunės nga Duboviku…

Kur i shtohet gjėma lagjės Gjemėmadhe jo vetėm qė na rritet neve nami , tha Pitoni , por edhe na shtohet lumturia. Mbi fatkeqėsinė e kėtyre tė tė krisurėve bėjmė lumturinė tonė,

tha dhe qeshi kryrkukudhi. Ti pėrfundimisht ke hequr dorė nga rrėnja jote , i tha kryekukudhit , Pitoni dhe e ndezi njė cigare qė e mbante nė gojė.

Ėshtė njė nder i madh qė ma bėtė , tha kryekukudhi ,dhe iu dridh buza , tymi i duhanit ia turbulloi edhe mė shumė sytė…

Nė njė nga bodrumet e “Kodrės sė Diellit” kemi vrarė dy shqiptarė qė nuk i gėzoheshin ardhjes sonė nė Kosovė , por e mallkonin kėtė ardhje e harronin se para se tė vijmė ne ,kishte ardhur nė Kosovė i Shejti ynė , kishte ndėrtuar edhe manastire…

Shqiptarėt ishin ata,thoshin ata qė i vranė ,qė i ruajtėn kishat dhe manastiret “sllave”,se kemi kodin tonė tė maleve qė e trashėguam nga Leka…

Leka na ka mėsuar qė tė mos i rroposim kishat dhe manastiret edhe kur ato,janė tė huaja. Kėtė virtyt tė shqiptarėve e shfrytėzuan pėr qėllime tona siē i shfrytėzuan edhe fisheket qė i ka prodhuar fabrika “Cervena zastava” e Kragujevcit…Do t’i vrasim djemė e Ajkunės,tha kryekukudhi dhe fshiu sytė mė njė faculetė,por prapė sytė e tij kishin xėx.Ju mjegulluan sytė edhe Pitoni me mjekrėn hark…

-Tė gjithė pas tyre-urdėroi Pitoni.Policėt e veshur mė rroba tė kaltra,ushtarėt mė rrba laramane dhe hetuesit mė rroba tė ndryshme u shpėrndanė si gjarpėrinjtė nė Prishtinė…

Njė vijė ujė nė lagjėn “Velania”, por e zhurmueshme,ua pret udhėn djemve tė nėnė Ajklunės. Ata e kapėrcejnė vijėn e ujit,zhurma mbetet prapa. Dolėn nė lagjen e “Plepave”…

Nėn kubenė e madhe tė njė shtėpie kishte qėlluar e hapur njė derė e hekurt.

-Tė hyjmė nė kėtė shtėpi,tha Liridoni.

Ata u bėnė ujė nėn strehėn e shtėpisė. Shtėpia nė fillim dukej e shkretė,por ajo nuk kishte qenė e tillė:nė njė dhomė tė saj dukej njė dritė. Hėna ishte e venitur,shpesh e mbulonin retė.Ishin re tė holla,por e mbulonin.Kurrė hėna s’kishte qenė mė e venitur…

E kishte trupin e plotė,por retė e holla prap pėrplaseshin mbi te. Do tė ndėrroj moti,tha Liridoni.

T’u kujtuan fjalėt e babait,tha Albani dhe mbėshteti edhe mė shumė trupin pėr muri.

Nė dhomėn me dritė , tha Liridoni duket njė njeri. Paska flokė tė gjata tha Alban i,mbi suprinė tė tavolinės sė tij po shoh shumė libra…

Hėna e venitur kishte sy pėr tė parė lėvizjet e atyre qė ndiqnin Liridonin dhe Albanin.

Ajo shihte edhe njė mori qensh qė shkonin herė pas herė pas ose para policėve.

Nuk dihej se kush printe nė ndjekje. Dikush thoshte se atyre iu printe nje Karakush Kurkushi…

…Plepat ishin shtrirė si njė hije e gjatė mbi ēatinė e shtėpisė,me derė tė hekurt.

Njė erė e lehtė i prekte perdet e dhomės me dritė. Dhomat e tjera ishin tė errėsuara…

Njeriu qė lėxonte nė kėtė natė ishte gazetar i “Rilindjes”…

Suprina e tavolinės sė tij ishte e mbushur me libra tė botuara nė Vjenė dhe Paris…

Kishte edhe libra tė Tiranės , ballinat e tė cilave ua kishte ndėrruar,i kishte mbėshtjellė me ballina tė librave tė shtėpive tė huaja…



Njė pėllumb u shkėput nga degėt e plepit. Pėllumbi pėrgjaku njė pjesė tė xhamit tė dritarės. Ai e kishte parė dritėn e ndezur nė dhomė. Pėllumbi u mbėshtet nė parmak tė dritarės,gjėmonte. Sado qė gjėma e tij ishte e vockėl,njeriu qė lėxonte nė kėtė natė e dėgjoi. E mbylli mė rrėmbim librin”Nė luginėn e Siera Altės” tė Maria Alise Barozasė dhe iu afrua pėllumbit. E hapi dritarė , pėllumbin e vuri mbi libėr. Pahetueshėm pėllumbi e mbuloi titullin e librit ,por nė kėtė natė po hapej njė libėr tjetėr.

Liridoni dhe Albani edhe mė shumė iu kishin ngjeshur murit , ata edhe e kishin parė pėllumbin qė kishte rėnė nga dega , secili nė mėnyrėn e vet shikonte edhe vdekjen e vet…

Njeriu qė donte ta shpėtonte pėllumbin dėgjoi frymėmarrjen e dy njerėzve.

Doli nga dhoma, le tė mė qėllojnė edhe mua,tha ai dhe eci drejt strehės sė shtėpisė…

Jeni tė plagosur?- pyeti ai me trishtim , i njohu qė tė dy,vrapoi pėr tė mbyllur derėn e hekur t, tre veta shikonin njė pėllumb qė kishte derdhur edhe pak gjak mbi libėr.

Ne u shpetuam plumbave,tha Liridoni ,por ,si tė shpėtojmė pėllumbin…

Albani preu njė pjesė tė kėmishės sė vet, ia lidhi kėmbėn pėllumbit…

Ai u struk nė shtrat, e ngriti pakėz kokėn , sikur donte tė tregonte se do tė shpėtojė…

Ikėm nga vdekja… O Gani Lubeniqi , por nuk pandenim sė shtėpia ku banon ti do t’ia rrėmbejė vdekjes shpatėn. Rastėsia ėshtė vetė mbretėri , unė hapa dritarėn pėr tė shpėtuar pėllumbin e shpėtova Liridonin dhe Albanin.



…Hėna e venitur, megjithatė kishte mė shumė dritė se qiriu qė digjej pranė librave tė Gani Lubeniqit …

Qiriu ishte ngulur nė njė filxhan kafeje , flaka e tij krijonte figura tė ēuditshme edhe nė muri.

Lagja ku banonte Gani Lubeniqi ishte pa dritė elektrike…

…Sytė e Liridonit herė drejtoheshin nga pėllumbi,herė nga njė libėr qė kishte njė ballinė tė ēuditshme.Nė atė ballinė dukej si po kafshonte diellin kulēedra.

Tė ēuditshėm janė kėta piktorėt tanė,disa prej tyre edhe tė sėmurė shpirtėrisht janė,po si ėshtė e mundur qė kulēedra ta kafshojė diellin,lemėritės duhet tė jetė edhe libri.

Mos u nxito…

Liridon,ballina e kėtij libri fsheh tė kundėrten,para rrezeve tė diellit shtrihet ēdo kulēedėr.Kėtė libėr e ka botuar Tirana. Bėn fjalė pėr pėriudhėn tonė…

Libri tregon se ilirėt dikur e sundonin tėrė bregdetin e Adriatikut ,e tash sllavėt ia kanė marrė edhe Ulqinin…

Ka ikur ajka e kombit pėrtej deti,kur vdiq Skėnderbeu iku ajka jonė. Ajo do tė kthehet,tha Albani dhe pyeti.

-Po ballina?

Ballina e librit ,sipas Gani Lubeniqit,ėshtė marrė nga njė libėr i huaj pėr tė mbuluar kėshtu tė bukurėn ,me tė shėmtuarėn ,mos tė ma hetojnė kukudhet…

Po kukudhėt kanė filluar edhe tė heqin dorė nga gjuha letrare shqipe.Ata sikur gėzohen edhe mė shumė kur arrijnė tė flasin nė gjuhėn e mėhallės qė i ka rritur dhe pėrdorin fjalė tė huaja sllave,turke dhe rome…

Njė kukudh i tillė qėlloi njė ditė me shkumės shkronjėn (Ė)…S’na duhet kjo shkronjė, tha ai,e shikoj Carin e tij , Dushaninin mu nė sy…Ai ia mbylli prapa syrin, do tė thotė ai i

dha urdhėr tė fshehtė qė t’i godisė edhe tridhjetė e pesė shkronja tė tjera.

-Qėllojnė shkronjat tona, tė Manastirit-tha Albani…

-Shigjetojnė sytė tanė,-tha Liridoni.

Gani Lubeniqi iu afrua pėllumbit tė plagosur , e pėrėdheli nė gushė , e afroi , pranė zemrės , e pėrkdheli prapė , iu duk se po e hapte edhe syrin e majtė…

Dhoma ishte e ngrohtė…Liridoni hapi dritarėn,por e mbylli prap mė rrėmbim.

Ajri i ftohėt i natės hyri nė dhomė duke i gufuar perdet…

Perdet u qetėsuan , por Liridonit iu shtua shqetėsimi.

Ata qė kanė ardhur nga Karpatė t, tha Liridoni do ta ndienin dridhjen e dheut tonė nė kėmbėt e tyre me gishtėrinj tė mėdhenj,por qėlluan servilėt dhe kameleonet politik qė hynė, nė valle,me ta ; kėsaj valleje duhet t’i dridhet dheu nėn kėmbė…

Mjaft duruam robėrinė,-ngriti zėrin Albani,por Gani Lubeniqi me tė drejtė kėrkoi qė tė ketė qetėsi…

Nata i shton kukudhėt,tha ai,dhe shikoi prapė nė dritare…



…Njė flutur e bardhė kishte hyrė pahetueshėm nė dhomė.

Flutura e kishte formėn e zemrės.Ajo sillej rreth qiriut, por e donte zemrėn e vet.

Ishte e kujdesshme qė tė mos i prek krahėt nė atė flakė tepėr tė vockėl,ngase,mund tė ishte vdekjeprurėse pėr njė flutur nė formė tė zemrės.

…Ndjekėsit e Liridonit dhe Albanit e merrnin nė lidhje telefonike Pejėn,Deēanin,Gjakovėn, Beogradin…

Nėse i zini tė gjallė,urdhėronte Pitoni i Karpateve ,inspektorin e Prishtinės, Karakush Kurkushin, Zymran Batakqiun ,etj, qė ta lidhnin Liridonin dhe Albanin, dhe ashtu tė lidhur t’i pushkatonin nė kufi.

Pastaj ngritėn zėrin kryekukudhet Herleviqi e Dollanci qė t’ia dėrgojmė njė notė tė rreptė Tiranės “sė ushtarėt tuaj kanė vrarė dy qytetarė tanė”…



Dy qytetarė tanė foli me cinizėm Pitoni dhe ndezi edhe mė shumė dritėn e baterisė…

Xhipi i tij u nis drejt lagjės ku ėshtė njė fabrikė e moēme e tjegullave. Nė atė lagje ka vetėm shqiptarė,tha ai, atje do tė jenė fshehur.

Liridoni me Albanin ndezen nga nje cigare”Tarabosh”dhe ofshanė shumė thellė…



Nata e venitur ishte fshehur pas Bjeshkeve tėe Nemuna. terri ishte bėrė mė i dendur nė Prishtinė, por agimi nuk ishte larg.

Liridoni dhe Albani i thanė Gani Lubeniqit se duhet tė largohėn nga shtėpia ku banonte ai para se tė lindė Dielli.

Liridoni veshi njė xhamadan tė Gani Lubeniqit, ndėrsa Albani njė kėmishė tė tij…



Pėllumbi i plagosur shikonte si shtėrngoheshin tri palė duar.Tė dy vėllėzėrit u futėn nėn degėt e njė bliri, zhurma e hekurave tė derės nuk u dėgjua fare.

Gani Lubeniqi iu kthye pėllumbit tė plagosur ,ai po e lėvizte kokėn , ishte shenjė e mirė se ai edhe pakėz e do t’i lėvizė edhe krahėt. E priste qielli pėllumbin e plagosur, por cila udhė i priste dy vėllėzėrit nga Duboviku nuk i dinte as nėna e tyre Ajkunė…



(Pjese nga romani "Vrasesit e liridoneve",Prishtine,1996)



PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio