Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> SHQIPTARĖT-"CAPER EXPIATORIUS" NĖ "PĖRQAFIMIN" VAT
INDEXI
Postuar nė: 04.02.2007, 23:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



SHQIPTARĖT-"CAPER EXPIATORIUS" NĖ "PĖRQAFIMIN"
VATIKAN-PATRIARKANĖ

nga Kastriot Myftaraj

gazeta RIMEKEMBJA, 23 Shkurt 2000

Nė njė nga paralajmėrimet mė tė mprehta nė histori, Hajnrih
Hajne ėshtė shprehur se nuk duhet nėnvlerėsuar forca e
vėrtetė e ideve: idetė e pėrpunuara nėpėr katedra apo
tubime studiuesish mund tė shndėrrohen nė armė tė
pėrgjakura qė shkatėrrojnė vende dhe qytetėrime tė tėra. Ky
paralajmėrim i Hajnes mė sillej ndėrmend ndėrsa ndiqja
seancat e Simpoziumit "Krishtėrimi ndėr shqiptarė", i
zhvilluar nė Tiranė nga data 15 deri nė 19 nėntor 1999 dhe
i organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipėrisė.

Para se t'i hyj njė analize tė hollėsishme tė kėtyre lloj
ideve tė paraqitura nė simpoziumin e sipėrthėnė, e gjej tė
domosdoshme qė nė frymėn e titullit tė kėtij shkrimi tė
ndėrtoj tablonė pjesė e sė cilės ato janė. Ndryshe ėshtė e
pamundur qė tė kapet sinjifikimi i plotė i kėtyre ideve.
Pėrfundimi i Luftės sė Ftohtė autentike midis bllokut
komunist dhe atij kapitalist, u pasua nga njė tjetėr "luftė
e ftohtė" qė diku u shndėrrua edhe nė tė nxehtė, midis
katolivizmit dhe ortodoksisė. Fronti i kėsaj lufte kalonte
pėrgjatė vijės "tektonike" qė ndante dy kishat, duke nisur
nga Balltiku nė adriatik. Tė dy palėt synonin tė
zgjeroheshin nė arealin e njėra-tjetrės. Ortodoksia kishte
piketuar sidomos Ballkanin Perėndimor dhe posaēėrisht
Shqipėrinė, Kroacinė, Bosnje-Hercegovinėn, vende kėto qė
disa ishin plotėsisht nė arealin katolik (Kroacia), ndėrsa
tė tjerat pjesėrisht (Nosnja-Hercegovina dhe Shqipėria).

Nga ana e tij, katolicizmi synonte qė tė shkėpuste pjesėn
mė tė madhe tė Kroacisė (ose tė gjithėn nėse ishte e
mundur) njė pjesė tė madhe tė Hercegovinės si dhe tė ruante
pozitat e tij nė Shqipėri e nė Kosovė (nė kėto dy tė fundit
synonte qė tė bėnte edhe ndonjė prozelit midis
myslimanėve). Katolicizmi kishte plane tė mėdha edhe jashtė
Ballkanit dhe posaēėrisht nė ish-Bashkimin Sovjetik ku nė
nisje tė viteve tė nėndhjeta, Papa Vojtila nisi njė veprim
ungjillzues nė frymėn e mesazhit tė Fatimasė. Nė kėto
rrethana, relatat midis tė dy kishave u tendosėn aq sa
replikat midis krerėve tė tyre tė nxirrnin mallin e
retorikės sė ashpėr qė kėmbenin Uashingtoni dhe Moska nė
ditėt e akullta tė Luftės sė Ftohtė. Kėshtu, Vatikani e
akuzonte Patriarkanėn ruse si nxitėse tė pėrndjekjes sė
katolikėve dhe uniatėve nė ish-Bashkimin Sovjetik (atėherė
nė prag tė shpėrbėrjes), ndėrsa Patriarkana ruse e
paralajmėronte ashpėr Vatikanin qė tė mos merrej me gjueti
tė paligjshme fetare (bėrje prozelitėsh) nė arealin e saj.
Nėn kėtė erė tė akullt u ngritėn gjuhėt e flakėve tė Luftės
nė Ish-Jugosllavi. Akti i dytė i kėsaj tragjedie (akti i
parė ishte lufta e shkurtėr nė Slloveni), lufta nė Kroaci,
pėr nga mėnyra se si u zhvillua bėnte asosacion me
Kryqėzatėn e Katėrt (luftėn midis Katolicizmit dhe
Ortodoksisė). Kroatėt dhe serbėt paraqitnin nė media me
bujė tė madhe kishat dhe manastiret e tyre tė shkatėrruara
apo tė dhunuara nga pala tjetėr. Vatikani, mė aktiv se
kurrė nė diplomaci qė nga koha e Luftės Tridhjetėvjeēare,
ishte krejtėsisht nė anėn e kroatėve dhe pėrdori gjithė
ndikimin e tij qė atyre t'u jepeshin armė si dhe qė ēėshtja
e tyre tė gjente mbėshtetje nė kancelaritė dhe forumet
ndėrkombėtare.

Natyrisht qė e gjithė ortodoksia ndėrkombėtare me
Patriarkanėn Ekumenike dhe atė tė Moskės sė krye ishte nė
anėn e serbėve. Serbėt, tė cilėt ishin sgresorėt nė luftėn
nė Kroaci, e akuzuan Vatikanin pa terma gjysmake, se ishte
sponsorizuesi i njė kryqėzate katolike si ajo e vitit 1204,
kundėr Serbisė ortodokse. Kjo akuzė u amplifikua nga
forumet e larta tė ortodoksisė ndėrkombėtare.

Tė gjitha kėto bėnė qė relatat midis Vatikanit dhe dy
forumeve relevante tė ortodoksisė, Patriarkanės Ekumenike
tė Konstandinopolit dhe Patriarkanės ruse tė mbeten tė
ftohta pėrgjatė gjithė viteve tė nėntėdhjeta. Mjaftonte njė
ngjarje nė dukje pa shumė peshė qė tė nisnin ngacmimet. Tė
dy palėt e ndiqnin me shumė dyshim njėra-tjetrėn.

Kjo situartė qė pas tė gjitha gjasave do tė ketė lumturuar
shumė Samuel Hantingtonin, pasiqė ajo e ilustronte nė
mėnyrė tė pėrkryer teorinė e tij tė paraqitur nė librin e
bujshėm "Pėrplasja e qytetėrimeve" nuk i interesonte mė
Vatikanit. Kjo jo pėr ndonjė resentiment ekumenik, se sa
pėr arsye pragmatike politike. Gjatė luftės nė
ish-Jugosllavi Vatikani shfaqi ambicje tė qarta pėr tė
fituar peshė nė politikėn ndėrkombėtare, ashtu siē e ka
patur traditėn qė nė Mesjetė kur stabilizonte tė
ashtuquajturėn "pax dei". Kėtė ambicie tė Vatikanit e
denoncoi Shtėpia e Bardhė gjatė luftės nė Kosovė, kur nė
kufirin e skajshėm tė taktit tė domosdoshėm nė raste tė
tilla, i bėri me dije papės qė tė shihte punėt e tij dhe tė
mos shkelte nė sferėn qė "i pėrket Cezarit".

Pajtimi me ortodoksinė ishte "karta fituese" qė do tė
hidhte Vatikani nė lojėn e tij politike. Qendrat
vendimmarrėse ndėrkombėtare do tė ishin tė detyruara qė ta
konsideronin mė ndryshe diplomacinė pontifikale nė kushtet
e njė kombinimi tė tillė. Aq mė tepėr kur dihet ndikimi i
fesė mbi politikėn nė vendet ortodokse. Sa i sinqertė do tė
ishte pajtimi kjo do tė shihet. Por Ortodoksia ishte mjaft
e zemėruar me Vatikanin, sidomos qė prej luftės nė Kroaci.
Qė tė bėhej "pėrqafimi mes Vatikanit dhe Patriarkanės,
duhej njė "caper expiatorius" (cjapi biblik i flijuar pėr
tė larė mėkatet) dhe si i tillė u gjend kombi shqiptar.
Fillimisht Vatikani ia nisi duke ndihmuar qė tė arrinte
sukses dhe tė kamuflohej kryqata ortodokse e vitit 1997 nė
Shqipėri. Komuniteti i san Exhidios nė Romė (njė
institucion misterioz jezuit qė shėrben si instrument
politik i Vatikanit) i mblodhi politikanėt shqiptarė tė
pozitės qė po kalonte nė opozitė (PD-sė) dhe tė opozitės qė
po kalonte nė pozitė (PS-sė) pėr tė nėnshkruar njė pakt
luajaliteti qė rezultoi tė ishte njė simbil i kipokrizisė
sė famshme jezuite. Tė njėjtėn formulė u orvat qė ta
zbatonte kjo qendėr politike jezuite edhe nė relatat
Serbi-Kosovė me paktin midis Rugovės dhe Millosheviēit pėr
arsimin, i cili synonte qė tė pengonte aksionin e pritshėm
tė NATO-s kundėr Serbisė.

Ndėrsa nė rastin e parė Vatikani ia doli qė ta ēonte "caper
expiatorius-in" shqiptar nėn thikėn e therrtarit ortodoks,
nė rastin e dytė gjėrat nuk shkuan pikėrisht ashtu siē
ishte parashikuar, sepse vullneti i bashkėsisė
ndėrkombėtare dhe nė radhė tė parė i SHBA-ve pėr tė mos
lejuar qė Kosova tė flijohej nė altarin sllavo-ortodoks,
ishte shumė mė i fortė se nė rastin e parė, kjo pėr arsye
qė vetėm pėrlitazi janė subjekt i kėtij shkrimi, diku mė
poshtė.

Nisjen e fushatės ajrore kundėr Serbisė, Vatikani e pa si
njė rast tė ardhur nga qielli (nė sensin qė prej andej
binin bombat), pėr tė dėshmuar mbėshtetjen e tij pėr
Prtodoksinė, e cila natyrisht qė ishte e gjitha nė anėn e
serbėve. Termat e ashpra nė tė cilat u shpreh Vojtila
kundėr fushatės ajrore tė NATO-s ishin tė paprecedent nė
fjalorin e diplomacisė pontifikale tė shekullit XX,
gjithherė skajshmėrisht diskrete. Me deklaratat e tij tė
pėrditshme, vojtila u shndėrrua praktikisht nė njė nga
politikanėt mė aktivė tė frontit Anti-NATO sė bashku me
Jelcinin, presidentin kinez Xe Ming dhe liderėt e politikės
greke. Papa kėrkonte ndalimin e fushatės ajrore pa
shpjeguar se si do tė ndalonte pas kėsaj genocidi serb nė
Kosovė. Personalitetet e tjera tė larta tė Vatikanit ishin
nė garė me shefin e tyre pėr tė artikuluar formulime
cinike. Ndoshta mė tipiku ėshtė rasti i kardinalit Tonini,
njė prej persoaliteteve mė autoritare nė Vatikan, i cili
kur ishte i ftuar nė talk-shoė-un "Moby Dik" tė emetuar nga
Italia 1 mė 10 prill 1999 dhe qė i kushtohej luftės nė
Kosovė, pyeti duke iu referuar fushatės ajrore tė NATO-s:
"Pėrse shėrbeu kjo luftė kur nė vend tė Serbisė sė Madhe do
tė kemi Shqipėrinė e Madhe ?".

Kjo ėshtė njėlloj sikur tė thuash "pėrse shėrbeu lufta
kundėr Hitlerit, kur nė vend tė Gjermanisė sė Madhe patėm
Poloninė e Madhe ? A nuk u zgjerua Polonia nė dėm tė
Gjermanisė deri nė Oder-Najse ? Nė kėtė rast do tė na duhej
qė tė mos konsideronim genocidin nazist kundėr hebrejve. Nė
mėnyrė tė ngjashme, edhe Eminenca e tij Tonini nuk e
konsideronte fare genocidin serb kundėr shqiptarėve,
njėlloj si ai inkuizitori mesjetar, i cili kur e pyetėn se
ē'duhet tė bėnin me 6000 albigezėt e prezumuar si heretikė,
u pėrgjigj "Vrajini tė gjithė. Le t'ia lėmė Zotit tė
gjykojė se cili ėshtė fajtor".

Nė kėtė rast, Tonini u paraqit edhe si zėdhėnės i tezave
serbe, duke i akuzuar SHBA-tė se nė Kosovė nuk po mbronin
tė drejtat njerėzore, sepse donin tė krijonin tė
ashtuquajturėn "Shqipėri tė Madhe". Sikur tė bėhet
top-lista e deklaratave keqdashėse dhe paranoiake tė bėra
gjatė kėsaj lufte, me siguri qė kjo e Toninit do tė kapė
vendin e parė si mė cinikja. Nė tė njėjtin talk-shoė,
Tonini bėri njė krahasim nė stilin e propagandės sė
dikurshme sovjetike pėr NATO-n. duke hequr njė paralele
historike, ai aludoi se ashtu si nė Athinė qė e ekzaltuar
pas fitores mbi persėt iu drejtua me njė kėrkesė ultimative
pėr nėnshtrim njė ishulli fare tė vogėl, ashtu edhe SHBA-tė
tė ekzaltuara nga fitorja nė Luftėn e Ftohtė i ishin kthyer
tash Serbisė dhe i kėrkonin qė tė nėnshtrohej.

Pėr Toninin, Serbia ishte po aq e pafajshme sa ky ishull i
vogėl qė kishte patur fatin e keq tė zgjonte lakminė e
Athinės. I zhytur nė historinė antike, Tonini kishte
harruar tė katėr luftėrat e viteve nėntėdhjetė nė tė cilat
Serbia kishte qenė agresor si dhe genocidin e ushtruar
gjatė tyre, genocid qė vazhdonte edhe nė kohėn kur Tonini
thoshte kėto fjalė. Sigurisht qė SHBA-tė nuk e meritonin
kėtė cilėsim. Mė 1945, kur Armata e Kuqe arriti nė Trieste
dhe shumėkush e besonte se shpejt ajo do tė dilte nė
Atlantik, papa dhe kardinalėt fshiheshin prapa tankeve
amerikane dhe i luteshin nė heshtje Zotit qė t'i ndihmonte
ato. Ndėrsa nė 1999 "L'Oservatore romano" shkruante se "ēdo
luftė ėshtė njė fyerje ndaj Zotit" duke aluduar se e tillė
ishte edhe fushata ajrore e NATO-s kundėr Serbisė. Por disa
muaj mė pas Vatikani nuk e quajti asfare fyerje ndaj Zotit
luftėn e popullit katolik tė Timorit Lindor pėr pavarėsi.
Papa iu drejtua bashkėsisė ndėrkombėtare me njė apel nė tė
cilin shprehej se ajo duhej tė impenjohej qė tė pėrmbushej
aspirata legjitime e popullit tė Timorit Lindor pėr
pavarėsi. Pėr Vatikanin kishte dy standarte, njėri pėr
Kosovėn myslimane dhe tjetri pėr Timorin Lindor katolik.
Ēfarė shembulli i qartė i "moralit absolut katolik" !

Pėr pezmatimin e madh tė Vatikanit, SHBA-tė nuk lejuan qė
Kosova tė flijohej. Por gjithsesi, Vatikani gjeti njė
sadisfaksion nė atė ēka ndodhi. Vatikani dhe Patriarkanat
Ortodokse tė Kostandinopolit, Moskės, Beogradit dhe Athinės
u "pėrqafuan" falė bashkėndarjes sė kauzės antishqiptare.
Nė rrethana tė tilla, nė nėntor 1999, kur relatat midis
Vatikanit dhe qendrave relevante ortodokse ishin mė tė
ngrohta se kurrherė gjatė viteve tė nėntėdhjeta, u zhvillua
nė Tiranė Simpoziumi Ndėrkombėtar "Krishtėrimi ndėr
Shqiptarė" i organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore
shqiptare. Nė kėtė simpozium para rastin (pas atyre qė
dėgjova aty nuk mund tė them rastin e lumtur) qė tė marr
pjesė edhe unė si i ftuar falė njė libri qė kam shkruar. I
gjithė simpoziumi ishte konceptuar si njė spektakėl,
nėpėrmjet tė cilit Vatikani i thoshte Patriarkanės
ekumenike dhe posaēėrisht Kishės greke dhe mėkėmbėsit tė
saj nė Tiranė Janullatosit, se kombin shqiptar nė tė dy
anėt e kufirit vazhdonte qė ta shihte si njė "caper
ezpiratorius" nė marrėdhėniet e tė dy kishave.

Qė gjėrat tė shkonin siē duhet, si president i simpoziumit
qė zgjedhur jo njė shqiptar, por italiani Anxhelo Masafra,
primati faktik i Kishės Katolike Shqiptare, ndryshe
"Janullatosi katolik", i cili gjendet nė krye tė
Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Si ndihmės kryesor i tij ishte
Dom Nikė Ukgjini, famullitari i Shkrelit, njė ithtar i
jezuitit racist antishqiptar Fulvio Cordignano. Janullatosi
nuk asistoi nė seancėn plenare, me gjasė sepse priste tė
shihte se si do tė shkonin gjėrat. Duhet qė ta ketė
qetėsuar fjala e hapjes e Kryetarit tė Konferencės
Ipeshkvnore Shqiptare Arqipeshkvit tė Tiranės e durrėsit
Rrok Mirdita, i cili saktėsoi se Vija e Teodosit mbetet njė
realitet nė Shqipėri, si pėr tė dashur t'i thoshte
Janullatosit se katolikėt dakordoheshin me projektin grek
qė ortodoksia tė zgjerohej deri nė Mat (tashmė projekt
zyrtar i shtetit grek i shprehur publikisht edhe nga
ambasadori grek nė Tiranė Prevenduraqis mė 5 prill 1998 nė
gazetėn "Republika"), sigurisht, me kusht qė ortodoksėt tė
lenė ndonjė kishė katolike nė jug tė kėsaj vije, pėrfshirė
edhe selinė e Rrok Mirditės. Kėtė Janullatosi ėshtė gati ta
bėjė nė emėr tė tolerancės fetare. Pėr tė pėrshėndetur nė
emėr tė Kishės Ortodokse (tė vasalizuar) shqiptare,
Janullatosi dėrgoi mitropolitin e Korēės Johan Belushi,
alias Fatmir Belushi, mysliman i grekoortodoksizuar nė
SHBA-tė. Me kėtė sikur donte t'u thoshte katolikėve se
vetėm ai Janullatosi e ka monopolin e fekthimit nė
Shqipėri, sė paku nė jug tė Vijės. Simpoziumi nuk i
zhgėnjey asfare shpresat e Janullatosit, madje mund tė
thuhet pa drojė se i kapėrceu ato.

Nė seancėn e parė tė simpoziumit, ish-kryeministri shqiptar
Aleksandėr Meksi, kėtė herė nė versionin e historianit
referoi mbi temėn "Aspektet e organizimit kishtar gjatė
Mesjetės". Ndonėse fjala ishte pėr Mesjetėn, Meksi kishte
bėrė objekt tė kumtesės sė tij vetėm trevat brenda
Republikės sė Shqipėrisė. Kur dikush ia vuri nė dukje kėtė,
Meksi u shfajėsua se ai kishte studiuar vetėm kėtė "aspekt"
tė organizimit kishtar, ndėrsa gjatė viteve tė nėntėdhjeta
nuk kishte patur kohė qė t'i zgjeronte studimet e tij.
Mbeti mister nėse organizuesit e simpoziumit ishin nė
dijeni tė kėtij fakti qėkurse u dakorduan me Meksin qė ai
tė referonte mbi kėtė temė, gjė qė ndodhi disa muaj para
simpoziumit.

Nė seancėn e parė nuk referoi zėvendėsministri i Jashtėm
Pėllumb Xhufi, i cili kishte kumtesėn e rėndėsishme "Kisha
romake nė Shqipėri nė shekullin VI-XVI". Organizuesit thanė
se ai mungoi pėr arsye qė kishin tė bėnin me detyrėn e tij,
por siē u konstatua kur ai referoi mė pas, mė tepėr ka
gjasa qė ai tė ketė munguar sepse shefi i tij, "historiani"
Paskal Milo ishte duke shqyrtuar temėn e vartėsit tė tij.

Nė seancėn e dytė, Gottfried Schramm nga Gjermania mbajti
kumtesėn "Krishtėrimi nė shekullin VI-X dhe marrėdhėniet
shqiptaro-rumune". Pėrse ishte zgjedhur kjo temė kaq
irrelevante historikisht ? Ėshtė e vėshtirė tė besosh qė nė
kėtė periudhė tė ketė patur relata tė dendura
shqiptaro-rumune. Kėto ekzistojnė vetėm nė fantazinė e
atyre qė duan t'i paraqesin vllehėt si njė etni tė lashtė
nė Shqipėri dhe qė pėrdorin si buratinė studiues tė tipit
Schramm. Nė kėtė seancė, dy malazezė, Bozidar Sekularac dhe
Branislav Kovaēeviē referuan mbi temėn "Kryeipeshkvia e
Durrėsit nė kohėn e Karl Topisė (shekulli XIV)".

Kėta dy malazezė do tė ishte mė mirė tė kishin referuar pėr
Arqipeshkvinė e Tivarit, e cila nė kėtė kohė ishte duke
lulėzuar falė mbėshtetjes sė Balshajve. Por nėse do tė
kishte ndodhur kėshtu, simpoziumi do tė privohej nga
paradokset ironike tė tij: studiuesi nga Republika e
Shqipėrisė Aleksandėr Meksi thoshte se nuk ishte kompetent
pėr tė referuar mbi organizimin kishtar tė trevave
shqiptare pėrtej kufijve tė 13-ės, ndėrsa dy malazezė ishin
kompetentė pėr tė referuar mbi Arqipeshkvinė e Durrėsit ! O
tempora, o mores ! Organizuesit duartrokisnin.

Mendova se me kaq morėn fund ēuditė e kėsaj seance, por
isha gabuar. Pas referimit tė studiuesit gjerman Peter
Bartl mbi raportet e vizitatorėve katolikė gjatė periudhės
turke, Don Marian Ukaj, famullitar i Velipojės iu drejtuar
studiuesit gjerman me pyetjen se si e sheh ai faktin qė nė
marrėdhėniet dypalėshe dhe zyrtare Shqipėri-Turqi pėrdoret
termi "populli vėlla turk", kur dihet se Turqia na ka
mbajtur tė pushtuar pėr 500 vjet. Si mund tė quhet vėlla
njė popull qė tė ka shtypur kaq kohė, pėrfundoi Dom Ukaj.

Nėse zoti Bartl do tė kishte sens deontologjik profesional,
do t'i thoshte pyetjebėrėsit se pėr kėtė gjė do tė ishte mė
mirė tė pyeste ata qė pėrdorin kėtė shprehje. Por zoti
Bartl, pa pikėn e drojes, u shpreh se shqiptarėt kur
ndėrruan fenė dhe u konvertuan nė myslimanė, u shndėrruan
nė turq. Nuk iu besova veshėve ! Unė qė isha mysliman, na
paskėsha qenė turk dhe nuk e kisha ditur ! Sipas logjikės
sė zotit Bartl, gjermanėt kur pranuan fenė katolike u bėnė
latinė.

Nė seancėn e tretė ishin rezervuar disa surpriza. Sė pari,
kumtesa e profesorit nga Italia Roberto Morocco della Rocca
"Bashkėsitė fetare nė Shqipėrinė e 1900-ės". Kumtesa ishte
njė sintezė e librit tė Morozzo della Rocca-s botuar edhe
nė Shqipėri me financimin e Sorosit "Kombėsia dhe feja nė
Shqipėri 1920-1944". Ky autor ėshtė njė krijesė e shkollės
Cordignano-kėtė tė fundit ai e citon shpesh. Qė nė faqen e
parė tė kėtij libri ai shkruan se shqiptarėt erdhėn nė
Kosovė pas luftės austro-turke tė vitit 1690, duke
kapėrcyer kėshtu edhe pjesėn mė tė madhe tė historianėve
serbė, tė cilėt thonė se kjo gjė ka ndodhur pas betejės sė
Fushė-Kosovės tė vitit 1389.

Pyetjes sime se si ėshtė e mundur qė Fondacioni Soros nė
Tiranė i cili ka shpallur si mision tė tijin instalimin nė
mentalitetin shqiptar tė paradigmės sė Shoqėrisė sė Hapur,
ka financuar botimin e librit tė tij nė Shqipėri, kur dihet
se sipas ideuesit dhe pėrpunuesit tė paradigmės sė
Shoqėrisė sė hapur, Karl Popperit, fetė janė elemente tė
njė shoqėrie tė mbyllur ? Studiuesi italian iu pėrgjigj se
ai nuk ishte nė dijeni tė faktit se si ishte botuar libri i
tij nė Shqipėri.

Por kjo pėrgjigje nuk e hidhte poshtė faktin qė drejtuesit
e Sorosit nė Tiranė e kishin gjetur konvenues librin e tij.
Sigurisht, jo nė kontekstin e Shoqėrisė sė Hapur, por nė
atė kontekst qė kishin botuar librin "Historia e Bizantit"
tė N. Ostrogorskit, duke vėnė nė kopertinėn e tij njė hartė
qė paraqet Shqipėrinė e vitit 1214 tė ndarė midis
Despotatit tė Epirit (i cili kishte arritur deri nė Mat)
dhe Mbretėrisė Serbe. Nga qindra harta tė periudhės
njėmijėvjeēare bizantine, u zgjodh pikėrisht ko ! Jo
rastėsisht. Libri botohet nė kolanėn "Libra pėr njė Shoqėri
tė Hapur" dhe kapaku i tij tregon nė mėnyrė simbolike se
shtrirja e Greqisė deri nė Mat ėshtė kompatibile me
vizionin e Shoqėrisė sė Hapur. Edhe Popperi po tė ngrihej
nga varri do tė mahnitej me kėtė bėmė tė fondamentalistėve
greko-ortodoksė qė kontrollojnė fondacionin Soros nė
Tiranė. Kjo seancė mė kishte rezervuar edhe njė surprizė
tjetėr. Kur po diskutohej mbi nacionalitetin e njėrit prej
ndėrtuesve tė kishės sė manastirit tė Deēanit, Dom Vital
Ēuēit, i cili ka lėnė tė gdhendur edhe emrin e tij tek
arkitrau i kėsaj kishe, Dom Viēenc Malaj nga trevat
shqiptare tė Malit tė Zi (mė duhet tė them i ndjeri Dom
Viēen Malaj, sepse nė ndėrkohė ka vdekur) u shpreh se
ndonėse ka tė dhėna qė Vital Ēuēi ėshtė shqiptar, ai nuk e
ka pėrmendur si tė tillė nė studimet qė ka botuar, pasiqė
ai, Dom Viēenc Malaj, nuk do qė ta marrin pėr
shqiptaromadh.

O Zoti im ! El Greko i bėri pikturat e tij nė Spanjė dhe
grekėt e mbajnė pėr tė tyrin, pa patur drojė se mund t'i
quajnė grekomėdhenj, aq mė tepėr kur dihet se spanja ėshtė
mjaft larg Greqisė, ndėrsa Deēani brenda Kosovės shqiptare.

Surpriza e parafundit e kėsaj seance ishte kumtesa e
Pėllumb Xhufit, i cili mė nė fund u lirua nga obligimet e
tij politike. Kumtesa e tij ishte njė koleksion i
trillimeve apo gjysėm tė vėrtetave historike nė pjesėn mė
tė madhe me prejardhje nga historiografia greke, mbi
shtrirjen e ortodoksisė nė Shqipėri gjatė mesjetės. Pas
kėsaj kumtese u bė njė pushim, i cili nisur nga ēka ndodhi
mė pas, duhet tė ketė qenė i llogaritur. Them kėshtu, sepse
me tė rifilluar seanca, hyri nė sallė kurrkush tjetėr pos
Fortlumturisė sė tij (Fortdėshpėruesit tė kombit shqiptar)
Anasatas Janullatos, i cili u prit me nderime tė mėdha nga
kerėt katolikė. Janullatosi nuk erdhi rastėsisht pas kėsaj
kumtese, me tė cilėn ai, sipas tė gjitha gjasave, ndante
autorėsinė. Ai kishte pamjen e njė triumfatori.

Nė pėrfundim tė kėsaj seance, dekania e Fakultetit tė
Historisė tė Universitetit tė Tiranės Valentina duka mbajti
kumtesėn "Konferenca e Paqes e Parisit dhe kleri katolik
shqiptar". Ajo la pa pėrmendur njė gjė shumė tė
rėndėsishme. Atė qė Imzot Luigj Bumēi, nė cilėsinė e
kryetarit tė delegacionit shqiptar nė Konferencė, kėrkoi qė
SHBA-ve t'u jepej mandati i administrimit tė trevave
shqiptare tė mbetura jashtė kufijve tė 13-tės. Nė shtėpinė
e tė varurit nuk bėn tė pėrmendet litari. Ishim nė vitin
1999 kur Vatikani bėri tė pamundurėn qė NATO-ja dhe nė
radhė tė parė SHBA-tė tė ndėrprisnin fushatėn ajrore kundėr
Serbisė dhe tė mos hynin nė Kosovė. Pastak kjo gjė nuk do
t'i pėlqente as mikut tė nderuar grek, Janullatos, i cili
kishte qenė haptazi nė anėn e serbėve kundėr NATO-s. Dhe
ortodoksja Duka u kujdes qė tė mos e vinte nė vėshtirėsi
liderin e vet shpirtėror.

Nė seancėn e katėrt, kur po diskutohej mbi qėndrimin e
klerit katolik shqiptar nė vitet 1911-1913, dom Simon
Jubani tha se shqiptarėt nuk u sollėn siē duhet gjatė
Luftės Ballkanike tė vitit 1912, pasiqė ata nuk luftuan
kundėr Turqisė. "Ne shqiptarėt qė mbahemi si tė pushkės,
nuk ia bėmė bam atėherė kur duhej" tha ai duke aluduar se
pėr faktin qė nacioni shqiptar u copėtua si mozomakeq,
fajin e ka patur kurrkush tjetėr pos shqiptarėve. Ai nuk
sqaroi se nėse shqiptarėt do tė kishin luftuar nė krah tė
fqinjėve serbė, grekė, bullgarė dhe malazezė kundėr
Turqisė, a do t'i nulifikonin fqinjėt paktet e fshehta pėr
copėtimin e trevave shqiptare qė kishin bėrė para se tė
niste Lufta Ballkanike ? Dhe nuk ėshtė se shqiptarėt nuk
qitėn pushkė gjatė kėsaj lufte. Qitėn sa i dėgjoi Evropa
mbarė. A ka dėgjuar Dom Simon Jubani pėr pushkėt e topat qė
qiti Shkodra e tij pėr t'u mbrojtur nga mėsymja
malazezo-serbe ? Pėr pushkėt qė qiti Janina pėr t'u
mbrojtur nga grekėt apo Kosova pėr t'u mbrojtur nga serbėt
? Apo ai donte qė shqiptarėt tė qitnin pushkė pėr kurorėn e
Karagjorgjeviqėve ? Kėshtu qė s'do tė kishte mė Kosovė
shqiptare dhe papa i tij plak s'do tė mundohej mė 1999 pėr
tė mbrojtur sundimin serb mbi tė ? Nė pėrfundim tė seancės
sė fundit e cila i ishte kushtuar letėrsisė dhe muzikės
kristiane, e mori fjalėn Janullatosi, por jo pėr tė folur
mbi kėto tema. Ai bėri pėrshėndetjen qė normalisht do tė
duhej ta kishte lexuar nė seancėn plenare nė nisje tė
Simpoziumit. Pra ai, duke i thyer rregullat e tubimeve tė
kėtij lloji nė mėnyrėn mė brutale, pėrshėndeti vetėm pasi i
vrojtoi zhvillimet e simpoziumit dhe gjėrat i rezultuan tė
pėlqyeshme. Kėtė fyerje e duroi e gjithė salla me
pėrjashtimin tim, qė u ēova dhe ika sapo ai nisi tė fliste.
Ka njė kufi edhe durimi apo jo ?

Kėshtu pėrfundoi ky simpozium, kumtesat e tė cilit
shqiptarėt sė shpejti do tė kenė fatin t'i gjejnė tė
botuara nė njė libėr tė posaēėm. Nė pėrfundim tė tij mė
erdhi ndėrmend rishtaz shprehja e Hajnes qė e solla nė
nisje tė kėtij shkrimi dhe pyetja vetėn: po vetė kėta
njerėz a e dinė se idetė e tyre mund tė kthehen nė "armė tė
pėrgjakura" tė kryqatės ortodokse kundėr shqiptarėve ? Kėtė
pyetje nuk isha nė gjendje ta ndaja deri ditėn kur njė
mėngjes nė kėtė fillimviti duke ecur pėrgjatė Bulevardit
"Dėshmorėt e Kombit" u gjenda (nė sheshin para piramidės"
pėrballė njė blloku betoni prerė nė krejt hapėsirėn e tij
nga konfiguracion i ēuditshėm. Nė sfondin e kėtij masivi
ishte vėnė e famshmja "kėmbanė e paqes" me citatin e Rexhep
Meidanit. Duke ecur nė rrugėn e hekurt qė tė ēonte nėn kėtė
kėmbanė, e gjeta dhe pėrgjigjen pėr pyetjen time. Po, ata
njerėz qė e organizuan simpoziumin janė tė vetėdijshėm se
idetė e tyre mund tė shndėrrohen nė armė tė pėrgjakura
kundėr shqiptarėve. Kjo kėmbanė e derdhur nga gėzhojat e
armėve me tė cilat u krye revolucioni bolshevik i 1997-ės,
ndryshe kryqata ortodokse, e dėshmon kėtė. Ajo simbolizon
konsakrimin e armėve me tė cilat u krye kryqata ortodokse.
Kisha Ortodokse nuk mund ta bėnte atė kėmbanė dhe ta vinte
nė mes tė Tiranės, sepse kėshtu do tė dilte fare hapur. E
bėnė katolikėt pėr llogari tė saj. Aty poshtė kėmbanės,
duke lexuar citatin e Rexhep Meidanit "Paqja ka emrin e
fėmijėve, le t'i shėrbejmė asaj ashtu si edhe fėmijėve"
nėnqesha, sepse mė erdhi ndėrmend se ku e kishte gjetur
presidenti ynė qė nuk ėshtė i fortė tė artikulime retorike
tė kėtij lloji, citatin nė fjalė. Atė e ka thėnė kryetari i
Partisė Komuniste Franceze Marsel Kashen nė Kongresin e
Paqes organizuar nga Kominterni mė 1937. I mbetet
presidentit tė gjejė se nė ē'mėnyrė citati kaloi nga
arkivat e ish-Institutit tė Studimeve Marksiste Leniniste
(ku ruhej gjithė pasuria retorike e komunizmit
ndėrkombėtar) pėr nė tryezėn e tij, qė tė pėrfundonte
pastaj i gdhendur nė kėmbanėn e paqes. Po Rrok Mirdita, di
diēka rreth kėsaj ? A nuk ka arritur qė tė kuptojė se
citati nė thelb nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė eufemizėm
tipik i idolatrisė marksiste ? Nė konceptin religjioz,
paqja ka emrin e Zotit. Ndėrsa nė konceptim ateist marksist
ajo ka gjithfarė emrash, duke nisur nga populli, qė pėr
marksistėt ėshtė Zoti dhe deri tek fėmijėt, si ajo pjesė e
popullit me tė cilėn marksistėt kanė parapėlqyer gjithherė
qė tė krijojnė eufemizma mallėngjyese. E pra, Rrok Mirditės
i falet mbase qė tė gabojė nė politikė, sepse fusha e tij
ėshtė teologjia. Por kur bėn "gabime teologjike" nė
politikė, kėtu ka diēka tė ndėrlikuar. Nė kėtė rast
provohet maksima e njohur se politika ėshtė njė kėshilltare
e keqe pėr fenė, madje edhe nė rastin kur kėshillat e saj i
pėrsjell me anė tė diplomacisė. Nėse ėshtė e vėrtetė ajo qė
thuhet, se kjo historia e kėmbanės ka nisur pas njė
propozimi tė ish-ambasadores sė SHBA-ve nė Tianė Mariza Lio
bėrė kreut tė katolicizmit shqiptar, atėherė kėmbana na del
edhe simboli i diēkaje tjetėr. Ajo simbolizon atė aspekt
paranoiak tė politikės amerikane, e cila lejon qė lobi grek
nė Amerikė tė dominojė dhe tė pilotojė kėtė politikė nė
Tiranė, pėr llogari tė interesave greke, pėr tė cilat nuk
bėn ndonjė zbulim tė madh po tė thuash se janė krejt nė
kundėrshtim me interesat amerikane nė rajon dhe nė sintoni
me ato serbo-ruso-knieze. Nėsedo tė perifrazojmė titullin e
librit tė Heminguejit "Pėr kė bien kėmbanat", do tė thoshim
se kjo kėmbanė bie nė mėnyrė funebėr pėr interesat
amerikane nė Shqipėri dhe nė rajon. Nėse amerikanėt nuk e
kuptojnė kėtė, atėherė do tė ikin nga Evropa Juglindore
(Ballkani siē vazhdojnė ta quajnė me kryeneēėsi grekėt)
"bag and baggage", ashtu si dikur nga Indokina dhe askujt
s'do t'i vijė keq pėr ta pėrpos shqiptarėve, duke
pėrjashtuar natyrisht beniaminėt e tyre socialistė
helenofonė. Qui vivra verra (kush do tė rrojė do tė
shikojė).

Nuk rrija dot mė poshtė asaj kambane, sepse mė ngjante me
kėmbanėn e poezisė sė famshme tė Gėtes, e cila i ndiqte
fėmijėt pėr t'i zėnė brenda. Ndryshe nga ē'thotė Meidani nė
citatin e tij, kjo kėmbanė nuk ėshtė simbol i paqes pėr
fėmijėt shqiptarė, por simbol i maktheve qė po u pėgatiten
atyre nė Shqiėprinė politike dhe nė Kosovė. Ashtu si
kėmbana-kurth e Gėtes, ajo kėrkon tė zėrė brenda kombin
shqiptar pėr llogari tė gjeopolitikės
greko-serbo-ruse-kineze. Midis asaj kėmbane dhe bllokut tė
betonit nisa ta ndjej veten si mes Shillės dhe Karibdės.
Megjithatė nuk ika pa u pėrpjekur tė zbuloja kuptimin e
konfiguracionit tė habitshėm qė ishte paraqitur nė masivin
prej betoni qė i rrinte si sfond kėmbanės. Sa mė tepėr e
kėqyrja, aq mė absurd mė dukej. Mė ngjante sikur aty ishte
paraqitur nė mėnyrė simbolike bėrja e shqiptarėve "caper
expiatorius" i "pajtimit" katoliko-ortodoks. Fjalėn pajtim
e shkruaj nė thonjėza, sepse nuk besoj se ky "pajtim"
pragmatik ėshtė i sinqertė. Nuk kam dėgjuar qė papa tė ketė
quajtur tė mbyllur historinė e mesazhit tė Fatimasė pėr
ungjillėzimin katolik tė Lindjes. Gjithsesi, konfiguracioni
nė njė sens tė sigurt simbolizon moralin relativ qė
Vatikani, tempulli i miralit absolut ėshtė duke dėshmuar
ndaj shqiptarėve.

U largova nga platforma poshtė kėmbanės pėr tė mos u kthyer
kurrė mė aty. Duke kaluar pėrgjatė bulevardit mė shkuan
sytė tek katedralja e pambaruar katolike, mė erdhi ndėr
mend historia e ndėshkimit tė katedrales ortodokse nė
qendėr tė Tiranės dhe vendosa qė ta mbyll kėtė shkrim me
kėto vargje tė Hajnes qė nė njė sens tė sigurtė kanė vlerė
edhe pėr ne sot:


"Por pa shiko-atje, nėn shkėlqim hėne

njė mike e vjetėr na ngrihet pėrpjetė:

Ėshtė Katedralja e Kėlnit

E zezė sterrė si djalli vetė !


Dinakėt e Papės nė fillim fare

Si njė Bastijė shpirti e menduan

Do dergjej nė tė gjykimi gjerman

Si nė njė burg vigan-Por u gabuan !


Se erdh' Martin Luteri dhe tha "Ndal"

Ish urdhėr ky dhe jo shaka

Sakaq ndėrtimi i katedrales

Pėrgjysėm na u la.


Sa mirė nuk u mbraua

Se kjo e bėri monument

Tė Gjermanisė protestante

Njė forcė qė tė lė pa mend !



Tiranė
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio