Studentet.info
Lajme : MASHT-i reagon ndaj parregullsive nė disa IPAL
Kyqur 29-09-2006 9:30:27 (1740 Lexime)



Pa diplomė s’mund tė bėhen studentė

PRISHTINĖ, 29 SHTATOR – Regjistrimi i studentėve tė rinj, nga disa prej institucioneve private tė arsimit tė lartė, pa diplomė tė shkollės sė mesme duke pėrdorur vetėm ēertifikatėn e notave,duket tė ketė shkaktuar kokėqarje pėr Ministrinė e Arsimit, tė Shkencės dhe tė Tekonologjisė.

Kjo ministri, pasi ka kuptuar se njė fenomen i tillė ngjet nėpėr IPAL, ka bėrė tė ditur se nuk do tė lejojė kėtė dhe asnjėri prej tė regjistruarvė nuk do tė ketė statusin e studentit, pa mos qenė pronar paraprak i diplomės me ēka vėrtetohet se ėshtė pėrfunduar shkollimi i mesėm.


“MASHT-i me shqetėsim ka marrė njoftime se disa nga IPAL, pas pėrfundimit tė regjistrimit tė afatit tė dytė tė studentėve nė Universitetin e Prishtinės (UP), kanė filluar tė bėjnė regjistrimin e kandidatėve pa diplomė tė shkollės sė mesme, duke pėrdorur vetėm ēertifikatėn e notave”, bėhet e ditur nga zyra e ministrit Agim Veliu. Me kėtė rast, MASHT-i dėshiron tė pėrkujtojė tė gjithė IPAL-tė, kandidatėt pėr regjistrim nė IPAL dhe prindėrit e tyre, se asnjė student nuk mund tė regjistrohet nė arsimin e lartė (publik a privat) vetėm me certificate tė notave.

Diploma ėshtė kusht valid pėr studime pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme, pėrkatėsisht klasės sė 12-tė pėr drejtimet e gjimnazit dhe klasės 13-tė pėr shkollat profesionale, thuhet nė kumtesėn e lėshuar nga MASHT-i dhe bėhet me dije se ēdo pranim i kandidatėve vetėm me certificate (pra pa diplomė tė shkollės sė mesme), pėr MASHT-in paraqet shkelje tė rėndė tė normativės ligjore tė MASHT-it tė aprovuar nga Kuvendi i Kosovės. Kjo rregullativė vlen si pėr institucionet publike, ashtu edhe ato private, sipas Ligjit pėr arsimin elartė.

MASHT-i bėn tė ditur se vazhdimisht ėshtė duke pėrcjellė aktivitetet e institucioneve private tė arsimit tė lartė, ku pėrfshihet edhe regjistrimi i studentėve tė rinj nė kėto institucione, dhe sipas ligjit nė fuqi kusht pėr konkurrim pėr t’u regjistruar nė arsimin e lartė ėshtė qė kandidati tė ketė tė kryer arsimin e mesėm, i cili dėshmohet me anė tė diplomės.
MASHT-ti konsideron se ekzistimi i institucioneve private tė arsimit tė tė gjitha niveleve ėshtė nismė pozitive, e cila do tė duhej tė prodhonte konkurrencė vlerash brenda ligjeve dhe rregullave.
Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio