Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> “KOHA E KOMETES” OSE KOHA E INFERIORITETIT SHQIPTA
safet bexheti
Postuar nė: 14.09.2008, 16:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 502
Antari Nr: 7274
Bashkangjitur: 09.05.2007



Shkruan: RESHAT SAHITAJ

Filmi i regjisorit Fatmir Koēi, “Koha e kometės”, na erdhi nė Kosovė me po aq zhurmė sa tė na vinte njė kometė nga universi. Javė mė heret u stolisen muret e Kosovės me afishe tė filmit, ndėrsa mbrėmjen kur u dha premiera ēdo gjė kishte marrė formėn e solemnitetit madhėshtor, deri tė rrugėt e shtruara me tepihė tė kuq, bukuroshe qe prisnin e percillnin mysafiret...

“Koha e kometės”, trajton temėn viteve tė turbullta menjėherė pak pas pavarėsisė sė Shqipėrisė. Shestani, njė djalosh nga Shqipėria juglindore, dashurohet nė Agnesėn, njė vajzė tė cilėn babai e detyron tė bėhėt murgeshė. E tėrė ngjarja zhvillohet rreth luftės dhe dashurisė nė mes Shestanit dhe Agnesės.

“Time of the comet” ėshtė titulli origjinal i filmit shqiptar, qė regjisori nuk e ka pare tė arsyeshme ta titullojė shqip, sikur filmi nuk ka tė bėjė asgjė me shqiptarė, e aq mė pak qė ėshtė prodhim i yni. Njė gjė e tillė nuk ėshtė vetėm fenomen i shqiptarėve, por ka edhe ndonjė tjetėr, qė qėllimisht filmin e titullon nė njė gjuhė tė huaj, sepse tė tillėt janė inferiorė qė i takojnė njė populli ku u lindėn. Fatmir Koēi ndoshta do arsyetohet se kėtė e bėri jo nga inferioriteti, por nga se filmin e kishte punuar enkas pėr publikun amerikan dhe mė kėtė do e hap rrugėn pėr Holivud. Si do qė tė jetė jam i bindur se titulli i librit tė Ismail Kadaresė « Viti i mbrapshtė » do tė ishte mė i pėrshtatshėm. Inferioriteti i regjisorit duket edhe nė prapavijen e afishit tė filmit ku emėrtimet e vendeve tona, si Fushė Kosova, Lypjan, shenohen nė gjuhen serbishte. Regjisori do tė na arsyetohet se ishte shėrbyer nga arkivat historike, por nė fakt nė hartat e asaj kohe kishte harta tjera ku nuk shkruhej vetėm me gjuhėn serbishte, ashtu siē na paraqitėt sot ne nė pllakatėn e filmit “Time of the comet”.
Ēuditėrisht, tėrė shtypin e mashtruan organizatorėt, duke thėnė se premiera nė Prishtinė ishte premierė botėrore! Premierė botėrore do tė thotė kur filmi nė tė njejtėn ditė shfaqėt nė shumicėn e kryeqytetetve tė botės si Paris,Londėr, N.York... Mediat bėjnė edhe llapsuse tjera kur Blerim Destanin e quajnė aktor botėror e aktorin e Hoilivudit Ralf Milerin si te mos ekzsitonte hiē.

Ndėrtimi arkitektural

Nė fakt filmi e ka lajtmotivin, por nuk e ka ndėrtimin dhe thurrjen e ngjarjės, edhe pse ēdo gjė duket e ndėrtuar. Shikuesi e ka bindjen se po e dėgjon njė pėrrallė pėr tė cilė nė fund tė filmit nuk din si ta rrefen. Nė film ekzistojnė katėr shtyllat qė duhet ta sigurojnė tėrėsinė filmike, por kėto shtylla janė tė pa pėrpunuara dhe secila ėshtė e shkapėrderdhur. Nė kėtė film nuk ka personazh pozitivė, sepse tė gjithė janė pozitivė, siē nuk ka negativė nga se tė gjithė janė poashtu negativė. Mosndertimi i personazhve protagoniste dhe antagoniste filmit ia humb dramacitetitn, sepse heronjt nuk kanė me kend tė bėjnė dialog pėr tė krijuar befasi e dramacitet.

Koncepti regjisorial

Hapja e filmit bėhėt nė formėn klasike. Narratori na njofton shkurtimisht mbi historinė e shqiptarėve qė ishin tė sunduar nga Perandoria Otomane. Narratori do na paraqitėt here pas here pėr t’i sqaruar shikuesit ato qė regjisori nuk ka mundėsi tė na i jep pėrmes imazheve filmike. Paraqitja e narratorit ėshtė aq dobėt dhe aq neveritėse sa qė mėnjėherė do krijojmė pėrshtypjėn se edhe filmi do tė jetė i dobėt. Dobėsia nuk qėndron nė atė se narracioni ishte nė gegėrishte, por ne fakt zėri i narratorit ishte njė zė i gjysmė i shterrur, qė nxirrej duke lėnė pas njė vrazhdėsi qė tė vriste veshin. Kudo nė botė teksti filmik lexohet nga aktorėt mė nė zė, sepse ai zė tė pėrfiton e tė fut nė rrėfimin e metutjeshėm.

Qe nė minutin e parė, Shestani pa asnjė arsye e merrė armėn e tij dhe shokėve u thotė ta shoqėronin pėr nė luftė. Regjisori nuk e sheh tė arsyeshme se pakut qė mė parė ta pėrgatit publikun sė djaloshi dėshirojė tė shkojė nė luftė, por luftė nuk ka askund. Pėrgatitja e atmosferės bėhėt permes dialogut, i cili poashtu sherben si mjet pėr te treguar se ē’po ndodh dhe ēka do tė ndodhė. Djlėria nisėn pėr tė luftuar, pa e ditur armikun, pa e ditur qėllimin, pa asnjė objektiv, sikur tė ishin tė ēmendur, por ata nė asnjė ēast nuk na dalin tė ēmendur. Ata nuk janė as aventurierė e as banda tė organizuara, qoftė pėr pėrfitime pėrsonale , qoftė pėr tė mirėn e atdheut, por as tė ēmendur. Regjisorit nuk i ka shkuar ndėrmend qė tė krijojė karakterin psikologjik tė asnjėrit nga personazhet. Kėta nuk janė tė humbur nė kohė e as nė hapėsirė, sepse i takojnė njė populli , njė kohe dhe njė hapėsire kohore.

Nė kėtė film regjisori si duket e harron historinė qėllimisht, ose rastėsisht kur i pėrzien traditat tona me ato tė serbeve, e madje flet pėr kufirin ne mes maqedonasėve dhe shqiptarėve, kur dihet se Maqedonia ishte njė shpikje e Titos e jo e vitėve kur bėhėt fjalė nė film. Fatmir Koēit i shkon ndermend t’ia kalon Titos dhe e krijon shtetin e Maqedonisė. Sipas regjisorit, dallimi ne mes muzikės shqiptare dhe te popullit sllav nuk ka asnjė dallim, nė njė anė shqiptarėt vallzojnė e nė anėn tjetėr maqedonėt me tė njejten muzikė, me pak dallim apo hiē. Qe nga fillimi e deri ne fund, shumica e aktorėve tanė vrapojnė dhe marrin poza pompoze, duke ia pėrkujtuar brendėsisė se tyre shpirtėrore se janė duke luajtur ne film dhe si do tė duken para tė dashurave te tyre.

Interpretimi

Pavarėsisht qė regjisori nuk ėshtė kujdesur pėr karakterin dhe luftėn psikologjike tė brendshme tė pėrsonazhėve, vlen tė thekėsohet se nė ketė film disa aktorė me pėrvojė janė ata qė e kanė dhėnė maksimumin e tyre. Ndėr aktorėt qė duhet permendur janė: Ēun Lajēi nė rolin e Kush Babaj, Tomas Hajnce (Mbretit Vid) , Ralf Moeller dhe Blerim Gjoci.

Ēun Lajēi nė kėtė film na jep njė lojė shumė tė natyrshme. Aktori Lajēi duket se e ka punuar rolin e tij shumė seriozisht. Ēuni hyn thellė nė shpirtin e pėrsonazhit dhe shndėrrohet i tėri nė Kush Babaj. Levizjet e aktorit Lajēi janė tė matura, janė nė harmoni tė plotė me atė qė e thotė e mė atė qė nė heshtje e mendon. Shikimi i tij ėshtė nė pėrputhje mė atė qė aktori e mendon nė brendėsi tė shpirtit, siē ėshtė rasti kur ai mė interesim e shikon djaloshin duke u pastruar nė lum.

Aktori Blerim Gjoci, nė rolin e njė pėrkthyeesi , edhepse paraqitėt mė njė rol jo aq tė rėndėsishėm, arrrin qė tė jep kreacion artistik. Blerim Gjoci kėsaj radhe nuk na jep lojė artificiale, por njė lojė shumė tė natyrshme. Gjatė kėtij filmi, aktori Blerim Gjoci mishėrohet plotėsisht me pėrsonazhin qė interpreton.

Maisela Lusha duket se e sforcon vetėn pėr tė hyrė nė personazhėn e saj. Qė nė fillim ajo duket e ngurrtė, qė mendoj se ajo e kishte hendikep mosnjohjen e gjuhės shqipe dhe kjo ishte pengesė qė ajo ia kishte ngulitur vetės nė kokė. Maisella Lusha kur nuk ka tė zhvilloj dialog paraqitet e mrekullueshme, por menjherė posa tė kėtė dialog, ajo ngurron dhe na del artificiale, pavarėsisht qė nga brendėsia e saj rrezaton padjallėzinė e njė voglushes.

Nė filmin “Time of the comet”, grupi i luftėtarėve tė udhėhequr nga Shestani, nė interpretim tė Blerim Desatnit, nė asnjė sekond nuk na paraqitėn si luftėtarė, sepse vetė nisja e tyre pėr nė luftė, ecja e tyre, vrapimi ose ikja e tyre janė tė paraqitura nė mėnyrė teatrale. Nė sy tė kėtyre “luftėtarėve”, nė ecje tė tyre, nė rrėmbim tė armėve, nė bisedat e tyre, nė pėrleshjet e tyre, shikuesi e vėren se kėta janė duke luajtur film e jo duke interpretur rolin e vetė. Lehtė vėrehet se kėta, deri sa kamera punon, nė tė njejtėn kohė e mendojnė vetėn si do tė dukėn kur filmi tė shfaqet nė kinema.
PM
Top
safet bexheti
Postuar nė: 14.09.2008, 16:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 502
Antari Nr: 7274
Bashkangjitur: 09.05.2007



URL e fotografise: http://albaniac.com/images/stories/intervista/destani_foto_intervista.jpg

Pavarsisht se shume prej jush nuk mund te keni lexuar te shkruhet shpesh per Blerim Destanin,aktori shqiptar nga Maqedonia ka 14 vjet qe ka “futur kemben“ ne boten e kinematografise. Interpretimi i tij ne “Koha e kometes“ ka marre kritika pozitive pas prezantimit ne festivalin nderkombetar te filmit „Berlinale“ te Gjermanise, e ndersa pritet te udhetoj drej Frances per „Festivalin e Kanes“ ai gjeti pak caste te bisedoj me ne rreth filmit dhe karrieres se tij.

Elbino: Cdo aktor e ka nje histori sesi hyri ne fushen e kinematografise.Cila eshte historia juaj?

Blerim Destani : Nga dashuria e madhe per artin une gjithmon kam pretenduar qe te hij ne boten e filmit, ku si adoleshent i moshes 14 vjecare kam luajtur ne filmin „Aty ku lind dielli“ dhe qe ateher i kam kushtuar shume rendesi artit dhe kam punuar maksimum qe ti realizoj aspiratat e mia.

“Metropolet" eshte ndoshta nje nder te vetmit filma ne kinematografine shqiptare te llojit "action".Cilat ishin pershtypjet nga xhirimet dhe nga reagimi i publikut ne lidhje me kete film?

’’Metropolet’’ nje film i zhandrit ’’action triller’’, mund te themi se publiku e ka prit mire dhe ne kemi fituar nje pervoj te mire dhe gjithsesi kinemaja shqiptare eshte pasuruar edhe me nje film te ketij zhandri.

Eshte aktrimi profesioni juaj i plote apo ushtroni edhe ndonje profesion tjeter?

Akrimi eshte profesioni i im, te cili ja kam kushtuar jeten dhe mundin tim nga deshira per te.

“Koha e kometes" eshte nje nder prodhimet me te fundit te kinematografise shqiptare e njekohesisht besohet te jete nje nder prodhimet me te mira te viteve te fundit.Cfare mund te na tregoni nga castet e xhirimit te ketij filmi?

Ky film ka patur emocione te shumta dhe sakrifica nga i gjith stafi realizus ku mund te themi se xhirimet e ketij filmi nuk kan qen aqe te lehta, por kan kerkuar perkushtime te medha dhe pune ta pa ndalur.

Ne kete projekt moren pjese shume emra te njohur te artit shqiptar si Ismail Kadare,Masiela Lusha,Fatmir Koci,Cun Laici...etj.Si u ndjete midis tyre? Si u ndjete duke punuar me ta?

Ishte nje kenaqesi per mua qe isha ne mesin e kolegeve te lartepermendur si shqiptar dhe te huaj qe ishin poashtu pjesmares ne projektin ne fjale, ku kemi pasur nje atmosfer shume te ngrohte kolegiale dhe ja kemi kaluar shume mire.

A eshte caktuar ndonje date per premieren e filmit ne Shqiperi,Kosove, Maqedoni? Ndoshta do te flitet dhe per ndonje premiere per komunitetin shqiptar ketu ne Amerike?

Sa i perket premieres se filmit “Koha e Kometes” ende nuk e kemi paraqitur ne Maqedoni, Kosove dhe Shqiperi, por shpresojm qe se shpejti ta realizojm nje gje te tille. Per here te pare filmin e kemi paraqitur ne “Berlinale” ne Menir Interne ku edhe kemi pasur kritika pozitive dhe pas perfundimit final te filmit ku do te ndodh diku ka fundi i muajt Mars do e paraqesim ne “Feestivalin e Kanes” dhe metej, pas kesaj do te perpiqemi te organizojm nje premier edhe per mergaten shqiptare ne SHBA.

Gjithashtu me pak fjale mund te tregoni arsyet perse lexuesi yne nuk duhet ta lere pa e pare kete film?

’’Koha e Kometes’’ eshte nje e vertet historike per popullin shqiptar dhe poashtu jane gershetuar nje elite aktoresh dhe besoj se ky eshte nje film interesat dhe me vlera, besoj se do te kete nje reagim pozitiv nga ana e publikut.

Kinematografia shqiptare prej kohesh gjendet ne nje "pause".Nese me pare flitet qe prodhoheshin rreth 14 filma ne vit,sot per sot ky numer nuk dihet sesa eshte,por kurrsesi nuk i kalon te katertat.Megjithate edhe kur realizohen filma,ato vijne shume vone dhe per shume pak kohe tek publiku.Ne anen tjeter ne kemi aktore dhe filma shume te mire.Perse mendoni qe po ndodh ky "vend numero" ne kinematografine tone?

Blerim Destani : Une mendoj qe si pasoj e mos punes ne kinematografi eshte mungesa e kushteve dhe mjeteve financiare per te realizuar projekte me vlera artistike dhe interesante per shikuesin dhe tregun.Nuk duhet harruar edhe problemet neper te cilat tani populli shqiptare po kalon, jan pikerisht veshtiresi te cilat reflektojn pengesat edhe ne kinematografi dhe zhvillim te filmit.

Cili eshte roli dhe filmi me i preferuar ne kinematografine shqiptare per juve?

T’ju them te drejten nuk kam percaktim ne kete drejtim.Une as filmat e mij nuk i shoh me pretendim se luaj ndonje personazh, por filmin e shikoj thjesht si nje perjetim te personazheve.

Dalengadale, nuk mund ta mohoni se ne Shqipe (Shqiperi,Kosove,Maqedoni,Mal te zi),po shnderroheni ne seksimbol.Si ndiheni nen "ngacmimet" e femrave?

He ... personalisht nuk e shoh veten si ’’seksimbol’’ ky mund te jet nje vlersim i vajzave qe jan simpatizuese te punes dhe personalitetit tim.

Po beni ndonje perpjekje qe ndoshta ne te ardhmen te ju shohim ne ndonje film te Hollivudit apo te ndonje prodhimi te njohur europian?

Si cdo aktor profesional dhe une me stafin tim punojme shume ne ate drejtim qe se shpejti te jemi ne nje projekt te madh internacional, kemi oferta te ndryshme nga disa produksione nga Europa dhe SHBA-te.

Ju keni marre pjese ne aktivitete te ndryshme kinematografike ne mbare boten me filmat e meparshem e besojme,se e njejta gje do te ndodh dhe me "Koha e kometes".Cilat jane projektet qe ju presin ne te ardhmen e afert?

Natyrisht qe stafi yn do beje maksimumin e tij qe filmi „Koha e Kometes“ ti beje rruget e veta neper festivalet e botes dhe plasimet sa me te mira ne ranglistat internacionale, kurse sa ju perket projekteve ne te ardhmen ende nuk e kemi nje agjend te gatshme per simpatizuesit e mi por shpresoj qe se shpejti do ju informojme per nje gje te tille.
PM
Top
safet bexheti
Postuar nė: 14.09.2008, 16:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 502
Antari Nr: 7274
Bashkangjitur: 09.05.2007



Koha e Kometės, njė ėndėr e realizuar e Blerim Destanit


Tetovė, 04 shtator - Mbrėmja e sė mėrkurės nė Tetovė do tė mbahet mend gjatė.Pėr herė tė parė ky qytet u ngjante qyteteve tė mėdha si, Los Angelos Kan,Berlin etj.Ka zbarkuar nė Tetovė premiera e filmit “Koha e Kometės” ku rolin kryesor e luan aktori tetovar Blerim Destani. Njė ėndėrr e realizuar e njė djaloshi tetovar i cili me kėtė film hapi dyert e tij, pėr t`u zhytur nė botėn e yjeve tė filmave tė Hollyėodit.
Kėshtu ėshtė shprehur para premierės sė filmit, aktori tetovar dhe shumė modest Blerim Destani, nė brifingun me gazetarė. Viti 1914 ėshtė koha kur fuqitė e mėdha angazhojnė njė princ austriak qė tė udhėheq me Shqipėrinė. Kėto vite tė turbullta pėrshkruhen nė librin e shkrimtarit tė madh Ismail kadare me titull Viti i Mbrapsht, i cili tani mė ėshtė transformuar nė film tė titull “Koha e Kometės.Regjisori fatmir...., thotė se pėrshtatja ėshtė bėrė nė mėnyrė tė pėrkryer sepse vetė filmi ka mesazh universal.
”Unė jam i lumtur qė Ralfi ka qenė pjesė e filmit tonė, edhe pėr nga natyra ėshtė njė aktor dhe ka njė karakter tė veēantė, aty luan rolin e njė komandanti austriak. Mund t`ju them se kemi bashkėpunuar nė njė harmoni tė plotė edhe pse ai luan nė shumė filma nė Hollyėod.
Nėse njerėzit dhe spektatorėt e huaj do tė japin mendimin pozitiv sepse filmi ka mesazh universal.Pėr mendimin tim pėrshtatja e Vitit tė Mbrapsht nė Kohėn e Kometės si njė fiksion i mbėshtetur nė njė temė dashurie, besoj se ka qenė zgjidhja e duhur e cila do tė pėlqehet.Nuk pėrjashtoj mundėsinė e bashkėpunimit edhe nė tė ardhmen.Ka qenė e thjesht dhe shumė kollaj tė bashkėpunosh me Blerimin”, thotė regjisori Fatmir.Skishe se si tė ishte mė mirė pėr njė djalosh i cili po ndėrton njė karierė tė madhe. Emocione tė papėrshkrueshme , realizon ėndrrėn e tij fėmijėorore, shfaq nė vendlindjen e tij njė film me pėrmasa botėrore. Ėshtė vetė Blerim destani i cili performon rolin kryesor nė film ku luan Shestanin. “Pėr herė tė parė ndjehem shumė i lumtur, realizohet njė ėndėr shumė e bukur, kam punuar tre vjet e gjysmė, arritėm qė filmin ta shfaqim edhe para publikut tetovar. Jam dashuruar nė kėtė rol, se kam shumė ngjashmėri me Shestanin, ėshtė njė djalosh i ri ėshtė nė kėrkim tė fatit dhe kur lexova skenarin u dashurova nė kėtė rol, dhe jam i lumtur qė e realizova.Kam pasur njė rregjisor nga Shkup Refet Abazin me tė cilin kam punuar gjashtė muaj dhe e falemenderoj pėr pėrgatitjet e mija.
Jam i emocionuar sepse promovimi ėshtė nė vendlindjen time. Jam tetovar dhe gėzohem, qė premiera ėshtė nė Tetovė dhe shpresoj se nuk do tė jetė premiera e fundit. Ēmimin qė e kam marrė nė Durrės, tregon se jemi nė rrugė tė drejtė, nuk ka mė shumė kėnaqėsi qė ai ēmim na ka hapur dyert e Evropės”, shprehet aktori modest tetovar, i cili po hapėron drejt
skenave botėrore sepse sipas tij, nė dhjetor e presin xhirime tė reja, tani mė me njė regjisor Amerikan i cili realizon njė projekt Amerikano- Gjerman. Ai ėshtė i vetėdijshėm se ka pasur pėrgjegjėsi tė madh sepse ka luajtur pėrkrah aktorėve tė mėdhenj, por vėren mė tej se kjo i ka dhėnė njė eksperiencė tė madhe.” Ėshtė njė ndjenjė e papėrshkrueshme tė luash me aktorė tė huaj, ata kanė njė eksperiencė tė madhe, kanė kryer nė shkollė tė huaj, dhe unė jam njė djalosh i ri qė kam pasur fatin tė luaj me kėta aktorė tė mėdhenj”, na thotė Blerimi i cili nuk nguron tė pėrgjigjet nė ēdo pyetje dhe tė fotografohet me se cilin. Ėshtė grandioze si pėr nga pamja po ashtu edh pėr nga karakteri, shumė e butė. Kėnga nė film qė ėshtė realizuar ėshtė e kėngėtares kosovare Zanfina Ismaili, e cila tė mėrkurėn nė mbrėmje ishte nė premierėn e filmit.
Para gazetarėve thotė se ishte kėnaqėsi tė bashkėpunosh me Blerimin dhe me njė staf shumė profesionalist.” “Ėshtė kėnaqėsi e madhe qė tė punohet me njė ekip aq profesional, dhe me tė huaj nė kėtė rast, me Blerim Destanin dhe ėshtė nderi im tė jem kėtu. Nė tetovė jam sikur tė jem nė njė qytet tė Kosovės. Ka qenė pėrgjegjėsi qė tė jem pjesė sepse gjithmonė ėshtė dashur tė jem e gatshme pėr incizimin e kėngės pėr xhirimin e video klipin, dhe nė fund doli njė punė mirė”, thotė Zanfina Ismaili.
Pėr tė parė filmin, projektin mė tė madh filmik ndėr shqiptarė, qendra e kulturės nė Tetovė, kishte grumbulluar shumė njerėz tė sferave tė ndryshme, si nga ajo e politikės, profesorė, aktorė, gazetarė , akademik, ministra dhe shumė personalitete tė njohura nga jeta publike nė Maqedoni e mė gjerė. Koha e Kometės gjatė ditėve nė vijim do tė shfaqet para publikut tetovar disa ditė mė radhė nė qendrėn pėr kulturė nė Tetovė.
PM
Top
safet bexheti
Postuar nė: 14.09.2008, 16:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 502
Antari Nr: 7274
Bashkangjitur: 09.05.2007



Blerim Destani lindi mė 2 prill tė vitit 1981 nė Stolberg, Aachen, Gjermani, ėshtė aktor gjermano-shqiptar.

Biografia

Fėmijėrinė e tij e kaloi nė Tetovė, Maqedoni. Gjithė familja e tij ka prejardhje shqiptare. Prej dhjetė vitesh, Blerimi jeton dhe punon nė Gjermani dhe Maqedoni. Pasionin e tij pėr aktrimin Blerimi e zbuloi shumė herėt. Qė nė moshėn 14 vjeēare iu dha roli i tij i parė nė filmin televiziv shqiptar “Atje ku nuk lind dielli”. Kėtė kohė filloi tė merrte mėsim aktrimi nė Angli. Nė vitin 2004 Blerim Destani mori ofertėn e parė tė madhe pėr tė qenė pjesė e njė filmi. Me pėrfaqėsimin e rolit kryesor tė Benit, nė filmin televiziv kosovar “Metropolet” me regji tė Sunaj Raēaj, ai tėrhoqi vėmendje tė madhe nga publiku nė Evropėn Juglindore.

Njė vit mė vonė Blerim Destani bėhet pjesė nė filmin “Etjet e Kosovės”. Nė filmin “Etjet e Kosovės” aktori kosovar Blerim Destani ka veshur petkat e njė fshatari qė del nė luftė, njė personazh pa emėr e pa fjalė. Kthehet nga lufta i gjymtuar, jeton nė njė karrike me rrota dhe pėrjeton ēmendurinė dhe vetvrasjen e gruas sė tij. Shprehet se ka qenė njė rol i vėshtirė pėr t’u realizuar dhe njė film qė pėrcjell njė ngjarje tė rėndė. Para se tė hynte nė sheshin e xhirimit, Destani e ka kėrkuar nė Kosovėn e pasluftės rolin e tij. Ka takuar shumė tė gjymtuar, pėr tė kuptuar dhe pėrjetuar sadopak dhimbjen e tyre. “Nė kohėn e luftės unė kam qenė nė Gjermani dhe si shumė tė tjerė ngjarjet i ndiqja nėpėrmjet televizionit apo gazetave. Kur m’u ofrua roli u ktheva nė Kosovė pėr tė takuar invalidė qė tė kisha mundėsi t’i jepja shpirt rolit tim. Por ata nuk flsinin shumė. Nuk donin tė tregonin pėr luftėn dhe atė qė kanė ndjerė”, tregon ai duke vazhduar se “kur zbrisnim nė sheshxhirim pėr tė realizuar disa skena ku unė isha nė karrike, nė prapavijėn e stafit mund tė qėndronin rreth 20 invalidė. Nuk flisnin, vetėm pėrloteshin kur shihnin xhirimet”.

Megjithatė dėshira e Blerim Destanit, ėshtė tė mos mbetet vetėm aktor. Ka pasur mundėsinė tė mbledhė pėrvojėn e parė nė fushėn e regjisė dhe tė produksionit. Ka punuar si ndihmės producent nė filmin “Uji i Madh” me regji tė Ivo Trajkov nė vitin 2004, film i cili u pėrfaqėsua nė shumė festivale dhe u vlerėsua me ēmime. Aktualisht merr mėsime gjuhėsh. Ndėrsa nė kohėn e lirė, Blerim Destani merret me boks dhe tė luajė futboll. Hobet e tjera tė tij janė tė shkojė nė kinema dhe tė bėjė shumė udhėtime.

Filmografia

* Atje ku nuk lind dielli
* Metropolet
* Etjet e Kosovės
* Time of the Comet

Ky postim ėshtė ndryshuar nga safet bexheti nė 14.09.2008, 16:19
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio