Studentet.info
Lajme : Parlamentaret studentor pushimin e bejne ne kuriz te UP-se
Kyqur 23-08-2006 4:35:43 (2231 Lexime)


Paguan Rektorati

PRISHTINĖ, 23 GUSHT – Pesė pėrfaqėsues tė studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, pas punės sė “lodhshme” dhe angazhimeve tė “shtuara” nė Parlamentin Studentor, kanė vendosur qė nė emėr tė njė vizite zyrtare bėrė Shqipėrisė tė kalojnė pushimet nė bregdetet e atjeshme. Ata, me bekimin e rektorit, kanė marrė veturėn e rektoratit dhe kanė mbushur kuletat me eurot e ndara nga buxheti i UP-sė.

Njė burim brenda Parlamentit tė Studentėve i ka bėrė tė ditur gazetės “Iliria Post” se me datėn 10 tė kėtij muaji kryetari i kėtij organi, Elbasan Hoti dhe dy nėnkryetarėt, Sejdi Hoxha dhe Gėzim Qerimi, bashkė me sekretarin Xhevdet Dėrgutin dhe me studentin senator Fidan Selimi, janė nisur pėr nė Tiranė me veturė tė rektoratit, pėr tė kaluar paraprakisht nėpėr Maqedoni.


“Ėshtė e vėrtetė se ata janė nisur me datėn 10 nga Prishtina ndėrsa njė ditė mė vonė kanė mbėrritur nė Durrės, ku janė vendosur nė njė hotel me pesė yje”, tha burimi nė fjalė.

Mėsohet se pėrfaqėsuesit e studentėve kanė marrė hiq mė pakė se 2.800 euro nga arka e rektoratit, pėr tė gjitha shpenzimet qė janė paraparė tė bėhen nė Shqipėri. Kjo shumė parsh nuk iu ka mjaftuar atyre, ndėrsa kanė arritur ta bindin rektorin qė pėr secilin nga pesė studentėt tė ndahen edhe nga 50 euro, pėr secilėn ditė tė qėndrimit tė tyre jashtė Kosovės.

“Me sa di unė shuma e tėrė projektit pėr vizitė nė Shqipėri ėshtė 2.824 euro, dhe pos kėsaj edhe nga 50 euro pėr drejtuesit e parlamentit pėr secilėn ditė tė qėndrimit tė tyre”, bėri tė ditur burimi brenda Parlamentit tė Studentėve, i cili deshi tė mbetej anonim.

Ai theksoi se arsyetimi qė kanė bėrė paria e studentėve, pėrmblidhet nė dy rreshta.

“Vizita nė Shqipėri ėshtė realizuar me pretekst tė lidhjeve tė kontakteve nė mes pėrfaqėsuesve tė studentėve kosovarė me pėrfaqėsues tė studentėve tė njėsive akademike tė atjeshme, pastaj vizitave qė do t’i bėhen OJQ-ve, vizitat bėrė Universitetit tė Tiranės, tė Durrėsit dhe tė Shkodrės, por edhe vizitave qė ėshtė paraparė t’i bėhen vendeve me rėndėsi kulturore dhe historike”, thotė burimi i gazetės. Nė projekt-propozimin e tyre, i cili ėshtė pėrkrahur financiarisht nga rektorati, janė pėrfshirė shpenzimet pėr karburant, pastaj shpenzimet pėr banim, ushqim, dhe shpenzime tė tjera ditore. Tė mos harrojmė tė pėrmendim edhe pesė kartelat e telefonisė mobile, qė tė pesė pėrfaqėsuesit e studentėve i kanė blerė posa kanė hyrė nė Shqipėri.

Mėsohet se drejtuesit e Parlamentit tė Studentėve nuk e kanė pėrfillur atė qė e kanė vėnė nė letėr, ndėrsa tėrė kohėn e kanė kaluar nėpėr plazhe, madje edhe i kanė ndėrruar ato.

Sipas kolegut tė drejtuesve tė studentėve, i cili vendosi tė flasė vetėm nė kushte anonimiteti, nė agjendė askund nuk ka figuruar qė kėta studentė tė mund ta shfrytėzojnė kėtė vizitė pėr tė bėrė verime atje. Ata paraprakisht nuk kanė pasur ndonjė ftesė zyrtare pėr tė shkuar nė Shqipėri por nuk kanė ditur as mė kė tė takohen.

Ata, pothuaj ēdo mbrėmje, janė parė nėpėr lokalet mė tė shtrenjta buzė plazheve tė Shqipėrisė, ku organizohej muzikė ‘live’.

Ndėrkaq, nė Rektoratin e kėtij universiteti pohohet se kėrkesa e kėtyre studentėve ėshtė nėnshkruar nga vetė rektori Enver Hasani, i cili tash sa ditė ndodhet jashtė vendit. Po ashtu, mėsohet se gjatė rrugės pėr nė Shqipėri, vetura e rektoratit ka pėsuar defekte.

Edhe pėrkundėr pėrpjekjeve redaksia nuk ka mundur tė marrė qėndrimin zyrtar tė rektoratit tė UP-sė, pasi qė si rektori po ashtu edhe prorektori pėr ēėshtje financiare gjendeshin nė pushime.

Tė tjerėt e konsideronin veten jokompetentė pėr tė deklaruar rreth kėsaj ēėshtjeje.

Sido qė tė jetė, deri tashti nuk mbahet mend qė ndonjėri prej rektorėve tė mėparshėm t’u ketė dhėnė studentėve veturėn pėr shfrytėzim, pėr ēfarėdo qoftė qėllimi qoftė ai.

Rektori Hasani, i cili prej se ėshtė vėnė nė krye tė UP-sė ka thirrur pėr ligjshmėri, le tė mendojė se ka bėrė veprim tė ligjshėm ose jo kur ka vendosur t’u japė veturėn studentėve, nė mėnyrė qė ata tė kalojėn verimet nė plazhet e shtetit Shqiptar. Pos kėsaj, edhe kur ka vendosur tė japė 2.800 eurot e parapara pėr shpenzimet ditore, tė cilės shumė i shtohen edhe mėditjet e kėrkuara nga studentėt qė arrijnė kuotėn e 2.500 eurove.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio