Studentet.info
Lajme : Demir Lleshi u kap nga policia e Tiranės, ai dyshohet pėr rrėmbimin e studetit
Kyqur 15-01-2005 15:21:07 (1773 Lexime)


Pranga kėrcėnuesit tė studentit tė ngujuar

TIRANĖ (15 JANAR)Policia arreston personin qė rrėmbeu dhe kėrcėnonte studentin e Ekonomikut. Demir Lleshi, 31 vjeē ėshtė arrestuar dje nga policia e Tiranės, pasi akuzohet pėr pengmarrje dhe kėrcėnim personi.

Lleshi ėshtė i dyshuari kryesor, pėr rrėmbimin nė 14 tetor tė vitit qė shkoi tė studentit Guri Murraj dhe mbajtjen e tij nėn kėrcėnimin e armėve pėr 2 orė. Burime nga policia thanė se ai ishte dėnuar edhe mė parė, pėrsėri pėr kėrcėnime ndaj familjes Murraj. Tė njėjtat burime shpjeguan se i kėrkuari ishte fshehur jashtė Tiranės, gjatė kohės qė policia e kishte shpallur atė nė kėrkim. Ndėrkohė qė policia kriminale e kryeqytetit, kishte arritur tė identifikonte vendndodhjen e tij. Dje inspektorėt e krimeve tė Komisariatit Nr.3 kanė bėrė edhe arrestimin e tė dyshuarit. Sipas policisė, ai ndodhet aktualisht nė qelitė e paraburgimit tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės.



Arrestimi
Apeli publik i bėrė pak kohė mė parė nga studenti i Ekonomikut, nėpėrmjet gazetės “Panorama”, nuk ka rėnė nė vesh tė shurdhėr. Policia mbrėmė pas disa informacioneve operative mbi vendndodhjen e tė kėrkuarit, ka mundur tė bėjė arrestimin me lehtėsi tė Demir Lleshit nėn akuzėn e kėrcėnimit. Policia tha se ky i fundit ishte fshehur nė rrethin e Lushnjės, nė shtėpinė e motrės sė tij. Pikėrisht kėtu, ai ėshtė vėnė nė pranga nga policia, megjithėse nuk e priste arrestimin. Tashmė, Lleshi ndodhet nė qelitė e paraburgimit dhe pritet tė merret nė pyetje pėr tė dhėnė versionin e tij mbi ngjarjen nė fjalė. Sipas studentit Guri Murraj, tre muaj mė parė ai ishte marrė peng nga i arrestuari dhe njė person i dytė i maskuar. Sipas studentit, Lleshi kėrkonte qė pėrmes kėrcėnimit tė bindte tė riun t“i jepte tė motrėn e cila kishte prishur fejesėn me tė.

Ngjarja
Gjithēka ka filluar nė mesin e tetorit tė vitit qė kaloi, kur Guri Murraj po kthehej nė shtėpi, pasi kishte mbaruar punėn si kamarier nė njė nga lokalet e kryeqytetit. I marrė nė pyetje nė polici gjatė denoncimit, ai ka treguar se para se tė kalonte shinat e trenit, te vendi i quajtur Uzina Dinamo e Re, ai ėshtė ndaluar nga dy persona qė i kanė vėnė armėt nė kokė. Duke qenė se ishte me biēikletė, Guri ka tentuar menjėherė tė largohej, por njė nga njerėzit e ka qėlluar me grusht dhe e ka kėrcėnuar duke i thėnė se po tė mos u bindej do ta vrisnin. Policia tha atėherė, se i riu kishte njohur njėrin prej tyre, i cili ishte edhe ish i fejuari i motrės sė Demir Lleshit, ndėrsa personi i dytė ka qenė i maskuar. Murraj mė pas u detyrua tė qėndronte i ngujuar pėr mė shumė se tre muaj, kjo pasi kėrcėnohej herė pas here nga Lleshi. Dje ky i fundit u arrestua nga policia e Tiranės.

I ngujuari

Emri: Guri
Mbiemri: Murraj
Mosha: 21 vjeē
Vendlindja: Dibėr
Vendbanimi: Babrru, Tiranė
Arsimi: studion nė vitin e 2 nė Fakultetin Ekonomik

Kėrcėnuesi

Emri: Demri
Mbiemri: Lleshi
Mosha: 31 vjeē
Arsimi: Tetėvjeēar
Vendlindja: Dibėr
Vendbanimi: Paskuqan, Tiranė
Gjendja penale: I dėnuar pėr tentativė vrasje
Akuza: Kėrcėnim pėr jetėn

Pas tri ditėsh masa e sigurisė

Pas tri ditėsh Demri Lleshi do tė dalė pėrpara togave tė zeza tė Gjykatės sė Tiranės pėr t’u njohur mė masėn e sigurisė. Mbi 31-vjeēarin rėndon akuza e pengmarrjes dhe ajo e kėrcėnimit tė njė personi. Por pėr kėto akuza, do tė jetė organi gjykues qė do tė vendosė nėse do ta lėrė nė qeli tė arrestuarin apo jo.

Ministri Toska
“Tė arrestohet kėrcėnuesi”


Njė nga arsyet e kapjes sė shpejtė sė kėrcėnuesit tė studentit, ka qenė impenjimi personal i ministrit tė Rendit, Igli Toska. Sipas burimeve nga kjo ministri, pas apelit nė gazetėn “Panorama”, kreu i Rendit ėshtė interesuar pėr ngjarjen, duke komunikuar menjėherė me vartėsit e tij. Tė njėjtat burime shpjegojnė se Toska ka kėrkuar informacion tė detajuar nė lidhje me ēėshtjen nė fjalė dhe nė tė njėjtėn kohė, ka vendosur edhe limite kohore pėr kapjen e kėrcėnuesit. Pas urdhrit, policia e Tiranės ėshtė vėnė nė lėvizje dhe ka arritur tė arrestojė brenda pak ditėve edhe Demir Lleshin, i cili ishte shpallur nė kėrkim nga Komisariati Nr. 3, pasi ishte denconuar nė polici nga studenti. Pas arrestimit tė Lleshit mėsohet se kreu i Rendit, do tė interesohet edhe pėr vajtjen nė shkollė tė 21-vjeēarit, i cili pėr tre muaj i ka ndėrprerė tė gjitha aktivitetet nga frika se i kėrcėnohej jeta.

Nga:Vladimir Karaj (PANORAMA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio