Studentet.info
Lajme : Reagimet e para pas botimit tė artikullit “Paguan Rektorati”
Kyqur 25-08-2006 14:11:59 (1441 Lexime)

Tė shkarkohen kryesuesit e Parlamentit tė Studentėve

Nga:Besnik KRASNIQI

PRISHTINĖ, 24 GUSHT – Vetėm njė ditė pasi gazeta “Iliria Post” botoi njė shkrim nė tė cilin bėhej e ditur se drejtuesit e Parlamentit tė Studentėve (PS) me veturė dhe para tė Rektoratit ėt Universitetit tė Prishtinės, pėr dhjetė ditė kishin veruar nė plazhet e Shqipėrisė, nė adresė tė kėsaj redaksie kanė ardhur mjaft reagime. Mė tė zėshmet janė treguar dy organizata studentore tė cilat janė pjesė e Parlamentit Studentor, ndėrsa kanė kėrkuar qė nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme tė bėhet shkarkimi i drejtuesve tė tanishėm tė organit mė tė lartė tė studentėve.


ORS: Ata bėn edhe keqpėrdorime tė tjera

Skėnder Fetahu, kryetar i Organizatės sė Re Studentore (ORS), i cili ėshtė anėtar i PS-sė, tha se ky organ nuk ka udhėheqėsi ekzekutive, prandaj pėr ēfarėdo vendimi qė merret nga ta paraprakisht duhet tė informohen tė shtatėmbėdhjetė anėtarėt e PS-sw.
“Secili vendim qė merret duhet tė kalojė nėpėr Parlamentin Studentor, e kjo nėnkupton se duhet ta ketė pėlqimin e shumicės sė anėtarėve tė kėtij parlamenti. Ata (drejtuesit e PS-sė) as qė e kanė njoftuar dikė se do tė shkojnė nė njė udhėtim zyrtar nė Shqipėri”, tha Fetahu, pėr tė shtuar se lajmin pėr vizitėn e tyre bėrė Shqipėrisė e kishte marrė nga mediet.
Sipas tij, nuk ėshtė vetėm ky veprim i jashtėligjshėm i kėsaj udhėheqėsve tė studentėve.
“Ky ėshtė i dyti veprim qė e bėjnė pa njohurinė tonė. Ata i kanė blerė edhe katėr kompjuterė laptopė dhe i kanė dėrguar nė shtėpitė e tyre”, u shpreh Fetahu, pėr tė shtuar se drejtuesit e parlamentit mund tė qėndrojnė nė pozitat e tyre edhe pse bėjnė keqpėrdorime, pasi qė konsideron se ata e kanė shumicėn.

USSh: do ta bojkotojmė parlamentin

Edhe kryetari i Unionit tė Studentėve Shqiptarė (USSH), Petrit Nimani, gjithashtu anėtar i PS-sė, tha se kryesia e kėtij organi, duhet qė paraprakisht tė konsultohet me tė shtatėmbėdhjetė anėtarėt, e jo qė tė gjitha vendimet tė merren krye nė vete nga tre persona.
“Si parlamentar kemi kėrkuar disa herė qė tė mbahen takime tė PS-sė pėr realizimin e projekteve pėr studentė, tė cilat edhe ishin premtuar gjatė fushatės, por me keqardhje asnjė as qė ėshtė pėrmendur pėr t’u realizuar nga kjo kryesi. Vizita e tyre nė shtetin Shqiptar, ka qenė vizitė private sepse ata nuk kanė tė drejt qė pa marr miratimin e PS-sė tė udhėtojnė pėr ndonjė takim me ndonjė organ relevant nė Tiranė apo diku tjetėr”, tha Nimani.
Ai theksoi se pėr huazimin e veturės sė rektoratit gjithmonė kryesia e PS-sė ka arritur qė te mashtrojė, por sipas tij e keqja mė e madhe ėshtė kur arrihet qė tė mashtrohet edhe vetė rektori, i cili u ka nėnshkruar kėrkesėn qė treshja pėrfaqėsuese tė shkojė nė Shqipėri.
Nimani tha se organizata tė cilėn ai e drejton do te kėrkojė mbledhje tė jashtėzakonshme tė PS-sė dhe do kėrkojė shkarkimin e kėsaj kryesie, dhe nė rast se nuk ndodh njė gjė e tillė atėherė USSH-ja paralajmėron se nuk do tė marrė pjesė mė nė PS. Ai tha se shumė anėtarė tė tjerė tė parlamentit, organizatat e tė cilėve janė nė koalicion, e pėrkrahin shkarkimin e kėsaj kryesie.

Mesazhi pėr rektorin

Por cili ėshtė mesazhi qė drejtuesit e kėtyre dy organizatave studentore, tė cilat janė pjesė e Parlamentit Studentor, e dėrgojnė deri tek rektori Enver Hasani?
“Ndoshta kėta nuk e kanė fajin aq tė madh sa e ka ka fajin rektori. Ne do tė bisedojmė me rektorin pasi nuk po mbajmė mbledhje nė parlament dhe ata le tė shėtisin neper plazhe. Rektori e ka pėrgjegjėsinė mė tė madhe pasi qė ende nuk e ka ndarė buxhetin, ku pastaj do tė caktoheshin prioritetet e parlamentit”, tha Skėnder Fetahu, drejtues i ORS-sė. Pėr mė tepėr, ai vlerėsoi se rektori shumė shpejt do tė bije nė kurthin e kėtyre drejtuesve, por do tė kėrkohet edhe nga ministria tė shikojė se nga dhe si po keqpėrdoren mjetet e Universitetit tė Prishtinės.
Ndėrkaq, Petrit Nimani, pėrfaqėsues i USSH-sė, me ironi thekson: “Rektori le tė vazhdojė t’u jep te holla atyre pėr tė pushuar nw hotele luksoze nė Tiranė sepse me tė vėrtetė ‘pėrfaqėsuesit’ janė ‘lodhur’ duke punuar, dhe kanė bėrė ‘shumė’ projekte dhe tani e meritojnė kėtė”.
Ai tha se ky do tė jetė zhgėnjimi i parė i studentėve nė vetė rektorin Hasani, pasi qė nuk po gjykon si duhet dhe ende nuk po e kupton se tė ē’farė niveli janė tė quajturit pėrfaqėsues tė studentėve




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio