Studentet.info
Lajme : MASHT-i ndau 71 bursa
Kyqur 15-09-2006 8:14:53 (1823 Lexime)



Investim nė «trurin jashtė vendit»


PRISHTINĖ, 15 SHTATOR - Ministri i Arsimit,i Shkencės dhe i Teknologjisė, Agim Veliu, u ka ndarė tė enjten kontratat 37 studentėve pėrfitues tė bursave, studentė kėta qė i ndjekin studimet nė vende tė ndryshme europerėndimore.


Shuma e tėrėsishme e ndarė nga MASHT-i ėshtė 50.000 euro, ndėrsa pėrfitues qenė 22 studentė, tė cilėt vijojnė studime bazike (batchelor), 12 studentė qė vijojnė studime tė magjistraturės (master) dhe 3 studentė qė vijojnė studime tė doctorates (PhD).


Me kėtė rast, ministri Veliu tha se kjo nismė tregon vullnetin dhe pėrkushtimin e MASHT-it pėr t’i ndihmuar me mundėsitė e veta studentėt qė pajisen me dije e njohuri nė universitete euro-perėndimore, prej nga pritet qė tė kthehen e ta japin kontributin e tyre nė ndėrtimin e shoqėrisė demokratike kosovare.

“MASHT-i, me gjithė mundėsitė modeste buxhetore, ka menduar qė kėtė vit t’i ndajė disa bursa pėr studentėt qė studiojnė jashtė vendit. Unė ju uroj tė gjithė juve qė keni pasur fatin tė jeni pėrfitues tė kėtyre bursave, edhe pėrkundėr faktit se ka qenė njė konkurrencė mjaft e madhe”, tha ministry Veliu. Ai u shpreh tė jetė i vetėdijshėm se shuma e mjeteve qė garantohet nė kėtė kontratė, pėr shumicėn e studentėve nuk ėshtė e mjaftueshme, por ndarja e tyre mė shumė ngjason nė njė gjest qė tregon vullnetin e mirė tė ministrisė qė sadopak t’i ndihmojė dhe t’i pėrkrahė studentėt tė cilėt kanė vendosur qė t’i ndjekin studimet jashtė vendit.

Pasi shfaqi dėshirėn qė kėta studentė tė arrijnė suksese nė universitetet ku studiojnė, Veliu i luti ata qė tė kthehen nė Kosovė pas mbarimit tė studimeve, nė mėnyrė qė tė kontribuojnė nė zhvillimin e vendit qė aq shumė ka nevojė. “Ne presim shumė prej jush”, porositi ministri Agim Veliu.

Ndėrkaq, studentėt, nėpėrmjet gazettes “Iliria Post”, falėnderuan MASHTin dhe ministrin Veliu, si dhe shprehėn besimin se investimi nė arsimimin e tyre Kosovės do t’i kthehet me krijimin e kuadrove tė reja, tė gatshme pėr tė punuar nė zhvillimin e pėrgjithshėm tė vendit. Ata premtuan se pas pėrfundimit tė studimeve do tė jenė nė Kosovė.

Sedat Baraliu, student nė njėrin nga universitetet e Francės, i cili ėshtė duke i vijuar studimet master tė arkeologjisė,tha se shuma e bursės tė cilėn ia ka ndarė MASHT-i ėshtė mjaft simbolike pėr standardin e jetės ku studion, por kėtė e konsideroi si ndihmesė qė vlen tė vlerėsohet.

“Vendet ku ne studiojmė ofrojnė kushte shumė mė tė mira se kėtu, por unė mendoj se duhet tė kthehemi njė ditė, pasi qė kemi shkuar nga kėtu dhe duhet tė mendojmė pėr kėtė vend. Pasi qė drejtimi tė cilin unė e kryej atje ėshtė i nevojshėm pėr Kosovėn, ka mungesė kuadrosh nė arkeologji, unė jam i obliguar qė tė kthehem”, theksoi Sedati. Ai u shpreh se qysh tash ka filluar tė jap kontributin, meqė punon herė pas here, por nuk mohoi faktin se nuk ia vlen qė tė punohet pėr pagėn qė ofrohet kėtu.

Krenare Krasniqi ėshtė studente nė Akademinė e Arteve nė Tiranė, Dega e Koreografisė, e cila, po ashtu, ėshtė pėrfituese e bursės sė ndarė nga MASHT-i, shumėn e sė cilės e konsideroi si mjaft simbolike. “Mė shumė duhet parė si pėrkrahje morale kėtė”, theksoi ajo. Krenarja u shpreh se pas diplomimit do tė punojė nė Kosovė, sepse ka mungesė koreografėsh dhe se paga e ultė nuk do tė jetė pengesė pėr tė qė ajo ta japė kontributin nė lėmin ekoreografisė.

Pėr Pėllumb Kallabėn, absolvent i administrimit publik nė Universitetin e Evropės Juglindore, shuma e ndarė nga ministria ėshtė ndihmesė mjaft e madhe, sepse deri tashti nė shkollimin e tij nuk kishte investuar askush pos familjes. “Ministria ka bėrė njė hap shumė pozitiv nė kėtė drejtim dhe ky duhet tė jetė motiv shtesė pėr ne qė tė thehemi nė Kosovė, nė mėnyrė qė ta japim kontributin tonė. Ēėshtja e pages sė ultė qė jepet kėtu ėshtė njė gjė tjetėr, por ne besojmė nė erspektivėn e vendit”, tha Pėllumbi.

Sidoqoftė, ēfarėdo investimi qė bėhet nė tė rinjtė, tė cilėt vijojnė studimet bazike, studimet e magjistraturės apo ato tė doktoratės jashtė vendit, ėshtė punė me mend e institucioneve tona dhe kjo duhet tė jetė njė sinjal pėr kėta tė rinj nė mėnyrė qė tė mos e harrojnė vendin i cili ka nevojė aq tė madhe pėr njė frymė tė re tė tė menduarit. Jo vetėm universiteti, por edhe administrata dhe sektorėt e tjerė kanė nevojė pėr reformim rrėnjėsor, dhe ky reformim nuk mund tė bėhet pa bėrė ndėrrime nė njerėz, tė cilėt janė edhe bartės tė reformės. Truri kosovar, qė tani ėshtė duke u formuar jashtė vendit, ėshtė shpresė pėr tė sjellė pėrvoja pėrparimtare pėr vendin.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio