Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Pamvarsi e Kosoves
ndeshkuesi
Postuar nė: 27.01.2007, 22:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1151
Antari Nr: 4817
Bashkangjitur: 21.12.2006



Shkruar nga Albin Kurti
Pavarėsi e kushtėzuar? Pavarėsi e mbikėqyrur? Do t’i kemi tė dyja, edhe kushtėzimin edhe mbikėqyrjen, por jo edhe pavarėsinė. Decentralizimi i kėtillė ēfarė ėshtė negociuar nė Vjenė nuk mund tė realizohet nė qoftė se Kosova bėhet e pavarur dhe sovrane. Kur Kosova tė jetė e lirė ajo nuk do tė lejojė qė ta gjymtojnė e copėtojnė. Vetėm njė Kosovė e varur dhe jo e lirė, vetėm njė Kosovė josovrane, mundėson zbatimin e decentralizimit i cili do tė sajojė kufij tė ri pėrbrenda Kosovės duke ravijėzuar kėshtu njė entitet territorial autonom serb. Lidhjet horizontale ndėrmjet komunave tė reja me shumicė serbe do ta formėsojnė kėtė entitet ndėrsa lidhjet e tyre vertikale me Beogradin janė garanci se ky entitet do tė jetė nėn kontrollin e Serbisė. Mė pastaj, njė entitet i kėtillė do ta shantazhonte pėrgjithmonė pavarėsimin e Kosovėn me humbjen e sė paku 1/3 e territorit tė saj. Thjesht, bėrja e pavarėsisė dhe bėrja e decentralizimit e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Do tė ketė decentralizim, rrjedhimisht, s’mund tė ketė pavarėsi. S’do tė ketė pavarėsi, rrjedhimisht, decentralizimi e ka shtegun tė hapur. Prandaj, pėrcaktimi aq shumė i pėrfolur i statusit tė ardhshėm tė Kosovės, meqenėse duhet ta mundėsojė decentralizimin, nėnkupton njė mision tjetėr ndėrkombėtar qė do tė sundojė e qeveris me Kosovėn. Ai mision do ta zėvendėsojė e trashėgojė UNMIK-un dhe do ta pengojė e pamundėsojė lirinė dhe sovranitetin pėr Kosovėn. Tashmė ėshtė zbuluar ajo qė ėshtė ditur: prioritet i kėtij misioni tė ri qė e ruan gjendjen e vjetėr do tė jetė pikėrisht decentralizimi. Paketa e Ahtisaarit veēsa do ta bėjė konkrete formulėn e Serbisė pėr ‘mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi’ pėr Kosovėn dhe njėkohėsisht do t’i dedikohet kryesisht decentralizimit. Jemi dėshmitar se si Ahtisaari kur vie nė Kosovė zhvillon takime nė Prishtinė, Zveēan dhe nėpėr Kosovė. Mirėpo, kur ai shkon nė Serbi vizita e tij fillon e pėrfundon nė Beograd. Kjo tregon se kush ėshtė i decentralizuar e kush i centralizuar. Nėpėrmjet kėtij decentralizimi superpolitik e kryekėput mbi baza etnike, Kosova do tė shpėrqendrohet edhe mė shumė duke rrezikuar t’i shkatėrrohet pakthyeshėm integriteti territorial.

Nuk ka dyshim se zgjatja e kėtij procesi negociator i konvenon Serbisė. Sė pari, ky proces ėshtė proces i nėpėrkėmbjes sė vullnetit tė popullit tė Kosovės dhe i poshtėrimit tė shqiptarėve. Sė dyti, koha punon pėr Serbinė: ajo duke qenė mė e fuqishme, duke pasur pėrballė negociatorėt servil, inferior dhe tė shantazhuar tė Kosovės nga tė cilėt nxjerr aq shumė koncesione, dhe duke shfrytėzuar Rezolutėn 1244 si dhe raportin e Kai Eides qė paraqesin bazėn e negociatave nė Vjenė, pėrfiton shumė dhe gjithnjė e mė shumė. Pėr tė njėjtat arsye, parashikimet pėr Kosovėn bėhen tė lehta po qe se analizohen planet dhe qėndrimet e Serbisė. Nė negociatat e deritanishme ajo ka diktuar nė mėnyrė tė trefishtė. Ka diktuar pėrmbajtjen e negociatave: decentralizimi, ‘eksterritorialiteti’ etj. Negociatorėt kosovar ofronin komuna tė reja me shumicė serbe mu atje ku kėtė e kėrkonte Serbia: nė Anamoravė, Graēanicė dhe veri tė Mitrovicės. Serbia ka diktuar tempon: shtyrjen e propozimit tė Ahtisaarit deri pas zgjedhjeve nė Serbi. Ajo thoshte se propozimi pėr status e trazon atė pėrbrenda andaj ai duhet tė shtyhet pas zgjedhjeve qė, siē dihet, nuk ndryshuan asgjė nė skenėn politike nė Serbi. Mu ashtu edhe u bė. Dhe, sė fundi, Serbia dikton edhe sasinė e procesit: negociata shtesė edhe pasi qė propozimi t’iu dorėzohet palėve. Tanimė dihet qė pas publikimit tė propozimit tė Ahtisaarit planifikohet rifillimi i negociatave.

Pėrderisa Kosovės i rriten eventualisht premtimet pėr pavarėsinė, Serbisė nėpėrmjet decentralizimit i rritet territori i strukturave tė saja nė Kosovė tė cilat, pėr mė tepėr, do tė legalizohen e zyrtarizohen. Grupi Negociator i Kosovės ka dhėnė dėshmi tė qarta dhe tė shumta se pranon edhe ‘pavarėsinė’ e kushtėzuar me sovranitet tė kufizuar. Serbia e do vetėm varėsinė e pakushtėzuar tė Kosovės. Serbisė aktualisht i mungon shansa dhe rrethana e duhur pėr ta ripushtuar Kosovėn. Jo edhe vullneti politik. Decentralizimi dhe ‘eksterritorialiteti’ kanė pėr qėllim sendėrtimin e kėsaj shanse dhe rrethane. Decentralizimit, nė kuptimin evropian dhe bashkėkohor tė kėsaj fjale, i paraprin centralizimi. Dhe, nė kėtė kontekst, ky centralizim ėshtė pikėrisht sovraniteti. Sovraniteti qė i mungon Kosovės meqė, para sė gjithash, liria i mungon popullit tė saj.


PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio