Studentet.info
Lajme : Nenshkruhet momerandum bashkpunimi me MASHT dhe M.F.Austriake
Kyqur 31-08-2006 8:16:46 (1482 Lexime)

Njė pikė shprese pėr hulumtime shkencore


PRISHTINĖ, 31 GUSHT – Nė mėnyrė solemne tė mėrkurėn Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė (MASHT) dhe ministritė federale austriake, ajo e Arsimit dhe e Shkencės si dhe Ministria e Punėve tė Jashtme, nėnshkruan njė memorandum bashkėpunimi, ku pėrfshihet njė program operues pėr implementimin e partneritetit institucional nė fushėn e arsimit tė lartė, kėrkimeve dhe inovacioneve.

Ky program ka pėr qėllim ta reformojė dhe ta stabilizojė sistemin e arsimit tė lartė nė Kosovė, duke iu pėrshtatur parimeve tė Deklaratės sė Bolonjės. Ai i kontribuon objektivit tė pėrgjithshėm pėr themelimin e njė sistemi tė mirė qeverisės nė Kosovė,qė ėshtė i drejtuar drejt vlerave dhe standardeve evropiane, vlerėsuan akterėt e anėshkrimit dhe theksuan se si i tillė memorandumi ėshtė nė pėrputhshmėri tė plotė me politikat kosovare, me qėllim tė pėrshtatjes sė arsimit tė lartė tė Kosovės me politikat evropiane tė kėsaj fushe, tė cilat edhe vendosin.

Ministri i MASHT-it, Agim Veliu, tha se ky memorandum vjen pas disa marrėveshjeve tė nėnshkruara gjatė kėtij viti me vendet e rajonit dhe paraqet njė moment tė rėndėsishėm pėr arsimin e lartė, pėr studentėt dhe pėr komunitetin akademik e shkencor, pėrgjithėsisht pėr Kosovėn.




“Qeveria austriake me nėnshkrimin e kėtij memorandumi po tregon pėrkushtimin e proklamuar nė Konferencėn e sivjetme tė Vjenės, tė ministrave tė Arsimit tė Evropės, pėr zgjerimin e Zonės Evropiane tė Arsimit nė rajonin e Ballkanit Perėndimor dhe pėr fuqizimin e arsimit nė frymėn e strategjisė sė Lisbonės”, theksoi ministri Veliu. Pėr mė tepėr, ai shtoi se Austria po tregon frymėn e miqėsisė tradicionale me Kosovėn dhe me tė gjithė qytetarėt, veēanėrisht merr pjesėn mė vitale tė saj, tė tė rinjve dhe tė studentėve.

Ai theksoi e ministria, tė cilėn e drejton, po i kushton rėndėsi tė madhe proceseve reformuese nė arsimin e lartė dhe nė Universitetin e Prishtinės, ndėrsa pėrmendi edhe dy synimet e ministrisė, qė njėkohėsisht janė prioritete tė Qeverisė, ngritja e cilėsisė nė arsim dhe zhvillimi i reformave.

“Memorandumi i kontribuon objektivit tė pėrgjithshėm pėr themelimin e njė sistemi tė mirė qeverisės nė Kosovės, qė ėshtė drejtuar drejt vlerave dhe standardeve evropiane dhe qė ėshtė nė pėrputhshmėri tė plotė me politikat kosovare, me qėllim tė pėrshtatjes sė arsimit tė lartė tė Kosovės me politikat vendosėse evropiane tė kėsaj fushe”, pėrfundoi ministri Veliu.

Ndėrkaq, zv/kryeministri i Kosovės, Lutfi Haziri, vlerėsoi se ėshtė bėrė njė punė e madhe e ministrave, ėshtė bėrė angazhim serioz dhe ėshtė arritur qė gjatė kėtyre muajve pėrgjegjėsitė dhe angazhimet tė zbatohen dhe shembull pėr kėtė ai pėrmendi reformimin dhe ligjshmėrinė nė universitet.

“Si produkt tė kėsaj, kemi rektorin Hasani, tė zgjedhur me votėn e lirė, i cili ka marrė detyra dhe ka vėnė bashkėpunim tė mirė me ministrinė, vazhdon t’i zbatojė politikat, tė cilat kryesisht nė kėtė rrafsh janė autonome dhe nė pėrputhje me kartėn dhe me konventat e njohura dhe MASHT-i nė emėr tė Qeverisė po angazhohet qė tė gjitha kėto politika tė realizohen”, tha ai.

Ndėrkaq, shefi Zyrės Austriake, Aleksandėr Bajerl, pasi shprehu kėnaqėsinė e tij, qė mori pjesė nė kėtė ceremoni, pėrkujtoi se nė tė kaluarėn mund tė shihet se Austria gjithmonė ka pasur njė rol specifik nė fushėn e arsimit nė Kosovė gjatė viteve tė nėntėdhjeta, kur studentėve kosovarė, tė cilėt nuk mund tė studionin nė Prishtinė apo nė vendet e tjera, me iniciativėn e Erhard Busekut dhe me pėrkrahjen e Qeverisė sė Austrisė, u ėshtė dhėnė mundėsia tė shkojnė nė Austri, nė universitetet e Vjenės, tė Gracit dhe nė universitetet e tjera, pėr t’i fituar diplomat.

“Tė gjithė paraardhėsit e mi janė marrė me edukimin seriozisht dhe unė jam duke vazhduar me kėtė traditė”, tha ai, duke shtuar se vendi qė pėrfaqėson do tė vazhdojė me ndihma pėr nivelin e lartė tė edukimit nė Kosovė, duke u ofruar studentėve njė shkollim cilėsor.

Bajerl u shpreh tė jetė i inkurajuar nga ajo qė ka vėnė si prioritet kryeministri Ēeku pėr tri E-tė, Energjinė, Ekonominė dhe Edukimin.

“Mendoj se ky ėshtė njė motor i fuqishėm pėr tė ardhmen dhe duke marrė parasysh numrin e madh tė tė papunėve, gjendjen nė ekonomi, edukimi ėshtė zgjidhja pėr shumė probleme”, tha shefi i Zyrės Austriake nė Prishtinė, Aleksandėr Bajerl.

Ndėrkaq, rektori i Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani, theksoi se Austria ka qenė ndėr ato shtetet e rralla qė e ka njohur sistemin arsimor nė Kosovė dhe vlerėsoi kontributin qė ka dhėnė edhe pas luftės nėpėrmjet agjencive tė saj, ku ndikimi mė i madh ka qenė nė arsimin e lartė nė Kosovė, si nė anėn administrative, ashtu edhe nė atė akademike.

“Pėr ne ėshtė shumė me rėndėsi si universitet, qė pjesa e hulumtimit, pjesa e shkencės, pra pjesa jo mėsimore tė fuqizohet, sepse Universitetit tė Prishtinės i mungon komponenta e hulumtimit, komponenta e shkencės, e cila ėshtė kriter pėr t’u futur nė proceset evropiane tė arsimit tė lartė”, tha ai.

Hasani premtoi se do tė jetė njė akter shumė serioz karshi hapave, qė kanė marrė partnerėt e nėnshkrimit tė kėtij memorandumi, pėr ta sjellė shkencėn mė afėr, e cila tash pėr tash ėshtė shumė larg.

Zyrtarja kryesore pėr qeverisje tė UNMIK-ut, Ruby MeClelland, tha se marrėveshja finalizon zotimin e Austrisė pėr pėrmirėsimet e arsimit tė lartė nė Kosovė dhe kėtė marrėveshje e konsideroi si hap praktik, qė ēon drejt qėllimeve tė caktuara gjatė presidencės sė BE-sė, ndėrkaq shuma prej 3 milionė eurove, tė cilat janė zotėruar pėr kėtė projekt, tha se ėshtė dėshmi pėr njė zotim serioz tė Austrisė.

“Jam e bindur se bashkėpunimi i filluar nėpėrmjet kėsaj marrėveshjeje do tė jetė njė moment historik nė reformimin e strukturave tė arsimit tė lartė nė Kosovė dhe kjo po vendos rrugėn e qartė drejt standardeve evropiane dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme drejt procesit tė Bolonjės”, theksoi ajo.

Ndryshe, pėrmbajtja kėtij programi operues, i cili i pėrket kėtij memorandumi, vjen si burim i disa takimeve tė mėparshme, kėrkimeve tė brendshme dhe tė jashtme dhe shkėmbimit tė komunikimit mes palėve me interes tė Kosovės dhe tė Austrisė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio