Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> KRERĖT E FITNES
r.mislimi
Postuar nė: 03.02.2007, 15:38
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



KRERĖT E FITNES


Mr.Bashkim Aliu


Ngjarjet e fundit nė trollin e amputuar palestinez, shpalosėn mllefin e madh tė deponuar nė zemrat e vdekura nga jeta e idealeve dhe humanitetit dhe pėrgjegjėsisė e vetėdijes, si dhe tė verbuara e ngulfatura nga lakmia pėr tė qenė nė krye dhe tė presish tesha, sipas masave tė huaja.

Pas dėshmtimit tė planit pėr izolimin e qeverisė legjitime palestineze tė udhėhequr nga Hamasi dhe rėzimit tė saj pėrmes bojkotit ndaj popullates palestineze, ndalimit tė fondeve nga palėt tė ndryshme tė njohura si donatore tė autoriteteve palestineze, apo thenė nė mėnyrė mė precize, dėnimit kolektiv tė popullit palestinez pėr shkak tė pėrcaktimit tė tij tė lire dhe tė shfrytėzimit tė tė drejtės natyrore qė ia ka dhėnė Zoti, dhe po ashtu edhe sistemet demokratike, qė ta zgjedh atė qė don ta udhėheq, kreatorėt e trazirave dhe fitness, bėnė hapa tė rrezikshėm nė kėtė drejtim, duke planifikuar ndezjen e pėrēarjes dhe vėllavrasjes nė trojet palestineze, edhe pėrskaj asaj se tė gjitha palėt vazhdimisht kanė pohuar:Gjaku palestinez, ėshtė haram tė derdhet nga palestinezi, ėshtė i shenjtė dhe vijė e kuqe qė nuk guxon tė shkilet, e lene mė tė tejkalohet.

Kur jemi te stadiumi i parė i tragjedisė palestineze pėr shkak tė ushtrimit tė tė drejtės pėr tė zgjedhur, duhet theksuar se palėt pėrkatėse shkelėn mbi ēdo normė njerėzore dhe humane.Gjegjėsisht izolimi, bojkoti dhe sanksionet i goditėn drejpėrdrejtė edhe spitalet palestineze, thėnė me fjalė tjera i ndėshkuan edhe tė sėmurėt, tė cilėt duhet qė tė mos kenė votuar, sepse kanė qenė tė sėmurė, respektivisht edhe foshnjet dhe tė vegjlit nė spitale, tė cilėt po ashtu nuk kanė votuar, se nuk kanė tė drejtė vote.

Ngjarjet e fundit rrėnqethėse qė rrėmbyen jetėn e dhjetra palestinezėve dhe lane tė plagosur qindra tjerė, si rezultat i luftės sė brendshme, tregon pėr seriozitetin e pėrcaktimit tė pėrbuzėsve tė zgjedhjes demokratike, pėr tar rėnuar pushtetin legjitim.Bile, edhe nėse ėshtė nė pyetje dhuna e brendshme dhe derdhja e gjakut palestinez, i cili dekada me rrathė ėshtė duke u derdhur nga qeveria cioniste, nuk paraqet problem, vetėm e vetėm qė tė realizohet projekti i largimit tė elementeve, pėr ata, tė huaja nė planin “e paqes” pėr lindjen e mesme.Por, nė fakt, ėshtė nė pyetje largimi i elementeve tė cilat pengojnė pranimin e izraelit si shtet nė zemėr tė botės arabe, bashk me teritoret e okupuara tė tyre.

Nga njėra anė, lėvizja e Fatahut, e ish liderit Arafat, e cila vite me rrathė e pati nė dorė pushtetin nė trojet e okupuara, nuk lėshoi sinjale positive tė qėndrueshme pėr pranimin e realitetit, por vazhdoi tė mos pajtohet me faktin qė tash ėshtė opozitė.Bile, vazhdimisht ka lėshuar sinjale brishtuese nė drejtim tė dialogut tė mirėfilltė tė brendshėm dhe sigurimit tė paqės e stabilitetit nė trojet e okupuara.Ata, ende si duket nuk e kuptojnė se u hodhėn nė rrugė nga popullata, si rezultat i logjikės primitive se vetėm ata mund tė bėjnė gjė dhe nuk ka kush u del para, se vetėm ata e pranojnė izraelin pėr shtet.Dhe si tė tillė, nuk ka kush i ndrron.

Nga ana tjetėr, shtetet arabe, aspak nuk treguan gatishmėri pėr ta respektuar votėn e lire tė popullit palestinez dhe pa mvarėsi nė vendime nga qarqet e huaja, pėr tė cilėn gjė vazhdimisht janė akuzuar nga popullata se janė thjesht instrument nė dorė tė huaj.Bile, nuk u kthyen fjalė tjerėve as pėr gjėrat qė i takojnė humanitetit, gjegjėsisht ta thejnė rrethimin dhe sanksionet pėr ēėshtje humane, si shėndetėsia dhe rastet sociale, apo arsimi.

Si pale e tretė, faktori ndėrkombėtar, i cili u tregua krejt i pa pjekur dhe jo real nė politikėn e tyre ndaj qeverisė palestineze, tė dalė nga zgjedhje tė lira dhe demokratike.Kuarteti, me pėrjashtim tė Rusisė, aspak nuk pranoi tė ven kontakte me qeverinė palestineze tė formuar nga Hamasi, si fitues i zgjedhjeve, e me kėtė gjė edhe ma tepėr e randuan situatėn e rėndė nė lindjen islame dhe i mbyllėn edhe kanalet e fundit tė zbatimit tė planit tė paqes, tė hudhur nė korpėn e mbeturinave qysh herėt nga qeveria cioniste.

Mirėpo, ajo qė po ndodh nė kohėn e fundit, ėshtė tejmase shqetėsuese, sepse paraqitet si burim energjie djallėzore, pėr tė kthyer mbrapsht ēdo shkėndi shprese nė trojet e okupuara.

Mbėshtetja e autoriteteve qė humbėn zgjedhjet, stimulimi i elementeve kriminele tė korruptuara nė palėn e humbur pėr tė marrė rol nė skenėn politike, e nėpėrkėmbin vullnetin e populates dhe shkelin mbi tė drejtėn e dinjitetin e tyre.

Izraeli, jo vetėm mbi tokė, por edhe nėn tokė i ka gjuajtur bartėsit e armatimit dhe futjen e tij nė trojet palestineze, ndėrkaq nė fundin e Janarit, futet njė kamion armatim pėr forcat lojale ndaj presidentit Mahmud Abas, para syve tė izraelitėve, dhe askush nuk flet kurgjė.Pra, sinjali ėshtė i qartė.Kėto janė armė pėr ta vrarė njėri tjetrin dhe pėr ta mposhtur Hamasin.Nė kohėn e trazirave-ftines, fetarisht ndalohet futja e armėve, ndėrkaq pikėrisht kėtė e bėnė dashakeqėt nė trojet palestineze.

Kjo ėshtė lojė e qartė me zjarr, por qė nuk do t’i djeg vetėm atyre qė u servohet, pro edhe tjerėt.

SH.B.A-tė ėshtė dashtė tė marrin mėsim nga ajo qė ndodh nė Irak, pėr mos tė bėrė gabime tė njejta edhe nė Palestinė, sepse trazirat, tollovitė dhe konflikti i brendshėm, nuk do t’i ndihmojė politikės sė tyre nė rajon, sepse dihet ēfarė qėndrimi kanė ndaj problemit palestinez.Kjo, mund vetėm t’i forcojė edhe ma tepėr pozicionet e Hamasit dhe ta demaskojė edhe ma tepėr hipokrizinė e palėve pėrkatėse.

Qė tė arrihet sukses dhe pėrparim nė procesin e paqės sė vėrtetė dhe tė drejtė, duhet vėnė kontakte me qeverinė legjitime, si dhe liderėt e Hamasit si lėvizje e fuqishme nė Palestinė.Nėse jo tjerėt, kėtė duhet ta bėjė Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, i cili nuk guxon tė bėhet instrument ekskluzivisht nė dorė tė politikės jo tė baraspeshuar tė administrates amerikane.

Shtetet arabe, duhet ta marrin rolin e vetė si u ka hije, e jo tė jenė vetėm publik, apo protagonist pėr tė keq, gjegjėsisht qė ndezin zjar e jo qė zgjidhin probleme.

Megjithatė, obligimi bie edhe mbi dijetarėt dhe palėt e brendshme qė tė tregojnė pjekuri dhe me menēuri t’i ikin luftės vėllavrasėse, qė me kohė e presin armiqtė e kėtij ummeti.

Muslimanėt duhet tė jenė mė sy ēelė, e mė tė pėrgatitur pėr t’iu pėrballuar sfidave tė kohės.Armiqtė punojnė vazhdimisht pėr tė gjetur mekanizma adekuat tė pėrshtatshėm pėr neutralizimin e indit tė umetit.Por, ne a e bėjmė tė njejtėn, pėr ta mbrojtur qenjen tone?!...


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio