Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Vajtimi pėr dhurata vdekjeprurėse!!!!
r.mislimi
Postuar nė: 29.01.2007, 16:30
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



IMAZH I TURBULLT

Vajtimi pėr dhurata vdekjeprurėse

Ēfarė u duhen revolet ministrave, drejtorėve, aktivistėve partiakė, poetėve, artistėve dhe gazetarėve? Pėr tė ruajtur veten. Prej kujt?. Asnjėri prej kėtyre “zotėrinjve” nuk ėshtė rojtar nate i ndonjė depo armėsh, pasi nuk janė ushtarė. Asnjėri prej tyre nuk ruan ndonjė objekt i cili mund tė jetė pre e hajdutėve


HALIT AJDINI

Po kthehet koha e loparėve (kaubojve) tė Amerikės nė Maqedoni, edhe pse tetėdhjetė pėr qind e qytetarėve nuk e dinė ēfarė ėshtė bjeshka dhe lopa

Pėr ēfarė u duhen revolet ministrave….

Mbi 600 revolverė janė dhėnė dhuratė nga Lube Boshkovski. Dhe kujt, shumicės sė njerėzve qė kanė sė paku dy tre persona qė i ruajnė natė e ditė, mirėpo ja qė Hari Kostov, “padrejtėsisht” ua paska marrė dhe shoqata e ashtuquajtur e “pishtollxhinjve” po ankohet sot. Lajmi se revolet duhet tė kthehen nė duart e shumė qytetarėve tė “ndershėm dhe tė vlefshėm”, pėr shtetin, imponojnė disa pyetje. Kujt po i dhurohen revolverė? Ēfarė kushti duhet tė plotėsohet pėr tė fituar njė revolver dhuratė nga shteti? Sipas emrave qė u janė dhėnė revolet dhe u janė marrė, shihet qartė se revole kanė marrė ministrat, zėvendėsit, aktivistėt partiakė, kolegėt e mi gazetarė. Kushtet pėr tė fituar njė revole me leje, nuk janė bėrė tė ditur, pasi janė nė ekskluzivitet tė ministrit tė Punėve tė Brendshme. Dilema ėshtė se pėr ēfarė u duhen revolet ministrave, drejtorėve, aktivistėve partiakė, poetėve, artistėve dhe gazetarėve? Pėr tė ruajtur veten. Prej kujt? Asnjėri prej kėtyre “zotėrinjve” nuk ėshtė rojtar nate i ndonjė depo armėsh, pasi nuk janė ushtarė. Asnjėri prej tyre nuk ruan ndonjė objekt i cili mund tė jetė pre e hajdutėve. Asnjėri prej tyre nuk ruan lopė nė bjeshkė dhe jam i bindur se shumica s’kanė parė nė jetėn e tyre stallė dhe lopė e kuaj. Armatosja e njerėzve me armė zjarri, nuk ėshtė asgjė tjetėr pos njė demonstrim tė budallallėkut ballkanik. Bota ēdo ditė derdh me miliona euro pėr ēarmatimin e njerėzve nga armėt e vogla. Krahasimi i revolverėxhinjve tė Maqedonisė me kaubojtė e Amerikės, ndoshta nuk ėshtė i qėlluar, pasi as nė kohė dhe as nė profesion, loparėt e Amerikės dhe ushtruesit e detyrave publike nė Maqedoni nuk kanė tė bėjnė me njėri-tjetrin.

Disa kėshilla Jankullovskės

Ministrja e Punėve tė Brendshme, Jankullovska, para se tė fillojė tė japė dhurata vdekjeprurėse, ėshtė mirė tė fillojė tė mbledhė armėt nga qytetarėt, pasi 99 pėr qind e vrasjeve nė kėtė vend janė bėrė pikėrisht nga revolet. Pasi t’i mbledhė armėt ėshtė mirė t’i pajisė policėt e saj me mjete tė nevojshme pėr punė, duke filluar nga revolet qė kanė nevojė policėt, prangat, uniformat dhe t’u sigurojė njė rrogė tė mjaftueshme me tė cilėn ata do tė ishin tė denjė qė tė mos korruptohen me njė pako cigare. Pasi tė bėjė kėtė, ėshtė mirė tė fillojė t’u japė dhuratė armė gjuetie qytetarėve qė ruajnė lopė, dhen qė jetojnė nė majė tė bjeshkės nėn kėrcėnimin e ujqve dhe kafshėve tjera tė egra. Po ashtu ministrja Jankullovska, do tė bėjė mirė qė pėr kėtė grup njerėzish tė cilėt vajtojnė pėr dhurata vdekjeprurėse, tė zhvillojė projektin “Libra nė vend tė armėve”, pasi librat u bėjnė mirė pėr trurin se ėshtė mėkat ta kesh bosh, dhe punė nė vend tė kapadaillėkut, pasi puna e ndershme tė mbron mė mirė se revolja.

Pse kokėqethurit?

Nėse ministrja do tė marrė parasysh “kėrkesėn” e sė ashtuquajturės shoqatė e “revolverėxhinjve”, atėherė funksionarėt e shtetit, dhe kategoritė tjera qė po fitojnė dhuratė vdekjeprurėse, pse kanė nevojė pėr gjithė ata njerėz kokėqethur pėr t’i mbrojtur?. Pse shteti bėn gjithė atė mastraf tė paguajė mbrojtės tė njerėzve publikė, kur ata shumė lehtė mund tė mbrohen me dhuratat vdekjeprurėse.
Njė shtet me dy milionė banorė, njė shtet i dalė nga lufta ku pesėdhjetė pėr qind e qytetarėve vazhdojnė tė jenė tė armatosur, pasi aksioni pėr ēarmatim u seleksionua, s’do mend se pas disa vjetėsh do tė quhemi shteti i revolverėxhinjve.
Armėt e vogla dhe armėt sulmuese janė njė faktor i cili ka penguar zhvillimin e mirėfilltė tė shoqėrisė nė Maqedoni. Nė ēdo raport tė Bashkimit Evropian thuhet se armėt e vogla duhet sa mė shpejt tė hiqen nga duart e qytetarėve. Nuk dyshoj se edhe pranuesit e dhuratės vdekjeprurėse janė qytetarė! Funksionarėt e shtetit dhe kategoritė tjera tė njerėzve publikė, mė pak se ēdo gjė kanė nevojė pėr armė. Ata nėse kryejnė obligimin dhe detyrat qė kanė ndaj qytetarėve, do tė fitojnė dhuratėn mė tė mirė nga qytetarėt, respektin. Nė tė kundėrtėn askush nuk do tė mund t’i mbrojė nga shpėrfillja e qytetarėve, pėrfshirė edhe revolet dhuratė nga shteti.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio