Studentet.info
Opinione : OPINIONE
Kyqur 06-09-2006 8:16:43 (1953 Lexime)


Derdhja e trurit shqiptar nėpėr botė

Nga: Viola Trebicka

Mendohet tė ketė rreth 25000 studentė shqiptarė nėpėr universitetet e botės, kryesisht nė Evropė dhe SHBA. Shifrat e sakta mungojnė. Shumė prej tyre, tė joshur nga mundėsi mė tė mira financiare dhe njė standard mė i lartė jetese jashtė vendit, e kanė vendosur se nuk do tė kthehen nė Shqipėri.

Kujtoni pėr shembull, njė artikull te revista "Klan" para pak muajsh mbi studentė shqiptarė nė Universitetin prestigjioz tė Harvardit nė SHBA, ku shumica e studentėve tė intervistuar nuk kishin ndėrmend tė ktheheshin, tė paktėn jo nė tė ardhmen e afėrt. Gjithsesi, shifrat e sakta sėrish mungojnė. Kjo situatė duhet tė na alarmojė.

Nuk dihet sa...


Mungesa e shifrave tė sakta mbi studentėt shqiptarė jashtė vendit dhe mungesa e njė politike efikase nė rang kombėtar mbi rikthimin e kėtij kontingjenti (fenomeni i rikthimit tė trurit) ėshtė njė aspekt i rėndėsishėm i diskutimit mė tė gjerė mbi fenomenin e derdhjes sė trurit (nė anglisht Brain Drain, e pėrkthyer gjithashtu, edhe ‘ikje e trurit‘ apo ‘rrjedhje e trurit‘). Vendi ynė duhet tė jetė i vėmendshėm ndaj kėtij fenomeni, jo sepse ata qė studiojnė jashtė janė mė inteligjentė sesa ata qė studiojnė nė vend, pasi kjo nuk ėshtė detyrimisht e vėrtetė. Argumenti ėshtė shumė i thjeshtė: duhet t‘i kushtojmė vėmendje kėtij fenomeni, sepse pikėsėpari, ata qė studiojnė jashtė, sipas pėrkufizimit, janė tė shkolluar dhe sa mė shumė njerėz tė shkolluar, si jashtė ashtu edhe brenda, tė ketė nė vend, aq mė e shpejtė do tė jetė rritja e nivelit tė shoqėrisė shqiptare. Sė dyti, ata qė studiojnė jashtė do tė mbartin dhe t‘i pėrēojnė tregut shqiptar dije, shkencė dhe teknologji nga vende tė tjera, tė cilat tė gėrshetuara me shumėēka ekziston nė vend do t‘i pėrshpejtojnė ritmet e zhvillimit ekonomik dhe politik. Sė treti, nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Asocim-Stabilizimit ishte hapi i parė drejt integrimit nė BE, kurse kthimi i atyre mijėra studentėve qė diplomohen nė universitetet e Evropės do tė jetė njė pėrforcim i kėtij integrimi.

Kthimi i trurit

Duke pasur parasysh rėndėsinė pėr shoqėrinė shqiptare tė kthimit nė masė tė tė diplomuarve jashtė shtetit, ALBSTUDENT, njė rrjet i shoqatave studentore shqiptare nėpėr botė, organizoi nė datat 28-30 gusht njė workshop tė financuar nė kuadrin e Paktit tė Stabilitetit, me temėn: "Mundėsitė e punėsimit dhe karrierės nė Shqipėri". Ajo ēka kuptova nga ligjėrimet e pėrfaqėsuesve tė administratės, sektorit privat dhe sektorit jofitimprurės ėshtė se politika nė rang kombėtar mbi frenimin e derdhjes sė trurit mungon krejtėsisht. Ka disa deklarata dhe pak politika tė pėrveēme dhe tė pakoordinuara pėr dhėnien pėrparėsi nė punėsim nė administratė tė studentėve qė kanė mbaruar shkollėn jashtė vendit. E lėmė mėnjanė faktin se kėto politika kaq tė thjeshta tė diskriminimit pozitiv mund tė jenė tė padrejta kundrejt atyre qė kanė studiuar nė vend dhe, me tė mirat dhe tė kėqijat e tyre, shpesh as nuk zbatohen. Problemi ėshtė se kėto politika nuk janė as sistematike dhe as tė koordinuara me njėra-tjetrėn dhe nuk pėrbėjnė nė vetvete ndonjė sistem koherent nė rang kombėtar, i cili do tė pėrkthehej nė njė sinjal domethėnės pėr studentėt qė dėshirojnė tė kthehen.

S’ka politika pėr kthim

Pėr ta nxjerrė edhe mė nė pah kėtė mungesė therėse tė politikave pėr rikthimin nė atdhe tė tė diplomuarve jashtė, dua tė marr shembull disa vende tė cilat kanė qenė tė suksesshme nė frenimin e derdhjes sė trurit dhe kanė pėrfituar shumė si rrjedhojė. Derdhja e trurit ėshtė njė fenomen i vjetėr dhe i pėrbotshėm dhe vende si p.sh., Zelanda e Re, Tajvani, Koreja e Jugut, Kina etj., kanė zbatuar politika tė fuqishme dhe efikase pėr ndalimin e kėtij fenomeni. Koreja e Jugut dhe Tajvani ishin pionierėt e programeve tė kthimit, tė cilat Koreja i filloi nė mesin e viteve ‘60-tė dhe Tajvani nė fillimin e viteve ‘70-tė. Tė dyja kėto qeveri e vazhdojnė mbėshtetjen buxhetore dhe administrative pėr kėtyre programeve dhe tė dyja kėto qeveri kanė krijuar zyra nė rangun e ministrive pėr ta realizuar kėtė mbėshtetje. Kėto vende kanė pėrdorur tri lloje politikash kundėr derdhjes sė trurit: politika kontrolluese, politika tė stimulimit dhe politika ndaj diasporės.

Politikat kontrolluese janė politika, tė cilat pėrqendrohen mbi individė, tė cilėt e kanė kryer shkollėn e lartė brenda vendit apo edhe jashtė vendit, por tė sponsorizuar me fonde tė shtetit (ose me fonde tė cilat quhen ndihma ndaj shtetit). Njė shembull tipik ėshtė bursa amerikane Fulbright, e cila jepet nė kuadrin e ndihmės ndaj njė shteti tė huaj dhe nė rastin e Shqipėrisė, pėrftuesve tė bursės u kėrkohet qė tė punėsohen nė Shqipėri pėr tė paktėn dy vjet pas diplomimit. Siē e tregoi shembulli i njė referenteje nė workshop-in e ALBSTUDENT-it, njė koordinim i dobėt midis kėsaj kėrkese dhe mundėsive reale bėn qė shpesh tė mos ketė mundėsi punėsimi nė nivelin pėrkatės.

Me llojin e dytė tė politikave, pra politikat e stimulimit, shtetet mundohen tė krijojnė mundėsi pėr kėrkime, risi dhe ndėrmarrje nė vend dhe tė stimulojnė njė valė kthimi tė kapitalit njerėzor dhe financiar. Nė Zelandėn e Re, pėr shembull u ngritėn institucione kėrkimore tė nivelit ndėrkombėtar tė sponsorizuara me fonde tė shtetit pėr tė thithur talentin shkencor tė shkolluar dhe trajnuar jashtė shtetit. Njė tjetėr politikė stimuluese e zbatuar nė Tajvan dhe Korenė e Jugut janė dhe konferencat vjetore 1-javore mbi "zhvillimin kombėtar" me tema nė fusha tė ndryshme (industri, bujqėsi, tregti etj) pėr tė afruar bashkėkombėsit qė jetojnė jashtė shtetit me mundėsi punėsimi apo bashkėpunimi nė vend.

Politikat ndaj diasporės

Politikat ndaj diasporės janė ato qė lidhin (ose rilidhin) kapitalin njerėzor nė shkencė dhe teknologji qė punon jashtė shtetit me komunitetet pėrkatėse brenda nė vend. Kėto politika bazohen nė supozimin se shumė tė ikur nuk kanė vullnet pėr t‘u kthyer, tė paktėn jo nė tė ardhmen e afėrt, por megjithatė, pėrfaqėsojnė burime tė rėndėsishme, si individė ashtu edhe rrjetet e tyre socio-profesionalė. Politika sistematike dhe tė vazhdueshme ndaj njė rrjeti ndėrkombėtar tė kapitalit njerėzor me afinitet kombėtar, gjuhėsor dhe kulturor ka qenė njė aspekt i rėndėsishėm i zhvillimit tė shkencės dhe teknologjisė nė vende si Koreja e Jugut dhe Tajvani. Kjo politikė ndaj diasporės ėshtė nė fillimet e veta edhe nė Shqipėri, me programin "Brain Gain" (nė shqip, "pėrftim i trurit", megjithėse deri tani ėshtė lėnė pa pėrkthim) i financuar nga PNUD-i.

Pėrfaqėsimi i administratės dhe biznesit privat nė workshopin e ALBSTUDENT-it do tė thotė qė deri diku shoqėria shqiptare ėshtė e vetėdijshme se fenomeni i derdhjes sė trurit duhet marrė seriozisht. Ky problem ėshtė vlerėsuar edhe nga Presidenti i Republikės, i cili priti mė datė 31 gusht disa pėrfaqėsues tė ALBSTUDENT-it dhe u shpreh mbi rėndėsinė e kthimit nė atdhe tė tė diplomuarve jashtė vendit. Por nė mėnyrė qė ky kthim tė bėhet realitet, duhet tė ekzistojė njė sistem koherent, me synime mbarėkombėtare dhe i zbatuar nė rang kombėtar, qė tė koordinojė politika kontrolluese, politika tė stimulimit dhe ato ndaj diasporės. Politikat e mundshme kundėr derdhjes sė trurit nė Shqipėri mund tė udhėhiqen nga shembujt konkretė tė vendeve tė pėrmendura mė sipėr dhe tė diktohen nga kushtet specifike tė Shqipėrisė. Duhet tė ketė njė strategji, e cila tė ketė nė fokus jo vetėm kthimin dhe punėsimin eventual nė vend, qė ėshtė dhe qėllimi pėrfundimtar, por tė fillojė qė para se studentėt tė largohen nga Shqipėria, duke mbajtur statistika tė hollėsishme mbi tė dhėnat e tyre. Ambasadat shqiptare nė dhe © tė huaj duhet tė bėhen pika reference pėr studentėt shqiptarė - njė sugjerim ky i ALBSTUDENT-it nė takimin me Presidentin Moisiu, duke krijuar kėshtu lidhje edhe mė tė forta me realitetin nė Shqipėri. Marrėdhėnie me qendra kėrkimesh nė Shqipėri dhe bashkėpunime shkencore nga ana e studentėve jashtė shtetit do tė nxisin jo vetėm aktivitete frytdhėnėse, por edhe vazhdimin e kėtyre lidhjeve, nė mėnyrė qė kthimi dhe punėsimi eventual nė Shqipėri tė shihet jo si njė sakrificė, por si njė hap logjik. Pėr tė tėra kėto politika dhe mė shumė duhet gjithashtu, tė ekzistojė njė bashkėsi institucionesh me mundėsi konkrete administrative dhe financiare pėr zbatim. Ndoshta ėshtė koha qė rreth kėsaj teme tė nxitet njė debat nė Shqipėri, mbi hapat qė duhen ndėrmarrė nė hartimin e politikave tė shėndosha pėr frenimin e derdhjes sė trurit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio