Studentet.info
Lajme : Senati i UP aprovon kėrkesėn pėr mė shumė afate provimesh
Kyqur 30-09-2006 6:17:21 (2944 Lexime)


Nė kalendarin e provimeve edhe tetori

PRISHTINĖ, 30 SHTATOR – Dhjetė pika tė rendit tė ditės sikur nuk u kanė mjaftuar senatorėve tė Universitetit tė Prishtinės, ku menjėherė pas hapjes sė mbledhjes sė Senatit nga ana e rektorit Enver Hasani pasuan njė mori kėrkesash pėr ēėshtje tė cilat do tė duheshin tė diskutoheshin. Nga mbledhja, e cila zgjati deri nė orėt e pasdites, edhe pse me zhurmė dhe debate tė senatorėve, u arrit qė tė zgjedhėn dekanėt e tre fakulteteve nga katėr qė ishte paraparė, u vendos qė t’u zgjatet mandati ushtruesve tė detyrės sė prodekanėve nė disa fakultete, si dhe u mor vendim qė pėr kėtė vit studentėve t’u ofrohet nė shfrytėzim edhe afati i tetorit pėr t’iu nėnshtruar provimeve, qė ishte edhe ndėr ēėshtjet mė tė debatueshme.

Vendimi i fundit ka ardhur pasi disa fakultete tashmė i kanė dėrguar Senatit kėrkesėn pėr mė shumė afate, duke u bazuar nė specifikat qė kanė ato, por kjo nuk ka mundur ta bindė rektorin qė tė merren aso vendimesh tė cilat do tė ishin nė kundėrshtim me Statutin e UP-sė, me tė cilin parashihet qė tė ketė vetėm tre afate kur studentėt mund t’iu nėnshtrohen provimeve.



“Pėr afate nuk mund tė vendoset me gishta. Ne mund ta votojmė propozimin e dekanit tė FSHMN-sė qė tė ketė vetėm kėtė vit njė afat nė tetor, dhe ne duhet qė t’ua shpjegojmė studentėve se nė Evropė nuk mund tė shkojmė duke mos e respektuar Statutin”, tha rektori Hasani, dhe shtroi nevojėn qė gjatė procesit mėsimor tė mos organizohen provimet meqė po shkaktojnė probleme nė mbarėvajtjen e mėsimit.

Jusuf Dedushaj, dekan i Fakultetit tė Mjekėsisė, shtroi nevojėn qė paralelisht me kėtė tė bėhet edhe reduktimi i lėndėve. Ai theksoi se nė mėnyrė tė panevojshme janė futur nė plan-programe tė kėtij fakulteti 78 provime, ndryshe nga dikur kur ishin vetėm 39. Ndėrkaq, senatorėt edhe pse panė si tė domosdoshėm vendimin pėr tė shtuar kėtė afat nė mėnyrė qė tė ndalin ndonjė pakėnaqėsi tė mundshme tė studentėve, sikur harruan se viti i ri akademik fillon me 2 tetor dhe njėsitė akademike nuk do tė mund tė kenė pasqyrė tė saktė se me sa studentė do ta fillojnė vitin dhe se sa pedagogė do tė duhej angazhuar. Senatorėt i votuan edhe propozimet e ardhura nga Fakulteti i Inxhinierisė Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Shkencave tė Aplikuara Teknike nė Ferizaj, dhe Fakulteti i Shkencave tė Biznesit nė Pejė, pėr tė zgjedhur dekanėt e kėtyre fakulteteve. Votat e senatorėve bėnė dekan tė FSHTA-sė nė Ferizaj Agron Bajraktarin, dekan tė FIEK-sė Muzafere Limani dhe tė FSHAB-sė nė Pejė Ali Sylqajn. Ndryshe nga tre fakultetet e mė sipėrme, nuk qe e mundur tė votohet pėr njeriun i cili do ta zinte vendin e Enver Hasanit nė Fakultetin Juridik.

Hasani ishte zgjedhur dekan nė kėtė fakultet dhe prej se ka marrė postin e rektorit karrigia e dekanit tė juridikut ka mbetur e zbrazur. Nė periudhėn gjashtė mujore ka pasur tre ushtrues detyrė nė kėtė post, ndėrsa u vendos qė deri tė hėnėn rektori tė emėroi edhe ushtruesin e radhės tė detyrės sė dekanit tė kėtij fakulteti, meqė nuk u votua as kėsaj radhe pėr kėtė post. Kjo ndodhi pasi dy prej tre kandidatėve tė propozuar nga kėshilli i fakultetit kanė dhėnė dorėheqje. Sė pari ishte tėrhequr nga gara Ejup Sahiti e mė pas edhe Mehdi Hetemi, pėr tė lėnė tė vetėm Abdullah Aliun, por meqė pėr t’u votuar ėshtė e domosdoshme tė ketė dy kandidatė u vendos qė rektori deri tė hėnėn tė emėroi njė ushtrues detyre deri nė zgjedhjen e dekanit tė ri tė Juridikut. Ndėrkaq, nė kėtė mbledhje tė Senatit i ėshtė vazhduar edhe mė tej mandati ushtruesve tė detyrės sė prodekanėve nė disa njėsi akademike. Kjo ėshtė bėrė me kėrkesėn e disa drejtuesve tė fakulteteve tė cilėt bashkėpunėtorė tė tyre kanė propozuar pedagogėt pa thirrje adekuate, ndėrsa zgjedhja e prodekanėve u shty deri nė njė vendim tė ardhshėm, me arsyetimin se deri nė kėtė vendim ushtruesit e detyrės mund t’i pėrmbushin kriteret e parapara nė Statut. Ėshtė miratuar edhe lista e personelit akademik nė tė gjitha njėsitė akademike, si dhe ėshtė bėrė shqyrtimi i vendimit pėr kushtet e regjistrimit tė vitit vijues pėr kėtė vit akademik, por edhe ėshtė miratuar raporti pėr pranimin e studentėve tė rinj nga afati i parė dhe i dytė i konkursit.

Pos kėsaj ėshtė shqyrtuar edhe pranimi i studentėve tė grupeve tė rrezikuara tė kandidatėve pėr studime nė universitet, siē janė invalidėt e luftės, anėtarėt e familjeve tė dėshmorėve, anėtarėt e TMK-sė dhe minoritarėt. Ėshtė bėrė edhe miratimi i vendimit mbi angazhimin e personelit akademik me mbi normė dhe me honorarė pėr kėtė vit si dhe ėshtė diskutuar pėr pranimin e studentėve nė studimet master. Nuk ka mundur tė kaloi mbledhja e Senatit pa mos u pėrmendur edhe rasti i Fakultetit tė Kulturės Fizike dhe Sportit.

Derisa patė kundėrthėnie nė mes rektorit dhe senatorit nga ky fakultet, pėr atė se ishte ose jo i drejtė shkarkimi i dekanit dhe pezullimi nga puna i dy prej tre profesorėve, u vendos qė tė formohet njė komision pėr shqyrtimin e ankesave tė dekanit dhe profesorėve dhe pas shqyrtimit tė tyre tė merret njė vendim i caktuar.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio