Studentet.info
Lajme : Universitetet "Mashtruese"
Kyqur 06-09-2006 8:05:48 (1825 Lexime)

Universitetet «mashtruese»

PRISHTINĖ, 6 SHTATOR – Derisa institucionet e arsimit tė lartė privat i kanė vėrshuar mediet me konkurset e tyre pėr pranimin e studentėve, nė Ministrinė e Arsimit, tė Shkencės dhe tė Teknologjisė bėjnė apel qė secili kandidat qė dėshiron tė studiojė nė kėto institucione paraprakisht tė vijė nė ministri nė mėnyrė qė saktėsisht tė mėsojė se ėshtė apo jo njė institucion i licencuar. Ky apel ka ardhur pasi disa prej institucioneve tė larta tė arsimit privat kanė hapur edhe degė studimesh qė nuk janė tė licencuara.

“Institucionet e arsimit privat kanė shfrytėzuar disa anomali. Ato kanė marrė licencėn pėr njė fakultet dhe nė tė fusin edhe drejtime qė fare nuk i pėrkasin atij fakulteti”, tha Fevzi Berisha, zv/ministėr nė MASHT.



Edhe pse ēėshtja e licencimit ėshtė shoqėruar me probleme tė shumta gjatė gjithė kohės, ai shfaq shpresėn se si ēėshtje e komplikuar do tė zgjidhet pėrfundimisht nga Agjencia e Akreditimit, e cila ėshtė themeluar kohė mė parė.

“Paraprakisht duhet tė pėrcillet puna njėvjeēare e kėtyre institucioneve dhe Agjencia e Akreditimit mė pas tė parashohė se ai institucion i plotėson ose jo kushtet e paraqitura nė dokumentacion dhe a ka cilėsi nė atė institucion tė arsimit tė lartė, i cili parashtron kėrkesėn pėr licencim”, theksoi Berisha.

Ai bėri tė ditur se kjo agjenci, e cila do tė vendosė se cilin institucion tė arsimit tė lartė do ta akreditojė, do ta ketė parasysh se kėto institucione arsimore a do t’i pėrgatisin kandidatėt qė pas kryerjes sė studimeve tė kenė mundėsi tė gjenden nė tregun e punės.

Zyrtarėt e disa prej institucioneve private thonė se tė gjitha degėt dhe departamentet qė gjenden nė kuadėr tė universiteteve qė pėrfaqėsojnė, janė tė licencuara, ndėrsa kandidatėt nuk kanė arsye tė brengosen se diplomat e tyre nesėr mund tė jenė tė kontestuara. Zija Rexhepi, nga Zyra pėr Informim e universitetit “Arena e Arsimit Bashkėkohorė”, tha se ky institucion i ka tė gjitha degėt e licencuara dhe si universitet vepron me licencėn e dhėnė nga MASHT-i.

“Ėshtė edhe njė udhėzim administrativ i lėshuar kėtė vit, me tė cilin konfirmohet se tė gjitha degėt janė tė licencuara”, tha Rexhepi.

Ai bėri tė ditur se kėtė vit kanė dėrguar njė shkresė nė MASHT, me tė cilėn kėrkohet qė kriminalistika mė tė mos jetė nė kuadėr tė Fakultetit Juridik, por tė jetė si departament i veēantė, dhe tha se janė nė pritje tė njė pėrgjigjeje.

“Tė gjitha kushtet janė plotėsuar. Si ato hapėsinore po ashtu edhe laboratorike. Gjithashtu, edhe kuadri adekuat ėshtė siguruar nga Sarajeva”, tha Rexhepi, pėr tė shtuar se secili kandidat mund tė aplikojė pa hamendje nė tė gjitha fakultetet e AAB-sė, meqė diplomat e tyre do tė jenė tė vlefshme dhe tė njohura nga MASHT-i.

Edhe Arbėr Reēi nga universiteti mbretėror “Iliria”, thotė se tė gjitha fakultetet dhe departamentet qė veprojnė nė kuadėr tė kėtij universiteti janė tė licencuara dhe se nuk e kanė ndėrmend tė punojnė nė mėnyrė jo tė ligjshme.

“Momentalisht nė kuadėr tė universitetit i kemi katėr fakultete tė licencuar nga

MASHT-i, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Menaxhmentit dhe Informatikės, Fakultetin e Biznesit Ndėrkombėtar dhe Fakultetin Juridik. Gjatė muajit qershor ėshtė rikonfirmuar licencimi nga MASHT-i, nėpėrmjet njė urdhėrese administrative”, tha Reēi. Ai u shpreh se nė kėtė universitet punohet vetėm me kėto drejtime tė cilat janė licencuar, ndėrsa ėshtė hapur edhe Fakulteti i Shkencave Politike, nė kuadėr tė tė cilit ėshtė drejtimi i Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare dhe Diplomacisė, pėr tė cilin thotė se ende nuk i ėshtė dhėnė licenca dhe pikėrisht kjo ka qenė arsyeja pse nuk ėshtė pėrfshirė nė konkurs. Ndėrkaq, ka shumė institucione tė arsimit tė lartė privat qė nuk kanė licencė pėr njė numėr tė fakulteteve apo departamenteve. Si tė tilla ato veprojnė tash e sa vjet, ndėrsa nuk janė marrė veprime konkrete pėr ta penguar veprimtarinė e tyre ilegale. Pikė shprese mbetet Agjencia e Akreditimit, e themeluar nga MASHT-i, por ende nuk ka filluar veprimtarinė e akreditimit tė institucioneve arsimore, meqė ende nuk ėshtė gjetur njeriu qė do ta drejtojė kėtė agjenci.

Pos institucioneve private tė arsimit tė lartė, procedurės sė akreditimit do t’i nėnshtrohet edhe universiteti publik i Kosovės, i cili kohėve tė fundit ka hapur mjaft drejtime tė reja.

Deri atėherė, kur kjo agjenci do ta fillojė veprimtarinė, mundet qė secili biznesmen qė dėshiron tė hapė fakultete, edhe pse pa licencė, dhe nėpėrmjet fushatave tė marketingut t’i joshė tė rinjtė pėr tė studiuar nė to. Po ashtu, edhe universiteti publik mund tė hapė drejtime nga mė tė ndryshmet. Por, nga kush do tė lypset nesėr pėrgjegjėsi pėr paratė e derdhura nė institucionet e palicencuara dhe pėr kohėn e humbur nė to, nga tė cilat nuk arrihet tė merret diplomė e vlefshme?

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio