Studentet.info
Lajme : Ministri Veliu priti zv/drejtoreshėn e pėrgjithshme tė UNICEF-it
Kyqur 28-09-2006 3:09:37 (1312 Lexime)

Buxheti i vogėl, pengesė pėr arsim

PRISHTINĖ, 28 SHTATOR - Pengesa kryesore qė ka Kosova pėr plotėsimin e nevojave nė arsim dhe segmente tė tjera tė jetės ėshtė buxheti jo i mjaftueshėm. Ky ėshtė shqetėsimi, tė cilin ministri i Arsimit, i Shkencės dhe i Teknologjisė, Agim Veliu, ia ka bėrė tė ditur tė mėrkurėn nė njė takim zv/drejtoreshės sė pėrgjithshme tė UNICEF-it, Shahnaz Kianian-Firouzgar.

Ministri Veliu me kėtė rast e njoftoi znj. Firouzgar pėr projektin e krijimit tė bazės sė tė dhėnave qė MASHT-i e realizon me financimin e Bankės Botėrore, numrin e mėsimdhėnėsve e tė nxėnėsve, kurikulat dhe plan-programet shkollore, hapėsirėn fizike pėr shkollim, qė pėr komunitetet ėshtė 1:14, bashkėpunimin e shkėlqyeshėm me stafin vendės e ndėrkombėtar tė UNICEF-it, bashkėpunimin me komunat, arsimin pėr minoritetet, etj.



Ai, pasi e ka falėnderuar znj. Firouzgar pėr ndihmėn qė UNICEF-i i ka dhėnė Kosovės, veēanėrisht arsimit, e njoftoi edhe pėr prioritetet dhe nevojat, si dhe pėr planet nė tė ardhmen.

“Qeveria si njė prej prioriteteve e ka radhitur arsimin, dhe ne nė MASHT kemi disa prioritete, siē ėshtė infrastruktura shkollore, ngritja e cilėsisė, thellimi i reformave, etj”, tha ministri Veliu, duke ngritur shqetėsimin pėr disa shkolla qė punojnė me katėr ndėrrime dhe pėr hapėsirėn shumė tė vogėl pėr nxėnės. Ndėrkaq, zv/drejtoresha e UNICEF-it tha se pėrmirėsimi i cilėsisė nė arsim dhe krijimi i bazės sė tė dhėnave pėr raportin nxėnės-arsimtar ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr pasqyrėn e gjendjes dhe tė nevojave e prioriteteve pėr arsimin e Kosovės. Ajo u interesua pėr arsimin parashkollor, kurikulat, ngritjen e cilėsisė dhe monitorimin e punės nė komunat e Kosovės, arsimin e komuniteteve romė, ashkalinj, egjiptianė, dhe goranė, vėshtirėsitė dhe pengesat, ndihmėn e komunitetit ndėrkombėtar, arsimin dhe aftėsimin profesional, gjithėpėrfshirjen nė arsim, etj. “UNICEF-i ėshtė i lidhur me Kosovėn qė nga viti 1995 dhe ju jeni me fat qė keni 400 mijė fėmijė, tė cilėt janė e ardhmja e kėtij vendi”, tha Firouzgar, pėr tė shtuar se puna e pėrbashkėt MASHT-UNICEF gjithmonė ka treguar rezultate pozitive.

“Vitin e ardhshėm do ta bėjmė shikimin afatmesėm dhe duhet tė shohim ēka duhet tė vazhdojmė nė periudhėn 5-vjeēare dhe cilat fusha do tė sjellin dobi”, tha ajo.

Deri sa nuk ka investime nė arsim, rruga pėr tė ardhmen do tė jetė shumė e vėshtirė, tha Firouzgar, dhe shtoi se nėse kontribuohet mė shumė nė pėrmbajtje, nė arsim Kosova do tė ketė pėrfitime mė tė mėdha. Sipas pėrvojave tė saj, vendet e Azisė, ku ėshtė investuar nė pėrmbajtje dhe ngritje tė cilėsisė nė arsim, sot janė gjigante ekonomike. “Kam pėrshtypje tė mira pėr pėrkushtimin tuaj, edhe pse nuk i theksova vėshtirėsitė qė keni, por UNICEF-i ėshtė i gatshėm ta mbėshtesė MASHT-in pėr ngritjen e cilėsisė nė arsim”, pėrfundoi Firouzgar.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio