Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> PROFESIONI GJEGJESISHT ZANATI ME I VJETER
INDEXI
Postuar nė: 02.02.2007, 18:37
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



PROFESIONI GJEGJESISHT ZANATI ME I VJETER

Zijadin Rexhepi

Nėse e vėrejmė titullin , ėshtė e pakuptueshme dhe jo e kthjellėt. Megjithėate nėse pak logjikojmė do tė shohim se ka njė filozofi dhe histori mjaft tė rėndėsishme. Aludimi i titullit ėshtė vlera mė e ulėt e etikės morale- prostitucioni. Vet fjala prostitucion ėshtė vėshtirė tė shpjegohet. Kjo dukuri ka marrė pėrmasa tė gjėra dhe gjithnjė duke u rritur shoqėrisė po i sjellė probleme mjaft tė mėdha dhe serioze posacėrisht pėr individėt qė i ndjejnė por nuk munden ta parandalojnė. Pėr dikend kjo dukuri ose fenomen ėshtė kėnaqėsi deri nė momentin kur bie nė ambis ose kapet nga ndonjė sėmundje venerike dhe atėherė mendon pėr kėtė ngjarje.
Kėtė jam duke e shkruar se ju dua tė mirėn , atė qė e don mė sė shumti , atij i dėshiron tė mira nė kėtė botė dhe nė botėn e ardhme. Do tė isha shumė i gėzuar sikur edhe ju tė ishit tė gėzuar. Tė jesh i gėzuar me tė vėrtetė do tė thotė tė njohėsh thelbin e vėrtetė tė cėshtjes.
Tė nderuar vėllezėr dhe motra , historia na mėson se shumė popuj tė mėdhenjė janė shpartalluar dhe shkatėrruar , mu pėr shkak tė dobėsimit tė moralit. Nėse studiojmė historinė e gjithė popujve tė mėdhenjė tė cilėt qėmoti janė zhdukur nga skena historike do tė konstatojmė se shkaku kryesor i shkatėrrimit , pėrvec gjėrave sekondare ka qenė dhėnia e tyre pas epsheve dhe gjėrave tė pamoralshme.
Dikur femra ka qenė si margaritarė nė guacė , e ruajtur me xhelozi nė fund tė thellėsirave tė detit.Njeriu e ka paramenduar , pėr tė ka ėndėrruar , ka medituar.... Sot , jo qė ka nevojė tė notojmė thellė nė detė dhe tė kėrkojmė guacėn , ta paramendojmė dhe tė meditojmė pėr tė , por as qė ka nevojė ta hapim pasiqė ajo ka hedhur cdo gjė nga vetja , gjoja se nė emėr tė lirisė dhe emancipimit ,duke mos kuptuar se ėshtė bėrė mall pėr tregėti. Dikur nė treg janė shitur vetėm mallra ushqimore , ndėrsa sot nė tė gjitha tregjet e botės ekspozohen pjesė tė ndryshme tė trupit tė femrės.
Duke shkruar kėtė shkrim mu kujtua prifti zviceran me emrin Cimerman i cili njė ditė nė kishė tha : “Ne si popull i fesė katolike duhet luftuar kundėr fesė islame jo me armė , por me disa dukuri dhe metoda tjera...” , mandej ka potencuar metodat :
“1.Duhet ta zhveshim femrėn myslimane,
2. T`i japim lirinė femrės myslimane ,
3.T`i japim modėn femrės myslimane ,
4.T`i japim mjetet e informimit ....”
Kėto kanė qenė parimet e kėtij prifti dhe janė zbatuar nė pėrpikėmėri e normal suksesi nuk ka munguar.
Prindėr tė dashur , kryjeni obligimet tuaja sikurse urdhėron Zoti xh.sh. sepse ju mbani dhe jeni pėrgjegjės pėr tė gjitha devijimet e fėmijėve tuaj. Ajo qė ėshtė e zbuluar , nuk ėshtė interesante , por ajo qė ėshtė e mbuluar ėshtė tėrhjekėse dhe ka nevojė pėr ta zbuluar ( normal nė nėtėn e dhėndėrisė) , kėtu qėndron bukuria , kėtu qėndėron morali . Do tė pėrmendi njė hadith tė Pejgamberit a.s. :”Nė turp qėndėron bukuria.” Duke e ditur dhe jetėsuar kėtė hadith me tė vėrtetė do tė jemi tė lumtur dhe pa brenga nė kėtė jetė dhe nė jetėn tjetėr.
Tė nderuar prindėr dhe vėllezėr , nėse rrugės kalon njė vajzė e zbuluar e lakuriqe e ti e shikon me plot afsh , a nuk je fajtor pėr kėtė dukuri??? Po , po je fajtor sikurse edhe unė qė e shkruaj kėtė shkrim. Nėse ekziston prostitucioni ekzistojnė edhe dukuritė negative nė familjet tona . Duhet t`i shmangemi kėsaj dukurie sipas rregullave dhe normave qė i shpjegon feja islame. Gjithmonė ta kemi nė mend se Ai qė ka caktuar kėtė obligim nuk dėshiron tė na dėmtoj e as qė don me kėtė akt tė na kthejė nė tė kaluarėn. Pėrkundrazi Zoti xh.sh. me kėtė na lartėson , na i hapė horizontet e mėshirės sė Vet dhe e ruan moralin tonė dhe tė tjerėve.
Qė tė mbrohet morali ynė , Zoti xh.sh. ka caktuar disa mburoja dhe kufij qė e mbrojnė njeriun qoftė mashkull apo femėr . Turpi ėshtė fuqia qė e mbron nga mėkatet dhe negativitetet. Sic na ėshte e njohur , Islami e ka ndaluar rreptėsisht prostitucionin ku dhe na tregon metodat se si dhe nė c`mėnyrė t`i largohemi dhe t`ia presim rrėnjėt kėsaj dukurie tė shėmtuar. Pėr kėtė shkak Islami na porositė qė tė mos i afrohemi kėsaj dukurie tė shėmtuar. Muhammedi a.s. na porositė : “ Sytė bėjnė kurvėri me shikimin e vet , duart me prekjen e tyre , kėmbėt me ecjen e tyre , kurvėria e gjuhės ėshtė tė shqiptuarit , kurvėria e shpirtit ėshtė dėshira dhe lakmia , trupi i turpėruar kėtė e dėshmon dhe e tradhton. “
Pėr prostitucionin feja islame ka dėnim dhe zbatim. Por , para kėsaj ai troket nė derėn e vetėdijes njerėzore dhe besimit tė tij. Ky qėndrim ėshtė mjaft human edhe pse shumica nuk e kuptojnė. Pikėrisht atėherė kur shumė sėmundje tė kohės sic janė sida dhe tė tjera pėrhapen , mu atėherė do ta kuptojė filozofinė e thellė tė kėsaj rregulle islame. Pėr fat tė keq pėr shumicėn do tė jetė shumė vonė.
Pėr kėtė temė mund tė shkruhet shumė , por jam i lodhur nga devijimet e shoqėrisė , pėr mosrespektimin e rregullave dhe normave tė fesė islame qė jemi duke vepruar e nuk ndiejmė pėrgjegjėsi pėr ato qė na urdhėron Zoti xh.sh. Dhe sė fundi :
“ Jeta e kėsaj bote nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė pėrjetim e mashtrim. S`ka dyshim se bota tjetėr ėshtė mė e dobishme pėr ata qė ruhen . A nuk logjikoni?”.
Zoti xh.sh. le tė na udhėzon nė rrugė tė drejtė e tė mbarė pėr hir tė Pejgamberit a.s. dhe pėr hir tė muajit tė bekuar tė Ramazanit.

Amin...


(autori i kėtij teksti ėshtė profesor i pensionuar i Biologjisė dhe momentalisht jeton nė Tetovė )
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio