Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Forum Rules Vėrejte!

Redaksia studentet.info, nuk mban asnje pėrgjegjėsi nė lidhje me kėngėt qė gjendet mbrenda kėtij forumi.

Rregullat shtese per kete forum jane:
- Ndalohet vendosja apo linkimi i kengeve ne gjuhe te huaj.
- Ndalohet hapja e temave me qellim reklamimi.
- Ndalohet hapja e temave per kerkesa muzikore. Kerkesat tuaja mundeni ti beni VETEM te kjo teme: kliko.

Mos respektimi i ketyre regullave shtese do te na detyroj qe temat e tilla te fshihen ndersa antareve qe do hapin temat tu jepet verejtje e ne raste te caktuara te ju meret edhe e drejta per postim.

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!

Faqe: (2) [1] 2   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ciljeta Xhilaga
MIRA_
Postuar nė: 28.01.2007, 12:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Ditet qe ndryshuan Ciljeten


Me nje album te ri e mbi te gjitha, me nje tjeter imazh, Ciljeta Xhilaga premton t’u rikthehet ekraneve muzikore. Si gjithmone seksi, por kete here me pak ekstravagante dhe me me shume klas. E mbi te gjitha me nje dashuri te re, per te cilen ka cfare te tregoje



Edhe pse me nje imazh teper larg asaj pamjes me te cilen ka pushtuar per muaj te tere kopertinat e revistave, Ciljeta Xhilaga serish nuk kaloi pa rene ne sy pak jave te shkuara ne sallen “Odeon” te Qendres Nderkombetare te Kultures. Kostumi i bardhe hedhur siper trupit joshes te vajzes qe doli per se pari nga “Miss Shqiperia” gjashte vjet te shkuara, edhe pse teper serioz, nuk e largoi dot vemendjen e pjeses tjeter te publikut qe kishte zene vend ne radhet e karrigeve te rreshtuara pergjate pasareles se “Miss Models of the Eorld”. Ne shoqerine e mikut te saj, edhe pse pa mini e bluze transparente, krejt indiferente persa ndodhte perreth, Ciljeta serish kishte goditur ne shenje. Syte ziliqare te vajzave dhe veshtrimet djallezore te djemve, pavaresisht veshjes se kopsitur deri lart, nuk iu ndane bukuroshes seksi te perfolur kaq shume ne keto kohe. Cka do te thote se edhe imazhi i ri, te cilin studentja e shkencave politike po kuron prej kohesh me kujdes, shume larg ekstravagantes dhe veshjeve joshese nuk e kane zbutur efektin “Ciljete”. Sepse qofte me kostum “alla zyrtar” apo me minifund super te shkurter, ajo mbetet nje “femme fatale” e koheve moderne. Dhe Ciljeta Xhilaga e di mire kete. Prandaj keto kohe eshte dukur me rralle rrugeve te Tiranes. Ka preferuar te kaloje me shume kohe mbi librat e shkolles e mbi te gjitha, te udhetoje me shpesh. Pasi pervec koncerteve dhe ftesave per te kenduar ne klubet me ne mode te kryeqytetit, vajza joshese e ekranit keto kohe pergatitet per nje tjeter sfide. Ka perpara garen ne festivalin “Kenga Magjike” dhe promovimin e albumit te dyte. Qe ndryshe nga ai i pari, premton te sjelle nje Ciljete shume te ndryshme nga ajo qe ka qene deri me tani: Vertete shume e nxehte, por padyshim me me shume klas. Dhe mbi te gjitha nje vajze te dashuruar qe prej me shume se nje viti po jeton nje romance plot pasion. Me pak fjale nje sexy-girl qe ndryshe nga sa thuhet lart e poshte po jeton periudhen me te arte te jetes se saj.

Keto kohe ka filluar te mendohet me gjate se zakonisht per garderoben e dites. Prej muajsh i ka hedhur tutje fundet e shkurtra, bluzat transparente me dekoltene e bollshme apo pantallonat me shtrat te shkurter, prej nga tinez dukeshin tangat tunduese. Ndryshe sa mund te besoje shumekush, Ciljeta ka vendosur t’u thote “stop” veshjeve ekstravagante, qe per hir te se vertetes, deri pak muaj me pare kane qene kryefjala e performances se saj. Do do te ndryshoje stil dhe imazh. Sepse tani me shume se kurre, bukuroshja me syte e shkruar beson se eshte nje vajze e rritur qe e ka lene pas adoleshencen me gjithe dalldite e saj.

“Cdo gje ndryshon me kalimin e moshes”, thote e bindur 21 vjecarja. “Nese me pare kisha deshire dhe ia dilja mbane te bija ne sy, ne rruge a kudo qofte permes veshjes, tani nuk dua me. Kam mesuar ta stiloj veten ne varesi te vendit ku ndodhem: Ne skene, ne shkolle apo kur dal me miqte. Eshte dicka qe ka ardhur vetiu”. Dhe ndryshimi ka filluar te ndihet nderkaq. Minifundin e kane zevendesuar pantallonat, ndersa bluzat e ngushta nga ku dilnin ne pah hiret ndjellese, i kane lene vendin xhaketave. Mbase pak me teper serioze se c’duhet, por perderisa ka funksionuar, kjo duket se ka qene formula e sakte. Aq me teper qe ne skene, ku keto kohe po prezantohet me shume se zakonisht, Ciljeta di ta kuroje mire imazhin e vet. “Me veshje seksi, por jo vulgare”, perkufizon duke paralajmeruar performancen e fundit qe po pergatit per festivalin “Kenga Magjike”, ne te cilin premton se fustani do te jete superseksi, por me shume klas. “Nuk jam me ajo adoleshentja e klipit “Tekila”. Tani jam nje vajze e rritur qe ndjek studimet e larta, kam nje te dashur dhe po ndertoj nje karriere ne kenge. Sekreti i nje veshje te bukur duhet te qendroje me shume tek finesa dhe pamja e bukur, sesa tek lakuriqesia”. Megjithate, vendimi i fundit i Ciljetes nuk nenkupton qe nje projekt te menduar me pare, qofte edhe ekstravagant, ta ktheje mbrapsht. Ashtu sic ndodhi me kengen dhe klipin e fundit te saj “Dridhe…”, e realizuar me grupin e njohur kosovar “Tingulli 3”, ku fjalori i piset dhe xhirimet me pamje jo pak turbulluese, sollen nje Ciljete perveluese, sic kishte qene gjithmone.

“Ndodhi krejt rastesisht”, tregon ajo. “Nuk e prisja qe kenga te ishte e tille, por kur shkova ne Prishtine per realizimin gjeta gjithcka gati dhe vendosa te mos e refuzoj. Sepse une kur e marr nje vendim, nuk jam me pishman”. Gjithsesi, me apo pa fjalet me “bip”, edhe kenga “Dridhe” e beri efektin e vet dhe me siguri qe nuk e demtoi aspak imazhin e ngritur te Ciljetes. Aq me teper qe tani ajo premton se do ta servire ne nje tjeter forme.

Qe se pari do te duket ne netet e “Kenges Magjike”, ku Ciljeta ka guxuar te garoje. Nje performance, menjehere pas asaj te Top-Fest, ne te cilen vajza e kerkuar e skenes u nda me vleresimin qe i dha media si “femra e veshur me bukur”. Cka i mjaftoi te besoje se ia kishte arritur qellimit dhe se ishte e gatshme te shkonte me tej. “Eshte nje rikthim i dyte te “Kenga Magjike” pas shume vitesh”, thote Ciljeta. “Per here te pare kam marre pjese kur isha 14 vjec, ndersa tani do te prezantohem me kengen e kompozuar nga Adrian Hila “S’ke ku vete”. Nje realizim qe i pershtatet stilit tim dhe qe shpresoj te vleresohet. Megjithate deri ne naten finale dhe tek ndarja e cmimeve, ka ende shume rruge. Te shohim”. E megjithate, as shpresa per nje cmim ne “Kengen Magjike” nuk do te thote se tani Ciljeta i ka hyre rruges se festivaleve. Kjo do te jete vetem prova e pare. Ndersa Festivali i madh i Kenges duket ende larg dhe mund te behet pjese e ambicjes se saj vetem pas disa vitesh. Atehere kur ajo te jete me e sigurte. “Edhe per te marre pjese ne kete eveniment, prita deri kur sigurova bazen ku do te mbeshtetesha ne muzike. Ndertova nje karriere tre-vjecare dhe me pas fillova te projektoj pjesemarrjen ne nje festival. E njejta gje vlen edhe per garen e fundvitit. Mendoj se duhet te jem me e rritur dhe me e pjekur artistikisht qe te synoj boten e madhe te festivalit”. Aq me teper qe tani synimet e saj rrahin ne tjeter vend. Eshte albumi i paralajmeruar prej shume muajsh dhe qe ne prag te Vitit te Ri Ciljeta ka vendosur ta promovoje. Dhjete kompozime te reja dhe tre videoklipe qe ditet e fundit kane zene pjesen me te madhe te kohes se lire te saj. “E kam zgjatur deri tani, sepse dua te bej dicka shume te bukur”, thote me entuziazem. “Jane kenge te reja qe i pershtaten natyres time, rryma qe i kam preferuar edhe me pare si turbo-folk, R&B dhe dance. Ndersa tek klipet do te mbizoteroje sensualiteti dhe klasi i larte”. Nje synim mbase pak i guximshem, por qe i vjen fort per shtat nje vajze ambicioze si Ciljeta. E cila deri me tani i ka mbajtur premtimet qe ka dhene. Qofte edhe duke thyer shume tabu apo skepticizem, te cilit nuk i shpetoi kur kendoi per here te pare. Prevecse ne kronikat roze Ciljeta ka qene nder ato kengetare te reja, per te cilen shumekush besonte se duhej t’i ishte mirenjohese teknologjise se larte per karrieren e saj ne muzike. Nje pershtypje, qe me aq sa tregon ajo vete, nuk e ka shqetesuar edhe aq. “Une e kam dhene proven se mund te kendoj edhe “live”, prandaj nuk me shqetesojne keto zera. Edhe perdorimi i kompjuterit e ka nje kufi. Jo cdo kenge mund te realizohet me teknologji. Sidomos baladat, tek te cilat une e kam dhene proven. Te tjeret le te mendojne c’te duan”. Dhe perderisa kenga eshte kthyer mirfilli ne profesion per Ciljetenm zerat dashakeqe duken tanime me larg se asnjehere tjeter. Koncertet dhe mbremjet ne baret e njohura te Tiranes, ku eshte e ftuar pothuaj cdo fundjavem jane garanti i saj per talentin qe i ka falur natyra ne muzike. Por edhe siguria per nje jete te qete financiare. Qe megjithate nuk jane te vetmet gjera per te cilat Ciljeta mund te krenohet.

Sepse ky ka qene nje vit vertete i mbare per te. Dhe jo vetem ne muzike, por edhe pertej skenave e koncerteve ku ka marre pjese. Eshte nje nder ato vajza te njohura qe fati e ka ndjekur edhe ne dashuri. Mbase jo nga ato me shikim te parem por gjithsesi te plotesuar. Nje love-story e ngjizur me shume se nje vit te shkuar ne plazhin e Sarandes, ku me ne fund rastesia i solli shansin te prezantohej me Romeon. Studentin e vitit te trete te Juridikut me te cilin, te pakten me shikime “gjuheshin” prej kohesh. “Ne fillim as qe e mendova se mund te lidheshimm edhe pse nga larg kishim kohe qe e njihnim njeri-tjetrin”, rrefen ajo historine per te cilen eshte lakuar jo pak ne kronikat roze te kryeqytetit. “Me pas gjerat rrodhen vete dhe ne e gjetem veten shume te lidhur”. Megjithate edhe pse ende nuk mund te thote nese Romeo eshte princi i kalter i jetes, Ciljeta pranon se kjo e saja eshte nje histori “alla Romeo dhe Zhuljeta”. Te pakten tani ai eshte i zgjedhuri i saj. “Nuk e di nese kjo do te kthehet ne dicka serioze sepse te dy kemi shume gjera per te bere ne jete perpara se te vendosim te hedhim hapin e madh per te krijuar nje familje. Por e rendesishmja eshte se ndihemi mire dhe pjese e njeri-tjetrit”. Cka nenkupton nje lidhje pasionante ku nuk mungon as perkushtimi, as fjalet e embla dhe as premtimet per nje jete te gjate se bashku. Dhe mbi te gjitha, ndryshe nga sa thuhet nen ze, nje dashuri shume larg kthetrave te xhelozise dhe ndarjes. Nje shenje e mirem perderisa Ciljeta eshte gjithmone ne qender te vemendjes dhe jo pak e kerkuar ne keto kohe. Por edhe sepse Romeo duket ai qe ne lidhjen e tyre e ka pranuar si te qene faktin se mikesha e tij e zemres, eshte nje femer qe bie jo pak ne sy. Mendim qe nuk e ndan edhe aq vete Ciljeta. “Mes nesh une jam tipi posesiv qe dua t’i kem gjerat vetem per vete”, thote ajo. “Mbase pse kam qene femije i vetem jam mesuar me kete ide dhe kete e shfaq pashmangshmerisht edhe ne lidhjen tone. Por sigurisht asgje problematike. Romeo nuk eshte xheloz dhe kjo eshte nje nga gjerat qe me pelqejne me shume tek ai. Ndersa une, ndryshe nga sa mund te besoje shumekush jam shume korrekte ne lidhje. Prandaj besoj se ky perkushtim e ka bere lidhjen tone te forte dhe te gjate”. Dhe padyshim teper larg ndarjes, per te cilen vetem pak kohe me pare u perfol ne mediat e kryeqytetit. “Nuk jemi ndare asnjehere dhe nuk kemi pasur asnjehere probleme, pavaresisht asaj cfare thuhet”, e mbyll rrefimin e saj Ciljeta. Sepse pertej asaj cfare shkruhet, ajo po e shijon per bukuri dashurine e saj. E se bashku me edhe te gjithe kete vit te gjate, i cili ka qene vertet te mbare. Dhe qe duket se do te mbyllet ashtu sic filloi. Me plot suksese. Me guximin per t’u perballur me nje sfide te re ne nje festival, me nje album te ri dhe e mbi te gjitha me nje dashuri per t’u patur zili.



mare nga revista klan


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top
SySTeM_oF_A_DoWn
Postuar nė: 29.01.2007, 00:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 234
Antari Nr: 1009
Bashkangjitur: 12.04.2006



Nuk ka asgje qe me pelqen tek ajo...as muzika as (bukurin) qe eka ..thojn se eshte e bukur ...un skam pa bukuri tek ajo.


----------------------------------------
RockMetal4ever
PM
Top
LirimShabani
Postuar nė: 30.01.2007, 22:32
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



system

ty veq qaj far rok grupi yt po te pelqejka a ?? dmth sipas teje vetem ty qa te pelqen duhet edhe tjerve me ju pelqy se ne temen tjeter veq na ke sha te tanve


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top
Senatori_TeT
Postuar nė: 31.01.2007, 02:00
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2032
Antari Nr: 5504
Bashkangjitur: 28.01.2007



nuk e di per imazhin e saj te ri,por ne saje te asaj qe kam pare,ciljeta ne 2 koncerte u prezantua para publikut si nje prostitute...veshja(apo me mire te them zhveshja) e saj nuk dallonte aspak nga ato veshjet 'extravagante' te vajzave ne bordelet me ngjyra te kuqe.
andaj nuk e cmoj si artiste...nje artiste duhet te kete kompetenca qe muziken ta shes permes zerit te saj joshes,e jo permes zhveshjes pa mase para publikut!


----------------------------------------
Perparesia e te mencurit qendron aty se cdohere mundet te shtiret si i marre!

I'm just a soul whose intentions are good,oh Lord please don't let me be misunderstood.(Yusuf Islam)

Duke shkuar dit' e net,
E duke ndėrruarė moti,
Vemi si lumi nė det,
Nga Zoti,prapė tek Zoti.(Naim Frashėri)

Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.(Sami Frashėri)

Nje Shqiptar vlen sa 1000 njerez,2 shqiptare nuk vlejne asgje.(Faik Konica)
PM
Top
SySTeM_oF_A_DoWn
Postuar nė: 31.01.2007, 22:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 234
Antari Nr: 1009
Bashkangjitur: 12.04.2006



 Citim (Senatori_TeT @ 31.01.2007, 02:00)
nuk e di per imazhin e saj te ri,por ne saje te asaj qe kam pare,ciljeta ne 2 koncerte u prezantua para publikut si nje prostitute...veshja(apo me mire te them zhveshja) e saj nuk dallonte aspak nga ato veshjet 'extravagante' te vajzave ne bordelet me ngjyra te kuqe.
andaj nuk e cmoj si artiste...nje artiste duhet te kete kompetenca qe muziken ta shes permes zerit te saj joshes,e jo permes zhveshjes pa mase para publikut!

Senatori_tet ...hahahaha po leje bre njeri pse po e krition a edin qe katunart te jesin n'qaf...a e din qe kallen katunart mas ksaj....ncnncncn...Kjo me Artin shum larg ku e di kjo qka eshte "Arti" por per fat te keq nuk eshte kjo e vetme ka shum si kjo...pershembull

1- ADELINA ISMAJLI
2- ZANFINA ISMAJLI
3- LEONORA JAKUPI
4- JEHONA SOPI
5- NORA ISREFI
6- SONI . ... Lori ,Genta Ismajli , TUNA , ...qesi BerLLogi kemi shum qe shum larg jan me Boten e Artit ...Larg shum shum Sa Toka prej Diellit. qaq larg jan kto me Artin.


----------------------------------------
RockMetal4ever
PM
Top
MIRA_
Postuar nė: 31.01.2007, 22:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



SySTeM_oF_A_DoWn,ti me te vertet paske ide per boten e artit!! Vetem se s'ja ke qellu si duhet ksaj here. Adelina Ismajli, Soni nuk i perkasin kti rangu te kengetarve qe kishe perbledh me larte!


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top
Senatori_TeT
Postuar nė: 01.02.2007, 01:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2032
Antari Nr: 5504
Bashkangjitur: 28.01.2007



System_of_a_down te jap te drejte...mua prej kengetareve shqiptare qe ekzistojne,sa i perket zhanrit te muzikes se lehte argetuese,e vetmja qe me pelqen si artiste eshte Mariza Ikonomi,zonjusha qe me zerin e saj ben magji e mrekulli...te tjerat nuk i cmoj dot.


----------------------------------------
Perparesia e te mencurit qendron aty se cdohere mundet te shtiret si i marre!

I'm just a soul whose intentions are good,oh Lord please don't let me be misunderstood.(Yusuf Islam)

Duke shkuar dit' e net,
E duke ndėrruarė moti,
Vemi si lumi nė det,
Nga Zoti,prapė tek Zoti.(Naim Frashėri)

Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.(Sami Frashėri)

Nje Shqiptar vlen sa 1000 njerez,2 shqiptare nuk vlejne asgje.(Faik Konica)
PM
Top
SySTeM_oF_A_DoWn
Postuar nė: 01.02.2007, 20:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 234
Antari Nr: 1009
Bashkangjitur: 12.04.2006



 Citim (MIRA_ @ 31.01.2007, 22:55)
SySTeM_oF_A_DoWn,ti me te vertet paske ide per boten e artit!! Vetem se s'ja ke qellu si duhet ksaj here. Adelina Ismajli, Soni nuk i perkasin kti rangu te kengetarve qe kishe perbledh me larte!

nncncncnc god ...cilit Rang i perkasin Adelina edhe Soni sipas teje MIRA...


----------------------------------------
RockMetal4ever
PM
Top
SySTeM_oF_A_DoWn
Postuar nė: 01.02.2007, 20:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 234
Antari Nr: 1009
Bashkangjitur: 12.04.2006



 Citim (Senatori_TeT @ 01.02.2007, 01:19)
System_of_a_down te jap te drejte...mua prej kengetareve shqiptare qe ekzistojne,sa i perket zhanrit te muzikes se lehte argetuese,e vetmja qe me pelqen si artiste eshte Mariza Ikonomi,zonjusha qe me zerin e saj ben magji e mrekulli...te tjerat nuk i cmoj dot.

Senator ke rrespekt te veqant prej anes sime ...me te vertet paske vesh per muzik ...

Mariza ikonomi eshte Kengetare me shkoll (akademi ) te muzikes
bravo


----------------------------------------
RockMetal4ever
PM
Top
Senatori_TeT
Postuar nė: 02.02.2007, 00:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2032
Antari Nr: 5504
Bashkangjitur: 28.01.2007



flm,po normal,eshte bere muzika vetem pune biznesi,kujt i kujtohet nxjerr album


----------------------------------------
Perparesia e te mencurit qendron aty se cdohere mundet te shtiret si i marre!

I'm just a soul whose intentions are good,oh Lord please don't let me be misunderstood.(Yusuf Islam)

Duke shkuar dit' e net,
E duke ndėrruarė moti,
Vemi si lumi nė det,
Nga Zoti,prapė tek Zoti.(Naim Frashėri)

Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.(Sami Frashėri)

Nje Shqiptar vlen sa 1000 njerez,2 shqiptare nuk vlejne asgje.(Faik Konica)
PM
Top
melcheh
Postuar nė: 03.02.2007, 16:16
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 18
Antari Nr: 5611
Bashkangjitur: 03.02.2007



ska be daj me too
PM
Top
Miss.Blue
Postuar nė: 09.09.2007, 21:11
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3583
Antari Nr: 8802
Bashkangjitur: 07.08.2007



 Citim (SySTeM_oF_A_DoWn @ 31.01.2007, 22:10)
Senatori_tet ...hahahaha po leje bre njeri pse po e krition a edin qe katunart te jesin n'qaf...a e din qe kallen katunart mas ksaj....ncnncncn...Kjo me Artin shum larg ku e di kjo qka eshte "Arti" por per fat te keq nuk eshte kjo e vetme ka shum si kjo...pershembull

1- ADELINA ISMAJLI
2- ZANFINA ISMAJLI
3- LEONORA JAKUPI
4- JEHONA SOPI
5- NORA ISREFI
6- SONI . ... Lori ,Genta Ismajli , TUNA , ...qesi BerLLogi kemi shum qe shum larg jan me Boten e Artit ...Larg shum shum Sa Toka prej Diellit. qaq larg jan kto me Artin.

Adelina- edhe nese sot pelqehet per stilin e saj, krejt qka ka arrit e ka arrit ne baze te veshjeve edhe bukurise
Zanfina- po ecen hapave te se motres dhe u be e famshme si "motra e adelines"
Leonora- mos me e pas pas fytyren qe e ka se kish njoft askush
Jehona- as me fol nuk mundet e le ma me kendu
Nora- kengtarja qe e urrej, per stilin palidhje, per zerin katastrofe, per (zh)veshjet, per intervistat ku nuk din ti lidh 2 fjali. E ksaj duhet ti themi kengtare?? te lutem!!
Lori- ka ze! Per te tjerat spo foli veq TE LUTEM mos e fut TUNEN ktu sepse eshte kengtarja me komlete shqiptare:ka ze, ka stil, eshte intelegjente! Pse e fut Tunen ktu??? ma jep ni arsye te vetme...


----------------------------------------
Home is NOT home without mom ..


INFORMATION IS POWER!
PM
Top
dream_girl
Postuar nė: 10.09.2007, 11:44
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 41
Antari Nr: 8896
Bashkangjitur: 12.08.2007



Pershendetje te gjithve .........Per Art ,me mir mos folim ne ballkan se smeret vesht gje jan perzi shum gjerat cdo kush imiton njeri tjeterin ne muzik e ne veshje sikush te dal me interesant por asgje sduket ashtu ,por nejse qellimi i tyre diet kush esht sic e ceku dikush ketu perfitimi material Biznesi duhet te mbitoj njerzia hahahaa edhe hajt behu kengetar e kengetare se perfitime ke aty ,sesht vetem Ciljeta ka shum si ajo qe skan cilesi fare as qe perfaqsojn ata artin per fat te keq ka njerz qe i vlersojn.U fol edhe per Tunen ketu vertet me pelqejn ca kenge te asaj edhe ka texte per tu lavderuar por mos harrojm se ka stil krejt te vjedhur te zerit,kur ndegjoj ate me duket si kengetarja tani e pauzuar se per cfar arsye Erzana Berisha respekte per te ....Klm tschüss
PM
Top
SySTeM_oF_A_DoWn
Postuar nė: 13.09.2007, 17:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 234
Antari Nr: 1009
Bashkangjitur: 12.04.2006



 Citim (rinna @ 09.09.2007, 21:11)
Adelina- edhe nese sot pelqehet per stilin e saj, krejt qka ka arrit e ka arrit ne baze te veshjeve edhe bukurise
Zanfina- po ecen hapave te se motres dhe u be e famshme si "motra e adelines"
Leonora- mos me e pas pas fytyren qe e ka se kish njoft askush
Jehona- as me fol nuk mundet e le ma me kendu
Nora- kengtarja qe e urrej, per stilin palidhje, per zerin katastrofe, per (zh)veshjet, per intervistat ku nuk din ti lidh 2 fjali. E ksaj duhet ti themi kengtare?? te lutem!!
Lori- ka ze! Per te tjerat spo foli veq TE LUTEM mos e fut TUNEN ktu sepse eshte kengtarja me komlete shqiptare:ka ze, ka stil, eshte intelegjente! Pse e fut Tunen ktu??? ma jep ni arsye te vetme...

Pse Qka Dallon Tuna prej ktyre ...gjeje ti nji veti qe eka tuna dhe qe dallon prej ktyre tjerav ... -Same Shit-


----------------------------------------
RockMetal4ever
PM
Top
verwest
Postuar nė: 14.09.2007, 00:00
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 9498
Bashkangjitur: 13.09.2007



ske faj SYSTEM OF A DOWN . bile TUNA eshte ma katastrof prejt krejtave . thjesht kengtaret shqiptare sjan kengtare.
PM
Top

Topic Options Faqe: (2) [1] 2  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio