Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Dosja e tė vėrtetave tė Presidentit Moisiu
INDEXI
Postuar nė: 05.02.2007, 17:29
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Transparenca e detyrueshme pėr figurėn e njė burri shteti
Dosja e tė vėrtetave tė Presidentit Moisiu

Nga Kastriot MYFTARAJ

Nė Shqipėri, ashtu si nė tė gjithė botėn, shkruhet shumė
pėr politikanėt e lartė dhe veēanėrisht pėr “burrat e
lartė” tė pushtetit. Por ka njė dallim tė madh mes asaj qė
shkruhet nė Shqipėri e asaj qė shkruhet nė botė dhe
veēanėrisht nė Perėndim. Nė Shqipėri pėr kėta persona
shkruhet shumė, nė tė gjitha mėnyrat, si tė thuash, por
nėse kėrkon qė nga gjithė ky informacion tė nxjerrėsh njė
pėrmbledhje me fakte qė do tė japin profilin e kėtij
personi, nga e shkuara tek e ardhmja e tij, nuk ke pėr tė
arritur shumė. Pėrkundrazi, nė Perėndim, pėr kėta lloj
personazhėsh publik dhe qė kanė nė dore fatet e popujve e
tė shteteve, shkruhet shumė, por nė mėnyrė tė tillė qė nga
ky informacion mund ta perceptosh profilin e plotė tė njė
personi tė tillė, duke filluar nga origjina e tij dhe deri
tek veprimtaritė e tij nė tė shkuarėn e nė tė tashmen.
Kėshtu pėr shembull nėse do tė shikohet jetėshkrimi i
Presidentėve tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės do tė
gjesh origjinėn e paraardhėsve tė tyre, pra pėr dikė thuhet
se ka origjinė angleze, pėr dikė skoceze, pėr dikė tjetėr
irlandeze etj. Kjo edhe pse paraardhėsit e tyre mund tė
kenė ardhur para shumė brezash nė SHBA. E shkuara e tyre
skanohet nga opinioni publik deri nė detajet mė tė imta.
Kėshtu, pėr Klintonin u zbulua qė ai i qe shmangur
shėrbimit ushtarak, ndėrsa pėr Bushin e Ri, aktualisht
President i Amerikės, ėshtė publikuar se ka konsumuar alkol
gjatė viteve tė kolegjit. Publikimi i njė diagrame tė tillė
nuk ėshtė thjesht dhe vetėm pėr kuriozitet, bile kjo e
fundit nuk hyn fare nė kėtė strategji informative, por,
pėrveēse qytetarėve taksapagues, tėrėsia e detajeve tė
zbuluara nė media i shėrben studiuesve pėr tė ndėrtuar
profilin e politikanit nė shkrime qė kapėrcejnė artikullin
dhe arrijnė deri nė kufijtė e studimit. Nė shtypin shqiptar
do tė gjesh pėr tė gjitha llojet e tė dhėnave pėr tė parėt
e vendit, Presidentin ose Kryeministrin, por shkrime tė
tilla nuk gjen. Midis tė tjerave njė nga arsyet ėshtė ajo
qė jo vetėm Presidenti dhe Kryeminisri kujdesen qė kjo tė
mos ndodhėpor edhe sepse kėto lloj shkrimesh kėrkojnė njė
impenjim shumė mė tė madh se ai me tė cilin i nxjerrin
shkrimet analistėt shqiptarė. Dhe kėshtu ndodh ajo qė ne
shqiptarėt vihemi para paradoksit tė ēuditshėm: dimė shumė
mė tepėr pėr Skendėrbeun, Haxhi Qamilin, Ali Pashė
Tepelenėn, Ahmet Zogun, Enver Hoxhėn etj. se sa pėr ata qė
me votėn tonė tė pėrbashkėt janė ngjitur sot nė fronin e
Presidentit tė Republikės dhe kryeministrit. Kėshtu qė nė
kėtė rikonceptim tė ri tė mentalitetit shqiptar ky shkrim
ėshtė njė pėrpjekje pėr tė ndėrtuar njė profil tė
meritueshėm tė Presidentit tė Republikėsė, Alfred Moisiu.

Origjina

Pėr Alfred Moisiun ėshtė thėnė se ėshtė me origjinė nga
Kavaja, kjo nė sensin qė babai i vet Spiro Moisiu, ka qenė
nga Kavaja sepse Alfred Moisiu ka lindur nė Shkodėr nė
vitin 1929, kjo pėr faktin se Spiro Moisiu nė atė kohė ka
qenė me detyrė nė Shkodėr si oficer. Por fakti se Spiro
Moisiu ka lindur nė Kavajė nuk e bėn atė kavajas mė tepėr
se ēe bėn Alfred Moisiun shkodran fakti qė ka lindur nė
Shkodėr. Pėr tė zbuluar origjinėn e Moisiut, pjesėrisht na
orienton njė libėr i shkruajtur nga kushėriri i Presidentit
z.Vangjel Moisiu, nė vitin 1977, me titull “Aleksandėr
Moisiu”. Vangjel Moisiu nė kėtė libėr thotė se i pari nga
Moisijtė qė ka ardhur nė Kavajė ka qenė Kostandin Moisiu,
nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX (f.5). Nė kėtė libėr nuk
thuhet gjė se nga ka ardhur ky Kostandin Moisiu, i cili
mbetet enigmė, gati sikur tė ketė qenė alien. Dhe kjo nuk
ka ndodhur rastėsisht. E vėrteta ėshtė se Kostandin Moisiu
ka ardhur nga Selaniku, qyteti i dytė mė i madh i Greqisė.
Paraardhėsit e tij kanė qenė vllehė nga Rumania qė patėn
emigruar nė Selanik, Qytet-port i Egjeut qė tėrhiqte
emigrantė nga gjitha Ballkani. Mbiemri Moisiu ėshtė
absolutisht i rrallė nė Shqipėri. Ai nuk ndeshet nė asnjė
pjesė tjetėr tė vendit dhe nė asnjė familje me pėrjashtim
tė pasardhėsve tė kėtij Kostandin Moisiut. Forma vllahe e
mbiemrit tė bie menjėherė nė sy. “Moisiu” nė fakt ėshtė njė
krahinė nė Rumani, ku deri para Luftės sė Dytė Botėrore ka
pasur njė pėrqėndrim tė madh ēifutėsh, tė mė pastaj i
zhduku holokausti nazist. Kjo mund tė shėrbejė si
mbėshtetje pėr njė tezė qė ka qarkulluar se Moisijtė mund
tė jenė me origjinė ēifute, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Nė
rast se Kostandin Moisiu do tė kishte qenė ēifut, nuk do tė
kishte asnjė arsye pėr tė ndėrruar identitetin e vet, duke
u konvertuar nė Krishterizmin Ortodoks, aq mė tepėr nė
gjysmėn e dytė tė shekullit XIX kur dihet qė Perandoria
Osmane, pėr arsye pragmatike ka qenė shumė tolerante ndaj
ēifutėve. Nė Turqi gjetėn strehė ēifutėt e dėbuar nga
Spanja. Pati ēifutė qė u konvertuan nė muslimanė, por kėto
nuk ndodhėn pas Tanzimatit, kur ka ardhur Kostandin Moisiu
nė Kavajė dhe kur nė Perondarinė Osmane egzistonte njė lloj
shteti ligjor. Aq mė pak ka pasur mundėsi qė Kostandini ta
ketė ndryshuar identitetin nė Selanik, qė atėherė qe njė
qytet kryesisht ēifut. Ėshtė e njohur qėndrueshmėria e
ēifutėve nė fenė e vetme qė praktikisht pėrbėn dhe
identitetin e tyre atnik. Ai qė lėshon judaizmin dhe pranon
njė fe tjetėr nuk njihet mė si ēifut edhe pse mund tė jetė
i biri i njė ēifuti. Kostandin Moisiu ka qenė i krishterė
ortodoks dhe kėshtu kanė qenė edhe bijtė e vet dhe
pasardhėsit e tyre deri nė ditėt tona. E shumta, mund tė
pranohet se ai ka qenė pėr njė periudhė i konvertuar nė
judaizėm pėr motive personale (ka tė dhėna se gruaja e tij
e parė ka qenė ēifute), por mė pas ai ėshtė kthyer nė fenė
e parė. Pra, identiteti i vėrtetė i Kostandin Moisiut ka
qenė vlleh ortodoks. Nė atė kohė Greqia ushtronte njė
presion tė madhe pėr helenizimin e vllehėve nė territorrin
e vet dhe nė Shqipėri, duke pėrfituar nga fakti qė kisha
ortodokse nė trevat shqiptare varej nga Patriarkana pro
greke e Stambollit. Nė familjen Moisiu efekti i kėtij
proēesi ndihet qė nė brezin e dytė pas Kostandinit. I biri
i Kostandinit, Moisi Moisiu, e pagėzoi djalin e vet
Aleksandrin (aktorin) nė njė kishė greke. Pėr kėtė i
referohem librit tė pėrmendur mė lart ku thuhet:”Aleksandri
lindi nė Trieste, mė 2 prill 1879. Deri mė sot pėr vitin e
lindjes sė tij jepet gabimisht viti 1880. Sipas
ēertifikatės sė pagėzimit dhe tė lindjes sė Aleksandėr
Moisiut lėshuar nga komuniteti greko-oriental i Triestes qė
disponojmė, del se Aleksandri ka lindur mė 2 prill 1879”
(f.6). Trieste nė atė kohė qe qyteti-port kryesor i
Adriatikut. Atje kishte komunitet tė rėndėsishme nga popujt
e ndryshėm tė Ballkanit si grekė, vllehė, shqiptarė, serbė,
kroatė etj. Siē kuptohet nga rreshtat e mėsipėrm komuniteti
grek ka pasur kishėn e vet nė Trieste, por kishėn e vet
kanė patur edhe komunitetet e tjera, pėrfshi vllehėt. Tė
bėn pėrshtypje fakti se Moisijtė kanė zgjedhur kishėn
greke, edhe pse patriotėt shqiptarė ortodoksė nė kohėn e
Rilindjes, kur qenė jashtė vendit e shmangnin kishėn greke,
pėr shkak se ajo synonte t’i helenizonte shqiptarėt. Kjo qe
arsyeja qė komuniteti ortodoks shqiptar nė Boston krijoi
kishėn e vet me Fan Nolin. Moisijtė nuk e kanė pasur kėtė
dilemė. Ata kanė qenė vllehė tė helenizuar. Kjo ėshtė
arsyeja qė Aleksandėr Moisiu, i cili qe njė aktor teatri
relativisht i njohur nė kohėn kur jetoi, nuk ka lenė asnjė
rresht nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare dhe nuk ka
nėnshkruar asnjė nga memorandumet qė pėrsonalitet shqiptare
tė kohės u dėrgonin forumeve ndėrkombėtare tė kohės. Ai nuk
erdhi kurrė pėr tė dhėnė njė shfaqje nė Shqipėri, na
bashkėpunim me grupet teatrale qė qenė krijuar nė vend.
Aleksandėr Moisiu madje nuk kishte marrė as pasaportėn
shqiptare dhe ai i kujtua ta kėrkonte atė veē nė vitin 1933
kur regjimi nazist e dėboi nga Gjermania duke e quajtur si
ēifut (f.120). Aleksandri nuk arriti as ta merrte
pasaportėn e vendit pėr tė cilin nuk qe kujtuar kurrė.
Lindja, fillimi i karrierės

Nga ky mjedis familjar ka dalė Presidenti i sotėm, Alfred
Moisiu, i biri i Spiro Moisiut pėr tė cilin kemi shkruar
hollėsisht nė njė studim tė botuar para pak kohėsh tek
gazeta “SOT” (5-6 maj 2004). Lexuesi i vėmendshėm duhet ta
ketė parasysh kėtė studim pasi nuk mund tė kuptohet
personaliteti i Alfred Moisiut pa njohur mirė atė tė Spiro
Moisiut, qė ka determinuar tek i biri jo vetėm profesionin
por edhe karakterin. Siē e kam treguar me fakte, Spiro
Moisiu ka qenė njė njeri shumė pragmatik qė interesat e
veta i vinte mbi ēdo parim apo detyrė shtetėrore. Alfred
Moisiu lindi nė Shkodėr nė 1 dhjetor 1929, gjė qė qė ka
ndodhur pėr shkak se atė kohė Spiro Moisiu gjendej nė
Shkodėr si oficer i monarkisė. Ndryshe nga ē’bėri me
fėmijėt e tjerė, Spiroja kėtij djali nuk i vuri emer
ortodoks por e quajti “Alfred”. Kėtė gjė e bėri pėr nder tė
njė instruktori ushtarak Italian i cili gjendej atė kohė nė
Shqipėri. Ky qe Alfredo Guzzoni, qė mė pas u bė gjeneral
dhe komandoi forcat italiane qė zbarkuan nė Shqipėri nė 7
prill 1939. Pra me kėtė gjest Spiroja u bė servile ndaj
italianėve pėr qėllime karrieriste po tė kihet parasysh se
shumė shpejt italianėt do t’ja shpėrblenin duke e graduar
nga Kapiten nė Major nė vitin 1940. Spiroja i tradhėtoi
italianėt veē kur e ēuan tė luftonte kundėr bashkėkombasve
tė vet grek nė tetor 1940.
Duke folur pėr jetėn e vet nė emisionin “Opinion” nė
TV-Klan, Presidenti Alfred Moisiu ėshtė shprehur se ai e ka
filluar shume herėt jetėn ushtarake, duke qėndruar pranė tė
atit. Ai u shpreh:”Unė qė nė moshėn 7 vjeēare jam vėnė nė
rresht me ushtarėt, me gavetė nė dorė, pėr tė ngrėnė nė
mensėn e repartit”. E para gjė e ēuditshme kėtu ėshtė se
Presidenti Moisiu, sikur nuk i bie ndėrmend se shteti
shqiptar i paguante njė rrogė tė mirė Spiros, qė ky tė
ushqente fėmijėt. Fakti qė Spiroja e kishte zgjedhur
problemin e ushqimit tė fėmijėve nga kuzhina e repartit, ka
sot njė vlerė simbolike pėr tė treguar se Presidenti Moisiu
ka pėrfituar nga abuzimet qė nė moshėn 7 vjeē dhe sot e
quan kėtė si njė gjė tė natyrshme, por aspekti tjetėr
interesant i kėsaj historie ėshtė se, nė kohėn kur Alfredi
qė 7 vjeē, pra nė vitin 1936, Spiro Moisiu qe me detyrėn e
komandantit tė burgut tė Fierit, gjė qė e thotė, Haki
Stėrmilli, nė librin e vet “Burgu”. Nė atė kohė nė kėtė
burg kanė qenė shumė antizogistė tė arrestuar pėr
pjesėmarrje nė Lėvizjen e Fierit mes tė cilėve qe edhe
shkrimtari Haki Stėrmilli. Pra, Alfredi 7 vjeēar ka qenė nė
burgun e Fierit, si komandanti i vogėl i tij. Pas ardhjes
sė Italisė fashiste nė Shqipėri nė 1939, Alfredi 10 vjeēar
u vesh nga i ati balila, siē quheshin fashistėt e vegjėl.
Spiroja, me gjeste tė tilla fitoi simpatinė e italianėve tė
cilėt e ngritėn nga grada e kapitenit nė atė tė majorit tė
milicisė fashiste. Ndoshta Alfredit i kujtohen ende
brohoritjet e asaj kohe ”Duēe, Duēe” apo kėngė si “E per
Benito Mussolini”. Por nė fund tė vitin 1943, Alfredi, pėr
shkak tė piruetave tė babait tė vet, Spiros, qė u bė shef i
Shtabit tė Pėrgjithsėm tė Ushtrisė Partizane, pėrfundoi na
mal kur Spiroja e tėrhoqi familjen pėr siguri. Kėshtu qė
Alfred Moisiut iu njoh qėnia si partizan nė vitet
1943-1944.

Arsimimi i Alfred Moisiut

Nė njė dosier pėr jetėn dhe karierėn e Alfred Moisiut, qė
ėshtė botuar nė “Gazeta Shqiptare”, nė 25 qershor 2002, pra
tė nesėrmen e ditės kur Moisiu u zgjodh President, dhe qė
duket qartė se ėshė bazuar mbi tė dhėna tė ofruara nga vetė
Alfred Moisiu, nė pjesėn “Edukimi dhe kualifikimi”, thuhet:
“1941-1945” gjimnazi “Qemal Stafa, Tiranė”(“Gazeta
Shqiptare”, 25 qershor 2002,f.2). Pak rreshta mė poshtė
thuhet :”1943-1945 pjesėmarrės nė luftėn pėr ēlirimin e
Shqipėrisė”.(f.2).
A ėshtė e mundur qė Alfred Moisiu tė ketė qenė nė tė
njėjtėn kohė edhe nė mal edhe nė bankat e gjimnazit gjatė
kėsaj kohe? Nė rast se ky do tė qe njė episod i nxjerrė nga
filmi”Matrix”, ku njerėzit ndodhen nė tė njėjtėn kohė nė
vende tė ndryshme, kjo mund tė pranohej si fiction. Por
Shqipėria e viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore ka qenė njė
realitet tredimensional ku njeriu nuk mund tė ndodhej nė tė
njėjtėn kohė nė vende tė ndryshme. Prandaj i vetmi
pėrfundim qė mund tė nxirret ėshtė se Alfred Moisiu ka bėrė
vetėm gjysmėn e shkollės sė mesme por duke qenė i biri i
Spiro Moisiut e ka marrė diplomėn e maturės nė 1945, edhe
pse pati bėrė vetėm dy vjet. Nė vitet 1952-1958, Alfred
Moisiu, sipas kėsaj CV-je, ka kryer Akademinė Ushtarake nė
Moskė. Pra formimi intelektual kėtij njeriu i takon
Bashkimit Sovjetik tė viteteve ’50. Ky ėshtė njė fakt qė
nuk ka nevojė pėr koment nė vitin 2004. Nė Moskė, Moisiu u
shkollua nė degėn e inxhinierisė ushtarake, specialiteti:
fortifikime. Pasi u kthye nė Shqipėri nė vitin 1958, ai
punoi nė Drejtorinė e Xhenios, nė Ministrinė e Mbrojtjes.

Tė vėrtetat e papėlqyeshme tė Spiro Moisiut
Vendimi i fundit i qeverisė Nano, qė me propozim tė
Ministrit tė Mbrojtjes, Pandeli Majko, t'i vihet Akademisė
Ushtarake emri i Spiro Mojsiut , natyrshėm e hap debatin
rreth kėsaj figure, qė pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė
se ka mbetur jashtė historisė edhe pėr arsye qė tė
qartėsohen kur tė njihet jetėshkrimi i tij. Pėr shkak se
deri mė tash ka qėnė praktika qė emėrtimet e kėtij lloji tė
vihen me urdhėr nga lart, qe dashur qė Majko tė thyente
kėtė traditė dhe tė kėrkonte asistencėn e studiuesve,
ushtarakėve dhe intelektualėve, qė nėpėrmjet njė debati tė
hapur publik, tė propozonin emrat mes tė cilėve do tė bėhej
zgjedhja. Sigurisht Ministri mund tė propozonte kriteret ,
tė cilat edhe sipas praktikės ndėrkombėtare, nuk mund tė
jenė veēse arsimi ushtarak i nivelit akademik, pasja nė
karierėn e vet si ushtarak e njė ose disa beteja tė
rėndėsishme tė fituara, natyrisht qėnia etnikisht pjesė e
kombit tė shtetit tė cilit i pėrket institucioni, si dhe
pasja e njė reputacioni pa pika tė errėta. Qėllimi i kėtij
shkrimi ėshtė tė analizojė figurėn e Spiro Moisiut pėr tė
parė nė rast se i plotėson kėto kritere.

Origjina
Spiro Mojsiu u lind nė vitin 1900, nė qytetin e Kavajės, ku
sipas Vangjel Moisiut (libri "Aleksandėr Moisiu", Tiranė
1979, fq.5), nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX u vendos
Kostandin Moisiu, gjyshi i Spiro Moisiut dhe i Aleksandėr
Moisiut. Nė kėtė libėr thuhet kjo e vėrtetė tronditėse:
"Aleksandri lindi nė Trieste , mė 2 prill 1879. Deri mė sot
pėr vitin e lindjes sė tij jepet gabimisht viti 1880. Sipas
ēertifikatės sė pagėzimit dhe tė lindjes sė Aleksandėr
Moisiut lėshuar nga Komuniteti Greko-Oriental i Triestes qė
disponojmė, del se Aleksandri ka lindur mė 2 prill
1879"(fq.6). Pra, Moisinjtė kanė qėnė grekė. Dyshimi
shtohet prej faktit se nė libėr nuk thuhet asgjė pėr atė se
nga erdhi Kostandin Moisiu nė Kavajė. Tė gjitha kėto e
bėjnė tė dyshimtė pėrmbushjen nga ana e Spiro Mojsiut tė
kriterit tė identitetit kombėtar, ēka logjikisht duhet tė
jetė kriteri i parė i pėrzgjedhjes.
Arsimi ushtarak
Nė 26 qershor 2002, dy ditė pas zgjedhjes sė Alfred Moisiut
si President i Republikės sė Shqipėrisė, te “Gazeta
Shqiptare” u botua njė dosier speciale pėr jetėn e Spiro
Moisiut, babait tė Presidentit. Nė kėtė dosier, qė dukej
qartė se ishte hartuar sipas tė dhėnave tė ofruara nga
Presidenti Alfred Moisiu, kur ishte fjala pėr arsimin
ushtarak tė Spiro Moisiut, nuk ofroheshin veēse disa kurse
tė kryera nė Shqipėri, nė njė kohė qė nė vitet ‘20-‘30 nė
Shqipėri ka pasur qindra oficerė tė diplomuar nė Akademitė
Ushtarake tė Italisė, Francės, Gjermanisė, Britanisė sė
Madhe etj. Nė kėtė dosier, midis tė tjerave thuhet se Spiro
Moisiu ka kryer njė kurs disa mujor pėr oficer, tė hapur nė
Tiranė nė vitin 1919 (“Gazeta Shqiptare”, 26 qershor 2002,
fq.13). Pastaj thuhet se ka bėrė dhe tre kurse tė tjera nė
Tiranė pėrkatėsisht nė vitin1923, 1930, 1938, gjė qė na
sjell ndėrmend atė personazhin e atij filmit tė
socializmit, “Kiu fiu i kurseve”, qė shkonte nga kursi nė
kurs. Dhe ndėrsa oficerėt e tjerė shkonin nėpėr akademitė e
Europės, Spiro Moisiu duke shkuar nga kursi nė kurs arriti
tė bėhet nga nėn toger nė 1919, nė major nė 1938. Kjo ėshtė
njė pikė e errėt qė duhet sqaruar. Sekreti i karrierės sė
Spiro Mojsiut ka qėnė dezertimi. Nė qershor 1924 ai
dezertoi nga forcat qeveritare dhe u bashkua me ato
noliste, ndėrsa nė dhjetor 1924, kur Zogu filloi mėsymjen
pėr ta rrėzuar pushtetin nolist, i shkathti Spiro dezertoi
nga forcat noliste dhe u bashkua me ato zogiste. Si
shpėrblim Zogu, nė vitet nė vazhdim i dha grada e
shpėrblime. Por njė gjė ėshtė e sigurtė: Spiro Mojsiu nuk
ka mbaruar asnjė Akademi Ushtarake, ēka e privon atė nga
pėrmbushja e kriterit te dytė qė duhet pėrmbushur pėr tė
fituar tė drejtėn qė emri i tij t’i vihet akademisė
ushtarake.

7 Prill i 1939
Nė 7 prill 1939, ditėn kur ushtria italiane invadoi
Shqipėrinė, shumė oficerė shqiptarė qė qenė me detyrė nė
bregdet, i udhėhoqėn trupat e tyre nė njė rezistencė tė
armatosur, nga Saranda nė Durrės, ku qe major Spiro Moisiu,
kur major Abaz Kupi udhėhiqte rezistencėn nė Durrės pėr tė
cilėn gazetat europiane shkruajtėn se njė grusht
shqiptarėsh i hodhi nė det dy herė desantėt e pėrtejdetit?
Spiro Mojsiu nė kėtė kohė shėrbente si komandant i Kufirit
nė Prefekturėn e Shkodrės, duke pasur edhe detyrėn e
mbrojtjes sė portit tė Shėn Gjinit qė ėshtė njė nga katėr
pikat ku zbarkuan italianėt. Spiro Mojsiu nuk shkreu asnjė
pushkė nė Shėn Gjin. Deri tani as ai dhe as historianėt
bashkėkohorė ushtarakė tė afėrt me Presidentin e sotėm, nuk
e kanė pretenduar kėtė gjė dhe kėtė situatė tė vėshtirė ai
e zgjidhi me stilin e tij tashmė stereotip, dezertimin. Si
shpėrblim qė ky “patriot” nuk shkrehu asnjė pushkė kundėr
ushtrisė fashiste italiane, autoritet fashiste italiane e
mbajtėn atė nė ushtri me tė njėjtėn gradė qė kishte patur
para 7 prillit 1939, pra ato tė majorit. Kėshtu major Spiro
Mojsiu veshi kėmishėn e zezė dhe filloi tė nderojė ala
“romana”, me xhepin e mbushur plot me lireta italiane. E
viva!
Moisiu nė luftėn italo-greke
Nė 28 tetor 1940 ushtria italiane sulmoi Greqinė, nėpėrmjet
territorit shqiptar. Sulmi qe i organizuar keq dhe trupat
greke nuk e patėn tė vėshtirė qė brenda pak ditėsh ta
thyenin atė dhe tė kalonin nė kundėr mesymje, duke hyrė nė
territorin shqiptar. Nė kėtė luftė komanda italiane futi nė
veprim edhe forca shqiptare. Njė prej batalioneve
shqiptare, ai i qujtur “Tomorri” dhe qė pėrbėhej prej 1000
vetėsh komandohej nga major Spiro Moisiu. Ky batalion
dezertoi me komandantin nė krye dhe kjo gjė ėshtė quajtur
si njė meritė e Spiro Mojsiut, qė nuk deshi tė merte pjesė
nė njė luftė agresive. Por si ėshtė e vėrteta? Studiuesi i
njohur amerikan i ēėshtjeve shqiptare, Bernd J.Fischer, nė
librin e vet “Shqipėria nė luftė 1939-1944”, shkruan: “Tė
paktėn dy batalione tė milicisė fashiste shqiptare,
“Tomorri” dhe “Taraboshi”, morrėn pjesė nė operacionet qė u
zhvilluan kundėr grekėve nė rajonin e Korēės”. (Bernd
J.Fischer, “Shqipėria nė luftė 1939-1944”, “Ēabej” 2000,
fq.117). Kėtu ka njė fakt interesant: Del se batalioni
“Tomorri” i cili komandohej nga Spiro Mojsiu, ėshtė futur
nė njė luftė nė kohėn qė grekėt kanė kaluar nė mėsymje
brenda territorit shqiptar dhe jo kur forcat italiane po
mėsynin nė territorin grek. Italianėt nuk ndėrmorėn fare
mėsymje kundėr Greqisė, duke e pėrqėndruar mėsymjen nė
zonėn Pėrmet-Sarandė, duke synuar tė hapnin rrugėn drejt
Athinės. Nė kėto rrethana batalioni “Tomorri” qe duke
mbrojtur territorin shqiptar, gjė qė ishte njė arsye e
mjaftueshme qė komandanti i batalionit, Spiro Moisiu t’u
kėrkonte ushtarėve tė luftonin dhe jo tė dezertonin. Aq mė
tepėr qė nė preambulėn e ligjit tė luftės me Shqipėrinė, qė
miratoi Greqia nė 4 nėntor 1940, thuhej se ai do tė rrinte
nė fuqi deri sa tė ēlirohej Vorio-Epiri. Ē’ka nuk ėshtė
thėnė deri mė sot ėshtė fakti se, si rezultat i kėtij
dezertimi, grekėt e pushtuan Korēėn nė 22 nėntor 1940 dhe
pak mė vonė edhe Pogradecin. Italianėt u befasuan se ata
kishin pritur qė batalionet shqiptare sė paku do tė mbronin
territorin shqiptar. Nė rast se donin tė ndodhte kjo
italianėt nuk duhej tė vinin si komandant majoring me
origjinė greke Spiro Moisiu. Ai nuk mund tė luftonte kundėr
bashkė kombasve tė vet grek. Italianėt e kapėn Spiron dhe e
internuan nė Laē. Njė gjykatė speciale ushtarake e dėnoi me
vdekje si dezertor, por ēuditėrisht, pas mbarimit tė luftės
italo-greke (prill 1941),emri i Spiro Moisiut u pėrfshi nė
njė amnisti qė bėri Viktor Emanueli III dhe Spiroja u la i
lirė me tė vetmin dėnim “pėrjashtimin nga ushtria”.


Si u bė Moisiu Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm?
Spiro Mojsiu u vendos nė Berat dhe mė pas nė Lushnje ku
filloi tė merret me tregėti, duke shitur mallra tė ndryshme
si ushqime, kėpucė, veshje, batanije qė miqtė e vet oficerė
i vidhnin nė depot e ushtrisė. Kėshtu e filloi ai
aktivitetin e vet antifashist. Nuk ka asnjė dėshmi tė vetme
historike qė Spiro Mojsiu tė ketė marrė pjesė nė lėvizjen
antifashiste deri nė korrik 1943, kur Enver Hoxha e thirri
me anė tė Omer Nishanit, pėr t’i propozuar detyrėn e Shefit
tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Partizane, gjė qė
pėr Spiron duhet tė ketė qėnė njė gjė po aq e papritur sa
ajo kur tė birit tė tij, Alfred Moisiu, i thanė se do tė
bėhej President. Spiro Mojsiu nuk shkoi nė Konferencėn e
Pezėz nė shtator 1942. Atė kohė ai qe nė Lushnje i zėnė me
aktivitetin antifashist tė shitjes sė tė brendėshmeve
ushtarėve fashistė tė vjedhura nė magaziant e ushtrisė. Nė
fillim tė korrikut 1943, kur Spiro Moisiut i ēoi lajm Omer
Nishani, duke i thėnė se duhej tė vinte nė Tiranė pasi do
tė merrte detyrėn e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm,
Spiroja duke e ditur se Omeri qe ende anėtar i Kėshillit tė
Shtetit tė emėruar nga italianėt, mendoi se fjala qe pėr ta
bėrė shef tė Shtabit tė ushtrisė shqiptare shtetėrore, pra
qė varej nga italianėt, kėshtu qė u paraqit nė
luogotendencė. Atje i thanė se nuk e pati kėrkuar kush dhe
pastaj kur takoi Omer Nishanin ky e sqaroi se pėrse bėhej
fjala dhe e vuri nė kontakt me njerėzit e lėvizjes qė do
t’i ēonin nė Labinot tė Elbasanit. Pėr ta bindur qė tė
dilte nė mal Omer Nishani i tha se autoritetet italiane
kishin rėnė nė gjurmė tė punėve me tė cilat merrej Spiro
Moisiu dhe sė shpejti mund ta arrestonin, gjė qė nuk qe
fare e gėnjeshtėrt. Spiro Moisiu u zgjodh pėr tu bėrė shef
i Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr tre arsye:
1.Ai kishte pasur njė gradė relativisht tė lartė ushtarake,
ē’ka riste autoritetin e ushtrisė partizane.
2.Ai qe i fesė ortodokse, ēka vendoste njė farė balance nė
krye tė ushtrisė partizane, duke qėnė se Enver Hoxha qe
musliman
3.Ai qe njė njeri me profil tė ulėt ēka nuk rrezikonte
lidershipin e Enver Hoxhės.
Tė gjeje njė njeri tė tillė nė korrik 1943 dhe pėr mė tepėr
tė gatshėm pėr tė dalė nė mal nuk qe e lehtė. Si Enver
Hoxha dhe Spiro Moisiu bėnė llogaritė e veta. Ky i fundit
nuk pati zgjedhje mė tė mirė.Ėshtė interesante se si
pajtohet opinioni i studiuesve tė huaj dhe i oficerėve
britanikė qė kanė qėnė praėn shtabit tė pėrgjithshėm, kur
ėshtė fjala pėr personin e Spiro Moisiut. Bernd J. Fischer,
studiuesi i njohur amerikan shkruan: “Spiro Moisiu, njė
njeri pa ndonjė farė rėndėsie tė cilin Hoxha mund ta
kontrollonte, u caktua si shef i tij (Shtabit tė
Pėrgjithshėm)”, ndėrsa Reginald Hiblert, njė prej oficerave
britanikė qė ka qėnė gjatė luftės pranė Shtabit tė
Pėrgjithshėm dhe qė nė kujtimet e veta ėshtė dashamirės
ndaj partizanėve, shpreh pėrshtypje tė kėqia vetėm pėr
Spiro Moisiun. Hilbert shkruan: “Shefi i Shtabit, Spiro
Moisiu, na u duk se nuk e meritonte aspak pozitėn e tij tė
lartė dhe ishte njė njeri i pakėndshėm nė bashkėbisedime.
Ndofta kjo ishte arsyeja pėrse e kishte vėnė aty Enver
Hoxha”(Reginald Hilbert: “Fitorja e hidhur”, shtėpia
botuese e librit shkencor, Tiranė 1993, fq.352.
Unanimiteti i kėtij opinioni tė dy njerėzve nga tė cilėt
njėri e arrin pėrfundimin nga studimi i dokumentave dhe
tjetri nga pėrshtypjet e drejtpėrdrejta, ėshtė shumė
impresionues! Veprimtaria e Spiro Mojsiut nė lėvizjen
partizane fillon me pjesėmarjen e tij nė mbledhjen e parė
tė Shtbit tė Pėrgjithshėm, nė 5 korrik 1943, nė Labinot.
Paradoksi ironik qe se nga tė dymbėdhjetė anėtarėt e
Shtabit, shefi qe i vetmi qė nuk e pati shkrehur njė pushkė
nė luftė. Kjo gjė qe pa precedent nė historinė ushtarake
por kishte shumė precedente nė karierėn e Spiros, i cili qe
graduar pa ia bėrė kurrė “bam” e duke dezertuar. (Vijon)



A e meriton Akademia Ushtarake emėrtimin e ri?
Ministri Majko ka manipuluar biografinė e Spiro Moisiut
Spiro Moisiu “strateg” ushtarak

Nė nėntor tė vitit 1943, kur gjermanėt filluan operacionin
e dimrit, Shtabi i Pėrgjithshėm, pranė tė cilit qe edhe
Enver Hoxha, i cili nė atė kohė ushtronte funksionion si
komisar politik, u gjend nė zonėn Ēermenikė-Martanesh.
Gjermanėt tė informuar pėr kėtė gjė filluan operacionin e
koduar “1828” pėr ta shtėnė nė dorė Shtabin e Pėrgjithshėm
gjallė ose vdekur. Nė mbrojtje tė Shtabit tė Pėrgjithshėm
qenė Brigadat II dhe III partizane si edhe batalionet
“Krujė-Ishėm” e “Dajti”, gjithsej 1500 vetė sipas librit
“Historia e Luftės Nacional-ēlirimtare tė Popullit
Shqiptar” Vol. III Tiranė 1988. Nė kėtė libėr thuhet: “Nė 7
dhjetor 1943 Shtabi i Pėrgjithshėm studjoi daljen nga zona
e rrethuar dhe kalimin pėr nė jug”(fq. 870). Njeriu mė
kompetent nė fushėn ushtarake, nė Shtabin e Pėrgjithshėm qe
majori kursant, Spiro Mojsiu. Ai pėrgatiti planin se si do
tė ēahej rrethimi dhe do tė kapėrcenin Shkumbinin pėr tė
kaluar nė jug. Duke pasur 1500 vetė nė dispozicion, si dhe
duke pasur parasysh qė veprohej nė terren tė thyer dhe nė
mot tė keq, kur armiku nuk mund tė pėrdorte artilerinė dhe
aviacionin, nuk do tė kishte qėnė e vėshtirė pėr njė
ushtarak tė sprovuar, qė me disa lėvizje mashtruese ta
ēante rrethimin dhe tė kalonte me sukses nė jug. Mehmet
Shehu me vetėm 400 forca tė Brigadės i e bėri kėtė gjė nė
po atė kohė dhe me po atė zonė, kur i shkoi nė ndihmė
Shtabit tė Pėrgjithshėm. Por Shehu kishte pėrvojėn e luftės
sė Spanjės dhe tė luftrave partizane tė viteve 1942-1943,
si dhe mprehtėsinė prej ushtaraku dhe guximin, kurse Spiro
Moisiut i mungonin kėto tė gjitha. Nė tė vetmin rast qė
pati pėr ta treguar veten si ushtarak ai dėshtoi keq, duke
e kompromentuar edhe Enver Hoxhėn, i cili u detyrua t’i
kėrkonte ndihmė Shehut, gjė qė nuk ua fali tė dyve, por pėr
arsye tė ndryshme. Manovra e ideuar nga Spiro Mojsiu
dėshtoi keq. Nė librin “Historia e Luftės Nacional
ēlirimtare tė popullit shqiptar”, botimi i Institutit tė
Studimeve Marksiste-Leniniste, Tiranė 1988, vol III
pranohet se si rezultat i gabimeve forcat partizane u
gjetėn nėn goditjet e rėnda tė gjermanėve dhe se Brigada II
mbeti me 40-50 vetė, Brigada e III me 80-90 vetė, ndėrsa dy
batalionet “Dajti” dhe “Krujė-Ishėm” u kthyen nė njėsitė
(fq 441). Si rezultat i aplikimit tė strategjisė gjermane
tė “kesselbildung” (coptim i forcave kundėrshtare dhe
rrethim grupesh tė vogla, nė formė kazani), Shtabi i
Pėrgjithshėm mbeti i izoluar nga forcat e tjera, nė njė
grup prej 33 vetėsh (fq 450),qė vendosi tė kalojė nė jug.
Nė kėto rrethana Spiro Moisiu iu kthye zakonit tė vet tė
hershėm, dezertimit duke i sygjeruar Hoxhės kėtė strategji
qė atij i pati dalė mirė gjatė gjithė karrierės. Kėshtu ata
ia mbathėn drejt jugut, duke i braktisur forcat partizane
qė i ēuan nė disfatė, nė pyjet e ēermenikės e Martaneshit.
Pra Spiro Mojsiu nuk e pėrmbush as kriterin e strategut qė
ka fituar beteja tė mėdha. Ai ėshtė njė humbės i madh. Duke
mos patur nga t’ia mbante Enver Hoxha iu drejtua pėr ndihmė
Brigadės sė Mehmet Shehut, qė atėherė gjendej nė jug tė
lumit Shkumbin. Legjendari Mehmet Shehu u nis me 3
batalione dhe kreu atė marshimin e famshėm, duke kapėrcyer
Shkumbinin dhe duke kėrkuar grupin e Shtabit tė
Pėrgjithshėm nė Ēermenikė e nė Martanesh dhe duke u kthyer
pas pa e gjetur dot, pasi tashmė, grupi, siē pohon Enver
Hoxha tek “Mes njerėzve tė thjeshtė” qe reduktuar nė pesė
vetė, duke llogaritur Hoxhėn dhe Moisiun. Por marshimi i
Shehut gjithsesi qe shpėtimtar pėr Hoxhėn dhe grupin e tij,
pasi gjermanėt menduan se grupi i Shtabit tė Pėrgjithshėm
qe bashkuar me forcat e Shehut dhe u vunė nė ndjekje tė
tyre me tė gjitha forcat, duke i lėnė grupit tė Hoxhės
rrugė tė lirė tė tėrhiqej drejt jugut. Hoxha i cili pati
humbur ēdo kontakt me forcat partizane qė nė fillim tė
dhjetorit, arriti nė Korēė nė mars, pas katėr muajsh, pėr
tė mėsuar atje pėr suksesin e Shehut. Pas kėtij episodi
Hoxha humbi ēdo respekt pėr Spiro Mojsiun si ushtarak dhe
si njeri dhe madje filloi ta urrente, por nuk e hoqi nga
posti i shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, sepse do t’ju
duhej qė atė t’ja jepte njė komandanti tė suksesshėm, i
cili do tė rrinte nė krah tė Hoxhės qė po bėhej gati tė
merrte postin e Komandantit tė Pėrgjithshėm (maj 1944),
duke e errėsuar kėshtu lavdinė e tij. Nė kongresin e
Pėrmetit (maj1944), kur Enver Hoxha u bė Komandant i
Pėrgjithshėm, me gradėn Gjeneral-Kolonel, Spiro Moisiu
ruajti postin e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, duke
marrė gradėn e dytė mė tė madhe, atė tė Gjeneral Majorit.
Jo keq pėr njė nėntoger tė dalė nga njė kurs tre mujor pėr
oficerė, qė pas gjashtė dezertimesh arrinte tė merte njė
gradė tė tillė. Ky ėshtė padyshim njė rast unik nė
historinė botėrore, ku ka patur nėntogerė e madje
nėnoficerė qė janė bėrė gjeneralė duke luftuar, por asnjėri
nuk ėshtė bėrė duke dezertuar.

Moisiu “hedh” nė det anglo-amerikanėt

Nė njė rast dezertoi i pėrjetshėm u bė trim i madh. Ai qė
ja pati mbathur kur qe gjendur para zogistėve, italianėve,
grekėve, gjermanėve, u tregua “burrė” para
anglo-amerikanėve! Nė shtator 1944 Komandanti i trupave
anglo-amerikane pėr rajonin e Mesdheut, gjenerali Uillson i
kėrkoi Komandės sė Ushtrisė partizane qė nė Shqipėri tė
zbarkonin forca anglo-amerikane tė cilat do tė luftonin sė
bashku me forcat partizane kundėr gjermanėve. Por Enver
Hoxha nuk mund ta pranonte kėtė gjė pasi kishte frikė se
mos forcat anglo amerikane mbeteshin nė vend dhe atėherė
Shqipėria do tė orientohej nga perėndimi dhe jo nga lindja
komuniste. Por Enver Hoxha si dinak qė ishte nuk deshi t’ua
komunikonte vetė pėrgjigjen negative abatėve, pasi kishte
filluar tė mendonte pėr njohjen e qeverisė sė vet nga
aleatėt, gjė pėr tė cilėn donte tė ruante njė imazh tė mirė
tek ata, prandaj Enver Hoxha ngarkoi Spiro Mojsiun me
detyrėn qė tu jepte pėrgjigjen negative shefit tė Misionit
Britanik, nėnkolonelit Palmer, tė cilėn ky i fundit duhej
t’ia pėrcillte gjeneralit Uillson. Lidhur me kėtė nė librin
“Historia e Luftės Antifashiste Nacional ēlirimtare tė
Popullit Shqiptar”(1989) thuhet: Uillsonit pėrgjigja iu dha
nga Spiro Mojsiu, shef i Shtatmadhorisė sė UNēSH, nėpėrmjet
Palmerit. Pėrgjigja ishte njė mospranim pėrfundimtar”.
(“Historia e Luftės Antifashiste Nacional-ēlirimtare tė
popullit shqiptar”, Instituti i Studimeve
Marksiste-Leniniste, shtėpia botuese “8 Nėntori”, Tiranė
1989, fq.444). Ky version konfirmohet dhe nga raporti qė
misioni britanik i bėri qėndrės sė vet nė Bari (Arkivi i
Institutit tė Historisė, dokumente angleze, Raport i
misionit ushtarak britanik nė Shqipėri, 5.10.1944, FO.
371/43554.PRO). Enver Hoxha tek “Rreziku anglo-amerikan pėr
Shqipėrinė” thotė madje se aleatėve iu tha se ata do tė
hidheshin nė det nė rast se do tė zbarkonin. Ironia ėshtė
se sot emri i njeriut qė i ka kėrcėnuar anglo-amerikanėt se
do ti hedhė nė det, do ti vihet Akdemisė Ushtarake
shqiptare, e cila do tė pėrgatitė oficerė pėr ushtrinė
shqiptare, qė synon tė bėhet pjesė e NATO-s ku SHBA dhe
Britania e Madhe pėrbėjnė forcėn kryesore!? Nė Akademinė
Ushtarake do tė bėhet sė paku njė stendė ku do tė paraqitet
jeta dhe veprimtaria e njeriut emrin e tė cilit do tė mbajė
ky institucion akademik. A do tė paraqitet ky episode atje?
Nėse jo akademia do tė prezantohet qė nė hyrje si njė
institucion joserioz ku falsifikimi fillon qė te emir i
vet. Nė rast se ky episode do tė shėnohet atėherė
ē’frymėzim do tė pėrbėjė ky pėr studentėt, atė se duhet ti
kėrcėnojnė pėr t’i hedhur nė det aleatėt tanė amerikanė?
Kjo qe bėma e fundit e Spiro Mojsiut nė luftė. Nė nėntor
1944 kur udhėheqja partizane me Enver Hoxhėn qė duke
udhėtuar nga Berati pėr nė Tiranė, Spiro Mojsiu u sėmur dhe
e lanė nė njė fshat tė Beratit derisa tė pėrmirėsohej. Por
duke qėnė se Spiroja qe njė njeri qė nuk binte nė sy, atė e
harruan dhe vetėm nė janar u kujtua dikush tė pyeste se ku
ėshtė Spiro Mojsiu dhe ēuan njerėz pėr ta marrė. Kush nuk e
beson kėtė histori le tė shohė fotografinė qė paraqet
udhėheqjen partizane duke hyrė nė Tiranė, nė 28 nėntor
1944, ku Spiro Mojsiu nuk ėshtė nė krah tė Enver Hoxhės,
siē i takonte.

E vėrteta mbi rėnien e Spiro Moisiut

Nė dosierin pėr jetėn e Spiro Moisiut qė ka botuar “Gazeta
Shqiptare”, sipas tė dhėnave tė Alfred Moisiut, nė 26
qershor 2002 thuhet se: Spiro Mojsiu e kundėrshtoi Enver
Hoxhėn nė shtėpinė e kėtij tė fundit, gjatė njė debati tė
acaruar pėr vėnien e ushtrisė shqiptare nėn tutelėn e asaj
jugosllave. Sipas kėsaj parrulle historike tė
trashėgimtarit, Spiro Moisiu ka kundėrshtuar ardhjen e
instruktorėve ushtarakė jugosllavė nė Shqipėri dhe pasi
ėshtė grindur me Enver Hoxhėn ėshtė ēuar dhe ka ikur, duke
e lėnė kėtė tė fundit vetėm me Koēi Xoxen. Nė rast se
gjėrat do tė kishin shkuar kėshtu, Spiro Mojsiu do tė qe
arrestuar e pushkatuar qė nė vitin 1945, sepse jo vetėm nė
kėtė vit, por as nė 1948, derisa Enver Hoxhės nuk i erdhėn
letrat e Stalinit me kritikat pėr Titon, nuk guxonte kush
nė udhėheqjen shqiptare t’i kundėrshtonte nė kėtė mėnyrė
jugosllavėt. Dhe nė vazhdim tė pėrrallės historike, Enver
Hoxha, duke qėnė se Spiro Mojsiu vazhdonte t’i
kundėrshtonte jugosllavėt, nė vitin 1946 e shkarkoi nga
posti i Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, duke
e zėvendėsuar me Mehmet Shehun. Nė dossier-in e 26
qershorit 2002 thuhet se “gjatė dorėzimit tė detyrės ēelsat
e zyrės Spiro Mojsiu ia hodhi Mehmet Shehut tek kėmbėt”
(fq.13). Nė rast se Mehmet Shehu do tė qe Kiēo Mustaqi, kjo
edhe mund tė hahej, por gjithkush e nė radhe tė parė vetė
Alfred Moisiu qė e ka patur epror nė Ministrinė e Mbrojtjes
pėr disa vite, e di se nė rast se Spiroja do t’ja kishte
bėrė kėtė gjė Mehmetit, atėherė do tė kishte shkuar tek
kėmbėt e Mehmetit pas ēelsave, pasi ky i fundit do t’ja
kishte shkrehur gjithė karikatorin e pistoletės. Sepse
ėshtė absolutisht e vėrtetė qė nuk mund ta pranonte Mehmet
Shehu njė ofendim tė tillė nga njeriu qė dimrin e 1943-1944
pati humbur pyjeve si bari dhe qė i pati kėrkuar atij
ndihmė pėr ti shpėtuarjetėn. Por cila ėshtė e vėrteta e
shkarkimit dhe e nxjerjes nė pension tė Spiro Moisiut nė
vitin 1946. Dy janė arsyet pėr tė cilat e bėri Hoxha kėtė
gjė. E para se nė vitin 1946 nė Greqi filloi lufta civile
ku Jugosllavia dhe Shqipėria komuniste mbėshtesnin krahun
komunist. Nė teritorin shqiptar bėhej stėrvitja e forcave
komuniste greke dhe prej kėtij teritori furnizoheshin me
armė, ushqime dhe veshje forcat komuniste nė Greqi. Kjo ēoi
nė incidente tė armatosura mes forcave shqiptare dhe atyre
qeveritare greke. Nė rrethanat kur kėto incidente mund tė
shkallėzoheshin deri nė luftime nė pėrmasa tė mėdha, siē
ndodhi nė 1949, nuk qe e arsyeshme qė nė krye tė Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė qe njė gjeneral me origjinė greke si Spiro
Moisiu, qė pėr mė tepėr kishte pasur lidhje me ushtarakė tė
lartė grekė, nė vitin 1940 kur dezertoi nga lufta
italo-greke. Arsyeja tjetėr qe se Spiro Moisiu pati disa
probleme shėndetėsore. Nė vitin 1946 kur shkoi tė
inspektonte stėrvitjen e njė brigade ushtarake nė kufirin
me Greqinė, Moisiut iu krijua idea e ēuditshme se kjo
stėrvitje ushtarake qe gjueti derrash tė egėr. Pėr ta
mbyllur kėtė histori pa e cėnuar reputacionin e Moisiut,
Enver Hoxha e nxori nė lirim dhe e emėroi Kryetar tė
Shoqatės sė Gjuetarėve tė Shqipėrisė, duke thėnė se ai e
kishte pasion gjuetinė mė tepėr se stėrvitjen ushtarake.
Njė konfirmim tė tėrthortė tė kėtij versioni e ka bėrė
Presidenti Alfred Mojsiu, kur nė emisionin “Opinion”, nė
TV-Klan, nė 28 nėntor 2002, deklaroi se gjatė karierės sė
vet e ka marrė katėr herė pistoletėn pėr tė vrarė veten.
Pra, kjo tregon e trashėgimia gjenetike determinon fisin e
Moisinjve. Qė Spiro Mojsiu u nxorr nė lirim qė nė moshėn 46
vjeē pėr shkak se pati kundėrshtuar Enver Hoxhėn, kjo
vėrtetohet tėrthorazi dhe nga fakti qė i biri i tij, Alfred
Mojsiu bėri njė karierė tė madhe gjatė regjimit tė Enver
Hoxhės, duke arritur deri nė zėvendės ministėr i Mbrojtjes,
nė vitin 1981. Nė vitet 1971-1981, Alfred Moisiu mbajti
postin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė armės sė Xhenjos dhe
Fortifikimeve nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe kjo qe periudha
kur u realizua ēmenduria e madhe e ndėrtimit tė 600 mijė
bunkerėve nė territorin e Shqipėrisė prej 28 mijė
kilometrash katror. Alfred Moisiu qe njeri nga kuadrot qė e
planifikoi dhe e zbatoi idenė e ēmendur tė kėtij
bunkerizimi tė vendit dhe atij nuk do ti besohej kjo detyrė
nėse i ati i vet, Spiro Moisiu, do tė kish patur guximin
tė kish kundėrshtuar dikur njėriun mė tė fortė tė sistemit
kopmunist, Enver Hoxhėn

Si mund tė nderohet Spiro Mojsiu?

Natyrisht fakti qė Akademia Ushtarake nuk e meriton ti
vihet emri Spiro Moisiu nuk do tė thotė se ky i fundit nuk
meriton tė nderohet nė njė mėnyrė tjetėr. Kėshtu p.sh emri
i tij mund t’i vihet bazės ushtarake tė Bisht Pallės, qė
sot u ėshtė dhėnė grekėrve edhe nga firmosja e marrėveshjes
prej birit tė tij qė ėshtė Komandant i Pėrgjithshėm i
Forcave tė Armatosura. Aq mė tepėr qė nė 1940, Spiro Moisiu
u dha grekėrve Korēėn e Pogradecin.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio