Studentet.info
Psikologji : Adoleshentėt, prindėrit dhe seksi:
Kyqur 25-11-2004 11:12:20 (7862 Lexime)


A duhet tė thyhen tabutė e seksit? A duhet tė flasin prindėrit me adoleshentėt rreth marrėdhėnieve seksuale?

Tė flasėsh pėr seksin me njė adoleshent nga pozita e prindit, nuk do tė thotė tė qetėsosh vetėm kuriozitetin e moshės por edhe tė plotėsosh mangėsitė e tij rreth edukatės seksuale, ta mbrosh nga humbjet qė ai mund tė ketė pėr shkak tė padijes. Pėr tė mbritur deri tek njė bisedė mbi seksin, duhet tė ndėrtohen disa ura komunikimi, njė klimė ku ai nuk do tė ndihet i paragjykuar. Adoleshentėt kanė shqisa tė mrehta: Ata janė nė gjendje tė dallojnė nėse prindėrit e konsiderojnė tabu seksin, e shohin adoleshentin si ende tė papjekur pėr tė folur rreth seksit ose nėse ata vetė janė tė painformuar. Por, adoleshenti nuk ka nevojė pėr njė prind qė tė jetė ekspert nė biologji. Ai ka nevojė pėr dikė qė mund tė japė atij disa njohuri bazė rreth marrėdhėnieve seksuale duke mos u mbėshtetur vetėm nė anėn teknike tė kėtyre marrėdhėnieve por edhe nė atė humane: emocionin dhe dashurinė. Ai ka nevojė pėr dikė qė t'i transmetojė mesazhin se seksi dhe dashuria duhet tė shkojnė paralelisht me njėra-tjetrėn.

Edlira: A mund t'i kėshilloj vajzės sime tė marrė kontraceptivė?

Pyetje : Vajza ime ėshtė 17 vjeē. Ėshtė e lehtė tė shquash ndryshimet fizike nė trupin e saj: Ėshtė bėrė zonjushė e vėrtetė. Nga telefonat e zgjatura dhe skuqjet nė fytyrė sa herė qė i them se X e kėrkon, kuptoj se mund tė ketė njė lidhje. Ende nuk kam marrė guximin tė flasė me tė dhe tė mėsoj diēka mė shumė pėr djalin me tė cilin shoqėrohet. Nuk jam e trembur nga kjo lidhje, por mė shumė nga prirja qė kanė tė rinjtė sot pėr tė avancuar mė tepėr: Marrėdhėnie seksuale, shtatėzani e padėshiruar, sėmundje seksualisht tė transmetueshme. Kėto janė gjėrat qė mė shqetėsojnė. Jam e bindur qė midis tyre nuk kanė filluar marrėdhėniet seksuale, por sigurisht me kohė, do shkojnė edhe aty. A do tė ishte e pranueshme qė unė t'i kėshilloja sime bije marrjen e kontraceptivėve?

Pėrgjigje : Shpesh njė pyetje e tillė i vė prindėrit para dilemave: “A mund t'i dukem si “bashkėpunėtore”, si “nxitėse” pėr fillimin e jetės seksuale nėse unė i kėshilloj marrjen e kontraceptivėve? Por nėse hesht, a mund tė kėrcėnohet nga rreziqet qė shoqėrojnė jetėn seksuale dhe qė ajo nuk i njeh ose i injoron duke e parė veten si njė pėrjashtim? Nė shumė raste, ndodh qė njė adoleshent/e kėshillėn e prindit pėr pėrdorimin e kontraceptivėve ta interpretojė si njė lloj “linēensimi” pėr fillimin e marrėdhėnieve seksuale. Megjithatė, ky ėshtė njė problem i vogėl dhe i evitueshėm pėrballė atyre qė mund tė shkaktohen nga kryerja e marrėdhėnieve tė pambrojtura. Ai mund tė evitohet duke diskutuar me adoleshentin rreth njohurive tė tij mbi pasojave e njė marrėdhėnieve tė pambrojtur. Shpesh, adoleshentėt nuk arrijnė tė konceptojnė se njė SST ose njė shtatėzani janė pasojė e njė akti tė vetėm seksual. Ose ata mendojnė se kanė njė mbrojė magjike nga ēdo e keqe.

Megjithatė, njė bisedė mbi mjetet mbrojtėse ka nevojė pėr biseda tė tjerė pėrgatitore. Ju shkruani se nuk keni folur me vajzėn pėr marrėdhėnien e saj. Atėherė, mos humbni kohė. Pėrpiquni tė krijoni njė terren tė pėrshtatshėm. Ju keni disa detaje. Ju mund tė nisni njė bisedė pas njė telefonate qė ka marrė nga i dashuri, ose mund tė pėrfitoni nga njė subjekt telenovele pėr tė folur pėr njė lidhje njė ēift, ose nga njė diskutim i pėrgjithshėm pėr dashurinė. Mė pas, pasi tė jeni e sigurt qė vajza ndihet komode nė kėto biseda dhe ju nuk i transmetoni mesazhe tė gabuara, mund tė pyesni pėr marrėdhėniet seksuale dhe ta kėshilloni pėr marrjen e kontraceptivėve.

Gjithashtu, vajza juaj ka nevojė tė informohet rreth sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme dhe tė ndėrgjegjėsohet se sa afėr saj janė ato. Shpesh njė adoleshent, nėn efektin e pasionin, tė pėrrallės sė princit tė kaltėr nuk mendon pėr atė qė vjen mė pas: Nuk kėrkon tė dijė pėr historitė seksuale tė partnerit, pėr nivelin e tyre tė sigurisė. Nga ana tjetėr, duhet t'i bėhet e qartė dhe rreziku i shtatėzanisė. Trupi i saj ka gjithė potencialin e mundshėm pėr tė konceptuar dhe mbajtur njė bebe. Shtatėzania, nuk i rezervohet vetėm njė ēifti tė martuar por edhe njė adoleshenti qė nė shumė aspeket ėshtė ende fėmijė.

Ana: Im bir sheh revista pornografike!

Pyetje: Para disa ditėsh, rastėsisht, ndėrsa pastroja dhomėn e djalit tim 17 vjeēar zbulova disa revista pornografike. U tmerrova dhe nuk doja tė ndaja me tim shoq kėtė fakt. Nuk e di se si do tė reagonte ai. Ai edhe mund ta qėllonte. A ėshtė e dėmshme parja e kėtyre revistave? A duhet t'i tėrheq vrejtje?

Pėrgjigje: E dashur Ana, djali juaj ėshtė njė adoleshent normal qė dėshiron tė mėsoj sa mė shumė rreth seksualitetit. Nė kushtet e njė vendi si Shqipėria, ku nėpėr shkolla mungon edukata seksuale e mirėfilltė dhe mundėsia pėr tė folur me prindėrit rreth njė teme qė ende konsiderohet tabu, ėshtė minimale, do t'i drejtohet revistave pornografike. Seksualiteti dhe dashuria merr tė tjera dimensione nė adoleshencė: Ai mund tė ketė njė tė dashur dhe marrėdhėniet seksuale i duken shumė afėr. Dhe ėshtė normale qė ai tė kėrkoj tė zbulojė “sekretin” e mollės sė ndaluar.

Pėr mė tepėr nuk duhet tė harrojmė qė nė kėrė moshė, fėmija juaj udhėhiqet nga parimi ‘ ''E bėjnė tė tjerėt. Do ta bėj edhe unė ''. Ka shumė mundėsi qė kėto revista tė qarkullojnė brenda njė grupi shokėsh, ndėrmjet tė cilėve lirshmėria pėr tė folur rreth seksit ėshtė e madhe. Duke patur si pikėnisje njė revistė pornografike, ata ndajnė me njėrit -tjetrin atė ē'ka dinė pėr seksin: Ēfarė kanė mėsuar nga mė tė mėdhenj, nga eksperiencat personale, ose ēfarė mund tė kenė lexuar.

Tė dėmshme? Kėto revista nuk dėmtojnė pėr sa kohė qė adoleshenti i pėrdor thjesht si njė mjet pėr t'u informuar. Por nėse ai kalon njė pjesė tė madhe tė kohės me to, nėse ai izolohet nga miqtė, nėse ato i shėrbejnė si njė refuxho, atėherė duhet dyshuar se diēka nuk shkon. Nė psikikėn e tij kėto revista mund tė fetishizohen deri nė atė pikė, sa mund tė shndėrohen nė njė burim kėnaqėsie seksuale nė kurriz tė asaj kėnaqėsie qė adoleshenti mund ta pėrfitoj nga njė marrėdhėnie e drejtpėrsėdrejtė. Gjithashtu, ai mund tė krijojė iluzione rreth njė marrėdhėnie: Njė botė pritshmėrish qė do tė jenė larg nga ajo qė ai do tė zbulojė nė kontatet seksuale.

Tė flsini ose jo me fėmijėn tuaj ? Seksualiteti, dhe ēdo gjė qė lidhet me tė, pėrbėn njė ēėshtje delikate. Pėrpara se tė shkoni tek dialogu me djalin duhet tė pyesni veten nėse jeni gati tė flsini pėr seksin. A ėshtė tabu pėr ju njė disktutim mbi marrėdhėniet seksuale? Pėrpiqun tė kuptoni fillimishit reagimet tuaja : Pėrse u tmerruat nga disa revista pornografike? Pėrse parashikimet tuaja pėr sjelljen e bashkėshortit ndaj ‘'kėtij zbulimi'' janė dramatike ? Nga ana tjetėr, mendoni pėr bisedėn me fėmijėn : Ēfarė do t'i thoni ? A mund t'i interpretoj ai pyetjet tuaja si kėrkesė llogarie? Pyetjet do tė ngelen thjesht tek revistat apo do tė shkojnė mė tej? Pasi t'i jeni pėrgjigjur kėtyre pyetjeve dhe tė keni analizuar limitet tuaja, bėni hapin e madh.

Adoleshentet 16 vjeēare dhe seksi: Opinione

A mund tė flasin adoleshentet me prinderit pėr marrėdheniet seksuale? A duan tė kenė mė shumė informacion rreth seksit dhe mjeteve mbrojtėse? A janė tė ndėrgjeshme pėr pasojat e njė akti seksual tė pambrojtur?


Nertila

Prindrit nuk mė kuptojnė pėr shumė gjėra: Nuk kuptojnė moshėn time, gjėrat qė unė dua, gjėrat qė unė bėj. Normalisht nuk mė kuptojnė edhe pėr marrėdhėniet qė unė mund tė kem me ēunat. Pėrsa i pėrket marrėdhenieve seksuale ata nuk e imagjinojnė qė unė mund t'i kryej nė kėtė moshė. Bisedat mbi marrėdhėniet seksuale mund tė pėrfundojnė nė debat ndaj edhe unė edhe ata i shmangim. Nuk di shumė gjėra pėr marrėdhėniet seksuale, por kam dėgjuar se nėse njerėzit nuk njihen duhen tė pėrdorin mjete mbrojtėse. Di qė prezervativi ėshtė njė mjet mbrojtės, por jo sesi pėrdoret. Njė akt i pambrojtur mund tė shkaktojė shtazani ose infektim me sida.


Jonida

Tė flas me prindėrit pėr marrėdhėniet seksuale ėshtė pak e sikletshme pėr mua. Nuk mė ka ndodhur asnjėherė qė tė pyes prindėrit pėr marrėdhėniet seksuale. Pėr kėtė ēėshtje mund tė bisedoj vetėm me shoqet. Mendoj se po tė pyesja prindėrit do tė ndjeja pak turp dhe ndrojtje gjithashtu. Mendoj se nuk ėshtė turp tė pyesėsh prindėrit pėr marėdhėniet seksuale, por kam frikė se nuk do tė mė kuptojnė. Do tė mė pėlqente tė dija mė shumė pėr sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, parandalimin e tyre dhe pėr ēdo gjė tjetėr qe ka lidhje me seksin. Mendoj se edukata seksuale ėshtė shumė e rėndėsishme nė jetėn e njė femre. Di qė gjatė njė akti seksual, mashkulli mund tė pėrdorė prezervativin dhe femra kontraceptivin. Prezervativi, pėrveē parandalimit tė shtatzanisė na mbron edhe nga sida. Prandaj tė rinjtė gjithmonė duhet tė jenė tė informuar rreth seksit dhe pasojave qė vijnė mė pas, kur vendosin tė kryejnė marėdhėnie seksuale me dikė.


Xheni

Me babin nuk mund tė flas asnjėherė pėr marrėdhėniet seksuale, ndėrsa me mamin po. Me tė mund tė shprehem mė lirshėm sepse ėshtė femėr dhe mė kupton mė shumė se babi. Nuk di shumė gjėra pėr marrėdhėniet seksuale. Mė shumė jam e interesuar tė di pėr pasojat qė vijnė pas njė akti seksual. Kam pak informacion rreth mjeteve mbrojtėse. Di qė gjatė njė akti seksual duhet tė pėrdoret prezervativi i cili nėse nuk pėrdoret mund tė bėjė qė femra tė ngelet shtatzėnė ose partnerėt tė preken nga sida.


Linda


Pėr marrėdhėeniet seksuale mund tė flasė vetėm me mamin, por di pak gjėra rreth seksit dhe dua tė di gjithēka qe ka tė bėjė mė tė. Ėshtė mirė qė ēifti tė pėrdorė prezervativin i cili ėshtė njė masė mbrojtėse kundrejt sėmundjeve infektuese, si dhe kontraceptivė tė cilėt parandalojnė shtatzaninė, por kanė efekte anėsore kur pėrdoret nga adoleshentėt




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio