Studentet.info
Lajme : Mjaft vende tė lira nė FSHMN
Kyqur 25-09-2006 6:00:26 (2990 Lexime)


Nuk i duan shkencat e numrave

PRISHTINĖ, 25 SHTATOR – Edhe kėtė vit ėshtė vėrejtur mosinteresim i nxėnėsve qė kanė pėrfunduar shkollat e mesme pėr tė studiuar nė shkencat e numrave, qė pėr shumė kė duken si tė bezdisshme. Nė masė tė madhe ky mosinteresim ėshtė vėrejtur kryesisht pėr shkencat ekzakte, matematikėn, fizikėn dhe kiminė.

Departamenti i Matematikės kishte paraparė qė tė pranojė 119 studentė tė rregullt, ndėrsa nė afatin e dytė tė regjistrimit tė studentėve tė rinj janė pranuar vetėm 43 sish, kurse nė Departamentin e Fizikės vetėm 25 studentė, ndryshe nga numri prej 86 studentėsh qė kishte paraparė fakulteti tė regjistronte nė afatin e dytė. Ėshtė vėrejtur pothuajse indiferencė e njėjtė edhe ndaj drejtimeve tė tjera tė kėtij fakulteti.


Ka qenė e paraparė tė shpėrndahen 97 indekse pėr studentėt qė do t’i vijonin studimet e rregullta nė Departamentin e Kimisė, ndėrsa nė kėtė afat janė pranuar vetėm 11 studentė nė drejtimin arsimor dhe 17 nė atė inxhinierik. Punėt mė mirė kanė qėndruar nė Departamentin e Biologjisė dhe Gjeografisė, ku shifra e tė pranuarve gati i ėshtė pėrafruar asaj tė shpallur nė konkurs.

Dekani i Fakultetit tė Shkencave Matematike-Natyrore, Isa Elezaj, pohon se e gjithė kjo gjendje ka ardhur pasi nuk ka njė bazė tė mirė mėsimdhėnieje nė shkollat fillore dhe tė mesme dhe pėr pasojė jo vetėm qė nxėnėsit nuk mund tė marrin njohuri pėr kėto fusha studimesh, por te ta krijohet bindje jo e mirė pėr tė studiuar nė kėta lėmenj.

“Tė them tė drejtėn, shumė pak ėshtė duke u punuar nėpėr shkolla. Ėshtė i gabuar ēfarėdo iluzioni se kėto drejtime nuk mund tė hyjnė nė punė gjatė ushtrimit tė profesionit, prandaj mendoj se duhet bėrė njė punė mė e madhe qysh nė shkollimin parauniversitar”, tha dekani Elezaj, pėr tė shtuar se kėto degė janė tė njė rėndėsie tė veēantė pėr tė ardhmen e arsimit. Drejtuesit e fakultetit bėnė tė ditur se nė afatin e dytė tė kėtij viti akademik 96 kandidatė kanė kaluar provimin pranues pėr t’u regjistruar nė FSHMN, nė degėt Matematikė, Fizikė dhe Kimi, por ata druajnė se nga pėrvoja e sė kaluarės ky numėr mund tė bjerė pėr shkak tė kalimit tė studentėve nėpėr degė apo edhe fakultete tė tjera. Kėta 96 studentė kanė tė drejtėn pėr tė ndjekur studime tė rregullta, ndėrsa ėshtė fare e papėrfillshme ajo e tė regjistruarve me vetėfinancim. Prorektori pėr ēėshtje mėsimore nė Universitetin e Prishtinės, Luan Ahma, thotė se duhet tė shihet mė saktėsisht se cilėt janė faktorėt qė po ndikojnė te kandidatėt qė tė mos konkurrojnė pėr kėto drejtime. “Me tė vėrtetė duhet tė bėhet njė analizė e mirėfilltė. Ne duhet tė shohim se ku ėshtė problemi qė nuk ka interesim tė konkurrentėve pėr ato drejtime, qė duhen shumė pėr kėtė vend”, tha Ahma. Por, ky mosinteresim pėr tė studiuar nė kėta lėmenj a mos ėshtė sinjal i rrezikut tė shuarjes sė tyre? Natyrisht se nga drejtuesit e fakultetit, tė universitetit, por edhe tė MASHT-it, gjen tė njėjtėn pėrgjigje: Jo!

Fevzi Berisha, zv/ministėr nė MASHT, tha se ka qenė numri i mjaftueshėm i tė interesuarve pėr t’u regjistruar sa pėr tė ekzistuar kėto degė pėr secilin vit tė studimeve. “Deri tashti asnjėherė nuk ka ardhur nė pyetje qė ndonjė degė tė mbyllet pėr shkak tė numrit tė vogėl tė tė interesuarve. Por, ndoshta duhet qė tė praktikohet ajo mėnyrė e stimulimit tė mėsimdhėnėsve tė kėtyre drejtimeve. Para 20 vjetėsh arsimtari i matematikės ka pasur privilegj nė mėsimdhėnie nė krahasim me mėsimdhėnėsit e tjerė. Orientimi ynė duhet tė jetė nė kėtė drejtim”, tha Berisha, pėr tė shtuar se MASHT-i nė tė ardhmen duhet tė bėjė kategorizimin e mėsimdhėnėsve sipas kategorive dhe t’i stimulojė ato drejtime deficitare, siē ėshtė matematika. Interesimi pėr tė studiuar nė kėto degė tash pėr tash lė vetėm pėr tė dėshiruar, ngase nė mjaft shkolla tė mesme, po e zėmė, lėndėn e Matematikės e mbajnė mėsimdhėnės jo tė kualifikuar. Njė gjendje e tillė jep sinjal pėr pėrkeqėsim edhe mė tė madh tė gjendjes aktuale, ku vėrehet deficit i kuadrit arsimor nė kėto fusha. Se a do tė merren hapa konkretė nė mėnyrė qė tė joshen tė rinjtė pėr t’i ndjekur edhe kėto fusha studimesh, mbetet tė shihet.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio