Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> NGA DUHET TĖ SHKOJMĖ
kitrra
Postuar nė: 05.02.2007, 13:38
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 27
Antari Nr: 4613
Bashkangjitur: 12.12.2006



Duke lexuar temat ''Katolicizmi Shqiptar nė shėrbim tė Serbisė'' dhe ''Instituti Albanologjik me emėr shkau'', e fuqizova edhe me shumė bindjen time se vertet ne si popull jemi nė njė udhėkryq tė cilit nuk i sinjalizojnė asnjė nga shenjat dalluese, andaj vendosa ta hapi temen me titull: ,, Nga duhet tė shkojmė''

Tema ka qenė e hapur edhe nė njė forum tjetėr por ėshtė e drejt autoriale e imja.


NGA DUHET TĖ SHKOJMĖ!?

Dikur, nė njė natė tė ftohėt dimri, derisa gjyshi po kryente ritet fetare tė faljes ne njė libėr lexova: Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria. Pasi gjyshi kreu ritin e faljes e pyeta: Gjysh, ju me keni thėnė se ne jemi mysliman, ndėrsa kėtu ne libėr po shkruan se feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria. E more bir, ėshtė e vėrtet se ne jemi Shqiptar mysliman por feja e krejt Shqiptarėve ėshtė Shqiptaria- ma ktheu gjyshi dhe ne fytyrėn e tij vėrejta se edhe ai u ndje i befasuar nga pyetja ime. Unė aspak nuk kuptova atė qe me tha gjyshi pėrkundėr kjo ma beri opinionin qe me tha gjyshi edhe me problematik. Me vone kuptova se i takoj njė populli qe pėr sherrin e strategjisė se pozitės gjeografike ku shtrihej dhe fqinjėve qe e rrethonin, kishte qen dhe akoma mbetet arenė e luftėrave dhe pėrgjakjeve mes te gjitha perandorive dhe besimeve qe njeh historia. Pėr fatin tonė te keq sot kemi njė situatė ku jemi te ndarė nė gjashtė shtete, tri religjione, dy dialekte kryesore dhe disa dialekte provinciale. Pėrkundėr kėsaj te keqe njė fat i madhe qe na pėrcolli ne te gjitha stuhitė dhe uraganet qe kaluam ishte se toleranca fetare mes kėtyre religjioneve ishte ne njė nivel aq e lart saē na mundėsoi edhe ekzistencėn si identitet kombėtar. Ketė tolerancė na e kishin dhe e kanė lakmi te gjithė dhe askush ne ketė nivel nuk arriti te na pėrēaj. Jo rrallė ka raste kur edhe brenda njė familje, mes vėllezėrish kishte besime te ndryshme, por harmonia mes religjioneve ėshtė ne shkallen me te lartė. Pėr ēdo feste te ēdo besimi Shqiptaret i takoje bashkė. Shikuar dhe analizuar historinė e popujve te ndryshėm jo vetėm te vjetrėn por edhe historinė e re te tyre do pothuaj se te te gjithė popujt do gjesh pėrplasje, dhunė, tragjedi mes te njėjtit popull por me besime apo dialekte te ndryshme. Rasti me i freskėt ėshtė tek Kroatėt Serbėt dhe Boshnjakėt – njė popull, njė gjuhė, njė alfabet njė identitet por besime te ndryshme. Kur e analizon te gjithė kėtė shume thjesht ėshtė te kuptosh thėnien e madhe qe deri tash ndoshta ishte i vetmi fate i mire i Shqiptareve dhe se kjo thėnie ishte kuptuar ne mėnyrėn me te duhur. Ne nė zemrat tona kishim besime te ndryshme por para te huajve dhe sidomos armiqve tanė Feja e Shqiptarit ishte Shqiptaria. Kjo ishte ajo simbolika qe pėrkundėr besimeve te ndryshme shpirtėrore i bashkonte Shqiptaret ne ēėshtje madhore. Dhe kjo arriti te ruaj unitet mes kombit pamarre parasysh se ku ndodheshim. Shqiptaret pra paraqesin njė simbiozė unike trinomesh qe ne aspektin ekzistencial funksionon ne mėnyrė perfide tė pėrberė nga pesė organele me lidhje indirekte por te pandashme nga bėrthama e madhe amė dhe te rrethuar nga njė membranė mbrojtėse qe na mbrojti nga e keqja me e madhe deri sot e kjo membranė quhet: SHQIPTARIA. Duhet theksuar dhe pranuar se kontributin me te madhe ne ketė aspekt te tolerancės e dha komuniteti shqiptar mysliman sepse njėherėsh ai krahasuar ne aspektin numerik ishte shumicė dhe besimet tjera munde te ndikonin mė pak, por duke mos nėnvlerėsuar edhe ndikimin e besimeve tjera ne rolin e tolerancės sepse pėr te keq ata munde te bėnin shume edhe pse ishin numerikisht me pakė. Duke u nisur nga fjala Islam qe dmth. Paqe, lumturi, dashuri, dhe gjithēka tjetėr qe i takon se drejtės dhe asgjė qe i takon urrejtjes dhe dhunės , mendimi im ėshtė se Shqiptaret janė populli i cili fjalėn Islam e ka kuptuar me se miri se te gjithė popujt tjerė te kėtij besimi dhe kjo ishte njė fatmirėsi e madhe. Shqiptari i besimit Islam paraqiste personin e urtė, mendjemprehtė ne ēdo aspekt kombėtar i cili para identitetit fetar kishte sinonim identitetin kombėtar- etnik. Pėr fatin tone me te madhe kjo tolerancė fetare na pėrcolli me shekuj por edhe ne luftėn e fundit qe kaluam por na pėrcjell edhe sot besoj.
Dihet se paslufta ėshtė me e tmerrshme se lufta. Pas lufte Kosovėn vėrshuan ne emėr te ndihmės dhe humanitetit me mijėra OJQ dhe dihet se nen ombrellėn e kėtyre OJQ –ve zakonisht qėndron sigurime te ndryshme. Filluan edhe ndryshimet te vihen re. Disa OJQ krahas ndihmės proklamonin edhe diēka tjetėr dhe pėr fatin tonė te keq shumė nga shtresa e varfėra e hėngrėn ketė karotė. OJQ- qe pėrhapnin besimet e ndryshme sidomos besimet e krishtera nuk arritėn ta gjenin strofullin e nxehtė dhe te bėnin vende ndoshta kjo pėr shkak te numrit te vogėl te besimtareve te kėtij besimi. Ne mesin e OJQ- ve na paraqiten edhe disa OJQ nga Arabia Saudite (dihet roli negativ i kėtij vendi ) por edhe vendet tjera Islamike. Nen hijen e ndihmės kėto filluan ngadalė te lėviznin edhe ne terrene tjera. Organizonin kurse dykuptimshme: besim-kompjuter, besim-gjuhe angleze, besim-njohuri tjera. Nuk ishin te rastit rastet edhe kur studentėt pėrfitonin bursa shkollimi ne kombinim me mėsim feje dhe pėrhapje besimi. Janė te shpeshta rastet kur anėtaret qe gėzonin te drejta edhe me te mėdha pėrfituan dhe pėrfitojnė edhe rrogė mujore, besa ndėrtuan edhe shtėpi luksoze e mos te flasim pėr shpėrblimet tjera dėrgimi haxhi i komplet familjes. Sikur te ishte njė shprehje besimi normal do te ishte gjithēka OK, por dalėngadalė me kalimin e kohės vit pas viti, ēdo here e me shume ne mesin e besimtareve Islam ne Kosove filluan te paraqiten edhe shenjat e para te kėsaj ‘’ bamirėsie’’. Disa nga qytetarėt filluan te paraqiten me veshje dhe pamje te jashtme qe kurrė nuk kishte qen traditė e kėtij populli dhe nuk ishim mėsuar ti shohim. Kėta persona ndryshuan shume edhe ne sjelljet e tyre. Nuk ishin me personat e qet, te kulturuar por kishin filluar te radikalizohen ne mendimet e tyre, pikėpamjet e tyre, bisedat ne shoqėri, ne rrethin ku jetonin dhe sjelljet te pahijshme. Ndoshta kjo ishte edhe si rezultat se kėto ‘’beneficione bamirėsie’’ i kishin pėrbir ne te shumtėn e rasteve njerėz me shkollim elementar. Pėr te qen habia edhe me e madhe persona te tille gjate faljes neper xhami filluan te faleshin ne njė mėnyrė pak me ndryshe nga ajo qe ishim mėsuar te shohim dhe ne reagimet e imamėve kėta mbrohen me thėnien: Ne ketė mėnyre ėshtė falur Muhamedi a.s. Pėr te qen katastrofa edhe me e madhe flitet se disa nga gjamit e shkatėrruara dhe te rindėrtuara nga kėto shoqata janė ndėrtuar ne njė stil pak me ndryshe. Dhe vetvetiu lindin pyetjet: Ēfarė po ndodhė vallė? A thua ne deri tani nuk dinim se ēka ėshtė Islami kur dihet se ne Kosove kaherė ekziston shkollimi i mesėm dhe universitar pėr besimin Islam, dhe se shumica e popullatės i takojnė kėtij besimi? A po reformohet Islami ne Kosove apo po sillet mėnyra e drejt e besimit Islamit? Unė mendoj se kėto sjellje janė pjelle e kėtyre organizatave qe na sollėn ketė ndryshim nga atje ku me shume mbretėron ndikimi i fiseve dhe traditave te prapambetura se sa besimi. Kėto dukuri shtohen ēdo dite dhe populli ka filluar te dyshoj ne ketė. Ne qofte se kėsaj i shtohet edhe radikalizmi i ngadaltė por ndjeshėm i kėtyre personave atėherė ndoshta toleranca ndėr fetare do te prishet mes vet anėtarėsisė se besimit Islam e mos te flasim pėr besimet tjera. Sa na konvenon neve kjo dhe a ėshtė kjo e mirė? Ėshtė ndoshta koha e fundit qe dikush kėsaj dukurie ti jap pėrgjigje. Dhe kjo i takon organeve kompetente por edhe Bashkėsisė Islame te Kosovės.






VLERĖSIMI IM

Historia e botes ėshtė e mbushur me dhunė dhe luftėra. Ēdo here ne botė kane dominuar njė apo me shumė fuqi te mėdha, perandori apo superfuqi dhe dihet se peshku i madh e kapėrdin te voglin. Shumė popuj te vegjėl te botės duke u mbėshtetur apo nėnshtruar me vigjilencė dhe diplomaci fuqive te ndryshme qe sundonin arritėn qe te krijojnė territore dhe shtetet e tyre dhe ti konsolidonin ato neper kohėra te ndryshme. Historia pėrsėritej vazhdimisht. Perandorit ngriheshin e shuheshin, herė te lindjes e herė te perėndimit dhe ne si popull asnjėherė te vetme nuk arritėm ta fitojmė atė qe synuam, ndoshta edeh per fajin tonė sepse ishim te panėnshtruar dhe luftuam kundra te gjithė kėtyre fuqive apo edhe ndodheshim ne anėn e humbėsit ne momentin me te pavolitshėm pėr ne, por fatmirėsisht nuk u asimiluam.
Jo rralle here Shqiptaret u hamenden mes lindjes dhe perėndimit.
Me perėndimin na lidh: identiteti kombėtar – etnik, pozita gjeografike, rėndėsia ekonomike, veshja, gjuha, ngjyra, stili, zakoni, arkitektura, muzika, letėrsia dhe te shumė faktorė tjerė.
Me lindjen na lidhte vetėm ajo se njė pjesė e madhe e popullit tone kishte besim shpirtėror te njėjtė dhe asgjė tjetėr.
Jo shpesh here ne bėmė disa gabime te vogla por pėr fatin tone te keq me 1997 na ndodhi ajo te cilėn askush nuk e ka pritur. Ne momentet me kritike pėr sfidat e popullit Shqiptar jashtė kufirit amė kur tere boten sundonte dhe akoma vazhdon ta sundoj njė perandori qe pėr fatin tone them kėshtu kushtimisht interesat tona kombėtare ne njėjar mėnyre ishin pėrputhur me interesat e saj strategjike dhe priteshin ndryshime te mėdha Qeveria e Shqipėrisė bėri gabimin e pafalshėm qe kurrė nuk do ti fali populli i saj brenda dhe jashtė kufirit dhe u anėtarėsua ne Konferencėn e Vendeve Islamike. Ne fuqinė qe dominonte botėn dhe vazhdon te dominoj u shkaktua ndjenja e injorimit nga ana e Shqiptareve dhe pėr fate te keq ndodhi ajo qe ndodhi por prapė fuqia dominuese pėr te mos lenė anash strategjinė e vet me njė rezolutė te veēanet shpalli te mbrojtur kufijtė e Shqipėrisė. Unė pėr njė gjė jam i bindur se kjo superfuqi njė dite herėt a vonė do te dėshtoj sikur dėshtuan te tjerat sepse historia pėrsėritet, por pėr momentin kjo mbisundon boten. Unė e kuptoj se kjo fuqi dominuese nuk erdhi kėtu vetėm pėr te mirėn tonė sepse tek e fundit ne nuk jemi askush pėr tė, por erdhi se pari pėr interesat e veta por duke pėrkrahur edhe interesat tona dhe njė pjese e vogėl e interesave tona u realizuan krahas interesave te saj dhe se pėr te arritur sukses ne interesat tona te pėrbashkėta na kane mbetur vetėm njė rrugė. Ajo ėshtė:

---Rruga e perėndimit- Pėrkrah interesave te kėsaj fuqie dominues te shtrojmė qartė dhe te kėrkojmė interesat tona, te konsolidojmė radhėt, te rrisim nivelin e arsimit, te rrisim zhvillimin ekonomik, te punojmė ditė e natė pėr unifikimin e kombit, mos te shkaktojmė pėrēarje te panevojshme te jemi unik dhe te mundohemi te arrijmė atė qe nuk mundem ta arrijmė ne te kaluarėn dhe te ndėrtojmė njė komb te fuqishėm qe te jetė i aftė te mbrojė veten apo ekzistoj si shtet, qe ne rastin e shkatėrrimit te kėsaj superfuqie te jemi te aftė te mbrojmė veten sepse planet e superfuqisė se ardhshme qe do sundoj boten me rastin e shkatėrrimit te kėsaj nuk dihet se a do te pėrputhen me planet tona. Te gjitha kėto ti realizojmė duke mos harruar ombrellėn mbrojtėse: Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria, e cila na mundėsoi dhe mundėson akoma zhvillimin brenda njė kombi te tri besimeve me njė tolerancė te duhur.

----Rruga e lindjes--- Pėr momentin lindja nuk ėshtė e konsoliduar pėr vete dhe as ne dekadat e ardhshme nuk pritet qe nga atje te vije njė fuqi dominuese ne ēfarėdo aspekti, prandaj interesat tona nuk lidhen aspak me atje, sepse pėr momentin ata janė ne anėn humbėse. Me atje njė pjesė te kombit tone e lidh vetėm besimi shpirtėror dhe ketė besim ne e kemi dhe mundemi ta zhvillojmė edhe pa ata.


----------------------------------------
I TAKOJ LUFTĖTARIT NĖ TĖ CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA
PMUsers WebsiteIntegrity Messenger IM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio