Studentet.info
Lajme : ANKESĖ
Kyqur 19-09-2006 6:35:25 (3184 Lexime)


ANKESĖ

Rektoratit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės
Senatit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės,
Kėshillit Mėsimoro-Shkencor tė Fakultetit tė
Shkencave Humane dhe tė Arteve tė U.SH.T-sė





TETOVĖ, 19 SHTATOR



Nė tė poshtėshėnuarit, pedagogė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, protestojmė shprehim mllefin e indinjatėn tonė tė thellė pėr shkak se organet e mėsipėrme na kanė privuar me 20% nga tė ardhurat tona personale tė muajit mars tė kėtij viti akademik (2005-2006).

E kundėrshtojmė me forcė vendimin e organit, i cili ka marrė vendimin e padrejtė, tė pashembull, madje edhe qesharak qė tė na dėnojė e tė heq nga pjesa e tė ardhurave tona tė ligjshme, me pretekst se ne nuk kemi qenė tė rregullt nė ligjerata. ne konsiderojmė se arsyetimi i Juaj nė atė vendim ėshtė i paqėndrueshėm e joligjor, sepse ne dėnohemi pėr mosmbajtjen e rregullt tė ligjėratave qė tė do tė pėrbėnte njė turp pėr ne, qė purkundėr kushteve tejet tė pavolitshme, tė cilat janė rezultat i pėrgjegjėsisė suaj, ne kemi bėrė pėrpjekje pėrkushtuese, me gjithė qenien tonė pėr tė jetėsuar mėsimdhėnien interaktive. Pėr kėtė kemi dėshmi (formularėt qė ia kemi dėrguar shefit tė grupit pėrkatės). Kjo mund tė provohet.



Ne, tė poshtėshėnuarit, sikurse edhe tė gjithė pedagogėt e asistentėt e Universitetit Shtetėror tė Universitetit tė Tetovės e dinė fare mirė se ne nuk dėnohemi sipas vendimeve tė lėshuara tė dt. 25.04.2006, i cili ėshtė kundėrthėnės e nuk mund tu bėjė ballė argumenteve tė legjislacionit ekzistues tė R. Maqedonisė.

Nė fakt ne dėnohemi sipas tekeve tė organeve tuaja pėr mos vėnien e "bilbilit" te dera e kontrollit Tuaj policor. Kėtė pohim e vėretėsojnė vendimet qė organi pėrkatės i Juaji ka marrė guximin tė na i shqiptojė dėnimet e pashembullta. Nė tė thuhet (pėr turpin e dheut, nė gjuhėn maqedonase)se ne dėnohemi sipas dispozitave tė Ligjit pėr Mardhėnje Pune. Mirėpo, nė ato vendime citohet neni pėrkatės i kėtij Ligji (Ligji pėr Mardhėnje Pune, Gazeta Zyrtare 62/2005,29 qeshor 2005), i cili flet pėr diskriminimin e punėtorėve e lidhet me nenin 6 tė atij ligji. atėherė jeni tė obliguar ligjėrisht ta thoni se nė mbėshtetje tė cilit ligj e nen tė tij ne ndėshkohemi sipas vendimit tė njėanshėm tuajin dt. 25.04.206, qė privohemi nga e drejta elementare e jona?!.

Ne konsiderojmė gjithashtu se dėmi ynė nuk ka tė bėjė me asnjė ligj, por me Ligjin e shpikur tė strukturės drejtuese-policore tė kėtij Universiteti, e cila shkelė rėndė liritė e tė drejtat akademike tonat, si dhe tė gjitha ligjėruesve tė kėtij Universiteti, e drejtė kjo e garantuar me Ligjin pėr Arsimin Sipėror nė Maqedoni, si dhe me Konventėn e Kombeve tė Bashkuara pėr liritė e tė drejtat e profesorėve universitarė.

Ju, synoni tė veni orė policore nė Universitet, pėrpiqeni t'ia kaloni Luigjit XVI, ta imitoni njė absolutizėm mesjetar nė Universitetin tonė tė ėndėrruar tash e 100 vite mė parė, tė cilin e kemi gjymtuar si ėshtė mė keq. duhet tė jeni tė vetėdijshėm Zotrinjė drejtues tė kėtij Universiteti tė Shenjtė, se rrugėn qė po ndiqni, vazhdoni ta njollosnin kėtė Universitet, ta reklamoni pėr keq, sipas skemave tė dashakqinjėve tė popullit tonė, pėr faqe tė zezė tė dheut. Ju pėrkujtojmė se Ju, me veprimet e kėtilla shkelin rėndė lirinė e lėvizjes sė akademikėve tė Universitetit tonė qė Ju nė vend qė tė mbėshtesni prokopinė, keni pėrzgjedhur si mjet ta drejtoni kėtė Universitet e vazhdoni ta nėpėrkėmbni nė mėnyrė tė pashembullt, e nė kėtė kuadėr t'i veni detyrimisht pedagogėt nė shtratin e Prokusit. Rrjedhimisht Ju Zotrinjė, drejtues tė Universitetit tonė Kombėtar kėrkoni nga ne e nga tė gjithė pedagogėt e kėtij Universiteti t'i qaseni njė loje mė tepėr se tė rrezikshme, qė me liritė tė garantuara akademike tė kthehemi nė skllevėr tė bindshėm; tė na gjunjėzoni e ta nėnkėmbni dinjitetin tonė, e pėr mė tepėr, tė na kontrolloni me njerėz analfebatė, me kamera e ēmos; me njė shtetėrrethim tė padėgjuar.

Ne tė poshtėshėnuarit, po e themi Jo-nė e madhe zotrinjė pėr tė gjitha padrejtėsitė e nėpėrkėmbjet qė i janė bėrė e vazhdojnė t'i bėheni ligjėruesve tė tij e po vėmė nė dukje se asnjėherė nuk do t'ia dilni ta jetėsoni kėtė tė drejtė tė ligjshme tonėn. Ju kėshillojmė ta lexoni nenin 11 tė Ligjit pėr Arsim Sipėror nė Maqedoni, ēfarė thotė ai pėr Liritė Akademike tė pedagogėve universitetarė.

Na duhet t'ua pėrkujtojmė se Ju harroni qė akademiku, krahas mėsimdhėnies, ėshtė i obliguar tė zhvillojė edhe punė tė mundimshme hulumtuese-kėrkimore, sepse ndryshe nuk mund tė pėrparojė, jo vetėm si shkencėtar, por edhe nuk mund tė mbėrrijė tė pėrparojė nė lėminė e tij si pedagog, detyrim ky qė parashihet me dispozitat e Ligjit mbi Arsimin Sipėror nė R. e Maqedonisė. mbėshtetur mbi kėtė bazė, ne tė poshtėshėnuarit konsiderojmė se Ju mbase nuk jeni nė dijeni se qeveria e Maqedonisė ngulmon, midis tjerash edhe nė sigurimin e tė drejtave tė lėvizjes sė lirė tė akademikėve nė shtetet e BE-sė, pikėrisht pėr sa mė sipėr.

Atėherė shtrohet pytja: si mund tė pėrparojė pedagogu i kėtij universiteti kur Ju e keni vėnė kontrollin policor nė atė Universitet, mbiquajtur Kombėtar; e detyroni gatitu para strukturave tuaj (nga ora 08-16). Pėr mė tepėr, keni marrė guximin qė t'i fusni ata nė biruca, me dritaret me grila, tė cilat atyre qė kanė vuajtur dėnimet nė kazamatet maqedonase, e tė tjera, ua pėrkujtojnė kazamatin e Shutkės e tė Idrizovės, ndėsa rojet, nga e cila nuk hiqni dorė edhe mė tej, u duken si gardianėt e atyre burgjve.

Vėrtetė kjo pėrbėn pėrbuzje e tė dinjitetin e tė krenarisė sė njeriut e tė pedagogut nė veēanti tė kėtij Universiteti.
Nuk dėshirojmė tė vėmė nė dukje emrat e pedagogėve qė vijnė njė herė ose dy herė nė javė, tė cilėve nuk ju mungon asnjė qime floku, sepse janė njerėz tė strukturės suaj, sepse pikėrisht Ju u jepni liri atyre tė veprojnė kėshtu. Ndėrsa pėrkundėr angazhimit ngulmues pėr mėsimdhėnie cilėsore e shihni tė arsyeshme qė pikėrisht tėq na dėnoni. Kėrkojmė nga Madhėria e Juaj drejtėsi, ndryshe turpi do tė bie mbi ju Zotrinjė.

Dėshirojmė tė vėmė nė dukje se me anė tė kėsaj Ankese shprehim pikpamjet e pėrbashkėta edhe tė pedagogėve tė "tė paprekura" kėsaj radhe, por sipas mendimit tonė ėshtė mė sigurt se pėrmes kėsaj ankese ne nuk dėshirojme lėmoshėn e askujt, e as lėmoshėn tuja, por kėrkojmė tė drejtat tona tė ligjshme, nė pėrshtatje me ligjet eksistuese, qė janė tė vlefshme nė R. e Maqedonisė.

Do tė ishte gjest qytetėrues, qė tė na ktheni dinjitetin e mėsimdhėnėsit nė Universitetin e ėndėrruar ndėr shekuj, ashtu siē e kanė universitet nė rajon e mė gjėrė. Ndryshe do tė jeni tė detyruar tė kėrkojmė tė drejtat tona pėrmes rrugės ligjore nė institucionet pėrkatėse tė kėtij shteti qė mėtojmė tė drejtat tona pėrmes rrugės ligjore ė institucionet pėrkatėse tė kėtij shteti qė mėtojmė bashkėrisht ta pėrjetojmė si shtet tė pėrbashkėt e shpresojmė se kjo ėndėrr e jona si dhe e pararendėsve tanė herė do kurė do tė jetėsohet.

Kjo pėr faktin se kėmbėngulja jonė nuk pėrkon njė nxitje vetanake e egoiste, por synimi ynė pėrbėn njė porosi mė shumė se imediat; njė synim sa fisnik e po aq human e domethėnės e tė njė aspirate tė drejtė shekullore tė popullit tonė.

Pasojnė nėnshkrimet :
1. Prof. Dr. Ramiz Abdyli ________________________________
2. Prof. Dr. Dervish Kamberi ______________________________
3. Doc. Dr. Nebi Dervishi _________________________________
4. Doc. Dr. Azir Pollozhani _______________________________
5. Doc. Dr. Luljeta Isaku _________________________________
6. Mr. Dervish Alimi _____________________________________
7. Mr. Fadil Rexhepi____________________________________




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio