Studentet.info
Lajme : Universitetet, fluks ankesash nga kandidatėt
Kyqur 14-09-2006 6:21:32 (1428 Lexime)

Universitetet, fluks ankesash nga kandidatėt

TIRANĖ, 14 SHTATOR - Nė ditėn e parė tė ankesave, sekretaritė e fakulteteve janė pėrballur me dyndje maturantėsh. Dy ditė pėr shqyrtimin

Rrokaj: I japim zgjidhje ankesave qė janė kompetencė e jona. Pėr tė tjerat, duhet vendimmarrje e ministrisė

Fluks ankesash, pakėnaqėsi pėr llogaritjen e pikėve, kontestime tė shumta dhe pasaktėsi nė tė dhėnat e kandidatėve. Kėto kanė qenė problemet kryesore pėr tė cilat kandidatėt e regjistruar pėr pranime nė universitete i janė drejtuar dje sekretarive mėsimore tė fakulteteve pėrkatėse. Koha e shkurtėr vėnė nė dispozicion dhe padurimi pėr zgjidhjen e shqetėsimit, ka bėrė qė dita e parė pėr paraqitjen e ankesave tė ishte e tejmbushur..


Po aq dyndje sa edhe radhėt e gjata para xhamave tė fakulteteve pėr tė parė listat e afishuara. “Jam informuar nga dekanėt e fakulteteve se numri i ankesave ka qenė i madh, kurse problemet qė janė paraqitur kanė qenė tė ndryshme”, - tha dje pėr “Shekullin”, rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, pa mundur tė thotė njė shifėr tė saktė lidhur me numrin e ankesave. Sipas tij, nuk mund tė deklarohet ndonjė shifėr, pasi njė pėrfundimtare do tė dalė vetėm pasi tė jenė pritur tė gjithė ankimuesit dhe pėr secilin tė jenė bėrė verifikimet pėrkatėse.

Filologjiku, pafundėsi ankesash

Gati tė papėrballueshme e kanė pasur sekretaritė e Fakultetit tė Histori-Filologjisė nė Tiranė pritjen e ankesave. Sipas dekanes sė kėtij fakulteti, Ilira Sulo, sekretaritė janė vėnė nė dispozicion tė tė gjithė atyre qė vijnė pėr ankesa. “Janė tė shumta, njė pafundėsi ankesash nga kandidatėt e regjistruar”, - tha ajo, duke pranuar se pėr kėtė proces do tė ndiqet me pėrpikmėri udhėzimi i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. E njėjta situatė ka qenė dje edhe nė fakultetet e tjera tė Universitetit tė Tiranės, ku numėr mė tė madh kontestimesh lidhur me rezultatin, e kanė pasur padyshim edhe degėt mė tė preferuara, ku ka qenė edhe numri mė i madh i kandidatėve tė regjistruar. Tė bindur se u ėshtė ngrėnė haku qė meritonin, shumė maturantė pranojnė se nuk ka pasur korrektesė tė madhe nė llogaritje. Tė tjerė ngrenė pretendimin e ngatėrresave me koeficientėt. “Nuk ėshtė normale qė unė qė kam mbyllur shkollėn 5-vjeēare ekonomike me nota tė mira, tė vlerėsohem mė pak se njė qė ka mbarur tė mesmen e pėrgjithshme”, - thotė Ada, njė kandidate e regjistruar pėr Ekonomik. Pretendime tė ngjashme ka pasur dje edhe pėr degėn e gazetarisė, por qė kėtė radhė nuk ka asgjė pėr tė ndryshuar nė llogaritje. “Janė bėrė tė gjitha veprimet nė rregull, pasi kemi vepruar me koeficientin mė tė lartė pėr bllokun shoqėror qė ėshtė edhe i preferuari i vetė fakultetit”, - tha dekania Sulo. Tė njėjtėn pėrgjigje merr edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, burimet zyrtare tė sė cilės deklaruan se nuk do tė ketė asnjė veprim tjetėr nė kėtė degė.

Shqyrtimi i ankesave, brenda afatit

Pavarėsisht numrit tė madh tė ankesave, rektori i UT-sė, Rrokaj, pranon se gjithēka do tė mbyllet brenda afatit. “Ne do tė pėrgjigjemi brenda afatit tė vendosur pėr ankesat pėr ato kontestime qė vijnė lidhur me veprimet qė janė kompetencė e jona”, - thotė Rrokaj, duke lėnė qartė tė kuptohet se nė kėtė mes, prej tyre, nuk mund tė bėhet asnjė shqyrtim qė ka tė bėjė me notat e marra nė maturė, mesataret apo aplikimin e koeficienteve. “Ne kemi zbatuar me rigorozitet udhėzimet zyrtare qė kemi marrė nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Pėr probleme qė janė jashtė fushės sonė tė vendimmarrjes, presim tė veprojė MASH-i”, - tha prerė Rrokaj. Ai ka siguruar tė rinjtė se ankesat e tyre do tė kenė pėrgjigje brenda kohės. Madje, shton se nė mbledhjen e zhvilluar mesditėn e djeshme me dekanėt ėshtė pėrcaktuar qė ora 10.00 e datės 15 shtator tė jetė koha e mbylljes sė kėtij procesi, duke marrė parasysh edhe zgjidhjen qė u ėshtė dhėnė ankesave. “Pas kėsaj, pasi tė jenė bėrė edhe rregullimet pėrkatėse, nėse do tė ketė tė tilla nė listat e rezultateve, sipas udhėzimit, nė datėn 16 shtator do tė afishojmė fituesit”, - tha rektori Rrokaj.


1 500
ėshtė numri i kandidatėve qė kanė tė dhėna tė pasakta vetėm nė Universitetin e Tiranės

14
ėshtė data e fundit pėr dorėzimin e kėrkesės pėr ankesė nė fakultetet ku kanė garuar, nėse kanė pakėnaqėsi

16
ėshtė afati i shpalljes sė listave finale tė fituesve, ku fakultetet do tė shėnojnė me vijė tė kuqe ndarjen e fituesve

Ekonomiku

Rillogaritja, pritet vendimmarrja e Pollos

Pėr llogaritjen e pikėve tė Fakultetit Ekonomik nga e para, pritet deklarata zyrtare e ministrit tė Arsimit, Genc Pollo. Rektori i UT-sė, Rrokaj, ka pranuar se gjithēka do tė bėhet nė bazė tė urdhrit tė vetė ministrit. “Ai do tė shprehet nė kohėn e duhur dhe ne do tė bėjmė veprimet tona brenda afateve qė janė pėrcaktuar”, - tha ai, duke mos pranuar tė bėjė njė deklaratė tė prerė, a ka nisur puna apo jo pėr rillogaritjen e pikėve nė kėtė fakultet. Punė qė do tė ndryshojė me themel rezultatet e rreth kandidatėve dhe bashkė me kėtė edhe hamendėsimet pėr 1 088 fituesit. Njė ditė mė parė ministria dėrgoi njė shkresė nė tė gjitha fakultetet e vendit ku i kujtonte zbatimin e duhur tė koeficientėve nė pėrllogaritje. “Kemi bėrė verifikimet dhe ka rezultuar se, pėrveē Ekonomikut, nuk ka pasur probleme tė ngjashme gjatė llogaritjes sė pikėve”, - deklaron zėdhėnėsja e MASH-it, Ermelinda Muho.

Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio