Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (2) [1] 2   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Smundja e dashurise
MIRA_
Postuar nė: 28.01.2007, 12:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Rroftė sėmundja e dashurisė


Fiksim. Ankth. Ulje - ngritje tė humorit. Pastaj takikardi, djersė, prerje e oreksit. Tė gjitha simptomat e njė sėmundjeje. Nga e cila askush nuk do tė shėrohet. Njė neurolog anglez ėshtė i bindur pėr kėtė

Frymėmarrje e rėnduar, takikardi, pakėsim i oreksit. Dhe pastaj mendime tė kėqija, ankth pėr tė ardhmen, ndryshime tė menjėhershme tė humorit. Mos bėni sikur nuk i njihni simptomat. Janė simtomat e njė sėmundjeje qė herėt a vonė i godet tė gjithė, por qė asnjė mjek nuk do tė guxonte ndonjėherė t'i diagnostikonte si tė tilla.

Tė nxirrje diagnozėn e sėmundjes sė dashurisė, ishte diēka normale pėr mjekėt e antikitetit. Por nė mjekėsinė shkencore tė ditėve tona, pėr dashurinė si sėmundje nuk flitet mė. Mjekėsia, bashkė me psikologjinė, duket se kanė hequr dorė madje edhe nga tė pėrgjigjurit e pyetjes: ē'ėshtė dashuria? Pėr ta risjellė kėtė fjalė nė fjalorin mjekėsor tenton Frank Tallis, psikologu klinik anglez qė jep psikologji klinike dhe neuroshkencė nė King's College. Tallis, nė librin e tij tė ri "Love sick" propozon njė tezė paradoksale dhe provokuese: qė dashuria ėshtė njė formė e sėmundjes mendore. Por njė sėmundje e nevojshme dhe pėr tė cilėn nė tė vėrtetė ne nuk duam asnjė lloj kurimi.

Nė faqet e para tė librit, ju akuzoni mjekėsinė dhe vetė psikologjinė se nuk po e merr dhe aq seriozisht dashurinė.

Si psikolog klinik, shpesh mė krijohet ideja se po i lė nė baltė shumė nga pacientėt e mi, qė vuajnė nga diēka qė nuk mund tė emėrtohet ndryshe pėrveēse sėmundje e dashurisė. Por nėpėr tekstet e shkruara ky term nuk shfaqet dhe kėshtu kėta pacientė gjenden pėrballė diagnozės zyrtare tė depresionit apo ankthit. Por, ky nuk ėshtė pėrshkrimi i duhur pėr gjendjen e tyre, qė lidhet veēanėrisht me pėrvojėn e rėnies nė dashuri. Diēka thelbėsore, siē ėshtė dashuria, meriton me siguri njė trajtim shkencor, por psikologjia nuk ka qenė kurrė e aftė tė shpjegojė as anėt biokimike e as ato emocionale. Eshtė e habitshme se si mjekėsia dhe psikologjia merren kaq shumė me seksin, por pothuajse fare me dashurinė. Dashuria i ndryshon thellėsisht njerėzit, ndikon nė mėnyrėn se si ata mendojnė dhe sillen dhe kur nuk ėshtė e lumtur shkakton njė sėmundje fizike. Eshtė diēka, pėr tė cilėn tė gjithėve u ndodh tė vuajnė, por mbi tė cilėn psikologjia nuk ka shumė pėr tė thėnė.

Aq sa tė konsiderohet njė sėmundje mendore?

Diagnoza e sėmundjes sė dashurisė konsiderohej si e ligjshme dhe e dobishme nga mjekėsia, sė paku deri nė fillim tė Gjashtėqindės. Dhe nėse rilexojmė ato diagnoza antike, shohim se paciantėt nė fjalė tregonin njė bashkėsi simptomash: mendim fiks pėr personin qė duam, melankoli, gjendje ekstaze, lėkundje tė fuqishme tė humorit. Tė gjitha simptomat qė bėjnė pjesė nė diagnozat bashkėkohore tė obsesionit, depresionit, manisė. Diagnoza e vjetėr e sėmundjes sė dashurisė pėrkon pothuajse pėrsosmėrisht me njė diagnozė tė ditėve tė sotme ajo e shqetėsimit obsesiv me ndryshime tė humorit. Ka shumė akspekte tė rėnies nė dashuri, qė stimulojnė njė shqetėsim mendor, nė njė mėnyrė kaq besnike, sa ndoshta nuk ka asnjė ndryshim tė vėrtetė mes obsesionit pėr personin e dashur dhe njė obsesioni tė vėrtetė klinik. Pėrvoja e rėnies nė dashuri ėshtė pėr shumė prej nesh pėrvoja mė e afėrt me sėmundjen mendore, qė na qėllon ta provojmė. Eshtė rasti ynė pėr tė flirtuar me ēmendurinė.

Pėrse na paska dėnuar evolucioni qė tė eksperimentojmė njė sėmundje mendore?

Dashuria ėshtė njė lloj mekanizmi sigurie, qė evolucioni e ka krijuar pėr tė kontrolluar specien nga vetė racionaliteti ynė. Duhet tė jetė irracionale pėr tė siguruar lindjen, pra vazhdimin e species njerėzore. Fėmijėt tanė lindin mjaft tė prekshėm dhe tė dobėt dhe kanė nevojė pėr kujdes nga ana e prindėrve. Dhe nė ndryshim nga kafshė tė tjera, ne kemi njė tru mjaft tė zhvilluar, qė na lejon tė rrebelohemi kundėr instikteve tona riprodhuese dhe tė refuzojmė punėn e vėshtirė tė rritjes sė fėmijėve. Mund tė vendosim tė gjithė tė mos kemi fėmijė dhe specia do tė shuhej. Pėrkundrazi, vazhdojmė tė lindim. Nuk ėshtė njė rastėsi qė nė pjesėn mė tė madhe tė pėrvojave, faza e dashurisė sė vėrtetė zgjat rreth dy apo tre vjet. Eshtė koha qė u nevojitej parardhėsve tanė pėr tė sjellė nė jetė dhe pėr tė t'i prerė gjirin njė fėmijė. Ēmenduria e dashurisė zgjat aq sa nevojitet qė genet tona tė kalojnė tek brezi pasardhės. Evolucioni na ka furnizuar me njė pėrfshirje tė fuqishme emocionale, qė na ēliron nga ēdo lloj mendimi rracional, nė mėnyrė qė tė marrim njė vendim qė nuk ėshtė nė interesin tonė, por nė atė tė vetė species.

Disa manifestime tė dashurisė nxjerrin nė pah aspektin patologjik. Nė mėnyrė tė veēantė xhelozia.

Xhelozia ėshtė njė gjendje emocionale mjaft komplekse, qė e ka origjinėn nga njė kėrcėnim real ose imagjinar ndaj marėdhėnies seksuale. Eshtė njė pėrzierje e ankthit, inatit dhe depresionit, qė shtrembėron perceptimet tona dhe me raste na bėn edhe tė dhunshėm. Por ėshtė kaq e fuqishme sepse ėshtė e rėndėsishme pėr specien. Funksioni kryesor i dashurisė ėshtė qė tė ēimentojė njė marėdhėnie seksuale pėr njė periudhė kohe tė mjaftueshme pėr tė rritur fėmijėt, por nuk funksionon gjithmonė. Xhelozia ėshtė njė shėrim pėr jopėrsosmėritė e dashurisė, lejon mbrojtjen e interesave tona riprodhuese nga rivalėt. Tė gjithė rrjedhim nga paraardhės xhelozė dhe pjesa mė e madhe e tentativave moderne pėr tė kapėrcyer xhelozinė nuk funksionojnė. Mendimi liberal nuk mund tė bėjė shumė kundėr demonėve tanė tė evolucionit.

Nė libėr ju jepni njė shpjegim edhe pėr faktin qė dashuria shpesh na bėn tė sillemi si fėmijė.

Pėr qeniet njerėzore ėshtė mjaft e rėndėsishme qė, qė tė vegjėl tė formojnė njė lidhje tė fortė qė tė kujdeset pėr ta, mė e preferueshme ėshtė ajo me nėnėn. Sigurisht, kjo ka njė pėrparėsi tė madhe evolutive dhe ėshtė ndoshta sjellja mė e rėdėsishme, e shkruar nė neuronet tona. Ndoshta ngjitja fėminore me nėnėn dhe ajo me personin e dashur varen nga tė njėjtat sisteme neuronesh thelbėsorė. Nė njėfarė mėnyre, lidhja mes nėnės dhe fėmijės ėshtė modeli origjinal i tė gjitha lidhjeve tė thella. Nėna dhe fėmija pėrshembull, kalojnė shumė kohė duke u parė nė sy dhe duke prekur fytyrat, tamam si tė dashuruarit. Me njė tė sapolindur sajojmė vargje tė ēuditshme apo kėndojmė, nė mėnyrė shpeshherė qė na bėn tė ndihemi si nė turp, tė njėjtėn gjė bėjmė edhe me personin qė dashurojmė.

Ē'ndodh me trurin kur biem nė dashuri?

Nė nivel kimik, gjėja qė kemi zbuluar nga shigjetat e Erosit ėshtė ositoksina. Eshtė njė edorfinė, domethėnė njė nga ato substanca kimike tė ngjashme me barin e opiumit qė nė trurin tonė rregullojnė kėnaqėsinė dhe dhimbjen. Ositoksina ka njė rol qė shfaqet qė nė shfaqjen e dėshirės seksuale ndaj njė njeriu, por nivelet e saj ngrihen nė mėnyrė dramatike dorė pas dore kur nisim intimitetin me tė. Eshtė pėrgjegjėse pėr ndjesinė e euforisė, qė lidhet me afėrsinė me personin qė duam dhe ka efekte tė rėndėsishme mbi kujtesėn, duke e konsoliduar imazhin e tjetrit nė mėnyrė qė shėrben pėr ta mbajtur tė gjalė lidhjen, edhe kur jemi larg.

Nėse dashuria ėshtė vėrtetė njė sėmundje mendore, a duhet tė shqetėsohemi pėr ta kuruar?

Pjesėrisht kjo ndodh ndėrkaq. Siē e thashė, shumė persona qė nė tė vėrtetė vuajnė nga sėmundja e dashurisė, gjenden pėrballė diagnozės zyrtare tė depresionit dhe mjekohen me antidepresivė. Dhe shpesh kjo funksionon sepse edhe vuajtja e dashurisė, ashtu si depresioni, duket se ka tė bėjė me njė ulje tė nivelit tė serotoninės, pėr tė cilėn shėrbejnė kėta ilaēe. Nuk mund tė parjashtohet fakti se nė vitet e ardhshme me pėrparimin e njohurive biokimike, tė shpiken ilaēet e duhura pėr tė mjekuar simptomat e njė zhgėnjimi dashuror. Por nė vetvete dashuria ėshtė njė sėmundje, qė nuk do t'ia gjejmė kurrė mjekimin. Ajo qė mund tė bėjmė ėshtė vetėm ta jetojmė dashurinė nė mėnyrė sa mė tė shėndetshme, gjė qė shpesh nuk e bėjmė. Pa pritur tepėr, por edhe pa nėnvleftėsuar pasojat e saj.

Duhet tė heqim dorė nga romantizmi?

Idealizmi romantik, ai i ngritur nė qiell nga poetėt, ėshtė njė fenomen tipik perėndimor, qė ka pasur pasoja tė thella nė kulturėn tonė, duke e kthyer dashurinė nė njė lloj feje nė na shpie nė shpresa krejt jorealiste. Nė njėfarė pike kemi nisur tė kėrkojmė tek qeniet e tjera njerėzore atė transhendencė, tė cilėn mė pėrpara e kėrkonim tek feja. Dhe natyrisht qė jemi tė dėnuar tė dėshtojmė, sepse njerėzit janė tė mbushur me difekte dhe nuk mund tė na japin kėtė lumturi tė thellė e tė pėrjetshme thjesht duke pasur njė marrėdhėnie me ne. Nė kėtė kuptim disa aspekte tė traditės lindore, nė tė cilėn rėnia nė dashuri nuk shenjtėrohet dhe ku martesat bėhen me shkuesi, ēuditėrisht dalin mė tė shėndetshme.

Le tė flasim pėr seksin.

Kur bėjmė seks me dikė, nė trurin tonė prodhohen ndryshime nė nivel kimik qė na bėjnė qė ai person tė na duket mė tėrheqės. Tė bėsh seks nė mėnyrė tė rastėsishme do tė thotė tė luash me zjarrin, me mekanizma evolutivė mjaft tė fuqishėm. Rrezikojmė tė biem nė dashuri dhe tė formojmė njė lidhje me njė njeri qė nuk na pėrshtatet, kur nė tė vėrtetė do tė ishte mė mirė tė kėrkonim dikė me tė cilin kemi mė tepėr gjėra tė pėrbashkėta, me tė cilin ndajmė tė njėjtėn mėnyrė tė tė parit tė botės, qė na stimulon intelektualisht. Sipas tė gjitha gjasave seksi i ngatėrron mė tepėr gjėrat, sepse ēliron substanca kimike qė shtrembėrojnė perceptimin. Siē e thashė, kjo ka njė arsye tė caktuar evolutive dhe ėshtė mjaft e leverdisshme pėr specien, por jo gjithmonė pėr ne individėt.

Nėse dhimbjet e dashurisė janė sėmundje, atėherė a do tė na duhet ta ndryshojmė mendimin tonė pėr sėmundjet mendore?

Do tė thoja qė po. Nė njėfarė mėnyre, nėse kuptojmė se sa ngjan dashuria me njė sėmundje mentale, do tė evitojmė qė t'i tregojmė me gisht ata qė vuajnė nga shqetėsime tė tilla si skizofrenia. Asnjė prej nesh ėshtė krejtėsisht i imunizuar nga sėmundjet mendore, pėr aq kohė sa askush nga ne nuk e ka nė dorė qė ta shmangė rėnien nė dashuri.



mare nga revista klan


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top
Senatori_TeT
Postuar nė: 29.01.2007, 04:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2032
Antari Nr: 5504
Bashkangjitur: 28.01.2007



Semundje,por semundje qellim mire...flm Zotit qe ekziston kjo smil3dbd4d4e4c4f2.gif


----------------------------------------
Perparesia e te mencurit qendron aty se cdohere mundet te shtiret si i marre!

I'm just a soul whose intentions are good,oh Lord please don't let me be misunderstood.(Yusuf Islam)

Duke shkuar dit' e net,
E duke ndėrruarė moti,
Vemi si lumi nė det,
Nga Zoti,prapė tek Zoti.(Naim Frashėri)

Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.(Sami Frashėri)

Nje Shqiptar vlen sa 1000 njerez,2 shqiptare nuk vlejne asgje.(Faik Konica)
PM
Top
ndeshkuesi
Postuar nė: 29.01.2007, 19:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1151
Antari Nr: 4817
Bashkangjitur: 21.12.2006



Haha hajde dashuri hajde
Falemenderimi i takon vetem allahut qe fali gjinin e bukur se po mos ishit ju o vajza vertet do kishna probleme me psiqiken hahaha
Zoti i bekoft vajzat
Me ju e kemi nje qellim per jete
Te ju gjejm kenaqsine shpirtrore morale.....
Jeni nje gjini qe duhet respektuar.....
Cdo gje ne jete behet vetem per ju
Pa vajza ska jete
hahah flm zotin edhe ju vajza qe na keni neve per te shmangur cdo semundje mendore..........
PM
Top
velushi
Postuar nė: 30.01.2007, 01:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 82
Antari Nr: 3737
Bashkangjitur: 31.10.2006



UN JAM SHERUS I DASHURIS HAHAHA hajg se sjam i dashurum as sedi qka asht bile veq edi qe thojn asht smuj sdi sa esht e vertet.
tung tung.
PM
Top
drita_fr
Postuar nė: 07.02.2007, 19:59
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 274
Antari Nr: 3625
Bashkangjitur: 27.10.2006



ehehehe o velush rahat koke ti qe skoki i dashurun hala po ski qare pa u provu edhe ti me dashuri ... (mec)

dashuria esht smuj po dashuria i ka vet ilaqet e veta qe e qetson dhimbjen qekjo dashuri po na mban gjall se sdi per cka kishim jetu na ????

pershendetje te gjith te dashuruarit (dashuroni veq nese ju dashurojn edhe juve )
PM
Top
blerim-blero
Postuar nė: 07.02.2007, 22:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 296
Antari Nr: 1768
Bashkangjitur: 18.07.2006



eh moj drita ke do fjal shum te mira qe pi perdor se di,
vec e di se shum te ka smujt dashuria,aq shum sa ti me nuk mundet ilac me tu gjet.
PMIntegrity Messenger IMYahooMSN
Top
MIRA_
Postuar nė: 07.02.2007, 22:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Mashallah, sa psikologe paske ne forum nuk e kam dite :)!


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top
velushi
  Postuar nė: 07.02.2007, 23:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 82
Antari Nr: 3737
Bashkangjitur: 31.10.2006



hehehe drita_fr ja tash um ka ra mue qeky gripi i dashuris kuku qka ishsh pot terke heheh
dashuria ish smuj e nuk ish fore qe sun poj gjajshe ilaq as ne barnatore hehehe ciaoo kalofshi interesant tegjith.
tung tung tung smil3dbd4e4c2e742.gif smil3dbd4e4c2e742.gif"D"
PM
Top
ndeshkuesi
Postuar nė: 07.02.2007, 23:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1151
Antari Nr: 4817
Bashkangjitur: 21.12.2006



Te tjer duam!

Te tjer na duan!

Te tjer marim!
PM
Top
fato1
Postuar nė: 01.04.2007, 16:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5435
Antari Nr: 5088
Bashkangjitur: 04.01.2007



 Citim (ndeshkuesi @ 07.02.2007, 23:17)
Te tjer duam!

Te tjer na duan!

Te tjer marim!

Inshalla nuk eshte ashtu ...... smil3dbd4e29bbcc7.gif smil3dbd4e29bbcc7.gif smil3dbd4e29bbcc7.gif
PM
Top
trandelina
Postuar nė: 11.06.2007, 13:47
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 7
Antari Nr: 5922
Bashkangjitur: 18.02.2007



 Citim (ndeshkuesi @ 29.01.2007, 19:21)
Haha hajde dashuri hajde
Falemenderimi i takon vetem allahut qe fali gjinin e bukur se po mos ishit ju o vajza vertet do kishna probleme me psiqiken hahaha
Zoti i bekoft vajzat
Me ju e kemi nje qellim per jete
Te ju gjejm kenaqsine shpirtrore morale.....
Jeni nje gjini qe duhet respektuar.....
Cdo gje ne jete behet vetem per ju
Pa vajza ska jete
hahah flm zotin edhe ju vajza qe na keni neve per te shmangur cdo semundje mendore..........

degjo ti djal mos u tall kur eshte fjala per vajza se pranojeni edhe vet[ju djemet]se kur ka te bej diq me vajzat juve ju shkon leng goje hahahahah keshtu qe rri urt se per me pas drejt ti me u tall me neve femrat duhet me e pas nenen vajz haha smil3dbd4d4e4c4f2.gif kalofsh mire
PM
Top
AeRtOn
Postuar nė: 21.06.2007, 19:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 3865
Antari Nr: 6944
Bashkangjitur: 15.04.2007



une personalisht smund ta paramendoj jeten pa nje vajze, dhe me te veretet falenderimi i takon Zotit te Gjithfuqishem qe krijoi vajzen nga djali qe te gjeje djali prehje tek vajza, prandaj vajza eshte amaneti i djalit, deh duhet dashuruar njeri tjetrin...kaq kisha


----------------------------------------
“Dikur thonin se palestinezėt luftojnė si heronj, e tani thonė se heronjtė luftojnė si palestinezė.”
— Norman Finkelstein
PM
Top
orfeu
Postuar nė: 22.06.2007, 15:21
Quote Post


Moderator
*****

Posti: Antarė
Postime: 493
Antari Nr: 5965
Bashkangjitur: 20.02.2007



Fiksim. Ankth. Ulje - ngritje tė humorit. Pastaj takikardi, djersė, prerje e oreksit. Tė gjitha simptomat e njė sėmundjeje. Nga e cila askush nuk do tė shėrohet. Njė neurolog anglez ėshtė i bindur pėr kėtė

Na paska thene nje neurology anglez dhe net e gjithe tash duhet te themi: AMIN. Nuk eshte aspak keshtu si thote ai.

Frymėmarrje e rėnduar, takikardi, pakėsim i oreksit. Dhe pastaj mendime tė kėqija, ankth pėr tė ardhmen, ndryshime tė menjėhershme tė humorit. Mos bėni sikur nuk i njihni simptomat. Janė simtomat e njė sėmundjeje qė herėt a vonė i godet tė gjithė, por qė asnjė mjek nuk do tė guxonte ndonjėherė t'i diagnostikonte si tė tilla.

Aman, te gjithe ketu e keni pranuar, sikur asnjehere nuk keni rene ne dashuri. Ma thoni, kur bini ne dashuri, keni mendime te keqija per te ardhmen? Humori sin a ndryshon? Net e keq shkon, apo net e mire? Pra ne nuk biem ne depression e ne deshperim ashtu si thot autori.

Tė nxirrje diagnozėn e sėmundjes sė dashurisė, ishte diēka normale pėr mjekėt e antikitetit. Por nė mjekėsinė shkencore tė ditėve tona, pėr dashurinė si sėmundje nuk flitet mė. Mjekėsia, bashkė me psikologjinė, duket se kanė hequr dorė madje edhe nga tė pėrgjigjurit e pyetjes: ē'ėshtė dashuria? Pėr ta risjellė kėtė fjalė nė fjalorin mjekėsor tenton Frank Tallis, psikologu klinik anglez qė jep psikologji klinike dhe neuroshkencė nė King's College. Tallis, nė librin e tij tė ri "Love sick" propozon njė tezė paradoksale dhe provokuese: qė dashuria ėshtė njė formė e sėmundjes mendore. Por njė sėmundje e nevojshme dhe pėr tė cilėn nė tė vėrtetė ne nuk duam asnjė lloj kurimi.

Se pari, semundje do me thene nje vuajtje e perkohshme nga nje crregullim trupor. Sick - temporarily suffering from a disorder of the body. (e marrur nga www.m-w.com).
Nese dashuria na qenka crregullim trupor atehere s’dij si do quhet kenaqesia, lumturia dhe lotet nga gezimi.


Nė faqet e para tė librit, ju akuzoni mjekėsinė dhe vetė psikologjinė se nuk po e merr dhe aq seriozisht dashurinė.

Si psikolog klinik, shpesh mė krijohet ideja se po i lė nė baltė shumė nga pacientėt e mi, qė vuajnė nga diēka qė nuk mund tė emėrtohet ndryshe pėrveēse sėmundje e dashurisė. Por nėpėr tekstet e shkruara ky term nuk shfaqet dhe kėshtu kėta pacientė gjenden pėrballė diagnozės zyrtare tė depresionit apo ankthit. Por, ky nuk ėshtė pėrshkrimi i duhur pėr gjendjen e tyre, qė lidhet veēanėrisht me pėrvojėn e rėnies nė dashuri. Diēka thelbėsore, siē ėshtė dashuria, meriton me siguri njė trajtim shkencor, por psikologjia nuk ka qenė kurrė e aftė tė shpjegojė as anėt biokimike e as ato emocionale. Eshtė e habitshme se si mjekėsia dhe psikologjia merren kaq shumė me seksin, por pothuajse fare me dashurinė. Dashuria i ndryshon thellėsisht njerėzit, ndikon nė mėnyrėn se si ata mendojnė dhe sillen dhe kur nuk ėshtė e lumtur shkakton njė sėmundje fizike. Eshtė diēka, pėr tė cilėn tė gjithėve u ndodh tė vuajnė, por mbi tė cilėn psikologjia nuk ka shumė pėr tė thėnė.


Interesante apo jo, e paraqet si semundje, por sherimin dhe terapine per sherimin prej saj nuk e jep. Ne e dijme te gjithe, cdo semundje ka nevoje per terapi. Dhe poqese ai e quan kete semundje qe nuk ka nevoje per terapi, atehere logjikisht, ne mund te themi: Derisa nuk ka nevoje per terapi, nuk mund ta quajme semundje.

Pėrse na paska dėnuar evolucioni qė tė eksperimentojmė njė sėmundje mendore?

Dashuria ėshtė njė lloj mekanizmi sigurie, qė evolucioni e ka krijuar pėr tė kontrolluar specien nga vetė racionaliteti ynė. Duhet tė jetė irracionale pėr tė siguruar lindjen, pra vazhdimin e species njerėzore. Fėmijėt tanė lindin mjaft tė prekshėm dhe tė dobėt dhe kanė nevojė pėr kujdes nga ana e prindėrve. Dhe nė ndryshim nga kafshė tė tjera, ne kemi njė tru mjaft tė zhvilluar, qė na lejon tė rrebelohemi kundėr instikteve tona riprodhuese dhe tė refuzojmė punėn e vėshtirė tė rritjes sė fėmijėve. Mund tė vendosim tė gjithė tė mos kemi fėmijė dhe specia do tė shuhej. Pėrkundrazi, vazhdojmė tė lindim. Nuk ėshtė njė rastėsi qė nė pjesėn mė tė madhe tė pėrvojave, faza e dashurisė sė vėrtetė zgjat rreth dy apo tre vjet. Eshtė koha qė u nevojitej parardhėsve tanė pėr tė sjellė nė jetė dhe pėr tė t'i prerė gjirin njė fėmijė. Ēmenduria e dashurisė zgjat aq sa nevojitet qė genet tona tė kalojnė tek brezi pasardhės. Evolucioni na ka furnizuar me njė pėrfshirje tė fuqishme emocionale, qė na ēliron nga ēdo lloj mendimi rracional, nė mėnyrė qė tė marrim njė vendim qė nuk ėshtė nė interesin tonė, por nė atė tė vetė species.

Derisa kafshet shumohen me instikt, njerezi kete e bejne me vetedije. Kjo lidhet me sociologjine, ku nje prej funksioneve kryesore te familjes eshte [B]funksioni biologjik i cili ka per detyre reprodukimin apo shumimin e gjinise njerezore. Sipas tij, kjo duhet te quhet semundje?[/B]

Disa manifestime tė dashurisė nxjerrin nė pah aspektin patologjik. Nė mėnyrė tė veēantė xhelozia.

Xhelozia ėshtė njė gjendje emocionale mjaft komplekse, qė e ka origjinėn nga njė kėrcėnim real ose imagjinar ndaj marėdhėnies seksuale. Eshtė njė pėrzierje e ankthit, inatit dhe depresionit, qė shtrembėron perceptimet tona dhe me raste na bėn edhe tė dhunshėm. Por ėshtė kaq e fuqishme sepse ėshtė e rėndėsishme pėr specien. Funksioni kryesor i dashurisė ėshtė qė tė ēimentojė njė marėdhėnie seksuale pėr njė periudhė kohe tė mjaftueshme pėr tė rritur fėmijėt, por nuk funksionon gjithmonė. Xhelozia ėshtė njė shėrim pėr jopėrsosmėritė e dashurisė, lejon mbrojtjen e interesave tona riprodhuese nga rivalėt. Tė gjithė rrjedhim nga paraardhės xhelozė dhe pjesa mė e madhe e tentativave moderne pėr tė kapėrcyer xhelozinė nuk funksionojnė. Mendimi liberal nuk mund tė bėjė shumė kundėr demonėve tanė tė evolucionit.

Te xhelozosh ne dashuri, nuk eshte semundje, po thjesht eshte interesi per kujdesin ndaj partnerit. Poqese ne xhelozojme, me ate tregojme se ne e duam partnerin/partneren, kujdesemi per te, dhe nuk ka nevoje qe ai/ajo te kerkoj prehje, ndihme dhe mbeshtetje ne krahet e dikujt tjeter.

Nė libėr ju jepni njė shpjegim edhe pėr faktin qė dashuria shpesh na bėn tė sillemi si fėmijė.

Pėr qeniet njerėzore ėshtė mjaft e rėndėsishme qė, qė tė vegjėl tė formojnė njė lidhje tė fortė qė tė kujdeset pėr ta, mė e preferueshme ėshtė ajo me nėnėn. Sigurisht, kjo ka njė pėrparėsi tė madhe evolutive dhe ėshtė ndoshta sjellja mė e rėdėsishme, e shkruar nė neuronet tona. Ndoshta ngjitja fėminore me nėnėn dhe ajo me personin e dashur varen nga tė njėjtat sisteme neuronesh thelbėsorė. Nė njėfarė mėnyre, lidhja mes nėnės dhe fėmijės ėshtė modeli origjinal i tė gjitha lidhjeve tė thella. Nėna dhe fėmija pėrshembull, kalojnė shumė kohė duke u parė nė sy dhe duke prekur fytyrat, tamam si tė dashuruarit. Me njė tė sapolindur sajojmė vargje tė ēuditshme apo kėndojmė, nė mėnyrė shpeshherė qė na bėn tė ndihemi si nė turp, tė njėjtėn gjė bėjmė edhe me personin qė dashurojmė.

Poqese dashurine ndaj prindit, ky shkencetar e krahason me dashurine ndaj seksit te kundert, atehere, ky qenka i semure mental.

Ē'ndodh me trurin kur biem nė dashuri?

Nė nivel kimik, gjėja qė kemi zbuluar nga shigjetat e Erosit ėshtė ositoksina. Eshtė njė edorfinė, domethėnė njė nga ato substanca kimike tė ngjashme me barin e opiumit qė nė trurin tonė rregullojnė kėnaqėsinė dhe dhimbjen. Ositoksina ka njė rol qė shfaqet qė nė shfaqjen e dėshirės seksuale ndaj njė njeriu, por nivelet e saj ngrihen nė mėnyrė dramatike dorė pas dore kur nisim intimitetin me tė. Eshtė pėrgjegjėse pėr ndjesinė e euforisė, qė lidhet me afėrsinė me personin qė duam dhe ka efekte tė rėndėsishme mbi kujtesėn, duke e konsoliduar imazhin e tjetrit nė mėnyrė qė shėrben pėr ta mbajtur tė gjalė lidhjen, edhe kur jemi larg.

Kur biem ne dashuri, eshte kejt e qarte se c’ndodh me ne. Cka eshte e rendesishmja: nuk kemi corientim ne tru, nuk vrasim, nuk presim, nuk bejme masakra, por perkundrazi, ndjenja e miresise rritet ashtu si rritet ndjenja e xhelozise, keshtuqe keto dyja jane ne nje balans qe na bejne te jemi me te sigurte ne jete, sepse kemi nje perkrahje plus per jeten dhe per sfidat ne jete

Nėse dashuria ėshtė vėrtetė njė sėmundje mendore, a duhet tė shqetėsohemi pėr ta kuruar?

Pjesėrisht kjo ndodh ndėrkaq. Siē e thashė, shumė persona qė nė tė vėrtetė vuajnė nga sėmundja e dashurisė, gjenden pėrballė diagnozės zyrtare tė depresionit dhe mjekohen me antidepresivė. Dhe shpesh kjo funksionon sepse edhe vuajtja e dashurisė, ashtu si depresioni, duket se ka tė bėjė me njė ulje tė nivelit tė serotoninės, pėr tė cilėn shėrbejnė kėta ilaēe. Nuk mund tė parjashtohet fakti se nė vitet e ardhshme me pėrparimin e njohurive biokimike, tė shpiken ilaēet e duhura pėr tė mjekuar simptomat e njė zhgėnjimi dashuror. Por nė vetvete dashuria ėshtė njė sėmundje, qė nuk do t'ia gjejmė kurrė mjekimin. Ajo qė mund tė bėjmė ėshtė vetėm ta jetojmė dashurinė nė mėnyrė sa mė tė shėndetshme, gjė qė shpesh nuk e bėjmė. Pa pritur tepėr, por edhe pa nėnvleftėsuar pasojat e saj.

Ata qe vuajne, ata jane te deshtuar ne dashuri, dhe jot e dashuruarit. Ketu eshte edhe problemi i ketij shkencetari, sepse bene lojen e fjaleve. Njeriu sikur edhe te ket larg te dashuren, ai megjithate, nuk vuan, nuk qane se deshtoi, por ka mall, ndersa malli eshte shenje e mire e njerezimit. Te kesh mall per atdhene, per familjen dhe per njerezit qe i don, don te thote se ti ke ndjenja dhe je vertete njeri me plot kuptimin e fjales.

Duhet tė heqim dorė nga romantizmi?

Idealizmi romantik, ai i ngritur nė qiell nga poetėt, ėshtė njė fenomen tipik perėndimor, qė ka pasur pasoja tė thella nė kulturėn tonė, duke e kthyer dashurinė nė njė lloj feje nė na shpie nė shpresa krejt jorealiste. Nė njėfarė pike kemi nisur tė kėrkojmė tek qeniet e tjera njerėzore atė transhendencė, tė cilėn mė pėrpara e kėrkonim tek feja. Dhe natyrisht qė jemi tė dėnuar tė dėshtojmė, sepse njerėzit janė tė mbushur me difekte dhe nuk mund tė na japin kėtė lumturi tė thellė e tė pėrjetshme thjesht duke pasur njė marrėdhėnie me ne. Nė kėtė kuptim disa aspekte tė traditės lindore, nė tė cilėn rėnia nė dashuri nuk shenjtėrohet dhe ku martesat bėhen me shkuesi, ēuditėrisht dalin mė tė shėndetshme.

Idealizmi romantik? Te perziesh keti dy terme eshte budallallek i madh. Te jete romantike, nuk do me thene te jete ideale. Dhe te jete ideale, s’do me thene te jete romantike, andaj kjo eshte nje shprehje, qe po deshti ky shkencetar ta sqaroj, s’do kete mundesi asnjehere. Pra mund te kemi dashuri romantike, por jo dhe ideale, sepse idealja qendron vetem ne ide. Sa per martesat e tradites lindore… ne vec me i kemi te njohura apo jo… te paret tane jane martuar me shkues, dhe vertete ishin me te shendetshme… pop se ishin? Sepse ata nuk e quanin dashurine semundje, dhe ata nuk kerkonin idealen ne romance.

Le tė flasim pėr seksin.

Kur bėjmė seks me dikė, nė trurin tonė prodhohen ndryshime nė nivel kimik qė na bėjnė qė ai person tė na duket mė tėrheqės. Tė bėsh seks nė mėnyrė tė rastėsishme do tė thotė tė luash me zjarrin, me mekanizma evolutivė mjaft tė fuqishėm. Rrezikojmė tė biem nė dashuri dhe tė formojmė njė lidhje me njė njeri qė nuk na pėrshtatet, kur nė tė vėrtetė do tė ishte mė mirė tė kėrkonim dikė me tė cilin kemi mė tepėr gjėra tė pėrbashkėta, me tė cilin ndajmė tė njėjtėn mėnyrė tė tė parit tė botės, qė na stimulon intelektualisht. Sipas tė gjitha gjasave seksi i ngatėrron mė tepėr gjėrat, sepse ēliron substanca kimike qė shtrembėrojnė perceptimin. Siē e thashė, kjo ka njė arsye tė caktuar evolutive dhe ėshtė mjaft e leverdisshme pėr specien, por jo gjithmonė pėr ne individėt.

Ai flet per seksin e rastesishem, dhe nga kjo niset e vjen ne perfundim te pergjithshem, gje qe nuk guxon ta bej nje shkencetar. Te nisesh nga e rastesishmja dhe te biesh ne perfundim te se pergjithshmes. Kjo nuk mban peshe askund, pos tek ky shkencetar.

Nėse dhimbjet e dashurisė janė sėmundje, atėherė a do tė na duhet ta ndryshojmė mendimin tonė pėr sėmundjet mendore?

Do tė thoja qė po. Nė njėfarė mėnyre, nėse kuptojmė se sa ngjan dashuria me njė sėmundje mentale, do tė evitojmė qė t'i tregojmė me gisht ata qė vuajnė nga shqetėsime tė tilla si skizofrenia. Asnjė prej nesh ėshtė krejtėsisht i imunizuar nga sėmundjet mendore, pėr aq kohė sa askush nga ne nuk e ka nė dorė qė ta shmangė rėnien nė dashuri.

A mos don te thote ky, se te dashuruarit jane te semure mendore? Te mos dashurosh, don te thote te mos jesh njeri, te mos jesh njeri don te thot te jesh kafshe. Po madje edhe kafsha ka llojin e vet te afersise dhe te dashurise, ne njefare menyre. Sipas shkencetarit, ne duhet te jemi nje lloj kejt tjeter per te mos dashuruar, megjithese na tregon se nuk kemi shansa mos te dashurojme, por kujdes, nese dashurojme, jemi te semure mendor.
Kjo qe thote ky shkencetar, eshte baraz me asgje.
Edhe ndokush nga ne mund te thot: dashuria eshte semundje ngjitese, sepse per t’u dashuruar, na duhet nje i gjinise se kundert… pra ne ia ngjesim ate dikujt tjeter… por sa eshte semundje apo semundje ngjitese dashuria…vleresojeni vet.
Me respekt…se e zgjata pak.



----------------------------------------
Nese gjerat mbrapsht te duken...shiko boten mbrapsht.
PM
Top
Alina
Postuar nė: 24.09.2007, 06:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 954
Antari Nr: 9760
Bashkangjitur: 24.09.2007



dashuria eshte nje forme e cfaqjes se skizofrenise.


----------------------------------------
Educate a woman, and you educate the family. Educate a girl, and you educate the future
PM
Top
Strider
Postuar nė: 24.09.2007, 08:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 9705
Antari Nr: 8466
Bashkangjitur: 16.07.2007



Dashuria eshte nje semundje,por jo edhe nese dashurosh me nji sinqeritet te larte dhe te paster,ateher mendoj se Dashuria eshte sherim.


----------------------------------------
Everyone wants to change the world,but nobody wants to change himself
PM
Top

Topic Options Faqe: (2) [1] 2  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio