Studentet.info
Lajme : Tefta Dosti u filmua duke i marrė 500 eurot e fundit njė biznesmeni
Kyqur 15-01-2005 6:35:09 (1311 Lexime)

Pranga kryeekonomistes sė qytetit Studenti, mori 2500 euro rryshfet

TIRANĖ (15 JANAR)- Prokuroria e kryeqytetit arreston Tefta Dostin, kryetaren e degės ekonomike tė trajtimit tė studentėve numėr 1, me akuzėn e mitmarrjes. Pas firmosjes sė urdhėr-arrestit nga organi i akuzės sė Tiranės, policia ka bėrė menjėhere ekzekutimin e tij. Tefta Dosti akuzohet nga prokuroria pėr veprėn penale tė mitmarrjes. Denoncimi pėr Dostin ishte bėrė publikisht disa ditė mė parė nga emisioni “Fiks Fare”. Nė kėtė emision, ajo ishte filmuar duke marrė njė ryshfet prej 500 eurosh, ndėrkohė qė 2000 euro tė tjera i kishte marrė disa ditė mė parė. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė prokurorisė shqiptare. Sipas tyre, Tefta Dosti rrezikon njė dėnim nga tre deri nė dhjetė vjet heqje lirie.


Abuzimi
Njė biznesmen kryeqytetas kishte fituar tenderin pėr disa rregullime qė do tė kryheshin nė qytetin Studenti nė fillim tė vitit universitar, vjeshtėn e vitit tė kaluar. Pasi kishte kryer punimet, ai ishte paraqitur nė degėn ekonomike tė trajtimit tė studentėve numėr 1 nė kryeqytet. Ai duhej tė lėvronte pjesėn e mbetur tė fondit, rreth 10 mijė euro, pėr punėn qė kishte kryer. Kryetarja e kėsaj dege, Tefta Dosti, pasi ka takuar biznesmenin i ka thėnė se do t’i jepte vetėm 7500 euro, ndėrsa pjesėn tjetėr prej 2500 eurosh do ta mbante pėr vete. Sipas hetimeve tė Prokurorisė sė rrethit Tiranė, Dosti i ka bėrė edhe kėrcėnime tė tjera biznesmenit, duke i thėnė se mund tė merrte 7500 euro ose tė mos merrte asgjė fare. Biznesmeni ka mundur tė tėrheqė 8 mijė euro dhe i ka premtuar Dostit se do tė kthehej pėr t’i dhėnė 500 euro tė tjera. Mė pas, ai ka shkuar nė redaksinė e emisionit “Fiks Fare” dhe i ka treguar tė gjithė historinė. Atje ėshtė pajisur me njė kamera tė fshehtė, tė cilėn e ka montuar nė trup. Sė bashku me kėtė kamera ėshtė paraqitur edhe njė herė nė zyrėn e Tefta Dostit. Kamera qė ndodhej nė trupin e biznesmenit ka filmuar tė gjithė skenėn, kur ai i ka dhėnė kryetares sė degės ekonomike tė trajtimit tė studentėve shumėn prej 500 eurosh. Ndėrkohė ėshtė regjistruar edhe e gjithė biseda e kryer ndėrmjet tyre, e cila do tė shėrbejė si provė e procesit kundėr saj.

Arrestimi
Emisioni ku Tefta Dosti merrte paratė duket se ėshtė parė edhe nga zyrtarėt e Ministrisė sė Arsimit. Zyrtarėt e kėsaj ministrie kanė bėrė njė denoncim nė Prokurorinė e rrethit Tiranė pėr procedimin penal tė Dostit. Nga ana e tij, organi i akuzės sė kryeqytetit kishte marrė sinjalet e para pėr kėtė skandal nga emisioni televiziv. Menjėherė, prokuroria ka filluar hetimet dhe ka marrė si provė bazė, dėshminė e biznesmenit tė dėmtuar si edhe kasetėn filmike. Mė pas, prokurorėt kanė shqyrtuar tė gjitha provat qė kanė pasur nė dispozicion dhe kanė marrė si tė pandehur Tefta Dostin, kryetaren e degės ekonomike tė trajtimit tė studentėve nė kryeqytet. Mė pas ėshtė bėrė gati urdhėr- arresti pėr Dostin dhe i ėshtė pėrcjellė Drejtorisė sė Policisė sė kryeqytetit pėr tė bėrė ekzekutimin e tij. Paraditen e djeshme, uniformat blu tė komisariatit numėr 1 kanė bėrė arrestimin e Tefta Dostit pėr akuzėn e mitmarrjes. Kjo akuzė parashikohet nga neni 260 i Kodit Penal dhe ka njė dėnim qė shkon nga tre deri nė dhjetė vjet burgim. Gjatė ditės sė djeshme, Dosti ka dhėnė shpjegimet e saj nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ditėt e ardhshme ajo pritet qė tė paraqitet nė gjykatė, ku do tė ketė mundėsinė qė tė tregojė variantin e saj tė historisė pėrpara togave tė zeza.



MITMARRJA

Tefta Dosti i ka kėrkuar 2500 euro biznesmenit qė ka kryer punime nė qytetin Studenti. Ai i ka dhėnė 2000 euro, ndėrkohė qė e ka filmuar kur po i jepte edhe 500 tė tjera


DENONCIMI

Ka qenė biznesmeni kryeqytetas, ai qė ka denoncuar kryetaren e degės ekonomike tek emisioni “Fiks Fare”. Ai ka dhėnė dėshmi kundėr saj edhe nė Prokurorinė e Tiranės

ARRESTIMI

Tefta Dosti ėshtė arrestuar paraditen e djeshme, pas firmosjes sė urdhėr-arrestit nga organi i akuzės. akuzohet pėr mitmarrje, nė bazė tė nenit 260 tė Kodit tė Procedurės Penale

AKUZA

Kryetarja e degės ekonomike tė qytetit Studenti rrezikon tė dėnohet 3-10 vjet burg, nėse prokuroria do tė arrijė tė vėrtetojė nė gjykatė akuzėn e mitmarrjes, tė ngritur kundėr saj


Nga:Ened Janina




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio