Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Jetime Te İlirise
arnavet
  Postuar nė: 03.02.2007, 16:01
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 31
Antari Nr: 5158
Bashkangjitur: 11.01.2007



Shkrimtar i emni : Adrian

Rreth historisė sėfė mijve vetė syrgiynit dhe jetime tė İlirisė…

Pėrmes gėrmadhave tė njė perandorie qė digjej nga tė katėr anėt, tė shpėrndarė e tė hutuar ata u derdhėn rrugėve me shtėpie katandi... Si aktorėt anonimė tė njė mėrgimi tragjik qė do tė vazhdonte pėr pesėdhjetė vjet... Ende njė histori jetime kjo, as romani nuk i ėshtė shkruar e as filmi nuk i ėshtė xhiruar... Historia e njė mėrgimi tė burgosur nė kujtesa... Ky mėrgim pret bijtė e tij, bijtė e kėtij syrgjyni pėt t'u shkruar, pėr t'u pėrjetuar sėrishmi e pėr tė mos u harruar...

Duke u ndarė/shkėputur nga rrėnjėt e tyre nėn tokėn ku kishin jetuar pėr mijra vjet... Ē'mundėn tė merrnin; pėrveē dy tri gjėrave qė i mblodhėn aty pėr aty, vetėm gjuhėn dhe emrat dhe nė kujtesė kishin tė ngulitura kujtimet e jetuara nė ato vise, nė atdheun e tyre, nė malet, nė fushat e gjelbra. Pas linin shtėpitė, bahēet, lulet, sendet qė mbanin aromėn dhe kujtimet e brezave, etėrit ne varre, sevdatė e lėna pėr gjysmė, frutat e pa shijuara qė sapo kishin ēelur lule, linin dhentė qė kishin ushqyer me vite dhe zogjtė, e duke marrė gjuhėn e emrat me vete u vunė pėr rrugė me revan, me gjuhėn emrat dhe kujtimet ...

Sytė i kishin tė njomur e zemrėn tė ndrydhur. Nuk i hidhnin syte prapa, megjithėse ndoshta duke e ditur se nuk do t'i shihnin mė ē'ka linin, nuk vėshtronin dot prapa. Ja, nė kėtė shtėpi kėtu pėrballė e linin buzėqeshjen e parė tė fėmijės qė mbanin nė gji, hapat e para tė fėmijėve linin nė bahēet, ne sokaket, dashurinė e parė linin; vėshtrimet e para, ndoshta takimet e para nėn rrėzėn e njė peme. Fjalėt e para linin nėn atė pemė; tė dua i kishin thėnė pėr herė tė parė njėri-tjetrit aty por po i linin t gjitha kėto; u duhej tė mėrgonin. Nuk vėshtronin dot prapa... Kishin aq shumė pėr tė parė po tė vėshtronin... Dhe ata e dinin kėtė... Nė veshė u kumbonin kėngė, valle dasmash, valle dasmash me djem e me vasha... hingėrimat e kuajve qė sillnin nuse u kumbonin nė veshė, shihnin kinanė nė duar, kina e sapolyer, ende e njomė... Si vashat e njoma e tė bukura, si djemtė qė nuk u kish dėrsirė ende qimja, tė bukur sa tė merrnin sytė...

Pas pak do tė kalonin nga lumi ku ishin lare dikur. Si do ta linin e te iknin? Kaq e hidhur vallė tė ishte dhimbja e mėrgimit? Kaq i pa zėvendėsueshėm tė ishte vatani? Sikur tė rrinin dhe njė ditė, nė barqet e nėnave kishte foshnje qė do tė lindnin nė atdheun e tyre, do flisnin gjuhėn e tyre, do kėndonin kėngėt e tyre, do thurnin vargje nė gjuhėn e tyre e do dashuronin nė gjuhėn e tyre por dhe ato ishin shtyrė nė mėrgim, nė syrgjyn qė nė barqet e nėnave, edhe ato ishin derdhur rrugėve tė mėrgimit. Po shkonin tė dėgjonin historitė e viseve tė tjera .

Kush ledhatonte trarėt e shtėpisė, kush ujiste pėr herė tė fundit trėndafilat e ergyvanet nė bahēe... ‘Mos kundėrmoni pa ne kėtu, na prisni' u vinte tė thonin por fjalėt u mblidheshin nė grykė e nuk i shqiptonin dot, tė gjithė e dinin qė nuk do tė ktheheshin mė. Djemtė linin kuajt duke ua fėrkuar krifėn... ‘Mos hingėro nė kėto male, mos u nis mė me revan' u thonin nė veshė; ‘ne po ikim, kėto fusha, kėto sokake po ua lėmė juve amanet' u pėrshpėrisnin nė veshė dhe me krifėn e kalit fshinin lotėt, qė tė mos i shihnin duke qarė... Pėr herė tė fundit lanė fytyrėn nė ēezmė, i mbushėn kacitė me ujė, me ujin e tyre.. i mbushėn me ndjenjėn se ai ujė do t'u mjaftonte pr tėrė jetėn.. por nuk do t'u mjaftonte, nuk mund tė mjaftonte...

Kush e di ē'harruan nė papafingo... Pas shumė vitesh do tė tregonin, ‘harruam kėtė e harruam atė' . Ē'harruan mbetėn pas... Mbetėn pas mangallet e arrave e tė orizit. Nėna piqte kafe nė atė mangall, gjyshi e gjyshja tymosnin duhanin e ia thonin kėngės. ‘Ēohu more Rexho' kėndonte djaloshi me njė zė plot dhimbje... Sahatet e mureve qė binin ēdo orė mbetėn pas... Mbetėn pas mbulesat e pastra tė divaneve, perdet me dantella, lulet nė parvaze e begonjat... Mbetėn pas puset nė bahēe ku ftohnin shalqinjtė ...

Tė gjithėve iu kujtuan hollėsi tė vogla, pa dashur ta kuptonin tė tjerėt kėtė. Mendonin madje edhe tjegullat nė ēati. Gurėt nė bahēe, barin nėn ato gurė. Gardhi i oborrit priste pėr t'u rregulluar. Do priteshin drutė pėr dimėr e do tė stivoseshin nė qilar. Do tė pėrgatiteshin zahiretė, do mbusheshin turshitė e do bėhej hoshafi. Nė qype do futeshin specat pėr gogozhare. Do pėrgatitej speca me gjizė pėr t'iu servirur mysafirėve. Sa thasė gruri prisnin pėr t'u bluar nė mullirin nė bahēe, gruri do tė bėhej miell, mielli do tė bėhej kollė, do tė bėhej flli, e do tė bėhej lakror... Tė gjitha mbeteshin pas... E ndėrsa ata ecnin kėto gjėra u largoheshin, u zvogėloheshin... Ēdo gjė zvogėlohej, edhe shtėpitė e mėdha qė ēdokush ua kish zilinė...

Tė gjithė donin tė preknin gjithēka duke e ditur se ishin prekjet e fundit. Ndėrsa kalonin preknin pemėt, qentė e mėhallės, ēezmėn, gardhet e bahēeve, muret e gurta e cdo gjė. Ishin prekjet e fundit... Donin tė vėshtronin gjithēka, tė shkelnin ēdo pėllėmbė... Tė vėshtronin ēdo gjė sikur donin ta pėrpinin... Ēdo gjė qė me vite nuk u kishte rėnė nė sy pėrnjėherė ish bėrė aq e ēmuar... Avllija qė donin tė shembnin u ishte bėrė si thesari i Ilirise... Ngaqė e dinin se i shihnin pėr hėrė tė fundit, edhe macet qė u turreshin harabelave i vėshtronin me ngashėrim. Ishin aq tė ngarkuar nė shpirt sa qė nuk e ndienin fare ngarkesėn qė kishin nė shpinė. Mendonin vendet qė pėr ta do tė mbeteshin vetėm kryefjala ‘atdhe' dhe qė pas vitesh do tė ktheheshin nė tregime. Ishin vetė heronjtė e tregimeve qė do tė fillonin me ‘atje nė vendin tonė' por nė atė moment ndienin vetėm dhimbjen e mėrgimit. Dhimbja e mėrgimit dhe e syrgjynit ishte si dhimbjet e lindjes, gratė e dinin mirė kėtė. Gratė tė cilat ndienin dhimbjen e fėmijėve qė mbanin emrat ‘mergim' , 'syrgjyn' ... Fėmijet do tė lindnin atje pėr ku qenė nisur por nėnave u kishin filluar qė tani dhimbjet...

I zoti i asaj shtėpie tė madhe ndahej me tė parin e familjes serbe qė kish punėsuar. Pėr vite me radhė ishte ushqyer prej tyre kjo familje serbe. Ishin tė trishtuar... Nė fund i pari i kishte thėnė tė zotit tė shtėpisė: ‘Shiko Dina efendi, kaq vite me rradhė familja ime ha bukėn tėnde e pi ujin tėnd... nėse ktheheni njė ditė, kjo shtėpi, kėto kopshte janė tė fėmijėve tė tu, sa tė jem gjallė nuk fus njeri kėtu...' Dina efendiu kish buzėqeshur me dhimbje, e dinte se nuk kishte mė kthim prapa, tė paktėn pėr tė... Nuk u pėrgjigj dhe u pėrshėndet. Tė gjithė ndaheshin me njėri-tjetrin. Por nė tė vėrtetė secili ndahej me atdheun, me tokėn, me kombin, me gjuhėn, me traditat, me tė kaluarėn, me etėrit nė varre e me kujtimet e tij.

Ndarja e fundit ishte me varret. Mė e dhimbshmja. Mė tragjikja. Mė e vėshtira. Mė e vajtueshmja. Njė vaj qė sikur kish pushtuar qiellin e binte si shi... Tė gjithė ishin atje. Dukej sikur qanin dhe tė vdekurit nėn dhé. ‘Mos ikni, edhe pranė nesh ejani por pėr tė ikur mos ikni' thonin. ‘Mos ikni derisa tė mos mbetet askush prej jush' . Por karvani ish vėnė nė rradhė dhe ikja tashmė ishte kthyer nė kader e nuk kishin nga t'ia mbanin... U thanė lutjet e fundit, pėr herė tė fundit u prekėn gurėt e varreve, lotėt i ujitėn lulet mbi varre si asnjėherė tjetėr. Mbi varret e freskėta kishte mė shumė njerėz, ndarja me to ishte mė e vėshtira, me pahir u morrėn qė aty nėnat, baballarėt, motrat, vėllezėrit, nuset, dhėndrit... Sikur tė ishte dita e Gjykimit ajo ditė; e pėr ta e tillė ishte. Mos vallė kishte apokalips mė tė madh se ndarja? Selvitė nė varrezė kishin ulur kokėn, bylbylat nė to vajtonin:

‘Iku karvani e mbetėm vetėm mes maleve' ...

Ata qė do tė mėrgonin prej Krasniqėve, i pari i shtėpisė Lam Xhema, e shoqja Subja, tė bijtė Avdyli, Hasani dhe Hyseni, vajza Roba, e motra e Subes Xhuxhja me burrin Ram Sadikun tashmė prisnin tė jepnin lamtumirėn e tė ndaheshin. Klithmat, si tendosje tė brendshme tė shtypura ishin ngjitur pėr qiellze e kėrkonin tė shkėputeshin si shigjeta nga harku. Askush nuk e shqiptonte dot i pari fjalėn lamtumirė. Sepse ajo fjalė e parė lamtumire, si plumbi qė pret tė shkrepet nė tytė tė pushkės e qė paralajmėron katastrofėn, ajo fjalė do t'i jepte rrokullimėn katastrofės. Fjala do dilte nga goja e Israfili do t'i frynte surit. Heshtja vazhdonte dhe ata qė do tė mbeteshin e ata qė do tė iknin vetėm shihnin njėri-tjetrin. Shihnin pėr t'i robėtuar e pėr tė mos i harruar ato vėshtrime. Kishin kapur fort duart e njėri-tjetrin e s'i lėshonin. Subja, gruaja e tė parit tė shtėpisė Lam Xhemės dhe e motra Xhuxhja ishin lidhur me njėra-tjetrėn e ashtu vetėm rrinin. Burrat sikur tė donin tė thonin ‘tė bėhet ē'tė bėhet, jepni lamtumirėn tani' thanė ‘hajde' . Dhe u penduan qė thanė. Sikur u pėrmbys bota. Dy motrat nisėn tė qanin me klithma qė mbėrrinin gjer nė qiell. ‘Po ndahemi pėr vdekje, po largoheni pėrgjithmonė, nuk kemi pėr t' u parė mė' klithte Xhuxhja. Dukej sikur dy motrat ishin bėrė njė e askush nuk mundej t'i ndante. Mėrgimi sikur nga fantazi qe bėrė realitet dhe ndarja kish filluar. Deri nė atė ēast tė gjithė kishin gėnjyer vetveten se kjo ishte thjesht njė fantazi por ja qė nuk ishte dhe momentet e para tė mėrgimit, dhimbjet e para po pėrjetoheshin, nuk kish mė kthim prapa. Dhimbja e parė e mallit kish pushtuar zemrat dhe ēdo ēast rritej... Nuk ndahet mishi nga thoi kish tėnė njeriu por ja qė po ndahej; mėrgimi, si pincė po e ndante thuan nga mishi, me dhimbje tė padurueshme.

Vendi dukej si njė platformė filmi. Sikur produktori nuk e pėlqente skenėn dhe e pėrsėriste, ‘motori, skena 12' sikur thoshte dhe skena e lamtumirės pėrsėritej dhe njė herė, dhe njė herė, dhe njė herė... Vėllai nuk ndahej dot nga vėllai, nipi nga daja, shoku nga shoku, i gjalli nga i vdekuri. Prapa nuk do t'u mbeteshin sytė por shpirti. Atje donin ta linin shpirtin, trupi pa jetė ishte ai qė do tė mėrgonte. Ata qė do tė iknin, me zor viheshin pėr udhė, pasi ecnin disa qindra metra njė klithmė nga tė mbeturit i kthente mbrapsht pėrsėri. Dy motrat, Subja dhe Xhuxhja ktheheshin e vraponin drejt njėra-tjetrės, pėrqafoheshin, qanin e qanin. Pas njėfarė kohe pėrsėri ndaheshin e pėrsėri njė klithmė i sillte bashkė. Por kjo s'kishte fund po tė vazhdonte kėshtu thonin prijėsit e karvanit. Lamtumira qė kish filluar nė sabah nuk kishte pėrfunduar gjer nė iqindi dhe tė ikurit e tė mbeturit nuk ishin ndarė dot.

Pėr t'i dhėnė fund tragjedisė qė po pėrjetohej, pėr t'i shkėputur njerėzit dhe pėr ta vėnė nė udhė karvanin tė parėt e shtėpisė u thanė tė ktheheshin nė shtėpi atyre qė kishin dalė pėr tė pėrcjellė. Xhuxhja u ēua nė shtėpi duke u shkėputur nga e motra e nga nipėrit e duke u zvarritur. Subja ktheu shpinėn dhe vendosi tė mos vėshtronte mė prapa. Po tė vėshtronte nuk do tė largohej dot. Kjo do tė thoshte tė ndahej nga fėmijėt. Kėtė nuk mund ta bėnte. Dhe nuk mundi ta bėjė... Do tė ndahej nga e motra, nga farefisi, nga toka, nga shtėpia e nga vatani; kėshtu qe shkruar. Pėrnjėherė njė heshtje ishte nderur; njė heshtje varri. Klithmat tashmė vinin thellė nga shtėpitė, ose thjesht u kumbonin nė veshė, tė burgosura aty e nuk do dilnin me vite, sa tė ishin gjallė...

Njė pjesė e atyre qė mbetėn shihnin nga pas tė ikurit, nė heshtje e duke qarė. Sa vinte e zvogėloheshin e humbisnin nė horizont. Po, po humbisnin. Po iknin pėr t'u humbur nė njė vend tjetėr. Ata qė tani humbnin nga sytė do tė humbeshin sėrish nė njė tretje tė madhe atje ku po shkonin...

Dhe humbja kish filluar qė nė kufi. Tė ikurit kishin mbėrritur nė kufi dhe mallrat do tė arrinin pas tyre. Kur erdhėn nė kufi u thanė se qė tė mund tė merrnin dokumentet e identifikimit dhe mallrat qė do tė vinin u duhej tė ndėrronin emrat. Si do tė bėhej kjo? Kjo ishte sikur tė ndėrroje gjakun. Por kėshtu do tė ndodhte, 8b]‘s'kemi nga t'ia mbajmė'[/b] u thonin nėpunėsit e kufirit. Ulėn kokėn; Lam Xhema u bė Islam, Avdyli Abdyl, ndėrsa nėna Subja ish tretur krejt e s'donte t'ia dinte ē'emėr do t'i vinin, ‘tė jetė ē'tė jetė!' u kish thėnė nėpunėsve dhe edhe ajo ishte bėrė Fatime nė vijėn kufitare. Tė hutuar u vunė nė rrugė me revan. Ende nuk e ndienin humbjen, mbi gjithēka kishin dhimbjen e mėrgimit, mallin nuk e kishin vetėm brenda por e kishin si njė plagė tė freskėt nė lėkurė; njė plagė qė do tė rridhte gjak gjersa tė jepnin frymėn e fundit nė dhera tė huaj e tė futeshin nėn ato dhera tė huaj...

Nė fillim u kishin ndryshuar emrat nė vijėn kufitare. Nė vijėn kufitare tė jetės qė do tė bėnin nė vise tė huaja ndonėse tė njohura, nė njė vend tjetėr, mes njerėzish tė rinj e tė huaj, panė, nė fillim nė fytyrat pastaj nė dokumentet e njėri-tjetrit, shenjat e mėkatit tė parė tė njė jete tė re, tė mėrgimit dhe nė atė moment e kuptuan se ato shenja, gjurmėt e mėkatit tė parė tė mėrgimit do t'i mbanin gjer nė fund tė jetės. Tashmė nuk e pėrqafonin dot njėri-tjetrin, pendimi qė ndienin i pengonte. Heshtja i kish pushtuar. Nuk flisnin dot. E nuk kishin ku tė strukeshin tjetėr pėrveē tė ftohtit. Herė-herė, pa u rėnė nė sy tė tjerėve vėshtronin prapa, seē kishin njė ndjenjė sikur do tė ndodhte diēka e do tė ktheheshin. Prandaj vėshtronin prapa, shihnin gjurmėt e kėmbėve tė tyre. Ato gjurmė qė vitet do t'i bėnin pluhur e hi. Sikur tė ndodhte ndonjė mrekulli, mėrgimi do tė mbetej thjesht nje makth, njė makth qė nuk do ta kujtonin mė e do ta merrnin pėr shenjė tė mirė. Por diēka e tillė nuk ndodhi, mėrgimi nuk ishte ndonjė makth por e vėrteta vetė. Kaluan kufirin dhe u nisėn drejt qytetit qė thuhej se i ngjante Pejės...

Rrugėt shpinin nė Stamboll sepse Stambolli ishte qendra e perandorisė, qyteti i fronit perandorak... Pothuajse pėr pesėqind vjet qeveriseshin nga Stambolli. Mund tė rrinin e tė vdisnin, tė rrinin e tė rezistonin, mundej dhe tė vazhdonin tė jetonin atje me ēdo kusht. Por qė pėr kėtė arsye, pas kaq kohe qė ka kaluar t'i fajėsosh ata ngaqė kanė mėrguar autori i kėtyre reshtave e quan tė padrejtė, ē'ėshtė bėrė ėshtė bėrė dhe ata kanė mėrguar... Ata u kishin marrė erė lotuseve; nė mitologji thuhej se ata qė u merrnin erė lotuseve syrgjynoseshin nga atdheu i tyre...

Dhe ata kah u syrgjyosėn nga atdheu, kah lanė atje zemrėn e u derdhėn nėpėr rrugė...

Stambolli ishte pėr ta vendi ku do tė shpėrndaheshin. Disa mbetėn nė atė qytet, disa ikėn tutje; nė Bursa, nė Izmir, nė Samsun, nė Ankara, nė Eskishehir e nė shumė qytete tė tjera tė Anadollit... U vendosėn atje dhe pėrveshėn mėngėt pėr tė ndėrtuar njė jetė tė re. I vunė zemrės gurė pėr t'u mėsuar me qytetet e reja. Atje ku vanė ēuan me vete dhe profesionin, zanatin, moralin, trimėrinė e bukurinė... Derdhėn djersė pėr tė qėndruar me kokėn lart...

Sytė e brezit tė parė pritėn postierin; pėr njė letėr nga atdheu... Nga zarfet dilnin fotografi, tė shkruara nė shqip nga prapa. Nė njė fotografi qė mbante vulėn FOTO PEPA-PEJE shkruhej kėshtu:

“Avdyl vlla qet fotografi pota ēoj sikur kujtim.

Hagija e gruja ehagjis rezekja prej doberdolit...”



http://img358.imageshack.us/img358/7012/goc1fr1.jpg

Zarfi kishte brenda fotografitė e tė afėrmve tė mbetur nė atdhe dhe vinte nė Bursa. Buzėqeshje dhe mall pėr tė afėrmit e mėrguar nė Bursa kishte brenda... ‘Ju ikėt e ne mbetėm kėtu, si jetimėt e Ilirisė' thoshte... Nuk kishte ankesė por mall e vetmi, duke pyetur ‘pse' . Njė pyetje pa pėrgjigje... Disa kishin ikur e disa kishin mbetur, kaq. Ē'mbetej tjetėr ishte vetėm ndarje e mall qė kish mbetur nė mėshirė tė kujtesės dhe kohės. Por koha e kujtesa tradhėton dhe njeriun, dhe kujtesėn, dhe gjuhėn. Tradhėton dhe emrat e gjellėve nė sofėr, dhe emrat e fėmijėve tė sapolindur... Dhe i tradhėtoi...

Letrat e fotografitė erdhėn e vanė pėr njė kohė... erdhėn e vanė. Pėr vite me rradhė ēuan gėzimet, dhimbjet, lajmet e hidhura, lajmin e lindjes sė fėmijėve dhe fotografitė kėto letra... Pas ēdo lajmi vdekjeje qė ēuan nisėn tė pakėsoheshin. Pas ēdo lajmi vdekjeje letrat humbėn lexuesit sepse koha tradhėtoi gjuhėn tė parėn... Nuk mbetej mė fėmijė syrgjyni qė tė mund t'i lexonte letrat dhe anėt e pasme tė fotografive. Kush ishte larg syve mbetej dhe larg zemrės, distanca mes fėmijėve tė mėrgimit e syrgjynit dhe tė mbeturve nė atdhe ēdo ditė sa vinte e hapej. Distanca qė hapej hidhte mes vėllezėrve pamėshirshmėrinė e kohės, si njė farė tė keqe ndarjeje... Dhe lulja e keqe e ndarjes rritej me njė babėzi tė pandalshme...

Gjyshet e gjyshėrit, hallat, tezet, xhaxhallarėt, dajat qė vinin nga atdheu u pėrpoqėn pėr tė mbajtur gjallė konceptin e atdheut dhe gjuhėn. Gjyshi i autorit tė kėtyre rreshtavė tė rritur nė njė shtėpi ku flitej shqip, si me shaka u binte me shkop atyre qė nuk flisnin shqip, qė tė mos harronin, sepse kush harron gjuhėn harron historinė, tė parėt dhe atdheun, thoshte. Por dhe gjyshi nuk mund tė jetonte pėrjetė... Dhe nuk jetoi... Edhe fėmijėve qė lindėn sa ishte gjallė gjyshi nuk iu vunė emra shqiptarė, ngaqė ishte e ndaluar. Nė fillim u ēshqipėruan emrat, Bacė Shotat, Xha Ademėt, Dajė Avdylėt ikėn e nė vend tė tyre erdhėn Azizet, Erdoanėt, Xhavitėt, Adnanėt, Muharremėt, Mahirėt, Nurgynėt, Nuranėt e tė tjerė, e tė tjerė...

Fėmijėt qė loznin nė sokak pėrballeshin me talljet e banorėve tė mėhallės dhe tė fėmijėve tė tyre. ‘Hej shqiptar' u thėrrisnin. ‘Futu nga e djathta e shtėpisė sė shqiptarit' thuhej pėr tė treguar adresat. Djali i shqiptarėve, nėna, babai i shqiptarėve, shtėpia e shqiptarėve, ... E shqiptarėve e kėshtu me rradhė... Madje dhe nė zėnkat e pafajshme mes fėmijėve tė mėhallės, fėmijėt e vendasve i ngacmonin fėmijėt shqiptarė mė thėnie fyese ‘zotni shqiptar...' . Dhe fėmijėt shqiptarė luanin me njėri-tjetrin.

E njėjta gjendje e pakėndshme vazhdonte nė vitet e shkollės; ‘shqiptar je ti?' pyeste mėsuesi... ‘po' thonin fėmijėt, ‘po, shqiptar jam' , me krenari e kokėn lart. Por kjo ndodhte nė mes tė klasės dhe tė gjithė e dinin se filani ishte i ndryshėm, nuk ishte nga ata; mbi tė pėrqendroheshin vėshtrimet qė thonin ‘ky ėshtė shqiptar' . Kėto, pikėrisht kėto ndjenja vunė nė ėvizje tek fėmijėt e mėrgimit instiktin pėr t'u ngjarė atyre me tė cilėt jetonin, dhe filluan t'u ngjanin... Nė fillim emrat braktisėn shtėpitė e tyre e mė pas gjuha qe e destinuar tė zhdukej sepse gjyshėrit nuk mund tė rronin pėrjetė, dhe nuk mundėn... Nė vende tė largėta prej atdheut ku lindėn, u rritėn, u dashuruan, u martuan, u morėn erė luleve e hodhėn valle dasmash, kaluan nė pėrjetėsi dhe u futėn nėn dhéra tė huaja...

Pėr ata qė erdhėn pas tyre do tė niste asimilimi... Nė fillim do tė reshtnin letrat dhe fotografitė e mė pas lajmet e atyre qė vinin e shkonin. Pastaj ata qė mund tė lexonin letrat do hiqnin dorė prej dynjallėkut, mė pas akoma adresat do tė ndryshonin, do tė harroheshin diku. Dhe kėshtu edhe letrave do t'u humbte kuptimi, dhe u humbi; nuk u shkruan, nuk mundėn tė shkruheshin. Ata kishin mbetur atje e kėta kishin mėrguar kėtu...

Reshtėn letrat, reshtėn lajmet, reshtėn fotografitė, fytyrat u harruan, u harruan emrat, farefisi, tė sapolindurit nuk u njohėn fare, nuk e njohėn, nuk mundėn ta njihnin njėri-tjetrin... Herė-herė pyetja ‘atje ishin filanėt, ē'bėjnė vallė thua?' nderej nėpėr shtėpi e njerėzit ulnin kokėn e ndėrronin temė sepse s'kishin ē'tė bėnin... Gjyshėrit nuk bėnė zė kur bijtė e bijat e tyre pėr t'u siguruar njė jetė mė tė rehatshme i rritėn fėmijėt me vlerat e vendeve ku ishin mysafirė. Atdheu, si njė kujtim i dhimbshėm i gdhendur nė kujtesėn e tyre, tashmė fshihej nė skutat e memories, mendimi i ‘atdheut' gėrryhej me shpejtėsi. Vetėm heraherės kur mblidheshin tė mėdhenjtė shqipja u pėrkėdhelte veshin fėmijėve. E tashmė pėrveē ca fjalėve tė pėrditshme nuk kuptonin gjė tjetėr. Kur nevrikosej nėna u thoshte ‘plaē' pa qenė as vetė e ndėrgjegjshme. Fėmija e dinte ē'do tė thoshte kjo por errėsira e mbulonte dhe atė. Kur fėmija kėrkonte para, nėna po e pavetėdijshme i thoshte ‘nuk ka pare' dhe fėmija pėrsėri e dinte kuptimin e kėsaj por ē'mbetej tjetėr ishte e errėt. Kur nėnėn e zinte dhimbja e kokės dhe rėnkonte ‘shkova nona, shkova nona' fėmija e dinte ē'do tė thoshte por vetėm kaq, tė tjerat mbeteshin tė errėta... ‘Natėn e mirė' u thoshte nganjėherė tė mėdhenjve, ‘si je' u thoshte, ‘mirė, ti si je' , ‘faleminderit' u thoshte por mbi ēdo fjalė qė e dinte ashtu me gjysma rėndonin dhjetė tė tjera qė u impononte jeta reale, ēdo dhjetė fjalė tė imponuara fshinin njė nga kujtesa e fėmijės, njė fjalė ishte mė e dobėt se dhjetė dhe me kohė dhjetra fjalėt fshinin e hidhnin tutje tė paktat...

Dhe autori i kėtyre reshtave kujtonte fjalėn e mendimtarit tė madh turk Xhemil Meriē: ‘Fjalori ėshtė nder, revolucioni francez qė shkeli me kėmbė ēdo gjė tė shenjtė vetėm fjalorin nuk e preku' ... Po, fjalori ėshtė nder... Ēdo komb ėshtė i detyruar tė ruajė nderin e tij...

Tashmė mosha kish bėrė tė vetėn, trupi kish nisur tė jepte shenja kėtu e aty dhe nipi i gjysh Lam Xhemės ish bėrė me dy fėmijė... Por rrėnjėt e thėrrisnin atė, gjithnjė pat mbetur i lidhur pas rrėnjėve, pas gjithė atyre viseve. Ai ishte biri i ‘vendit tė shqiponjave' , edhe pse e kish harruar gjuhėn, ai ishte ‘Ilirian' .

Fjalėt e fshehura ng thellėsitė e kujtesės, ai mik i mirė e i pritur qė erėrat e Ilirisė e kishin sjellė nė njė derė Osmane tė shekullit tė katėrmbėdhjetė nė qytetin qė thuhej se i ngjante Pejės, mjaftonte qė gurėt tė lėviznin nga vendi dhe kėto rreshta janė zėri i gurėve qė lėvizi ai mik i mirė.

E kish lexuar diku nė njė libėr psikologjie. Mėndesha e fėmijės sė njė familjeje i kėndonte foshnjes kėngė djepi hebraishte pėr ta vėnė nė gjumė. Kjo kish vazhduar me vite. Pas kishin kaluar vite fėmija ish rritur e ish martuar. E shoqja i thoshte se nė gjumė fliste nė njė gjuhė tjetėr por ngaqė dhe ai vetė nuk e dinte kėtė gjuhė nuk dinte si t'i jepte dum kėsaj pune. Kėrkoi ndihmėn e njė psikologu i cili duke e vėnė nė gjumė e zgjodhi problemin. Ai kėndonte kėngėt hebraisht tė mėndeshės sė tij, pas aq shumė vitesh qė kishin kaluar...

Diēka kaq e fuqishme ėshtė gjuha pėr njeriun, gjuha dhe toka.. gjuha dhe atdheu...

Gjyshėrit nuk mund tė jetonin pėrjetė. Por gjuha e tyre mund tė jetonte pėrjetė. Sepse edhe djali katėr vjeēar i autorit tė kėtyre reshtave, pas gjashtėdhjetė vjetėsh tė kaluara vjen e mė pyet: ‘Babacığım, natėn e mirė iyi akşamlar mıydı iyi günler miydi?' ... (baba, ēdo tė thotė natėn e mirė, natėn e mire apo ditėn e mirė?)

Ishte pinjolli i fundit i njė familjeje tė madhe qė kish mėrguar nga Peja nė Bursa dhe pėrpiqej tė fliste gjuhėn e tij. Po ata qė mbetėn nė Pejė, nė Tiranė, nė Skodra, nė Kosova?! Vėrtet, ē'bėnin ata? E kush mund ta dijė? Kėsaj Osmanėt i thonin ‘vā-esefa' , ‘sa keq, sa keq' ...

Pėrkthyesit Prej Gjuhės Turke Nė Gjuhėn Shqipe:

Rubin Hoxha

Redi Krifca
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IMMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio