Studentet.info
Lajme : KADS i drejtohet Rektoratit tė UP-sė
Kyqur 02-10-2006 9:56:33 (1792 Lexime)


Zotėri rektor, ne mendojmė ndryshe nga ju!

PRISHTINĖ, 2 TETOR - Studentėt e Universitetit tė Prishtinės janė shprehur tė jenė shokuar kur kanė dėgjuar vendimin e Senatit tė Universitetit tė Prishtinės qė tė mos ketė mė shumė se tri afate tė provimeve gjatė njė viti akademik. Mė tė zėshmit janė treguar studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė, tė cilėt pėr tė marrė diplomė fakulteti janė tė obliguar t’i kryejnė afėr 80 provime, ndryshe nga vitet e mėparshme, qė numri i lėndėve studimore ishte gati pėrgjysmė mė pak. Numri i madh i lėndėve, edhe ashtu voluminoze pėr nga literatura, bėn qė tri afate tė mos jenė tė mjaftueshme pėr kėta studentė.

“Pėr afate nuk mund tė vendoset me gishta. Ne mund ta votojmė propozimin e dekanit tė FSHMN-sė, qė tė ketė vetėm kėtė vit njė afat nė tetor dhe ne duhet qė t’ua shpjegojmė studentėve se nė Evropė nuk mund tė shkojmė duke mos e respektuar statutin”, ėshtė deklarata e rektorit Enver Hasani, e cila i ka irrituar tej mase studentėt.


Shoqata Kosovare e Studentėve tė Stomatologjisė (KADS) vendimin e senatit tė UP-sė, qė edhe kėtė vit tė ketė afat tė tetorit, e sheh si njė veprim dhe vendim tė drejtė, por shpreh mospajtimin me deklaratėn e rektorit se pa respektuar statutin nuk mund tė shkohet nė Evropė.
“Z. rektor, KADS-i, qė njėherėsh ėshtė edhe organizata qė e ka iniciuar ndryshimin e Statutit tė UP-sė, mendon ndryshe nga ju. Mendojmė se Statuti i UP-sė ka mangėsi dhe se studentėt janė tė gatshėm ta respektojnė jo vetėm statutin, por edhe tė gjitha ligjet e tjera, qė i nxjerr Universiteti i Prishtinės dhe Kuvendi i Kosovės, por njė gjė duhet ditur: KADS-i e ka ngritur ēėshtjen, tė cilėn e kanė kėrkuar vetė studentėt, dhe i mbetet Senatit ta respektojė kėrkesėn e studentėve dhe ta ndryshojė Nenin 124, Pika 2 e Statutit tė UP-sė, por edhe nene dhe pika tė tjera”, thuhet nė reagimin e kėsaj organizate tė nėnshkruar nga kryetari Xheladin Ujkani. Kjo shihet si alternativė e vetme nga studentėt e kėtij fakulteti.
Dekani i Fakultetit tė Mjekėsisė, Jusuf Dedushaj, ka shtruar nevojėn, qė paralelisht me vendimin pėr tė mos pasur mė shumė afate sesa janė tė parapara nė statut tė bėhet edhe reduktimi i lėndėve.
“Nga ana e fakultetit, nė mėnyrė tė panevojshme, janė futur nė plan-programe 78 provime, ndryshe nga vitet mė parė kur ky numėr i lėndėve ishte shumė mė i vogėl. Kur unė kam studiuar, kanė qenė vetėm 39”, theksoi Dedushaj.
Vendimi i Senatit, qė tė mos ketė mė shumė se tri afate, kur studentėt mund t’u nėnshtrohen provimeve, ėshtė i papranueshėm edhe pėr Parlamentin Studentor. Nėnkryetari i kėtij organi, Gėzim Qerimi, tha se pėrkrah qėndrimet e Fakultetit tė Mjekėsisė dhe nė tė njėjtėn kohė bėn tė ditur se qėndrim tė njėjtė kanė edhe studentėt e fakulteteve tė tjera.
“Qėndrimi i parlamentit ėshtė kundėr kėtij vendimi. Ėshtė parė si rrugėdalje, qė kėtė afat tė organizohet mbajtja e provimeve nė tetor, por e shohim si tė domosdoshme qė tė negociohet dhe tė kėmbėngulet qė tė ketė mė shumė se tri afate. Ne nuk pranojmė nė asnjė mėnyrė qė tė hyjmė nė vitin akademik vetėm me afatet, qė janė tė pėrcaktuara nė statut”, theksoi Qerimi.
Ai u shpreh se deri nė muajin mars, kur ėshtė afati tjetėr, gjatė kėsaj kohe ose duhet tė ndryshohet ligji ose tė gjendet ndonjė zgjidhje, qė ėshtė e pranueshme pėr studentėt. “Duhet ta keni parasysh edhe Fakultetin Juridik. Aty ka 14 provime pėr njė vit dhe pėr t’i dhėnė ato pėr tri afate, ‘ėshtė mision i pamundur’”, tha Qerimi.
Nėnkryetari i Parlamentit Studentor vlerėsoi se vendimi i marrė tė premten nga Senati nuk do tė ēojė nė avancim tė reformave, por vetėm nė dėshtim, dhe shtroi nevojėn qė sė pari duhet bėrė reforma nė reduktimin e lėndėve e mandej edhe nė reduktimin e afateve tė provimeve.

Ndėrkaq, senatorėt ditėn kur morėn vendim qė tė mos ketė “afate tė jashtėzakonshme”, e panė si tė domosdoshėm vendimin pėr ta shtuar afatin e tetorit vetėm pėr kėtė vit, nė mėnyrė qė ta ndalin ndonjė pakėnaqėsi tė mundshme tė studentėve. Te pjesa mė e madhe e tyre vėrehej disponimi pėr ta ndryshuar numrin e provimeve, tė cilat janė futur nė plan-programe vend e pa vend.
Dekani i Fakultetit tė Shkencave Matematike-Natyrore, Isa Elezaj, u duk mė i sinqerti nė kėtė, kur pranoi se gjatė pėrpilimit tė plan-programeve nuk ėshtė menduar se po stėrngarkohej studenti, por ėshtė menduar pėr sa mė shumė mėditje pėr mėsimdhėnėsit.
“Gjithmonė ėshtė menduar pėr norma sa mė shumė dhe askush nuk ka menduar pėr cilėsi apo edhe pėr numrin e madh tė lėndėve”, u shpreh ai nė Senat.
Ndryshe, vendimi i fundit i senatorėve ka ardhur pasi disa fakultete tashmė i kanė dėrguar Senatit kėrkesėn pėr mė shumė afate, duke u bazuar nė specifikat qė kanė ato.
Kjo nuk ka mundur ta bindė rektorin qė tė merren aso vendimesh, tė cilat do tė ishin nė kundėrshtim me Statutin e UP-sė, me tė cilin parashihet qė tė ketė vetėm tri afate, kur studentėt mund t’iu nėnshtrohen provimeve. Ai i ka bindur senatorėt qė tė votohet pėr vetėm tri afate, me pėrjashtim tė kėtij viti, kur studentėve u ėshtė mundėsuar t’u nėnshtrohen mė sė shumti tri provimeve nė tetor. Rektori ėshtė shprehur i gatshėm tė shkojė fakultet mė fakultet pėr t’i bindur studentėt se kjo ėshtė rruga drejt Evropės, ndėrsa ndihmė i ka premtuar edhe i pari i Parlamentit tė Studentėve, Elbasan Hoti, i cili e ka parė tė domosdoshme qė t’u mbahen leksione studentėve, nė mėnyrė qė tė binden me atė qė parashihet nė statut.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio