Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Jeta dhe veprat e Profetit Muhamed a.s
Argument
Postuar nė: 02.02.2007, 11:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



Me tė Dashurin s.a.v.s.

I DĖRGUARI a.s.. - PRIND

Bismilahi Rrahmani Rrahim
S’ka dyshim se Resulullahu s.a.v.s. ishte shembulli mė i mirė si tė sillemi me familjen dhe tė afėrmit tanė. Ai ishte djalė bamirės, baba i mėshirshėm, bashkėshort i dashur dhe vėlla fisnik. Kėtė mė sė miri e dėshmojnė gratė e tij, tė cilat thonė se Pejgamberi a.s. sillej mirė me familjen e tij dhe i trajtonte tė afėrmit me mirėsjellje e dashuri vėllazėrore. Kur ėshtė pyetur Aishja r.a. se si sillej Pejgamberi a.s. nė shtėpinė e tij, ajo ishte pėrgjigjur: “Ai ka qenė gjithnjė nė shėrbim tė familjes sė tij.”
I Dėrguari i Allahut s.a.v.s. fliste shumė pėr tė drejtat e familjes dhe tė afėrmve. Ka folur pėr tė drejtat e prindėrve dhe tė fėmijėve, pėr tė drejtat e bashkėshortėve dhe pėr lidhjet familjare nė pėrgjithėsi. Kujdesin ndaj familjes, bamirėsinė ndaj tyre dhe furnizimin e tyre, - i llogariste njė ndėr veprat mė tė vlefshme dhe mė madhėshtore, sepse ai pati thėnė: “Dinari (paranė) mė i mirė qė shpenzon njeriu gjatė jetės sė tij, ėshtė dinari qė e shpenzon pėr fėmijėt e tij”. [Transmeton Muslimi].
Nėpėrmjet faqeve tė kėsaj fletushke, do tė njihemi me jetėn e tė Dėrguarit s.a.v.s. nė shtėpinė e tij si prind. Kėtė do ta mėsojmė pėrmes ligjėrimeve tė profesor Amr Halidit duke u shtuar kėtyre edhe disa shėnime shtesė nga burime tė tjera.

Mirėsjellja me vajzat (bijat)

I Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Ai njeri qė ka dy vajza a dy motra dhe sillet mirė ndaj tyre, ato do tė jenė shkak qė ai tė hyjė nė Xhennet”. Ndonjėri prej jush mund tė thotė: Do tė kisha pasur shumė dėshirė tė kem edhe unė motra, por ti lute Allahun qė tė tė dhurojė pasardhės, nė mesin e tė cilėve do tė ketė edhe vajza, veēse ki kujdes e mos e ndrysho mendimin tėnd pėr asnjė ēast…A nuk e vure re fjalėn e Pejgamberit a.s. kur mė lart tha: “dhe sillet mirė ndaj tyre”? Por, vallė, si tė sillem mirė ndaj bijave? Nėse do, atėherė mėsoje kėtė nga i Dėrguari i Allahut dhe shih se si sillej ai me bijėn e tij, Fatimen r.a. Asnjėherė nuk ka ndodhur qė Fatimja tė hyjnte brenda e Pejgamberi a.s. tė mos ngrihej nė kėmbė dhe ta puthte nė kokė.
Sa prej etėrve veprojnė ashtu sot? Kam frikė nga pėrgjigjja! Kur u martua Aliu r.a. me Fatimen, ata u vendosėn nė njė shtėpi larg shtėpisė sė Pejgamberit a.s., e Resulullahu s.a.v.s. shkoi tek njė ashab qė kishte njė shtėpi afėr xhamisė sė tij, dhe i tha: “S’po mund ta pėrballoj dot ndarjen (largėsinė) nga Fatimja, prandaj, a ka mundėsi ta blej shtėpinė tėnde?” Ai i tha: O i Dėrguar i Allahut, unė dhe shtėpia ime do tė jemi nė shėrbim pėr hir tė Allahut.
O Allah! Shikoni ēfarė sjelljeje e mirė ndaj vajzave: “S’po mund ta pėrballoj dot ndarjen (largėsinė) nga Fatimja”. Pash Zotin, merre si shembull tė Dėrguarin e Allahut dhe lute Zotin tė tė ndihmojė ta pasosh atė…
Silluni mirė ndaj bijave tuaja, sepse kjo e mirė do t’ju shpaguhet.

Baba i dashur

I Dėrguari i Allahut ka qenė baba i dashur, i mėshirshėm; i donte vajzat e tij dhe kujdesej pėr to. Madje pėrpiqej t’i bėnte tė lumtura, kuptohet, gjithnjė duke pasur kujdes qė tė mos ishte nė kundėrshtim as me Sheriatin dhe as fenė.
Njėra nga vajzat e Pejgamberit a.s. – Zejnebja, ishte e martuar pėr Ebil As Ibn err-Rrebi’ėn, qė ishte idhujtar, kurse Zejnebja ishte muslimane. Ajo u pėrpoq me tė gjitha mundėsitė e saj qė Ebil Asi ta pranonte fenė islame, po mė kot, ai prapėseprapė ishte kėmbėngulės nė mosbesim. Pėrpos kėsaj, ai madje iu bashkua radhėve tė ushtrisė idhujtare tė kurejshėve pėr t’i luftuar muslimanėt nė luftėn e Bedrit. Nė kėtė luftė fituan muslimanėt, e Ebil Asi ishte njė prej pengjeve tė zėna rob lufte. Mekasit dėrguan menjėherė shpagimet pėr lirimin e pengjeve; ndėr gjėsendet e dėrguara pėr lirimin e tyre ishte edhe qaforja e Zejnebes, tė cilėn ia kishte dhuruar nėna e saj, Hatixhja, ditėn kur ishte martuar ajo (Zejnebja). Zejnebja e kishte dėrguar kėtė qafore vetėm pėr ta liruar burrin e saj nga muslimanėt. Kur e pa Pejgamberi a.s. qaforen e Zejnebes, i shikoi shokėt e tij, tė cilėt ishin shtangur dhe gjendjen e ndiqnin nė heshtje. Nė ato momente mbretėroi njė qetėsi e mėrzitshme, tė cilėn i Dėrguari i Allahut do ta ndėrpriste me lot nė sy duke iu drejtuar ashabėve tė tij me njė butėsi dhe dashuri: “Nėse pajtoheni pėr t’ia liruar pengun e saj (Ebil Asin) dhe pėr t’ia kthyer qaforen qė ka dėrguar, atėherė veproni”. Ata thanė: Po, o i Dėrguar i All-llahut, dhe menjėherė e liruan Ebil Asin duke ia kthyer sėrish Zejnebes qaforen e saj.(Transmeton Ebu Davudi).

Ngushėllues nė pikėllime

Shikoni se sa shpejt e lehtė i rridhnin lotėt tė Dėrguarint tė Allahut! Njėra prej vajzave tė tij i kishte ēuar fjalė Pejgamberit a.s. se i biri i saj ėshtė nė prag tė vdekjes, e Resulullahu s.a.v.s., nga mėshira, i dėrgoi kėtė porosi: “E Allahut ėshtė gjithēka qė merr dhe gjithēka qė dhuron, dhe ēdo gjė tek Ai ėshtė me afat tė caktuar, pra bėhu durimtare dhe shpreso pėr shpėrblimin tek Allahu”. Vajza e tij e dėrgoi sėrish dikė tek ai duke e pėrberė qė tė tė vinte patjetėr tek ajo, prandaj i dėrguari i Allahut, me njė grup shokėsh, ndėr tė cilėt: Sa’d Ibn Ubade, Muadh bin Xhebeli, Ubejj bin Ka’bi, Zejd bin Thabiti, u ngrit dhe shkuan nė shtėpinė e saj. Kur ia sollėn djalin, u prek thellė nė shpirt, kurse nga sytė filluan t’i rridhnin lot. Ashabėt i thanė: Ē’ėshtė kjo, o i Dėrguar i Allahut?, kurse ai ua ktheu: “Kjo ėshtė mėshira qė ka mbjellė Allahu nė zemrat e robėrve tė Tij. Vėrtet Allahu i mėshiron nga robėrit e Tij ata qė janė tė mėshirshėm ndaj tė tjerėve”.

Vaj dhe mėshirė

I Dėrguari i Allahut i donte shumė fėmijėt e tij, i ledhatonte dhe i pėrkėdhelte. Madje djalin e tij tė vogėl, Ibrahimin, e mbante gjithnjė nė prehėr dhe e pėrkundte. Para se t’i mbushte dy vjet, Ibrahimi i vogėl u sėmur dhe Pejgamberi a.s. u pikėllua shumė pėr sėmundjen e tij. Pas disa ditėsh sėmundjeje, Ibrahimi, i biri i tė Dėrguarit tė Allahut, vdiq, duke pasė jetuar me babanė e tij afro shtatėmbėdhjetė muaj. Ashtu tė vdekur, Resulullahu s.a.v.s. e mori nė duart e tij dhe lotėt filluan t’i rridhnin rrėke nga pikėllimi pėr ndarjen nga i biri. Shokėt e Pejgamberit a.s. e panė tek po i rridhnin lot faqeve dhe i thanė: Ē’ėshtė kjo, o i Dėrguar i Allahut? Ai tha: “Syri loton, zemra pikėllohet, por ne nuk themi tjetėr vetėm atė qė e ka pėlqyer Allahu. Vėrtet jemi tė pikėlluar pėr ndarjen tėnde, o Ibrahim.” (Muttefekun alejhi).

Mėshira ndaj fėmijėve


Eni tė mėsojmė se si duhen mėshiruar fėmijėt tanė. Njė ditė nė shtėpinė e Pejgamberit a.s. kishte ardhur pėr vizitė Akra’ė bin Habis, ndėrkohė qė aty hyri nipi i Resulullahut s.a.v.s., Hasani, i biri i Aliut r.a.. Porsa ai hyri nė dhomė, i Dėrguari i Allahut u ngrit, e pėrqafoi dhe e puthi. I ēuditur nga kjo sjellje e Pejgamberit, Akrau iu drejtua Resulullahut e i tha: Unė i kam dhjetė djem dhe asnjėrin prej tyre nuk e kam puthur kurrė, e Pejgamberi a.s. e shikoi me habi dhe i tha: “Kush nuk mėshiron, nuk mėshirohet”.
Atėherė, mė thoni, kush ėshtė ai i ēmendur qė mund tė pohojė se feja jona ėshtė fe e vrazhdė dhe agresive? Kush ėshtė ai qė thotė se ne muslimanėt duhet t’u mėrrolemi patjetėr njerėzve dhe t’i vrenjtim fytyrat tona para tyre?! Jo, pėr Zotin, kėto gjėra janė tė huaja pėr Islamin. Shikoni dhe mėsoni nga Pejgamberi a.s.!
Dhe tashti, o baba i dashur, a dėshiron ta kesh shembull pėr sjelljet e tua si prind, tė Dėrguarin e Allahut apo jo?!
Njė ditė prej ditėsh, njė beduin kishte qėlluar po ashtu nė shtėpinė e Resulullahut s.a.v.s. dhe e kishte parė tė Dėrguarin e Allahut duke i puthur fėmijėt. Nga ēudia dhe habia pėr kėtė, beduini i qe drejtuar Pejgamberit a.s.. me fjalėt: A i puthni ju fėmijėt tuaj, a?! Pejgamberi a.s. e shikoi atė; iu dhimbs pėr kėtė zemėrngurtėsi tė tij dhe i tha: “Vėrtet, Allahu ta paska nxjerrė tėrė mėshirėn nga zemra jote”.

Kur kthehej nė familjen e tij

I Dėrguari i Allahut e kishte zakon qė sa herė kthehej nga udhėtimi, sė pari tė hynte nė xhami e t’i falte dy rekate dhe, pastaj, tė vizitonte tė bijėn e tij, Fatimen r.a. dhe vetėm pastaj t’i vizitonte gratė e tij, njėrėn pas tjetrės. Njėherė, pasi Pejgamberi a.s. u kthye nga njė udhėtim i tij, hyri nė xhami, i fali dy rekate dhe shkoi nė shtėpinė e Fatimes, e cila e priti te dera e shtėpisė. Ajo, posa iu afrua babai i saj – Resulullahu s.a.v.s., iu hodh nė pėrqafim dhe, duke qarė, filloi t’i puthte fytyrėn dhe sytė e tij. Pejgamberi a.s. i tha: “Pse po qan?”, kurse ajo ia ktheu: “Fytyra jote qenka zbehur dhe rrobat e tua qenkan leckosur”, e Pejgamberi a.s. i tha: “Oj Fatime, mos qaj, sepse Allahu e ka dėrguar babanė tėnd me njė ēėshtje tė rėndėsishme. Dije se nuk do tė mbetet shtėpi mbi sipėrfaqen e tokės, as nė qytet dhe as nė fshat, ku Allahu tė mos e fusė Islamin me krenarinė e tė fortit ose me dobėsinė e tė ligut, pėrderisa tė arrijė Islami atje ku arrijnė nata dhe dita”. (Transmeton Ebu Naimi).

Besnikėria ndaj bashkėshortes

Shiko Pejgamberin a.s. nė ditėn e ēlirimit tė Mekės, atėherė kur po mbusheshin plot katėrmbėdhjetė vjet prej vdekjes sė Hatixhes r.a. Atė ditė Pejgamberi a.s. ishte shumė i zėnė. Tė gjithė dėshironin tė bisedonin me tė, e kishte edhe tė atillė qė kishin dėshirė ta pyesnin pėr disa ēėshtje, po Pejgamberi a.s., tek pa njė grua tė shtyrė nė moshė qė po vinte drejt tij, pa njė pa dy, i la qė tė gjithė dhe, para se tė ulej tė bisedonte me atė plakė, nė shenjė respekti e nderimi pėr tė, ia shtroi petkun e tij pėr t’u ulur. Dhe ata tė dy filluan bisedėn qė zgjati pėr afro njė orė. Gjatė tėrė bisedės, njė person po vėzhgonte pandėrprerė drejt tyre pėr tė mėsuar se ē’po ndodhte. Kur i Dėrguari i Allahut pėrfundoi bisedėn me tė, iu afrua Aishja, e cila nga larg kishte ndjekur tėrė kėtė bisedė, dhe e pyeti: Kush ishte kjo grua, o i Dėrguar i Allahut? Resulullahu s.a.v.s. iu pėrgjigj: “Kjo ishte njė shoqe e Hatixhes, na vizitonte sa ishte Hatixheja gjallė”. – Po pėr ēfarė biseduat me tė? - e pyeti prapė Aishja r.a.. Ai tha: “I kujtuam ditėt e mira e tė lumtura qėi kalonim me Hatixhen”, iu pėrgjigj i Dėrguari i Allahut. Atėherė Aishja, nga xhelozia, i tha: A e kujton ende atė plakė, tė cilėn tashmė e ka tretur dheu, e Zoti ta ka dhuruar njė edhe mė tė mirė se ajo?! Pejgamberi a.s. tha: “Jo, pasha Allahun, Ai nuk mė ka dhuruar mė tė mirė se ajo, sepse ajo mė shoqėroi atėherė kur mė braktisėn njerėzit dhe mė besoi kur nuk mė besuan tė tjerėt”.

Pejgamberi nderonte kujdestaren e tij

Zonja Ummu Ejmen ishte kujdestare e Pejgamberit a.s.. Emri i saj ishte Bereketu bintu Tha’lebe, dhe njė kohė ka qenė shėrbėtore e Abdullah bin Abdulmutalibit-babait tė Pejgamberit a.s.. Kur vdiq Abdullahu, ajo qėndroi edhe mė tej me Eminen, nėnėn e Pejgamberit a.s., kėshtu qė kur lindi Muhamedi a.s., ajo e mori nėn pėrkujdesje. Muhamedi a.s. qėndroi me tė derisa u rrit dhe pastaj e liroi nė shenjė nderimi dhe respekti. Pastaj Ummu Ejmeni u martua me Zejd ibn Harithin, tė cilin i Dėrguari i Allahut e donte shumė, dhe atyre mė pastaj u lindi njė djalė - Usame ibn Zejdi, tė cilin Muhamedi a.s. e donte aq shumė, saqė nuk mund ta ndante prej nipave tė tij, Hasanit e Husejnit. Pejgamberi a.s. thoshte gjithmonė: “Nėna e Ejmenit ka qenė nėnė pėr mua, pas nėnės sime”. (Transmeton Ibn Asakiri). Pejgamberi a.s., saherė qė e shikonte atė, thoshte: “Vetėm kjo mė ka mbetur prej familjes sime.” (Transmeton Ibni Sa’di).
Nėna e Ejmenit e dinte se Pejgamberi a.s. e donte dhe e respektonte shumė atė, dhe pėr kėtė arsye nganjėherė kėrkonte prej tij gjėra qė jo ēdokush kishte guxim t’i kėrkonte. Njė ditė kur ajo ishte me Muhamedin a.s., me tė cilin ishte edhe Aishja, Ummu Ejmeni kėrkoi nga Muhamedi a.s. t’i jepte ujė. Aishja u ēudit nga kjo sjellje dhe i tha: A tė Dėrguarit tė Allahut i thua kėshtu? Nėna e Ejmenit iu pėrgjigj: “Unė i kam shėrbyer kėtij edhe mė shumė se kaq”. Muhamedi a.s. buzėqeshi dhe pohoi duke thėnė: “E vėrtetė”, pastaj u ngrit dhe i dha ujė, pėr nderin dhe respektin qė kishte pėr kujdestaren e tij. (Transmeton Ebu Neimi).

Nė shėrbimin tė familjes sė tij

Pejgamberi a.s. ka qenė gjithmonė nė shėrbim tė familjes sė tij, i rregullonte rrobat, i pėrgatiste mbathjet e tij, i milte delet etj. Ai i shėrbente kėshtu vetes sė tij. Ē’ėshtė kjo? A thua, si ėshtė e mundur qė njė i Dėrguar i Allahut t’i ketė bėrė tė gjitha kėto punė?! Megjithatė, mos u ēudit, e tillė ėshtė modestia, dhe dije se askush nuk do tė hyjė nė Xhennet para Pejgamberit a.s..
Mėso nga modestia e kėtij tė Dėrguari, mėshirė pėr mbarė njerėzinė.
Po tė shoh pak tė shqetėsuar, sepse gjuha jote sikur thotė: “Pas ditės sė sotme, nuk kam asnjė arsye tė mos ndihmoj familjen time, tė mos shkoj nė treg etj. Ripėrtėrije qėllimin dhe vendosmėrinė tėnde tė ēeliktė, dhe vepro me modesti, mu ashtu siē vepronte Pejgamberi a.s..
Ka prej burrave tė atillė qė kėrcėnojnė gjithnjė gratė e tyre, dikush pėr shaka e dikush pėrnjėmend, se do tė martohen edhe me ndonjė grua tjetėr… Subhanallah!!
A thua nga treti gjentiliteti dhe mirėsjellja burrėrore ndaj gruas? A nuk e di ti se kjo fjalė, madje qoftė edhe tė thuhet pėr shaka, lėndon krenarinė e gruas. Ėshtė kjo njė plagė qė ajo nuk e harron dot.
Shpeshherė tė dėgjoj tek thua: “Pėr Zotin, ajo (bashkėshortja) ende ma kujton atė qė ia kam thėnė para dhjetė vjetėsh, ndonėse atėherė qeshė tallur me tė.”
Pėr tė treguar mirėsjelljen ndaj bashkėshortes, do tė sjellim njė bisedė tė gjatė, zhvilluar nė mes Pejgamberit a.s. dhe Aishes r.a., e cila i tregoi Pejgamberit a.s. dhjetė tregime pėr ndodhi mes burrave dhe grave tė tyre. Kjo bisedė zgjati shumė dhe, kur Aishja arriti tek tregimi i dhjetė, tha: “…Dhe burri i fundit quhej Ebu Zer’i, i cili sillej mirė me gruan e tij, e donte atė, po edhe ajo e donte. Kėta tė dy jetuan sė bashku ditėt mė tė mira, por nė fund burri prishi kurorėn me tė…”, - pėrfundoi mė njė psherėtimė tė thellė tregimin e saj Aishja r.a. Atėherė Pejgamberi a.s. e shikoi Aishen me njė dashuri e butėsi duke i thėnė: “Unė pėr ty kam qenė sikur Ebu Zer’i pėr gruan e tij, veēse nuk do tė prish kurorėn me ty”. Shiko se si e qetėsoi i Dėrguari ynė i dashur gruan e tij, kur po dėgjonte tregime tė tilla, sepse ai e dinte mirė se gruaja kur dėgjon tregime tė pėr gra tė shkurorėzuara nga burrat e tyre, dhe ajo frikėsohet pėr veten e saj. Mirėpo, shih ndjesinė shpirtėrore tė Pejgamberit a.s.! E respektonte maksimalisht Aishen gjatė rrėfimeve tė saj, kurse nė fund, nuk heshti ta linte Aishen tė shqetėsuar, po me njė dashuri tė thellė i tha: “Unė pėr ty kam qenė sikur Ebu Zer’i pėr gruan e tij, veēse nuk do tė prish kurorėn me ty”.

Dashuria ndaj bashkėshortes

I Dėrguari i Allahut na ka dhėnė shembujt mė tė lartė tė mirėsjelljes me familjen, bazėn kryesore tė sė cilės pa dyshim e pėrbėn dashuria ndaj gruas, respekti, moslėndimi i ndjenjave tė saj, bėrja e saj tė lumtur, duke i thėnė shpesh fjalė tė ėmbla, dhe, sa herė ta shikosh, shikimi yt tė jetė plot ngrohtėsi e dashuri...
Aishja, bija e Ebu Bekrit r.a., ka qenė bashkėshortja mė e dashur e Pejgamberit a.s..
Amr ibn Asi e kishte pyetur njėherė Pejgamberin a.s. se cilin njeri e donte mė sė shumti, e i Dėrguari i Allahut i qe pėrgjigjur shkurt: “Aishen.” (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi).
Nėnat e besimtarėve e dinin mirė se Pejgamberi a.s. Aishen e donte mė sė shumti prej tyre, njė herė sepse ajo ishte e bija e Ebu Bekrit dhe sepse ajo ishte e bukur dhe ishte e vetmja ndėr gratė e Resulullahut qė kishte qenė beqare.
Kėto kanė qenė nga shkaqet qė disa prej nėnave tė besimtarėve ta xhelozonin Aishen dhe t’i ankoheshin Pejgamberit a.s. pėr tė. Megjithėkėtė, i Dėrguari i Allahut i qetėsonte bashkėshortet e tjera tė tij duke u folur fjalė tė mira, po nė tė njėjtėn kohė nuk e hidhėronte as Aishen r.a.
Njė ditė, njėra nga gratė e Pejgamberit a.s., Ummu Seleme, tek i Dėrguari i Allahut se ai po i kushtonte kujdes mė tė madh Aishes se asaj, e Pejgamberi a.s. i tha: “Oj Ummu Seleme, mos m’u anko pėr Aishen, se, pėr Allahun, me asnjėrėn prej jush derisa kemi qenė nėn njė mbulojė, nuk mė ka zbritur shpallje, pėrveēse me Aishen”. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi).
Por, nė anėn tjetėr, kishte nga nėnat e besimtarėve qė e donin Aishen, siē ishte Sevda, sepse kishte konsideratė tė lartė ndaj saj, meqė edhe i dėrguari i Allahut e donte mė shumė se tė tjerat.

Mirėsjellja ndaj bashkėshortes

Gjatė ciklit tė rregullt mujor, gjendja shpirtėrore e femrės pėson ndryshime, dhe, pėr ēudi, shumė prej meshkujve gjatė kėsaj kohe qėndrojnė shumė indiferentė ndaj bashkėshorteve tė tyre. Madje disa nuk i shikojnė fare nė fytyrė, sepse gjatė kėsaj periudhe tek ata nuk zgjojnė ndonjė ndjenjė.
Kjo sjellje e burrave ėshtė vėrtet mungesė e shijes dhe e mirėsjelljes. Prandaj, shih se si vepronte i dashuri yt-Muhamedi a.s. nė raste tė tilla.
Aishja r.a. thotė: “Gjatė kohės sa isha me cikėl (menstruacion), kisha njė enė nga e cila pija ujė, dhe, sa herė qė unė pija ujė, Resulullahu s.a.v.s. e merrte po atė enė, shikonte vendin se ku i kisha vėnė buzėt, dhe vinte buzėt e tij po aty ku i kisha lėnė gjurmat e buzėve tė mia, dhe pinte ujė.”
Mos u ēudit!! Vėrtet, ky ėshtė Islami. Ky ėshtė Muhamedi, i Dėrguari i Allahut. Bėhu pra, pasues i tij dhe merre atė si shembullin mė tė mirė pėr sjelljet e tua. Pejgamberi a.s. vepronte kėshtu me Aishen, sepse dėshironte qė ajo tė kuptonte “se nuk ishte e bezdishme, ndonėse ishte me ciklin mujor”, dhe pėr faktin se ajo nė kėtė kohė ishte shpirtėrisht e shqetėsuar dhe kishte nevojė pėr fjalė e veprime tė tilla tė ngrohta.
Kuptoje kėtė edhe ti, vėlla i nderuar, dhe zbatoje nė praktikė…
Ē’mendon ti pėr simpatinė dhe trajtimin e Islamit ndaj gruas nė tė tilla raste! A mund tė kenė perėndimorėt sjellje dhe simpati tė tilla si kjo apo jo?! Kjo na bėn qė ne t’i kafshojmė gishtat tanė nė shenjė pendimi, pse nuk e njohim sa duhet Islamin.
Ėshtė i njohur fakti se tė gjitha bashkėshortet e Pejgamberit a.s. jetonin nė afėrsi tė xhamisė sė tij. Atėbotė kjo zonė ishte zonė shkretinore… Kur Pejgamberi a.s. u martua me Marijen, njė egjiptiane, e dinte se atdheu i saj, Egjipti, njihej si vendi i lumit Nil dhe i gjelbėrimit, prandaj atė e vendosi nė njė vend pak mė larg xhamisė sė tij, nė lagjen El-Avalij, njė vend i rrethuar i tėri me gjelbėrim dhe kopshte.
A ėshtė e mundur kjo, o Zot?!! I Dėrguari i Allahut, i cili qe ngarkuar nga ana e Allahut pėr ta udhėzuar popullin e tij dhe me lejen e Tij ta nxirrte nga errėsira nė dritėn e sė vėrtetės, tė kishte nė konsideratė edhe kėso gjėrash tė imėta!
Vėrtet, kjo ėshtė mirėsjellja dhe shija e lartė e jetės sė lumtur bashkėshortore.

Pejgamberi konsultohej me familjen e tij

Pejgamberi a.s.. konsultohej me familjen e tij pėr shumė ēėshtje. Ai kėrkonte mendimin e familjarėve dhe madje punonte me ta, po qė se e shihte se ishte e arsyeshme. Ky veprim i Resulullahut s.a.v.s. ėshtė njė mėsim i madh pėr burrat qė tė mos pėrpiqen tė imponojnė patjetėr vetėm mendimin e tyre nė familje, por t’i lejojnė qė edhe gratė e tyre t’u ndihmojnė pėr t’i zgjidhur problemet, sepse ky bashkėpunim nė njė mėnyrė ėshtė respekt pėr gratė dhe njohje e disa tė drejtave tė tyre.
Pėrgjatė historisė sė Pejgamberit a.s., ka pasur shumė raste kur ai do tė kėrkonte edhe mendimin e bashkėshorteve tė tij lidhur me disa ēėshtje. Njė rast i tillė ka qenė ditėn e Hudejbijes.
Kur Pejgamberi a.s. vendosi ta vizitonte Qabenė sė bashku me muslimanėt nė vitin e 6 h., me tė ishte edhe bashkėshortja e tij Ummu Seleme. Kur arritėn nė Hudejbije, panė se kurejshėt kishin pėrgatitur njė ushtri pėr t’i penguar muslimanėt qė tė hynin nė Mekė atė vit. Kurejshėt menjėherė dėrguan delegacionin pėr negociata me Pejgamberin a.s., qė tė arrihej njė marrėveshje paqėsore. Ndėrkohė marrėveshja u arrit, por me disa kushte, njė prej tė cilave ishte qė muslimanėt atė vit tė mos hynin nė Mekė. Pejgamberi a.s., pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, u ngrit e doli nė mesin e muslimanėve dhe i urdhėroi t’i pritnin flokėt dhe tė thernin kurbanėt e tyre. Po, meqenėse disa prej tyre ishin dėshpėruar nga kjo marrėveshje (qė nė fakt ishte tėrėsisht nė favor tė muslimanėve, sepse ngjarjet qė pasuan, do ta vėrtetonin kėtė - shėnim i pėrkthyesit A.RR.), sepse nuk do tė hynin nė Mekė , nuk deshėn t’i pritnin flokėt dhe as tė thernin kurban. Atėherė Pejgamberi a.s. shkoi me tė shpejtė tek bashkėshortja e tij Ummi Seleme pėr t’u kėshilluar me tė se si tė vepronte nė kėtė situatė tė ndjeshme. Ajo i dha njė kėshillė shumė tė menēur e tė drejtė. Duke e ditur se shkaku i mospėrfilljes sė urdhrit tė Pejgamberit a.s. nga muslimanėt, ishte vetėm hidhėrimi i tyre pse nuk mund tė hynin nė Mekė dhe jo qė ata refuzonin t’i nėnshtroheshin urdhrit tė Resulullahut s.a.v.s., i tha Pejgamberit a.s..: “O i Dėrguar i Allahut, dil nga tenda dhe mos i fol askujt, qoftė edhe njė fjalė tė vetme, derisa tė mos e therėsh kurbanin tėnd dhe t’i kesh prerė flokėt e tu”. Pejgamberi a.s. veproi ashtu siē i tha Ummu Seleme, dhe pas pak e vuri re se mendimi i saj ishte shumė i drejtė, sepse, sa e panė njerėzit Pejgamberin a.s. se si veproi, edhe ata shpejtuan e vepruan njėsoj, therėn kurbanė dhe i prenė flokėt e tyre.


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top
Argument
Postuar nė: 02.02.2007, 11:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



I DĖRGUARI a.s.- BASHKĖSHORT

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Martesa konsiderohet si njė prej gjėrave tė preferuara nė Islam. Suksesi i kėrkuar nė jetėn bashkėshortore varet pikėrisht nga raportet nė mes dy bashkėshortėve.
Kjo realizohet duke i ditur ēdonjėri prej tyre tė drejtat dhe obligimet si dhe duke kryer detyrimet e ndėrsjella nė formėn mė tė mirė, nė mėnyrė qė tė mos ndėrpritet ecuria e jetės sė ndershme. Bashkėshort i suksesshėm ėshtė ai qė orienton gruan dhe familjen e tij tek tė mirat e kėsaj bote dhe tė botės tjetėr, duke e pajisur veten me cilėsitė mė fisnike kundruall gruas sė tij. Kėtė mund ta arrijė vetėm nėse nėnshtrimin ndaj Allahut e konsideron si bazė apo themel tė shtėpisė.
Lidhjen me gruan e tij, bashkėshorti nuk duhet ta konsiderojė vetėm si njė nevojė thjesht materiale, veēse duhet ta kepėrcejė kėtė pėr tė arritur dėlirėsinė e shpirtit dhe sjelljen e mirė.
Resulullahu s.a.v.s. ka qenė shembulli mė i mirė i njė bashkėshorti tė devotshėm e tė sjellshėm me gratė e tij, ashtu siē ka qenė shėmbėlltyrė e mirė pėr tė gjithė bashkėshortėt.
Nėpėrmjet faqeve tė kėsaj fletushke do tė njihemi me tė Dėrguarin s.a.v.s. si bashkėshort. Kėtė do ta mėsojmė pėrmes ligjėrimeve tė profesor Amr Halidit duke u shtuar kėtyre edhe disa shėnime nga burime tė tjera.

Jeta bashkėshortore me ndershmėri

Allahu xh.sh. thotė:
وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ
“Dhe kaloni (jetoni) me to (gratė) jetė tė ndershme (tė mirė)”. (En-Nisa’ė, 19)
Lidhur me domethėnien e kėtij ajeti kuranor, dijetarėt kanė thėnė se nuk ėshtė qėllimi qė nėse bashkėshortja jote sillet mirė ndaj teje, atėherė edhe ti duhet tė sillesh mirė ndaj saj, veēse qėllimi ėshtė qė, edhe nėse ajo sillet keq ndaj teje, ti tė sillesh mirė ndaj saj. Ky ėshtė kuptimi i vėrtetė i fjalėve kuranore tė cituara nė ajetin e mėsipėrm. A thua pse?
Sepse ndonjėherė keqbėrja thjesht ėshtė pjesė e natyrshmėrisė sė gruas, prandaj sillu mirė ndaj gruas sate nė ēdo situatė. Madje ki kujdes qė nė fillim se ēfarė bashkėshorteje po zgjedh.
Ki kujdes e mos zgjidh pėr bashkėshorte ndonjė femėr vetėm pėr hir tė syve tė saj tė bukur, ose pėr hir tė flokėve tė saj, ose pėr shkak se ajo ėshtė e hijshme. Ki kujdes dhe tė mos kėrkosh vetėm ndonjė femėr qė ka arsimim, po nuk ka taban familjar, prandaj sė pari shih familjen e saj, shih babanė dhe nėnėn e saj, shih se sa ėshtė e pėrkushtuar ndaj fesė sė Allahut, dhe vetėm mė pastaj fillo tė kėrkosh elemente tė tjera, siē janė bukuria, shkolla etj. Mbi tė gjitha, ji i kujdesshėm se po lidh kurorė me njė grua qė do ta mbrojė emrin dhe dinjitetin e familjes, njė grua qė ka virtyte tė moralshme. Dije se pikėrisht kjo ėshtė zgjedhja mė e qėlluar e bashkėshortes.

Zgjedhja e bashkėshortes

Zgjedhja e Pejgamberit a.s. pėr gruan e tij tė parė, ka qenė njė zgjedhje reciproke. Zonjės Hatixhe r.a. i kishin pėlqyer cilėsitė e Resulullahut s.a.v.s.. Ndonėse ajo ishte mė e moshuar se Pejgamberi a.s., prapėseprapė vendosi qė nėpėrmjet njė shkuesi t’i dėrgonte fjalė Muhamedit a.s. se dėshironte tė martohej me tė.
I Dėrguari i Allahut, i shtyrė nga dashuria dhe fisnikėria e zonjės Hatixhe, duke mos shikuar fare dallimin nė moshė ose sepse ajo ishte njė e ve (Hatixhja kishte qenė e martuar dy herė para martesės me Resulullahun s.a.v.s., por qė tė dy bashkėshortėt e mėparshėm i kishin vdekur), e pranoi menjėherė kėtė propozim tė saj. Ai nė Hatixhen shihte njė grua tė ndershme, tė pastėr e tė moralshme, andaj e zgjodhi pėr bashkėshorte, duke u mbėshtetur mbi kėto parime madhėshtore.
Tregimi i kėsaj zgjedhjeje kishte filluar qė atėherė kur Muhamedi a.s. bėri tregti me pasurinė e Hatixhes r.a., para shpalljes. Shoqėruesi qė Hatixheja r.a. e kishte caktuar tė ishte me Muhamedin a.s., Mejsere, kishte vėrejtur tek Resulullahu s.a.v.s. disa cilėsi qė i kishin pėlqyer shumė dhe e kishin mahnitur. Dhe, sapo karvani ishte kthyer nga udhėtimi, Mejsere i kishte treguar zonjės sė tij, Hatixhes, pėr atė qė kishte parė dhe dėgjuar, dhe qė prej atij ēasti zonja Hatixhe filloi tė ushqente njė simpati ndaj Pejgamberit a.s...
Njė natė prej netėsh, Hatixhja r.a. kishte parė ėndėrr se njė diell i madh kishte zbritur nė nėnqiellin e Mekės, dhe ishte vendosur mu mbi shtėpinė e saj, tė cilėn e kishte mbushur tė tėrėn me dritė, kurse shkėlqimi i kėsaj drite kishte shndritur krejt botėn. Kur u zgjua nga gjumi, z.Hatixhe shkoi tek Vereka ibn Nevfel, tė cilin e kishte djalė axhe. Ai ishte njė plak i shtyrė nė moshė dhe kishte njohuri tė thella rreth Tevratit dhe Inxhilit. Pasi i rrėfeu Hatixhja pėr ėndrrėn, ai u ngrit dhe i tha: Para vetes ke njė pėrgėzim tė madh! Nėse ėshtė e vėrtetė ėndrra jote, atėherė drita e pejgamberisė do tė hyjė nė shtėpinė tėnde.
Meqenėse Hatixhja r.a. kishte vėrejtur tek Muhamedi a.s. njė personalitet tė dalluar, moral tė lartė, mendje tė mprehtė, sinqeritet dhe besnikėri, - tė gjitha kėto virtyte tė larta e kishin shtyrė qė tė mendonte pėr t’u martuar me tė. Mirėpo i vinte turp qė t’ia hapte zemrėn Muhamedit a.s.. pėr kėtė dėshirė tė saj, sidomos kur mendonte se ajo tashmė kishte kaluar tė dyzetat, ndėrkohė qė Muhamedi a.s. nuk ishte mė i madh se 25 vjeē.
Ajo u frikėsua se Muhamedi a.s. do tė refuzonte dorėn e saj, prandaj ndjenjat e saj ia shprehu shoqes sė saj Nefise bint Munijje. Nefisja shkoi menjėherė tek Muhamedi a.s. dhe i propozoi tė kėrkonte dorėn e Hatixhes pėr martesė, sepse ajo nuk do ta refuzonte dhe do tė pranonte me kėnaqėsi.
Me tė dėgjuar kėtė, Muhamedi a.s. shkoi tek axhallarėt e tij dhe prej tyre kėrkoi ta fejonin me Hatixhen r.a.. Axha i tij, Ebu Talibi, shkoi nė shtėpinė e Hatixhes sė bashku me Muhamedin a.s. dhe e fejoi Hatixhen pėr Resulullahun s.a.v.s.. Nuk vonoi shumė dhe Muhamedi a.s. u martua me zonjėn Hatixhe, me tė cilėn kaloi njė jetė tė lumtur bashkėshortore.

Modestia nė rregullimin e shtėpisė

Aliu r.a. thotė: “Kur u martova me Fatimen r.a.–bijėn e Pejgamberit a.s., nė shtėpinė time nuk kishte asgjė pėrpos njė lėkure dashi tė shtruar nė tokė dhe njė jastėku tė mbushur gjethe tė palmės.” Nuk po e theksojmė kėtė pėr ndonjė krahasim a shėmbėllim, sepse me kalimin e kohės shtėpia e Aliut r.a. do tė pajisej me gjėrat e nevojshme pėr njė jetė modeste. Gjithashtu, nuk po e theksojmė kėtė qė t’i hyni nė hak vetvetes suaj e tė jetoni nė njė thjeshtėsi tė tillė, por kėto fjalė po i themi me qėllim qė tė mos e teproni nė kėrkesat tuaja pėr luks tė panevojshėm. Jemi dėshmitarė se shumė martesa dėshtojnė mu pėr shak tė krahasimit me familje tė tjera. Prandaj, kini mendjen, shtėpinė tuaj rregollojeni sipas shijes suaj, por mos e teproni! Mundėsisht bėhuni sa mė modestė nė rregullimin dhe mobilimin e saj!

Bashkėshort besnik

I Dėrguari i Allahut ishte bashkėshort besnik. Kjo bėhet edhe mė e qartė tek shohim besnikėrinė e tij tė madhe ndaj bashkėshortes sė tij, Hatixhes r.a.. I Dėrguari a.s. nuk u martua me asnjė grua tjetėr pėrpos Hatixhes derisa ajo ishte gjallė. Resulullahu s.a.v.s. e kujtonte dhe e pėrmendte gjithmonė duke e lavdėruar pėr tė mirė. Pas vdekjes sė saj, nė shenjė kujtimi pėr tė, kur priste ndonjė dele, mishin e saj ua shpėrndante shoqeve tė Hatixhes r.a.
Njė ditė prej ditėsh Pejgamberi a.s. e kishte pėrmendur atė nė prani tė zonjės Aishe r.a. dhe e kishte lavdėruar pa masė. Kjo gjė kishte shkaktuar xhelozi tek Aishja r.a., e cila i qe drejtuar Resulullahut me kėto fjalė: Ajo ka qenėe vetėm njė plakė nė moshė, kurse Allahu ta ka zėvendėsuar me njė grua mė tė mirė (duke menduar veten e saj). Kėto fjalė tė Aishes e hidhėruan Resulullahun s.a.v.s., i cili iu pėrgjigj me fjalėt: “Jo, pėr Zotin! Allahu nuk ma ka kompensuar me ndonjė grua mė tė mir, se ajo mė kishte besuar e pėrkrahur atėherė kur tė tjerėt mė mohonin, u besonte fjalėve tė mia kur tė tjerėt mė pėrgėnjeshtronin, mė mbėshteti me pasurinė e saj kur tė tjerėt mė bojkotonin dhe vetėm me tė Allahu mė dhuroi fėmijė.” (Transmeton Ahmedi).
Me tė dėgjuar kėto fjalė, Aishja r.a. u pendua, sepse u bin pėr besnikėrinė dhe dashurinė e madhe qė ndiente ende Resulullahu ndaj Hatixhes r.a., dhe prej asaj dite u betua se Hatixhen r.a. do ta pėrmendte vetėm pėr tė mirė.



Respektimi i familjes sė bashkėshortes

Muslimani duhet ta respektojė bashkėshorten e tij dhe duhet ta nderojė familjen e saj, nė shenjė kėnaqėsie dhe dashurie ndaj saj. Mikpritja dhe respekti ndaj familjes sė bashkėshortes e bėn atė mė tė lumtur dhe bėn qė dashuria e saj ndaj bashkėshortit tė shtohet. Pikėrisht kėshtu vepronte Muhamedi a.s. me familjen e gruas sė tij, zonjės Xhuvejrije bintul Harith r.a.
Nė betejėn e “Beni-Mustalakut”, shumica e kundėrshtarėve u zunė robėr nga ana e muslimanėve. Nė mesin e robėrve tė luftės ishte edhe Xhuvejrije bintul Harithi. Ajo ndėrkohė e kishte pranuar Islamin dhe kjo qe arsyeja qė i Dėrguari a.s. tė martohej me tė. Kur ashabėt morėn vesh pėr kėtė, i thanė njėri-tjetrit: Vallė, miqtė e Resulullahut s.a.v.s. tė jenė robėr nė duart tona? Jo, pėr Zotin, kjo nuk bėn, pastaj kėrkuan leje nga i Dėrguari i Allahut qė t’i lėshonin tė gjithė robėrit nė shenjė respekti ndaj bashkėshortes sė tij. Pejgamberi a.s. e pranoi kėtė kėrkesė tė tyre.
Ndėr robėrit kishte mė shumė se 100 familjarė tė zonjės Xhuvejrije. Ndėrkohė ashabėt i thanė njėri-tjetrit: “Kthejuni pas pasurinė e zėnė si plaēkė lufte, sepse tashti ata janė miqtė e Resulullahut s.a.v.s.. Nė shenjė respekti ndaj zonjės Xhuvejrije r.a., ashabėt i liruan mė shumė se 700 robėr nga fisi i saj, dhe kėtė e bėnė me lejen e Pejgamberit a.s.. Prandaj zonja Xhuvejrije r.a. qe gruaja mė e dobishme pėr familjen dhe fisin e saj.

Amanetet mė tė mėdha

I dėrguari a.s. ka thėnė: “Vėrtet, ndėr emanetet mė tė rėndėsishme tek Allahu xh.sh. nė Ditėn e Gjykimit konsiderohet kur burri dhe gruaja bėjnė ndonjė bisedė intime midis tyre dhe pastaj qė tė dy e pėrhapin atė tė fshehtė.” A thua sa e sa biseda intime tė zhvilluara nė mes burrave e grave janė pėrhapur dhe kanė lėnduar zemra. A nuk ėshtė kėshtu? E njė prej emaneteve mė tė mėdha ėshtė pikėrisht mospėrhapja e fshehtėsive bashkėshortore. Emanet qė vlen mė shumė se pasuria. Por, a thua sa e sa njerėz, pas shkurorėzimit, pėrhapin tė fshehtat e bisedave intime?! Madje shpesh hasim burra qė flasin pėr ish-bashkėshorten “vepronte kėshtu e kėshtu”, dhe fare nuk i mbajnė fshehtė gjėrat intime. Edhe gratė veprojnė po ashtu ndaj ish-bashkėshortėve tė tyre. Subhanallah! Kėto gjėra nuk ndodhin vetėm nė raste shkurorėzimi, fatkeqėsisht kjo ndodh edhe nė raste hidhėrimi nė mes bashkėshortėve. Mė thuani, a nuk ėshtė ky njė realitet?!
Por ekziston edhe njė grup tjetėr i njerėzve, Allahu na ruajttė prej tyre, tė cilėt i zbulojnė fshehtėsitė e tyre bashkėshortore pa kurrfarė arsyeje, pa u shkurorėzuar dhe pa pasur farė hidhėrimi. Na rastis shpesh tė dėgjojmė ndonjė grua tek i rrėfen shoqes sė saj se ēfarė bėn ajo me burrin e saj, ose ndonjė burrė tek u tregon shokėve tė tij se ē’ndodh mes tij dhe gruas sė tij. A thua kėta bashkėshortė tė mjerė kanė harruar se njė ditė do tė dalin para Allahut xh.sh.? E kjo qė ata nuk kanė respektuar, ėshtė prej emaneteve mė tė mėdha tek Allahu nė Ditėn e Gjykimit, njė emanet qė duhej ta kishim mbajtur nė fshehtėsi.
A e keni tashmė tė qartė shkakun e mosstabilitetit tė jetės bashkėshortore?!

Mėsimi i bashkėshortes

Bashkėshorti ka pėr detyrė t’i mėsojė bashkėshortes sė tij ato ēėshtje fetare qė ajo nuk i di, sepse kėto ēėshtje mbase mund tė bėhen shkak qė asaj t’ia forcojnė lidhjen me Allahun dhe nėnshtrueshmėrinė ndaj Tij.
Pikėrisht kėshtu vepronte edhe Pejgamberi a.s. me gratė e tij. Nė njė ditė xhumaje, Muhamedi a.s. hyri nė dhomėn e Xhuvejrije bintul Harithit r.a. dhe kuptoi se ajo ishte agjėrueshėm (agjėrim nafile). Pėr tė mos e lėnduar shpirtėrisht, me dashamirėsi e pyeti:
- A ke agjėruar dje?
- Jo, – u pėrgjigj ajo.
- A dėshiron tė agjėrosh nesėr? – e pyeti prapė Resulullahu s.a.v.s.
- Jo, - ia ktheu Xhevejrija.
- Atėherė, prishe agjėrimin!- i tha nė fund i Dėrguari i Allahut.
(Transmeton Buhariu)
Muhamedi a.s. nuk dėshiroi qė zonja Xhuvejrije tė veēohej nga tė tjerėt me agjėrim nė ditėn e xhuma, ditė tė cilėn Allahu e ka bėrė ditė feste pėr muslimanėt.
Kėshtu, pra, bashkėshorti e ka pėr detyrė ta pajisė bashkėshorten e vet me dituri, t’i mėsojė asaj njohuri fetare, sepse nesėr do tė jetė pėrgjegjės pėr tė para Allahut xh.sh.

Bashkėshortja ėshtė emanet (pėrgjegjėsi-barrė) nė qafėn tėnde

Ka shumė njerėz qė mendojnė se, pasi tė martohen me njė grua, ajo tashmė bėhet pronė e tij. Mendojnė se pas martesės, ajo tėrėsisht ėshtė nė duart e tij dhe me tė mund tė bėjnė ēfarė tė duan. S’ka dyshim se ky ėshtė njė pėrfundim shumė i gabuar, sepse vėrtet bashkėshortja jote bėhet njė emanet (pėrgjegjėsi) dhe barrė nė qafėn tėnde. Ta dish se do tė pėrgjigjesh pėr tė gjithsesi nė Ditėn e Gjykimit para Allahut xh.sh.
Vallė, mos ke harruar se nėnshkrimi yt nė librin e martesave konsiderohet si marrje e pėrgjegjėsisė (emanetit) dhe e sigurisė pėr bashkėshorten tėnde? A nuk thotė Allahu xh.sh.:
وَأَخَذْنَ مِنْكُمْ مِيثَاقًا غَلِيظًا
“…dhe kur ato morėn prej jush njė besė tė fortė.” (En-Nisa’ė, 21)
Dije se premtimi (besatimi) martesor ėshtė i vetmi premtim (besatim) qė Allahu xh.sh. e quajti si “tė fortė”.
Pėr Allahun kjo ėshtė vėrtet njė fjalė e madhe dhe e ashpėr. A e ke ndier kėtė ndonjėherė shpirtėrisht? A ke menduar se nė momentin qė ia ke ndaluar bashkėshortes sate qė t’i vizitojė prindėrit e saj, ti ke thyer e tradhtuar besėn-emanetin? Kujtoje momentin kur e ke vendosur dorėn tėnde nė dorėn e babait tė saj dhe ai tė ka thėnė: “Kujdesu pėr tė, sepse ajo tashmė ėshtė emanet (pėrgjegjėsi) nė qafėn tėnde”. A ke menduar se qė nė ēastin kur e ke goditur bashkėshorten tėnde, ke shkelur emanetin.

Bashkėshort i dashur!

Ki kujdes, mos mendo se ke ndonjė epėrsi ndaj bashkėshortes sate sepse e lejon atė tė vizitojė familjen e saj.
Edhe ti, bashkėshorte e ndershme. Kuptoje se je ti pėrgjegjėse pėr shtėpinė e bashkėshortit tėnd. Ji besnike, ruaje fshehtėsinė-intimitetin bashkėshortor dhe respektoje atė. Mos lejo tė hyjė nė shtėpi kush pėrveē atij qė e do ai. Kujdesu pėr edukimin e fėmijėve sipas parimeve islame, sepse kėto janė disa gjėra qė tė bėjnė ty pėrgjegjėse pėr burrin dhe shtėpinė tėnde.

Disponimi i bashkėshortes

Disponimi i bashkėshortes dhe plotėsimi i dėshirės sė saj, ėshtė njė gjė qė Islami nuk e ndalon. Pėrkundrazi, ai nxit pėr njė disponim tė mirė, nė mėnyrė qė tė ruhet harmonia bashkėshortore. Edhe vetė i Dėrguari i Allahut plotėsonte dėshirat e grave tė tij dhe i bėnte tė gėzuara, sidomos kur ndonjėra prej tyre ballafaqohej me ndonjė gjė qė lėndonte dinjitetin e saj. Njė ditė prej ditėsh, Hafseja r.a., e bija e Omerit r.a., i kishte thėnė Aishes, tė bijės sė Ebu Bekrit r.a.: “Ne jemi mė tė dashura pėr Muhamedin a.s.. sesa Safija, ngase jemi bijat e axhallarėve-kushėrinjve tė tij”. Zonja Safije bintu Hajj r.a. dėgjoi pėr kėtė dhe u prek nė sedėr. Ajo hyri tek Pejgamberi a.s. duke qarė dhe i tregoi atij se ē’kishte thėnė Hafseja.
Pejgamberi a.s.i tha asaj: “E pse nuk u the atyre tė dyjave: “Si mund tė jeni mė tė mira se unė kur bashkėshorti im ėshtė Muhamedi, babai im ėshtė Haruni, kurse xhaxhai im Musai a.s.” (Transmeton Tirmidhiu)
Me tė dėgjuar kėto fjalė tė tij, zonja Safije r.a. u gėzua pa masė dhe iu qetėsua shpirti. Pejgamberi a.s., nėpėrmjet kėtyre fjalėve, pati pėr qėllim t’i kthente disponimin e mirė e t’i bėnte qejfin asaj, sidomos sepse zonja Safije vėrtet vinte nga loza e tė dėrguarit tė Allahut, Harun bin Imran a.s..

Besnikėria ndaj bashkėshortes

Prej formave tė besnikėrisė ėshtė pa dyshim besnikėria ndaj “shokut tė jetės”. Ki kujdes e mos e harro “binjakun e shpirtit tėnd”, sepse ajo me plot tė drejtė konsiderohet shoqja mė e ngushtė e jetės, meqė ėshtė bashkėshortja jote. I Dėrguari i Allahut thotė: “Vėrtet prej detyrave tė para qė duhet t’i kryeni detyrimisht,janė detyrimet ndaj bashkėshorteve tuaja.”
Po vėrtet qė janė detyra tė para, po a thua ia ke dhėnė mehrin qė ke premtuar? A e ke siguruar shtėpinė pėr tė banuar me tė? A e ke mbajtur premtimin se ndaj saj do tė sillesh siē i ka hije njė besimtari? Ki kujdes, mos e godit kurrė, mos u sill me vrazhdėsi ndaj saj dhe mos e dėmto fizikisht a shpirtėrisht. Ruaju tė mos i bėsh ndonjė shpifje, ose ta ndalosh pėr tė vizituar familjen e saj.
Sinqerisht, kam frikė se do tė harrosh besėn ndaj bashkėshortes pėr tė gjitha kėto qė pėrmendėm.

Mbrojtja e bashkėshortes

Bashkėshorti musliman ka pėr detyrim tė mbrojė shoqen e tij tė jetės dhe tė mėnjanojė ndonjė tė keqe nga ajo, nėse dikush pėrpiqet t’i bėjė keq. Pejgamberi a.s. i mbronte gratė e tij nga tė kėqijat. Madje ai ia ndalonte secilės tė lėndonte tjetrėn, qoftė edhe me njė fjalė tė vetme a mendim tė keq.
Kur Muhamedi a.s. arriti nė Medinė me zonjėn Safije bintu Hajj, sė pari e vendosi atė nė shtėpinė e Harith ibn Nu’manit, pėr tė qėndruar aty derisa tė ndėrtontė njė shtėpi tė re pėr tė. Kur morėn vesh gratė e ensarėve pėr ardhjen e Safijes dhe vendosjen e saj nė shtėpinė e Harithit, shkuan menjėherė pėr ta vizituar. Pejgamberi a.s. e pa Aishen r.a. nė mesin e tyre dhe e njohu, pastaj e pyeti: Si po tė duket Safija, oj Aishe? Ajo me gjakftohtėsi dhe pėrbuzje iu pėrgjigj: “Pashė njė ēifute!” Pejgamberi a.s. u hidhėrua nga kjo fjalė dhe i tha Aishes: “Mos e thuaj kėtė, sepse ajo e ka pranuar Islamin dhe e ka zbukuruar atė me vepra tė mira.” (Transmeton Ibn Sa’di)
Kur i Dėrguari a.s. u sėmur (bėhet fjalė pėr sėmundjen nga e cila ndėrroi jetė), gratė e tij u mblodhėn rreth tij. Safija r.a. me kėtė rast tha: “Pasha Allahun! Do tė dėshiroja qė kjo qė tė ka goditur ty, tė mė kishte goditur mua”. Gratė e tjera filluan t’i pėshpėritnin njėra-tjetrės (nė shenjė iritimi dhe mosbesimi ndaj fjalėve tė saj), kurse Pejgamberi a.s. u tha: “Pastroni-shpėrlani gojėt tuaja (d.m.th.pastroni gojėt tuaja nga pėrgojimi).” Ato thanė: “Prej ēkaje t’i pastrojmė”?, e Resulullahu s.a.v.s. ua ktheu: “Prej pėshpėritjes dhe dyshimit tuaj tek ajo, sepse, pėr Allahun, ajo ishte e sinqertė pėr ato qė tha.” (Ibn Sa’d)

Kujdes, tė mos tradhėtosh

Besimtar i nderuar!
Ki kujdes e tė mos e tradhėtosh-mashtrosh bashkėshorten tėnde, sepse i Dėrguari a.s. ka thėnė: “Ēdo njeri qė martohet me njė grua, dhe nuk i shkon ndėrmend qė t’ia japė atė qė i takon asaj me tė drejtė-mehrin, qoftė ai i vogėl apo i madh, ai tashmė e ka tradhtuar atė. Nėse (ky burrė) vdes nė kėtė gjendje, atėherė do tė dalė para Allahut si njeri lavir.”
Analizoje mė vėmendje fjalėn e Resulullahut s.a.v.s.: “dhe nuk i shkon ndėrmend t’ia japė atė qė i takon asaj me tė drejtė-mehrin”, dhe mundohu ta hulumtosh tek vetvetja, nėse i takon kėtij grupi apo jo. Ta dish se hadithi i tė Dėrguarit tė Allahut ėshtė shumė i ashpėr pėr ata qė veprojnė kėshtu!

Pajtim dhe falje

Bashkėshorti i menēur sė tij bashkėshortes i fal disa gabime, duke mos u vėnė veshin disa gjėrave tė imėta. I Dėrguari i Allahut gjithmonė vepronte kėshtu…
Pas pėrfundimit tė betejės sė Bedrit dhe fitores sė muslimanėve kundėr idhujtarėve, nėna e besimtarėve, Sevdetu binti Zum’ah r.a. (bashkėshortja e Muhamedit a.s.), kishte dalė nga shtėpia pėr tė kryer detyrimin e saj pėr ngushėllime nė familjen Ali Afra’ė-s. Nė kėtė kohė ajetet pėr mbulesėn nuk kishin zbritur ende.
Kur mori vesh pėr ardhjen e muslimanėve dhe robėrve tė luftes, ajo u kthye nė shtėpinė e vet. Derisa po kthehej, u habit shumė kur nė mesin e robėrve pa djalin e axhės sė saj, Suhejl bin Amrin. E pa tė lidhur me litar nė tė dy duart qė i vareshin mbi qafė. Ishte kjo njė pamje pėrēmuese dhe pėrbuzėse pėr Suhejlin, dhe ajo nuk mundi ta frenonte veten e tha: A edhe ndaj Ebi Jezidit veprohet kėshtu, - dhe iu drejtua atij me fjalėt: “O Ebu Jezid, pse u vetėdorėzuat, mė mirė tė vdisnit me nder”!
Kur i dėgjoi fjalėt e saj, i Dėrguari i Allahut u hidhėrua shumė nė tė dhe i tha: “Oj Sevda, a po nxit armiqėsi edhe kundėr Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, a?!”. Sevdetja e pa qė gaboi, dhe menjėherė kėrkoi falje pėr ato qė tha e iu drejtua Resulullahut s.a.v.s. me fjalėt: “O i Dėrguar i Allahut, pasha Atė qė tė ka dėrguar me tė vėrtetėn, nuk munda ta pėrmbaja veten kur e pashė Eba Jezidin me duar tė lidhura dhe thashė ato qė thashė”.
Pejgamberi a.s. e kuptoi se ajo nuk kishte qėllim tė keq dhe se fjala doli prej saj pa e menduar, prandaj pranoi pendimin e saj dhe e fali. Nuk i vuri veshin mė shumė gabimit tė saj, veēse i tha: “Allahu tė faltė!”

Mėshirė nga Allahu

Vėrtet prej argumenteve tė mėshirės sė Allahut ėshtė se Ai krijoi gruan pėr tėrheqjen e emocioneve nė tokė. Sikur kjo mėshirė tė mos ekzistonte, atėherė nė kėtė botė nuk do tė kishte as dashuri dhe as ndjenja emotive. Nuk kemi tė bėjmė me ndonjė stėrzmadhim, sepse edhe i Dėrguari a.s. nė lidhje me kėtė thotė:
“Ademi a.s. jetoi nė Xhennet para Havasė dhe u bė i vrazhdė (i egėrsuar). Kur u krijua Havaja, Ademi a.s. e pa atė dhe e pyeti: “Kush je ti dhe pėr se u krijove?”. Ajo iu pėrgjigj: “Unė jam prehje dhe qetėsim pėr ty”.
Shih fjalėt (u bė i vrazhdė-i egėrsuar) dhe dije se ky ishte shkaku qė tė krijohej Havaja, dhe shih marrėdhėnien ndėrmjet burrit e gruas, qė ėshtė (prehje dhe qetėsim).
Gratė nė Islam janė motra tė burrave. Nė Islam nuk ka betejė nė mes mashkullit e femrės, pėrkundrazi, femra nė Islam ėshtė e nderuar, e respektuar dhe gėzon njė pozitė tė privilegjuar nė kėtė legjislacion hyjnor.


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top
Argument
Postuar nė: 02.02.2007, 11:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



Me tė Dashurin s.a.v.s.

I DĖRGUARI a.s.- MĖSUES

Bismilahi Rrahmani Rrahim
Muhamedi a.s.. ėshtė mėsuesi i parė dhe udhėzuesi i njerėzimit pėr tė mirėn e tyre si nė kėtė jetė (dynja), ashtu edhe nė jetėn tjetėr (Ahiret). I Dėrguari a.s. ėshtė pishtari ndriēues qė e dėrgoi Allahu pėr t’i nxjerrė njerėzit nga errėsira nė dritėn e sė vėrtetės. I Dėrguari i Allahut u mėsoi shokėve (ashabėve) tė Muhamedit gjithēka qė u nevojitej. Gjithmonė i udhėzonte ata qė tė stolisnin karakterin e tyre me virtyte tė shėndosha, me edukatė dhe parime tė larta njerėzore. Ai ishte udhrrėfyes i etėrve, i fėmijėve dhe i nėnave. Ai u mėsonte atyre gjėrat mė tė rėndėsishme nė mėnyrė shumė tė pėrpiktė nga ajo me se e frymėzonte – e mėsonte Vetė Allahu xh.sh.
Nėpėrmjet faqeve tė kėsaj fletushke, do tė njihemi me tė Dėrguarin e Allahut xh.sh. si mėsues dhe edukator. Kėtė do ta mėsojmė pėrmes ligjėrimeve tė profesor Amr Halidit duke u shtuar kėtyre edhe disa shėnime shtesė nga burime tė tjera.

Edukata e diturisė-

Allahu i Lartėsuar thotė:
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قِيلَ لَكُمْ تَفَسَّحُوا فِي الْمَجَالِسِ فَافْسَحُوا يَفْسَحْ اللَّهُ لَكُمْ
“O ju qė besuat, kur t’ju thuhet: Zgjerohuni (bėni vend) nė vende-ndenjje, zgjerohuni se Allahu bėn zgjerim pėr ju…! (El-Muxhadele, 11)
Urdhri pėr zgjerim nuk nėnkupton zgjerimin vetėm nė ndenjje, po edhe nė rrugė; zgjerohuni, nėse doni qė Allahu t’ju zgjerojė (spastrojė) nga shija e keqe, egoizmi dhe pengimi i njerėzve tė tjerė.
Omer ibnul Hattabi r.a. thotė: “Tri gjėra tė shtojnė dashurinė ndaj vėllait tėnd, njėra prej tė cilave ėshtė t’i bėsh vend nė mexhlis–vende ndenjjeje.
Ja njė shembull i mirė nė lidhje mė kėtė mirėsjellje gjatė jetės sė Muhamedit a.s...
Ndėrsa Muhamedi a.s.. ishte ulur nė xhami, aty hyri njė beduin, dhe Pejgamberi a.s. lėvizi pėr t’i bėrė njė vend (ani pse xhamia nuk ishte e mbushur me njerėz). Kur e pa kėtė gjest tė Pejgamberit a.s., beduini i tha: “O i Dėrguar i Allahut, pse lėvize tė mė bėsh vend, kur nė xhami ka ende hapėsirė tė mjaftueshme”? Atėherė Muhamedi a.s. tha: “Ėshtė detyrim i ēdo muslimani qė, kur t’i vijė vėllai i tij, t’i bėjė vend nė mexhlis, kudo qė tė jetė ai.”
E pra, kush mund tė thotė pas kėtij shembulli se Islami ėshtė fe qė nuk respekton edukatėn, kulturėn, dhe se nuk ka shije?!

I Dėrguari mėson Akraė ibn Habesin

I Dėrguari i Allahut s.a.v.s. njė ditė prej ditėsh ishte ulur nė xhami dhe rreth tij ishin mbledhur njė grup shokėsh, ndėr tė cilėt edhe Akraė ibn Habese et-Temimijj r.a., njė beduin me natyrė tė vrazhdė dhe zemėrgur!..
Ndėrkohė, Hasani, biri Aliut r.a., qė atėbotė ishte ende fėmijė i vogėl, eci derisa arriti tek gjyshi i tij, Muhamedi a.s.., i cili e mori pranė, e uli nė prehrin e vet dhe e puthi.
Nga ky veprim i Muhamedit a.s. u ēudit Akraė ibn Habesi dhe nuk iu durua pa e pyetur Pejgamberin a.s.: “O i Dėrguari i Allahut, a i puthni ju fėmijėt tuaj a?! Unė i kam dhjetė fėmijė dhe asnjėrin prej tyre nuk e kam puthur kurrė.”
I Dėrguari i Allahut e shikoi me habi Akraė ibn Habesin pėr kėtė zemėrngurtėsi tė tij, dhe ia ktheu: “Si duket, Allahu ta paska larguar mėshirėn nga zemra jote, e pra dije se kush nuk mėshiron, nuk do tė mėshirohet!” (Mutefekun Alejhi).
Tė gjithė tė pranishmit nė kėtė ndenjje (mexhlis), morėn njė mėsim tė madh se mėshira dhe butėsia ndaj fėmijėve ėshtė e domosdoshme, se ata nganjėherė duhen puthur, duhen pėrqafuar dhe duhen ledhatuar. Kjo nė fakt ėshtė mėshirė ndaj tyre dhe shprehje e emocioneve pėr dashurinė e tyre.

Mėsimi i grave

Erdhėn disa gra tek i Dėrguari a.s. dhe i thanė: “Na e kanė shkuar burrat, o i Dėrguar i Allahut. Na cakto njė ditė tė veēantė pėr tė na kėshilluar”. I Dėrguari i Allahut u pajtua me kėtė dhe u mbajti njė ligjėratė, ku, ndėr tė tjera, u tha: “Secila grua prej jush, e cila ka tre fėmijė dhe i edukon me edukatė tė pastėr, ata fėmijė do t’i ketė mburojė nga zjarri i Xhehennemit”. Njėra prej grave tė pranishme e pyeti: Po ajo qė ka dy fėmijė?. “Edhe ajo qė ka dy fėmijė tė edukuar, e arrin kėtė gradė”- tha Pejgamberi a.s..
(Ja se ēfarė shembulli na jep i Dėrguari i Allahut pėr rėndėsinė e edukimit tė fėmijėve nėpėrmjet arsimimit tė nėnės, shembull tė cilin duhet ta ndjekim edhe ne sot pėr arsimimin e grave tona, qė ato tė jenė edukatore tė denja pėr edukimin e brezit tė ri.).

I Dėrguari i Allahut i mėson fėmijėt

Omer ibn Ebi Seleme ishte njė fėmijė i vogėl kur babai i tij kishte rėnė dėshmor–shehid. Muhamedi a.s. kishte vendosur t’i mėsonte atij edukatėn gjatė ngrėnies sė ushqimit dhe i kishte thėnė: “O djalosh, pėrmende Allahun (nė fillim tė ngrėnies), ha me dorėn e djathtė dhe ha para vetes.” (Mutefekun Alejhi).
Nga kėto fjalė tė Resulullahut s.a.v.s. Omer Ibn Ebi Seleme mėsoi pėr edukatėn qė duhet tė ketė secili gjatė ngrėnies sė ushqimit, madje kjo i qe ngulitur thellė nė mendje, kėshtu qė sa herė fillonte tė hante, e pėrmendte sė pari Allahun, hante me dorėn e djathtė dhe hante vetėm para vetes, atė pjesė qė i takonte, ashtu siē e kishte mėsuar i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.
(Pra, prindėr tė dashur, mėsoni fėmijėt tuaj me edukatėn e lartė profetike dhe mos lejoni qė dikush tjetėr t’ua edukojė fėmijėt tuaj.)

Kultura e dialogut

Besimtarė tė nderuar! Eni tė mėsojmė kulturėn e dialogut nga i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. Njė ditė, derisa ishin nė Mekė (para hixhretit), nė periudhėn mė tė vėshtirė pėr muslimanėt, kur ata persekutoheshin e keqtrajtoheshnin mizorisht nga pabesimtarėt, Utbe ibn Ebi Rebia erdhi tek i Dėrguari i Allahut dhe e ofendoi me fjalėt mė tė rėnda. Pasi nuk kishte arritur ta hidhėronte me fjalė tė Dėrguarin a.s., i kishte ofruar pasuri marramendėse, vetėm e vetėm ta linte thirrjen e tij pėr Islamin. Pėrpos tjerash, i kishte ofruar ta martonin me vajzėn mė tė bukur tė Mekės; i kishte premtuar ta bėnin prijės tė tyre. Madje i kishte thėnė se mund t’i sillnin edhe njė mjek, i cili do tė pėrkujdesej pėr shėrimin nga kjo “sėmundje e ēmendurisė“ qė e kishte kapluar. Tė gjitha kėto ia ofroi Utbe ibn Ebi Rebia vetėm e vetėm qė ky tė braktiste misionin e tij, dhe nė fund i tha: “O bir i vėllait tim. Dėgjoji prej meje kėto qė po t’i ofrojmė, ndoshta do t’i pranosh disa prej tyre.”
Pejgamberi a.s. i tha butėsisht: “Fol, o Ebul Velid, do tė tė dėgjoj me vėmendje”.
Atėherė Utbe i tha: “O bir i vėllait tim: Nėse me kėtė thirrje tėnde synon tė bėhesh mė i pasuri prej nesh, atėherė po grumbullojmė pasuri e po ta japim, dhe do tė jesh mė i pasuri prej nesh; nėse synon qė nėpėrmjet kėsaj tė bėhesh mbret, po tė pranojmė si mbret tonin; nėse po tė shtiret diēka qė nuk po e sheh (duke aluduar vahjin qė i zbriste Muhamedit a.s..,- vėr. e pėrkthyesit), do tė pėrkujdesemi tė tė sjellim ndonjė mjek tė njohur, qė tė tė shėrojė nga kėto halucinacione.”
A nuk janė tė gjitha kėto oferta tė mjera dhe ofendues?! Pasuri, mbretėri, shėrim nga sėmundja!…etj.

O ju thirrės nė Islam!

Ju qė dėshironi tė mėsoni kulturėn e tė dialoguarit nė shekullin e 21-tė, mėsojeni atė nga i Dėrguari a.s....
Nga fjalėt e shqiptuara prej Utbes, shohim pėrbuzjen dhe pėrēmimin ndaj Pejgamberit tonė, por shihni, nė anėn tjetėr, urtėsinė dhe edukatėn e lartė tė tė Dėrguarit a.s., kur nė fund i thotė Utbes: “A e pėrfundove, o Ebul Velid?”.
Tė nderuar thirrės!
Flitet pėr disa dijetarė qė, sa herė qė dikush polemizon me ta, i humbin nervat (s’mund ta kontrollojnė vetveten), prandaj ju lus tė gjithė, mėsohuni nga i Dėrguari i Allahut, jepni shembull tė edukatės sė mirė, madje edhe gjatė polemikave.
Shikoni se ē’shije dhe edukatė qė kishte gjatė dialogut Muhamedi a.s. … Filloi tė dialogonte me Utben duke e thirrur me pseudonimin e tij (Ebu Velid), nė mėnyrė qė ta zbuste palėn nė dialog, pastaj i tha butėsisht: “Fol, o Ebul Velid, do tė tė dėgjoj me vėmendje”, dhe e dėgjoi deri nė fund, pa ia ndėrprerė askund fjalėn, kurse, vetėm pasi ai kishte pėrfunduar fjalėt, i kishte thėnė: “A e pėrfundove, o Ebul Velid?”
Ai iu pėrgjigj: -Po, e pėrfundova.
(Nė shekullin 21 kjo do tė nėnkuptonte fjalėt: “A e pėrfunduat, zotėria juaj?”)
Pastaj i Dėrguari i Allahut xh.sh. iu drejtua Utbes me kėto fjalė: “Tash dėgjo prej meje se ēfarė do tė tė them, sepse kjo ėshtė pėrgjigjja ime ndaj ofertave tuaja:
حم(1)تَنزِيلٌ مِنْ الرَّحْمَانِ الرَّحِيمِ(2)كِتَابٌ فُصِّلَتْ آيَاتُهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ(3)بَشِيرًا وَنَذِيرًا فَأَعْرَضَ أَكْثَرُهُمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ
“Ha, Mim. Zbritje prej Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! Libėr, ajetet e tė cilit janė tė shkoqitura, duke qenė Kur'an arabisht pėr njė popull qė di ta kuptojė. Ėshtė pėrgėzues dhe qortues, po shumica e tyre ia kthyen shpinėn, andaj ata nuk dėgjojnė…”
derisa e pėrfundoi me fjalėt kuranore:
فَإِنْ أَعْرَضُوا فَقُلْ أَنذَرْتُكُمْ صَاعِقَةً مِثْلَ صَاعِقَةِ عَادٍ وَثَمُودَ
“…Nė qoftė se ata nuk pėrgjigjen, thuaju ti: “Unė ua tėrhoqa vėrejtjen e njė rrufeje (dėnimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!” (Fussilet, 1-13).
Pasi i dėgjoi kėto ajete kuranore dhe kėtė pėrgjigje kaq tė prerė nga i Dėrguari i Allahut, Utbja, i frikėsuar deri nė palcė, u ngrit dhe duke ia vėnė dorėn nė gojė, iu drejtua butėsisht Pejgamberit a.s.. me fjalėt: “Tė pėrbej nė Allahun dhe nė afėrsinė tonė familjare, mos fol mė” - nga frika se mos po binte ndonjė mallkim mbi tė aty pėr aty. I Dėrguari i Allahut e respektoi kėtė kėrkesė tė tij, dhe heshti.

I Dėrguari i Allahut mėson Usame ibn Zejdin

Usame ibn Zejdi ka qenė prej njerėzve mė tė dashur tek Muhamedi a.s. dhe mė i afėrti nė zemrėn e tij. I Dėrguari i Allahut thoshte: “Mė i dashuri njeri tek unė, pėrveē Fatimes, ėshtė Usame, dhe askush tjetėr.” (Transmeton Taberaniu)
Me gjithė dashurinė e madhe qė ndiente ndaj Usames i Dėrguari i Allahut xh.sh., ai gjithmonė ishte i kujdesshėm qė ta mėsonte Usamen pėr atė qė ėshtė e mirė dhe ta ndalonte nga ajo qė nuk lejohet. Kjo dashuri ndaj Usames, madje nuk ishte fare pengesė qė i Dėrguari i Allahut tė hidhėrohej nganjėherė nė tė dhe t’ia tėrhiqte vėrejtjen e ta kėshillonte qė tė mėsonte.
Nė njė rast, Usame Ibn Zejdi dėshiroi tė ndėrmjetėsonte pėr faljen e njė gruaje qė kishte vjedhur, sepse ajo rridhte nga njė familje e ndershme dhe me autoritet e fisit beni Mahzum. Fisi i saj dėshironte qė ndaj saj tė mos merreshin masat ndėshkuese pėr vjedhje dhe, duke diskutuar midis tyre, kishin pyetur se cili mund tė ndėrmjetėsonte tek i Dėrguari i Allahut pėr ta falur atė. Dikujt nga tė pranishmit i paskėsh shkrepi nė mendje se kėtė punė nuk mund ta bėnte askush pėrveē njeriut mė tė dashur tė Muhamedit a.s.- birit tė njeriut mė tė dashur Usame ibn Zejdit. Me tė shpejtė shkuan tek ai dhe kėrkuan tė ndėrmjetėsonte pėr kėtė ēėshtje tek Muhamedi a.s.. Pasi Usameja kėrkoi kėtė nga i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., ky u hidhėrua shumė dhe, nė cilėsinė e mėsuesit, filloi t’i shpjegonte se askujt nuk i lejohet tė ndėrmjetėsojė pėr falje kur bėhet fjalė pėr dispozitat strikte tė fesė sė Allahut.
Usame, i turpėruar, kėrkoi falje dhe kurrė nuk e harroi kėtė kėshillė (mėsim) nga Resulullahu s.a.v.s.
Njė herė tjetėr, Muhamedi a.s. e mėsoi Usame bin Zejdin se si duhej t’i trajtonte njerėzit pėr ato qė e sheh tek ata, e jo tė paragjykojė pėr ēėshtjet a qėllimet e brendshme tė tyre, sepse qėllimet dhe tė brendshmet i di vetėm Allahu xh.sh.
Njėherė Usameja, derisa po merrte pjesė nė njė prej betejave qė zhvillonin muslimanėt kundėr idhujtarėve, duke luftuar me njėrin prej tyre, e mundi. Nė momentin kur e ngriti shpatėn dhe deshi ta vriste, personi i mundur tha: “La ilahe il-lallah-Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut…”, por Usameja e ndjeu nė zemėr se kėto fjalė tė atij pabesimtari i dolėn nga frika se po vritej dhe jo pse ishin fjalė tė sinqerta qė shprehnin besimin, prandaj nuk u besoi fjalėve tė tij dhe e vrau.
Pasi kishte pėrfunduar beteja, Usame e kishte njoftuar tė Dėrguarin e Allahut pėr ngjarjen, e Pejgamberi a.s.. qe hidhėruar shumė ndaj tij, dhe nė mėnyrė qortuese i tha:
-“ O Usame, si guxon ta vrasėsh njeriun qė thotė “La ilahe il-lallah?!”
- Isha i bindur se kėtė fjalė e tha nga frika qė tė mos e vrisja, - ia ktheu Usameja.
I Dėrguari i Allahut, pėrsėriti prapė fjalėn e mėparshme tė tij: “O Usame, si guxon ta vrasėsh njeriun qė thotė “La ilahe il-lallah?!”, pėrderisa Usameja i zėnė ngushtė, tha: Sa do tė dėshiroja qė tė mos e kisha vrarė, porse atė ditė e ndjeva veten tė pafuqishėm dhe i dhashė besėn Allahut qė tani e tutje nuk do tė vrisja kurrė njė njeri qė thotė: “La ilahe il-lallah”. Muhamedi a.s. iu kthye edhe njė herė Usames dhe e pyeti: “A qėndron pas kėtyre fjalėve qė i the, o Usame?”, kurse Usame iu pėrgjigj: Po, o i Dėrguar i Allahut, do t’i qėndroj besnik deri nė vdekje kėtij premtimi qė dhashė.
Ky ishte njė mėsim tjetėr pėr Usame ibn Zejdin nga i Dėrguari i Allahut s.a.v.s..

Urtėsia e thirrjes nė rrugėn e Allahut (Dituria e thirrjes sė Allahut ????)
Ata qė janė pėrpjekur dhe munduar tė jenė thirrės nė rrugė tė Allahut, le tė urdhėrojnė ta mėsojnė kėtė nga ky shembull i rrallė pėr thirrje tė suksesshme nė rrugėn e Allahut xh. sh. Vetėm imagjinoni se kush po ju mėson kėsaj radhe?! Ėshtė vetė i Dėrguari i Allahut, ėshtė sjellja e tij…
Po shoh se jeni shumė kureshtarė tė dini se pėr se bėhet fjalė. Atėherė pra, ejani tė mėsojmė sė bashku duke e lutur sė pari Allahun xh. sh. tė na bėjė tė mundur ta kuptojmė ashtu siē duhet kėtė mėsim profetik.
Besoj qė secili prej nesh e di se ēfarė i ka ndodhur tė Dėrguarit tė Allahut nė Taif. Pasi njerėzit kishin refuzuar thirrjen e tij, ia kishin ndėrsyer atij tė marrėt dhe robėrit pėr ta sharė dhe pėr t’i bėrtitur me zėra ofendues... Madje e kishin gjuajtur edhe me gurė derisa e kishin pėrgjakur. Nga kėmbėt i rridhte gjak. Zejd ibn Harithi, qė e shoqėronte tė Dėrguarin nė Taif, mundohej ta mbronte mė tėrė trupin e tij, derisa edhe ai nuk mori njė plagė tė rėndė nė kokė. Ofendimet dhe sulmet me gurė nuk pranin dot, derisa i Dėrguari i Allahut, sė bashku me Zejdin, nuk u strehuan prapa njė muri tė kopshteve tė Utbe dhe Shejbe ibn Rebias. Vetėm pasi u strehuan prapa kėtij muri, sulmet e njerėzve tė marrė dhe tė robėrve pushuan.
I Dėrguari i Allahut, u ul nėn hijen e njė hardhie rrushi qė ta merrte veten nga kėto sulme e tė shara. Kur e panė bijtė e Rebias Muhamedin a.s. nė kėtė gjendje, u prekėn rėndė dhe dėrguan njė djalosh tė krishterė me emrin Addas, qė t’i ndihmonte atij, dhe i thanė: “Merre kėtė kalavesh rrushi dhe jepja atij burri”. Pasi Addasi la rrushin nė duart e Muhamedit a.s., i Dėrguari i Allahut zgjati dorėn dhe tha: “Bismil-lah” dhe pastaj filloi tė hante.
Kur i dėgjoi Addasi kėto fjalė nga Resulullahu s.a.v.s., tha: Kėto fjalė nuk i kam dėgjuar ndonjėherė nga banorėt e kėtij vendi!
- I Dėrguari a.s. e pyeti: Si e ke emrin?
- Ai tha: Addas.
- E prej cilit vend je, o Addas? - e pyeti prapė i Dėrguari i Allahut.
- Jam nga Niniva,- iu pėrgjigj Addasi.
- Qenke nga vendi i njeriut tė mirė Junus ibn Meta! – ia ktheu Resulullahu s.a.v.s..
- Ku e dini ju se kush ėshtė Junus ibn Meta? - e pyeti me habi Addasi.
- Ai ėshtė vėllai im, ka qenė pejgamber e edhe unė jam pejgamber - iu pėrgjigj Muhamedi a.s..
Atėherė Addasi iu hodh nė pėrqafim Resulullahut s.a.v.s. duke i puthur kokėn, duart dhe kėmbėt nga gėzimi.
Tė nderuar lexues! Eni ta analizojmė kėtė dialog, ta studiojmė dhe tė mėsojmė mė shumė prej tij, e pastaj tė mėsojmė shkakun pse Addasi iu hodh nė pėrqafim Resulullahut duke i puthur me ngashėrim edhe kėmbėt e tij.
Sė pari, nė fillim tė dialogut, fjala e parė qė kishte thėnė Muhamedi a.s., ishte: “Bismil-lah”. I tillė duhet tė jetė ēdo thirrės, qė fjala e imanit tė shfaqet sė pari nė buzėt e tij, gjithmonė ta proklamojė haptazi imanin e tij dhe ta ngrejė lart flamurin e drejtėsisė nė ēdo vend dhe nė ēdo situatė.
Sė dyti, Muhamedi a.s. e pyeti Addasin pėr emrin e tij. Ky ėshtė njė prej mėsimeve mė tė rėndėsishme gjatė thirrjes nė rrugėn e Allahut. Njohja e emrit tė atij qė e thėrret, ėshtė fjalia sekrete (pasuordi), nė mėnyrė qė tė jesh i dashur nė mesin e njerėzve qė i thėrret nė tė vėrtetėn.
Sė treti, i Dėrguari i Allahut e shqiptoi emrin e Addasit kur e pyeti: - E prej cilit vend je, o Addas?, nė mėnyrė qė tė mos e harronte atė gjatė bisedės qė do ta zhvillonte nė vazhdim.
Po tė shoh tek qesh pėr faktin qė neve shpesh na ndodh tek takojmė ndonjė tė panjohur dhe e pyesim: Si e ke emrin? Ai na pėrgjigjet: Ahmed, kurse ne vetėm pas njė minute i themi: Pėr Zotin mė vjen shumė mirė qė po tė shoh, o Muhamed. Ai na e kthen pėrgjigjen e thotė: Unė e kam emrin Ahmed e jo Muhamed, e ne i kėrkojmė falje duke i thėnė: “Oh, mė fal se harrova! Nuk isha sa duhet i koncentruar!”. Dhe kur ndahemi prej tij, i themi: Mirupafshim o…., nuk mund t’ia qėllojmė emrin, sepse prapė e kemi harruar emrin e tij, prandaj mėso nga i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. pėr ta pėrdorur sė pari emrin e personit, para se ta harrosh atė.
Sė katėrti, i Dėrguari i Allahut e pyeti Addasin pėr prejardhjen dhe vendlindjen e tij, e kur ai iu pėrgjigj se ishte nga Niniva, i Dėrguari a.s. i tha: - Qenke nga vendi i njeriut tė mirė Junus ibn Meta….
Kėshtu duhet tė veprosh edhe ti, thirrės i nderuar, nė qoftė se njeh dikė nga vendi i atij qė e thėrret, pyete pėr tė, sepse ky fakt e shton vullnetin pėr dialog, e largon shterpėsinė dhe bisedėn e bėn mė tė ngrohtė e mė tė thjeshtė.
Sė pesti, pėrdorimi estetik i shijes nga i Dėrguari i Allahut, kur i tha: - Ai ėshtė vėllai im, ka qenė pejgamber e edhe unė jam pejgamber.
Kjo ėshtė mirėsjellja e vėrtetė gjatė bisedės, njihuni dhe shoqėrohuni. Ky dialog, qė zgjati vetėm disa ēaste, qe shkas i njė shoqėrimi tė gjatė dhe shkak qė Addasi t’i hidhej te kėmbėt tė Dėrguarit tė Allahut dhe t’ia puthte ato.

I Dėrguari i Allahut mėson Omer el Farukun

I Dėrguari i Allahut s.a.v.s. i mėsonte shokėt e tij tė ishin tė durueshėm gjatė misionit tė tyre si thirrės nė rrugėn e Allahut, duke ua tėrhequr vėrejtjen qė tė mos nguteshin nė udhėzimin e njerėzve. Nėse nė fillim ata do ta refuzonin ftesėn e tyre pėr udhėzim, kjo nuk do tė duhej tė ishte shkak qė ata tė luftoheshin para se ta pranonin Islamin.
Transmetohet nga Mikdad ibn Amri tė ketė thėnė: “E zura rob Hakem ibn Kejsanin dhe prijėsi ynė deshi qė aty pėr aty t’ia priste kokėn, kurse unė i thashė: “Lėre ta dėrgojmė tė gjallė tek i Dėrguari i Allahut.”
Kur e sollėm para Resulullahut s.a.v.s., ai filloi ta thėrriste nė Islam duke i folur gjatė. Atėherė Omeri r.a. u bė i padurueshėm dhe iu drejtua tė Dėrguarit tė Allahut me fjalėt: “Pėr se po i flet kėtij, o i Dėrguar i Allahut? Vallahi ky kurrė nuk pranon tė hyjė nė Islam, por mė lejo t’ia kėpus kokėn kėtij qafiri e t’ia dėrgojnė nėnės sė tij pėr ta vajtuar.”
Muhamedi a.s.. nuk iu pėrgjigj fare Omerit r.a. ndėrkohė qė Hakemi iu drejtua Resulullahut s.a.v.s. me pyetjen: Ē’ėshtė Islami?
Muhamedi a.s. i tha: “Tė adhurosh vetėm Allahun dhe tė mos i bėsh shok Atij, dhe tė dėshmosh se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.”
Atėherė Hakemi tha: Po e pranoj Islamin!
Kur i dėgjoi Omeri r.a. kėto fjalė tė tij, tha: “Kur e pashė tek e pranoi Islamin, m’u rrėqeth trupi dhe thashė: “Si munda t’i pėrzihem Resulullahut nė njė punė pėr tė cilėn ai ėshtė mė i dijshėm dhe mė kompetent se unė!”
Pas kėsaj i Dėrguari i Allahut iu drejtua Omerit dhe shokėve tė tjerė pėrreth dhe u tha: “Po t’ju kisha dėgjuar juve dhe ta kisha mbytur, ky (Hakemi) do tė ishte tashmė nė Xhehennem.”
E Hakem ibn Kejsani e kishte pranuar Islamin vėrtet sinqerisht dhe me bindje. Mė pastaj luftoi nė rrugėn e Allahut derisa ra dėshmor nė betejėn “Bi’ėru Maune”, kurse i Dėrguari i Allahut ishte i kėnaqur me tė.

I Dėrguari i Allahut mėson beduinin

Njė beduin nga arabėt e shkretėtirės kishte njė deve me ngjyrė tė kuqe. Kjo deve ishte pasuria e tij e vetme qė kishte, tė cilėn e shfrytėzonte pėr tė udhėtuar, pėr transport e gjėra tė tjera. Njė ditė prej ditėsh, kėtij beduini i kishte humbur deveja. I mėrzitur skajshmėrisht, e kėrkoi devenė gjithė natėn duke shkuar prej njė vendi nė njė tjetėr, por kot. Kishte humbur ēdo gjurmė e saj.
Kur filloi ezani i sabahut, besimtarėt u drejtuan nė xhami pėr ta falur namazin, e nė xhami shkoi edhe beduini, tė cilit i kishte humbur deveja. Pasi e falėn namazin pas Resulullahut, beduini u ngrit nė kėmbė dhe i pyeti njerėzit me zė nė mos e kishin parė diku devenė e tij tė kuqe.
Kur i dėgjoi kėto fjalė, Resulullahu s.a.v.s. u hidhėrua prej tij, sepse nė xhami bėnte pyetje pėr devenė e tij, dhe i tha: “Mos e gjetsh! Xhamitė janė ndėrtuar pėr diēka tjetė, (pėr thirrje-mėsim).(Transmeton Muslimi).
Pas kėsaj Muhamedi a.s. iu drejtua shokėve tė tij dhe i kėshilloi duke u thėnė: Nėse shihni dikė nė xhami qė pyet pėr diēka qė i ka humbur, tė tjerėt le t’i thonė: “Mos ta ktheftė Allahu prapė” sepse xhamitė nuk janė ndėrtuar pėr kėtė.” (Transmeton Muslimi)
Si beduini ashtu edhe muslimanėt e tjerė, morėn njė mėsim tė madh nga kėto fjalė tė Resulullahut s.a.v.s. pėr faktin se si duhet tė sillemi nė xhami, meqė xhamia ka njė mision tjetėr shumė mė tė madh sesa tė pyesim njėri-tjetrin pėr nevojat dhe interesat e kėsaj bote.

Butėsia e mėsuesit

Muhamedi a.s. ka qenė mėsues i butė e i kujdeshėm. Sillej me dashuri e butėsi ndaj atyre qė i mėsonte. Asnjėherė nuk ishte i vrazhdė dhe i ashpėr ndaj tyre. Kėtė e vėrteton ajo qė ndodhi me Muavije ibn Hakem Es-Selemiun r.a., atėherė kur Muavije erdhi nė Medinė, qė tė mėsonte dispozitat e fesė dhe tė takohej me tė Dėrguarin e Allahut s.a.v.s.
Kur erdhi koha e namazit, ai shkoi nė xhami pėr t’u falur, dhe ndėrkohė qė gjatė namazit njėri nga xhematlinjtė teshtiu, tha: “Elhamdulilahi”, kurse Muavije i lidhur nė namaz, ia ktheu: “Allahu tė mėshiroftė (Jerhamukallahu)”. Nė atė moment njerėzit rrahėn shuplaka, si shenjė qė Muavija tė heshtte, nė mėnyrė qė gjatė namazit tė mos fliten fjalė pėrveē atyre qė janė paraparė. Mirėpo Muavija u tha me zė: “Pse po rrahni shuplaka?” e xhematlinjtė pėrsėritėn prapė rrahjen e shuplakave, tashti pak mė zėshėm, qė ai tė heshtte pėrfundimisht, dhe ai heshti.
Pasi pėrfundoi namazi, i Dėrguari i Allahut nuk e qortoi Muavijen e as nuk u soll ashpėr ndaj tij, por me ton tė butė e me sjellje tė mirė, ia bėri me dije se gjatė namazit nuk lejohet tė fliten fjalė tė tjera pėrveē pėrmendjes sė Allahut dhe Kur’anit.
Po ashtu i Dėrguari i Allahut ua bėri me dije edhe tė tjerėve qė, nėse dėshirojnė t’ia tėrheqin dikujt vėrejtjen nė xhami pėr ndonjė gabim gjatė namazit, tė thonė “Subhanallah”, sepse rrahja e shuplakave ėshtė e posaēme vetėm pėr gratė e jo edhe pėr burrat.
Kėshtu tė gjithė mėsuan nga i Dėrguari i Allahut kėtė dispozitė-rregull gjatė namazit dhe qė tė gjithė e pranuan. Dhe nė fund Muavija tha: “Nuk kam parė ndonjėherė mėsues mė modest e mė tė sjellshėm se i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.” (Transmeton Ebu Davudi).


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top
Argument
Postuar nė: 02.02.2007, 11:23
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



Me tė Dashurin s.a.v.s.

I DĖRGUARI a.s.- LUFTĖTAR

Bismilahi Rrahmani Rrahim

I Dėrguari ynė s.a.v.s. (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) ka qenė Komandant Suprem i Forcave tė Armatosura tė Muslimanėve. Ishte i pajisur me tė gjitha cilėsitė e njė luftėtari shembullor dhe tė njė strategu ushtarak gjenial.
I Dėrguari s.a.v.s. u shqua pėr zgjuarsi dhe inteligjencė tė rrallė lidhur me strategjin qė do tė duhej pėrdorur kundėr armiqve tė tij. Ishte i patejkalueshėm nė hartimin e planeve luftarake si dhe nė ndarjen e roleve pėr ushtarėt e tij gjatė zhvillimit tė betejave kundėr armiqve.
I Dėrguari a.s. ishte i pashoq nė punė tė ngritjes sė moralit shpirtėror e luftarak tė ushtrisė sė tij. Ai nuk injoronte kurrė rolin e shėrbimeve sekrete ushtarake nė beteja e luftėra, dhe gjithashtu, nė anėn tjetėr, kurrė nuk insisitonte qė vetėm mendimi i tij tė pėrfillej, veēse e gjejmė tek konsultohej shpesh me komandantė e ushtarė dhe ndodhte qė tė pranonte mendimin e arsyeshėm, qoftė edhe tė njė ushtari tė rėndomtė.
Tė gjitha kėtyre cilėsive u duhen shtuar edhe guximi e trimėria e pashoqe e tė Dėrguarit tė Allahut, i cili, pėr shkak tė kėtij heroizimi, shpesh kishte vėnė veten nė situata buzė vrasjes nė luftėra e beteja.
Nė faqet e kėsaj fletushke do tė njihemi me tė Dėrguarin s.a.v.s. si luftėtar. Kėtė do ta mėsojmė pėrmes ligjėrimeve tė profesor Amr Halidit, duke u shtuar kėtyre edhe disa shėnime shtesė nga burime tė tjera.

Sjellja korrekte-bamirėse nė luftė

Nga sjelljet e mira dhe korrekte kemi edhe sjelljet e mira nė luftė…Lexoji kėto fjalė dhe krenohu me fenė tėnde…
Teksa po niseshin pėr nė betejėn e Mu’tes, i Dėrguari i Allahut iu drejtua ushtrisė me kėto fjalė: “Nisuni me emėr tė Allahut dhe nė rrugė tė tė Dėrguarit tė Tij. Mos vritni pleq tė mbetur, mos vritni gra, mos mbytni fėmijė, mos mbytni foshnja, mos shkatėrroni ndėrtesa, mos digjni pemė (drunj), mos pritni hurma dhe silluni drejt e me korrektėsi.”
I patėmeta je, o Allah! A e vutė re se si i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., pasi kishte dhėnė kėta urdhra, dėshiroi t’u thoshte ushtarėve njė fjalė me tė cilėn tė pėrmblidhte tėrė atė qė u kishte thėnė mė parė, kur u tha: “Silluni drejt e me korrektėsi!…”
Pėr Zotin, a nuk mė thoni, ē’ushtri ėshtė kjo?!
Kjo ushtri ėshtė ushtria e njerėzve tė sjellshėm e tė drejtė…Mos u ēudit e as mos u habit…se ky ishte dhe do tė jetė morali i muslimanėve nė ēdo kohė.

Pejgamberi a.s. nė luftė kundėr tė kėqijve

I Dėrguari s.a.v.s. mori pjesė nė luftėra qysh kur ishte pesėmbėdhjetė vjeē,- nė njė luftė qė u zhvillua nė mesė kurejshėve dhe fisit Kajsu Ilane. Komandant i kurejshėve nė atė luftė ishte Harb ibn Umejje. Lufta u quajt “Lufta kundėr mėkatarėve” ose “Harbu-l--Fuxhar”, pėr shkak tė cenimit tė shenjtėrisė sė Qabesė dhe tė muajve tė shenjtė. Nė fillim tė betejės ngadhėnjyes dukej tė dilnin fisi Kajsu Ilane, por andej nga mesdita, kurejshėt mobilizuan dhe ngjeshėn radhėt e tyre e arritėn tė fitonin tėrė luftėn, duke i shkaktuar armikut njė humbje tė rėndė e tė turpshme. Nė atė luftė, Muhamedi a.s. si njė i ri pesėmbėdhjetė vjeē u ndihmonte axhallarėve tė tij pėr tė pėrgatitur majave e shigjetave, me tė cilat tė goditnin armiqtė e tyre. (Transmeton Ibn Is’haku).

Ku ėshtė mushka?

I Dėrguari a.s. ishte tepėr modest. Edhe pse kishte mundėsi tė kalėronte kalė, ai kurrė nuk e bėnte kėtė, veēse pėr modesti e pėrultėsindaj Allahut xh.sh., ai kalėronte njė gomar. Nė ditėn e luftės sė Hajberit, kur po ktheheshin si ngadhėnjimtarė, Pejgamberi a.s. po kthehej hipur mbi kalė nė Medinė, ku kishin dalė ta prisnin banorėt e Medinės me nderimet mė tė larta. Por, pak para se tė hynte nė qytet, i Dėrguari a.s. pyeti: “Ku ėshtė mushka?”, dhe zbriti prej kalit tė tij e hipi mbi mushkė pėr modesti ndaj Allahut xh.sh.

Shėrbimi informativ ushtarak

Komandanti Suprem i forcave ushtarake kurrė nuk bėn tė injorojė dhe as tė shpėrfillė rolin e shėrbimit informativ ushtarak gjatė betejave a luftėrave, po pėrkundrazi, ai duhet t’i kushtojė vėmendje tė posaēme kėtij shėrbimi derisa t’i kuptojė tė fshehtat dhe pikat e dobėta tė armikut, tė cilat do tė mund t’i shfrytėzonte pėr t’u shkaktuar disfatė tė rėndė.
I Dėrguari s.a.v.s. shquhej si komandant i dalluar ushtarak dhe kurrė nuk mohonte rėndėsinė qė kishte shėrbimi sekret e informativ ushtarak gjatė betejave dhe luftėrave.
Mu pėr kėtė arsye, njėherė kur Pejgamberi s.a.v.s. doli me shokėt e tij pėr ta sulmuar karvanin e kurejshėve qė vinte nga Shami, dhe arriti nė ngushticėn Es-Safra’ė, prej atje, nė cilėsinė e vėzhguesve, pati dėrguar Besise bin Umer El-Xhuhenijj-in dhe Adijj bin edh-Dhugba’ė el-Xhuhenijj-in, qė tė niseshin nė Bedėr dhe tė merrnin sa mė shumė informacione lidhur me karvanin. Nė tė njėjtėn kohė, nė njė drejtim tjetėr, dėrgoi Talha bin Ubejdullahun dhe Seid bin Zejdin, pėr tė konfirmuar kalimin atypari tė karvanit. Kur kuptoi se karvani tashmė u kishte ikur dhe idhujtarėt mė me dėshirė do ta pranonin luftėn, atėherė, pa vonuar, Pejgamberi a.s. filloi pėrgatitjet pėr betejė…
Nė natėn e betejės, i Dėrguari i Allahut edhe njė herė i dėrgoi disa nga njerėzit e tij tė shėrbimit informativ, qė tė mblidhnin informacione sa mė tė hollėsishme pėr gjendjen e armikut. Kėsaj radhe grupi pėrbėhej prej tre muhaxhirėve: Ali bin Ebi Talibit, Zubejr bin Avvamit dhe Sa’d bin Ebi Vekasit, tė shoqėruar edhe nga njė grup ashabėsh tė Pejgamberit a.s.. Ata shkuan tek burimet e Bedrit dhe aty takuan dy djelmosha qė furnizonin me ujė ushtrinė e kurejshėve tė Mekės. I arrestuan dhe qė tė dy i sollėn tek Pejgamberi a.s.. I dėrguari i Allahut nė ato ēaste ishte duke u falur, prandaj ata vetė filluan t’i merrnin nė pyetje djelmoshat. Djelmoshat u thanė se bėnin furnizimin me ujė tė kurejshėve, tė cilėt i kishin dėrguar aty pėr t’i mbushur enėt me ujė. Kėtė deklaratė tė djelmoshave muslimanėt nuk deshėn ta besonin, me dyshimin se ata ishin furnizues me ujė tė karvanit tė Ebu Sufjanit dhe se karvani ende nuk u kishte shpėtuar dot nga dora. Pasi i rrahėn fort dhe u shkaktuan dhembje tė rėnda, djelmoshat, nga trysnia, pranuan se ishin furnizues tė karvanit tė Ebu Sufjanit dhe vetėm pas kėsaj muslimanėt i lanė ata tė lirė.
Pasi pėrfundoi namazin, i Dėrguari a.s. iu drejtua shokėve tė tij dhe i qortoi me fjalėt: “Kur ju treguan tė vėrtetėn ju i rrahėt, kurse, kur ju gėnjyen, ju i latė tė lirė. Pėr Zotin, ata e treguan tė vėrtetėn, sepse pėrnjėmend ishin furnizues me ujė pėr kurejshėt.” Pastaj i Dėrguari i Allahut iu drejtua atyre dy djelmoshave dhe u tha: “Mė tregoni se ku gjenden saktėsisht kurejshėt.” Ata u pėrgjigjėn: “Ata (kurejshėt) gjenden prapa kėsaj bregoreje tė rėrės nė anėn e sipėrme tė saj”.
Ja se nė ē’mėnyrė i Dėrguari i Allahut e kuptoi vendndodhjen e kurejshėve, falė pėrvojės sė tij ushtarake, duke shfrytėzuar kėshtu shėrbimin informativ ushtarak, tė cilit i kushtonte vėmendje tė posaēme. Kjo tregon pėr urtėsinė dhe largpamėsinė e Muhamedit a.s. si komandant dhe strateg i luftės.

Komandanti punon sė bashku me ushtarėt

T’i hedhim njė shikim ditės sė betejės sė Hendekut…Disa prej ashabėve gėrmonin (kanale), kurse ca tė tjerė thyenin gurė…S’ka dyshim qė gėrmimi dhe thyerja e gurėve deri diku janė punė tė pastra e tė lehta. Po a thua ē’bėje ti, o i Dėrguar i Allahut?!
Mos vallė i Dėrguari a.s. vetėm vėzhgonte?! A mos ndoshta gėrmonte dheun ose thyente gurė?! Jo, ai nė fakt bartte mbi supet e tij tė bekuara dheun qė shokėt e tij e nxirrnin nga kanali i thellė mbi tri metra.
Shokėt e tė Dėrguarit tė Allahut, kur flasin pėr kėtė rast, thonė: “Pėr Allahun, e kemi parė trupin e tė Dėrguarit a.s. tė mbuluar tė tėrin nga pluhuri”.
E unė tė shoh ty duke pyetur me habi: A thua e kanė parė vėrtet ata trupin e Resulullahut s.a.v.s. nė kėtė gjendje?! Po, e kanė parė, sepse i Dėrguari i Allahut vėrtet punonte me pėrkushtim, por eja tė shohim gjendjen tonė sot.…Sot, shohim qė ai qė i thotė vetes udhėheqės, vetėm urdhėron, vėzhgon dhe nuk punon asgjė. E po, ti merre shembull tė Dėrguarin e Allahut, i cili zgjidhte punėt mė tė rėnda, tė bartte dhe mbi supet e tij tė bekuara. Dėftoja Allahut atė qė ke nga mundėsia dhe forca jote…Dėftoja Allahut modestinė tėnde…dhe ik me vrap tek prindėrit e tu e ndihmoji ata, laj enė, pastro shtėpinė…a nuk dėshiron qė modestia jote tė duket nė praktikė.

Sigurimi pėr gjendjen shpirtėrore dhe moralin luftarak tė ushtarėve


Nga parimet elementare tė komandės sė urtė luftarake, ėshtė sigurimi pėr gjendjen e ushtarėve dhe moralin e tyre para se tė hyjnė nė betejė.
Gjendja morale e shpirtėrore e ushtarėve ėshtė faktor shumė i rėndėsishėm, po tė dėshirojmė tė korrim fitore kundėr armikut. Mu kėtė e bėnte edhe vetė Pejgamberi a.s. gjatė luftėrave e betejave tė tij. I Dėrguari s.a.v.s., para se tė hynte nė beteja, sė pari sigurohej pėr gjendjen morale e luftarake tė ushtarėve tė tij, duke i trimėruar e pajisur me shpirt luftarak.…Nė betejėn e Bedrit, njė ditė para se tė fillonte lufta, Pejgamberi a.s. dėshiroi tė sigurohej personalisht pėr gjendjen e ushtrisė islame.
Ushtria pėrbėhej prej dy regjimenteve: njėrin e pėrbėnin muhaxhirėt (muslimanėt qė kishin emigruar nga Meka nė Medinė), kurse tjetrin krah ose regjiment e pėrbėnin ensarėt (muslimanė vendorė tė Medinės).
I Dėrguari mbajti njė mbledhje tė Shtabit tė Pėrgjithshėm Ushtarak me komandantėt e tė dyja regjimenteve (krahėve ushtarakė) dhe atyre iu drejtua me fjalėt: “O ju njerėz, mė dėftoni mendimet tuaja”. Nė atė moment u ngrit nė kėmbė Ebu Bekr es-Siddiku r.a. dhe foli fjalė tė bukura, qė shprehnin kryesisht mbėshtetjen e plotė e tė fuqishme pėr luftėn. Pas tij foli Omer el-Faruku r.a., i cili po ashtu mbėshteti mendimin e Ebu Bekrit rreth pėrkrahjes sė luftės. Pas Omerit r.a. fjalėn e mori Mikdad bin Amri dhe tha: “O i Dėrguari i Allahut, vazhdo pėrpara ashtu siē tė ka frymėzuar Allahu, se ne nė tė vėrtetė jemi me ty. Pėr Allahun, nuk do tė tė themi ty siē i thanė benu-israilėt Musait: “Shko ti dhe Zoti yt e luftoni, e ne do tė qėndrojmė kėtu.”, por ne po tė themi: “Ec ti dhe Zoti yt pėrpara nė luftė, se ne do tė luftojmė nėn komandėn tėnde. Pasha Atė Qė tė ka dėrguar me shpalljen dhe fenė e vėrtetė, nėse do tė na shpiesh deri te Pellgu i Gamadit (njė vend i largėt nė Jemen), do tė tė pasojmė, derisa tė pėrfundosh misionin!”
Nga kėto fjalė tė tre ashabėve tė mėdhenj prej muhaxhirėve i Dėrguari i Allahut u sigurua pėr pėrkrahjen pa rezervė tė tyre dhe pėr moralin e lartė luftarak qė mbretėronte tek ata, por nė anėn tjetėr ai dėshironte tė sigurohej edhe pėr mbėshtetjen e ensarėve pėr tė, meqenėse nenet e marrėveshjes sė Akabės nuk i detyronin ensarėt tė luftonin jashtė vatrave tė tyre. Pėr kėtė arsye i Dėrguari i Allahut iu drejtua masės edhe njė herė e tha: “O ju njerėz, mė dėftoni mendimet tuaja”. Atėherė u ngrit nė kėmbė Sa’d ibn Muadhi dhe tha: “Siē duket, po tė intereson edhe mendimi ynė, o i Dėrguari i Allahut?” I Dėrguari a.s. tha: “Po, mu atė po kėrkoj”. Dhe Sa’di tha: “Ne tė besuam ty, treguam besnikėri ndaj teje dhe dėshmuam se ajo me se ke ardhur (shpallja), ėshtė e vėrtetė. Pėr kėtė tė kemi dhėnė besėn dhe premtimin e fortė se do tė tė dėgjojmė e tė respektojmė. Vazhdo e mos u ndal drejt asaj qė je duke synuar, o i Dėrguari i Allahut, se pėr Atė Qė tė ka dėrguar me misionin e vėrtetė, nėse ti do t’ia mėsysh ta ēash detin, edhe ne do t’ia mėsyjmė ta ēajmė sė bashku me ty dhe askush prej nesh nuk do tė tė lėrė vetėm. Neve nuk na vjen vėshtirė qė nesėr tė ballafaqohemi me armikun ballė pėr ballė, sepse jemi durimtarė nė luftė dhe besnikė e tė sinqertė nė qėllimet tona. E lus Allahun qė tė ta mundėsojė tė vėresh tek ne atė qė zemra ta dėshiron. Ec e na prij pėrpara, me bekimin e Allahut”.
Pas kėtyre fjalėve burrėrore tė Sa’dit, i Dėrguari a.s. u ndie shumė i lumtur dhe njėkohėsisht u sigurua pėr pėrkrahjen e plotė tė ensarėve, dhe pastaj u ngrit e i pėrgėzoi muslimanėt duke thėnė: “Ecni (vazhdoni) dhe pėrgėzoni njėri-tjetrin se vėrtet i Larmadhėrishmi mė premtoi njėrin grup (karvanin e Ebu Sufjanit ose luftėn me kurejshėt,- plotėsim yni). Pėr Zotin, sikur jam duke e parė pėrleshjen e popullit.” (d.m.th. luftėn me idhujtarėt, - shėnimi ynė) [Ibni Is-hak].

Modestia e ngadhėnjimtarit

A e dini se si hyri i Dėrguari a.s. nė Mekė pas ēlirimit tė kėtij qyteti tė shenjtė dhe ngadhėnjimit? Ai hyri me kokė ulur nga modestia. Disa nga ashabėt tregojnė pėr kėtė dhe thonė: “E kemi parė ballin e tė Dėrguarit tė Allahut pothuajse tė puthitur pėr devenė e tij”...O Allah!!! Megjithėse patėn torturuar, patėn persekutuar dhe patėn munduar atė dhe shokėt e tij, disa prej tė cilėve edhe ia kishin vrarė, dhe megjithėse, mė nė fund, e patėn detyruar tė largohej nga vendlindja, - ai prapėseprapė po hynte nė Mekė me modesti... SubhanAllah (I patėmeta je, o Allah)... Shikoni se ēfarė modestie ėshtė kjo... Kush mund ta bėjė kėtė sot?... A mund ta imagjinoni... Fitore madhėshtore, e modestia e tij edhe mė madhėshtore!... Uli krahėt (bėhu modest e jo mendjemadh), tė mėshiroftė Allahu!

Urtėsia (strategjia) e komandantit suprem

Komandanti i dalluar i luftės patjetėr duhet tė jetė shumė i urtė dhe largpamės. Duhet tė ketė aftėsi tė rralla pėr vrojtime tė shpejta, tė reagojė shpejt dhe t’i zbulojė gjėrat me menēuri... Tė lexojė ē’fshihet mes rreshtave, tė kuptojė se ē’synohet pas fjalėve, tė arrijė tė mbledhė me kohė informacione tė duhura e tė sakta rreth armikut, dhe kurrsesi tė mos lejojė qė para ushtarėve dhe ushtrisė tė zbulojė ndonjė nga kėto sekrete ushtarake.
Kėtė taktikė tė menēur e pėrdorte edhe i Dėrguari i Allahut kur, pėr tė arritur informacione tė ēmueshme pėr gjendjen e armikut, pėrdorte afinitetin dhe urtėsinė e tij.
Njė rast tė tillė e kanė shėnuar librat e historisė islame, kur i Dėrguari i Allahut sė bashku me shokun e tij Ebu Bekr r.a. patėn dalė para betejės sė Bedrit nė njė mision tė tillė zbulimi pėr pozitat e armikut. Derisa ata po silleshin rreth kampit tė ushtrisė mekase, rastėsisht takuan njė plak tė moshuar, tė cilin Pejgamberi a.s. e pyeti sė pari pėr ushtrinė e mekasve e pastaj edhe pėr ushtrinė e Muhamedit dhe shokėve tė tij. E pyeti pėr tė dy ushtritė, nė mėnyrė qė plaku tė mos hetonte se kėta ishin muslimanė. Por plaku nuk dėshiroi t’i njoftonte pėr asgjė pa e ditur mė parė se prej nga ishin kėta tė dy (d.m.th. Muhamedi a.s. dhe Ebu Bekri r.a.,- plotėsim yni) dhe me cilin taborr ishin.
Pejgamberi a.s. i tha: “Nėse na tregon, tė tregojmė”. Atėherė plaku ia priti: “D.m.th. kėtė kundruall kėsaj (pėregjigje si kėmbim pėr pėrgjigje)”, kurse Pejgamberi a.s. i pohoi njė gjė tė tillė.
Plaku tha: “Mė kanė thėnė se Muhamedi dhe shokėt e tij kanė dalė (nga Medina) nė filan ditė dhe, nėse nuk mė ka gėnjyer ai qė mė ka treguar, atėherė ai (Muhamedi me shokėt) sot duhet tė jetė nė filan vend.”
I Dėrguari i Allahut e kuptoi se plaku fliste tė vėrtetėn, sepse ia konfirmoi lajmin e saktė pėr vendndodhjen e muslimanėve. Plaku vazhdoi e tha: “Mė kanė thėnė se kurejshėt kanė dalė (nga Meka pėr luftė) nė filan ditė, dhe, nėse nuk mė ka gėnjyer ai qė mė ka treguar, atėherė ata sot duhet tė jenė nė filan vend.”
Pas kėtij njoftimi, i Dėrguari i Allahut e kuptoi saktėsisht pozicionin e idhujtarėve, kurse plaku, nga kureshtja, e pyeti Resulullahun s.a.v.s. prej nga ishin.
- Ne jemi nga uji, - iu pėrgjigj Pejgamberi a.s., dhe nuk gėnjeu, por pėrdori zgjuarsinė e tij, sepse nė fakt ai edhe ishte prej uji, sikur janė tė gjitha gjallesat, me se vėrtetoi thėnien e Allahut:
وَجَعَلْنَا مِنْ الْمَاءِ كُلَّ شَيْءٍ حَيٍّ
“Dhe nga uji (nxorėm) krijuam ēdo gjė tė gjallė”. (El-Enbija’ė, 30)
Nė njė rast tjetėr, Komandanti i luftės - Muhamedi a.s. pėrdori zgjuarsinė e tij qė tė mėsonte pėr numrin e saktė tė forcave armike, kur ushtria muslimane pati arrestuar dy djelmosha dhe i Dėrguari i Allahut i pyeti: “Sa ėshtė numri i tyre?” Ata thanė: “Ne nuk e dimė saktėsisht se sa mund tė jetė numri i tyre”. Atėherė Pejgamberi a.s. ua shtroi pyetjen nė formė tjetėr: “Po sa kafshė i therin pėr njė ditė?” Djelmoshat thanė: “Ka ditė qė therin nėntė deve, e ka ditė qė therin dhjetė”. Nga kjo pėrgjigje, i Dėrguari i Allahut e kuptoi pothuajse saktėsisht numrin e ushtarėve armiq, dhe u tha shokėve tė tij: “Numri i tyre ėshtė prej 900 deri mė 1000.”
I Dėrguari a.s., duke pėrdorur urtėsinė e tij, e kuptoi se mishi i njė deveje mjafton pėr tė ushqyer afro njėqind luftėtarė.

Vetėsakrifikimi i tė Dėrguarit tė Allahut

Pejgamberi a.s. qe plagosur nė njė nga betejat e shumta qė zhvilloi kundėr idhujtarėve. Nga gishti i rridhte gjak pandėrprerė. E shikoi gishtin e vet dhe tha: “Ti s’je tjetėr, veēse gisht i pėrgjakur nė rrugėn e Allahut”... Subhanallah!!! (I patėmeta je, o Allah)!!! Kur njeriu sheh tek i rrjedh gjaku i tij, tronditet dhe shqetėsohet... Mirėpo, shih tė Dėrguarin e Allahut s.a.v.s. se si tė mėson ty (o besimtar), qė tė jesh i qėndrueshėm e sakrifikues.

Udhėheqėsi (komandanti) pranon mendimin e drejtė e tė shėndoshė

I Dėrguari i Allahut ishte komandant i shquar luftarak. Ai i donte ushtarėt e tij, konsultohej me ta dhe pranonte pa hezitim mendimet e tyre tė drejta, tė shėndosha e tė qėlluara, madje edhe nėse mund tė ishin ndryshe nga mendimi i Pejgamberit a.s., sipas tė cilit edhe kishte vepruar.
Nė betejėn e Bedrit, i Dėrguari i Allahut zbarkoi me ushtrinė islame nė njė vend afėr burimeve tė ujit tė Bedrit. Ndėrkohė atij iu afrua ushtari Habab ibnul Mundhiri dhe e pyeti: “O i Dėrguari i Allahut. Zgjedhja e kėtij vendi, a ėshtė frymėsim prej Allahut apo strategji jotja, e dihet se lufta ėshtė strategji? Pejgamberi a.s. iu pėrgjigj: “Jo, por ėshtė ėshtė mendim imi dhe, sipas meje, njė pozitė strategjike.”
Atėherė Hababi i tha: “Meqenėse nuk qenka frymėzim, dije se ky vend nuk ėshtė aspak strategjik. Unė e shoh tė udhės qė burimet e tjera t’i lėmė pas nesh, nė mėnyrė qė ne tė kemi mundėsi ta shuajmė etjen nė to, e ata, idhujtarėt, jo. Nė kėtė mėnyrė ne zotėrojmė ujin e ata do tė shkatėrrohen nga etja.”
I Dėrguari a.s. e pa se ky mendim ishte shumė mė i qėlluar se mendimi i tij dhe si Komandant suprem i forcave tė armatosura tė muslimanėve, kėtė mendim e pranoi pa hezitim, njė mendim prej njė ushtari tė thjesht e tė sinqertė, tė cilit i tha: “Vėrtet ke dhėnė njė mendim shumė tė drejtė e tė qėlluar”, dhe menjėherė urdhėroi pėr zbatimin nė praktikė tė kėtij mendimi. Ushtria muslimane kaloi nė pozicione tė reja, dhe mbase ky ishte njė prej faktorėve kryesorė tė fitores sė madhe tė muslimanėve nė ditėn e Bedrit. [Ibni Is-hak].
Gjithashtu e shohim tė Dėrguarin e Allahut tė pranonte mendimin e Selman el Farisiut pėr hapjen e hendeqeve rreth Medinės, gjatė betejės sė Hendekut, ose siē njihet ndryshe (Gazvetul Ahzab). Edhe ky ka qenė njė mendim shumė i qėlluar, i cili kishte mundėsuar tė mbrohej Medina e shndritshme nga armiku pagan, pa u sulmuar fare, sepse ata nuk njihnin njė strategji tė tillė ēfarė ishte kjo, - mbrojtja me hendeqe.

Lutjet e ngadhėnjimit

Pak para betejės sė Bedrit, kur i Dėrguari i Allahut pa numrin e vogėl tė muslimanėve pėrballė numrit trefish mė tė madh tė mushrikėve (idhujtarėve) kurejshė (314 pėrballė njė mijėve)...., nėn hijen e njė peme ngriti duart dhe filloi ta luste Tė Madhėrishmin mė njė lutje tė pėrvuajtur, duke thėnė: “O Allah, realizoje atė qė ma ke premtuar! O Allah, realizoje fitoren qė ma ke premtuar! O Zoti ynė, nėse sot ky grup (muslimanėt e paktė) shkatėrrohet, nuk do tė ketė kush tė tė adhurojė mė nė kėtė tokė”... Nga lutja dhė pėrdėllimi, i tėri i rrėqethur nga emocionet, filloi tė qante dhe vazhdonte t’i mbante duart lart nga qielli, derisa i ra pelerina qė kishte hedhur supeve... Ndėrkohė Ebu Bekr es-Siddiku iu afrua tė Dėrguarit a.s. dhe i tha: “Qetėsohu, o i Dėrguar i Allahut, se vėrtet Allahu do ta realizojė premtimin qė tė ka dhėnė...”
Dhe vėrtet Allahu ia pranoi lutjet tė Dėrguarit tė Vet, i bėri ngadhėnjimtarė ushtarėt muslimanė dhe robėt e Vet besimtarė.

Guximi, trimėria dhe heroizmi

Guximi dhe trimėria e Komandantit-strategut tė luftės, shihet nė sheshin e luftės, sidomos nė momentet e ballafaqimit me armiqtė... Pikėrisht kjo ndodhi me tė Dėrguarin s.a.v.s. nė betejėn e Uhudit... Kur muslimanėt pėsuan disfatė, shumė prej tyre ikėn dhe e lanė Pejgamberin a.s. tė vetmuar, me vetėm nėntė shokė rreth tij... Para tė Dėrguarit tė Allahut kishte vetėm dy rrugė:
- Ose tė ikte me nėntė shokėt e tij dhe tė shpėtonte veten dhe ata, e ta linte ushtrinė e tij tė rrethuar, nė mėshirėn e fatit;
- Ose tė rrezikonte vetveten dhe t’i ftonte shokėt e tij qė tė mblidheshin rreth tij, tė krijonin pėrsėri njė front tė fortė, pėr t’i ēarė rrugėn e shpėtimit ushtrisė sė tij, tė rrethuar mes kodrave tė Uhudit.
Mu nė kėto ēaste kaq kritike, doli nė pah heroizmi, guximi, dhe gjenialitetit i tė Dėrguarit tė Allahut prej strategu ushtarak, kur filloi tė thėrriste shokėt e tij me zė tė lartė e kumbues: “O robėr tė Allahut! O robėr tė Allahut!”. Pejgamberi a.s. e dinte fare mirė se idhujtarėt kurejshė do ta dėgjonin zėrin e tij para se ta dėgjonin muslimanėt, mirėpo megjithatė e rrezikoi vetveten nė kėto ēaste kritike. Dhe vėrtet ashtu edhe ndodhi... Idhujtarėt e dėgjuan zėrin e tij para muslimanėve dhe u nisėn me tėrė forcat drejt tij. U zhvillua njė betejė e ashpėr mes idhujtarėve dhe nėntė muslimanėve qė kishin mbetur rreth tij, por fatmirėsisht, sė shpejti ia behu aty Talha bin Ubejdullahu me njė grup muslimanėsh dhe shpėtuan Resulullahun s.a.v.s. dhe ushtarėt e mbetur pėrreth tij.
Gjatė kėsaj beteje kritike Ubejj bin Halefi (njė armik i pėrbetuar i Muhamedit a.s.) u nis drejt Pejgamberit a.s. me qėllim qė ta vriste, duke bėrtitur me sa zė kishte: “Ku ėshtė Muhamedi? Mos shpėtofsha as unė, nėse ai shpėton sot”.
Nė ato momente, disa prej muslimanėve rreth Pejgamberit a.s. i thanė: “O i Dėrguar i Allahut, le tė shkojė njėri nesh qė tė ballafaqohet me tė”, mirėpo ai, i qetė dhe sypatrembur, u tha: “Lėreni tė afrohet”. Kur Ubejji u afrua afėr Pejgamberit a.s., ky e mori shtizėn e Harith bin Sametit dhe e goditi Ubejjin duke e plagosur rėndė nė shtyllėn kurrizore. Ubejji, nga kjo plagė e rėndė, ra nga kali dhe u plandos pėrtokė duke rėnkuar: “Mė vrau Muhamedi!” Idhujtarėt e tėrhoqėn me shpejtėsi duke i thėnė: “Paske mbaruar, nuk ka mė asgjė prej teje.” Atėherė Ubejji u tha: “Ai (Muhamedi) mė pati thėnė nė Mekė: “Unė do tė tė vras ty! Pėr Zotin, sikur edhe (vetėm) tė mė pėshtynte, do tė mė vriste”.
Idhujtarėt mekas e nisėn pėr Mekė ashtu tė plagosur, por kishte vdekur nė gjysmė tė rrugės, para se tė mbėrrinin atje.
Kėshtu ishte nė luftė i Dėrguari i Allahut. Ballafaqohej me armikun pa iu trembur syri fare. Kur lufta ashpėrsohej, ai ndodhej mė afėr armikut se tė gjithė tė tjerėt; ngjante shpesh madje edhe t’i mbronte muslimanėt prapa vetes. Kjo ndodhi kur nė fillim tė betejės se Hunejnit, njė pjesė e madhe e muslimanėve, tė frikėsuar, ikėn nga fusha e betejės, po ai, si njė Komandant i vėrtetė, hyri nė mes tė forcave armike dhe, duke i trimėruar muslimanėt qė tė rigrupoheshin, pėr sė dyti thirrte me zė tė lartė: “Ejani pranė meje, o robėrit e Allahut, unė vėrtet jam i dėrguar i Allahut e jo gėnjeshtar, unė jam biri i Abdul-Mutalibit!”.
Kėshtu vazhdoi t’i thėrriste muslimanėt, derisa ata u rigrupuan sėrish dhe ngadhėnjyen mbi armikun.


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top
Argument
Postuar nė: 02.02.2007, 11:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



Me tė Dashurin s.a.v.s.

I DĖRGUARI a.s.- THIRRĖS

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Pa dyshim, i Dėrguari s.a.v.s. ka qenė thirrėsi mė i mirė dhe mė shembullor qė t’i ketė ftuar ndonjėherė njerėzit pėr adhurimin e Allahut xh.sh. Ai pėrballoi vuajtje tė shumta nga populli i tij gjatė pėrmbushjes sė misionit tė tij nė udhėzimin e tyre. Madje ishte aq shumė i preokupuar me kėtė ēėshtje, saqė nė lidhje me kėtė ia tėrhoqi vėrejtjen edhe vetė Allahu xh.sh. kur i thotė nė Kur’an:
فَلَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ عَلَى آثَارِهِمْ إِنْ لَمْ يُؤْمِنُوا بِهَذَا الْحَدِيثِ أَسَفًا
“A mos vallė do ta shkatėrrosh veten nga hidhėrimi (duke ngarendur) pas tyre, (pėr t’i udhėzuar) nėse ata nuk i besojnė kėtij ligjėrimi (Kur’ani)”. (Kehf, 6).
I Lartmadhėrishmi nė Kur’an fisnik konfirmoi qartė dėrgesėn e Pejgamberit a.s. dhe misionin e tij tė shenjtė, si thirrės pėr adhurimin e Allahut xh.sh. dhe udhėzues nė rrugėn e drejtė, kur thotė:
يَاأَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا وَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُنِيرًا
“O ti Pejgamber, Ne ty tė dėrguam dėshmues, lajmėtar, pėrgėzues e qortues. Dhe, me urdhrin e Allahut, thirrės pėr nė rrugėn e Tij dhe pishtar ndriēues.” (El-ِِِِِAhzab, 45-46).
Nėpėrmjet faqeve tė kėsaj fletushke do tė njihemi me tė Dėrguarin s.a.v.s. si thirrės dhe udhėzues; do tė shohim se si i ka ftuar ai njerėzit pėr njėshmėrinė e Allahut xh.sh. dhe adhurimin e Tij. Kėtė do ta mėsojmė pėrmes ligjėrimeve tė profesor Amr Halidit, duke u shtuar kėtyre edhe disa shėnime shtesė nga burime tė tjera.

Tė thirrurit nė rrugėn e Allahut

Ndėr shembujt mė tė mirė tė elokuencės me fjalė ėshtė: thirrja nė rrugėn e Allahut xh.sh. pėr se i Plotfuqishmi thotė:
وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلًا مِمَّنْ دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحًا وَقَالَ إِنَّنِي مِنْ الْمُسْلِمِينَ
“E kush ėshtė nė rrugė mė tė mirė se ai qė thėrret nė rrugėn e Allahut, qė bėn vepra tė mira dhe thotė: Unė jam prej muslimanėve.” (Fussilet, 33 )
Kush mund tė flasė fjalė mė tė mira sesa ti (o thirrės)..., qė u flet njerėzve pėr fenė. Nėse do tė jesh vėrtet i mirė nė fjalėt e tua... atėherė pėrsosi fjalėt pėr lartėsimin e fesė.

I Dėrguari i Allahut e thėrret nė fe “Siddikun” (Ebu Bekrin)

I Dėrguari s.a.v.s. ka qenė shok i Ebu Bekrit r.a. edhe para Shpalljes sė fundit tė Islamit. Njė ditė, pasi Ebu Bekri r.a. kishte dėgjuar nga njerėzit se Muhamedi a.s. po thėrriste pėr njė fe tė re, shkoi tek ai dhe iu drejtua me fjalėt: “O Ebul Kasim! A ėshtė e vėrtetė ajo pėr se po flasin kurejshėt, se po i nėnēmon zotat tanė, se na quan mendjelehtė e tė humbur dhe se i ke quajtur mosbesimtarė baballarėt tanė? I Dėrguari a.s. ia ktheu: “Unė jam i dėrguar i Allahut dhe pejgamber i Tij. Mė ka dėrguar qė t’jua komunikoj Shpalljen e Tij. O Ebu Bekėr! Tė ftoj ta besosh Allahun - Zotin e vėrtetė. Tė betohem se Allahu ėshtė Zoti i vėrtetė. O Ebu Bekėr! Tė thėrras tė besosh vetėm nė Allahun Njė, i Cili nuk ka shok (rival), tė mos adhurosh askėnd tjetėr pėrveē Tij dhe t’i nėshtrohesh vetėm Atij. ” Pastaj Pejgamberi a.s. Ebu Bekrit i lexoi ajete nga Kur’ani ... ”.
Ebu Bekri e dinte mirė se sa i sinqertė dhe besnik nė fjalė qė ishte i Dėrguari i Allahut. E dinte mirė tė kaluarėn e tij tė pastėr dhe moralin e tij fisnik; e dinte mirė se nuk pėrkonin me karakterin e tij tė pastėr gjėra si tė gėnjente njerėzit, aq mė pak tė gėnjente pėr Allahun?!
Mu pėr kėtė arsye, pasi qė Pejgamberi a.s. i kishte thėnė atij se atė e kishte dėrguar Allahu xh.sh., pa njė pa dy i kishte besuar, duke mos pasur as mė tė voglin dyshim nė fjalėt e tij. I Dėrguari a.s. ka thėnė: “Nuk kam thirrur askėnd nė Islam qė tė mos ketė pasur nė fillim njė mėdyshje (sado) tė vogėl, pėrveē Ebu Bekrit. Ai jo qė nuk kishte ndonjė dyshim, por, madje pa vonuar fare, iu pėrgjigj thirrjes sime.” (Ibn Is’hak).
Ja sa i kujdesshėm ishte i Dėrguari s.a.v.s. pėr thirrjen e shokut dhe mikut tė tij Ebu Bekrit. Me sinqeritetin mė tė madh, e thirri atė t’i besonte Allahut xh.sh., dhe Ebu Bekri qe i pari nga burrat qė kishte pranuar Islamin.

Fjala e mirė e thirrėsit

Allahu i lartėsuar thotė:
وَقُلْ لِعِبَادِي يَقُولُوا الَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
“E ti thuaju robėve tė mi: Le ta thonė atė qė ėshtė mė e mira...”( El-Isra’ė, 53)
I Lartėsuar dhe i zhveshur nga ēdo e metė je Ti, o Allah! I zgjedh fjalėt mė tė buta, mė tė ėmblat dhe mė tė mirat...
Tani sikur ndiej qė ti, o thirrės, je plot gjallėri, i vendosur, energjik dhe i ndėrlidh kuptimet e ajeteve me lehtėsi...
A nuk tė kujtohet kur dilje nga shtėpia e i thoshe nėnės sate me zė tė lartė e ironik: ēfarė dėshiron?! Mirėpo tash ne do tė hulumtojmė e do tė zgjedhim fjalėt mė tė ėmbla dhe mė tė buta, qė nė fakt janė edhe mė tė mirat. I Lartėsuar ėshtė Allahu me Madhėrinė e Tij, qė ty, o thirrės, zėrin e lartė e tė pakontrolluar ta zėvendėsoi me fjalė tė buta e tė ėmbla, aq sa arrite pėrsosmėrinė nė kėtė rrugė tė shenjtė tė thirrjes nė Islam.

Lutja dhe thirrja

Nga metodat e thirrjes qė na ka mėsuar i Dėrguari i Allahut, ėshtė ajo qė thirrėsi fillimisht t’i drejtohet Allahut xh.sh. me dua (lutje), duke kėrkuar nga Ai qė ta udhėzojė atė njeri a grup qė do ta thėrrasė nė fenė e Allahut xh.sh.
I Dėrguari i Allahut, para se ta thėrriste Omer Ibnul Hattabin nė Islam, i qe lutur Allahut xh.sh. qė ta udhėzonte atė dhe t’ia hapte gjoksin pėr ta pranuar Islamin. Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi r.a. tė ketė thėnė:“Resulullahu s.a.v.s. ishte lutur: “O Allah, pėrforcoje Islamin me Omer Ibnul Hatabin ose me Ebu Xhehl bin Hishamin, kurse Allahu xh.sh. e kishte pranuar duanė pėr Omer Ibnul Hatabin, me tė cilin e forcoi Islamin dhe e shkatėrroi idhujtarinė”. (Transmeton Taberaniu).
Nė biografinė e ndritshme tė Omerit r.a. ėshtė shėnuar se Allahu xh.sh. ia hapi gjoksin e tij pėr ta pėrqafuar Islamin nė shtėpinė e motrės sė tij, Fatimes, dhe burrit tė saj, Seid bin Zejd. Pas kėsaj Omeri r.a., sė bashku me Habab ibnul Erettin, kishte shkuar tek i Dėrguari i Allahut, kurse Pejgamberi a.s. e kishte kapur pėr gjoksi dhe e kishte shkundur tė tėrin duke i thėnė: “Ēfarė do? Pėr se ke ardhur?” Omeri r.a. i qe pėrgjigjur:“Mė dėfto diēka nga ajo pėr tė cilėn po i fton njerėzit”, e Pejgamberi a.s. i kishte thėnė: “Dėshmo se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut Njė, i Cili nuk ka shok, dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguari i Tij“, dhe prej atij momenti Omeri r.a. pėrqafoi Islamin (Transmeton Taberaniu).
Nė njė transmetim tjetėr shėnohet qė Omeri r.a. njė ditė u kishte thėnė shokėve tė tij: “A dėshironi t’ju tregoj se si kam hyrė nė Islam? Ata u pėrgjigjėn: Po. Omeri vazhdoi e tha: Kam qenė ndėr armiqtė mė tė ashpėr tė Pejgamberit a.s.. Njė ditė prej ditėsh shkova tek i Dėrguari i Allahut nė njė shtėpi ku qėndronte ai, pranė bregores sė “Safa”-sė, u ula pranė tij e ai mė kapi fort pėr kėmishe dhe mė tha: “Pranoje Islamin, o Ibnul Hattab”, pastaj u drejtua me sy nga qielli e tha: “O Zot, udhėzoje!”, kurse unė i thashė: “Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe dėshmoj se ti je i Dėrguari i Tij”. Nė atė moment,- thotė Omer r.a., muslimanėt e pranishėm e madhėruan Allahun mė zė aq tė lartė, saqė tekbiret e tyre u dėgjuan nė tė gjitha rrugėt e Mekės.” (Ebu Neiim).

Modestia e thirrėsit

Njė shembul parktik pėr modestinė e tė Dėrguarit tė Allahut, kemi kur njė njeri erdhi tek i Dėrguari a.s. duke u dridhur (duke menduar se po hynte tek njė mbret), kurse i Dėrguari a.s. i kishte thėnė atij me butėsi: “Merr veten, sepse unė nuk jam mbret, por bir i njė gruaje, e cila ka ngrėnė mish tė thatė nė Mekė.”
O thirrės! A tė ka ngjarė tė tė ketė ardhur ty dikush sikur ky, duke ndier frikė para teje, e ti t’i kesh thėnė: Merr veten, or burrė, unė jam vetėm bir i njė fshatari tė thjeshtė?!
Pra, merr mėsim nga modestia e tė Dėrguarit tė Allahut dhe ki kujdes tė mos bėhesh nga ata qė me pėrbuzje e mendjemadhėsi i shikojnė njerėzit e tjerė nga pozita e tė lartit!!!

Butėsi dhe thirrje

Thirrėsi pėr rrugėn e Allahut xh.sh. duhet ta stolisė personalitetin e tij me virtytet mė tė larta tė butėsisė e mirėsjelljes, tė mos e kthejė tė keqen me tė keqe, tė mos hidhėrohet nga asnjė thėshethem a akuzė drejtuar atij, por tė vazhdojė i pathyeshėm nė misionin e tij, duke mos ua vėnė veshin fjalėve tė tilla qėllimkėqija, tė cilat do tė mund ta dobėsonin atė pėr tė arritur qėllimin e tij tė shenjtė... Kėtė na e ka mėsuar Pejgamberi ynė a.s. gjatė thirrjes sė tij...
Gjatė kohės sė injorancės, njė njeri nga fisi Berni Ezd Shenuete, me emrin Dimad, i shėronte njerėzit me anė tė talismanėve. Njė ditė ai ia kishte mėsyrė Mekės pėr ta kryer Umren ndėrkohė qė nė Mekė i Dėrguari i Allahut kishte filluar t’i thėrriste njerėzit haptazi nė Islam.
Pasi kishte pėrfunduar Umren, ai ishte ulur nė njė nga kuvendet e burrave kurejshė. Aty ai i kishte dėgjuar ata tek flisnin pėr Pejgamberin a.s. duke e cilėsuar si tė ēmendur. Atėherė Dimadi iu drejtua atyre dhe u tha: “Unė jam njeri qė i shėroj njerėzit nga magjia dhe ēmenduria, prandaj po shkoj tek ai pėr ta shėruar”. Menjėherė u ngrit dhe shkoi tek Pejgamberi a.s.. U ul pranė tij dhe i tha: “O biri i Abdul Mutalibit, unė shėroj nga ēmenduria dhe, nėse ti do, unė do tė tė shėroj. Nuk ke nevojė tė shqetėsohesh nga kjo, sepse unė kam shėruar tė sėmurė nė gjendje shumė mė tė rėndė se e jotja. Gjatė bisedės me kurejshėt, i dėgjova ata tek tė pėrmendnin pėr shumė cilėsi tė kėqija dhe thoshin se ti paske shkatėrruar endėrrat e tyre, paske pėrēarė radhėt e tyre, paske ofenduar e zhvlerėsuar zotat e tyre dhe ata qė kanė vdekur, i paske quajtur tė humbur. Mendova vetė me vete se kėtė nuk mund ta bėjė askush pėrveē atij qė ėshtė i ēmendur!!!”
Pasi pėrfundoi Dimadi fjalėt e tij, Pejgamberi a.s., jo qė nuk u hidhėrua, por mori kurajo ta thėrriste atė nė Islam, dhe me njė zė tė butė e tė qetė, tha: “Falėnderimi i takon Allahut, Atė e falėnderoj, vetėm nga Ai ndihmė kėrkoj, Atij i besoj dhe vetėm nė Tė mbėshtetem. Kė e udhėzon Allahu, nuk ka kush qė e humb, po atė qė Ai e humb, nuk ka kush qė e udhėzon. Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut Njė, i Cili nuk ka shok, dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij”.
Pasi kishte dėgjuar kėto fjalė nga goja e Resulullahut s.a.v.s., Dimadi ishte magjepsur i tėrėi dhe kishte kėrkuar nga ai qė t’i pėrsėriste edhe njė herė ato fjalė. Pejgamberi a.s. ia kishte pėrsėritur prapė tė njėjtat fjalė, kurse Dimadi i paskėsh thėnė: “Pėr se thėrret ti ”? Pejgamberi a.s. i thotė:“Tė besosh nė Allahun Njė, i Cili nuk ka shok (rival), t’i largosh idhujt nga qafa jote dhe tė dėshmosh se unė jam i dėrguar i Allahut xh.sh.”.
- Po ē’bėhet nėse unė e punoj kėtė? , - e pyeti prapa Dimadi.
- Shpėrblimi yt do tė jetė Xhenneti - ia ktheu Pejgamberi a.s...
Atėherė Dimadi tha: “Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut Njė, i Cili nuk ka shok. Pėrfundimisht po largohem nga ēdo idhull, dhe po ashtu dėshmoj se ti je rob dhe i dėrguari i Allahut ”.
Pas pėrqafimit tė Islamit, Dimadi kishte qėndruar edhe njė kohė me Pejgamberin a.s. duke i mėsuar normat e Islamit dhe duke nxėnė pėrmendsh ajete e kaptina kuranore, dhe vetėm pastaj qenkėsh kthyer tek fisi i tij.

Edukata e dialogut tė thirrėsit

Eni tė mėsojmė edukatėn e mirėfilltė tė dialogut nga vetė i Dėrguari i Allahut, atėherė kur muslimanėt nė Mekė hiqnin tė zitė e ullirit nga idhujtarėt.
Utbe ibn Rebija, njėri prej udhėheqėsve tė parisė mekase, kishte ardhur tek i Dėrguari a.s. dhe e kishte ofenduar me fjalėt mė tė rėnda. Pasi nuk kishte arritur ta hidhėronte me fjalė tė Dėrguarin a.s., i kishte ofruar pasuri marramendėse, vetėm e vetėm qė tė linte thirrjen e tij nė Islam. I kishte ofruar, pėpos tė tjerash, ta martonin me vajzėn mė tė bukur tė Mekės; i kishte premtuar se do ta bėnin prijės tė tyre. Madje i kishte thėnė se mund t’i sillnin edhe njė mjek, i cili do tė pėrkujdesej pėr ta shėruar nga kjo “sėmundje e ēmendurisė“ qė e kishte kapluar. Tė gjitha kėto idhujtarėt i bėnin vetėm e vetėm qė ai tė linte misionin e tij.
Pėrballė tė gjitha kėtyre ofertave dhe fyerjeve, shtrohet pyetja: A thua si dialogoi i Dėrguari a.s. me Utben, ēfarė polemizoi me tė?! Pejgamberi a.s. i tha miqėsisht: “Fol, o Ebul Velid, do tė tė dėgjoj me vėmendje”, dhe, pasi e kishte mbaruar fjalėn ai, Pejgamberi a.s.. i qe drejtuar e i pati thėnė : “A e mbarove, o Ebul Velid!”.
O ju thirrės nė Islam!
Nėse vėrtet dėshironi tė mėsoni mėnyrėn e dialogut nė shekullin e 21-tė, mėsojeni atė nga i Dėrguari a.s....
Nga fjalėt e shqiptuara prej Utbes, shohim pėrbuzjen dhe nėnēmimin ndaj Pejgamberit tonė, por shihni nė anėn tjetėr urtėsinė dhe edukatėn e tė Dėrguarit a.s., kur i thotė Utbes: “Fol, o Ebul Velid, do tė tė dėgjoj me vėmendje“, dhe: “A e mbarove, o Ebul Velid!”.
Tė nderuar thirrės! Flitet pėr disa dijetarė se, sa herė qė dikush polemizon me ta, i humbin nervat (s’mund ta kontrollojnė veten), prandaj ju lus tė gjithė, mėsohuni nga i Dėrguari i Allahut, jepni shembull tė edukatės sė mirė madje edhe gjatė polemikave.

Thirrja me begatitė e Allahut xh.sh.

Begatitė dhe mirėsitė e Allahut xh.sh. janė shumė, saqė thjesht nuk mund tė numėrohen. I Lartmadhėrishmi, nė lidhje me kėtė, thotė:
وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لَا تُحْصُوهَا
“Po edhe nėse pėrpiqeni t’i numėroni dhuntitė (tė mirat) e Allahut, nuk do tė mund tė arrini t’i pėrcaktoni ato….”(En-Nahl, 18).
Po ashtu Allahu xh.sh. thotė :
فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
“E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni (ju, o njerėz, dhe ju, o xhinė).” (Err-Rrahman, 13).
Thirrėsi nė fenė e Allahut xh.sh. vazhdimisht u flet njerėzve pėr tė mirat e Allahut xh.sh. dhe begatitė e Tij tė panumėrta ndaj tyre, derisa ata t’i pėrgjigjen thirrjes sė tij. Kjo ėshtė njė metodė madhėshtore qė na ka mėsuar i Dėrguari s.a.v.s. gjatė thirrjes sė tij nė besim.
Njė ditė kishte ardhur njė njeri tek i Dėrguari i Allahut dhe i thotė:
- “A jeni ju Muhamedi?
- Po! - ia ktheu Pejgamberi a.s..
Atėherė njeriu i drejtohet dhe i thotė:
- Kujt i lutesh?
Pejgamberi a.s. i pėrgjigjet: - “I lutem vetėm Allahut xh.sh., tė Cilit nėse tė godet ndonjė e keqe, i lutesh dhe ta largon atė fatkeqėsi; nėse tė godet thatėsia, i lutesh Atij e Ai tė sjell bimė; e po qe se je nė ndonjė shkretėtirė (tokė tė panjohur) dhe tė humb diēka, i lutesh Atij, dhe Ai ta kthen prapė gjėnė e humbur”.
Pasi i dėgjoi kėto fjalė madhėshtore, ky njeri e pėrqafoi Islamin menjėherė dhe iu drejtua tė Dėrguarit tė Allahut me fjlalėt: - Mė kėshillo!
Kurse Pejgamberi a.s. i tha: - “Mos shaj (ofendo) askėnd”, dhe “qė nga kjo kėshillė e Resulullahut s.a.v.s. nuk kam sharė (ofenduar) asnjė njeri, madje as ndonjė deve apo dele” thotė nė fund ky njeri i pėrudhur nė rrugėn e drejtė.” (Transmeton Imam Ahmedi)

Pėrgjegjėsia e thirrjes (emaneti)

S’ka dyshim qė pėrgjegjėsia mė e madhe nė kėtė botė ėshtė ruajtja e fesė dhe tė pėrcjellėt e saj tek njerėzit.
O ti thirrės! Dije se je pėrgjegjės pėr Islamin dhe do tė pyetesh pėr tė nė Ditėn e Gjykimit: sa e ke praktikuar dhe e ke kumtuar atė tek njerėzit?!
Pejgamberi a.s. thotė: “Transmetoni nga unė, qoftė edhe vetėm njė ajet”.
E ti, a i ke kapur ndonjėherė pėr dore shokėt, tė afėrmit, fqinjėt ose miqtė e tu pėr t’i dėrguar nė xhami dhe a je bėrė shkaktar qė ata ta duan fenė islame ?!
Dije se kjo fe ėshtė njė emanet i madh, dhe vėrtet ėshtė njė pėrgjegjėsi. Tėrė ajo qė ka shkuar, ėshtė diēka, e kjo ėshtė diēka krejtėsisht tjetėr.
Ja ku i ke fjalėt e Ibn Tejmijes: “Mos mendo se emaneti (pėrgjegjėsia-misioni) ėshtė vetėm tė marrėsh abdest me ujė dhe tė falėsh dy rekate namaz nė mihrab, po emaneti ėshtė ta pėrcjellėsh kėtė fe tek njerėzit.”
Po tė shoh se tashmė ke filluar tė ndiesh peshėn dhe rėndėsinė e kėtij emaneti, apo jo?! Betohem nė Allahun xh.sh. se kjo ėshtė njė ēėshtje shumė madhėshtore, sepse emaneti i kėsaj feje ėshtė ta pėrcjellėsh atė tek njerėzit. A nuk thotė Allahu xh.sh:
كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنْ الْمُنكَرِ
“Ju jeni populli (ymeti) mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė dhe tė ndaloni nga punėt e kėqija…”. (Ali- Imran, 110).
A thua pėr ē’arsye e morėt kėtė epitet “populli ( ymeti ) mė i mirė (dobishėm)”?!
Kurrė, kurrė mos mendo se pėrgjegjėsia e kėsaj feje qėndron vetėm mbi supet e dijetarėve. Kurrė mos mendo se kjo pėrgjegjėsi ėshtė vetėm e hoxhallarėve apo se ėshtė vetėm pėrgjegjėsi individuale. Kurrsesi, pėr Allahun, sepse pėrgjegjėsia pėr kėtė fe ėshtė pėrgjegjėsi kolektive, e tė gjithė muslimanėve. Dije se pėrcjellja e kėsaj feje me metodat mė tėrheqėse ėshtė pėrgjegjėsi mbi supet e tė gjithė neve. Pėrmes shpjegimit tėnd, kjo fe duhet tė arrijė nė zemrat e etėrve, nėnave, tė afėrmve, fqinjėve, shokėve, miqve, ose tek i fejuari ose e fejuara jote, si dhe tek tė gjithė ata qė i njeh.

Thirrja gjatė udhėtimit

Pejgamberi a.s. nuk lėshonte asnjė rast e tė mos i thėrriste njerėzit pėr tė besuar nė Allahun xh.sh.. Ai i thėrriste vazhdimisht, ditėn e natėn, nė shtėpi apo gjatė udhėtimit, individualisht apo nė grupe, tė varfrit e tė pasurit, zotrinjtė e robėrit, tė rriturit dhe tė vegjlit.
Nga ajo qė na ėshtė transmetuar lidhur me thirrjen e Resulullahut s.a.v.s. gjatė udhėtimit, ėshtė edhe njė rast kur ai, nė njė udhėtim me shokėt e tij kishte takuar njė beduin. Pasi qe afruar beduini, Resulallahu s.a.v.s. i qe drejtuar me fjalėt: “Nga ia ke mėsyrė?
- Te familja ime, - ia ktheu beduini.
- A mė bėn njė tė mirė? - e pyeti prapė Resulullahu s.a.v.s.
- Ēfarė tė mire? - ia ktheu beduini.
- Tė dėshmosh se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut Njė, i Cili nuk ka shok, dhe se Muhamedi ėshtė rob e i Dėrguar i Tij, - i tha Pejgamberi a.s..
- A ke ndonjė dėshmitar pėr kėtė qė thua? – ia priti beduini.
- E kam kėtė pemė – ia ktheu Resulullahu s.a.v.s., duke bėrė shenjė nga njė pemė atje diku nė luginė. Pastaj i Dėrguari i Allahut e thirri pemėn qė t’i vinte pranė dhe ajo po i afrohej duke ēarė tokėn derisa erdhi para Resulullahut s.a.v.s. dhe dėshmoi se ai vėrtet ishte i dėrguar i Allahut, dhe mė pastaj u kthye prapė nė vendin e mėparshėm.
Kur e pa kėtė mrekulli, beduini aty pėr aty pranoi Islamin, shqiptoi dėshminė e vėrtetė dhe u kthye tek fisi i tij, tė cilėt i thirri nė besimin e Allahut Njė. Nuk vonoi shumė dhe me ata qė i besuan thirrjes sė tij, ai u shpėrngul nė Medinėn e ndritshme, pėr tė qenė sa mė afėr Resulullahut s.a.v.s.

Fisnikėria e thirrėsit

A thua ia ndal Allahu xh.sh. furnizimin pabesimtarit?! Kurrsesi, ani pse ata e mohojnė Atė dhe nuk i besojnė, i Lartėsuar ėshtė Ai nė madhėrinė e Tij.
A thua ua ndalon ajrin kėtyre mohuesve?!
Jo! Edhe pse Toka dhe qielli janė tė Tij, Ai megjithatė i furnizon ata dhe nuk ua ndalon as ajrin dhe as ujin. Kjo ėshtė nga mėshira e Allahut xh.sh. pėr ta, nė mos ndoshta, herėdokur, do t’i kthehen Atij.
Dėgjoje me vėmendje kėtė tregim: “Kishte ardhur njė plak i moshuar tek Ibrahimi a.s., e ai e kishte ftuar tė drekonte me tė. Ndėrkohė Ibrahimi a.s. e paskėsh ndezur zjarrin pėr tė pėrgatitur ushqimin. Sapo zjarri mori flakėrimat e tij, plaku i ra nė sexhde atij, sepse ishte adhurues i zjarrit. Ibrahimi a.s. u prek nga ky gjest dhe me zė tė lartė i bėrtiti: - Ngrihu, zjarrin e adhuruake ti, a?!
Plaku u ngrit dhe shkoi, kurse Allahu xh.sh. e dėrgoi Xhibrilin a.s. tek Ibrahimi a.s. me fjalėt: “O Ibrahim! pse nuk u pėrmbajte pėr disa momente, sa kohė qė Unė pėrmbahem ndaj atij qe gjashtėdhjetė vjet?!”
Atėherė, Ibrahimi a.s. vrapoi pas atij plakut e i tha: - Kthehu prapė tė drekojmė.
Pse?! – ia ktheu plaku, paksa i ēuditur nga kjo sjellje tjetėrfare e tij.
Ibrahimi a.s. iu pėrgjigj: - Pėr shkakun tėnd mė qortoi Allahu xh.sh..
Atėherė plaku tha: - Ky Zot qenka i Mėshirshėm, dhe patjetėr merituaka tė adhurohet… dhe u bė musliman.
Shih tash fjalėt e Ibrahimit a.s., tė cilat na janė pėrcjellė nėpėrmjet ajeteve kuranore:
وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَذَا بَلَدًا آمِنًا وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنْ
“Dhe kur Ibrahimi tha: Zoti im, bėje kėtė qytet (Mekėn) vend sigurie dhe furnizoji banorėt e tij, me fruta…” (El-Bekare, 126), po vuri njė kusht, kur tha:
مَنْ آمَنَ مِنْهُمْ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ
“…ata qė besojnė Allahun dhe Ditėn e Fundit.” (El-Bekare, 126)
Dhe, shih mėshirėn e Allahut qė thotė:
قَالَ وَمَنْ كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُ قَلِيلًا ثُمَّ أَضْطَرُّهُ إِلَى عَذَابِ النَّارِ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
“…e atij qė nuk besoi do t’i mundėsoj shfrytėzimin e kėnaqėsive pėr njė kohė tė shkurtėr, e pastaj do ta shtyj nė dėnimin e zjarrit…” (El-Bekare, 126).

Fisnikėri dhe thirrje (da’vet)

Thirrėsi nė rrugėn e Allahut xh.sh. patjetėr duhet tė jetė fisnik dhe dhėnės, qė e pasurinė dhe ēdo gjė qė ka si shenjė e fisnikėrisė sė tij, vetėm e vetėm tė pėrfitojė zemrat e tė tjerėve pėrreth tij. Vetėm me bujari pėrfitohen zemrat. Kėshtu kishte vepruar Pejgamberi a.s. kur i thėrriste njerėzit pėr tė besuar nė Allahun xh.sh..
Transmetohet nga Ali bin Ebi Talib r.a., tė ketė thėnė: “Kur zbriti ajeti 214 i kaptinės Esh-Shuara:
وَأَنذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ
“dhe tėrhiqi vėrejtjen farefisit tėnd mė tė afėrt”, Pejgamberi a.s. mblodhi familjen dhe tė afėrmit e tij, numri i tė cilėve arrinte mbi tridhjetė. U pėrgatiti ushqim e pije dhe hėngrėn derisa u ngopėn, por pėr ēudi kishte tepruar aq shumė nga ushqim, si tė mos ishte prekur fare; po ashtu kishin pirė derisa kishin shuar tė gjithė etjen dhe qenė ngopur, po edhe pijet kishin ngelur sikur tė mos ishin prekur (pirė) fare. Atėherė i Dėrguari i Allahut u ngrit nė mesin e tyre dhe iu drejtua tė pranishėmve: “O bijt e Abdul Mutalibit! Unė jam i dėrguar (nga Allahu) tek ju, nė veēanti, dhe tek njerėzimi, nė pėrgjithėsi. Meqenėse e patė me sytė tuaj kėtė mrekulli, atėherė cili prej jush do tė mė pėrkrahė dhe do tė mė pasojė qė ta kem vėlla dhe shok timin?”
Aliu r.a. thotė: “Pėrveē meje, asnjė prej tė pranishėmve nuk u ngrit, megjithėse isha mė i riu prej tyre nė atė ndenjje, dhe i thashė Resulullahut s.a.v.s.: Unė, o i dėrguar i Allahut. Pejgamberi a.s. i pėrsėriti tė njėjtat fjalė sė dyti dhe sė treti, por prapėseprapė askush nuk u ngrit pėr ta pėrkrahur, pėrveē meje. Ateherė i Dėrguari i Allahut u drejtua nga unė e mė tha: Ti, o Ali, ti o Ali (do tė jesh pėrkrahėsi im). (Transmetojnė Imam Ahmedi dhe Bezzari).


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top
Argument
Postuar nė: 02.02.2007, 11:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



I DĖRGUARI a.s.- NJERIU MĖ MADHĖSHTOR

Bismilahi Rrahmani Rrahim

I Dėrguari i Allahut-Muhamedi a.s.. pa dyshim ėshtė krijesa mė madhėshtore (mė e vlefshme) qė ka krijuar Allahu nė kėtė gjithėsi. Ėshtė zotėria i mbarė njerėzimit, vula e tė gjithė pejgamberėve dhe imam (prijės) i tė gjithė tė dėrguarve. Ėshtė argument i Allahut pėr tė gjitha krijesat, tė cilin Ai e dėrgoi me fe dhe rrugė tė drejtė (siratul mustekim), kurse shpalljen e tij e bėri tė pėrgjithshme pėr tė gjithė njerėzit deri nė Ditėn e Gjykimit.
I Dėrguari ynė a.s. ėshtė pishtar ndriēues, pėrmes tė cilit Allahu xh.sh. i udhėzoi njerėzit. Allahu i Madhėrishėm bėri detyrim bindjen, respektin, dashurinė dhe pasimin e synetit (traditės) sė tij.
Madhėshtia e Pejgamberit tonė u dėshmua nė cilėsitė e tij tė pastra dhe tek morali i tij i lartė. Pėr kėtė madhėshti tė tij dėshmuan i afėrmi e i largėti, miku e armiku, fėmija dhe i rrituri...
Nėpėrmjet faqeve tė kėsaj fletushke do tė njihemi me madhėshtinė e tė Dėrguarin tė Allahut xh.sh. dhe me pozitėn e tij tė lartė. Kėtė do ta mėsojmė pėrmes ligjėrimeve tė profesor Amr Halidit, duke u shtuar kėtyre edhe disa shėnime shtesė nga burime tė tjera.

I Dėrguari i Allahut – shėmbėlltyrė dhe ideal yni

Allahu i Madhėruar nė Kur’anin fisnik thotė:
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ
“Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė Dėrguarin e Allahut.” (El-Ahzab, 21)
Zotėria ynė, Muhamedi a.s., ėshtė njeriu i vetėm mbi sipėrfaqen e Tokės, jeta e tė cilit, po tė pasohet (imitohet), mjafton qė njeriu tė udhėzohet, pavarėsisht qė periudha e jetės sė tij qė duhet pasuar, ka zgjatur vetėm 22 vjet (qė nga fillimi i Shpalljes e deri nė vdekjen e tij).
Fjala vjen, ne nuk mund tė pasojmė Isain a.s. nė ēdo gjė. Atė mund ta pasojmė vetėm si njė djalė i ri e i pamartuar, si luftėtar nė rrugėn e Allahut, si njeri tė devotshėm nė kėtė botė etj.. Por, a thua mund ta imitojmė Isain a.s. si njeri tė martuar?! Natyrisht qė jo, sepse ai nuk ėshtė martuar fare gjatė jetės sė tij.
Gjithashtu, ne nuk mund ta pasojmė Sulejmanin a.s. nė ēdo gjė. Atė kemi mundėsi ta pasojmė si gjykatės, si tė pasur, si tė devotshėm dhe tė sinqertė, mirėpo a thua mund ta imitojmė si njeri tė varfėr? Kurrsesi, sepse ai nė jetėn e tij nuk ka qenė kurrė i varfėr.
E pra, ai qė ka qenė i pasur e i varfėr, i fuqishėm e i dobėt, udhėheqės e i udhėhequr; ai qė ishte baba dhe gjysh, i pamartuar dhe i martuar, - ėshtė zotėria ynė, Muhamedi a.s..
Ne tashmė i dimė tė gjitha pėr tė Dėrguarin a.s. dhe nuk mund tė gjejmė diēka tė veēantė qė tė ketė mbetur e pasqaruar ende, f.v. ne dimė deri nė hollėsi intime raportet e tij familjare me bashkėshortet e tij. I Dėrguari i Allahut gjatė jetės sė tij nuk kishte ndonjė segment tė jetės tė fshehtė, pėrkundrazi ai ishte njė libėr i hapur dhe transparent.

Pėrshkrimi i tė Dėrguarit tė Allahut nga ana e ashabėve

Ashabėt – Zoti qoftė i kėnaqur ndaj tyre, nė shumė prej bisedave dhe thėnieve tė tyre, kanė pėrshkruar nė hollėsi madhėshtinė e Resulullahut s.a.v.s. dhe cilėsitė e mira tė tij.
Nga kėto pėrshkrime do tė veēonim atė qė ka thėnė Hind ibnu Ebi Hale, i cili, kur ėshtė pyetur pėr cilėsitė e Pejgamberit a.s., ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut madhėshtor, fytyra e tij shndriste ashtu siē shndrit Hėna nė qiell kur ėshtė e plotė. Njė dritė gjithnjė qėndronte sipėr tij, ecte lehtė dhe shpejt, dhe, kur ecte, pothuajse ēante tokėn para tij, sikur tė lėshohej prej ndonjė rrėpire. Kur kthehej prapa, kthehej me tėrė trupin, shikimin e mbante gjithnjė tė ulur pėrtokė, dhe shikimi i tij nė tokė ishte shumė mė i gjatė se shikimi i tij nga qielli. Shikimi i tij ishte shumė i mprehtė dhe dallues. U printe shokėve tė tij dhe, kur fillonte t’i pėrshėndeste, sė pari fillonte me selam; shpesh rrinte i dėshpėruar, mendonte shumė dhe thellėsisht. Kurrė nuk fliste pa nevojė, heshtte gjatė, bisedėn e fillonte dhe e mbaronte me fjalė domethėnėse. Kur fliste, fliste vetėm fjali gjithėpėrfshirėse. Gjatė bisedės e bėnte nga njė ndėrprerje, e cila nuk ishte e shkurtėr po as nuk zgjaste shumė. Shquhej pėr mirėsjellje dhe pėr moral tė lartė; nuk ishte mendjemadh dhe as i nėnēmonte tė tjerėt; i ēmonte mirėsitė e Allahut, qofshin ato edhe tė pakta. Kurrė nuk e pėrbuzte ushqimin; E pėrmbante hidhėrimin derisa e ndrydhte, kur ballafaqohej me ndonjė tė vėrtetė tė hidhur, dhe, pėr hir tė ngadhėnjimit tė sė vėrtetės, nuk njihte askėnd. Ishte e pamundur ta hidhėronte diēka e kėsaj bote.
Nuk hidhėrohej pėr ndonjė gje tė keqe, por luftonte derisa triumfonte mbi hidhėrimin e tij. Kur bėnte me shenjė, bėnte me tėrė krahun; kur ēuditej e kthente krahun nė anėn e kundėrt; kur fliste dhe arrinte synimin, e vendoste lehtė pėllėmbėn e tij tė djathtė mbi atė tė majtėn; kur hidhėrohej, e kthente kokėn mėnjanė, dhe, kur gėzohej, gati sa nuk i mbyllte sytė nga tė qeshurit me njė buzėqeshje tė kėndshme”.
Nga ajo qe ka thėnė Ali ibn Ebi Talibi kur pėrshkruan sjelljen e Resulullahut me shokėt e tij, ėshtė edhe kjo: “I Dėrguari a.s. ndiente nostalgji pėr shokėt kur nuk i shihte pėr disa kohė; njerėzit e rėndomtė i pyeste pėr problemet dhe hallet e tyre. E pėrkrahte tė mirėn me tė gjitha forcat, dhe urrente gjėnė e keqe. Ishte shumė i matur nė qėndrime. Ashabėve tė tij gjithmonė u jepte kėshilla se si duhej ta kishin frikė Allahun dhe tė mos devijonin. Nė ēdo kohė ishte i pėrgatitur pėr gjithēka. Nuk i hynte askujt nė hak. Gjithnjė, ata qė e pėrcillnin, ishin mė tė zgjedhurit prej njerėzve. Mė tė mirėt prej tyre tek Resulullahu, kanė qenė ata qė kėrkonin kėshilla dhe i zbatonin ato. Mė tė afėrmit tek ai, ishin ata mė tė varfrit. Kurrė nuk ngrihej pa pėrmendur emrin e Allahut. Kur ulej me dikė, nuk ngrihej pa mbaruar biseda. Madje urdhėronte pėr njė sjellje tė kėtillė. Ēdo bashkėbiseduesi i jepte vendin qė meritonte. E respektonte atė qė ishte ulur pranė tij. E dėgjonte ēdonjėrin pėr ndonjė nevojė tė ngutshme, madje qoftė edhe nė kėmbė. Nėse dikush i kėrkonte diēka, ia kthente pėrgjigjen me fjalė tė buta. Pėr kėso sjelljesh fisnike, i Dėrguari i Allahut ishte bėrė pjesė e pandashme nė jetėn e tyre tė pėrditshme, ishte bėrė kėshillues dhe, tė thuash, si baba i tyre, sepse tubimet (ndenjjet) e tij ishin ndenjje morali, butėsie, dhembshurie, durimi dhe besnikėrie.

Mirėsjellja ndaj kafshėve

Njė njėri e kishte shtrirė pėr toke delen e tij pėr ta prerė dhe pastaj nxori thikėn e madhe pėr ta mprehur. Kur e pa kėtė veprim tė tij, Pejgamberi a.s. i tha: “A mos do ta presėsh dy herė?!
Ai i tha: - Po ēfarė tė bėj, o i Dėrguar i Allahut?
Pejgamberi a.s. i tha: - “Sė pari mprehe thikėn e pastaj shtrije delen pėrtokė.”
Ky ishte vetėm njė nga rastet e shumta tė mirėsjelljes sė Resulullahut ndaj kafshėve, prandaj le tė urdhėrojnė shoqatat e ndryshme perėndimore pėr gjoja mbrojtjen e kafshėve dhe ta varin kėtė ngjarje nėpėr zyrat e tyre nė vend qė tė merren me fjalė tė kota, tė cilat nuk i realizojnė kurrė.

Pozita e tė Dėrguarit a.s. nė mesin e ashabėve

Ashabėt e Resulullahut dinin mirė pėr vlerėn dhe pozitėn madhėshtore tė tij, e donin, e respektonin dhe e ēmonin atė aq shumė, saqė kėtė gjė e kishin vėrejtur edhe pabesimtarėt (idhujtarėt), tė cilėt kishin qenė vetė dėshmitarė tė kėsaj dashurie e tė kėtij respekti.
Nė kohėn e marrėveshjes se Hudejbisė kurejshėt, para se tė dėrgonin negociatorin e fundit, Suhejl bin Amrin, kishin dėrguar mė parė Urvete bin Mes’udin pėr tė biseduar me tė Dėrguarin a.s.. Urvete kishte mbetur i mahnitur nga sjellja e ashabėve ndaj Pejgamberit a.s... Me sytė e tij kishte parė se shokėt e Resulullahut nuk e shikonin kurrė drejt nė sy, nė shenjė respekti tė thellė. Ishte e pamundur tė dėgjoje ndonjė zė tė lartė tė tyre nė prani tė Pejgamberit a.s.. Kur ai merrte abdest, i kishte parė ashabėt tek ngarendnin pėr tė marrė ndonjė pjesė tė atij uji, me tė cilin Resulullahu kishte marrė abdest, ose, kur nga koka i binte ndonjė qime floku, ata nxitonin ta merrnin atė shenjė tė Pejgamberit a.s. dhe ta ruanin me xhelozinė mė tė madhe.
Kur u kthye Urvete nė Mekė, menjėherė i lajmėroi kurejshėt se ē’kishte parė tek muslimanėt, dhe u tha: “O pari e kurejshėve! Kam qenė nė mbretėritė e Kisrasė, tė Cezarit dhe tė Nexhashiut, por, pėr Zotin, nuk kam parė ndonjė mbret tė ketė respekt mė shumė sesa kam parė respektin qė i bėnin shokėt e Muhamedit atij. Ata ishin aq tė pėrkushtuar pėr kėtė respekt, saqė tė gjithė mė me dėshirė do tė vdisnin sesa ta linin atė vetėm, prandaj nuk di se ēfarė po prisni mė (qė nuk i bashkoheni edhe ju)!”

Modestia ishte pjesė e moralit tė Pejgamberit a.s.

Ashabėt e tė Dėrguarit tė Allahut-(Zoti qoftė i kėnaqur me veprat e tyre) kanė thėnė: “Kur i Dėrguari a.s. pėrshendeste dikė, atij qė e kishte pėrshėndetur, nuk ia lėshonte dorėn derisa ai tė mos e tėrhiqte vetė dorėn e tij; kur pėrshėndeste, pėrshendeste me tėrė qenien (trupin) e tij, kurrė nuk e largonte shikimin nga personi qė e pėrshėndeste, derisa ai vetė tė mos e largonte shikimin nga ai; ai rrinte ulur derisa nuk pėrfundonte tubimi nė ndonjė ndenjje (d.m.th. kurrė nuk e prishte muhabetin pėr tė ikur i pari, siē ndodh mjerisht me prijėsit tanė); ishte gjithmonė fytyrėēelė e nė humor tė mirė, dhe nuk mund ta shihje ndryshe pos tė buzėqeshur.”
O Zot...! A thua ku jemi ne nga kėto cilėsi?!
Po mė duket po tė shoh duke i pėrshėndetur njerėzit me nxitim, duke u thėnė: “Mė fal, por jam shumė i zėnė, po ngutem ...” etj.!!! A thua je mė i zėnė ti sesa ka qenė Pejgamberi a.s.?!
A i pėrshėndet ti, vallė, njerėzit me tėrė trupin?! Apo i pėrshėndet vetėm sa pėr sy e faqe, kurse mendja dhe zemra jote janė krejtėsisht tjetėrkund, madje as qė e shikon nė sy atė qė ke pėrpara! Dhe ti, kur ndodhesh nė ndonjė tubim publik, dėshiron qė tėrė vėmendja e audotirit tė jetė e pėrqendruar tek ti, dhe t’u dejtohesh atyre me njė pamje serioze tė fytyrės!!!

Hatixhja dėshmon pėr madhėshtinė e tė Dėrguarit a.s.

Zonja Hatixhe, Allahu qoftė i kėnaqur ndaj saj, ka dėshmuar pėr madhėshtinė e Pejgamberit a.s. dhe pėr cilėsitė e virtytet e tij tė larta, tė cilat i njohu gjatė shoqėrimit nė jetėn bashkė me tė, qė kishte zgjatur pėr plot 15 vjet.
I Dėrguari a.s. u martua me Hatixhen kur ai kishte qenė 25 vjeē, kurse Shpallja e parė do t’i zbriste nė shpellėn “Hira”, kur mbushte 40 vjet, atėherė kur Xhibrili a.s. i erdhi dhe e shtrėngoi tri herė duke i thėnė: “Lexo”, pėr t’i thėnė herėn e tretė:
اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَق.َ خَلَقَ الْإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ. اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ. الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَم. عَلَّمَ الْإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ
“Lexo nė emėr tė Zotit tėnd, i Cili krijoi ēdo gjė, krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės). Lexo, se Zoti yt ėshtė me bujari Ai qė e mėsoi njeriun tė shkruajė me penė. I mėsoi njeriut atė qe nuk e dinte.” (El-Alek, 1-5).
I Dėrguari a.s., i frikėsuar nga ajo qė kishte pėrjetuar, nxitoi derisa arriti nė shtėpinė e tij dhe e njoftoi tė shoqen, Hatixhen, pėr atė qė i kishte ndodhur. Ajo e qetėsoi me fjalėt: Mos u shqetėso! Allahu kurrė nuk do tė tė turpėrojė, sepse ti je njeri qė viziton tė afėrmit e tu, kujdesesh pėr tė varfrit, e kompenson tė humburėn, e gostit mysafirin, dhe gjithnjė je nė krah tė sė drejtės”.
Kjo ėshtė dėshmia mė e madhe pėr madhėshtinė dhe moralin e lartė tė Resulullahut s.a.v.s. nga bashkėshortja e tij Hatixhja, e cila pėr tė dinte atė qė tė tjerėt nuk e dinin, sepse ishte personi mė i afėrt me tė, e shoqėroi nė kohėt mė tė vėshtira tė tij, atėherė kur i Dėrguari a.s. ballafaqohej me indiferencėn e bashkėkombasve tė tij ndaj Shpalljes hyjnore.

Qetėsohu (Mos u frikėso)

Pėr modestinė e tė Dėrguarit tė Allahut, mėsojmė edhe nga njė ngjarje, kur njė njeri kishte ardhur para Pejgamberit a.s. dhe dridhej si purtekė. Ai kishte menduar se po hynte tek ndonjė mbret. Pejgamberi a.s. iu drejtua kėtij njeriu me butėsi duke i thėnė: “Qetėsohu, mos u frikėso, sepse unė nuk jam mbret. Dije se unė jam bir i njė gruaje qė ka ngrėnė mish tė thatė nė Mekė.”
Mė thuaj: Atė ka ndodhur tė hyjė ndokush tek ti duke u dridhur, e ti t’i kesh thėnė: Unė jam bir i njė fshatari tė thjeshtė?!
Te lutem, shih dhe analizo modestinė e Pejgamberit a.s. dhe ki kujdes tė mos bėhesh prej mendjemėdhenjve dhe prej atyre qė shfrytėzojnė ēdo rast pėr t’u ngritur padrejtėsisht mbi tė tjerėt.

Vendi i tij (pozita e tij) nė Kur’an

Allahu i madhėruar e ka lavdėruar Muhamedin a.s. nė Kur’anin fisnik duke na bėrė me dije pėr madhėshtinė e tij, po edhe pėr pozitėn e tij tė lartė, nė shumė versete kuranore. Ne do tė pėrmendim vetėm disa prej tyre:
Allahu nė Kur’anin famėlartė thotė:
مَا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِنْ رِجَالِكُمْ وَلَكِنْ رَسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ
“Muhamedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj, por ai ishte i dėrguari i Allahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve.” (El-Ahzab, 40).
يَاأَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرا. وَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُنِيرًا
“O ti Pejgamber, Ne tė dėrguam ty dėshmues, lajmėtar pėrgėzues e qortues”. Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrės pėr nė rrugėn e Tij dhe pishtarė ndriēues.” (El-Ahzab, 45-46)
إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا. لِتُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُ وَتُسَبِّحُوهُ بُكْرَةً وَأَصِيلًا
“Ne tė dėrguam ty (Muhamed) dėshmitar, pėrgėzues dhe qortues. Qė ju (njerėzit) t'i besoni Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij dhe atė ta pėrkrahni e ta respeketoni, e (Allahun) ta madhėroni pėr ēdo mėngjes e mbrėmje.” (El-Fet’h, 8-9)
الَّذِينَ آمَنُوا قَدْ أَنزَلَ اللَّهُ إِلَيْكُمْ ذِكْرًا. رَسُولًا يَتْلُو عَلَيْكُمْ آيَاتِ اللَّهِ مُبَيِّنَاتٍ لِيُخْرِجَ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنْ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ وَمَنْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ وَيَعْمَلْ صَالِحًا يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا قَدْ أَحْسَنَ اللَّهُ لَهُ رِزْقًا
“...E juve qė keni besuar, Allahu jua zbriti shpalljen (Kur'anin), dhe tė dėrguarin qė ju lexon ajetet e qarta tė Allahut pėr t'i nxjerrė ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira prej errėsirave nė dritė. Kush i beson Allahut dhe bėn vepra tė mira, Ai e shpie atė nė Xhennete, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj; aty do tė jetė gjthmonė e jetė, Allahu i ka dhėnė atij furnizim tė mirė.” (Et-Talak, 10-11)
لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
“Juve ju erdhi i dėrguar nga lloji juaj, atij i vjen rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndjeshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt.” (Et-Tevbe, 128)
الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الرَّسُولَ النَّبِيَّ الْأُمِّيَّ الَّذِي يَجِدُونَهُ مَكْتُوبًا عِنْدَهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَالْإِنجِيلِ يَأْمُرُهُمْ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنْ الْمُنكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمْ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمْ الْخَبَائِثَ وَيَضَعُ عَنْهُمْ إِصْرَهُمْ وَالْأَغْلَالَ الَّتِي كَانَتْ عَلَيْهِمْ فَالَّذِينَ آمَنُوا بِهِ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَاتَّبَعُوا النُّورَ الَّذِي أُنزِلَ مَعَهُ أُوْلَئِكَ هُمْ الْمُفْلِحُونَ
“Qė pranojnė tė dėrguarin (Muhamedin), Pejgamberin arab, (qė nuk shkruan as nuk lexon), tė cilin e gjejnė tė cilėsuar (tė pėrshkruar me virtytet e tij), tek ata nė Tevrat dhe nė Inxhil, e qė i urdhėron ata pėr ēdo tė mirė dhe i ndalon nga ēdo e keqe, u lejon ushqimet e kėndshme dhe u ndalon ato tė pakėndshmet, dhe heq nga ata barrėn e rėndė tė tyre dhe prangat qė ishin mbi ta. Pra, ata qė e besojnė atė, e nderojnė dhe e ndihmojnė, veprojnė me dritėn qė zbriti me tė, tė tillėt janė tė shpėtuarit.” (El-A’ėrafė, 157)

Mėshirė e dhuruar

Prej mėshirave mė tė mėdha tė Allahut xh.sh. pėr njerėzimin, ėshtė dėrgimi i Pejgamberit tonė si mėshirė. Allahu i Madhėruar nė Kuranin fisnik thotė
وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ
“E Ne tė dėrguam ty (Muhamed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat” (El-Enbija’ė, 107).
Shihni madhėshtinė e shprehjes kuranore nė kėtė ajet! Allahu xh.sh. nuk tha “tė dėrguam mėshirė pėr (besimtarėt) dhe as pėr (muslimanėt)”, por tha (“pėr tė gjitha krijesat”), pėrfshirė kėtu besimtarin dhe pabesimtarin, tė devotshmin dhe mėkatarin, njeriun dhe kafshėn, njerėzit dhe exhinėt.
I Dėrguari i Allahut thotė: “Jam i dėrguar si mėshirė”, e ti, o vėlla i dashur, imagjinoje veten tėnde se je pjesė e karvanit tė Resulullahut s.a.v.s. Qė ta kuptosh pėr se e kam fjalėn, shih njė personalitet tė lartė, si f.v. Mahatma Gandi. S’ka dyshim se ai ishte njė kokė e menēur nė sfera dhe fusha tė ndryshme dhe kėtė gjė e pranojmė edhe ne, por shih ti, po ai njeri, nė ēastin kur para tij kalon njė lopė, i pėrkulet dhe i bie nė sexhde! A mos vallė, edhe ti dėshiron tė jesh i tillė? Apo mos, vallė, ende dėshiron tė thuash se unė nuk besoj nė asgjė?!
Tė falėnderojmė dhe tė madhėrojmė, o Allah pėr kėtė mėshirė qė na dhurove.
Qytetari amerikan (perėndimor) nuk mund ta imagjinojė jetėn pa ndihmėn e psikologut ose avokatit. Shih vetėm ligėsitė qė e kanė mbėrthyer shoqėrinė e tyre: devijimet, vetėvrasjet, dhunimet, e shumė gjėra tė tjera....
Prandaj s’ka dyshim qė i Dėrguari i Allahut ėshtė prej mėshirave mė tė mėdha. Nėpėrmjet tij e kuptove pėr se je krijuar, cili ėshtė qėllimi i fundit i krijimit tėnd...; nėpėrmjet tij mėsove pėr Xhennetin dhe Xhehennemin. Tė gjitha kėto janė pėrgjigje shumė tė lehta, por tepėr tė ndėrlikuara pėr perėndimorėt. Kėto ēėshtje atyre nuk u duken kaq tė thjeshta. A thua pėr se?! Sepse kėto gjėra nuk mund t’i kuptojė drejt pėrveēse ai qė e ka dashur tė Dėrguarin e Allahut dhe ka ndjekur rrugėn e tij. Ēdo besimtar i ndėrgjegjshėm e kupton shumė qartė se, po tė mos ishte ky i Dėrguar i Allahut, edhe ne do tė ishim tė humbur, tė ēorientuar dhe mėkatarė.…Por, sidoqoftė, Pejgamberi ynė do tė shfaqet nė Ditėn e Gjykimit si ndėrmjetėsues pėr mbarė ymetin e tij..
Vėlla i dashur! A thua cili ėshtė njeriu me i edukuar nga tė gjithė njerėzit? Pa dyshim, i Dėrguari ynė, Muhamedi a.s., dhe mu pėr kėtė arsye ka arritur deri nė Sidretul Munteha. Po, e ne themi Allahu vendos nė Xhennet kė tė dojė nga robėrit e Tij nė bazė tė edukatės sė tyre mbi dispozitat e Allahut. Nė Isra’ė dhe Mi’raxh, i Dėrguari i Allahut arriti vėrtet pikėn kulmore pėr njė krijesė – Sidretul Munteha, sepse ai ishte krijesa mė e kompletuar nga morali. Allahu xh.sh. nė Kur’anin famėlartė thotė:
مَا زَاغَ الْبَصَرُ وَمَا طَغَى
“Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.” (En-Nexhm, 17)
Pejgamberi a.s. ndodhej nė shkallėn mė tė lartė tė moralit gjatė kėsaj vizite.
A thua kush mund tė jetė mė i moralshėm se ti, o i Dėrguar i Allahut, kur ty tė edukoi vetė Allahu xh.sh. ?!
Transmetohet nga Resulullahu s.a.v.s. tė ketė thėnė: “Mė ka edukuar Zoti im dhe ka pėrsosur edukimin tim.”

Pozita e tij nė librat qiellorė

Edhe Librat e mėparshėm qiellorė kanė pėrmendur madhėshtinė e Muhamedit a.s. dhe pozitėn e tij tė lartė nė mesin e pejgamberėve tė tjerė, po edhe madhėshtinė e tij nė raport me tė gjitha krijesat e tjera.
Transmetohet nga Ata’ė Bin Jasir tė ketė thėnė: “E takova Abdullah bin Amrin dhe e pyeta: Mė trego diēka pėr cilėsitė e Resulullahut s.a.v.s nė Tevrat.
- Po, - tha Abdullahu, - pėr Zotin, ai (Muhamedi a.s.) ėshtė i pėrshkruar nė Tevrat po me ato cilėsi tė pėrshkruara nė Kur’an: “O i dėrguar! Ne vėrtet tė dėrguam ty dėshmues, lajmėtar pėrgėzues e qortues dhe tė kujdesshėm ndaj atyre tė paarsimuarve (ummijinėve). Ti je robi Im dhe i dėrguari Im. Emri yt ėshtė “El Mutevekkel - i mbėshtetur nė Allahun”. Nuk ėshtė i ashpėr e as zemėrgur dhe as bėrtitės nėpėr tregje. Ai nuk do ta kthejė tė keqen me tė keqe. Allahu nuk do t’ia marrė shpirtin atij derisa njė popull qė ėshtė nė rrugė tė shtrembėr, tė mos udhėzohet e tė thonė: لا إله الا الله - Nuk ka zot tjetėr pos Allahut. Nėpėrmjet tij Allahu i hap sytė e verbėr, veshėt e shurdhėr (vulosur) dhe zemrat e ngurta.” (Transmetojnė Buhariu dhe Ahmedi).
Vehb bin Munebbih ka pėrmendur njė hadith qė thotė: Allahu xh.sh. e ka frymėzuar Davudin nė Zebur: “O Davud, do tė vijė pas teje njė i Dėrguar, emri i tė cilit ėshtė Ahmed dhe Muhamed, i sinqertė, zotėri, nė tė cilin kurrė nuk do tė hidhėrohem, po as ai nuk do tė hidhėrohet kurrė nė Mua. Atij ia kam falur tė gjitha gabimet edhe para se t’i bėjė ato, tė kaluarat dhe tė ardhshmet. Ymeti i tij ėshtė i mėshiruar. U kam dhuruar atyre nafile aq sa u kam dhuruar pejgamberėve. I obligova ata me farze aq sa i i obligova edhe pejgamberėt dhe tė dėrguarit. Kur tė vijnė para Meje (Ymeti i Muhamedit a.s.) nė Ditėn e Gjykimit, drita e tyre do tė jetė sikur drita e pejgamberėve...O Davud, unė e ngrita Muhamedin dhe ymetin e tij mbi tė gjitha ymetet e tjera.”
Edhe prifti Buhira dėshmoi pėr pejgamberinė e tė Dėrguarit a.s., ndonėse atėbotė Muhamedi a.s. nuk ishte mė i madh se 12 vjeē. Kjo ndodhi atėherė kur Muhamedi a.s., me axhėn e tij, Ebu Talibin, ishte duke shkuar nė Sham dhe, kur arritėn nė fshatin Busra tė Shamit, u takuan me murgun Buhira, i cili kishte njohuri nga Tevrati dhe Inxhili. Ai i ftoi pėr drekė, ndonėse nuk i kishte ndodhur kurrė mė pėrpara tė ftonte nė drekė dikė nga arabėt qė kalonin andejpari. Kėtė e bėri, sepse nė mesin e tyre e pa Pejgamberin a.s., tė cilin e njohu sipas pėrshkrimeve nga Tevrati dhe Inxhili. I pa disa nga shenjat e dalluara tė pejgmaberisė dhe, duke e mbajtur pėr dore, tha: “Ky ėshtė zotėria i tė gjitha botėve. Kėtė do ta dėrgojė Allahu mėshirė pėr tė gjitha botėt. Ebu Talibi e pyeti Buhirėn: Ēfarė di ti pėr kėtė gjė?! Buhira i tha: Kur u shfaqėt nė breg, nuk mbeti gur e as dru (pemė) pa iu pėrulur nė shenjė pėrshėndetjeje, e njė gjė e tillė nuk ndodh pėr tė tjerėt, po vetėm pėr pejgamberėt. Unė e njoha nga vula e pejgamberisė poshtė krahėve, e cila ėshtė nė formė tė mollės, dhe kėtė e kemi tė shėnuar nė librat tanė.”
Pastaj Buhira kėrkoi nga Ebu Talibi qė ta kthente atė nė Mekė e tė mos shkonte me tė nė Sham, nga frika se mos po i ndodhte ndonjė e keqe nga ēifutėt. Pas kėsaj Ebu Talibi u detyrua ta kthente Muhamedin a.s. nė Mekė, tė shoqėruar nga disa shėrbėtorė tė tij.


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top
Argument
Postuar nė: 02.02.2007, 11:26
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



Me tė Dashurin s.a.v.s.

I DĖRGUARI a.s.. - ADHURUES (ROB)

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Adhurimi ėshtė ndėr bazat themeltare nė jetėn e njeriut. Zaten Allahu e krijoi njeriun vetėm qė ta adhurojė Atė dhe t’i nėnshtrohet Atij:
Allahu xh.sh. nė Kur’anin e madhėruar thotė:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
“Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė Mė adhurojnė (Edh-Dharijat, 56)
dhe:
وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ
“E duke qenė se ata nuk ishin tė udhėruar me tjetėr pos qė tė adhuronin Allahun..”(El-Bejjine, 5)
Adhurimi pėrfshin fjalė dhe vepra. Si fjalė (thėnie) konsiderohen dy dėshmitė, leximi i Kur’anit, dhikri (lutjet) etj., kurse vepra konsiderohen: namazi, agjėrimi, zekati, haxhi etj.
Adhurimi islam ėshtė edukatė shpirtėrore dhe trupore. Frytet e adhurimit nuk arrihen ndryshe pėrveēse nėse muslimani e pėrjeton adhurim fizikisht dhe shpirtėrisht.
Pejgamberi ynė s.a.v.s. ka qenė njeriu mė i devotshėm nė adhurimin e Allahut xh.sh. dhe mė i kujdesshmi nė nėnshtrimin ndaj Tij. E adhuronte Allahun ditėn dhe natėn…
Nėpėrmjet faqeve tė kėsaj fletushke do tė njihemi me adhurimin (ibadetin) e Pejgamberit s.a.v.s. qė bėri gjatė jetės sė tij, nė mėnyrė qė edhe ne tė ndjekim shembullin e tij,
Kėtė do ta mėsojmė pėrmes ligjėrimeve tė profesor Amr Halidit duke u shtuar kėtyre edhe disa shėnime shtesė nga burime tė tjera.

Rob falėnderues

Shihni si vepronte i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. Ngrihej natėn pėr t’u lutur, derisa i enjteshin kėmbėt, kurse Aishja r.a.i drejtohej dhe i thoshte: “O i Dėrguar i Allahut! A nuk t’i ka falur ty Allahu mėkatet e kaluara dhe tė ardhshmet”? Pejgamberi s.a.v.s i qe pėrgjigjur: “Vallė, a tė mos jem rob falėnderues.”
Ti e nderon (e do) atė qė tė nderon nė kėtė jetė, dhe pėrpiqesh me tė gjitha mundėsitė t’ia kthesh atė tė mirė, por a thua e do (dhe respekton) kėshtu edhe Allahun xh.sh.? A pėrpiqesh tė pėrmbushėsh premtimin ndaj Allahut xh.sh.?! Ne nė tė vėrtetė kemi shumė e shumė detyrimeqė pėr t’i kryer, nė mėnyrė qė t’i pėrmbushim premtimet tona ndaj tė Madhit Zot xh.sh., i Cili thotė:
وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ
“...Faleni namazin dhe jepni zekatin...” (El-Bekare, 43)
A e ke pėrmbushur kėtė premtim (detyrim)?!
وَقُلْ لِلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ
“…dhe thuaju besimtarėve tė ulin shikimet e tyre (nga tė vėshtruarit e gjėrave tė ndaluara)…” (En-Nur, 31)
A e ke pėrmbushur kėtė premtim (detyrim)?!
وَقُلْ لِلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا
“...dhe thuaju besimtareve tė ulin shikimet e tyre (nga tė vėshtruarit e gjėrave tė ndaluara), dhe t’i mbrojnė pjesėt e turpshme tė trupit tyre (nga shikimet dhe gjėrat amorale), si dhe tė mos i zbulojnė haptazi stolitė e tyre …” (En-Nur, 31).
A e ke pėrmbushur kėtė premtim (detyrim)?!

Abdesti i Pejgamberit

Njė ditė, derisa Abdullah bin Zejdi r.a. ishte ulur me disa njerėz e po bisedonin, erdhi njė njeri dhe i tha:
“ A mund tė mė tregosh se si merrte abdest Pejgamberi s.a.v.s.? Abdullahu ia ktheu: Po!” Pastaj kėrkoi ujė prej tė pranishėmve, qė ia sollėn menjėherė. Ai e mori ibrikun me ujė dhe filloi tė merrte abdest, e njeriu qė e pyeti, qėndronte nė kėmbė dhe e vėshtronte.
Abdullah ibn Zejdi hodhi pak ujė nė duart e tij e mė pas i pastroi tri herė, pastaj pastroi fytyrėn tri herė, pastaj pastroi dorėn e djathtė deri mbi bėrryl, tri herė, pastaj dorėn e majtė deri mbi bėrryl, po ashtu tri herė, pastaj fėrkoi (pėrshkoi me dorė tė lagur-mes’h) kokėn e tij me dorė tė lagur duke filluar nga pjesa e pėrparme deri te pjesa e prapme e kokės sė tij dhe anasjelltas, pastaj pastroi kėmbėn e djathtė deri mbi zogun e kėmbės, tri herė, po ashtu veproi edhe me kėmbėn e majtė deri mbi zogun e kėmbės, tri herė. Pasi mbaroi Abdullahu r.a. abdestin e tij, shikoi njeriun qė qėndronte nė kėmbė pranė tij, dhe i tha: “Ja kėshtu ishte abdesti i Pejgamberit s.a.v.s. .” (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi).

Tė qenėt i turpshėm nė adhurim

Tė jesh i turpshėm nė adhurim, siē i ka hije njė njeriu (robi), i cili e dėgjon dhe i nėnshtrohet Zotit tė tij, pa refuzuar asnjė urdhėr tė Tij, merr mėsim nga i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. Edhe atėherė kur kibla e muslimanėve ishte nga Mesxhidul Aksa, dėshira e Pejgamberit a.s. ishte qė kibla tė ishte nė drejtim tė Qabesė (Mekės), por, a thua vallė, i qe drejtuar Pejgamberi a.s.. Allahut me fjalėt: “O Zot, ndryshoje kiblėn”? Jo, assesi. Por ja si e shpjegon vetė Allahu xh.sh. turpshmėrinė dhe modestinė e tė Dėrguarit tė Vet, kur thotė:
قَدْ نَرَى تَقَلُّبَ وَجْهِكَ فِي السَّمَاءِ
“Ne shumė herė po shohim kthimin e fytyrės sate nga qielli…” (El-Bekare, 144)
Pejgamberi s.a.v.s. shpesh drejonte shikimin e tij nga qielli, por nuk fliste nga turpi qė ndiente ndaj Allahut xh.sh.. Nė tė vėrtetė, i Dėrguari i Allahut ishte mė i turpshėm sesa nusja e virgjėr natėn e martesės. A thua mund tė ketė nė fytyrė tė Tokės njeri mė tė devotshėm nė adhurim sesa Resulullahu s.a.v.s. dhe mė tė denjė pėr tė qenė i turpshėm nė adhurim?!

Pėrultėsia dhe prehja shpirtėrore

Pejgamberi s.a.v.s., nga devotshmėria e madhe e tij, kur falej, thellohej nė namaz me pėrkushtimin mė tė madh, dhe nuk dėshironte ta pengonte dikush derisa nuk e pėrfundonte namazin nė tėrėsi. Nga dashuria qė kishin pėr tė, ashabėt e Pejgamberit s.a.v.s. i dėrgonin shpesh dhurata, tė cilat ai i pranonte.
Njė ditė, ashabi i shquar Ebul Xhehm Abdullah bin Hudhejfe r.a. i dhuroi Pejgamberit s.a.v.s. njė palė rroba tė bukura, tė zbukuruara me piktura e vizatime tė ndryshme. Pejgamberi a.s. i pranoi ato dhe i veshi e mė pas u ngrit dhe fali namaz me to.
Pasi mbaroi namazin i Dėrguari i Allahut, urdhėroi njėrin nga tė pranishmit qė t’i merrte ato rroba dhe t’ia kthente sėrish Ebul Xhehmit, dhe t’i sillnin njė palė rroba tė tjera qė nuk kishin vizatime - piktura dhe fotografi. I Dėrguari i Allahut ua sqaroi shkakun pse i ktheu ato rroba duke thėnė: “Derisa isha nė namaz, sytė mė shkonin tek pikturat (larat) qė ishin nė ato rroba, dhe kam frikė se ato do tė mė pengojnė nė pėrkushtim gjatė faljes sė namazit”. (Transmeton Buhariu)
Pejgamberi a.s. i porosiste shokėt e tij qė tė qėndronin tė pėrulur e tė kujdesshėm nė namaz dhe ta kryenin atė nė prehje tė thellė shpirtėrore, nė mėnyrė qė Allahu xh.sh. t’ua pranonte atė. Njėherė Pejgamberi a.s. ishte ulur nė xhami sė bashku me shokėt e tij, ndėrkohė qė njė njeri hyri nė xhami dhe u fal, por me nguti. Pastaj erdhi dhe pėrshėndeti tė Dėrguarin e Allahut. Pejgamberi a.s., pasi ia ktheu pėrshėndetjen, i tha: “Kthehu dhe falu, sepse ti nuk u fale! (namazi yt nuk ėshtė i plotė)”
Atėherė ai burri u kthye dhe pėrsėriti namazin, por, u fal prapė me nguti duke mos i plotėsuar siē duhet kushtet e mirėsjelljes nė ruku dhe nė sexhde, dhe u kthye sėrish tek i Dėrguari i Allahut dhe e pėrshėndeti.
Pejgamberi a.s., pasi ia ktheu selamin, sėrish i tha: “Kthehu dhe falu, sepse ti nuk u fale! (namazi yt nuk ėshtė i plotė)” dhe shtoi: “Kur tė ngrihesh pėr tė falur namaz, madhėroje Zotin xh.sh. duke thėnė: Allahu ekber, pastaj lexo ē’ tė dish nga Kur’ani, pastaj pėrkulu (nė ruku) derisa ta ndiesh qetėsinė shpirtėrore tė pėrkuljes, pastaj ngrihu duke qėndruar nė kėmbė derisa tė qetėsohesh (drejtohesh), pastaj shko nė sexhde derisa ta ndiesh qetėsinė shpirtėrore tė sexhdes, pastaj ngrihu e ulu dhe qėndro ashtu derisa tė qetėsohesh, pastaj prapė bjer nė sexhde dhe qėndro ashtu derisa ta ndiesh qetėsinė shpirtėrore. Kėshtu vepro gjatė gjithė namazit tėnd.” (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi )

Dashuria ndaj namazit

I Dėrguari i Allahut thotė: “Qetėsia ime e vetme shpirtėrore ėshtė nė namaz”, qė fjalė pėr fjalė do tė thotė: syrin tim nuk e ngop dhe as e qetėson gjė tjetėr pėrveē namazit. Ndėrsa neve, fatkeqėsisht sytė na ngopen vetėm duke shikuar televizionin, duke shikuar ndonjė femėr me tė cilėn jemi dashuruar, ose sytė tanė na i ngopin pasuria, shtėpitė, gratė ose punėt tona!!!
Tė pėrbej pėr Allahun, mė thuaj nėse ka falur ndonjėherė dy rekate namaz dhe tė jesh qetėsuar shpirtėrisht gjatė atij namazi?! Apo, a tė ka marrė malli ndonjėherė qė tė kthehesh me tė shpejtė nė shtėpi pėr t’i falur dy rekate namaz pėr Allahun?! Apo, a tė ka marrė malli ndonjėherė pėr pėr njė natė tė errėt, tė cilėn ta kaloje nė vetmi me adhurim tė Allahut?!
Omer ibn Hattabi r.a ēdo herė ngrihej nė mesnatė dhe falte namaz, kurse pak para namazit tė sabahut, i zgjonte gruan dhe fėmijėt e tij dhe ua lexonte ajetin:
وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا
“Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz, praktikoje edhe ti vetė…” (Ta Ha, 132). Merreni me mend, pėr ēdo natė i zgjonte nga gjumi dhe ua lexonte kėtė ajet! O Allah! Merrni mėsim, o ju njerėz, nga kjo fjalė kuranore: “…praktikoje edhe ti vetė…”
Ejani qė tė gjithė ta zbatojmė nė praktikė kėtė ajet; bėjeni njė marrėveshje me prindėrit tuaj ose me bashkėshorten dhe fėmijėt tuaj, qė tė zgjoheni njė ēerek ore para namazit tė sabahut, t’i falni dy rekate namaz dhe pastaj ta falni namazin e sabahut. Atėherė jam mė se i sigurt se kėnaqėsia dhe lumturia do ta mbushė shtėpinė tuaj nė ditėn qė do tė agojė. Qė tė gjithė do tė ndieni njė qetėsi shpirtėrore dhe dashurinė tek mbush zemrat tuaja.

Namazi i Pejgamberit a.s.

Njė natė prej netėsh, nė xhaminė e tij, Resulullahu s.a.v.s. ishte ngritur pėr tė falur namaz tė natės. Atypari kishte kaluar rastėsisht Hudhejfe ibn Jemani dhe, kur e kishte parė Resulullahun, kishte marrė abdest shpejt e shpejt dhe ishte lidhur (nė namaz) pas tij. I thelluar nė namaz, i Dėrguari i Allahut as qė e kishte vėrejtur se Hudhejfja po falej pas tij. Mendonte se ishte duke u falur vetėm. Pas leximit tė Fatihasė, filloi tė lexonte kaptinėn El-Bekare, derisa e pėrfundoi tė tėrėn, pėr tė vazhduar kaptinėn Ali-Imran, derisa e pėrfundoi tė tėrėn, dhe pastaj filloi tė lexonte kaptinėn En-Nisa’ė, derisa e pėrfundoi tė tėrėn. Lexonte ngadalė e rrjedhshėm. Pastaj u pėrkul nė ruku dhe tha: “Subhane rabbijel adhim”. Nė ruku qėndroi mjaftr gjatė e mė pastaj u ngrit duke thėnė: “Semiallahu li men hamideh” , e qėndroi nė kėmbė po ashtu gjatė, pastaj ra nė sexhde duke thėnė: “Subhane rabbijel a’ėla”. Qėndrimi i tij nė sexhde ishte po aq i gjatė sa qėndrimi i tij nė ruku. Resulullahu s.a.v.s. veproi nė kėtė mėnyrė, derisa nuk i pėrfundoi katėr rekate, pastaj dha salam. Pas tij dha selam edhe Hudhejfja. Vetėm pasi kishte pėrfunduar namazin, i Dėrguari i Allahut pa Hudhejfen qė kishte qenė duke u falur pas tij dhe i tha:
- “Pėr se nuk ma bėre me dije?” (Pėr se nuk mė dhe ndonjė shenjė se je lidhur nė namaz pas meje, qė ta shkurtoja.)
Hudhejfja r.a., i lodhur e i rraskapitur nga tė falurit e gjatė, ia ktheu:
- Pasha Atė Qė tė ka dėrguar me tė vėrtetėn, edhe tash jam duke ndier dhembje nė shpinė, kurse Resulullahu s.a.v.s., mė butėsi, i tha:
- “Po ta dija se je duke u falur pas meje, sigurisht qė do ta shkurtoja namazin.”
(Transmetojnė Taberaniu dhe Muslimi)
Edhe pse, kur falej vetėm, Pejgamberi s.a.v.s. e zgjaste leximin e Kur’anit nė namaz, megjithatė imamėt qė ua falnin tė tjerėve namazin, i urdhėronte ta shkurtonin tė lexuarit gjatė namazit.
Njė ditė, atij i qe ankuar njė xhematli se Muadh bin Xhebeli po ua zgjaste tepėr namazin duke lexuar gjatė, prandaj i Dėrguari i Allahut e thirri Muadhin dhe ia tėrhoqi vėrejtjen duke i thėnė: “A mendon se je ende djalosh i ri, o Muadh?! Mos e zgjat mė tė lexuarit (e Kur’anit) nė namaz, por lexoji kaptinat: “Vesh-shemsi ve duhaha”, “Vel-lejli idha jagsha”, “Sebbih isme rabbikel a’ėla” e tė ngjashme me to, sepse dije qė pas teje falet plaku, i lodhuri (i sėmuri) dhe nevojtari”.
(Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)

Kėrko strehim (ndihmė) nė namaz

Kur kishte ndonjė ēėshtje qė cila e mundonte dhe e mėrziste, Pejgamberi s.a.v.s. nxitonte tė falte namaz duke kėrkuar strehim dhe ndihmė vetėm prej Allahut. E ne, kur kemi ndonjė problem a hall, nxitojmė tek njerėzit qė t’u ankohemi atyre. Dhe s’do mend se ky ėshtė nja gabim i madh, sepse askush prej njerėzve nuk mund tė ta largojė hallin a brengėn qė tė mundon, pėrveē Allahut xh.sh., prandaj shpejto tek Ai dhe pėr ēdo hall e brengė qė ke, drejtoju vetėm Atij.
Nė lidhje me kėtė, le tė marrim mėsim nga vetė jeta e tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s. Nėna e besimtarėve - Aishja r.a. (bashkėshortja e Pejgamberit a.s.) shpeshherė e kishte parė Resulullahun tek falej tėrė natėn, pandėrprerė, kurse tėrė ditėn i thėrrister njerėzit pėr tė besuar Allahun, saqė njė ditė e kishte pyetur: “O i Dėrguari i Allahut! Ti nuk fle fare?! Ndėrsa ai i qe pėrgjigjur: “Oj Aishe, koha e gjumit qė moti ka kaluar”. Njė natė, derisa ishin nė shtrat, i Dėrguari i Allahut i kėrkoi leje: “Mė lejo ta kaloj kėtė natė nė adhurim”, kurse Aishja i qe pėrgjigjur: - Pėr Allahun, unė kam dėshirė tė jesh gjithmonė pranė meje, por dėshira jote (qė ta adhurosh Allahun, - vėrejtja jonė P.T.), ėshtė mbi mbi tė gjitha.”

Agjėrimi i Pejgamberit

I Dėrguari i Allahut s.a.v.s. shumė herė agjėronte vullnetarisht, sidomos i agjėronte disa ditė tė dalluara si: ditėn e Ashurės, ditėn e Arafatit , si dhe ditėn e hėnė e tė enjte tė ēdo jave.
Transmetohet nga Usame bin Zejd r.a. tė ketė thėnė: “Pejgamberi s.a.v.s. agjėronte vazhdimisht ditėn e hėnė e tė enjte dhe, kur ėshtė pyetur pėr kėtė, ėshtė pėrgjigjur: “Punėt (veprat) e njerzėve dalin para Allahut xh.sh. ditėn e hėnė dhe tė enjten…”. (Transmeton Ebu Davudi).
Po ashtu Pejgamberi s.a.v.s., kur ngrihej nė mėngjes, i pyeste antarėt e shtėpisė sė tij: “A ka diēka nga ushqimet pėr tė ngrėnė?” Nėse i thoshin se nuk kishte asgjė, atėherė Pejgamberi s.a.v.s. vendoste tė agjėronte atė ditė, dhe thoshte: “Atėherė, unė jam agjėrueshėm”. (Transmeton Muslimi).
Njė ditė i Dėrguari i Allahut kishte shkuar pėr tė vizituar zonjėn Ummi Sulejm. Pasi kishte hyrė nė shtėpinė e saj, kishte pėrshėndetur tė pranishmit dhe qe ulur. Ummu Sulejmi r.a. i ofroi tė Dėrguarit tė Allahut hurma dhe gjalpė e i vuri para Pejgamberit a.s. qė t’i hante. Por, Muhamedi s.a.v.s. i tha: “Ktheji gjalpin dhe hurmat nė vendin e tyre, sepse unė jam agjėrueshėm”. Pastaj u ngrit nė njė kėnd tė shtėpisė, fali dy rekate namaz dhe u lut pėr Ummu Sulejmin dhe familjen e saj. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi a.s. agjėronte shpesh pandėrprerė; agjėronte dy apo tri ditė pa ngrėnė e pa pirė gjė. Kur e panė disa nga ashabėt kėtė veprim tė Resulullahut s.a.v.s., dėshiruan tė agjėronin sikurse Pejgamberi a.s., dhe filluan tė agjėronin pandėrprerė dy-tri ditė, pa ngrėnė e pa pirė gjė, por kėtė gjė ua ndaloi i Dėrguari i Allahut. Megjithėse i Dėrguari i Allahut ua tėrhoqi vėrejtjen qė tė mos agjėronin pandėrprerė, ata vazhduan tė agjėronin. I Dėrguari i Allahut vazhdoi agjėrimin e asaj dite, pastaj edhe ditėn e nesėrme, e sė bashku me tė, edhe disa nga ashabėt, dhe pastaj tė pasnesėrmen u shfaq Hėna e re e Bajramit, e i Dėrguari i Allahut shokėve tė tij u tha: “Po tė vonohej shfaqja e Hėnės sė re, do t’jua kisha shtuar (agjėrimin).”
I Dėrguari i Allahut e bėri kėtė pothuaj me qėllim, qė t’i ndėshkonte, sepse nuk kishin pranuar ta ndėrprisnin agjėrimin e tyre, po kishin vazhduar tė agjėronin pandėrprerė, mu ashtu si Pejgamberi s.a.v.s.. Atėherė njėri prej ashabėve i tha: “O i Dėrguar i Allahut! Ti po agjėronpa ndėrprerė?, e Resulullahu s.a.v.s. iu pėrgjigj: “Cili prej jush ėshtė sikur unė?! Unė nuk jam sikurse ju, kur unė vendos (tė agjėroj kėshtu pandėrprerė), Allahu mė ushqen dhe ma shuan etjen.” (Tranmsetojnė Buhariu dhe Muslimi)

Tė falurit e namazit tė natės nga Pejgamberi a.s.

Ja si na e pėrshkruan Abdullah ibn Mesudi r.a. namazin e tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s. (krahasoje namazin tėnd me atė tė Pejgamberit a.s.), kur thotė: “Njė natė hyra nė xhami dhe nė mes tė saj pashė njė trung tė palmės. U habita sepse mė pėrpara nė atė vend nuk kisha parė kurrė trung tė ndonjė palme. Eca t’i afrohesha attij trungu, kur ja, pashė trupin e Resulullahut s.a.v.s. duke falur namaz. U afrova fare pranė dhe vetė me vete mendova se ishte vėrtet njė rast i mirė qė tė falesha vetėm me Resulullahun s.a.v.s., dhe iu bashkova nė namaz. Ai filloi tė lexonte kaptinėn El-Bekare, e unė vetė me vete mendova se do tė bntiei nė sexhde kur ta pėrfundonte ajetin e njėqindtė, por ai vazhdoi derisa e pėrfundoi tėrė kaptinėn. Atėherė mendova se do tė binte nė sexhde kur ta pėrfundonte, por Pejagamberi a.s. vazhdoi tė leonte kaptinėn Ali-Imran, dhe unė mendova se tash do tė binte nė sexhde sa tė pėrfundonte ajetin e njėqindtė. Mirėpo, Pejgamberi s.a.v.s. vazhdoi e lexoi derisa e pėrfundoi tė tėrėn. Mendova se tashti do tė binte nė sexhde, por ai vazhdoi prapė tė lexonte sures En-Nisa’ė. Prapė ma mori mendja se do tė binte nė sexhde pas pėrfundimit tė ajetit tė njėqindtė, por Pejgamberi a.s. nuk u ndal te ky ajet, po vazhdoi derisa e pėrfundoi tėrė kaptinėn... Ibn Mes’udi vazhdon e thotė: Mė shkoi mendja tė ulesha e ta lija Pejagamberin a.s. tė vazjdonte tė falej vetėm (sepse fillova tė ndieja lodhje, -plotėsim yni P.T.).
Pastaj Ibn Mes’udi vazhdon rrėfimin e tij: “Pas leximit tė kaptinės En-Nisa’ė, i Dėrguari i Allahut u pėrkul nė ruku, dhe nė ruku qėndroi afėrsisht sa zgjati qėndrimi i tij nė kėmbė. Ai lexonte ngadalė e rrjedhshėm. Sa herė qė lexonte ndonjė ku pėrmendej Xhenneti, ndalej dhe i lutej Allahut xh.sh. t’ia dhuronte atė; kurse, sa herė qė lexonte ndonjė ajet ku pėrmendej Xhehennemi, kėrkonte mbrojtje nga Allahu xh.sh. prej tmerreve tė Xhehennemit, e pastaj kthehej e thoshte: “Subhane rabbijel adhim”- qė e thoshte shumė herė, pastaj u ngrit dhe qėndroi nė atė pozitė duke u lutur pothuajse aq sa kishte qėndruar nė ruku, - e dėgjoja tek thoshte: “O Zoti im! Ty tė takon falėnderimi i shumtė dhe ēdo e mirė, aq sa janė qiejt dhe Toka dhe ē’ka nė mes tyre“, pastaj ra nė sexhde - e sexhdeja e tij ishte e gjatė pėrafėrsisht sa edhe qėndrimi i tij nė kėmbė pas rukusė.”

Adhurim dhe falėnderim

Pejgamberi s.a.v.s. pėrpiqej vazhdimisht tė qėndronte sa mė shumė nė adhurim tė Allahut xh.sh. Secilėn ditė tė ardhshme ai shtonte edhe mė tepėr se ditėn e shkuar adhurimin ndaj Allahut. Njėherė qe pyetur Aishja r.a.: “A ka veēuar Pejgamberi s.a.v.s. ndonjė gjė (ibadet shtesė, - plotėsim yni, P.T.) gjatė ditės?
- Jo, - ėshtė pėrgjigjur ajo, por angazhimi i tij (nė adhurim) ka qenė i pėrhershėm dhe a thua cili jush mund tė pėrballojė atė qė pėrballonte Pejgamberi a.s.?! (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)
Transmetohet nga Mugire ibn Shu’be r.a. tė ketė thnė: “Pejgamberi a.s. falej derisa i enjteshin kėmbėt, e kur i ėshtė thėnė ajo: A nuk t’i ka falur Allahu mėkatet e tua tė kaluara dhe ato tė ardhshmet?! - ai ishte pėrgjigjur: “Vallė, tė mos jem rob falėnderues !?”.(Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)
Po ashtu transmetohet nga Abdurrahman bin Avfi r.a. tė ketė thėnė: “Njė ditė i Dėrguari i Allahut hyri nė xhami dhe u drejtua nga kibla, ra nė sexhde dhe e zgjati atė aq shumė, saqė mendova se Allahu xh.sh. ia mori shpirtin. Iu afrova dhe, kur e pashė tek e ngriti kokėn,mė pyeti: “Kush je ti?”
- Jam Abdurrahman bin Avfi, - iu pėrgjigja unė
- Ē’hall ke?, - mė pyeti prapė Resulullahu s.a.v.s.
- O i Dėrguari i Allahut, tė pashė tek qėndrove aq gjatė nė sexhde, saqė u frikėsova se Allahu xh.sh. mori shpirtin tėnd, - ia ktheva unė, thotė Abdurrahmani.
Ndėrsa Pejgamberi a.s. m’u pėrgjigj:
- Mė erdhi Xhibrili a.s. dhe mė pėrgėzoi duke thėnė: “Allahu xh.sh. po thotė: “Kush lutet pėr ty (bie salavat mbi ty), Unė do tė lutem pėr tė, dhe kush tė pėrshėndet ty, Unė do ta pėrshėndes atė njeri. Pėr kėtė arsye e bėra kėtė sexhde (tė gjatė) falėnderimi pėr Allahun xh.sh..” (Transmeton Imam Ahmedi).

Nėnshtrimi ndaj Allahut

Rebija ibn Ka’b El-Eslemiu thotė: “I kam shėrbeja Pejgamberit a.s. gjatė gjithė ditės kurse natėn e kaloja nė gjumė para derės sė tij, dhe ēdoherė, kur falej, e dėgjoja tek thoshte: “I Lartmadhėruar ėshtė Zoti im, I Lartmadhėruar ėshtė Zoti im”. derisa lodhesha apo mė mbylleshin sytė, dhe flija. Ndėrkohė mė dilte gjumi natėn dhe prapė e dėgjoja tek thoshte: “I Lartmadhėruar ėshtė Zoti im, I Lartmadhėruar ėshtė Zoti im”.
Vallė, a ke shijuar ti kėtė kėnaqėsi ndonjėherė? A tė ka ndodhur ndonjėherė tė kesh vepruar kėshtu?!
I Dėrguari i Allahut s.a.v.s., kur shkonte nė ruku, thoshte: “O Allah! Ty tė ėshtė nėnshtruar dėgjimi im, shikimi im, mendja ime, eshtrat e mia dhe ndjenjat e mia.”
Kjo dua vėrteton pėr devotshmėrinė e thellė tė Pejgamberit a.s. nė adhurimin e Allahut xh.sh.. Ai nuk dėgjonte fjalė tė tjera veē fjalėve tė Allahut, nuk shihte askėnd tjetėr pėrveē madhėshtisė sė Allahut, dhe nuk e preopkuponte mendjen e tij me asgjė tjetėr pėrveē me Allahun xh.sh..
Betohem nė Allahun, i mjerė ėshtė ai qė nuk e ka shijuar kėnaqėsinė e nėnshtrimit ndaj Allahut xh.sh..

Njė natė, e tėra e kaluar nė adhurim

Njė natė prej netėsh, i Dėrguari i Allahut u ngrit tė falej. Qau aq shumė, saqė lotėt i shkonin rrėke. U pėrkul nė ruku dhe qau, ra nė sexhde dhe qau. Nė kėtė gjendje vazhdoi deri pak para agimit. Ndėrkohė, siē e kishte zakon, erdhi Bilalli tė thėrriste ezanin, dhe, kur e pa ashtu tė pėrlotur tek qante, i tha:
Ē’tė shtyri tė qash kaq shumė, o i Dėrguar i Allahut?
Pejgamberi a.s. iu pėrgjigj: - “Si tė mos qaj, o Bilall, kur sonte mė kanė zbritur kėto ajete kuranore:
إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآيَاتٍ لِأُولِي الْأَلْبَابِ. الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللَّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَى جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَذَا بَاطِلًا سُبْحَانَكَ فَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
“Nė krijimin e qiejve e tė Tokės, nė ndryshimin e natės e tė ditės, ka argumente tė qarta pėr ata qė kanė arsye dhe intelekt .* Pėr ata qė Allahun e pėrmendin me pėrkushtim kur janė nė kėmbė, kur janė ulur , kur janė tė shtrirė, dhe thellohen nė mendime rreth krijimit tė qiejve e tė Tokės (duke thėnė) : Zoti ynė , kėtė nuk e krijove kot , i lartėsuar qofsh, ruajna prej dėmit tė zjarrit!” (Ali-Imran, 190-191)
Dhe nė fund tha: “Mjer ė pėr atė qė i lexon kėto ajete, dhe nuk mendon pėr to”!.


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top
Argument
Postuar nė: 02.02.2007, 11:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



I DĖRGUARI a.s.- SI I DASHUR

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Muhamedi a.s. ėshtė vula e tė gjithė profetėve, imam-prijės i tė gjithė tė tė dėrguarve dhe mėshirė e Allahut pėr botėt. Ai ishte njeriu qė deshi aq shumė Ymetin e tij. Ishte shumė i kujdeshėm nė udhėzimin e tij pėr t’i nxjerrė ata nga errėsira nė dritėn e sė vėrtetės. Mu pėr kėto arsye, ėshtė detyrim i ēdo muslimani qė ta dojė tė Dėrguarin a.s., sepse dashuria ndaj tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s. ėshtė pjesė e pandashme e imanit.
I Dėrguari i Allahut ka thėnė:
“Askush prej jush nuk ėshtė besimtar i vėrtetė pėrderisa unė tė mos jem mė i dashur tek ai sesa fėmija i tij, dhe mė i dashur se tė gjithė njerėzit e tjerė.”
(Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)
Argumenti mė i sinqertė i dashurisė ndaj Muhamedit a.s. ėshtė respektimi dhe pasimi i Synetit-traditės sė tij. Nė lidhje me kėtė, Allahu xh.sh. thotė:
قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمْ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
“Thuaj: Nėse e doni Allahun, atėherė ejani pas meje qė Allahu t'ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se Allahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė.” (Ali-Imran, 31)
Nėpėrmjet faqeve tė kėsaj fletushke do tė njihemi me dashurinė qė ndienin ashabėt ndaj tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s., dhe prej tyre do tė mėsojmė se si duhet tė jetė kjo dashuri e sinqertė. Krejt kėtė do ta mėsojmė pėrmes ligjėrimeve tė profesor Amr Halidit duke u shtuar kėtyre edhe disa shėnime shtesė nga burime tė tjera.

Dashuria ndaj Pejgamberit a.s.

Ka njerėz qė nuk janė tė lidhur me tė Dėrguarin e Allahut ashtu siē duhet, por a thua si mund tė realizohet kjo? Mu kėtu do tė pėrqendrohet vėmendja jonė pėr tė mbjellė kėtė dashuri ndaj Pejgamberit a.s. nė zemrat tona, dhe, nėse e arrijmė kėtė, atėherė kemi realizuar njė qėllim madhor. Nėpėrmjet kėsaj do tė na lehtėsohet edhe neve detyra qė tė mbjellim nė zemrat tona moralin e lartė e fisnik, prandaj mė thuaj nėse je i gatshėm pėr kėtė sfidė?
I Dėrguari a.s. thotė:
“Askush prej jush nuk ėshtė besimtar i vėrtetė pėrderisa unė tė mos jem mė i dashur tek ai se vetevetja, se fėmija dhe pasuria e tij”.
Lexoje kėtė hadith me vėmendje edhe njė herė… dhe nxirri para zemrės sate kėto tri sfida. Mundohu maksimalisht tė gjesh pėrgjigje pėr kėtė pyetje: A ėshtė i Dėrguari i Allahut mė i dashur tek ti se kėto tri gjėra qė janė pėrmendur nė hadithin mė lart?
Pyetja ka edhe njė shtesė, por me njė ndryshim tė vogėl: A thua i Dėrguari i Allahut ėshtė mė i dashur tek ti se tetė gjėra?
قُلْ إِنْ كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَاؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مِنْ اللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُوا حَتَّى يَأْتِيَ اللَّهُ بِأَمْرِهِ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
“Thuaj (o i dėrguar): “Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregtia pėr tė cilėn frikėsoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se Allahu, se i Dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, - atėherė pritni derisa Allahu tė marrė vendimin e Tij. Allahu nuk i vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e prishur.” (Et-Tevbe, 24)
Urdhėro, ashtu si veprove mė parė, nxirri para zemrės sate kėto tetė gjėra, dhe mundohu tė gjesh pėrgjigje. Dije qartė se ai qė pėrpiqet t’i japė pėrparėsi njėrės prej kėtyre tetė gjėrave ndaj tė Dėrguarit tė Allahut, ėshtė prej tė humburve.

Me tė Dashurin e Allahut s.a.v.s.
Dashuria ndaj tė Dėrguarit tė Allahut njeriun e lartėson dhe atij i jep njė vend madhėshtor, saqė do t’i mundėsojė muslimanit qė nė Xhennet tė jetė fare pranė nė fqinjėsi tė Pejgamberit a.s..
Transmetohet nga Enes bin Maliku tė ketė thėnė: “Njė njeri e pyeti Resulullahun s.a.v.s.: “Kur ėshtė Dita e Kiametit?”
I Dėrguari i Allahut ia ktheu:- “Po ēfarė ke pėrgatitur ti pėr atė Ditė?
- Asgjė, pėrveēqė e dua Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij – ia ktheu ai.
- “Atėherė ti atė Ditė do tė jesh me ata qė i do” – iu pėrgjigj Resulullahu s.a.v.s.
Enesi vazhdon e thotė: Atė ditė asgjė nuk na gėzoi mė tepėr sesa fjalėt e tė Dėrguarit tė Allahut: “Atėherė ti atė Ditė do tė jesh me ata qė i do”, prandaj shpresoj tė jem me tė atė ditė, po edhe me Ebu Bekrin dhe Omerin r.a., sepse i dua qė tė gjithė, dhe shpresoj tė jem fare pranė tyre nė Xhennet.
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Dhe nuk ėshtė ēudi qė pas tėrė kėsaj, i Dėrguari i Allahut ta legjitimojė dashurinė ndaj tij si pjesė tė Imanit, prandaj ai qė e do tė Dėrguarin e Allahut, ai ka plotėsuar besimin e tij.
Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Askush prej jush nuk ėshtė besimtar i vėrtetė pėrderisa unė tė mos jem mė i dashur tek ai se fėmija i tij, se prindėrit e tij dhe mė i dashur se tė gjithė njerėzit e tjerė.” (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)

Dashuria e Ebu Bekrit ndaj tė Dėrguarit tė Allahut

Ja tek po i shfaqim para teje kėto ndjenja tė ngrohta qė burojnė nga zemra e Ebu Bekrit, kur thotė: “Gjatė udhėtimit tė hixhretit me tė Dėrguarin e Allahut, na kishte kapluar etja. Unė mora njė tas me qumėsht dhe ia afrova Resulullahut pėr ta pirė. derisa ai pinte qumėsht, mua m’u largua etja tėrėsisht” .
Mos mendo se po tė gėnjejnė (mashtrojnė) sytė nga ajo qė po lexon, sepse fjalėt janė tė vėrteta dhe tė pėrpikta e me synime tė larta. Kėshtu tha Ebu Bekri… E ti, a e ke shijuar ndonjėherė madhėshtinė e kėsaj dashurie?! Dije se kjo ėshtė dashuri e njė lloji tė veēantė…

Dashuria e Hubejbit ndaj tė Dėrguarit tė Allahut

Nė betejėn e Rexhias, idhujtarėt mekas kishin zėnė rob ashabin e famshėm Hubejb bin Adijj r.a….
Pas disa ditėsh, e nxorėn nė oborrin e haremit (Qabesė) qė ta mbysnin. Atėbotė, prijės i kurejshėve ishte Sufjan bin Harbi. Ky iu afrua Hubejbit dhe i tha: “A do tė kishe dėshiruar qė Muhamedi tė ishte sot nė vendin tėnd, atij t’i pritej koka e ti tė ktheheshe shėndoshė e mirė tek familja?”
Hubejbi, me krenarinė e njė besimtari tė devotshėm, ia ktheu: -“Pėr Allahun, nuk do tė dėshiroja qė Muhamedin a.s., atje ku ndodhet tash, ta dėmtonte qoftė edhe njė ferrė, e unė tė jem pranė familjes sime”.
Ebu Sufjani u ēudit nga kėto fjalė tė Hubejbit dhe nga kjo dashuri e madhe ndaj Muhamedit a.s.. U ēudit pėr kujdesin e tij qė tė Dėrguarin e Allahut tė mos e godiste asnjė dėm, prandaj i rrahu dy shuplakat e duarve e tha: “Deri mė sot nuk kam parė asnjė prej njerėzve qė ta duan dikė mė tepėr sesa e duan Muhamedin shokėt e tij.”
(Transmeton Buhariu)

A thua ku jemi ne ndaj kėsaj dashurie?

Lexoji kėto fjalė me vėmendje dhe mos u ēudit. Kjo ėshtė ajo dashuria e vėrtetė dhe e sinqertė: ta duash Pejgamberin a.s. mė shumė se veten…
Nė ditėn e ēlirimit tė Mekės, Islamin e kishte pėrqafuar edhe Ebu Kahafja (babai i Ebu Bekrit r.a.). Ishte njė pranim i vonė i Islamit. Nga pleqėria e thellė, ai madje ishte verbuar. Ebu Bekri r.a. e mori pėr dore dhe e solli para tė Dėrguarit tė Allahut, qė ta proklamonte botėrisht Islamin e tij dhe t’i jepte besėn Resulullahut s.a.v.s.. Atėherė Pejgamberi a.s. iu drejtua Ebu Bekrit me fjalėt: “Pėrse, o Ebu Bekr, e ke munduar dhe e ke sjellė plakun kėtu, ne do tė shkonim tek ai.”
- Jo, tha Ebu Bekri, ti je mė meritor qė ai tė vijė tek ti, dhe Ebu Kahafja e pranoi Islamin, ndėrsa Ebu Bekri u zhgreh nė vaj. Kur e panė ashtu tė pėrlotur, ashabėt i thanė: Kjo ėshtė ditė gėzimi, babai yt e pranoi Islamin dhe shpėtoi nga zjarrri i Xhehennemit, atėherė pėr se qan?!
A thua ēfarė do t'u ketė thėnė Ebu Bekri shokėve tė tij, qė po mundoheshin ta pajtonin?!
“Pėr Allahun, mė shumė do tė dėshiroja qė sot, nė vend tė babait tim, tė ishte Ebu Talibi dhe ta pranonte Islamin, sepse kjo do ta bėnte mė tė lumtur tė Dėrguarin e Allahut s.a.v.s.".
Subhanallah (I patėmeta je, o Allah)!
Gėzimi i tij pėr ta bėrė tė lumtur Resulullahun s.a.v.s., ishte mė i madh sesa gėzimi i tij pėr pranimin e Islamit nga i ati. Pse nuk i bėjmė vetevetes njė pyetje: A thua ku jemi ne ndaj kėsaj dashurie?!

Dashuri dhe respekt (nėnshtrim)

Ashabėt e donin tė Dėrguarin e Allahut me njė dashuri aq tė madhe, saqė shumė prej tyre ndaleshin e mendonin: A thua ē’do tė ndodhė nė Ditėn e Gjykimit?! A do ta shohim mė tė Dėrguarin e Allahut dhe a do tė ulemi pranė tij siē jemi ulur nė kėtė botė? Apo mos ndoshta i Dėrguari i Allahut do tė jetė nė njė pozitė aq tė lartė, saqė asnjėri nesh tė mos mund ta shohė dhe as tė rrijė me tė? Kjo ēėshtje preokuponte shumicėn prej tyre.
Dhe, njė ditė erdhi njė njeri tek i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dėrguar i Allahut, ti je mė i dashur pėr mua sesa fėmijėt e mi. Derisa jam nė shtėpi, mendja mė rri gjithnjė tek ti dhe nuk gjej dot prehje derisa nuk vij pranė teje tė tė shoh. Por, kur kujtoj vdekjen time dhe tėnden, pikėllohem, sepse e di se ti, kur tė hysh nė Xhennet, do tė jesh nė shoqėri me tė dėrguarit e tjerė tė Allahut, kurse unė, edhe nėse hyj nė Xhennet, kam frikė se nuk do tė tė shoh mė".
I Dėrguari i Allahut nuk i ktheu kurrfarė pėrgjigjeje, derisa nuk zbriti Xhibrili a.s. me ajetin:
وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنْ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُوْلَئِكَ رَفِيقًا
“E kushdo qė i bindet Allahut dhe tė dėrguarit, tė tillėt do tė jenė sė bashku me ata qė Allahu i shpėrbleu: (me) pejgamberėt, besnikėt e dalluar, me dėshmorėt dhe me tė mirėt. Sa shokė tė mirė qė janė ata!” (En-Nisa’ė, 69).

Dashuria e Omerit r.a. ndaj tė Dėrguarit tė Allahut

Omeri r.a. tregon e thotė: “Isha duke ecur mė tė Dėrguarin e Allahut s.a.v.s. dhe me ne ishin edhe disa ashabė tė tjerė. I Dėrguari i Allahut mė kapi pėr dore dhe vazhduam tė ecnim. Derisa po ecnim ashtu, i thashė Resulullahut s.a.v.s.: “Pėr Allahun, unė tė dua, o i Dėrguar i Allahut.”
Shihni ēfarė efekti kishte vetėm njė prekje e butė dhe plot ngrohtėsi e dorės sė Resulullahut s.a.v.s. nė zemrėn e Omerit r.a.. A mund tė bėsh edhe ti njė gjė tė tillė?
Atėherė i Dėrguari i Allahut iu drejtua Omerit dhe i tha: “A mė do mė shumė se fėmijėt e tu, o Omer?"
- Po, - tha ai.
- Mė shumė se tėrė familjen tėnde? – e pyeti prapė Resulullahu s.a.v.s.
- Po, ia ktheu Omeri r.a.
- Mė shumė se pasurinė tėnde? - e pyeti prapė Resulullahu sa.v.s.
- Po, - ia ktheu prapė Omeri r.a.
- Po a mė do edhe mė shumė se vetveten? - e pyeti rishtazi i Dėrguari i Allahut.
- Jo, - ia ktheu Omeri r.a.
Shihni nė vepėr sinqeritetin e Omerit r.a. ndaj vetes dhe Resulullahut s.a.v.s.. Dhe ja se ēfarė i tha Pejgamberi a.s.: - “Mos ashtu, Omer, sepse nuk do ta kesh imanin tė plotė pėrderisa unė tė mos jem mė i dashur tek ti se edhe vetja jote”.
Atėherė Omeri r.a. tha: “Dola jashtė, mendova mirė e mirė dhe u ktheva sėrish tek Resulullahu dhe i thashė me zė: “Tė betohem nė Allahun, o i Dėrguar i Allahut, se tek unė je mė i dashur edhe se vetja ime”. Atėherė i Dėrguari i Allahut i tha: “Tash, o Omer, tash e ke tė plotė imanin tėnd.”
Ndėrkohė Abdullah ibn Omeri e pyeti babanė e vet, Omerin r.a.: “Ēfarė tė shtyri, o baba, tė ndryshoje kaq shpejt mendimin tėnd?, e Omeri r.a. ia ktheu: - “O biri im! Dola jashtė dhe e pyeta vetveten, pėr kė ke mė sė shumti nevojė nė Ditėn e Gjykimit, pėr vetveten apo pėr Resulullahun s.a.v.s., dhe pashė se unė kam mė shumė nevojė pėr tė sesa pėr veten time atė ditė tė vėshtirė. E kujtova momentin kur isha nė humbėtirė (injorancė) dhe Allahu xh.sh. mė shpėtoi prej saj.”
Dhe Abdullahu e pyeti prapė: “O baba, nėse i harron tė gjitha ēastet e mira me Resulullahun, cilėn gjė nuk do ta kishe harruar kurrė?”
- “Nėse i harroj tė gjitha, kurrė nuk mund t’i harroj fjalėt e tij qė m’i pati thėnė njė ditė kur shkova nė shtėpinė e tij dhe prej tij kėrkova tė mė jepte leje ta kryeja Umren, e i Dėrguari i Allahut mė pati thėnė: “O vėlla, mos na harro nga duatė e tua tė mira e tė pranuara”. Ishte kjo fjalė aq domethėnėse pėr mua, e cila mė bėri aq tė lumtur, saqė, sikur edhe tėrė botėn ta kisha timen, nuk do ta ndėrroja me atė fjalė.”


Dashuria e Zubejrit ndaj tė Dėrguarit tė Allahut

Zuber ibn Avvami ka qenė djalė halle i Pejgamberit a.s. dhe ndėr tė parėt qė kishin pėrqafuar Islamin. E donte aq shumė Resulullahun s.a.v.s., saqė ishte nė gjendje tė flijohej pėr tė nė ēdo ēast. Nė ditėt e para tė Islamit, kur muslimanėt nė Mekė ishin ende tė dobėt dhe tė paktė nė numėr, Zubejri kishte dėgjuar se i Dėrguari i Allahut ishte vrarė. Ai, pa njė pa dy, e nxori shpatėn e tij nga kėllėfi, e vringėlloi nja dy tri-herė nė ajėr dhe doli nėpėr rrugėt e Mekės, qė tė vėrtetohej nėse ky lajm ishte i vėrtetė. U betua se do tė mbyste njeriun qė kishte vrarė Resulullahun s.a.v.s.
Duke ecur rrugės, i mbushur pezm i tėri, befas u takua nė tė Dėrguarin e Allahut, i cili, kur e pa nė kėtė gjendje, e pyeti: “Ē’ke, o Zubejr?” Atėherė Zubejri , tė cilit nga gėzimi qė po e shihte tė Dėrguarin e Allahut tė gjallė, i rrodhėn lot, i tregoi Pejgamberit a.s. se e kishte marrė lajmin sikur e kishin vrarė atė!
- Po ti, ēfarė kishe ndėrmend tė bėje, o Zubejr? - e pyeti Resulullahu s.a.v.s.
- U betova pėr ta vrarė me shpatėn time atė qė tė ka vrarė ty, o i Dėrguar i Allahut, - ia ktheu Zubejri, i zhgrehur i tėri nė vaj nga gėzimi.
I Dėrguari i Allahut u gėzua shumė pėr trimėrinė e Zubejrit dhe pėr dashurinė e madhe qė kishte ai ndaj tij. U lut pėr tė dhe pėr shpatėn e tij, e cila tė ishte gjithmonė ngadhėnjimtare nė luftė kundėr pabesimtarėve.

Thevbani na mėson si duhet ta duam tė Dėrguarin e Allahut

Thevbani ka qenė shėrbėtor i tė Dėrguarit tė Allahut. Njė ditė prej ditėsh, Pejgamberi a.s. ishte vonuar dhe nuk kishte ardhur nė shtėpi me kohė, sikur e kishte zakon. Kur Pejgamberi a.s. hyri nė shtėpi, Thevbani i tha: “U pėrmallova pėr ty, o i Dėrguar i Allahut", - dhe lotėt filluan t’i rridhnin nėpėr mollėzat e faqeve.
I Dėrguari a.s. ia ktheu: – Vallė, vonesa ime tė bėri tė qaje?, kurse Thevbani ia ktheu: - Jo, o i Dėrguar i Allahut, por mė ra ndėr mend vendi yt dhe vendi im nė botėn tjetėr, e u pėrmallova, sepse nė botėn tjetėr nuk do tė kem rastin tė jem pranė teje, meqenėse ti do tė jesh nė shoqėri me njerėzit e zgjedhur tė Allahut.
Atėherė i Dėrguari i Allahut e qetėsoi Thevbanin duke i thėnė: “Qetėsohu, o Thevban, se njeriu do tė ringjallet vėrtet nė botėn tjetėr, me ata qė i ka dashur nė kėtė botė.”
I lumi ti, o Thevban, pėr kėtė dashuri kaq tė madhe ndaj Resulullahut sa.v.s.

Dashuria e Zejdit r.a. ndaj tė Dėrguarit tė Allahut

Derisa ishte i vogėl, Zejdi bin Harithi kishte humbur nga nėna e tij, dhe disa njerėz qė e kishin gjetur, e kishin shitur nė Mekė si rob. Atė e kishte blerė zonja Hatixhe r.a. Meqenėse kjo ishte martuar me tė Dėrguarin e Allahut, Zejdi kishte vazhduar t’u shėrbente nė shtėpi si shėrbėrtor. Ndėrkohė babai i Zejdit kishte marrė vesh pėr vendndodhjen e djalit tė tij, dhe shpejt e shpejt qe nisur pėr nė Mekė sė bashku me tė vėllanė, qė ta sillnin Zejdin prapė nė shtėpinė dhe familjen e tij.
Mirėpo, Zejdi tashmė kishte zėnė kishte ta donte aq shumė Resulullahun s.a.v.s., saqė mė nuk mund tė imagjinonte ēastin e ndarjes prej tij. Kur erdhėn babai dhe xhaxhai i tij pėr ta kėrkuar prej Resulullahut s.a.v.s., i ofruan tė Dėrguarit tė Allahut tė holla kompensim, vetėm e vetėm qė ta linte tė lirė Zejdin. Atėherė i Dėrguari i Allahut u tha atyre: “Lėreni tė zgjedhė, nėse ju zgjedh ju, ėshtė juaji pa kurrfarė kompensimi, e nėse mė zgjedh mua, ju betohem nė Allahun se nuk ka kompensim me tė cilin do tė mund ta paguanit kėtė flijim tė tij.”
Ata tė dy u gėzuan pa masė nga kėto fjalė tė Resulullahut dhe, kur Zejdi erdhi para tyre, Pejgamberi a.s. e pyeti : “O Zejd, a po i njeh kėta tė dy?”
- Po, - tha Zejdi, - ky ėshtė babai im e ky ėshtė xhaxhai im.
Atėherė, Resulullahu i tha: “Se kush jam unė, tashmė e di, sepse mė ke shoqėruar gjatė, prandaj sot je i lirė tė zgjedhėsh: tė rrish me mua ose tė shkosh me ta.”
E Zejdi r.a., me sy tė pėrlotur, tha: “Unė kurrė nuk mund tė zgjedh dikė tjetėr pėrveē teje, o i Dėrguar i Allahut; ti pėr mua je baba dhe xhaxha.”
Kur i dėgjoi babai i Zejdit kėto fjalė, u ēudit shumė dhe e qortoi: “Mjerė pėr ty, o Zejd, po zgjedh robėrinė nė vend tė lirisė, nė vend tė babait, xhaxhait dhe familjes sate?!
- Po, - ia ktheu Zejdi, - sepse tek ky njeri kam parė diēka, pėr shkak tė sė cilės nuk mund tė zgjedh kurrė shoqėrimin e dikujt tjetėr nė vend tė tij.
Kur i dėgjoi Pejgamberi a.s. kėto fjalė tė sinqerta nga Zejdi, dy sytė e tij tė bekuar iu mbushėn lot, u gėzua shumė. E mori pėr dore dhe u nis nė vendtubimin e kurejshėve e u tha: “Dėshmoni se Zejdi ėshtė biri im, do tė mė trashėgojė mua dhe unė do ta trashėgoj atė.”
Kur e panė kėtė skenė, babai dhe xhaxhai i Zejdit u qetėsuan, sepse Zejdi mė nuk ishte rob, po djalė i lirė dhe bir nė shpirt i Muhamedit a.s. Ndėrsa Zejdi, qė prej asaj dite u njoh me emrin Zejdi, biri i Muhamedit. I Dėrguari i Allahut e deshi aq shumė atė, ashtu sikur e donte dhe Zejdi Muhamedin a.s., me njė dashuri tė madhe e tė sinqertė.

Dashuria e Sevadit ndaj tė Dėrguarit tė Allahut

Gjatė pėrgatitjeve tė fundit para betejės sė Uhudit, derisa i Dėrguari i Allahut po drejtonte rreshtat e ushtarėve tė tij, ndėr ta ishte Sevad bin Azijje, njė burrė shtashkurtėr dhe i trashė. Kur Resulullahu s.a.v.s. dha urdhr: “Drejtohuni nė rreshta!”, pa se Sevadi nuk ishte rreshtuar si duhej dhe ia tėrhoqi vėrejtjen:
- “O Sevad, drejtohu mirė!”.
- Siurdhėroni, o i Dėrguar i Allahut, - ia ktheu Sevadi dhe u mundua, tė drejtohej mė mirė, por barku i madh e pengonte tė drejtohej ashtu si duhej. Atėherė i Dėrguari i Allahut iu afrua Sevadit dhe e preku pak me misvak nė barkun e tij, pėr t’u drejtuar edhe mė tepėr. Ishte kohė lufte. Ndėrkohė, nga dashuria e madhe qė ndiente ndaj Resulullahut s.a.v.s., Sevadit i shkrepi ideja ta puthte pėr herė tė fundit Pejgamberin a.s., dhe i tha: “Mė shkaktove dhimbje, o i Dėrguar i Allahut. Allahu tė ka dėrguar me fenė e vėrtetė, prandaj kėrkoj hakun dhe kompensimin e kėsaj dhimbjeje.”
Resulullahu zbuloi menjėherė barkun e tij dhe tha: “Merr hak, o Sevad (d.m.th. mė lėndo edhe ti mua, ashtu sikur tė lėndova unė ty)!” Sevadi u pėrkul dhe e puthi Pejgamberin a.s. nė bark duke thėnė: “Kėtė desha ta arrija, o i Dėrguar i Allahut, po e ndiej se kjo ėshtė dita kur do tė bie dėshmor, prandaj desha qė kontakti im i fundit me ty tė ishte prekja e lėkurės sime me lėkurėn tėnde.”
Hė, ē' mund tė mė thuash ti pėr kėtė dashuri kaq tė madhe…?!

Dashuria e fėmijėve tė ensarėve ndaj tė Dėrguarit tė Allahut

Tė gjithė fėmijėt muslimanė e duan Resulullahun s.a.v.s. aq shumė, saqė nuk pranojnė dot t’i drejtohet asnjė fyerje e vetme kėtij tė dėrguari tė Allahut. Asnjėri prej tyre nuk pranon qė dikush nė praninė e tyre tė nėnēmojė traditėn e tij tė pastėr, madje shumica prej tyre janė tė gatshėm edhe tė flijohen pėr hir tė dashurisė qė ndiejnė ndaj tij. Nė lidhje me dashurinė e madhe tė fėmijėve ndaj Pejgamberit a.s. janė transmetuar shumė rrėfime, e njė prej tyre ėshtė edhe rrėfimi pėr njė ngjarje nė luftėn e Bedrit. Nė kėtė betejė tė lavdishme, pak para se tė fillonte lufta, Abdurrahman ibn Avfit i ndodhi njė gjė e ēuditshme nga dy djelmosha tė rinj muslimanė.
Abdurrahmani rrėfen e thotė: “Isha i rreshtuar nė radhėt e luftėtarėve nė ditėn e Bedrit, shikova nė tė djathtė e nė tė majtė, kur qe, veten e pashė se isha nė mesin e dy djemve tė vegjėl tė ensarėve. Njėri prej tyri ma bėri me sy dhe mė pyeti: O axhė, a e njeh ti Ebu Xhehlin?
- Po, si nuk e njoh, por ēfarė keni ju me tė, - ua ktheva unė, - thotė Abdurrahmani.
- Kam dėgjuar se ai ėshtė e shan dhe ofendon Resulullahun, prandaj, pasha Atė (Allahun), nė duart e tė Cilit gjendet shpirti im, nėse e shoh, nuk do tė mė shpėtojė pa e mbytur, - mė tha ky djalosh, me njė krenari tė pashoqe, - thotė Abdurrahmani.
Sa mbaroi fjalėt e tij djaloshi, ai djaloshi tjetėr u kthye nga unė dhe m’i tha tė njejtat fjalė, dhe nuk vonoi shumė, thotė Abdurrahman bin Avfi, e pashė Ebu Xhehlin nė taborrin e kundėrt, dhe menjėherė i lajmėrova dy djelmoshat e u thashė: A po e shihni atė njeri atje? Ky ėshtė ai pėr tė cilin mė pyetėt pak mė parė.
Dhe, me njė shpejtėsi tė pabesueshme, kėta djelmosha, me shpata nė duar, u vėrsulėn mbi Ebu Xhehlin, derisa e mbytėn dhe e lanė tė vdekur nė vend. Mė pastaj shkuan tek i Dėrguari i Allahut dhe e lajmėruan se kishin vrarė armikun mė tė madh tė Islamit.
- Cili prej jush e vrau, - i pyeti ata Resulullahu s.a.v.s.
- Unė e vrava, tha i pari.
- Jo, unė e vrava, - ia priti me shpejtėsi i dyti.
Atėherė i Dėrguari i Allahut i pyeti: - A i keni pastruar ende shpatat tuaja?
- Jo, - thanė ata me njė gojė, e Resulullahu, kur i pa shpatat e tyre qė tė dyja tė pėrgjakura, u tha: - “Ju lumtė, ju tė dytė e paskeni vrarė atė.”
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Dashuri dhe flijim

Gjatė zhvillimit tė luftimeve nė betejėn e Uhudit, Talha r.a. iu drejtua disa herė Resulullahut me fjalėt: “Ule pak kokėn, o i Dėrguar i Allahut, qė tė tė mos godasė ndonjė shigjetė. Gjoksi yt ėshtė ndryshe nga gjoksi im.”
Dhe vėrtet, disa herė, shigjetat qė ishin drejtuar pėr ta mbytur tė Dėrguarin e Allahut, ndaleshin nga duart tashmė tė pėrgjakura tė Talhasė, vetėm e vetėm qė tė mos arrinin ta lėndonin Resulullahun s.a.v.s. Shigjetat i ēanin duart e pastra tė Talhasė dhe i paralizonin ato…
Imagjino kėtė skenė: shigjetat vėrsulen mbi tė Dėrguarin e Allahut, kurse Talha i pret ato me duart e tij! Njė skenė vėrtet rrėqethėse dhe e ēuditshme, por mos u ēudit fare, sepse atij qė nuk i dhimbset jeta pėr tė Dėrguarin e Allahut, aq i bėn pėr duart e tij. A nuk ishte Talha ai qė thoshte: “Gjoksi yt ėshtė ndryshe nga gjoksi im, o i Dėrguar i Allahut.”
Pėr kėtė arsye duhet ta pyesėsh veten tėnde: A do tė jetė takimi im me Resulullahun gjatė vizitės sė xhamisė sė tij, i ftohtė, kurse ndjenjat e mia tė jenė tė dobėta. A mos vallė vetėm do tė thuash: “Es-Selamu alejkum, o i Dėrguar i Allahut”, dhe tė kalosh pranė (varrit tė) tij, ashtu ftohtė, pa emocione A mos vallė lidhja ime me tė Dėrguarin e Allahut ėshtė njė gjė rutinore, vetėm sa pėr tė kryer Umren ose Haxhin? Pėrgjigjja ėshtė: JO, sepse dashuria ndaj tė Dėrguarit tė Allahut ėshtė detyrim pėr ne. Ėshtė e ditur se dashuria ndaj Allahut, ndaj tė Dėrguarit tė Tij, ndaj Islamit dhe besimtarėve, ėshtė farz e jo nafile, prandaj ki kujdes dhe ruaju qė dashuria jote ndaj Resulullahut tė mos jetė sa pėr sy e faqe.

Dashuri dhe krenari

Tregohet se disa fėmijė, derisa njė ditė po luanin me disa shkopinj tė shtrembėr, njė pabesimtar ishte ulur dhe topthi i hedhur nga shkopinjtė e fėmijėve, e goditi nė gjoks. Ai, nga inati, e mori topthin dhe refuzoi t’ua kthente fėmijėve tė vegjėl qė po luanin me tė.
Atėherė njėrit prej djemve tė vegjėl i shkrepi nė kokė ideja se, po ta pėrbenin nė Resulullahun s.a.v.s., ky pabesimtar do tė detyrohej t’ua kthente topthin. Mirėpo, pėr ēudi, pabesimtari nuk u tund fare nga qėndrimi i tij, madje filloi ta shante tė Dėrguarin e Allahut, gjė qė i inatosi pėr sė tepėrmi fėmijėt, saqė qė tė gjithė iu vėrsulėn kėtij pabesimtari me shkopinjtė e tyre dhe e goditnin derisa e mbytėn.
Kur arriti lajmi pėr kėtė ndadhi tek i i pari i muslimanėve nė atė kohė-Omer ibn Hattabi, u gėzua shumė pėr kėtė qė kishin bėrė fėmijėt e muslimanėve dhe tha: “Tash Islami ėshtė i fuqishėm, njė qafir ua shau fėmijėve tanė Pejgamberin a.s., dhe ata, nga hidhėrimi, e mbytėn…”


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top
Argument
Postuar nė: 02.02.2007, 11:29
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



Me tė Dashurin s.a.v.s.

I DĖRGUARI a.s.- SHOK (MIK)

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Pejgamberi a.s. ka qenė pa dyshim shoku mė i mirė ndėr njerėzit. Me shokėt e tij i Dėrguari i Allahut ishte i butė dhe i mėshirshėm. Ai u mdihmonte shokėve tė tij tė varfėr, i vizitonte kur ishin tė sėmurė, dhe ishte i ēiltėr ndaj tyre. Kėto sjellje ndikuan qė ashabėt ta donin mė shumė Pejgamberin a.s. se veten dhe familjet e tyre.
Edhe Kur'ani famėlartė flet pėr marrėdhėniet e Resulullahut s.a.v.s. me shokėt e tij dhe pėr kujdesin e madh tė tij qė t’i bėnte ata tė lumtur nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Allahu xh.sh. thotė:
لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
“Juve ju erdhi i dėrguar nga lloji juaj, atij i vjen rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndjeshėm pėr ju dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt”. (Et-Tevbe, 128).
Nė njė ajet tjetėr Allahu xh.sh. po ashtu thotė:
فَبِمَا رَحْمَةٍ مِنْ اللَّهِ لِنْتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنْتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانْفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِي الْأَمْرِ
“Ti ishe i butė ndaj tyre, ngase Allahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do tė shkapėrderdheshin prej teje, prandaj falua atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, e konsultohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet …..” (Ali-Imran, 159).
Nėpėrmjet faqeve tė kėsaj fletushke, do tė njihemi me me tė Dėrguarin s.a.v.s. si shok-mik. Kėtė do ta mėsojmė pėrmes ligjėrimeve tė profesor Amr Halidit, duke u shtuar kėtyre edhe disa shėnime shtesė nga burime tė tjera.

Pejgamberi a.s. i bėn tė qeshė shokėt e tij

Nga fshatrat e shkretėtirės i Dėrguari a.s. kishte njė shok me emrin Zahir. Ishte i shėmtuar nga pamja dhe i vrazhdė nė komunikim. Pėr kėtė shkak, ashabėt e kishin vėshtirė kur kishin punė me tė, prandaj i shmangeshin aq sa mundeshin, pėrveē Pejgamberit a.s., i cili e afronte dhe ndaj tij sillej ngrohtė e me butėsi.
Njė ditė, derisa Pejgamberi a.s. ishte duke kaluar nėpėr treg, e pa Zahirin, i doli nga prapa dhe e mbėrtheu, mirėpo, si i vrazhdė qė ishte, Zahiri tha me njė zė tė ashpėr: “Kush je ti? Mė lėsho!” Pejgamberi a.s. e lėshoi menjėherė e ai, kur u kthye, dhe e pa se ishte Pejgamberi a.s., u turpėrua nga sjellja e vrazhdė e tij. Megjithatė, Zahiri e kujtonte kėtė ngjarje me nostalgji dhe thoshte: “Kurrė nuk jam gėzuar mė shumė sesa jam gėzuar pėr atė qė trupi im ėshtė prekur me trupin e Pejgamberit a.s..”
Pastaj Pejgamberi a.s. e mori Zahirin pėr dore dhe aty nė treg, duke qeshur, thoshte: “Kush dėshiron ta blejė kėtė rob? Kush dėshiron ta blejė kėtė rob?”
Atėherė Zahiri, me buzė nė gaz, i tha: “D.m.th. kaq lirė po mė vlerėsuake, o Dėrguar i Allahut?, kurse Pejgamberi a.s. ia ktheu: “Por, megjithatė, ti tek Allahu je i shtrenjtė.” Hė, ē’thoni ju pėr kėtė…? Si ju duket kjo sjellje…?

Pejgamberi a.s. bėn shaka me shokėt e tij

Nga modestia dhe dashuria qė kishte pėr shokėt e tij, Pejgamberi a.s. ishte shumė i afėrt me ta, mahitej dhe luante me ta e me fėmijėt e tyre.
Transmetohet se i Dėrguari i Allahut njėherė, derisa po kalonte kaluar pranė njė grupi shokėsh qė bėn garė me hedhje shigjetash, u tha ayre: “Hudhni, o bijtė e Ismailit, se babai juaj ka qenė vėrtet shigjetar, hidhni ju, e unė do tė jem nė anėn e filan fisit.” Por, posa kaloi Pejgamberi nė taborrin tjetėr, grupi i dytė pushoi sė gjuajturi, kurse Resulullahu s.a.v.s. u tha: “Ē’keni qė nuk gjuani?” E si tė gjuajmė ne duke qenė ti nė anėn e tyre? Atėherė Pejgamberi a.s. u tha: “Gjuani, se unė jam me tė gjithė ju” (Transmeton Buhariu)
Transmetohet gjithashtu se njėherė disa abisinas (etiopianė) luanin nė xhami te Pejgamberi a.s. me shtiza, dhe, kur Omeri r.a. i pa kur po hynte nė xhami, e mbushi njė grusht guraleca dhe i hodhi mbi ta, e i Dėrguari a.s. i tha: “Lėri tė qetė, o Omer.” (Transmeton Buhariu)
Njė ditė tjetėr, te Pejgamberi a.s. erdhi njė njeri dhe i tha: “Mė siguro njė mjet udhėtimi, o i Dėrguar i Allahut.” (kėrkonte deve pėr ta bartur). Atėherė Pejgamberi a.s., pėr shaka, i tha: “Ne pėr ty do tė sigurojmė tė lindurin e devesė”. Ai i ardhuri, duke mos e kuptuar menjėherė shakanė e tij, mendoi se ky i lindur i devesė do tė jetė i vogėl dhe i dobėt e nuk do tė mund ta bartte, kėshtuqė iu drejtua Resulullahut s.a.v.s. e i tha: “E ē’tė bėjė mė tė lindurin e devesė?” Atėherė Pejgamberi a.s., pa mundur tė pėrmbajė tė qeshurit, i tha: “A nuk e ditke se deveja nuk lind tjetėr pos deve!” (Transmetojnė Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

Puna e pėrbashkėt me shokė

Njėherė, derisa Pejgamberi a.s. ishte nė njė nga udhėtimet e tij, urdhėroi qė pėr tė ngrėnė tė pėrgatitnin njė dele. Njėri nga tė pranishmit tha: “Unė do tė pėrkujdesem pėr therjen e saj”. Tjetri tha: “Unė do tė merrem me fėrgimin-gatimin e saj”, kurse i Dėrguari i Allahut tha: “Atėherė unė do t’i mbledh drutė”. Ashabėt reaguan menjėherė e thanė: “Jemi mjaft ne, o i Dėrguar i Allahut”, por Pejgamberi a.s. u tha: “E di se jeni mjaft, mirėpo unė nuk dua tė dallohem prej jush, sepse vėrtet Allahu urren ta shohė robin e Tij te veēuar nė mesin e shokėve tė vet”, - dhe u ngrit pėr tė mbledhur dru.

Pejgamberi a.s. i ndihmon shokėt e tij

Pejgamberi a.s. vazhdimisht ndihmonte shokėt e tij tė varfėr, madje nganjėherė u shlyente edhe borxhet qė kishin. Tė varfėrit prej tyre i ndihmonte tė martoheshin, por i ndihmonte edhe duke u gjetur punė nga e cila tė fitonin pėr jetesė.
Njė ditė njė njeri nga ensarėt, shkoi tek Pejgamberi a.s. dhe kėrkoi prej tij qė t’i jepte tė holla ose bukė. Pejgamberi a.s. e pyeti: “A nuk ke gjė nė shtėpinė tėnde "? Ensari i tha: “Po, kam, njė rrobė, njė pjesė tė sė cilės e veshim e njė pjesė e shtrojmė, dhe njė enė nga e cila pimė ujė.” Atėherė Pejgamberi a.s. i tha: “M’i sill ato.” Kur ensariu i solli ato para Pejgamberit a.s., i Dėrguari i Allahut i mori nė duart e tij dhe tha: “Kush dėshiron t’i blejė kėto?” Njė njeri tha: “Unė do t’i blej pėr dy dėrhemė”. Pejgamberi a. s. ia dha gjėrat kėtij njeriu dhe prej tij mori dy dėrhemėt, tė cilėt ia dha menjėherė ensarit dhe i tha: “Me njėrin prej tyre bli bukė pėr familjen tėnde, kurse me tjetrin bli njė sėpatė dhe eja tek unė me tė.” Pasi kishte blerė sėpatėn, ensari erdhi tek Pejgamberi a.s., i cili, me duart e veta, i bėri njė bisht sėpatės, dhe i tha: “Shko mblidh dru dhe shiti e mos mė eja para pesėmbdhjetė ditėsh” .Ensari shkoi dhe, sipas porosisė sė Resulullahut s.a.v.s., mblidhte dru dhe i shiste. Pėr disa ditė arriti tė fitonte dhjetė dėrhemė, me disa prej tyre bleu rroba e me disa ushqim…
Kur u bėnė pesėmbėdhjetė ditė, erdhi tek i Dėrguari i Allahut dhe i tregoi sa kishte fituar. Pejgamberi a.s. i tha: “Kjo ėshtė mė mirė pėr ty sesa tė kėrkosh lėmoshė, e cila mund tė tė bėhet si pikė (shenjė e zezė) nė fytyrėn tėnde nė Ditėn e Gjykimit.”
(Transmeton Ebu Davudi)

Pėrgjigjja pėr ftesė

Pejgamberi a.s., me pesė nga shokėt e tij, ishin ftuar tek njė musliman i Medinės. Gjatė rrugės pėr atje, njė ashab i pėrcillte dhe u shkonte pas, derisa arritėn tek shtėpia ku ishin ftuar. Atėherė Pejgamberi a.s. i tha tė zotit tė shtėpisė: “Ky (i gjashti) na erdhi pas; nėse nuk tė pengon, lejoje tė hyjė, e nėse po, atėherė le tė kėthehet”. Por zoti i shtėpisė, si njė bujar i vėrtetė, tha: “Patjetėr se do ta lejoj tė hyj, o i Dėrguar i Allahut.”
Ishte ky njė ēast i vėshtirė dhe aspak i lehtė pėr tė zotin e shtėpisė e familjen e tij, pėr shkak se ushqimi ishte pėrgatitur pėr njė numėr tė caktuar dhe, nėse numri do tė shtohej, atėherė ē’tė bėhej? Mirėpo, shih edukatėn dhe sjelljen e Pejgamberit a.s. me tė zotin e shtėpisė, qė ai tė mos binte nė hall ose tė ngushtohej, i pari filloi dhe i sqaroi situatėn, gjithnjė duke i dhėnė mundėsinė tė zgjidhte: ta lejonte ose jo!

Pejgamberi a.s. viziton shokėt e tij


Pejgamberi a.s. vizitonte shpesh shokėt e tij, pėr tė mėsuar gjendjen dhe hallet e tyre. Madje i nxiste ata tė vizitonin njėri-tjetrin, duke ua bėrė me dije shpėrblimin dhe dobitė e vizitės. Nė lidhje me kėtė, i Dėrguari i Allahut thotė: “Kush viziton njė tė sėmurė ose njė vėlla musliman, njė thirrės thėrret: I lumi ti, o vizitues i tė sėmurit, ecja jote qoftė e bekuar, dhe tė afroftė sa mė afėr Xhennetit.” (Transmeton Tirmidhiu).
Nga ajo qė ėshtė transmetuar nė lidhje me vizitat e Pejgamberit a.s. qė u bėntge shokėve tė tij, kemi rastin kur i Dėrguari i Allahut shkoi ta vizitonte Sa’d ibn Ubaden r.a., nė shtėpinė e tij. Ai qėndroi para derės sė shtėpisė sė Sa’dit dhe tha: “Es-Selamu alejkum ve rahmetullahi…” Sa’di ishte brenda dhe ia ktheu selamin me njė zė shumė tė ulėt. Pejgamberi a.s. nuk e dėgjoi dhe e pėrsėriti pėrshėndetjen, kurse Sa’di iu pėrgjigj prapė me zė tė ulėt. I Dėrguari i Allahut e pėrsėriti pėrshėndetjen pėr herė tė tretė, kurse Sa’di prapė ia ktheu selamin me zė tė ulėt. Atėherė Pejgamberi a.s., meqė mendoi se askush nuk ishte brenda, dmori tė largohej, por Sa’di shpejtoi pas tij e i tha: “O i Dėrguar i Allahut, unė tė dėgjoja, po tė pėrgjigjesha me zė tė ulėt, me qėllim qė tė na pėrshėndetje (tė na japėsh selam) sa mė shumė”. (Transmeton Ahmedi).
Kur Xhaferi ibn Ebi Talibi ra dėshmor nė betejėn e Mu’tes, Pejgamberi a.s. shkoi nė shtėpinė e tij, i mblodhi fėmijėt e tij dhe i puthi me radhė. Esma, gruaja e Xhaferit, e ftoi Pejgamberin a.s. tė hynte brenda, mirėpo, qė tė mos i rėndonte mė shumė pikėllimin e saj, u i Dėrguari a.s. kthye nė shtėpi dhe i tha familjes sė tij: “Pėrgatitni ushqim pėr familjen e Xhaferit, sepse i ka preokupuar vdekja e Xhaferit.” (Tirmidhiu)

Mikpritja e shokėve

Njeriu shkon nganjėherė t’i vizitojė tė afėrmit e tij dhe kalon me ta dy-tri ditė. Anėtarėt e familjes e mirėpresin, kurse zonja e shtėpisė ėshtė ajo qė jep tėrė mundin e saj, nė radhė tė parė pėr hir tė Allahut e pastaj edhe pėr ta kėnaqur bashkėshortin e saj duke i nderuar tė afėrmit e tij.
Por, nganjėherė ndodh katastrofa kur mysafiri qėndron njė javė tė tėrė. Mysafiri i tillė bėhet barrė. Pėr njė javė mbase edhe do t’i kenė duruar sjelljet e tij tė mėrzitshme, por a thua si do t’ia bėnin nėse ai do tė qėndronte edhe mė gjatė…?!!
Shihni tė Dėrguarin a.s., kur u shpėrngul prej Mekės nė Medinė. Ai qėndroi njė kohė nė shtėpinė e Ebu Ejjub el-Ensarit, derisa tė ndėrtohej xhamia dhe shtėpia e tij. Shtėpia e Ebu Ejjubit ishte dykatėshe dhe pėr kėtė ai i tha Pejgamberit a.s.: “O i Dėrguar i Allahut, babanė dhe nėnėn time do t’i kisha dhėnė pėr ty (aq shumė tė dua), e urrej vėrtet qė unė tė jem lart e ti poshtė, prandaj ngjitu ti lartė e ne do tė qėndrojmė nė katin e poshtėm.”
A e dini pse e bėri kėtė Ebu Ejjubi? Pse e luti Pejgamberin a.s. tė zgjidhte? E bėri kėtė, sepse nuk donte qė kėmbėt e tij tė ishin mbi Pejgamberin a.s. (duke qenė ai lart e Pejgamberi a.s. poshtė). Shihni ēfarė sjelljeje, vėrtet e pashembullt; ēfarė edukate e lartė nė raport me tė Dėrguarin e Allahut.
Mirėpo, shih tashti edukatėn e Pejgamberit a.s. dhe shijen e tij tė pėrkryer. Pėrgjigjja e Pejgamberit a.s. ishte: “O Ebu Ejjub, me tė vėrtetė mė e pėrshtatshme pėr ne dhe pėr ata qė vijnė tė na vizitojnė, ėshtė tė jemi nė katin e poshtėm.”
Imagjinoni sikur Pejgamberi a.s. tė zgjidhte tė qėndronte lart e njerėzit ta vizitonin orė e ēast. Ēfarė mendoni, a do tė kishin mundėsi Ebu Ejjubi dhe gruaja e tij tė pushonin e tė ishin tė qetė?!
Kurrsesi…!

Pejgamberi a.s. ushqen shokėt e tij

Ndodhte qė i Dėrguari i Allahut pėr ditė tė tėra tė vuante nga uria, por, edhe kur gjente ushqim: hurma, qumėsht apo diēka tjetėr, nuk e hante vetėm, por i ftonte shokėt e tij qė ta ndanin ushqimin sė bashku. Shpeshherė Resulullahu s.a.v.s. ftonte mysafirė nė shtėpinė e tij pėr tė ngrėnė ēfarė kishte qėlluar nga ushqimet.
Nga ajo qė tregohet nė lidhje me kėtė, ėshtė edhe kjo njarje: Njė ditė ditė Pejgamberi a.s. e pa Ebu Hurejren, dhe nė fytyrėn e tij dalloi qartė shenjat e urisė, e i tha: “O Ebu Hurejre!”
- Urdhėro, o i Dėrguar i Allahut, - i tha ky.
- “Eja pas meje”,- iu drejtua sėrish i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.. Ebu Hurejra eci pas Pejgamberit a.s., i cili hyri nė njėrėn nga dhomat e tij dhe gjeti njė kupė me qumėsht.
- “Ku e morėt kėtė qumėsht?” - e pyeti familjen e vet Pejgamberi a.s.
- Na e dhanė familja e filanit – i thanė ata.
Pejgamberi a.s. shikoi Ebu Hurejren dhe i tha: “Ebu Hurejre! Shko e thirri banorėt e Siffes qė tė vijnė.” Ebu Hurejra shkoi dhe i ftoi tė gjithė. Pejgamberi a.s. e mori kupėn, ia dha Ebu Hurejres dhe e urdhėroi qė t’u jepte tė pinin tė gjithėve. Ebu Hurejra me kėtė kupė kaloi nėpėr ta derisa pinė tė gjithė dhe u ngopėn. Nė kupė mbeti vetėm edhe pak qumėsht. Pejgamberi a.s. e shikoi Ebu Hurejren, buzėqeshi dhe i tha: “Ulu e pi!” Ebu Hurejra mori kupėn dhe piu derisa u ngop, kurse pas tij piu edhe vetė Pejgmberi a.s..” (Transmeton Ahmedi).

Nderimi i shokėve

Qe kjo njė ngjarje e kėndshme nė tė cilėn Pejgamberi a.s. e mėson Ebu Hurejren, por na mėson edhe ne se si duhet t’i duam tė tjerėt.
Ebu Hurejra tregon e thotė: “Uritesha aq shumė, saqė shpeshherė humbja kontrollin e vetvetes. Madje, sepse mė shihnin nė kėso gjendjeje, disa mė merrnin pėr tė ēmendur. Pėr Zotin, nuk isha i ēmendur, po uria mė bėnte tė dukesha i tillė. Ulesha pranė mimberit tė Pejgmberit a.s. dhe, kur ndonjėri prej ashabėve mė kalonte pranė, ia kujtoja ajetet qė flasin pėr dhėnien e lėmoshės, nė mos po i dhimbsesha dhe po i zbutej zemra, e tė mė jepte diēka. Pranė meje kaloi Ebu Bekri dhe ia lexova kėto ajete, po nuk u kushtoi ndonjė rėndėsi. Ia lexova edhe Omerit r.a., po edhe ai kaloi pa shfaqur ndonjė interesim pėr mua. E kur pranė meje kaloi Pejgamberi a.s., mė shikoi dhe kuptoi se ē’kisha, buzėqeshi e mė tha: “O Ebu Hurejre, eja pas meje!” Hyri nė shtėpinė e tij dhe i tha gruas sė tij: “A kemi diēka pėr tė ngrėnė?” Ajo u pėrgjigj: “Ėshtė njė enė me qumėsht, qė do t’u mjaftonte njė apo dy vetave. (I lumi ti, o Ebu Hurejre…mė nė fund tė erdhi mundėsia ta shuash urinė tėnde). Me kėtė rast Pejgamberi a.s. mė tha: “O Ebu Hurejre, shko e thirri banorėt e Siffes.” Ebu Hurejra, kur e dėgjoi Pejgamberin a.s. tė thoshte qė t’i thėrriste edhe banorėt e varfėr qė jetonin nė xhami, u mėrzit dhe u ndie keq e me vete tha: “Si do t’u mjaftojė kjo enė e vogėl me qumėsht tėrė kėtyre njerėzve?! Mirėpo i Dėrguari i Allahut duhej respektuar, kėshtuqė shkova dhe i mora, - vazhdon rrėfimin e tij Ebu Hurejra. -Pejgamberi a.s. mė shikoi duke buzėqeshur (Pejgamberi a.s. e mėsonte Ebu Hurejren, por edhe ne!) e mė tha: “Jepu tė pinė!” (O Zot, Ebu Hurejra qė vetė ishte duke vdekur urie, do tė duhej sė pari t’i luste tė tjerėt tė pinin?!) E mora enėn, - thotė Ebu Hurejra, dhe ia dhashė tė parit qė tė pinte. Ai piu derisa u ngop, e unė me vete thashė se nuk do tė ketė mbetur asnjė pikė qumėsht. Ia ofrova tė dytit, edhe ai piu derisa u ngop, pastaj i treti e kėshtu me radhė, derisa pinė e u ngopėn tė gjithė. Unė u habita nga ajo qė po ndodhte, po Pejgamberi a.s. vetėm mė shikonte dhe buzėqeshte, e nė fund mė tha: “O Ebu Hurejre, nuk ka mbetur kush pos meje e teje.” Ke tė drejtė, o i Dėrguar i Allahut, i thashė unė, - thotė Ebu Hurejra, kurse Resulullahu s.a.v.s. mė tha: “Pi, o Ebu Hurejre” (vallė, do tė ketė mbetur diēka pasi patėn pirė tė varfrit?) – Fillova tė pija, - thotė Ebu Hurejra, derisa m’u duk se u ngopa, pastaj ia dhashė enėn Pejgamberit a.s., po ai mė tha: “Pi edhe pak, o Ebu Hurejre” e unė prapė fillova tė pija; pastaj mė tha edhe pėr sė treti, pėr sė katėrti e kėshtu disa herė, derisa, mė nė fund, i thashė: “Pasha Atė Qė tė ka dėrguar me tė vėrtetėn, nuk kam ku tė shtie mė qumėsht nė barkun tim, sepse isha i stėrngopur, dhe vetėm atėherė Pejgamberi a.s. e mori enėn dhe piu ata qė kishte mbetur.”

Pejgamberi a.s. bėn dua (lutet) pėr shokėt e tij

Pejgamberi a.s. vazhdimisht kėrkonte nga Allahu falje pėr shokėt e tij dhe lutej pėr lumturinė e tyre nė kėtė botė dhe nė Ahiret. Nga ngjarjet qė na janė transmetuar nė lidhje me kėtė, ėshtė jo me nėnėn e Enes bin Malikut r.a., e cila kishte ardhur tek Pejgamberi a.s. me djalin e saj Enesin pėr dore, tė cilin e kishte sjellė pėr t’i shėrbyer Pejgamberit a.s.. Ajo kėrkoi nga i Dėrguari i Allahut qė tė lutej enkas pėr Enesin. Pejgamberi a.s. ngriti duart lart dhe u lut pėr Enesin duke thėnė: “O Zot, shtoja pasurinė dhe fėmijėt!” (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)
Enesi r.a. jetoi shumė gjatė, kishte bėri tė madhe dhe, nė tė gjallė tė tij, rreth vetes kishte mbi njėqind djem, nipa e mbesa.
Njėherė Sa’d ibn Ebu Vekkasi r.a. u sėmur, dhe Pejgamberi a.s. shkoi pėr ta vizituar dhe e pa se ai ishte nė njė gjendje shumė tė rėndė. Sa’di mendonte se do tė vdiste nga kjo sėmundje. Kishte njė vajzė tė vogėl, sė cilės dėshiroi t’i linte testament dy tė tretat e pasurisė sė tij, mirėpo Pejgamberi a.s. nuk u pajtua me tė. Sa’di tha: “Atėherė t’ia lė gjysmėn? Pejgmberi a.s i tha: “Jo”. Atėherė Sa’di i tha: “Atėherė po ia lė njė tė tretėn”? E Pejgamberi a.s. tha: “Bėn, por edhe njė e treta ėshtė shumė”, pastaj Pejgamberi a.s. vuri dorėn nė fytyrėn dhe nė barkun e Sa’dit e tha: “O Zot, shėroje Sa’din!” (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)
Allahu xh.sh. e shėroi Sa’d ibn Ebi Vekkasin r.a. nga sėmundja dhe ai jetoi edhe pėr shumė vjet.

Ndihma shokėve

Qyteti i Medinės ėshtė shumė i ftohtė natėn, dhe nė njė prej netve tė ftohta tė njė dimri tė ashpėr, njė grua nga ensarėt njė gunė nga kadifeja, qė i kishte thurur Pejgamberit a.s., ia solli ta vishte. I Dėrguari i Allahut e mori gunėn dhe e veshi, sepse kishte vėrtet shumė nevojė pėr tė, ngase kishte tė ftohtė. Pasi e hodhi krahėve, doli pėr herė tė parė me tė nė mesin e ashabėve, kur njėri prej ensarėve, duke e shikuar, i tha: “Sa rrobė e bukur qenka! Ma jep mua, o i Dėrguar i Allahut. Pejgamberi a.s. menjėherė e zhveshi dhe ia dha.
Nė atė ēast shokėt e Pejgamberit a.s. e panė vėngėr kėtė njeri (sikur donin t’i thoshin: Si s’ke turp, ē’bėn kėshtu, sepse Pejgamberi a.s. kishte nevojė pėr tė), mirėpo ai ua ktheu: Por unė kam mė shumė nevojė pėr tė sesa Pejgamberi a.s., sepse dua ta kem pėr qefin kur tė vdes.
Imagjinoni…sikur ju tė kishit blerė njė palė rroba tė reja dhe t’i kishit veshur pėr tė parėn herė e, me tė dalė, njėri nga shokėt tė kishte thėnė: ma jep … , a thua si do tė kishit vepruar? Tani nuk ke pėrgjigje, a?!

Pejgamberi a.s. kėshillohej me shokėt e tij

Pejgamberi a.s. shpesh kėshillohej me shokėt e tij dhe bashkėrisht me ta merrte vendime, pavarėsisht se Pejgamberit a.s. i zbriste vahji-shpallja dhe se ai dinte atė qė tė tjerėt nuk e dinin. Megjithėkėtė, ai vazhdimisht kėshillohej me ta, qė t’ua ngrinte moralin, nė njė anė, dhe, nė anėn tjetėr, qė tė arrinin bashkėrisht pėrfundimet mė tė qėlluara.
Pėr kėshillimet e Pejgamberit a.s. me shokėt e tij, gjejmė shembuj tė shumtė. Prej tyre tė pėrmendim kur i Dėrguari i Allahut u kėshillua me shokėt e tij rreth luftės sė Bedrit, nė mėnyrė qė tė provonte pėrgatitjen e tyre pėr luftė.
Kemi edhe njė rast tjetėr kur Pejgamberi a.s. pranoi idenė e Habab bin El-Mundhirit r.a., qė tė ndėrronin pozitėn e ushtrisė, me qėllim qė tė shfrytėzonin ujin dhe tė pengonin idhujtarėt mekas tė arrinin tek puset e ujit. Pas fitores sė muslimanėve nė betejėn e Bedrit, muslimanėt zunė rob shtatėdhjetė idhujtarė, me tė cilėt u kthyen nė Medinė. I Dėrguari i Allahut menjėherė u kėshillua me shokėt e tij se ē’tė bėnin me ta: t’i vrisnin aty pėr aty, apo tė pranonin shpagim pėr lirinė e tyre? Me kėtė rast Ebu Bekri tha: “O i Dėrguar i Allahut, kėta janė bijtė e axhallarėve tanė, anėtarė tė familjeve dhe vėllezėr tanė. Unė e shoh tė udhės tė pranojmė shpagim si kompensim pėr lirinė e tyre, dhe nga ajo qė do tė marrim, do tė kemi epėrsi ndaj pabesimtarėve, apo ndoshta edhe i udhėzon Allahu e me kėtė rritemi nė numėr”. Pejgamberi a.s. iu drejtua Omerit r.a. e i tha: “Ē’mendon ti, o Omer?” Omeri, i cili njihej pėr ashpėrsinė e tij, ishte i mendimit qė ata tė gjithė tė vriteshin, t’u hiqej koka. Por Pejgamberi a.s., tė cilin Allahu xh.sh. e kishte dėrguar mėshirė pėr mbarė njerėzimin, e pa mė tė arsyeshėm mendimin e Ebu Bekrit dhe pranoi dėmshpėrblim pėr lirimin e tyre, megjithėse pas njė kohe zbritėn ajete kuranore, tė cilat ishin pėrkrahje e mendimit tė Omer ibn Hattabit r.a. (Transmeton Ibėn Ishaku).


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top
Argument
Postuar nė: 02.02.2007, 11:30
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



Tė jetosh si Profeti (a.s.)

Fjalėn e fundit e lidhjes se trinomit Allah-Univers-Njeri e ka thėnė tablloja e krenarisė njerėzore, zėri mė i fuqishėm orientues kah e vėrteta, lajmėtari i fundit i Gajbit (tė fshehtės), profeti Muhamed (a.s.).
--------------------------------------------------------------------------------

Ai ėshtė komentuesi i pagabueshmėm i ngjarjeve. Nga njėra anė, Ai ėshtė mė i afėrti me Allahun, nga ana tjetėr ėshtė i fundmi, por mė i sigurti udhėzues i kurbetit tė kėsaj bote.

Allahu (xh.sh.) nė Kur'an na fton ta ndjekim kėtė shembull duke na e vėnė kusht tė dashurisė sė Vet. Ai thotė: "Nė qoftė se e doni Allahun mė ndiqni mua qė t'ju dojė Allahu…" (Al-Imran:2-3)
Pa dyshim qė duke zbatuar porositė e tij fetare dhe shoqėrore ne do tė afrohemi me Allahun e me njerėzit, por edhe nė ndjekjen e tij nė gjėrat e zakonshme, ne do tė mund tė hedhim hapa tė rėndėsishėm drejt moraleve tė larta. Vetė Profeti (a.s.) thotė: "Mua mė ka edukuar Allahu dhe ma ka pėrsosur edukatėn (moralin)." Ndėrsa Allahu pėr tė nė Kur'an thotė: "Ti vėrtet je i pajisur me njė moral tė lartė."
Atėherė, me qėllim qė tė pėrfitojmė sa mė shumė nga kjo edukatė dhe tė pėrsosim pėrherė e mė tepėr virtytin tonė, duhet qė ta ndėrtojmė jetėn sikurse udhėzuesi ynė, Profeti i mbarė njerėzimit, mė fjalėdrejti, mė i dhembshuri, mė i dashuri, mė i urti, mė i miri personalitet i pemės njerėzore. Duke vepruar edhe nė jetėn e pėrditshme sikurse ai, ne kemi mundėsi tė marrim shpėrblim adhurimi edhe pėr punėt e zakonshme.
Tė flasim si ai, tė ecim, tė qėndrojmė, tė hamė, tė flemė si ai; tė gjitha kėto na sjellin ndėrmend Profetin e mėshirės dhe rrjedhimisht librin me tė cilin ai erdhi dhe tė Zotin e asaj fjale hyjnore, Allahun, Krijuesin e gjithėsisė.
Le tė ndalemi pak nė disa aspekte tė sjelljes sė mėsuesit tė mendjeve, tė dashurit tė zemrave, edukuesit tė egove, mbretit tė shpirtrave tanė.
Le tė qėndrojmė tek disa aspekte tė sjelljes sė tij tė zakonshme e tė pėrditshme:
Dita e Profetit (a.s.) fillonte me pėrmendjen e Allahut e me lutje tė cilat zinin vend nė gjuhėn dhe zemrėn e tij gjatė tėrė ditės.
Kur takohej me dikė, Profeti (a.s.) pėrshėndeste i pari dhe nuk largohej derisa tė largohej bashkėbiseduesi.
Nė fytyrėn e tij tė bekuar pasqyrohej pėrherė njė buzėqeshje e ėmbėl megjithėse jeta e tij kalonte mes brengash therėse. Profeti i brengave i thanė atij.
Kur fliste apo dėgjonte drejtohej me tė gjithė trupin kah bashkėbiseduesi dhe nuk kthente vetėm kokėn apo sytė. Kur ulej nuk e mbante asnjėherė njėrėn kėmbė mbi tjetrėn dhe nuk i zgjaste kėmbėt drejt njerėzve. Kur ulej pėrtokė qėndronte ose mbi dy gjunjėt, ose kėmbėkryq. Kur flinte kthehej nga krahu i djathtė, vendoste dorėn e djathtė poshtė faqes dhe kėmbėt nuk i shtrinte plotėsisht.
Kur ecte mė i larti i profetėve, nuk e ngrinte kokėn lart, por e pėrkulte pak atė dhe e kėrruste paksa trupin saqė dukej sikur ecte drejt njė tė tatėpjete. Kjo ishte shenjė modestie nga ana e tij.
Kur hante nuk nxitonte, preferonte tė hante me njerėz tė tjerė, jo vetėm; dhe hante nga njėra anė e enės (pjatės, tepsisė etj.).
Ujin e pinte me tre ndalesa dhe sikurse ushqimin edhe ujin e pinte ulur.
Ēdo punė e fillonte me pėrmendjen e emrit tė Allahut (Bismilah) dhe e mbyllte me fjalėn (Elhamdu-lilah).
Mėshira e njerėzimit dhe e gjithė botės, profeti Muhamed (a.s.), ishte shumė i dashur dhe i afėrt me shokėt dhe bashkėsinė e vet. Nė Kur'an thuhet: "Juve ju erdhi i Dėrguar nga mesi juaj, atij i vjen rėndė pėr vuajtjet tuaja, ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndjeshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt" (Teube:128).
Kur dikush kryente njė vepėr tė mirė Profeti (a.s.) e lavdėronte dhe e nxiste duke e bėrė shembull edhe pėr tė tjerėt; ndėrsa kur dikush bėnte njė gabim nuk ia thonte nė fytyrė, por e pėrgjithėsonte ēėshtjen duke e kėshilluar xhematin nė grup qė tė mos veprojnė nė kėtė mėnyrė dhe u mėsonte atyre tė drejtėn.
Edhe armiqve mė tė egėr tė tij gjatė ftesės dhe pasi pranuan Islamin, ai nuk ua kujtoi armiqėsitė e mėparshme, por i nderoi sikur tė kishin qenė pėrherė pėrkrah tij. Kėshtu qe sjellė me Halid bin Velidin, Ebu Sufjanin, Vahshiun, madje djalit tė Ebu Xhehlit, Ikrimes qė e kishte luftuar aq shumė atė, megjithėse kishte mbaruar hixhreti (imigrimi), Profeti i pat thėnė: "Mirė se erdhe, o muhaxhir (emigrant)!", nė shenjė lavdėrimi.
Ai pati duruar dhe i qe pėrgjigjur me paqe tė gjitha sulmeve qė i qenė bėrė atij personalisht.
"O Zot! Fale popullin tim se ata nuk dinė!", i lutej ai Allahut. Kėshtu qe lutur ai nė luftėn e Uhudit, ndėrsa armiqtė i patėn thyer dhėmbin dhe e patėn plagosur. Madje ai nuk pranoi me ngulm edhe shkatėrrimin e popullit tė Taifit, qė e patėn ofenduar rėndė dhe i patėn mbytur trupin nė gjak. "Unė shpresoj prej mėshirės sė Allahut qė njė ditė Ai tė nxjerrė prej brezave tė tyre sė paku njė njeri qė ta besojė Atė!", pat thėnė Profeti i mėshirės, duke mos lejuar shkatėrrimin e mundshėm. Madje ai e shikonte fajin tek vetja duke thėnė: "I ankohem Allahut pėr dobėsinė e fuqisė sime."
Pėr sa i pėrkiste tė drejtės sė njerėzve tė tjerė, Profeti (a.s.) gjėmonte si luan dhe nuk qetėsohej derisa drejtėsia tė vinte nė vend.
Megjithėse ai ishte i Dėrguari i Allahut, kėshillohej pėr ēėshtje tė ndryshme me shokėt e vet, shumė herė edhe me bashkėshortet e tij.
Ai ishte aq i thjeshtė sa t'i kėrkonte leje gruas sė tij qė tė adhuronte Zotin. Kaq i ndjeshėm ishte ai ndaj sė drejtės sė secilit. "A mė lejon, o Aishe, qė kėtė natė tė qėndroj e tė adhuroj Zotin tim?", do tė thoshte ai.
Ai do tė kėshillohej me shokėt pėr martesėn e vajzės sė vet, do tė dilte nė Uhud vetėm se shumica kėrkonin tė dilnin, pėrballje e cila do tė sillte humbjen e 69 muslimanėve, mes tyre edhe tė xhaxhait tė tij tė dashur. Nė kėtė mėnyrė, ai do t'u mėsonte njerėzve respektin, bashkėpunimin, frymėn e vėllazėrimit, jetėn nė bashkėsi, duke sakrifikuar individualitetin, prandaj humbjet ishin tė justifikuara.
Si tė mėdhenjtė, Profeti i dashurisė dinte tė trajtonte edhe fėmijėt. Ai i pėrshėndeste ata, bisedonte me ta si tė ishin tė rritur, duke iu forcuar atyre personalitetin dhe nuk u bėrtiste kurrė, ishte pėrherė i buzėqeshur pėrballė tyre.
Enes bin Maliku qėndron dhjetė vjet nė shėrbim tė tij dhe nuk mban mend qė tė jetė qortuar prej tij pėr diēka qė e ka bėrė keq, apo pėr njė punė qė se kishte bėrė, sepse ai (Enesi) ishte fėmijė.
Nė njė pėrshkrim tė mbėshtetur nė fjalėt e Aliut (r.a.), i Dėrguari i Allahut na paraqitet kėshtu: "Nė bujari, i Dėrguari i Allahut ėshtė mė bujari dhe dorėploti i njerėzve. Pėr nga butėsia dhe gjerėsia, zemra e tij ėshtė mė e buta dhe mė e gjera zemėr e njerėzve. Atij i qenė ngarkuar ngarkesa tė rėnda qė i pati ngritur pa bėrė "Of!", u pati vėnė gjoksin punėve tė papėrballueshme e qė s'ti rrok mendja dhe pati vepruar gjithmonė njerėzisht ndaj ēdo lloj mundimi, torture apo mungese njerėzie. Ai pėrfaqėson ndėr njerėz mėnyrėn mė tė qėlluar tė tė shprehurit."
Ai ėshtė njeriu mė i drejtė nė fjalė. Edhe duke bėrė shaka, nuk ka ndodhur qė nė fjalėt e tij tė shfaqet kontradikta mė e vogėl. Nga goja e tij nuk ka dalė gėnjeshtėr as edhe nė ėndėrr. Ėshtė ulur drejt, ėshtė ngritur drejt, ka menduar drejt, ka folur drejt dhe i ka ftuar tė tjerėt te e drejta. Ai ishte jashtėzakonisht i natyrshėm. Po t'i rrinit pranė, kurrsesi nuk do tė ndjeheshit i shqetėsuar. Ju qetėsonte sikur tė ishit duke ndenjur me njė shokun tuaj. Kishte njė natyrė dhe njė shpirt tė lartė qė asnjė njeri nuk mund tė ngjitej nė nivelin e tij, nuk mund tė rrinte si ai, nuk mund tė mendonte si ai dhe nuk mund tė bėhej si ai. Ai zbriste me thjeshtėsi nė nivelin e bashkėbiseduesit ose tė kuvendit dhe ata qė kishte pranė kurrė nuk i shtypte me ndryshimin qė kishte me ta dhe nuk u shkaktonte shqetėsim.
Vetė sahabėt janė argument i profetėsisė sė tij. Edhe ata, secili si njė yll, kanė ndriēuar njerėzimin me dije, edukatė e mirėsi. Ata janė nxėnėsit mė besnikė tė shkollės sė Muhamedit (a.s.). Ata krenoheshin me Profetin dhe ai krenohej me ta. I donte me gjithė shpirt dhe e donin aq shumė sa ishin gati tė flijoheshin nė ēdo moment nė mbrojtje tė tij.
Ėshtė e pamundur tė tregohet njė njeri i dytė qė tė jetė dashur si ai, as para tij e as mė pas. Kush me fjalė, kush me qėndrim, e kush me zemėr, pėrshpėrit tė njėjtat ndjenja pėr mėshirėn e gjithė botėrave Muhamedin (a.s.):
Ah, sa nevojė ka njerėzimi dhe kėta sytė tanė tė pėrlotur sot pėr ty, o i Dėrguar i Allahut! Sa mall ka shpirti ynė pėr frymėn tėnde! Sa dashuri kanė zemrat tona pėr qenien tėnde!


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top
Argument
Postuar nė: 02.02.2007, 11:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



Muhamedi (a.s.) themeluesi i qytetėrimit tė vėrtetė

Njė nga trashėgimitė mė tė rėndėsishme qė Islami i ka dhėnė qytetėrimit botėror, ėshtė e drejta e tij fetare-sheriati. (Joseph Schacht)
Njeriu e njohu dhe e pėrvetėsoi qytetėrimin e vėrtetė nė sajė te Muhamedit (a.s.). Pastaj ēdo pėrpjekje e treguar nė kėtė drejtim nuk ka shkuar mė tej se imitimi dhe revizionimi i parimeve tė sjella prej tij. Nisur nga kjo, do tė ishte mė e pėrshtatshme qė tė quhej ai si themelues i qytėtėrimit tė vėrtetė.
I lindur nė Arabi nė vitin 570, nisi misionin e tij tė predikimit tė besimit tė fesė Islame (pėrulje vetėm ndaj njė Zoti) nė moshėn 40 vjeēare dhe u largua nga kjo botė kur ishte 63 vjeē.
Gjatė kėsaj periudhe tė shkurtėr 23 vjeēare, ai ndryshoi Gadishullin Arabik nga paganizmi dhe idhujtaria nė adhurimin e njė Zoti tė vetėm, nga grindjet dhe luftėrat fisnore nė solidarizimin dhe kohezionin e kombit.
Nė daljen e tij si njė shpatė e trimėrisė dhe fjalės kundėr mohimit dhe egėrsisė, nė shpalljen e sė vėrtetės pa pushim nė tė katėr anėt dhe nė tregimin e njerėzimit tė rrugėve tė ekzistencės sė vėrtetė, Muhamedi (a.s.) ėshtė individualiteti unikal i papėrsėritshėm.
Vėnia e Muhamedit nė krye tė listės sė personaliteteve mė me ndikim nė botė, mbase mund t’i befasojė disa lexues, por ai ishte njeriu i vetėm nė histori i cili ishte bindshėm mė i sukseshmi si nė aspektin fetar ashtu edhe shekullor, do tė deklaronte M.H. Hart.
Ka qenė Muhamedi (a.s.) i pari qė i ka kumtuar njerėzimit lirinė e vėrtetė, qė u ka bėrė tė ditura ndėrgjegjeve se, njerėzit janė tė barabartė para tė drejtės dhe ligjit, qė e ka kėrkuar epėrsinė nė moral, virtyt dhe devocion.
Bernard Show tha pėr atė: “Ai duhet tė quhet Shpėtimtari i Njerėzimit. Besoj se nėse njė njeri si ai do tė merrte pėrsipėr drejtimin e botės moderne, ai do t’ia dilte mbanė nė zgjidhjen e problemeve tė tij pėrmes rrugės qė do tė sillte paqe dhe lumturinė e nevojshme.”
Andaj me te drejtė themi se Muhamedi (a.s.) ka grisur perden e hedhur nė fytyrėn e vdekjes dhe vdekėsisė, qė e ka treguar varrin si sallon pritjeje tė botės sė lumturisė sė amshuar, qė i ka ēuar zemrat e ēdo moshe qė kėrkojnė lumturi, tė pijnė nė burimin e eliksirit tė pavdekshmėrisė.
Dihet mirė se deri nė moshėn 40 vjeēare, Muhamedi (a.s.) nuk njihej si shtetar, predikues apo si orator. Atė asnjėherė nuk e kishin parė duke folur pėr parimet e metafizikės, etikės, drejtėsisė, politikės, ekonomisė apo tė socilogjisė. Pa mėdyshje kishte njė karakter tė shkėlqyer, veti mahnitėse dhe kulturė tė lartė.
Bazuar nė Kur’an, po edhe nė forma tė tjera tė inspirimit qė i bėheshin Muhamedit (a.s.), iu vunė themelet njė qytetėrimi tė ri qė bėri njė kthesė tė madhe nė avancimin e qytetėrimit njerėzor. Barazia fetare, racore, nacionale, gjinore, arsimore si dhe tė drejtat individuale e shoqėrore qė garantoheshin dhe jetėsoheshin nė kushtet e shoqėrisė Islame, ngritėn lart imazhin dhe prestigjin e kėsaj bashkėsie nė nivelin qytetėrues tė kohės.
Qytetėrimi ashtu siē e njohim ne sot, nuk ėshtė produkt i ndikimit kristian, porse njė pėrzierje jo e pėrsosur dhe njė sintezė dhuratash ardhur nga grekėt, hebrenjtė, kristianėt dhe muslimanėt.
Ėshtė edhe njė realitet qė duhet cekur dhe duhet ta ketė nė mendje ēdo musliman: Qytetėrimi islam nuk mund ta kryejė rolin e ndikimit nė qytetėrimin njerėzor botėror, nėse bėhet imitues a vjedhės i qytetėrimeve tė tjera. Ndikimin mund ta arrijė vetėm nėse muslimani beson bindshėm se qytetėrimi i tij ėshtė i pavarur, me identitet tė posaēėm hyjnor, i vlefshėm pėr ēdo kohė e vend, i ngritur mbi baza tė forta, i mbėshtetur nė Kur’anin dhe Traditėn Profetike.
Pejgamberi (a.s.) ndėrtoi shoqėrinė islame duke ndryshuar trajtimin dhe botėkuptimin e njerėzve nė shoqėri. Ai tregoi dhe vėrtetoi se ishte shpėtimtari i gjithė njerėzimit. Ai hyri nė njė epokė tė re tė ndriēimit tė mendjes dhe solli njė ringjallje konceptuale nė zhvillim, sė pari tė qytetėrimit islam; sė dyti, bėri qė ky qytetėrim tė ndikojė edhe nė zhvillimin e qytetėrimit njerėzor. Ai ndėrtoi njė qytetėrim tė shėndoshė e tė lumtur: pa alkool, pa drogė, pa bixhoz, pa prostitucion, pa Sida e pa shumė tė liga tė kėsaj natyre. Barnes me tė drejtė shkruan: “Nė shumė pikėpamje qytetėrimi mė i pėrparuar nė mesjetė ishte qytetėrimi i popujve muslimanė”.
Nė tė tėrė periudhėn krijuese tė historisė muslimane, do tė thotė gjatė kohės sė pesė shekujve tė parė pas kohės sė Pejgamberit (a.s.) - shkenca dhe mėsimi nuk kanė pasur mbrojtės mė tė madh se qytetėrimi Islam.
Jeta shoqėrore gjithashtu ka qenė nėn ndikimin e mėsimit tė Kur’anit. Nė kohėn kur nė Evropėn kristiane epidemia ėshtė konsideruar qortim i Zotit, tė cilės njeriu duhet vetėm qė pėrunjėsisht t’i nėnshtrohet – nė atė kohė, dhe kohė para kėsaj, muslimanėt kanė ndjekur rekomandimin e Pejgamberit tė tyre qė i ka udhėzuar qė tė luftojnė kundėr epidemive me izolimin e qyteteve dhe viseve tė infektuara.
Gjatė kohės sė kryqėzatave qenė trilluar shpifje tė llojllojshme kundėr Pejgamberit (a.s.). Mirėpo me ardhjen e kohės moderne qė karakterizohet me tolerancė fetare dhe liri tė mendimit, u bė njė afrim i madh nė skicimin e jetės dhe tė karakterit tė tij nga autorėt perėndimorė.
Njė realitet i tillė u shfaq duke ditur se Pejgamberi (a.s.) kurrė nuk ka pretenduar se ėshtė themelues i fesė. Pėrkundrazi dorėzimi Zotit-Islami- ka qenė, sipas Kur’anit, “prirja natyrore e njeriut” nga agimi i vetėdijes njerėzore, pikėrisht kėtė e kanė mėsuar Ibrahimi (a.s.), Musai (a.s.), Isai (a.s.) dhe tė gjithė pejgamberėt e tjerė tė Zotit, kurse porosia e Kur’anit ėshtė vetėm shpallja e fundit hyjnore.
Mesazhi i Islamit e ka konceptuar dhe sendėrtuar nė praktikė qytetėrimin nė tė cilin nuk ka pasur kurrfarė vendi pėr nacionalizėm, kurrfarė interesash tė veēanta, kurrfarė ndarje tė klasave, kurrfarė aristokracie trashėguese, nė realitet, kurrfarė funksionesh trashėguese pėrgjithėsisht.
Cilėsia mė e rėndėsishme e kėtij qytetėrimi tė ri-cilėsia qė e dallon nga tė gjitha lėvizjet e tjera nė historinė njerėzore – ka qenė fakti se ai ėshtė konceptuar me anė tė pranimit vullnetar dhe ėshtė rritur nė pranimin vullnetar tė njerėzve tė interesuar.
Nė kohėn kur Islami ishte nė kulmin e fuqisė, vetėm njė qytetėrim, ai kinez, mund tė krahasohej me tė pėr nga gjerėsia, cilėsia dhe shumėllojshmėria e arritjeve. Por qytetėrimi kinez mbeti i kufizuar kryesisht nė njė grup tė vetėm racial. Sigurisht qė edhe ai, deri diku u eksportua, por vetėm tek popujt fqinj, tė sė njėjtės familje. Pėrkundrazi, Islami krijoi njė qytetėrim botėror, polietnik, multiracial, ndėrkombėtar; madje, mund tė thuhet edhe ndėrkontinental.
Ndėrsa nė anėn tjetėr, qytetėrimi perėndimor nuk ka qenė nė gjendje qė ta vėrė baraspeshėn ndėrmjet nevojave trupore dhe shoqėrore tė njeriut dhe synimeve tė tij shpirtėrore.
Pa ndonjė orientim tė mirėfilltė religjioz, perėndimori nuk mund tė ketė dobi morale nga drita e dijes qė shkenca e tij pa dyshim e madhe – e rrezaton. Nė tė mund tė aplikohen fjalėt e Kur’anit: “U ngjasojnė atyre qė e ndezin zjarrin, e kur ai ta ndriēojė rrethin e tyre, Allahu ua merr dritėn dhe i lė nė terr, dhe ata fare nuk shohin! Tė shurdhėr, memecė e tė verbėr janė, kurrsesi qė tė vetėdijėsohen”.
Ata nė vend tė ungjillores sė kristianizmit filluan tė pėrhapin ungjilloren materialiste tė mėnyrės perėndimore tė jetės, besimi se tė gjitha problemet njerėzore mund tė zgjidhen nė fabrika, laboratorė dhe nėpėr tavolina statistikore. Nė kohėn kur madje edhe mbretėrit edhe bujarėt e Perėndimit pastrimin e kanė konsideruar pothuaj si luks tė panjerėzishėm, madje edhe shtėpia mė e varfėr muslimane e ka pasur sė paku njė banjo, derisa banjot e pėrsosura publike kanė qenė shfaqje normale nė ēdo qytet tė muslimanėve, kurse e tėrė kjo si thirrje nė mėsimin e Pejgamberit se “Pastėrtia ėshtė pjesė e fesė”.
Sot pas njė intervali prej 14 shekujsh, jeta dhe mėsimet e Muhamedit (a.s.) kanė mbijetuar pa humbjet mė tė vogla, pa ndryshime ose interpohime. Ato ofrojnė tė njėjtėn shpresė tė pavdekshme pėr trajtimin e mbarė njerėzimit. Kjo nuk ėshtė kėrkesė e pasuesve tė Muhamedit (a.s.), por konkluzioni i pashkėputur i theksuar nga njė histori kritike dhe e paanshme.
Dhe nė fund tė kėsaj teme pėrmendim thėnien e profesor Hurgronjes: “Lidhja e kombeve themeluar nga i Dėrguari i Islamit, vendosi parimet e unitetit ndėrkombėtar dhe vėllazėrimin njerėzor me themele kaq universale saqė u tregon dritėn kombeve tė tjera”.
----------------------
Burimet:
1. Islami i vėrtetė –Bernard Show
2. Muhamedi edukator-Robert L. Gulick
3.Kriteret ose dritat e rrugės –Fethullah Gylen
4.Takvimi 2005 Prishtinė.
5. Rruga pėr nė Mekė –M. Asadi
6. Ku ėshtė gabuar? Islami, Perėndimi dhe Moderniteti-Bernard Levis
7. A e njihni kėtė njeri?
8.Ē’thonė tė tjerėt pėr Muhamedin (a.s.)?
9. Lista e personave mė me ndikim nė histori - M.H. HART.


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio