Studentet.info
Opinione : OPINIONE
Kyqur 23-09-2006 8:46:00 (1431 Lexime)


Suksesi I dėshtimit


Nga Besjan PESHA

Ministri I Arsimit z.Genc Pollo konsiderohet si mė I suksesshmi ndėr ministrat e Berishės. Pa asnjė rezultat tė matshėm cuditėrisht ai vazhdon tė konsiderohet si “I suksesshėm”. Ndoshta sepse ka bėrė shumė pak investime nė shkollat e zonave rurale?? Ah pėr kėtė duhet tė jenė sonduar patjetėr nxėnėsit e atyre shkollave tė cilėt ose bėjnė mėsim brenda nė pyll ose ecin me kilometra tė tėra ditė pėr ditė pėr tė vajtur e ardhur nga shkolla, e ata e duan ministrin pikėrisht pėr kėtė.

Ndoshta ministri ka sukses sepse ka mashtruar pėr liberalizimin e teksteve shkollore, duke liberalizuar vetem 30 % te tyre? Pėr kėtė besoj se janė sonduar tė gjitha shtėpitė botuese qė po ulėrasin me sa kanė nė kokė por gėnjeshtra ministrore sundon tingujt e tjerė


Duhet tė jetė me siguri sepse ka gėnjyer gjithė maturantėt nėpėrmjet Guidės sė Maturės Shtetėrore, ose ose me siguri sepse nuk ka siguruar ende stafet e duhura pedagogjike pėr shkollat super tė mbushura dhe as qė ka ndėrmend tė marri ndonjė masė pėr konviktet studentore. Mund tė jetė edhe qė ėshtė jo I ndjeshem ndaj mendimit tė studentėve pėr cėshtjet e ndryshme dhe qė e kalon gjysmėn e kohės duke thurrur teori konspiracioni mbi ata qė I sugjerojnė tė pėrmirėsojė punėn e vet. Suksesi I tij ėshtė I pallogaritshėm nėse shkon dhe I pyet gjithė maturantėt e nevrikosur e studentėt e mbetur nė mes tė katėr rrugėve, me njė supertarifė pėr tė paguar pėrpara e njė qira shtėpi tė pallogaritur mbi supe.

Jo se ėshtė hera e parė qė kjo ndodh. Edukimi I lartė gjithnjė ka qenė maja e everestit pėr shqiptarėt. Vit pėr vit skenaret e prindėrve dhe maturantėve qė pėrplasen nė kangjellat e njė fakulteti apo Ministrisė sė Arsimit kanė qenė tė pashmangshme e gati gati janė kthyer nė normalitet, aq sa kur ky numėr nuk ėshtė mė I madh dhe I egėr zyrtarėt fillojnė tė argumentojnė se as nuk e kanė hic tė drejtėn pėr tė kėrkuar cka ėshtė e drejta e tyre e pamohueshme.

Kėtė vit me aplikimin e maturės shtetėrore gjithė makina propagandistike e qeverisė na garantoi se kjo nuk do tė ndodhte mė. Epokės sė zarfeve dhe rradhėve mbas kangjellave u kishte ardhur fundi sepse kryeministri me ministrin e tij arsimdhėnės do tu siguronte edukim tė lartė 95 % tė maturantėve shqiptarė. Gjithashtu u premtua me tė madhe se futja e koeficentėve nė llogaritjen e pikėve do tė siguronte profilizimin mė tė mirė tė maturantėve dhe rritjen e cilėsisė sė studentėve nėpėr auditoret shqiptare.

Ajo qė ndodhi nė realitet edhe nė kėtė rast ishte shumė larg sajesės kryeministrore. Pėrsėri pėrpara kangjellave tė fakulteteve me qindra tė rinj e prindėr pritėn edhe kėtė vit me shpresėn se viza e hekurt ndarėse midis fituesve dhe humbėsve do tė ulej sadopak, e do tu lejonte tė edukoheshin mė mirė. Pėrsėri u hap thashethemi famėkeq se disa pedagogė pėr disa mijra euro mund tė tė ndryshonin renditjen nė listė e tė ta kthenin buzėqeshjen e humbur pa kokcarje. Pėrsėri me qindra tė rinj u mblodhėn pėrpara Ministrisė sė Arsimit duke kėrkuar tė drejtėn e vjedhur prej Ministrit e specialistėve tė tij si rrjedhojė e keqllogaritjes tė koeficentėve.

Pėrsėri Ministri I suksesshėm i Arsimit doli dhe tha se pranimet nė shkollat e larta po shkojnė si jo mė mirė dhe se ato pak zėra qė protestojnė e kontestojnė sjanė vec quravitje humbėsish tė cilėt nuk meritojnė aspak vemendjen e opinionit. Pėrsėri maturantėt u dėshpėruan, sistemi u dorėzua pėrpara babėzisė politike, dekanėt u ndanė mes tyre si tė suksesshėm e tė korruptuar. Pėrsėri e njėjta situatė, I njėjti skenar I shėmtuar vetėm se kėsaj rradhe aktorėt janė tė tjerė si edhe kanė ndryshuar disa skena nga seriali I mėrzitshėm e I pėrvitshėm.

Edhe kėtė vit Ministria dėshtoi, por bashkė me ministrinė dėshtuam tė gjithė ne.Si fillim ata qė cirren rrugėve apo gazetave e televizioneve pėr njė sistem mė tė mirė arsimor. Mė pas ata qė tentojnė tė shesin studime krahasuese me frymė perėndimore pėr ti bėrė shqiptarėt mė tė ditur. Dėshtuan mediat, dėshtuan partitė politike, dėshtoi Berisha e Rama, Lėvizja Mjaft e gjithė shoqėria civile. Dėshtuam sepse pėrsėri sistemi ėshtė I korruptuar, e do tė prodhojė korrupsion. Meritokracia nuk u fut dot sė bashku me maturantėt nėpėr fakultete e si rrjedhojė as ka pėr tė dalė prej fakultetit mbas katėr vitesh. Nėse kjo lojė do tė vazhdojė edhe disa vjet, fėmijėt tanė do tė edukohen edhe mė keq nga tė keqedukuarit e sotėm, e atėherė nuk do tė ketė mė fare shpresė pėr sistemin tonė arsimor. Andaj duhet tė luftojmė mė shumė pėr arsimin tonė sepse ai nuk ėshtė aspak nė duar tė sigurta…aspak.

I vetmi njeri qė nuk dėshtoi nė gjithė kėtė skemė dominosh, ėshtė Ministri I Arsimit. Ai vazhdon tė mbetet I suksesshėm…




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio