Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Demonstratė e fuqishme mė 10 shkurt nė Prishtinė
vedat.xh
Postuar nė: 30.01.2007, 12:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007



Ne kete forum, me temen e larteshenuar, do te shkruajme mbi mbarevajtjen e demonstrates se ardhshme e cila do te organizohet nga Levizja VETEVENDOSJE!


Tė shtunėn, me 10 shkurt, Lėvizja VETĖVENDOSJE! organizon demonstratė gjithėpopullore kundėr Grupit Negociator dhe negociatave me Serbinė, kundėr pakos sė Ahtisaarit dhe Ahtisaarit, kundėr entitetit territorial serb dhe Misionit Civil Ndėrkombėtar qė do ta trashėgojė UNMIK-un. Dhe, pėr vetėvendosje. Nisja e marshit protestues bėhet nė ora 14:00 nga lagja 'Qyteza Pejton' nė Prishtinė.

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 92 )
Datotekat e bashkangjitura  baneri9.jpg


----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top
LirimShabani
Postuar nė: 30.01.2007, 12:46
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



pergezime per Vetvendosjen.....


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top
fancy_boy
Postuar nė: 30.01.2007, 19:09
Quote Post


Shetitje neper Mjegull
*****

Posti: Antarė
Postime: 277
Antari Nr: 9
Bashkangjitur: 28.11.2004



Bravos, Organizim i qelluar.


----------------------------------------
Mos u Mba se je, Mos u Mba se ke, Se Askush Nuk je Vetem nje Grusht DHE !
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
vedat.xh
Postuar nė: 30.01.2007, 20:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007



Kerkoj nga te gjithe vellezerit e mi, nga do qe vijne nga tokat e pushtuara shqiptare, qe per demonstraten e ardhshme te Levizjes VETEVENDOSJE! per ndonje detaj te demonstrates pa hezitim te kontaktojne zyren qendrore te Levizjes, ne kete numer telefoni: +381/(0)38 / 222 - 704, poashtu ju mund te me kontaktoni edhe ne e-mail adresen time: vedat.xh@gmail.com
www.vetevendosje.org

Sinqerisht!
i juaji Vedat Xhymshiti...!



----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top
vedat.xh
Postuar nė: 30.01.2007, 20:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007



SHPK-ja ka marrur urdhėrarrest pėr Albinin. Nė Gjilan arrestohet Kujtim Kosumi

Njė epror i SHPK-sė e ka njoftuar zyren qendrore tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Prishtinė se SHPK-ja ka dėnė urdhėr arresti pėr Albin Kurtin. Akuzat kanė tė bėjnė me demonstratėn e 28 Nėntorit tė vitit tė kaluar, por edhe me mosrespektimin e arrestit shtėpiak njėmujor tė shqiptuar pėr protestėn e 23 gushtit 2006, atėherė kur Ahtisaari erdhi nė Prishtinė pėr tė kėrkuar edhe mė shumė komuna tė reja serbe. Me atė rast aktivistėt i patėn bllokuar dhe mbyllur me dry portat hyrėse tė ndėrtesave tė Kuvendit tė Kosovės dhe UNMIK-ut.

Po ashtu, sot nė orėn 11:30, tre pjesėtarė tė njėsisė speciale tė SHPK-sė, tė prirė nga polici i cili tha se quhej Arsim, erdhėn dhe i kėrkuan Vedat Xhymshitin e Albin Kurtin tė cilėt nė ato momente nuk ndodheshin nė zyre. Kurse, rreth njė orė mė herėt SHPK-ja nė Gjilan ka arrestuar aktivistin Kujtim Kosumi, pėrderisa ai ishte duke ndjekur orėn e mėsimit brenda shkollės. Kujtimi u dėrgua nė Gjykatėn komunale nė Prishtinė. Nė Gjykatė ai mėsoi se ėshtė ringritur padia ndaj aktivistėve Albin Kurti, Vedat Xhymshiti e Enes Tara. Gjyqtar i seancės ishte Baki Krasniqi.

Kjo nuk ėshtė hera e parė qė duan ta arrestojnė Albinin para demonstratave qė ne paralajmėrojmė. Mė 20 nėntor 2006, mbi dhjetė policė tė SHPK-sė patėn hyrė me dhunė nė zyren e Lėvizjes sonė, duke arrestuar Albin Kurtin e Frashėr Krasniqin, me ē’rast kėtė tė dytin e patėn dėnuar me 10 ditė burg pėr pengim tė zbatimit tė urdhėrit zyrtar. Albini nuk u dėnua nė njė proces tė parapėrgatitur nė Gjykatėn Komunale nė Prishtinė vetėm dhe vetėm pasi qė ai proces nuk ishte ‘pėrgatitur’ edhe aq mirė: dėshmitarėt e prokurorit publik Faik Hoxha - policėt gjoja tė dėmtuar, Bashkim Krasniqi dhe Besim Makolli - nuk u paraqitėn fare nė gjykatė.

Gjykatat, jo vetėm nė Prishtinė, nė vazhdimėsi i kanė lėnė tė hapura lėndėt e ndryshme kundėr aktivistėve tė VETĖVENDOSJE!-s nė mėnyrė qė ato t’i riaktivizojnė nė njė moment tė volitshėm politik pėr pushtetin. Sikur kėtyre ditėve kur ne po e pėrgatisim demonstratėn e ardhshme gjithėpopullore tė 10 shkurtit.

[COLOR=red][B]Lėvizja VETĖVENDOSJE!
My Webpage

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 43 )
Datotekat e bashkangjitura  vetevendosje_logo.gif


----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top
vedat.xh
Postuar nė: 30.01.2007, 21:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007



Legalizimi i krimit tė organizuar
Krijimi i situatave kriminale nė vendin tonė prej shtetit serb nuk pėrfundoi kur pushoi lufta. Ato vazhduan edhe pas tėrheqjes sė forcave ushtarake e policore serbe. Njė situatė e tillė kriminale ėshtė ajo e krijuar nė veriun e qytetit tė ndarė tė Mitrovicės.

Gjatė zbrapsjes sė forcave ushtarake serbe, formacionet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės po pėrparonin duke e shtėnė vendin nėn kontroll. Por kur ato mbėrrijtėn nė veriun e Mitrovicės, erdhi njė urdhėr prej strukturave tė larta udhėheqėse pėr tė mos dalur matanė Ibrit. Jorastėsisht, forcat franceze tė KFOR-it pastaj erdhėn e u vendosėn pikėrisht sipėr urės sė kėtij lumi - mbi kėtė urė qė sot e shtatė vjet simbolizon ndarjen e dhunshme tė qytetit. Ky ėshtė fillimi i lojės sė ndyrė me Mitrovicėn.

Lexo mė shumė....


Pse bojkot i produkteve tė Serbisė?
Shteti serb nė luftėn e fundit nė Kosovė vrau rreth 14.000 njerėz. Afėr 90% prej tyre civilė tė paarmatosur. Tė pambrojtur. Kryesisht fėmijė, gra dhe burra tė moshuar. Rreth 3.000 persona tė rrėmbyer janė ende tė pagjetur. Pjesa dėrrmuese e tyre gjenden nė Serbi. Afėr 20.000 femra tė dhunuara. 740.000 persona tė deportuar dhunshėm. 120.000 shtėpi tė shkatėrruara apo tė dėmtuara nga ushtria serbe.

Aspekt i veēantė i luftės ishte shkatėrrimi i ekonomisė sė Kosovės. Eksploatimi i egėr dhe vjedhjet pėrgjatė viteve tė 90-ta, kulmojnė me shkatėrrimet e qėllimshme gjatė luftės. Kosova pas luftės kishte njė ekonomi tė rrėnuar. E gjithė kjo me qėllim qė gjatė luftės ta zvogėlojė aftėsinė mbrojtėse si pasojė e drejtpėrdrejtė, dhe me pasoja afatgjate tė varfėrisė dhe njė ekonomie tė pazhvilluar. Realitet ky qė e jetojmė sot e gjashtė vjet.

Lexo mė shumė.....

Lėvizja VETĖVENDOSJE!




----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top
vedat.xh
Postuar nė: 31.01.2007, 11:04
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007



Pakoja e Pandorės

shkruar nga Albin Kurti


Paketa e Ahtisaarit nuk pėrmban vullnetin e shumicės sė popullit tė Kosovės dhe nuk i referohet askund atij. Pakoja e Ahtisaarit flet vetėm pėr tė drejtat dhe privilegjet e pakicave, dhe atė vetėm tė pakicės serbe. Pakoja e Ahtisaarit, pra, ėshtė pako serbe. Fundja, aspak e befasishme. Jo vetėm pėr shkak se Kosova nuk ėshtė dashur tė negociojė me armikun e saj, Serbinė, pėr tė ardhmen e popullit tė saj dhe tokėn e vet. Ahtisaari ėshtė pikėrisht ai i cili sė bashku me Ēernomirdinin gjatė bombardimeve tė NATO-s bėri marrėveshje me Milosheviqin gjė qė i parapriu, e mundėsoi dhe e sajoi Rezolutėn 1244. Ahtisaari vjen nga Finlanda e cila ėshtė vend fqinj i Rusisė dhe dėshiron tė ketė marrėdhėnie tė mira me Rusinė. Ahtisaari po e vazhdon punėn e vjetėr edhe me njė motiv tė ri personal – ēmimin Nobel pėr Paqe. Por, kjo pako e tij, e cila mund t’ia sjell atij edhe ēmimin mė tė lartė pėr Paqe, do tė sjellė luftė nė Kosovė meqenėse ėshtė kryekėput antishqiptare. Pakoja e Ahtisaarit ėshtė pako e Pandorės.

Sipas paketės sė Ahtisaarit,...mė shumė....

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 99 )
Datotekat e bashkangjitura  kos43kurtiarrst.jpg


----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top
Replikanti
Postuar nė: 31.01.2007, 14:53
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 66
Antari Nr: 5055
Bashkangjitur: 03.01.2007



Demostratat nė prag tė zgjidhjes sė statusit tani kanė kuptimin e AUTOGOL-it.
Plani Ahtisarit akoma nuk ėshtė hapur ndėrkohė lėvizja i ka tė gjitha hollėsitė se ēka pėrmbanė pakoja. Grupi i Kontaktit i ka theksuar 3 ēėshtje kyqe: Nuk ka kthim para vitit 1989, nuk ka coptim tė kufijve tė tanishėm, dhe nuk ka bashkim me ndonjė nga shtetet fqinj. Zotrinj ēfarė duhet tė thuhet qė ju ta kuptoni bardh e zi zgjidhjen e statusit!
Kėto demostrata do tė shkojnė nė favor tė Serbisė
PM
Top
vedat.xh
Postuar nė: 31.01.2007, 15:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007



 Citim (Replikanti @ 31.01.2007, 14:53)
Demostratat nė prag tė zgjidhjes sė statusit tani kanė kuptimin e AUTOGOL-it.
Plani Ahtisarit akoma nuk ėshtė hapur ndėrkohė lėvizja i ka tė gjitha hollėsitė se ēka pėrmbanė pakoja. Grupi i Kontaktit i ka theksuar 3 ēėshtje kyqe: Nuk ka kthim para vitit 1989, nuk ka coptim tė kufijve tė tanishėm, dhe nuk ka bashkim me ndonjė nga shtetet fqinj. Zotrinj ēfarė duhet tė thuhet qė ju ta kuptoni bardh e zi zgjidhjen e statusit!
Kėto demostrata do tė shkojnė nė favor tė Serbisė

ZGJOHU, KUPTOJE KUSH ESHTE €UROPA PLAKĖ!!!

Pikerisht, pse pakoja e Ahtisaarit eshte ne favor te Serbise, duhet te protestohet, nese njemend ti mendon se demonstratat e ardhshme ne favor te Serbise, ateher une lirshem mendoj se t'u paska mbushur mendja keq, per shkak se per arsyen se Pakoja e ahtisaarit eshte ne favor te Serbise, Serbija eshte duke postuar deklarata publike 'kunder' Pakos se Ahtisaarit dhe vete Ahtisaarit, ne menyre qe ta 'krijoj' pershtypjen te populli shqiptar se Ahtisaari njemend paska punuar kunder Serbise, pasi Serbet po e kundershtojne.
Ehh une mendoj se ju me vetedije, apo pa te po i ndihmoni kesaj politike te demshme!
Edhe ashtu mos u frikeso, ne menyre qe ti dhe te gjithe shqiptaret ta kuptojne vete, ne e kemi lene daten e demonstrates 8 dite pas paraqitjes se kesaj pakoje, ne menyre qe ne shqiptaret te vendosim per veten, te jemi, apo te mos jemi, pra "O VDEKJE O LIRI".
Lexo: ne nuk kemi pas qejf te na dalin fjalet-parashikimet tona per pakon e Ahtisaarit, por ja qe fatkeqesisht po del pikerisht ashtu siē e kemi parashikuar, nuk eshte veshtire tia qellosh se si pakoja e Ahtisaarit do te jete ne favor teresisht te Serbise, per vete faktin se keto negociata jane zhvilluar duke e marre per baze politiko-juridike rez. famekeqe 1244, dhe kur kemi parasysh raportin e Kai Eides per Kosoven i cili kerkon qe zgjidhja e statusit te ardhshem politik te Kosoves duhet te zgjidhet ne perpuethshmeri me rez. 1244.

Zgjohu nga gjumi hapi syte e beni kater prej 2 shkurtit e tutje, kuptoje mire se ēdo te ngjaj me fatin tone, nuk jane te rastesishme pergatitjet e forcave pushtuese te KFOR-it dhe policise per ta parandaluar demonstraten, per te na arrestuar neve veprimtareve te Levizjes VETEVENDOSJE! para demonstrates, nese Kosova njemend do te behet e pavarur, pse keta duan te na arrestojne?, kete duan ta bejene duan te na fusin ne burg pikerisht pse Kosova nuk do te jete e pavarur, pikerisht pse pakoja e Ahtisaarit do te jete ne disfavor total te interesave tona Kombetare per liri e vetevendosje!

Sinqerisht!
Vedat Xhymshiti

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 47 )
Datotekat e bashkangjitura  baneri9.jpg


----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top
BESI_dr
Postuar nė: 31.01.2007, 17:12
Quote Post


Bashkpuntorė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 468
Bashkangjitur: 17.01.2006



Ne kete moment nuk do te thoja se do te ishte menquri nese ne qohemi ne proteste dhe bejme edhe nje veprim, te cilin e pame me 28 nentor. Te mos behemi rrenues te shtepise sone, te institucioneve tona, te mira apo te keqija qofshin. Edhe pse kam mjaft verejtje per menyren e qeverisjes dhe sjelljen e tyre ne kete faze une duhet te respektoj keto institucione, meqe e kane legjitimitetin e shumices.
Do te thosha se ndaj pakos se Ahtisaarit nuk do te ishte mire te shfaqeshin pakenaqesi vullgare. Edhe pse nuk ka nje version zyrtar tashme eshte i njohur fakti se kjo pako lejon qe Kosova ta shpalle pavaresine, por edhe te behet anetare e OKB-se. mandej kemi tre parimet e Grupit te Kontaktit qe shumehere jane perseritur.
Te mos behemi si Koshtunica, sepse koha e te tille njerezve ka perfunduar. Te jemi te matur ne kete periudhe vendimtare sepse eshte lehte te rrenohet dicka, dhe eshet shume veshtore te ndertohet ajo qe tani ne metojme ta rrenojme. Apeloj per maturi.
PMEmail PosterUsers Website
Top
LirimShabani
Postuar nė: 31.01.2007, 18:35
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



Vedat

Nese nuk do me del ndonje angazhim me 10 shkurt do mundohem nga Tetova te jeme atje bashk me ju ne rresht. Sinqerisht ju them qe opsioni i vetem qe me mbeti me zgjedh mes Vetvendosjes dhe Grupit Negociator ishte e para d.m.th Vetevendosja sepse ketu nuk pash tendera, as negociata per te panegociueshmen Kosove, ju nuk kerkuar as vota dhe deri tash duke degjuar dhe deklaraten e Lordit Rusel Johnson me ben qe te jeme ne nje mendim me levizjen Vetevendosje. Keshtuqe ju deshiroj suksese metutje


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top
SUNDIMI
Postuar nė: 01.02.2007, 04:47
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 45
Antari Nr: 5516
Bashkangjitur: 29.01.2007



Vetevendosjen e cmoj shume si organizate,eshte mundu qe gjithmone ta kerkojne realen qe e ka meritu populli i sakrifikuar i Kosoves,Kosova e meriton ne te gjitha aspektet Pavarsine po kjo evropa kurv gjithmone eshte munduar em dredhu bishtin,ma mer mendja qe populli i Kosoves nuk je eshte dasht ksi hovi me me demostrata eshte deshte ne fund ta gzojn kete Pavarsi pa sakrifica te metejshme,pasi ky popull e deshmoj veten me lufte e UCK ku mjaft djem vajza fmi bura gra u sakrifikuan per kete vend.Shpresoj qe demostrtata do te zene nje vend te merituar qe ishalla hec diqka perpara,po veq nje dojsha me cek ishalla nuk jane demostratane si ne 17 18 mars 2003 ku po e ceki kete, u vrane dy vllezerit Elshani ne cagllavic ku keta djem dhe ajo familje e deshmuan veten ne luften e Kosoves dhe erdh puna ne demostrata te vriten dy vellezer nga forcat e kforit dhe paramilitarve qe kan gjujt nga turma serbe ne cagllavic,dhe sot qka u be me ta u haruan per qka u vran mbetet mister jo vetem per keta dy vllezer po r shum familje tjera pesuan nga ato demostrata.Mjaft me populli kosovar u sakrifikua mendimi im qe duhet ta gezoj ate qe metevertet e meriton...
PM
Top
vedat.xh
Postuar nė: 01.02.2007, 17:59
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007



Demonstrata gjithėpopullore

Nė konferencėn tonė pėr shtyp, tė mbajtur mė 28 janar 2007, Lėvizja VETĖVENDOSJE! shpalli datėn e demonstratės sė ardhshme gjithėpopullore. Nė konferencė morėn pjesė aktivistėt e Lėvizjes Visar Ymeri, Albin Kurti e Glauk Konjufca.

Albini, Visari e Glauku para gazetarėve tė pranishėm shpjeguan arsyet dhe qėllimet politike tė demonstratės. Pakoja e Ahtisaarit dhe Grupi kolaboracionist Negociator i Kosovės ishte tema boshtore e konferencės. Kjo pako do tė jetė dokumenti i ardhshėm ndėrkombėtar i cili fundamentalisht ia shkel popullit tė Kosovės vullnetin politik. Glauku tha qė pakoja e Ahtisaarit do ta pėrmbajė kompromisin e dėmshėm tė arritur deri tash ndėrmjet Grupit Negociator tė Kosovės me Serbinė. Kompromisi pėrmban tri projekte qė rrezikojnė tė ardhmene vendit tonė: decentralizimin qė po na copėton si territor, ‘eksterritorialitetin’ qė po na delegjitimon si popull autokton si dhe rikolonizimin qė po na e krijon entitetin territorial serb brenda Kosovės. Kėto tri projekte fundosin mundėsinė e sovranizimit tė Kosovės. Lexo mė shumė.....

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 49 )
Datotekat e bashkangjitura  baneri9.jpg


----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top
vedat.xh
Postuar nė: 03.02.2007, 10:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007



Substanca Narkotike
Shkruar nga aktivisti i Lėvizjes VETĖVENDOSJE!
Albin Kurti

Pėr vite me radhė thanė se Kosova do tė bėhet e pavarur vitin e ardhshėm. Vitin e kaluar thanė se Kosova do tė bėhet e pavarur deri nė fund tė vitit. Nė fund tė vitit tė kaluar thanė se Kosova do tė bėhet e pavarur nė fillim tė kėtij viti nė tė cilin ndodhemi tash. Thanė se duhej pritur vetėm edhe pak, vetėm edhe disa javė derisa Serbia tė mbante zgjedhjet e saj. Thanė se duhet tė jemi tė durueshėm: Ahtisaari medoemos do ta sjell pavarėsinė nė paketėn e tij. Mė pas thanė se nuk duhet tė paragjykojmė pėrmbajtjen e paketės, le tė presim e tė shohim se ēfarė ka brenda thoshin. Meqė paketa megjithatė komentohej, thanė se ajo pėrmban substancėn e shtetit. Meqė simulimi i sė panjohurės nuk u eci, nisi tė simulohej e paqena. Nė fakt, kjo substancė kinse e shtetit ėshtė substancė narkotike, ėshtė substanca mė e re narkotike. Ēdo herė kur premtimit tė tyre i skadon afati, ata vijnė me njė premtim tjetėr dhe afat tjetėr. Para se rrena e tyre tė zbulohet, e zėvendėsojnė atė me njė tjetėr rrenė. Tamam kur qytetarėt e pėrgjumur tė Kosovės nisin tė zgjohen, janė aty politikanėt e vendit ata qė vijnė me njė dozė tė re tė njė substance tė re narkotike, qė pėrkujdesen pėr hibernimin e vazhdueshėm tė qytetarėve. Vetėm populli i fjetur i mundėson e toleron kėta politikanė tė cilėt luksin e tyre e kanė nė llogari tė djersės sė popullit, tė cilėt pozitat e tyre i kanė nė llogari tė pazareve fatale me tokėn dhe tė ardhmen e popullit. Kėta politikanė u sugjerojnė qytetarėve qė tė shpresojnė, qė tė besojnė dhe qė tė shikojnė. Qė tė shpresojnė iluzionin, qė tė besojnė rrenat, qė tė shikojnė televizorin e tė mos protestojnė. Demokracia e thotė tė kundėrtėn: mos shpreso por vepro; mos beso por vepro; mos shiko por vepro. T’i luftosh negociatorėt kosovar do tė thotė tė mbrosh veten. Ata pranojnė ēkado pėr Kosovėn pėr tė pasur gjithēka pėr veten e tyre. Komuna e copėtuar e Gjilanit do ta ketė gjashtėfish mė tė lartė dendėsinė e popullėsisė sesa komuna e trefishuar territorialisht e Artanės me shumicė serbe. Fatura e shpenzimeve dhe dėmeve tė kėtyre politikanėve na mbetet neve. Ata s’ēajnė kokėn pėr qytetarėt. Ata brengosen vetėm dhe vetėm pėr veten dhe rrethin e tyre. Fėmijėve tė tyre nuk u mungojnė librat, veshmbathja, ushqimi, kujdesi shėndetėsor dhe pushimet verore nė det. Tė afėrmėve tė tyre nuk u mungojnė bursat, vendi i punės dhe pagat e majme. Ata janė pak njerėz qė kanė shumė pasuri, mu pėr shkak se aq shumė njerėz kanė fare pak ose aspak tė mira materiale. Prandaj, ata kanė nevojė pėr durimin dhe heshtjen tonė, pėr pritjen dhe mashtrimin tonė. Prandaj, atyre nuk u bėhet vonė dhe me komoditet flasin pėr ēlirimin, lirinė e demokracinė qė na i solli bashkėsia ndėrkombėtare, pėr vullnetin e popullit qė sė shpejti do ta vė nė vend bashkėsia ndėrkombėtare! Ēlirimi, liria dhe demokracia qė vijnė nga jashtė asnjėherė nuk janė tė vėrteta. Vullnetin e popullit nuk e realizon bashkėsia ndėrkombėtare dhe askush tjetėr pėrveē vetė popullit. Qė tė realizohet vullneti i popullit, populli duhet tė shndėrrohet nė kėtė vullnet tė tij. Populli nuk ėshtė diku anash ose jashtė. Populli jemi ti dhe unė, secili prej nesh, tė gjithė ne. Kur ky vullnet i popullit nuk pėrfaqėsohet dhe nuk mbrohet nė institucionet e sistemit, atėherė ai duhet tė artikulohet jashtė tyre, kundėr tyre, pėr ndryshimin e tyre. Tė kėnaqurit janė pakicė. Tė pakėnaqurit janė shumicė. Tė kėnaqurit janė nė sistem. Tė pakėnaqurit nuk janė tė pėrfaqėsuar. Ata duhet tė dėgjohen. Andaj, ata duhet tė bėhen tė zėshėm. Nėpėr rrugėt e qyteteve dhe fshatrave tė Kosovės, nėpėr rrugėt e lirisė. Sepse aty nis liria. Sepse ashtu nis liria.

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 46 )
Datotekat e bashkangjitura  baneri9.jpg


----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top
vedat.xh
Postuar nė: 03.02.2007, 20:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 74
Antari Nr: 5270
Bashkangjitur: 16.01.2007



Shqiptar anėekėnd trojeve tė trashėguara nga Ilirėt,

Pakoja e Ahtisaarit erdhi. Ajo planifikon njė Kosovė tė re me robėri tė re. Pakoja e Ahtisaarit mohon vullnetin politik tė popullit tė Kosovės. Ajo e sheh Kosovėn si shoqėri multietnike, e jo shtet. Ajo e ndan Kosovėn nė dy entitete. Njėri ėshtė entiteti i shqiptarėve i cili do tė qeveriset nga Misioni i BE-sė. Tjetri ėshtė ai i serbėve, i cili do tė qeveriset drejtpėrdrejt nga Serbia.

Kosova nuk do tė ketė ushtri. Kosova nuk do tė ketė ministri tė mbrojtjes. Pra, Kosovėn nuk do ta mbronė askush. Serbisė i lejohet ta kėrcėnojė Kosovėn me 100 mijė ushtarė. Kosovės nuk i lejohet ushtria ta mbrojė popullin e saj. Kosova nuk do tė ketė ulėse nė OKB. Kosova nuk do tė ketė ministri tė punėve tė jashtme. Pra Kosovės nuk lejohet t’i dėgjohet zėri nė arenėn ndėrkombėtare. Pėrderisa Serbisė i lejohet ta flet gėnjeshtrėn pėr Kosovėn, Kosovės nuk i lejohet ta thotė tė vėrtetėn pėr vete.

Trashėgimi kulturore konsiderohet vetėm ajo fetare ortodokse e cila dashakeqėsisht ėshtė definuar si ‘serbe’. Pakoja parasheh themelimin e 45 zonave tė veēanta qindrahektarėshe.
Tė ngritemi
kundėr Grupit Negociator dhe negociatave me Serbinė.
kundėr pakos sė Ahtisaarit dhe Ahtisaarit
kundėr entitetit territorial serb dhe Misionit Civil Ndėrkombėtar


Tė ngritemi pėr vetėvendosje
Tė dalim nė rrugė kundėr sė keqes qė po i pėrgatitet Kosovės
Nė rrugė drejt vetėvendosjes dhe deri nė vetėvendosje


Tė ngritemi me 10 shkurt nė ora dy pasdite nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!, nė Qytetthin Pejton nė Prishtinė.

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 43 )
Datotekat e bashkangjitura  Posteri.jpg


----------------------------------------
JO NEGOCIATA
VETĖVENDOSJE!
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio