Studentet.info
Lajme : Sot bankat mbushen perplot me nxenes
Kyqur 04-09-2006 5:22:21 (1563 Lexime)

Gjithēka pėr sė mbari

PRISHTINĖ, 4 SHTATOR - Vitit i ri akademik nė arsimin fillor dhe nė atė tė mesėm fillon tė hėnėn (sot), ndėrsa qė nga kjo ditė tė gjithė maturantėt mund tė aplikojnė nė universitetin e vetėm publik nė Kosovė, i cili dy ditė mė parė ka shpallur konkursin e pranimit tė studentėve tė rinj, nė afatin e dytė.

Ministri i Arsimit, i Shkencės dhe i Teknologjisė (MASHT), Agim Veliu, ditė mė parė ka nėnshkruar njė udhėzimin administrativ pėr kalendarin e vitit shkollor 2006/2007, dhe njėkohėsisht, nė mėnyrė tė detajuar, ka raportuar nė mbledhjen e fundit tė Qeverisė pėr pėrgatitjet qė ka bėrė ministria pėr vitin e ri shkollor.

Udhėzimi administrativ ka pėr qėllim tė pėrcaktojė fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor, kohėzgjatjen e mėsimit sipas niveleve, pushimet, festat publike pėr nxėnėsit e arsimit parafillor, tė shkollave fillore, tė mesme tė ulėta dhe tė shkollave tė mesme tė larta.



Janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr fillimin e mbarė tė vitit shkollor, i cili sivjet nis mė 4 shtator”, ka thėnė ministri Agim Veliu nė mbledhjen e Qeverisė dhe ka bėrė tė ditur se mėsimin do ta vijojnė mė se 420 mijė nxėnės nga 1.109 shkolla. Ai ka njoftuar se pėr nxėnėsit me gjendje jo tė mirė sociale ministria qė ai drejton bashkė me Qeverinė e Kosovės kanė ndarė 200 mijė euro.

Veliu, gjithashtu, ka thėnė se zvogėlimi i punėtorėve tė shėrbimit civil tė Kosovės prej 10 pėr qind nuk do ta pėrfshijė arsimin ku pritet rritje e numrit tė arsimtarėve pėr shkak tė implementimit tė gjuhės angleze nė klasėn e tretė, si dhe implementimin e klasės sė nėntė.

Nga kjo kuptohet se risi pėr kėtė vit akademik do tė jetė fillimi i klasės sė nėntė, si dhe futja e lėndės sė gjuhės angleze nė klasėn e tretė, pėr ēka MASHT-i ka siguruar nga Qeveria e Kosovės buxhet shtesė, pastaj ka siguruar mė shumė tekste alternative, disa objekte tė reja shkollore dhe tė tjera nė procedurė tė ndėrtimit, disa shkolla tė rinovuara, dokumentacion pedagogjik tė kompletuar, etj.

Habib Aliu, zyrtar pėr arsimin fillor nė MASHT, e ka rikonfirmuar tė dhėnėn se nė tėrė shkollat fillore tė Kosovės, qė nga klasa e tretė starton gjuha angleze dhe ka shtuar se tė gjitha pėrgatitjet e parapara janė bėrė.

“Plan-programet janė hartuar dhe gjithashtu edhe tekstet mėsimore janė tė gatshme, kurse mė se 100 mėsimdhėnės janė trajnuar pėr lėndėn profesionale nė vitin e kaluar”, theksoi Aliu.

Mėsohet se shtėpitė botuese, bashkė me librat e botuar pėr kėtė vit shkollor do tė nxjerrin katalogėt pėr librat e licencuar nga MASHT-i, megjithėse pėr kėtė vit shkollor ministria ka lejuar botimin e mė shumė teksteve alternative. MASHT-i, gjithashtu, ka pėrgatitur dhe shpėrndarė dokumentacionin pedagogjik dhe ditarėt e klasės, ndėrsa nė shumicėn e shkollave ka pėrfunduar procesi i zgjedhjes sė drejtorėve dhe nė proces ėshtė pėrzgjedhja e kuadrit plotėsues. Nė procedurė, po ashtu, ėshtė konkursi pėr drejtorė dhe kuadėr pėr arsimin special.

Vlen tė theksohet se MASHT-i nga Projekti pėr Pėrmirėsimin e Pjesėmarrjes nė Arsim, financuar nga Banka Botėrore, ka ndarė grantet shkollore; nė raundin e pestė, nga gjithsej 101 shkolla pėr fituese, 21 janė shkolla tė pėrziera dhe 4 shkolla me mėsim nė gjuhėn serbe.

Ndėrsa, pėr raundin e gjashtė nga gjithsej 58 shkolla pėrfituese tė granteve shkollore, 14 shkolla janė tė pėrziera, 2 shkolla janė me mėsim nė gjuhėn serbe dhe 1 shkollė me mėsim nė gjuhėn boshnjake.

Ndėrkaq, 61 shkolla fillore dhe tė mesme nė komunėn e Prishtinės do tė jenė gati tė hėnėn pėr tė pranuar rreth 48 mijė nxėnės nė tė gjitha nivelet.

“Punėt mė tė mėdha nė pėrgatitjen teknike tė objekteve kanė pėrfunduar kėshtu qė nė kėtė aspekt nuk do tė ketė asnjė problem”, thotė drejtori komunal i Arsimit, Rrustem Buzhala.

Ai ka theksuar se komuna ka finalizuar tė gjitha pėrgatitjet pėr fillimin e vitit tė ri shkollor nė shkollat fillore dhe tė mesme. Megjithėkėtė, pėr arsimin nė kryeqytet edhe kėtė vit problem mbetet hapėsira shkollore pasi nuk plotėsohen standardet e nevojshme.

Vetėm nė lagjen “Kodra e Trimave” kėtė vit fillon punėn njė shkollė e re. Pėrderisa shkolla fillore “Hasan Prishtina” mbetet e stėrngarkuar me nxėnės. Duhet cekur se pas luftės janė vetėm tri shkolla tė ndėrtuara, ndėrsa numri i banorėve ėshtė trefishuar.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio