Studentet.info
Lajme : Mbyllen regjistrimet
Kyqur 23-09-2006 6:44:57 (1694 Lexime)


Universitetet, “braktisje” e degėve tė kėrkuara

TIRANĖ, 23 SHTATOR-Regjistrime shumė tė pakta nė degėt e mbyllura, madje vende tė shumta tė mbetura bosh edhe nė degėt mė tė preferuara si mjekėsia, juridiku, gazetaria apo shkencat sociale. Si asnjė vit tjetėr, ky sezon pranimesh nė shkollat e larta ka njohur fenomene tė ēuditshme. Fluks i paparė nė degėt e hapura dhe njė tėrheqje e madhe nė degėt e limituara, njohur ndryshe me kuota tė pėrcaktuara.

Indiferencė gati-gati totale apo mundėsi mė e madhe pėr tė zgjedhur mes shumė degėsh, kjo pritet tė verifikohet nė fund tė shtatorit, kur vetė fakultetet tė bėjnė bilancet e kėrkesė-ofertės. Megjithatė, shifrat e kėsaj faze flasin qartė. Nga rreth 46 mijė tė regjistruar nė Universitetin e Tiranės, regjistrimet pėr studentė kapin shifrėn e 3 578 vetė. Kaq ėshtė numri total i tė regjistruarve deri dje nė orėn 15.00, kohė kur u mbyll faza e parė e regjistrimeve nė shkollat e larta.


Gazetaria, vetėm 5 tė regjistruar
Nga Fakultetet e Universitetit tė Tiranės, ai i Histori-Filologjisė, dikur shumė i kėrkuar kėtė vit ka shėnuar numėr tė papėrfillshėm regjistrimesh. “Nė total janė regjistruar vetėm 79 vetė”, - thotė dekania e fakultetit, Ilira Sula. Ajo qė duket e habitshme ėshtė interesi krejt minimal pėr degėn e gazetarisė, me vetėm 5 tė regjistruar nga 88 kuota gjithsej. Shumė pak edhe nė degėn e historisė me vetėm 10 tė regjistruar, pėrkundėr 117 vendeve tė pranimit. Gjuhė-letėrsia me kėrkesa aq tė shumta, ka shėnuar 24 tė regjistruar, ndėrsa gjeografi vetėm 40. Shifra tė pashpjegueshme edhe pėr vetė sekretaret e fakultetit, po ashtu edhe pėr titullarėt e tij. Ndryshe ka ndodhur nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, ku dega e italishtes, si degė e hapur, ka shėnuar rekord regjistrimesh, me mė shumė se 690 vetė, ndėrkohė qė anglishtja ka ende kuota tė paplotėsuara. Mos t’ju duket habi, por nė informatikė, degė e lakmuar kaherė, ka shėnuar vetėm 12 tė regjistruar. “Do tė plotėsohet, jam i sigurt se do tė vijnė nga spostimet, por e papėrballueshme ėshtė situata nė degėt e tjera. Vetėm nė matematikė kemi tė regjistruar 290 studentė”, - thotė dekani i Shkencave tė Natyrės, Llukan Puka. Sipas tij, studentėt, me formulėn e re tė pranimeve, kanė pasur shans tė zgjedhin mes shumė degėsh ku janė shpallur fitues.

Braktisje e degėve ”VIP”
Asnjė habi. Plot 130 vende bosh te Juridiku dhe 129 tė tjera nė total pėr Fakultetin e Mjekėsisė. Ēfarė do tė thotė se me kaq vende do tė spostohet lista pėr tė pritur fazėn e dytė tė regjistrimeve. Nėse mund tė arsyetosh pėr vendet bosh nė degėt e tjera, duke pranuar se zgjedhin mė tė mirat, nuk di tė japėsh njė arsye tė saktė pėr kėtė situatė nė dy fakultete shumė tė kėrkuara. Njėsoj ndodh edhe nė Fakultetin e Shkencave Sociale. Shumė kuota tė paplotėsuara, madje edhe nė Shkenca Politike, ku janė regjistruar vetėm 15 vetė nga 126 fitues qė janė. Fakulteti i Ekonomisė, megjithėse me numėr tė madh fitues, sėrish ka shumė vende tė lira. Plot 539 vetė nuk kanė preferuar tė regjistrohen, ndėrkohė qė fituan 1 088 vetė. “Nuk ėshtė shumė e ēuditshme. Zbritja e listės ka ardhur pėr dy arsye. Sė pari, sepse shumė kandidatė kanė dalė tė parėt nė shumė degė dhe tashmė kanė zgjedhur atje ku duan tė studiojnė. Por duhet tė theksoj se shumė tė tjerė kanė pasur dėftesa me “probleme”, ku nota mesatare ka qenė mė e ulėt se realja dhe nuk kanė ardhur fare tė regjistrohen”, - tha dekani Dhori Kule. Sipas tij, kėta kandidatė janė trembur, pasi do tė verifikoheshin njė pėr njė dhe natyrisht do tė skualifikoheshin.


24
shtator afishohen listat me vendet e mbetura bosh nga spostimet e fituesve

25
shtator nis regjistrimi pėr fazėn e dytė tė fituesve, ata qė pėrfitojnė nga zbritja e listave

27
shtator deklarohen nga fakultetet vendet e mbetura bosh edhe pas kėsaj faze tė dytė



Vendet bosh afishohen mė 24 shtator
Mė datė 24 shtator, nė mesditė, fakultetet do tė bėjnė afishimin e vendeve tė mbetura bosh. “Sipas udhėzimit nr 19 tė MASH-it, vendet e mbetura bosh do tė deklarohen nga fakultetet tė dielėn, mė 24 shtator, ora 12:00 dhe janė tė disponueshme pėr kandidatėt poshtė vijės ndarėse”, - thuhet nė udhėzimin e ministrisė pėr procedurat e pranimit nė shkollat e larta. Sipas udhėzimit, raundi i dytė i regjistrimeve ėshtė nė datat 25 dhe 26 shtator 2006, prej orės 09:00 deri nė orėn 15:00, sipas rendit zbritės. “Vendet e mbetura bosh pas raundit tė dytė tė regjistrimit do tė deklarohen nga universitetet mė datė 27 shtator, ora 15:00. Regjistrimi pėr kėto vende bosh do tė bėhet mė 28 shtator 2006, nga ora 09:00 deri mė 15:00”, - thekson udhėzimi, ku shtohet se pas kėsaj date nuk do ketė mė asnjė regjistrim nga sekretaritė e fakulteteve. Pas kėsaj, nėse do tė ketė ende vende tė mbetura bosh, universitetet do tė mbeten nė pritje tė njė udhėzimi tė ri nga MASH-i.

Nga: Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio