Studentet.info
Lajme : Studentet e UP-se ende me ore te tera presin para dyerve
Kyqur 31-08-2006 8:18:42 (1331 Lexime)

Universiteti publik nėpėrkėmb ligjin

PRISHTINĖ, 31 GUSHT – Tradita vazhdon. Studentėt e Universitetit tė Prishtinės, edhe nė kėtė afat, duhet tė presim me orė tė tėra para dyerve tė administratės dhe tė paguajnė nga dy euro pėr secilin provim qė ata do t’i nėnshtrohen. Pagesa kesh nėpėr fakultete nuk lejohet as me Ligjin mbi arsimin e lartė, por as me Statutin e UP-sė, ndėrsa praktikohet pas njė vendimi tė Kėshillit Drejtues tė miratuar njė vit mė parė, pėrkitazi me kėtė ēėshtje.

Dhėnia e parave nėpėr duar, para sė gjithash, i kushton mė se shumti studentit, meqė ka raste kur ai pėr njė provim detyrohet tė paguajė dy e mė shumė herė.

Fevzi Berisha, zv/ministėr i Arsimit, ka thėnė se nė vitin e kaluar Kėshilli Drejtues ka miratuar vendimin pėr tė hyrat vetjake ku pos tė hyrave qė vijnė nga regjistrimi i vitit akademik dhe regjistrimi i semestrave, aty bėjnė pjesė edhe mjetet nga paraqitja e provimeve.


Por, Berisha pohon se kjo nuk do tė thotė qė me ligj t’u lejohet fakulteteve kryerja e kėtij shėrbimi nė kėtė mėnyrė.

“Dihet qė me ligj, nė Kosovė, askush nuk guxon tė marrė mjete kesh nė dorė, por tė gjitha duhet tė shkojnė nėpėrmjet llogarisė rrjedhėse. Pra, MASHT-i ka lejuar shfrytėzimin e tė hyrave vetjake, por nė asnjė mėnyrė nuk lejon qė tė bėhen shkelje”, tha zv/ministri Berisha.

Ai i porosit drejtuesit e fakulteteve qė t’i hedhin njė sy ligjit dhe tė konstatojnė se lejohet kjo qė bėjnė apo jo.

Ndėrkaq, Demė Hoti, zv/kryetar i Kėshillit Drejtues, i cili ka qenė anėtar i po kėtij kėshilli edhe nė momentin kur ėshtė marrė vendimi pėr kėtė formė tė bėrjes sė pagesės pėr paraqitjet e provimeve, theksoi se kėtė vendim ai nuk e kishte pėrkrahur me kohė dhe u shpreh tė ketė tė njėjtin qėndrim edhe tani, por, sipas tij, vendimi si tillė duhet respektuar meqė ai ka kaluar me shumicė votash.

“Disa nga anėtarėt me shumėēka nuk jemi pajtuar nė kėtė kohė, por si vendim i tillė ka kaluar me shumicėn e votave dhe ai duhet tė respektohet. Mendoj qė ky vendim nuk ėshtė i drejtė dhe tė gjitha pagesat duhet tė bėhen nė banka, ashtu siē parashihet nė memorandum”, shprehet Hoti.

Zv/kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP-sė nuk pėrjashton mundėsinė qė dikush tė bėjė keqpėrdorime gjatė kėsaj kohe. Me gjithė kėtė, Hoti ka bindje tė plotė se dekanėt nėpėr fakultete kanė mbikėqyrje dhe pėrpiqen qė shpėrndarjen ta bėjnė nė bazė tė kritereve tė caktuara. “Por, pėr ēdo keqpėrdorim eventual do tė pėrgjigjet secili subjekt”, thotė ai.

Mėsohet se kjo mėnyrė e participimit ishte paraparė nė afatin e kaluar vetėm si mostėr, pėr shkak tė kushteve tė jashtėzakonshme tė cilat kanė qenė nė universitet, ndėrkaq ishte paraparė qė pas normalizimit tė gjendjes kjo formė e mbledhjes sė fondeve tė mos aplikohet, meqė nuk ka ndonjė verdikt ligjor, i cili lejon qė pagesat tė kryhen nė formėn kesh.

Ndėrkaq, me gjithė insistimet e gazetės, nuk qe e mundur tė merret njė opinion nga drejtuesit e Rektoratit lidhur me kėtė veprimtari tė paligjshme qė ushtrohet nė tė shtatėmbėdhjetė njėsitė akademike tė tė vetmit universitet publik nė Kosovė.

Derisa kryetari i Parlamentit tė Studentėve, Elbasan Hotin, nuk deshi tė japė ndonjė prononcim, nėnkryetari Gėzim Qerimi tha se drejtuesit e mėparshėm tė UP-sė kanė premtuar se deri nė qershor do tė pėrfundojė kjo mėnyrė e marrjes sė mjeteve.

“Kjo mėnyrė e dhėnies sė parave ėshtė nė kundėrshtim me tė gjitha normat ligjore. Tė njėjtin mendim e ka pasur edhe sekretari i universitetit, por edhe pėrfaqėsuesit e OSBE-sė. Ne kemi biseduar edhe me rektorin pėr kėtė ēėshtje dhe ai nuk e ka parė tė arsyeshme qė tė ndėrpritet ky fenomen”, tha Qerimi. Atė e habit fakti qė njė akt tė cilėn nuk e lejon as Statuti i UP-sė, por as Ligji mbi arsimin e lartė, e lejon edhe rektori, por edhe Kėshilli Drejtues.

Ai premton se nė afatin e ardhshėm tė provimeve njė gjė e tillė nuk do tė lejohet, ndėrsa pohon se periudha e pushimeve ka mundur tė ndikoi qė zyrtarėt e UP-sė tė mos kenė mundur tė marrin masa konkrete rreth tė njėjtės ēėshtje.

Ndėrkaq, njė burim i ka thėnė gazetės se tė gjitha mjetet qė do tė grumbullohen nga paraqitja e provimeve do tė shfrytėzohen pėr rinovimin e fakulteteve tė UP-sė. Edhe pse pranon ta ketė dėgjuar kėtė tė dhėnė, Qerimi shprehet se nuk e di nėse ky ėshtė qėndrim i Rektoratit.

“Po tė jetė kėshtu, kjo do tė ishte shkelje e rėndė e tė drejtave tė studentėve. Nėse merret iniciativa pėr rinovimin e jashtėm a tė brendshėm tė universitetit, atėherė duhet qė tė ndahen mjete tė posaēme nga ana e qeverisė”, tha nėnkryetari i Parlamentit tė Studentėve, Gėzim Qerimi.

Dikush mund tė pėrfitojė mjaft nga kjo situatė, ndėrsa studentėt, si gjithherė, edhe tani mbeten nė rolin e viktimės, pasi qė shumė herė bėhen gabime gjatė pagesės, por edhe gabime nė mbushjen e fletėparaqitjeve dhe ata detyrohen qė pėr njė provim tė paguajnė mė shumė se njė herė.

Aremnd Ajdini, student nė Fakultetin e Filologjisė, shprehet se pos rrėmujės qė krijohet gjatė procedurės sė paraqitjes sė provimeve, ndodh shumė shpesh qė tė bėhen gabime gjatė plotėsimit tė tyre, dhe pėr pasojė ndodh qė dy herė tė paguajė pėr njė provim.

Se kur do tė ndalen veprimet e paligjshme ende nuk dihet, por dihet se ēdo ditė e mė tepėr po zbehet besimi tek ata qė dikur thėrrisnin pėr tė ndalur veprimet e tilla.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio