Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Toleranca nė islam
lili82
Postuar nė: 25.01.2007, 22:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1121
Antari Nr: 3937
Bashkangjitur: 10.11.2006



Nė ditėt e sotme jemi dėshmitarė tė njė fenomeni gjithnjė e nė rritje, atij tė intolerancės nė tė gjithė botėn. Kjo sėmundje fatale shkakton vdekje, genocide, dhunė, pėrndjekje fetare si dhe konflikte tė armatosura nė anė tė ndryshme tė botės. Intoleranca mund tė ketė, herė karakter rracor dhe etnik, herė karakter fetar ose ideologjik. Nė disa raste bile, mund tė flitet edhe pėr faktor politiko-shoqėror qė ushqejnė intolerancėn. Sidoqoftė, nė do rast, pasojat e intolerancės janė tragjike dhe shkatėrrimtare. Nė kėtė kontekst, lind pyetja: Si mund tė zgjidhet problemi i intolerancės? Si myslimanė qė jemi, si mund ti qėndrojmė besnikė besimit tonė Islam (duke iu pėrmbajtur parimeve dhe riteve te tij) dhe nė tė njėjtėn kohė tė mos tregohemi jotolerantė ndaj individėve tė tjerė tė cilėt u pėrkasin besimeve tė ndryshme apo qė kanė mendime e qėndrime tė ndryshme nga ne? Si, dhe me mjete efikase, mund tė kontribuojmė nė pėrhapjen dhe shtrirjen e kulturės sė tolerancės e bashkėjetesės nėpėr botė?

Ėshtė e qartė se koncepti mbi tolerancėn nėnkupton tolerimin, respektimin apo aftėsinė e tė pranuarit e shumellojshmėrisė dhe larmisė sė kulturave tė ndryshme si dhe tė formave tė ndryshme tė shprehjes sė personalitetit apo tė stileve tė ndryshme tė tė jetuarit. Toleranca pėrbėn njė nga tiparet karakteristike tė Islamit dhe konsiderohet pėr myslimanėt si detyrim fetar dhe obligim moral. Sigurisht, toleranca nė botėkuptimin Islam nuk do tė thotė tėrheqje apo kompromis me cėshtjet e besimit. Me fjalė tė tjera, toleranca nuk nėnkupton lėshim nga qėndrimet personale nė ėshtjet themelore apo nė largim nga parimet e Islamit. Gjithashtu, toleranca nuk duhet tė ngjallė pėrshtypjen e gabuar se tė gjitha besimet aktuale nė botė janė tė drejta e tė sinqerta apo se pėrmbajnė tė njėjtat mėsime.

Nė deklaratėn e UNESCO-s mbi tolerancėn thuhet: Nė pėrputhje me respektimin e tė drejtave tė njeriut, toleranca nuk nėnkupton tolerimin e padrejtėsive shoqėrore apo heqjen dorė nga qėndrimet dhe mendimet vetjake tė secilit. Tolerancė do tė thotė, qė do individ ėshtė i lirė tė ketė mendimet e tij personale dhe nė tė njėjtėn kohė respekton faktin qė tė gjithė tė tjerėt kanė tė drejtėn dhe lirinė tė kenė mendime tė ndryshme dhe te mbajnė qėndrime tė ndryshme. Kjo nėnkupton gjithashtu, pranimin e faktit se qėniet njerėzore, tė cilėt janė natyrisht tė ndryshėm si nė paraqitje, shprehje, sjellje ashtu edhe nė vlera, kanė tė drejtėn tė jetojnė nė paqe. Po ashtu, toleranca nėnkupton faktin se askush nuk ka tė drejtė tu imponojė tė tjerėve mendimet dhe pikėpamjet e tij.

Toleranca ne Islam buron nga faktorėt e mėposhtėm:

dinjiteti i qenieve njerėzore

universaliteti i tė drejtave tė njeriut dhe

garantimi i lirisė themelore tė tė menduarit, botėkuptimit dhe shprehjes

Kurani i shenjtė thekson si thelbėsore dinjitetin e rracės njerėzore: O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e ska dyshim se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (nga tė kėqijat) e Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr do gjė. (Kurani 49:13)

Islami vuri themelet e barazisė dhe tė drejtėsisė nė sferat sociale dhe ekonomike. Sistemi i drejtėsisė nė Islam, i njeh tė drejtėn gjithsecilit mbi jetėn, nderin, familjen, bindjet fetare dhe pasurinė. Kėto vlera tė muara nuk mund tė ekzistojnė pa ushtrimin e njė doze tė nevojshme tolerance. Islami qė ne fillim pėrfshiu nė parimet e veta, lirinė e besimit dhe diferencat fetare. Nė Kuran shkruhet mjaft qartė se nė ėshtjet e fesė, ėshtė i ndaluar ushtrimi i presionit ndaj individėve. Me fjalė tė tjera ėshtė gjynah kthimi me dhunė i dikujt nė fenė Islame, pėrkundėr dėshirės sė tij. Nė Kuran thuhet: Nė f nuk ka dhunė! (Kurani,2:256)

Meqenėse do lloj presioni nė ėshtjet fetare perjashtohet, atėherė vijmė nė pėrfundimin se nė mėnyrė te ngjashme pėrjashtohet pėrdorimi i presioneve edhe nė ėshtjet jofetare. Nė suren esh-shura Allahu i drejtohet Pejgamberit Muhammed (paqja dhe shpėtimi qoftė me tė) me kėto fjalė: Nėse ata refuzojnė (o Muhammed, monoteizmin islamik), Ne nuk tė kemi dėrguar ty rojė tė tyre, ti ke pėr obligim vetėm komunikimin ( e shpalljes sė Zotit). (Kurani, 42:48)

Nė njė vend tjetėr nė Kuran Allahu thotė: Ti (Muhammed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata ( kundėrshtarėt) ma atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira. Zoti yt ėshte Ai qė e di mė se miri atė qė ėshtė larguar nga rruga e Tij dhe Ai di mė sė miri pėr tė udhėzuarit. (Kurani, 16:125)

Versetet e mėparshme tėrheqin vėmendjen nė faktin se myslimanėt nuk duhet tua detyrojnė nė asnjė rrethanė fenė e tyre ithtarėve tė feve tė tjera. Myslimanėt duhet ta paraqesin fenė a tyre me zgjidhjet pėrkatėse tė problemeve tė botės sė sotme denjėsisht me mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Duhet ti ftojnė (thėrrasin) te tjerėt tek E vėrteta dhe duhet ti pėrkushtojnė aftėsitė e tyre nė pėrhapjen e mesazhit tė Zotit pėr gjithė njerėzimin. Individėt mė pas kanė tė drejtėn ta pranojnė apo ta refuzojnė kėtė mesazh. Nė Kuran mbi kėtė ėshtje shkruhet si mė poshtė: E ti (Muhammed) thuaj: E vėrteta ėshtė nga Zoti juaj, e kush tė dojė, le tė besojė, e kush tė dojė, le tė mohojė. (Kurani, 18:29)

Dikujt nė lidhje me faktet e mėsipėrme mund ti lindi pyetja: Nėse Allahu i Plotfuqishėm na dha ne njerėzve, lirinė e tė zgjedhurit mes besimit (arabisht Iman-it) dhe jobesimit (arabisht kufr-it), pėrse pastaj i dėnoi popujt qė u larguan nga mėsimet e profetėve Nuhut (Noe-sė) dhe Lotit, apo ndjekėsit e faraonit? Pėrgjigjen e kėsaj pyetje e gjejmė tek vetė Kurani. Kėta njerėz u bėnė objekt i dėnimit tė Zotit qysh nė kėtė botė, edhe pėr shkak se bėnė shumė gjynahe tė tjera dhe shtypnin tė pafajshmit dhe tė pambrojturit, shkatonin padrejtėsi, ushtronin dhunė ndaj besimtarėve dhe pengonin njerėzit ti bashkoheshin rrugės sė Zotit. Nė botė gjithmonė ka pasur njerėz tė cilėt e kanė mohuar ekzistencėn e Allahut dhe Allahu nuk i ka dėnuar tė gjithė ata. Mendimtari i shquar Islam, Ibėn Tajmijje ka thėnė: njė shtet mund tė ekzistojė edhe pėrkundėr mosbesimit tė popullsisė sė tij, por nuk mund tė zgjasi shumė, nėse qytetarėt e tij kthehen nė shtypės.

Njė pyetje tjetėr qė merr pėrmasa aktuale nė ditėt e sotme lidhet me eshtjen e xhihadit- luftės sė shenjtė: A nuk ėshtė e vėrtetė se tė gjithė myslimanėt e kanė obligim kryerjen e xhihadit-luftės sė shenjtė? Duhet tė sqarojmė njėherė e mirė, se ky detyrim fetar nuk pėrfshin KTHIMIN ME DHUNĖ TĖ JOMYSLIMANĖVE NĖ FENĖ ISLAME. Si e pėrmendėm edhe mė parė, Allahu ne Kuran thotė: Nė f nuk ka dhunė! (Kurani, 2:256)

Qėllimi i vėrtetė i xhihadit ėshtė eleminimi i padrejtėsive, kaosit dhe i agresorėve. Myslimanėt nuk kanė absolutisht asnjė problem nė mbajtjen dhe rruajtjen e marrėdhėnieve miqėsore e korrekte me ithtarėt paqėsorė tė feve tė tjera. Nė Kuran shkruhet: Allahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak te fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; Allahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė. (Kurani, 60:8)

Islami i mėson besimtarėt e vet, se lufta nevojitet nė rast qėndrese kundėr pushtuesve. Nė Kuran shkruhet: Dhe luftoni nė rrugėn e Allahut kundėr atyre qė ju sulmojnė a mos e teproni se Allahu nuk i do ata qė e teprojnė ( fillojnė luftėn). (Kurani, 2:190)

Besimi Islam nė njėrėn anė toleron njė shkallė tė gjerė tė fenomeneve dhe respekton shumėllojshmėrinė dhe larminė e rracės njerėzore, nga ana tjetėr ushtron tolerancėn zero ndaj padrejtėsive, shtypjes dhe shkeljes sė tė drejtave themelore tė njeriut. Toleranca duhet tė shfaqet e praktikohet nė tė gjitha nivelet, nė atė individual, kolektiv dhe shtetėror. Domethėnė, toleranca ndaj ithtarėve tė feve tė tjera ėshtė nje vlerė tradicionale e Islamit dhe do mysliman, i cili e shkel atė pa tė drejtė, meriton ndėshkimin. Toleranca fetare dhe etnike ėshtė mekanizmi i cili garanton tė drejtat e njeriut, ruan parimet e pluralizmit tė vlerave dhe kulturave, si dhe ndihmon nė ushtrimin e sundimit tė rregullave dhe ligjeve.

Toleranca ushtrohet me tipare dhe nė nivele tė ndryshme:

a. toleranca nė mes anėtarėve tė familjes, mes burrit dhe gruas, mes prindėrve dhe fėmijėve si dhe mes motrave/vėllezėrve/kushėrinjve;

b. toleranca nė kuadėr tė komunitetit mysliman, mes rrymave tė ndryshme tė mendimit Islam si dhe mes shkollave tė ndryshme tė sė drejtės Islame;

c. toleranca mes myslimanėve dhe ithtarėve tė feve tė tjera: nėpėrmjet marrėdhėnieve ndėrfetare, dialogut tė ndėrsjellė e tė dobishėm si dhe bashkėpunimit pėrshembull nė aspektin e axhendės sė pėrbashkėt mbi moralin dhe familjen, apo nė luftėn kundėr substancave narkotike, drogave.

Shteti Islamik nė kohėn e Pejgamberit Muhammed (paqja dhe shpėtimi qoftė me tė) dhe tė shokėve e bashkėpuntorėve tė Tij, (i cili pėrfaqėson pėr myslimanėt shembullin qė duhet ta ndjekin) kishte nė themel tė tij tolerancėn ndaj tė krishterėve dhe hebrejve. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Spanjėn myslimane, e cila pėrfaqėson njė provė tė qartė dhe tė pakundėrshtueshme mbi nivelin e lartė tė tolerancės fetare tė treguar nga myslimanėt e atėhershėm. Ne myslimanėt jemi krenarė pėr faktin se kjo epokė e historisė islame njihet gjithashtu edhe si epoka e artė e hebrejve. Hebrejtė nė atė kohė gėzonin shumė favore dhe pėrfituan nga toleranca fetare e treguar. Prandaj ėshtė e nevojshme ngulitja tek ne e kulturės sė tolerancės. Duhet tė pėrkrahim projektet dhe aktivitetet tė cilat i kushtohen zhvillimit dhe pėrhapjes sė kėtyre ideve. Ėshtė po ashtu e rėndėsishme tu shmangemi paragjykimeve joshkencore, tė mos biem pre e pėrfytyrimeve tė vjetėruara dhe stereotipeve e pergjithėsimeve mbi kulturat dhe shoqėritė e ndryshme nga ne. Njė nga prioritetet e aktivitetit intelektual tė elitės sė komunitetit mysliman nė Europėn e bashkuar duhet tė jetė zbulimi i vlerave pozitive i kulturave tė kėtushme dhe integrimi i tyre nė mesin tonė.

Myslimanėt e Sllovakisė dhe ekisė duhet tė intensifikojnė dialogun dhe tė rrisin cilėsinė e marrėdhėnieve me bashkėqytetarėt tanė jomyslimanė, sidomos me ata individė, tė cilėt nuk kane tendenca ksenofobie dhe nuk na shohin si burim rreziku potencial, por si pjesė e pandarė e tėrėsisė shtetėrore. Nė tė njėjtėn kohė duhet tė bėjmė kujdes qė zhvillimi i kėtyre marrdhėnive tė mos bėhet nė kundėrshtim me fenė tonė dhe parimet e saj.

Shkroi: M.S.Hasna


Shėnim: Teksti i Kuranit tė shenjtė nga pėrkthimi i H. Sherif Ahmetit

P.S Ju kerkoj ndjes nese me pare eshte publikuar nje tekst i till ne kete webfaqe.


----------------------------------------
Varje dygn ligger män med kvinnor som de inte älskar och ligger inte med kvinnor som de verkligen älskar.
PM
Top
Princo
Postuar nė: 23.06.2009, 11:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



"All-llahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmeve, ndėrsa ndalon imoralitetin, atė qė ėshtė e neveritshme dhe dhunėn. Ja, kėshtu Ai ju kėshillon qė tė merrni mėsim." (En-Nahėl, 90)

Kusht pėr tė komunikuarit e drejtė tė njerėzve dhe tė bashkėjetesės sė tyre, nė pėrgjithėsi, ėshtė raporti i drejtė dhe humaniteti, i cili bėhet bazė e ekzistencės sė individit nė veēanti dhe e njerėzimit nė pėrgjithėsi. Pėr kėtė parim tė bashkėjetesės, qė tė realizohet atmosfera e lirisė dhe e dashurisė, shumė popuj tė botės kanė bėrė sakrificat mė tė mėdha.

Parimi i drejtėsisė kėrkon pėrvetėsimin e rrugės sė mesme, mospėrfilljen e skajshmėrive dhe ekstremiteteve nė cilėndo formė qofshin. Kėtė duhet ta kenė parasysh nėnshtruesit nė raport ndaj tė nėnshtruarve, sepse nė kėtė parim bazohet ekzistenca e botės.

"Drejtėsia mban qiellin dhe tokėn", thoshte Muhammedi (s).



Marrėdhėniet reciproke ndėrmjet njerėzve janė pasqyrė dhe reflektim i cilėsive shpirtėrore e morale. Ajo qė zihet e vlon nė shpirtin e njeriut, doemos do tė shfaqet nė veprat dhe raportet ndėrnjerėzore. "Njeriu ėshtė i mirė, nėse ėshtė i dobishėm pėr tė tjerėt, ndėrsa njeri i keq ėshtė ai qė ėshtė i dėmshėm pėr tė tjerėt". (Muhammedi (s).

Pjesa mė e madhe e etikės njerėzore, nė tė gjithė botėn, i ėshtė kushtuar rregullimit tė marrėdhėnieve ndėrnjerėzore. Ēdo religjion dhe ēdo filozofi kėrkon urtėsi, me anėn e tė cilės do tė gjejė baza tė shėndosha tė morali vetjak. Sa mė humane tė jenė parimet morale dhe tė me sa mė shumė dashuri, pėr t'i afruar njerėzit, aq mė i shėndoshė dhe nė baza po aq tė sigurta do tė jetė ai moral. Njė normė morale, sa mė tė gjerė do ta ketė karakterin e filantropisė, aq mė humane dhe mė fisnike do tė jetė. Etika njerėzore dhe humaniteti vazhdimisht kanė synuar pėr dominimin e parimeve dhe tė normave tė tilla morale tė cilat pėrjashtojnė ēdo urrejtje dhe egoizėm tė padrejtė.

Synime dhe ide humane e fisnike janė vetėm ato, tė cilat, pėr qėllim final, kanė mirėqenien dhe lumturinė e pėrbashkėt tė tė gjithė njerėzve pa dallim race, kombėsie e feje. Kėto janė dallime tė lindura bashkė me njeriun dhe nė to nuk ka asgjė tė keqe. Tė jesh ndryshe nga tė tjerėt, nuk ėshtė e metė, mėkat as krim dhe askush nuk ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė. Urrejtja, e cila buron nga dallimet e tilla, ėshtė njėra nga fatkeqėsitė mė tė mėdha tė njerėzimit nė histori, prej nga lindi dhe racizmi, nazizmi, shovinizmi etj.

Njerėzit janė krijuar tė ndryshėm pėr t'u njohur nė mes vete, e jo pėr tė treguar, e shprehur urrejtje ndaj njėri-tjetrit. Kėtė e theksoi Kur'ani qė nė fillim tė shpalljes sė tij:

"O njerėz! Ne ju kemi krijuar prej njė mashkulli e njė femre dhe ju kemi bėrė popuj e fise qė ta njihni njėri – tjetrin. Mė fisniku tek All-llahu ėshtė ai, i cili mė shumė e ka frik Atė. All-llahu, me tė vėrtetė ėshtė shumė i ditur dhe i informuar mirė". (Huxhurat, 13)

Ēėshtja e trajtimit tė tolerancės ndėrfetare dhe e bashkėjetesės ndėrmjet besimtarėve tė feve tė ndryshme ėshtė temė themelore dhe e domosdoshme pėr njerėzit sikurse ajri dhe uji. Tė flasėsh pėr ēėshtjen e tolerancės ndėrfetare ėshtė sikurse tė flasėsh pėr jetėn nė teori dhe nė praktikė.



Toleranca e njė feje ėshtė kriter i aftėsisė sė saj jetėsore. Sa mė fisnike tė jenė dispozitat e njė feje, aq mė tė mėdha do tė jenė predispozitat e saj pėr t'u bėrė fe universale, fe e gjinisė njerėzore. Tė bėrit fe botėrore pėrsėri ėshtė ideali i ēdo feje, e cila synon t'i japė bashkėsisė njerėzore ngushėllim e paqe nė kėtė botė dhe lumturi tė pėrjetshme nė botėn tjetėr. Fjala e Zotit nė Kur'an, qė iu drejtua profetit Muhammed (s): "Ne tė kemi dėrguar si mėshirė pėr tė gjithė njerėzit", tregon qartė synimin final tė Islamit.

Kur'ani – Libri i All-lahut (xh. sh.) dhe Sunneti, - tradita e Pejgmaberit (s), janė burimet kryesore tė fesė islame dhe qė tė dy me normat dhe rregullat e tyre e trajtojnė nė mėnyrė reale ēėshtjen e tolerancės dhe tė lirive fetare.

Nė fenė islame nuk mund tė imagjinohet teoria pa praktikėn nė asnjė pikėpamje dhe meqė problematika qė po trajtojmė ėshtė me rėndėsi teorike dhe parktike, atėherė nė vazhdim do tė shohim tolerancėn islame, si reflektim ideor dhe praktik.



Toleranca nė Kur'an



Fillimisht do tė citojmė njė ajet kur'anor, qė ėshtė parim themelor i besimit islam dhe dispozita mė madhėshtore me tė cilėn theksohet liria e plotė e besimit:

"Nė fe nuk ka shtyrje me dhunė." (El-Bekare, 256)

Nė njė vend tjetėr, Kur'ani theksoi qartė, se zgjidhja pėrfundimtare e besimit ėshtė ēėshtje private, personale:

"Thuaj: E Vėrteta ėshtė nga Zoti juaj, prandaj kush do le tė besojė, kush do le tė mos besojė". (El-Kehf, 29)

Vargu i mėposhtėm kur'anor e bėn edhe mė tė qartė parimin e lirisė sė besimit apo tė mosbesimit individual.

"Thuaj: "O besimtarė. Unė nuk adhuroj atė qė ju e adhuroni. As ju nuk adhuroni atė qė adhuroj unė. Unė kurrė nuk do tė jem adhurues i asaj qė ju adhuroni. Ju keni fenė tuaj, unė kam fenė time". (El-Kafirune, 1-6)

Ky koncept i tolerancės ndaj besimeve tė tjera shtirhet edhe mė tej dhe Kur'ani pėrkufizon qartė rolin dhe kufijtė e profetėsisė.

Pastaj:

"Thuaj: "O njerėz, ju ka ardhur e vėrteta nga Zoti juaj, ai qė shkon rrugės sė drejtė e ka pėr vete, ndėrsa kush shkon rrugės sė shtrembėr edhe ai e ka pėr vete. Unė nuk jam tutori juaj". (Junus, 108)

Kur'ani i porosit muslamnaėt tė jenė tolerantė, zemėrgjerė, tė mėshirshėm dhe komunikues me pjesėtarėt e feve tė tjera:

"Thirr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi, kėshillime tė mira dhe diskuto me ata nė mėnyrėn mė tė mirė". (En-Nahėl, 125)

Ose ajeti tjetėr:

"Sikur tė donte Zoti yt, do tė besonin tė gjithė ata qė gjenden nė tokė. E pėrse atėherė t'i detyrosh njerėzit tė bėhen besimtarė". (Junus, 99)

Kur'ani, nga muslimanėt jo vetėm qė kėrkon tolerancė, mirėkuptim, sjellje e qėndrim korrekt ndaj pjesėtarėve tė feve tė tjera, por ai shkon edhe ė larg dhe nga toleranca kalon nė shkallėn e njohjes, qė ėshtė shkalla mė e lartė e tolerancės dhe garanci pėr bashkėjetesė. Hebraizmin dhe krishterimin i njeh si fe monoteiste, fe qė kanė librat e tyre tė shpallur nga Zoti xh. sh. dhe bashkė me Islamin, qė te tre religjionet, i quan fe qiellore, ndėrsa hebrenjtė dhe tė krishterėt, si "Ehlu'l-Kitab" – "Ithtarė tė Librit".



Nė njė ajet i fton pėr bashkim me kėto fjalė:



"O ithtarė tė Librit, ejani tė bashkohemi rreth gjėrave tė pėrbashkėta edhe pėr ju, edhe pėr ne: tė adhurojmė vetėm Perėndinė e mos t'i bėjmė asnjė shok Atij dhe mos ta marrim njėri-tjetrin pėr Zot, nė vend tė Perėndisė". (Ali Imran, 64)

Nė favor tė asaj tė asaj qė Kur'ani i njeh popujt e tjerė shkon edhe njohja e profetėve tė tyre. Kur'ani, nė tė vėrtetė, nuk bėn kurrfarė dallimi nė mes tė profetėve tė Zotit (xh. sh.) duke filluar prej Ademit nėpėrmjet Ibrahimit e Musait e deri te Muhammedi (s) Ndėrsa pėr Isain (a. s.) (Jezusin) – tė birin e Merjemes, vėrtetues i Tevrattit, qė e kanė para tyre – thotė:

"Ne dėrguam nė gjurmėt e profetėve – Isain (Jezusin). Dhe ne i dhamė atij Inxhilin (Ungjillin), nė tė cili ka udhėzim e dritė, vėrtetues i Tevratit (dhiatės sė vjetėr), tė cilin e kanė para vetes – udhėrrėfim dhe kėshillim pėr ata qė i druajnė Perėndisė". (El-Maide, 46-47)

Duke e pėrmbledhur atė qė u tha mė lartė, theksojmė se Kur'ani, me shprehjet mė tė shkėlqyera tė mundshme, i bėri liritė fetare pjesė fondamentale tė besimit islam. Ai thotė se roli i Profetit ėshtė tė transmetojė porosinė e Perėndisė. Profeti nuk ėshtė kompetent ta detyrojė dikė, as nuk ėshtė pėrgjegjės pėr pranimin ose mospranimin e fsė qė ai predikon.



Toleranca nė traditėn profetike



Profeti i fundit i Zotit – Muhammedi (s), si komentator legjitim i Kur'anit, i shpjegoi mė gjerėsisht parimet dhe idealet e larta kur'anore, pėr tolerancėn dhe lirinė e besimit dhe me shembullin e vet, vuri nė jetė dhe i bėri traditė praktike edhe pėr brezat e ardhshėm.

Duke i quajtur hebrenjtė dhe tė krishterėt "Dhimijj" – "tė mbrojturit", d.m.th. ata qė shteti islam e ka pėr detyrė t'i mbrojė, Profeti (s) tha:

"Kush torturon njė dhimijj, unė jam armik i tij dhe atė armiqėsi do ta shfaq edhe nė Ditėn e Gjykimit".

Nė njė letėr qė ua dėrgon hebrenjve dhe tė krishterėve tė Nexhranit, Profeti (s) thotė:

"Nexhrani dhe fqinjėsia e tij, nga All-llahu dhe profeti i Tij Muhammed e kanė tė mbrojtur – pasurinė e tyre, kishat e tyre dhe gjithēka qė kanė nė pronėsi".

Fjalimi i njohur lamtumirės i Muhammedit (s) i ka pėrmbledhur mėsimet islame pėr veprimet e qarta e tė drejta ndaj njerėzve, mė vonė ajo do tė bėhet njė deklaratė e papresedencė pėr tė drejtat e njeriut. Gjatė kohės sė Haxhit (Pelegrinazhit islam) tė fundit dhe pak para se tė vdiste Muhammedi (s) tha:

"O njerėz, dėgjoni ē'do t'ju them, sepse nuk e di se a do tė takohemi nė kėtė vend pas kėtij viti.

Me tė vėrtetė, gjaku juaj, pasuria dhe nderi juaj janė tė shenjta pėr ju derisa tė takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siē ėshtė e shenjtė kjo ditė, nė kėtė muaj dhe nė kėtė vend. O ju njerėz, ju keni njė Krijues dhe njė tė parė. Tė gjithė jeni pasardhėsit e Ademit, e Ademi ėshtė prej dheut. Nuk ėshtė i pranueshėm kurrfarė dallimi nė mes jush. Nuk ka pėrparėsi arabi ndaj jo-arabit, as jo-arabi ndaj arabit! I bardhi nuk ėshtė mė i mirė se i ziu, as i ziu mė i mirė se i bardhi. E vetmja gjė e rėndėsishme ėshtė devotshmėria personale...

Jini tė mėshirshėm ndaj njėri-tjetrit. Ju jeni vėllezėr e motra nė mes vete. Mbėshteteni njėri-tjetrin sikurse tullat dhe ashtu mbajeni tė fortė ndėrtesėn e bashkėsisė suaj.

Bėhuni tė drejtė dhe ruajeni shpirtin tuaj nga padrejtėsia e dhuna.

Mos mbillni urrejtje, veē dashuri...



Nėse dikė e kam ofenduar, i lutem le tė mė thotė kėtu, sepse dua tė turpėrohem kėtu, para juve, se sa nė ditėn e Gjykimit para All-llahut (xh. sh)..." .



Kėtu do tė sjell dy shembuj tė shpirtmadhėsisė dhe tolerancės sė Profetit (s).



Shembulli i parė: "Nė zenitin e fuqisė sė tij, nė kohėn kur ushtarėt e tij ngadhėnjimtarė hynė nė Mekke, nė vendin ku ai dhe pasuesit e tij, njėzet vjet me radhė pėsuan tortura dhe u detyruan tė braktisin atė vend, Muhammedi, ndonėse i fuqishėm si njė prijės –me butėsinė dhe mirėsinė e tij, qėndroi pranė Qabesė. Me mijėra shpata tė zhveshura ishin duke pritur hakmarrjen mbi Kurejshėt (idhujtarėt) dhe duke i shikuar armiqtė mė tė kėq*j tė islamit, Ebu Sufjanin dhe gruan Hindin, tė cilėt masakruan trupin e Hamzės, axhės sė Muhammedit (s) duke ia pėrtypur mėlēinė e tij, ishin duke shikuar Ikremen – tė birin e Ebu Xhehlit dhe Safvanin dhe ... pikėrisht atėherė Muhammedi (s) i pyeti: "O kurejshė! Ē'mendoni se do t'ju bėjmė juve sot?" Ata tė gjithė e njihnin shėmbėlltyrėn dydimensionale tė Muahmedit, Isain (Jezusin) e mėshirshėm dhe hidhėrimin e pezmatuar tė Musait (Mojsiut), qė tė dyja si manifestime tė Zotit nė Tokė. Ata panė mėshirėn nė sytė e tij dhe iu pėrgjigjėn: "Ti je vėllai ynė i madh". Atėherė me njė zė plotė falje dhe mirėsi tė ngrohtė ai u tha: "Shkoni! Tė gjithė jeni tė lirė!"



Rasti i dytė ėshtė kur njė delegacion i tė krishterėve tė Nexhranit kishte shkuar nė Medine dhe atje kishte zhvilluar diskutime tė gjata me Profetin (s) nė xhami. Gjatė kohės sė takimit tė tyre, tė krishterėt kėrkuan pushim pėr kryerjen e riteve tė tyre fetare, por nuk dinin se ku mund t'i kryenin ato. Muhammedi (s) e kuptoi shqetėsimin e tyre dhe i ftoi tė kryejnė shėrbesėn e tyre fetare nė xhami – nė njėrin nga vendet mė tė shenjta tė Islamit. Ky ėshtė njė shembull i tolerancės, zemėrgjerėsisė dhe mirėkuptimit, i lėshimit tė vendit tė shenjtė pėr lutje, i cili nė tė ardhmen do tė bėhet normė e sjelljes islame.

Kėtė praktikė tė Muhammedit (s) do ta ndjekin mė vonė edhe halifėt dhe drejtuesit muslimanė pas vdekjes sė tij, tė cilėt nė pajtim me dispozitat e Sheriatit dhe porosive profetike do tė japin shembuj tė shumtė tė tolerancės fetare.

Ebu Bekri – halifi i parė nė Islam, pason shembullin e Muhammedit (s) nė fushėn e tolerancės, marrėdhėnieve ndėrnjerėzore e humanitetit, madje edhe nė kohėn e luftės. Ai porositi Usame ibnu Zejdin, para se tė nisej pėr Siri, tė silej njerėzishėm me tė nėnshtruarit, t'i linte tė qetė nė kėnaqėsitė e begative tė tyre.

"Mos i shkelni zotimet tuaja, mos pėrdorni hipokrizitė, mos e teproni nė tė drejtat tuaja. Mos i gjymtoni kufomat, mos i digjni tė mbjellat, mos flijoni as dash, as deve, qė tė ushqeheni ju. Nėse nė rrugė takoni priftėrinj, murgj ose fetar qė soditin, i lini tė lirė dhe mos i shqetėsoni".

Pas Ebu Bekrit nė krye tė shtetit islam do tė vijė halifi Omer bin el-Hatab, i cili konsiderohet ndėr udhėheqėsit mė tė denjė nė historinė islame dhe simbol i zbatimit tė drejtėsisė dhe tolerancės.

Nė dokumentet qė h. Omeri u kishte dhėnė banorėve tė qytetit tė Jerusalemit, Elionit dhe qyteteve tjera, u kishte garantuar tė drejtėn e lirisė personale, paprekshmėrinė e pronės, paprekshmėrinė e kishave, tė tempujve, tė manastireve etj.

Ky prijės i madh edhe para se tė vdiste nuk harroi ta kėshillojė trashėgimtarin e vet pėr sjelljen e mirė ndaj jo-muslimanėve, qė jetojnė nė shtetin islam. Nė kėtė testament ai kėrkoi qė me jomuslimanėt tė veprohet drejt dhe sipas dispozitave tė sė drejtės sė Sheriatit, q stėrvitjet ushtarake tė zhvilloheshin larg zonave tė banuar me jomuslimanė tė jenė jashtė zonave ushtarake".

Kjo frymė e tolerancės do tė vazhdojė gjatė gjithė historisė sė kulturės dhe tė civilizimit islam. Nė tė gjitha periudhat e zhvillimit tė shtetit islam do tė pėrsėritet shpirti tolerant i Profetit (s) dhe i halifėve tė parė si nė teori ashtu edhe nė praktikė.

Tetėdhjetė vjet pas vdekjes sė Muhamedit (s) muslimanėt kishin ngritur njė shtet tė fuqishėm i cili shtrohej pandėrprere qė nga kufiri indian, nėpėr Azi dhe Afrikė, pėrgjatė brigjeve jugore tė Mesdheut e deri nė Oqeanin Atlantik nė Andaluzi, shkruan shkrimtari Lion Fojhtvanger, nė romanin e tij "Ēifutja e Toledos". Ai pėrsėri thekson:

"Zotėrinjtė e rinj me vete sollėn njė kulturė tė pasur dhe e kthyen atė vend nė mė tė bukurin, nė mė tė rregulluarin dhe nė mė tė popullarizuarin e Evropės.

Muslimanėt u treguan tė butė ndaj tė mundurve. Pėr tė krishterėt e tyre ata pėrkthyen Ungjillin arabisht. Ēifutėve tė shumtė... u dhanė barazi qytetare. Nėn pushtetin e islamit ēifutėt nė Spanjė bėnin njė jetė tė lumtur e tė kamur si kurrnjėherė mė parė..."

Islami, tani, nėpėrmjet Spanjės, do tė kalojė nė Evropė. Kėtė herė transmetimi i fjalės sė Zotit dhe pėrhapja masive e fesė islame do t'i takojė Perandorisė Osmane, e cila, po ashtu, gjatė periudhės sė sundimit tė saj do tė tregohet tolerante ndaj besimeve tė tjera. Procesi i pėrhapjes sė Islamit nė Ballkan nė pėrgjithėsi dhe te shqiptarėt nė veēanti do tė zhvillohet nė mėnyrė graduale dhe shumė ngadalė, nė bazė tė vullnetit tė lirė dhe pa presione e dhunė nga jashtė".



Nė vend tė pėrmbylljes

Populli shqiptar me tri besime: islam, ortodoks e katolik, ka qenė, ėshtė dhe duhet tė jetė shembull i veēantė dhe simbol i harmonisė fetare nė historinė e popujve tė Ballkanit dhe mė gjerė. Muslimanė, ortodoksė dhe katolikė, kanė jetuar nė harmoni dhekanė bashkėjetuar pa konfrontime pėrēarėse nė mes vete, pėrkundrazi ata kanė plotėsuar njėri-tjetrin. Vetė ekzistenca e objekteve tė kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon tė kaluarėn e vendit tonė. Edhe e ardhmja e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve do tė jetė e lumtur, nė qoftė se pjesėtarėt e fesė islame, ortodokse e katolike do tė pėrqafojnė secili fenė e vet me dije dhe vepėr dhe tė respektojnė fenė e tjetrit.

Si vėllezėr nga gjaku, por edhe si besimtarė muslimanė e tė krishterė duhet tė kuptojmė njėherė e pėrgjithmonė, se realiteti dhe fati, jo vetėm yni, por i gjithė botės, qė nga fillimi deri nė mbarim tė saj, ėshtė larmi besimesh e bindjesh. Ky ėshtė vullneti i Zotit (xh. sh.) dhe cili musliman apo i krishterė do tė merrte guximin tė ngrihej kundėr vullnetit tė Zotit. Kur dihet se njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e Zotit (xh. sh.). Shqiptarėt nuk do tė kenė pėrēarje fetare pėrderisa tė besojnė se fetė nė Shqipėri janė pasuri e jo fatkeqesi dhe se Zoti i vetėm ėshtė pėr tė gjithė i njėjtė, pėr muslimanė e tė krishterė.

Kur'ani e lavdėron njerėzimin e ngjyrave, gjuhėve dhe besimeve tė ndryshme, i lavdėron ata qė janė tė ndryshėm, por qė bėjnė gara pėr vepra tė mira. Prandaj, lirisht mund tė themi se ky Libėr (Kur'ani) konfirmon se krijimi i Zotit ėshtė i mundshėm vetėm si krijim dallimesh! Sepse, Ai nuk dėshiron tė jetė Zot vetėm pėr njė periudhė, vetėm pėr njė popull, vetėm pėr njė vend! Fundamentalizmi nuk ėshtė veēori e Zotit (xh. sh.), tė paktėn jo ai me kuptimin negativ! Kur'ani pohon se Zoti ėshtė Zot edhe nė Tokė edhe nė Qiell. Shpėrblimi i Zotit do t'i pėrfshijė tė gjithė ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira. Nė kėtė kuptim duhet tė pėrkujtojmė gjithmonė vargun kur'anor, i cili thotė:



"Me siguri ata qė kanė besuar, por edhe ata qė janė hebrenj, tė krishterė dhe sabejė – qė i kanė besuar Zotit dhe botės tjetėr dhe kanė bėrė vepra tė mira, do tė shpėrblehen nga Zoti i tyre, pėr ata nuk do tė ketė as frikė, as pikėllim". (El-Bekare, 62)

Ardhmėria e njerėzimit ėshtė nė maksimėn: "Beso Zotin dhe bėj vepra tė mira". Qėllimi mė i lartė i njeriut ėshtė qė shpirtin e tij vazhdimisht ta furnizojė me mendime fisnike, me dashuri tė thellė pėr ēdo gjė qė ėshtė e mirė dhe me synime dhe pasione tė pėrhershme pėr vepra tė dobishme. Pėrndryshe, do tė humbasė qėllimi i lartė dhe kuptimi fisnik i jetės. Kėtė e ka dėshmuar historia njerėzore, ndėrsa e ka paraljmėruar vazhdimisht madhėshtia e fjalėve kur'anore:

"Pasha kohėn. Njeriu ėshtė dhe do tė jetė nė humbje tė sigurt. Pėrveē atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, si dhe atyre qė reciprokisht obligohen pėr drejtėsi dhe durim". (103: 1-3).







----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio