Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> KRITIKĖT DHE “KRITIKĖT”
Flori Bruqi
Postuar nė: 20.01.2007, 04:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Gėzim Ajgeraj





KRITIKĖT DHE “KRITIKĖT”



Kritika, si pasqyrė e njė vepre autoriale, vjen nė forma tė ndryshme, mvarėsisht nga pėrceptimi dhe shija e kritikut. Vlerėsimi kritik, ėshtė njė mėsim i mirė edhe pėr krijuesin por edhe pėr lexuesin. I pari, nga lėshimet qė mundė tė jen bėrė nė veprėn e caktuar, ndėrsa i dyti hynė mė thellė nė botėn e pėrceptimit tė njė vepre. Kėto janė vetėm dy nga elementet kyqe, qė e bėjnė tė rėndėsishme kritikėn e njė vepre. Ėshtė e rėndėsishme se nga cili kėnd vlerėsohet njė vepėr. Anėt pozitive dhe negative tė veprės. Vlerėsimi real. Shtrohet pyetja; Kush ėshtė kritiku dhe nga cili prizėm e vlerėson njė vepėr. Kjo ēėshtje, tani pėr tani tek ne, ėshtė njė ēėshtje qė duhet kapur me njė sens tė hollė dhe tė kujdesshėm. Zhvillimet e pėrgjithshme qė ndodhėt dhe po ndodhin nė shoqėrinė tonė, jo vetėm nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė shkuar por edhe tani, patėn dhe kanė shumė mjegull nė kėtė mes, nga e cila vėshtirė tė shihet qartė ngritja e veprave dhe individėve. Nė kėtė rast edhe kritikės dhe kritikėve. Po flasim pėr kritikėn dhe zhvillimet rreth sajė. Dukuri e cila shqetėson sot. Njė pjesė e kritikės, tani mė ka heshtur ose bėnė prezantime tė herė pas hershme, ndėrsa njė pjesė tjetėr nga heshtja e kėtyre tė parėve (tė mirėfilltėve) sikur ka pėrfituar dhe ka marrė njė hov. Janė shum probleme brenda pėr brenda kėsaj ēėshtje. Sikur letrarėt qė pjesėrisht janė klanizuar, nganjėherė edhe kritika. Nga njė herė mungon syri real i sajė. Shpesh herė reflektohet smira, qė pėr fat tė keq egziston nė ballkan. Interesat grupore, klanore, pa e lėnė anash personalen pėr qėllime tė caktuara. Janė kėto edhe reflektimet e problemeve politiko-sociale nėpėr tė cilėn po kalonė shoqėria e jonė, e qė deomos, po i nxirren yndyra edhe letrave tona. Bėhen ngritje, rėnje, hudhen nė shportė autorė me veprat e tyre, njollosen vepra etj. Pra lindė njė kaos kritik i cili kėrkon kthim tek rrėnja apo tek kritika e mirfillt. Kėtu del qartė se kush bėnė kritikė. Ē'pregaditje pėr kritikėn ka kritiku? ē'tipare e karakter ka ai? Nga vjenė ai? Kush i dha vizė pėr kritikė? Cilit klan i takonė autori? Kėto ēėshtje lindin dyshim nė kritikėn e mirfilltė dhe nė seriozitetin e sajė.

Nė kėtė kaos kritik, duke e pasur parasysh mendimin se kush bėnė kritikė, ka gjithmonė rezerva nė apsorbimin real tė kritikės tek lexuesi, apo mė saktė nė akceptimin e vlerėsimit kritik. Nga qasja tjetėr se nga vjen ai, cilit klan i takon, ē'tipare ka, dhe shumė elemente tjera qė e ndėrtojnė individin ballkanas, edhe kjo ēėshtje akceptohet me rezerva. Kjo vjen mu pėr shkakun se, kritiku ėshtė i vėnė nė dyshim, qoftė pėr mendimin pozitiv tė vlerėsimit tė njė vepre, edhe asaj negative. Pra kėtij kaosi, ka humbur besimi edhe nė kritikėn.

Mė e keqja vjen nga tė kritikėt rinj tė vetėshpallur, tė cilėt ndėrtojnė klane, duke qenė viktimė trashėgimnis sė njė mentaliteti tė vjetruar e tė tejkaluar pjesėrisht. Nga kėta kritikė, pjesa e tyre nuk kanė qenė nė gjendje tė publikojnė tė paktėn edhe njė varg poezie diku, e i kapen kritikės. Kjo ėshtė apsurdja.

Kėtij hulumtimi, ndoshta ėshtė mirė ti shtohet edhe klasifikimi i kritikės dhe kritikėve. Nė mėnyrė qė tė ndahet shapi nga sheqeri. Ndryshe, kėtij kaosi kritikė do tė pėsonte patjetėr arti dhe vlera, e qė do ta pėrcillte pastaj gjithė rrjedhėn e kulturės. Jo pse nė kėtė kontekst duhet tė vėhet kontroll, se shumė lehtė do tė ktheheshim mbrapa, apo nė cenzur, por tė vėhet njė rregull kritik nga i cili pastajė do tė pikėnisnte klasifikimi i veprės letrare. Po tė mos cekej edhe njė problem, lehtė do tė thuhej, letė zgjedhė dhe vlerėson lexuesi. Por kur hartohen dhe pėrpilohen programe shkollore, libra mėsimor, etj, atėherė kriteret pa tjetėr do tė vijnė nė shprehje, siē do tė vijnė edhe elementet qofshin negative apo pozitive tė pėrzgjedhėsve tė veprave qė do tė futen nė programe. Kjo ėshtė njė ēėshtje nė vete dhe kėrkon njė temė tė vaqntė me sy tė kulluar tė vėshtrimit tė problemit. ēėshtje, qė tek e, kudo nė hapėsirat shqiptare, duhet tė shikohet nga njė sy kritik. Dike u kthyer tek kritikėt dhe "kritikėt", tė dytėt duket se janė shtuar si tepėr tek ne dhe problemit letrarė i kanė krijuar kaos, sa qė nuk u lėnė hapėsirė tė parėve, pėr veprim. Kaosi po ndodhė, bile nė rritje.

PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio