Studentet.info
Lajme : MASHT dhe UP nėnshkruan memorandum bashkėpunimi
Kyqur 14-09-2006 6:32:57 (1709 Lexime)


Pritet metodologji bashkėkohore nė mėsimdhėnie

PRISHTINĖ, 14 SHTATOR – Njė memorandum bashkėpunimi, i nėnshkruar tė mėrkurėn nga Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė dhe Rektorati i Universitetit tė Prishtinės, dhe i cili do tė implementohet nė Fakultetin e Edukimit, do tė institucionalizojė njė program pėr aftėsim pa shkėputje nga puna, me tė cilin ėsimdhėnėsit pritet qė tė ngiten edhe mė profesionalisht.


Programi u mundėson mėsimdhėnėsve tė certifikuar nė Kosovė qė t’u jepet bllok I mjaftueshėm i kredive sipas sistemit evropian tė transferimit tė kredive (ESTC), drejt shkallės sė pėrgjithshme tė edukimit.


Ministri i MAShT-it, Agim Veliu tha se nėnshkrimi i kėtij memorandumi ėshtė nė kuadėr tė thellimit tė bashkėpunimit me UP-nė dh ngritjes sė tij tė mėtejshme nė rrjedhė me arsimin e lartė nė Evropė. “Ne sot po nėnshkruajmė njė memorandum bashkėpunimi, i cili ka njė rėndėsi tė veēantė pėr thellimin e reformave nė arsimin e lartė dhe ngritjen e cilėsisė nė arsim. Ky ėshtė njė objektiv i qenėsishėm i MAShT-it, synim i vendeve evropiane dhe njėri ndėr qėllimet e mileniumit”, theksoi ministri Veliu me rastin e nėnshkrimit tė kėtij memorandumi. Ai bėri tė ditur se ky memorandum do tė institucionalizojė programin pėr ftėsim pa shkėputje nga puna, me tė cilin mėsimdhėnėsve u mundėsohet qė tė rrisin kualifikimet e tyre pėr t’I plotėsuar kėrkesat e Bolonjės, dhe pos memorandumi ngrit profesionalisht mėsimdhėnėsit qė do tė inkuadrohen nė kėtė program, pėr tė qenė nė rrjedha me metodologjinė bashkėkohore nė mėsimdhėnie.

“Memorandumi ofron pilot-programe pėr aftėsim pa shkėputje nga puna, me kurse qė do tė ofrohen nė katėr pilot qendra tė Kosovės e mė vonė edhe nė qendra tė tjera. Ky program do tė jetė i autorizuar tė ofrojė shkallėn e pėrgjithshme tė edukimit (bachelor of Eduction) e cila pranohet nga MAShT-i dhe ėshtė e njėjtė me shkallėn qė ofrohet nė programin para shėrbimit nga Fakulteti i Edukimit”, u shpreh ministri Veliu. Ai shfaqi shpresėn se ky program do tė jetė njė ndihmesė e madhe pėr UP-nė dhe Fakultetin e Edukimit nė veēanti, i cili ėshtė finalizuar pas njė bashkėpunimi tė ministrisė qė drejton me UP-nė, dhe pas ndihmės sė ēmueshme tė programit pėr zhvillimin e arsimit nė Kosovė (KEDP), dhe miqve kanadezė. Nė anėn tjetėr, rektori i UP-sė, Enver Hasani, theksoi se kjo ėshtė hera e tretė qė brenda njė kohe mjaft tė shkurtėr realizohet bashkėpunim i frytshėm nė mes MAShT-it dhe UP-sė, nė programe tėpėrbashkėta. Pasi falėnderoi ministrin Veliu, dekanin e fakultetit tė Edukimitdhe KEDP-nė, e cila jo vetėm qė e ka nisur idenė por edhe me mbėshtetje financiare ka mundėsuar qė tė arrihej nėnshkrimi i kėtij memorandumi, rektori theksoi se kjo ėshtė njė risi pėr universitetin public “Implementimi i kėtij projekti ėshtė risi si pėr nga forma, po ashtu edhe pėr sa i pėrket pėrmbajtjes”, u shpreh
Hasani. Ai premtoi se institucioni tė cilin drejton do ta luajė me seriozitet tė madh rolin nė pjesėn akademike dhe tė stafit akademik, pėr t’i shtyrė pėrpara tė katėr pilot-projektet, qė janė tė pėrfshira nė marrėveshjen e arritur.
“Shpresojmė qė mė vonė, me stabilizimin gradual tė rrjedhave, Fakulteti i Edukimit tė jetė njė ekselencė nė kuadėr tė UP-sė, dhe rezultatet e tij do tė shihen edhe mė shumė se sa deri mė sot”, pėrfundoi Hasani.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio