Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Poezia e Mergimit dhe Vendlindjes
MIRA_
Postuar nė: 30.01.2007, 15:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 852
Antari Nr: 4583
Bashkangjitur: 10.12.2006



Shkruan Ali D. Jasiqi
Mehmet Haxhosaj “PESHA E GURIT’-Botoi “Faik Konica”-Prishtinė 2004
Nė mungesė tė revistave dhe tė shtypit tjetėr letrar, ku do tė ushtronin talentin e tyre, duke i botuar krijimet e veta letrare, shumė krijues tė rinj janė tė detyruar qė pėrpjekjet e veta t’i ruajnė qė njė ditė tė dalin para lexuesve me libra, me pėrmbledhje poezish, prozash apo edhe romane, pėr ta dėshmuar kėshtu talentin dhe aftėsinė e tyre krijuese.

Ndodh nė kėso rastesh qė tė paraqiten edhe pseudovlera, sosh qė nuk meritojnė tė botohen por qė me pėrkrahjen kush di tė kujt tė ashtuquajturit krijues veprat e tyre e shohin dritėn e botimit dhe u imponohen lexuesve,Ndodh kjo nė shumė raste,por ka edhe sosh qė tė imponohen qė mė paraqitjen e parė, me vlerat qė i ofron botimi i tyre. Kėtyre tė fundit u takon edhe poeti i rinj Mehmet Haxhosaj, libri i parė me titull “Pesha e gurit” doli nga shtypi nė fund tė vitit tė kaluar nė botim tė Shtėpisė botuese “Faik Konica” nė Prishtinė. Sepse kemi tė bėjmė me njė krijues tė talentuar, me njė krijues qė nė hapat e parė ėshtė dėshmuar se ka prirje, ka aftėsi tė krijoi vlera tė mirėfillta letrare qė dėshmon dhe premton mjaft se do tė rritet nė njė shkrimtarė tė mirė dhe me perspektivė.
Mehmet Haxhosaj po ecen rrugės se babait tė tij ( ėshtė i biri i poetit tė njohur Hali Haxhosaj) dhe nėse vazhdon kėshtu do ta tejkalojė atė. Pėr ndryshim nga Halili,qė ėshtė i qetė dhe stabil, Mehmeti ėshtė mė eksploziv, mė dinamik, mė i gjallė. Tė kėtillė e bėn ndoshta edhe mosha apo edhe valėt e jetės nėpėr tė cilat ka kaluar nė mėrgim,duke u pėrpjekur t’u pėrshtatet kushteve tė jetės nė vende tė huaja. Kush e di. Ndoshta qė tė gjitha sė bashku e kanė bėrė kėtillė. Andaj ai edhe do tė kėndojė:

“Kur aeroplani ateroi nė pistė
Azem Shkreli shkeli nė Tokė
Mori frymė thellė vetėm njė herė
Dhe u bė nė vendlindje...”
(“Zbritja”)

Nė katėr vargje ėshtė dhenė njė histori e tėrė e njėrit ndėr poetėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė bashkėkohore shqipe,Azem Shkrelit, autorit tė disa pėrmbledhjeve tė poezive, tė tregimeve, romanit dhe tė eseve politike, e qė vdiq po sa zbriti nga aeroplani nė aeroportin e Prishtinės, si duket nga tensioni i lartė i gjakut.Haxhosaj ketė e thotė me metafora tė qėlluara, me ato tė zgjedhura, siē janė, bie fjala, mori frymė thellė apo u bė nė vendlindje etj.

I ri qė punon dhe jeton jashtė vendlindjes, mė konkretisht ne Lucern tė Zvicrės, Mehmet Haxhosaj edhe frymėzimet e veta poetike i kėrkon dhe gjėnė ne botėn e tij qė e rrethon, pra nė jetėn e mėrgimtarit tonė, qė bredh botės pėr tė siguruar kafshatėn e bukės pėr vedi dhe familjen e tij. Kjo prirje e tij pėr tė kėnduar pėr jetėn e mėrgimtarėve ėshtė e theksuar nė pjesėn mė tė madhe tė poezive tė tij,Tė detyruar tė kruajnė ēdo lloj punėsh mėrgimtarėt do tė djersitėn ,do t’ u djersitėn kėmbėt, duart, sqetullat nė kohėn kur sytė kėrkojnė shpresė, kur vetmia dhe malli tė therin zemrėn,duke e kujtuar vendlindjen, njerėzit tuaj qė i ke lėnė nė vendlindjee. Madje edhe njė cikėl i tėrė poezish u kushtohet preokupimeve te poetit nė Zvicėr, e qė titullohet “Nata nė Lucern”,nė tė cilin kanė gjete vend katėrmbėdhjetė poezi temash dhe subjektesh lirike mjaft tė frymėzuara. Dhe ēfarė ėshtė nata nė Lucern? Atje janė tubuar djemtė e Vokshit dhe i ēajnė hallet e tyre pėr njerėzit qė i kanė lėnė nė trojet stėrgjyshore, atje ku kishte krisė lufta dhe ishin vra shumė bashkatdhetarė tė tyre, trima qė i dolėn pėr ballė armikut disa herė mė tė fortė dhe mė tė armatosur. Dhe atje njė pjesė e mirė e shqiptarėve e kalon kohėn pa kuptim, nga se kėshtu i kanė hedhė valėt e jetės, disa pėr tė fituar kafshatėn e bukės, tė tjerėt pėr shėrim e tė ngjashėm.

“Prapė e mbėshteta kokėn nė jastėkun tim
Dhe qava e qava e qava pėr tė gjithė
Pėr kohėn e kaluar pa kuptim”

Kėshtu do ta pėrfundojė poezinė “Bisedė telefonike me dajėn” Haxhosaj kushtuar dajės sė tij qė ėshtė shtri nė spital nė dhe tė huaj qė tė shėrohet nga sėmundja, qė e ka munduar vite tė tėra. I sėmuri tjetėr ėshtė shtrirė nė poliklinikėn psikiatrike,sepse nuk ka mund t’ i durojė mundimet qė i shkakton jeta jashtė vendlindjes.
Tė pesė cikujve tė pėrmbledhjes (“Udhėtim nėpėr gjemba”,”Shpalimi i flamurit”,”Piktura e fėmijėrisė”,”Nata nė Lucern”dhe “Dashuri e shuar”) u prinė poezia “Bredhje tė shfrenuara”. Kėtė poezi mund edhe ta quajmė programore. Sepse disa mendime apo edhe fjalė qė zihen nė gojė nė kėtė poezi do tė zbėrthehen nė poezitė nė vazhdim. Kėshtu, bie fjala, vargu “Rrugės sė shtruar me rėrė”do tė zbėrthehet nė poezinė “Rruga me rėrė” tė ciklit tė parė nė vargun e fundit tė saj “Dhe u nisėm trasesė sė rrugės me rėrė”, kurse vargu tjetėr,gjegjėsisht mendimi “nė pikturė fėmijėrie” do tė pėrsėritėt nė kėtė mėnyrė nė poezinė “Piktura e fėmijėrisė”

“Nė galerinė e artit figurativ
Tė shkollės sė djegur
Kishin vrarė mėsuesin e mėsuesen
Dhe pikturėn e fėmijėrisė sime”.

Ndėrkaq, vargun e fundit i kėsaj poezie “Duke gjurmuar dashuri tė shuara” do tė gjejmė nė poezinė “Dashuria e shuar” tė ciklit tė fundit tė dhėnė kėshtu

“Dhe u shkreha nė vaj
Dhe u mbyta nė vaj
Derisa u shua
Dashuria pėr ty ”.

Duke vepruar kėshtu Mehmet Haxhosaj krijon poezi qė tė bėn pėr vetė, tė pėrvetėson dhe tė mbetet nė kujtesė pėr njė kohė tė gjatė. Kėtė e bėn edhe subjekti i gjerė lirik i kėsaj poezi,qė pėrfshin njė sėrė temash

Nė pjesėn mė tė madhe tė kėsaj poezie frymėzimi vie si rezultat i ngjarjeve nė trollin e vendlindjes sė poetit madje sosh bashkėkohore, qė janė subjekt trajtimi tė kėtij poeti tė talentuar e qė premton mjaft se do tė behet emėr i njohur nė letėrsinė tonė,u mur vesh po qė se vazhdon nė kėtė mėnyrė dhe duke e pasuruar gjithnjė e mė shumė dijen dhe horizonte e vet tė shikimit tė ēėshtjeve jetėsore dhe nė tė njėjtėn kohė duke e pėrsosur sa mė mirė shprehjen artistike tė poezisė pėrmes figurave,gjegjėsisht metaforave, si mjetin mė tė pėrshtatshėm tė hartimit tė kėsaj gjinie tė krijimtarisė artistike. Kėshtu, pra Mehmet Haxhosaj do tė kėndojė pėr njerėzit e vendlindjes sė tij,pėr ata qė i kishte lėnė tė rinj dhe i gjėnė tė plakur,mė njė kėmbė nė tokė e tjetrėn nė varr, siē thuhet nė popull,si njerėz qė njeri pas tjetrit kishin vajtur ta farkojnė njė histori tjetėr. Dhe ēdo gjė bie nė vendin e vet kur kthehet nė atdhe, atje ku vajzat tė presin me buzėqeshje,me lule nė gjuhė,nė mėnyrė qė pėrmallimi ta lehtėsojė barrėn.
Si edhe krijuesit tjerė bashkėkohorė edhe Mehmet Haxhosaj do thuri vargjet pėr ngjarjet tragjike tė luftės sė fundit, asaj qė e bėn barbarėt, duke menduar qė t’i pėrzėnė shqiptarėt njėherė e pėrgjithmonė nga trojet stėrgjyshore. Ate e gėzon letra e prindėrve tė cilėt e lajmėrojnė se ende janė gjallė, ashtu siē do ta gėzojė edhe dita e kthimit tė tyre nė vendlindje pas pėrfundimit tė luftės, pas pėrzėnies sė forcave tė errtė serbe nga luftėtarėt e lirisė tė pėrkrahur nga fuqitė e mėdha botėrore. Dhe dita e kthimit tė tyre nė kėto troje ėshtė festė e madhe, njėra ndėr festat mė tė mėdha nė historinė e kėtij populli tė shumėvuajtur.
Tė gjitha kėto janė vlera qė librin e parė tė Mehmet Haxhosajt, qė ka njė titull mjaft simbolik “Pesha e gurit” ( nė popull ėshtė e njohur shprehja “guri peshon rėndė nė vendin e vet”), libėr tė lexueshėm, libėr qė meriton tė futet dhe tė ruhet nė bibliotekat tona, si dėshmi e njė talenti premtues,qė do tė zhvillohet nė krijues serioz.


mare nga agimi.com


----------------------------------------
There is only one happiness in life--to love and to be loved.
George Sand
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio