Studentet.info
Lajme : Hapet zyra e Alb-Shkences edhe ne Prishtine
Kyqur 11-09-2006 5:27:53 (1664 Lexime)


«Alb-Shkenca» edhe nė Prishtinė

PRISHTINĖ, 11 SHTATOR – Njė grup studiuesish kosovarė, anėtarė tė institutit dhe forumit “Alb-Shkenca”, po synon qė tė hapė nė Prishtinė degėn e kėtij instituti. Nė njė takim tė realizuar nga kėta studiues u vendos qė brenda disa ditėsh tė pėrurohet zyra e Prishtinės dhe mė tej zyra e Tetovės e kėtij instituti, ndėrsa, sipas vendimit tė takimit tė fundit tė Tiranės, degėn e Prishtinės ta drejtojė prof. dr. Jahja Koka.

“Zyra e Prishtinės do tė ketė rėndėsinė e saj nė afrimin e tė dhėnave tė saj pėr krijimin e rrjetit ndėrakademik dhe ndėrshkencor, duka ua mundėsuar kėtė shumė studiuesve dhe profesorėve universitarė, qė nė rrethanat e reja tė komunikimit, sidomos elektronike, nuk po arrijnė ta zėnė hapin me kohėn”, thuhet nė njė njoftim dėrguar nga Begzad Baliu, kryetar i Seksionit tė Historisė, tė Kulturės dhe tė Filologjisė nė kėtė institut, i cili pritet tė jetė edhe zėvendėsdrejtues i zyrės nė Prishtinė.


Bėhet e ditur se ėshtė diskutuar edhe pėr disa projekte tė ashkėpunimit me qendrat universitare tė vendit, tė rajonit dhe tė Evropės, si dhe me OJQ-tė, tė cilat qė mė parė kanė krijuar imazh nė rrethet universitare dhe shkencore ndėrkombėtar, duke i dhėnė pėrparėsi specializimit, aktiviteteve shkencore, si dhe mbajtjes sė ligjėratave nė fushat pėrkatėse. “Ashtu si mė parė, nė organizimin virtual edhe nė Institut do tė punohet nė krijimin e njė rrjeti tė pasur
dhe tė rregullt mes studiuesve shqiptarė dhe tė huaj, kudo qė tė jenė”, thuhet mėtej nė njoftim.

Ndėrkaq, njė muaj mė parė Tirana ka qenė nikoqire e studiuesve shqiptarė nga vende tė ndryshme. Nė takimin qė kishte organizuar atje instituti “Alb-Shkenca”, pjesėmarrės ishte edhe vetė rektori i Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani, i cili me kėtė rast kishte premtuar angazhimin dhe bashkėpunimin nė realizimin e projekteve tė pėrbashkėta dhe ofrimin e ndihmės sė institucionit qė ai drejton. Krijimi i degės nė Prishtinė ėshtė mirėpritur jashtėzakonisht mirė nga studentėt kosovarė, pėr tė cilėt pritet tė hapet njė dritare e re ku mund tė bėhen debate dhe ofrohen informacione pėr ēėshtje tė rėndėsishme akademike.
“Me vjen mirė qė edhe nė Kosovė do tė kemi njė degė tė “Alb-Shkencės”, mirėpo interesimi im do tė ishte nėse nė tė ardhmen ėshtė planifikuar qe tė ketė edhe njė seksion pėr ēėshtje sociale, meqė shumė ēėshtje ndėrlidhen me kėtė, pėrfshirė kėtu edhe politikėn”, tha studenti i Departamentit tė Sociologjisė nė Universitetin e Prishtinės, Petrit Tahiri.

Edhe Majlinda Arapi, studente e Fakultetit tė Filologjisė, shprehet tė jetė shumė e interesuar qė tė bėhet pjesė e debateve qė organizohen nė forume tė ndryshme, pėr lėmin qė ajo studion.
“Me tė vėrtetė ka shumė ēėshtje qė shtrohen dhe diskutohen nėpėr forume dhe secili mendim qė jepet ėshtė shumė serioz, pasi qė edhe vetė anėtarėt e institutit janė njerėzit mė tė respektuar tė shkencės shqiptare”, tha ajo.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio