Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Mashkulli nuk ėshtė standardi
Argument
Postuar nė: 03.02.2007, 11:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



Ajo qė ne shpesh harrojmė, ėshtė se Zoti e ka nderuar femrėn duke i dhėnė asaj vlerė nė relacion me Zotin – e jo nė relacion me mashkullin. Por, pasi qė feminizmi perėndimorė e “largon” Zotin nga skena, s’ka ngelė standard tjetėr pėrpos mashkullit. Si rezultat i kėsaj, femra perėndimore ėshtė detyruar qė ta gjejė vlerėn e saj nė relacion me mashkullin. Me njė veprim tė tillė, ajo e ka pranuar supozimin se ėshtė me tė meta. Ajo ka pranuar se mashkulli ėshtė standardi, kėshtu qė gruaja asnjėherė nuk mundet tė jetė njė qenie njerėzore e kompletuar pėrderisa nuk bėhet e njėjtė me mashkullin – qė ėshtė standardi! Kur mashkulli i shkurtoi flokėt, edhe ajo deshi qė t’i shkurtojė ato. Kur mashkulli u anėtarėsua nė ushtri, ajo deshi tė anėtarėsohej nė ushtri, e kėshtu me radhė.

Ajo ēka ajo nuk kuptoi ishte se Zoti i ka vlerėsuar tė dytė, edhe mashkullin edhe femrėn nė dallueshmėrinė e tyre, jo nė ngjashmėrinė e tyre.

Pėr 1400 vite, ka njė konsensus (ixhma) nė mesin e dijetarėve, se mashkulli ėshtė ai qė e udhėheqė namazin (nė rast kur nė xhemat ka edhe meshkuj edhe femra, kurse nė rastin kur nė xhemat ka vetėm femra atėherė mund tė bėhet njė grua imam, mirėpo qėndron nė saf, nuk del para sh.p.). Si njė grua muslimane pyes ēfarė lidhje ka kjo gjė? Ai i cili e udhėheq namazin nuk do tė thotė se ėshtė shpirtėrisht mė superior nė asnjė mėnyrė. Njė gjė nuk ėshtė mė e mirė, thjeshtė vetėm pse mashkulli e vepron atė. E udhėheqja e namazit nuk ėshtė mė e mirė, thjeshtė vetėm pse ėshtė udhėheqje. Nėse do tė ishte njė rol qė femra duhet ta kryej, apo nėse do tė ishte diēka e rėndėsishme qė ajo ta kryej, atėherė pse Pejgamberi, sal-lallahu ajehi ve sel-lem, nuk i tha Aishes, radijallahu anha, apo Fatimes, radijallahu anha, ta udhėheqin namazin, kur ato dyja ishin gratė mė tė mira? Kėta gra ishin tė pėrgėzuara me Xhennet, mirėpo asnjėherė nuk udhėhoqėn namazin me xhemat.

Mirėpo tani, pėr herė tė parė, pas 1400 viteve, ne e shikojmė se mashkulli e udhėheq namazin dhe themi “Kjo ėshtė e padrejtė”. Ne mendojmė kėshtu, edhe pse Zoti nuk i ka dhėnė asnjė privilegj atij qė udhėheq. Imami nuk ėshtė mė i madh nė sytė e Zotit, se ai qė falet pas tij. Nė anėn tjetėr, vetėm gruaja mund tė bėhet nėnė. Dhe Krijuesi i ka dhėnė privilegj special njė nėne. Pejgamberi, sal-lallahu ajehi ve sel-lem, na ka mėsuar se Xhenneti ėshtė nėn kėmbėt e nėnės. (hadithi nė kėtė version ėshtė i dobėt, shih, Albani, daifulxhamiissagir nr.2666. sh.r.) Por, pa marrė parasysh se ēka bėn mashkulli, ai asnjėherė nuk mund tė bėhet nėnė. E pse kjo nuk ėshtė e padrejtė?

Kur u pyet se kush e meriton sjelljen mė tė mirė, Pejgamberi, sal-lallahu ajehi ve sel-lem, u pėrgjigj “nėna jote” tri herė, para se tė thotė “babai yt” tė katėrtėn herė. (hadithi ėshtė sahih, shih, Albani, sahihulxhamiissagir nr.5971. sh.r.) A nuk ėshtė kjo privilegjim i njė gjinie? اka do qė tė bėj mashkulli, ai asnjėherė nuk mund ta arrijė statusin e nėnės.

Dhe pėrsėri edhe atėherė kur Zoti na nderon neve me njė gjė tė posaēme pėr femrėn, ne jemi shumė tė angazhuara pėr ta vlerėsuar veten tonė duke iu referuar mashkullit. Edhe ne gjithashtu e kemi pranuar se mashkulli ėshtė standardi; kėshtu qė ēdo gjė qė ėshtė e posaēme pėr femrėn, ėshtė inferiore. Tė jesh e ndijshme ėshtė fyerje, e tė jesh nėnė ėshtė degradim!

Kur ne ta pranojmė se ēdo gjė qė bėn mashkulli ėshtė mė e mirė, ajo qė pason ėshtė reaksioni: nėse mashkulli e ka atė, edhe ne dėshirojmė ta kemi. Nėse mashkulli falet para rreshtave, nė supozojmė se kjo ėshtė mė e mirė, kėshtu qė edhe ne duam tė falemi para rreshtave (tė bėhemi imam). Nėse mashkulli e udhėheq namazin, ne supozojmė se imami ėshtė mė afėr Zotit, kėshtu qė edhe ne duam ta udhėheqim namazin. Diku mes rreshtave, ne e kemi pranuar nocionin se ta kesh pozitėn e udhėheqjes botėrore ėshtė njė indikacion i pozitės sonė te All-llahu.

Njė femėr muslimane nuk ka nevojė ta degradojė veten e saj nė njė mėnyrė tė tillė. Ajo e ka Zotin qė ta vlerėsojė, nuk i duhet mashkulli pėr kėte.

Nė fakt, nė kryqėzatėn (nė kuptimin fushatė insistuese sh.r.) tonė pėr ta pasuar mashkullin, ne, si femra, asnjėherė nuk u ndalėm qė ta analizojmė se ajo qė e kemi ėshtė mė e mirė pėr ne. Nė disa raste, ne e lamė atė qė ėshtė mė superiore, vetėm e vetėm qė tė bėhemi si mashkulli.

Para 50 viteve, ne e pamė mashkullin se si largohet nga shtėpia pėr tė punuar nė fabrikė. Ne ishim nėna. Dhe pėrsėri, ne e pamė mashkullin duke vepruar ashtu, kėshtu qė edhe ne deshėm ta bėjmė tė njėjtėn gjė. Nė njė mėnyrė, ne e konsideruam si ēlirim tė gruas, qė ajo tė heq dorė nga rritja dhe kujdesia pėr njė qenie njerėzore (fėmiun e saj), vetėm e vetėm qė tė punoj me makinerinė e fabrikave. Ne e pranuam se punimi nė fabrikė ėshtė mė superior se kujdesia pėr qelizėn e shoqėrisė – vetėm pse mashkulli ashtu vepronte.

Pastaj pas punėsimit, pritej qė ne tė jemi supernjeri – nėnė perfekt, bashkėshorte perfekt, amvise perfekt, dhe njėkohėsisht tė kemi njė karrierė perfekt. Pėrderisa nuk ka asgjė tė keqe, sipas definicionit, pėr njė grua qė ajo tė ketė karrierė, ne pas njė kohe realizuam se ēka duhej tė sakrifikojmė si rezultat i pasimit tė verbėr qė i bėnim meshkujve. Ne shikuam se si fėmijėt tanė u bėnė tė huaj pėr ne, dhe kėshtu e kuptuam se prej ēfarė privilegji kemi hequr dorė.

Dhe vetėm tani – kur iu dha shansi – femrat nė perėndim janė duke zgjedhur qė tė rrinė nė shtėpi pėr t’i rritur fėmijėt e tyre. Sipas Departamentit tė Agrikulturės tė Sh.B.A. – ve, vetėm 31% e nėnave qė kanė nga njė fėmijė, dhe 18% e nėnave me dy apo mė shumė fėmijė, punojnė me orar tė plotė. Dhe prej kėtyre nėnave punėtore, njė studim i bėrė nga gazeta “Parenting” nė vitin 2000, tregon se 93% e tyre thonė se ato parapėlqejnė tė jenė nė shtėpi me fėmijėt e tyre, por janė tė obliguara tė punojnė pėr shkak tė “obligimeve financiare”. Kėto “obligime” u janė imponuar femrave si rezultat i “barazisė” gjinore nė perėndim, dhe si rezultat i largimit nga “dallueshmėria” e femrės, gjė qė na e mėson islami (sepse nė islam burri i ka “obligimet financiare” e jo gruaja sh.p.).

Gruas perėndimore iu desh njė shekull eksperimentimi qė ta kuptoj privilegjin qė iu dha gruas muslimane para 1400 vitesh.

Duke u larguar nga privilegji im si grua, unė vetėm e degradoj veten time duke u munduar tė jem diēka qė nuk jam, dhe me gjithė respekt, nuk dua tė jem. Si femra, ne asnjėherė nuk do tė mund tė ēlirohemi, derisa nuk ndalemi sė imituari verbėrisht mashkullin, si dhe derisa nuk e kuptojmė bukurinė nė dallueshmėrinė tonė, tė cilėn dallueshmėri na e ka dhėnė Zoti.

Nėse mė jepet shansi tė zgjedh nė mes udhėheqjes botėrore dhe Xhennetit nėn kėmbėt e mia, unė e zgjedh Xhennetin.


----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top
Argument
Postuar nė: 03.02.2007, 11:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2265
Antari Nr: 4920
Bashkangjitur: 27.12.2006



Gruaja–shoqe dhe bashkėshorte

“Dhe nga treguesit e Tij se Ai ju krijoi juve gra nė mesin tuaj, qė ju tė gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dashuri e mėshirė.” (Err-Rrum, 21)

Shumė njerėz gabojnė dhe gruan e tyre e konsiderojnė vetėm si objekt seksual. Me kėtė, ata jetėn e tyre dhe tė grave tė tyre e bėjnė tė shkretė dhe tė vobektė. Burrat e lumtur janė ata tė cilėt gratė e tyre i zėnė shoqe me plotkuptimin e fjalės. Kėtė shoqėri e miraton edhe vargu i shenjtė kur’anor dhe e quan dashuri e mėshirėi. E ka qėlluar ai qė ka thėnė: “Martesa e cila nuk i jep bashkėshortėve mė tepėr se kėnaqėsinė seksulale, nuk meriton tė quhet martesė. Lumturia nė martesė shpeshherė vazhdon tė ekzistojė edhe nė qoftė se nė mes tė bashkėshortėve mungon lidhja seksuale pėr ndonjė arsye. Logjikisht, sikur martesa tė mos themelohej nė bazė tjetėr veē nė lidhje seksuale, ajo do tė ishte burim i njė vuajtjeje tė madhe, sepse qė tė ngopen shpirtėrat para se tė ngopen trupėrat, martesa duhet tė qėndrojė nė themel mė tė thellė se sa lidhja seksuale.”

Dikush tjetėr ka thėnė: “Nuk ėshtė e drejtė thėnia se gruaja ėshtė mjet kėnaqėsie nė dorėn e burrit. Dashuria pėr tė mbillet nė zemrėn e tij qysh nė ditėt e fejesės, dhe ai nis ta ndėrtojė atė dashuri vazhdmisht. Kjo dashuri vazhdon mė tutje kur ajo bėhet grua dhe shoqe e jetės sė tij dhe nėnė e fėmijėve tė tij. Burri i cili interesohet pėr lumturinė e gruas sė tij, prej sė cilės – pa dyshim – varet edhe lumturia e tij, duhet ta dijė se lumturia i tejkalon kėnaqėsitė e shqisave. Lumturia do tė thotė mė shumė se sa kjo. Lumturia ėshtė bashkim i zemrave, shkėmbim i ndjenjave tė dashurisė dhe pėrkujdesje qė tė sigurohet gruaja me dashuri e dhembshuri qė tė fitohet besimi i saj.” Sa e bukur ėshtė jeta e bashkėshortėve qė nė tė njejtėn kohė janė edhe shokė. Dhe sa e shėmtuar ėshtė jeta e bashkėshortėve tė cilėt aktrojnė nė teatrin e jetės sė shtazėve!

Gruaja nuk duhet tė kėrkojė shkurorėzim pa tė drejtė

“Aroma e xhennetit ėshtė e ndaluar pėr secilėn grua qė kėrkon shkurorėzim pa arsye.” (El-Hakimi, Et-Tirmidhiu, Ibn Maxhe. Sahih)

Shpėrblimi pėr gruan e cila i bindet burrit tė saj

“Gruaja e cila i fal pesė namazet (ditore), e agjėron muajin (ramazan), e ruan organin e nderin e saj dhe i bindet burrit tė saj, le tė hyjė nga cila portė e xhennetit qė tė dėshirojė.” (Ebu Naimi nė El-hilje. E arrin gradėn hasen dhe sahih)

Nga Husajn Ibėn Muhsan pėrcillet tė ketė thėnė: ”Mė ka treguar halla ime: - Shkova tek i Dėrguari i All-llahut pėr njė nevojė, e ai mė pyeti: - A ke burrė? Thashė: - Po. Mė tha: - Po si je me tė? Thashė: - Nuk kam vėrejtje nė bindje dhe shėrbim pėr tė, aq sa tė kam mundėsi. Tha: - Shiko se si je me tė, sepse ai ėshtė xhenneti dhe xhehenemi yt!” (Et-Tirmidhiu me sened Sahih)

“Ēdo grua e cila vdes dhe burri i saj ėshtė i kėnaqur me tė, hyn nė xhennet.”(Et-Tirmidhi, Sahih)



----------------------------------------
www.teuhid.net
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio