Studentet.info
Lajme : U shėnua 9- vjetori i protestės studentore
Kyqur 03-10-2006 4:25:44 (2628 Lexime)


Vrulli studentor drejt ēlirimit definitiv

PRISHTINĖ, 3 TETOR – Dallime tė mėdha mes brezash, dallime tė mėdha mes liderėsh studentė. Tė tashmit duken tė vegjėl para liderėve tė vitit 1997, tė cilėt nėpėrmjet protestave patėn thyer mitin e heshtjes, nėpėrmjet kėrkesės pėr lirimin e objekteve universitare, qėllim ky qė tash nėntė vjet nuk ėshtė arritur.

Liderėt e dikurshėm edhe sot pranuan se ky qėllim nuk ėshtė pėrmbushur, meqė nė veri tė Mitrovicės edhe sot objekti i Universitetit tė Prishtinės mbetet i okupuar. Nė shėnimin e 9-vjetorit tė kėsaj proteste morėn pjesė drejtues tė universitetit, ish-liderėt e lėvizjes studentore, zyrtarė tė institucioneve tė vendit dhe tė jetės publike.
Enver Hasani, rektor i UP-sė, tha se kur flitet pėr kėtė pėrvjetor njėkohėsisht pėrkujtohen i ndjeri rector Statovci, por edhe lėvizja studentore dhe i gjithė brezi i `97-ės.


“Lėvizja e vitit 1997 shėnon pikėn e nisjes sonė tė vrullshme karshi ēlirimit definitiv nga dhuna dhe represioni sistematik i regjimit tė Millosheviēit. Tetorin duhet ta kujtojmė si njė kohė kur njė shoqėri ka akumuluar energji pėr tė shthurur, jo vetėm atė status-quonė, por dhe parametrat gjeostrategjikė, tė cilėt nė atė kohė nė arenė dukeshin se janė tė mirėqena”, theksoi Hasani.

Ai ēmoi edhe punėn e ish-rektorit Ejup Statovci, i cili atėbotė u ishte bashkuar studentėve pėr tė protestuar kundėr dhunės qė ushtrohej, por edhe pėr tė kėrkuar lirimin e tė gjitha hapėsirave universitare. “Vizioni i tij mbetet vizion i njeriut qė ka pasur tė qartė rrugėn perėndimore tė rrugėtimit tė UP-sė, nė ndėrkohė qė tėrė aktiviteti i universitetit ėshtė zhvilluar nė njė errėsirė dhe dhunė tė paparė, nė njė mesjetė tė llojit tė vet nė Evropė”, nėnvizoi Hasani. Ai vlerėsoi se duhet paralelisht qė tė kujtohen tė gjitha kėto lėvizje dhe personalitetet qė u kanė prirė atyre, qofshin tė vdekur apo tė gjallė dhe tė jetė si moto edhe kur synohet qė proceset reformuese nė universitet tė shtyhen pėrpara, sepse, siē u shpreh rektori, ky synim ka qenė dhe mbetet edhe amanet i rektorit Statovci edhe i atyre qė u prinė kėtyre lėvizjeve, por edhe atyre qė nisėn luftėn pėr ēlirimin e vendit.

Elbasan Hoti, drejtues i Parlamentit Studentor, theksoi se protestat studentore tė vitit 1997 ishin pėrkrahja mė e hapur dhe mė e fuqishme pėr UĒK-nė, dhe se kjo datė ėshtė njė nga mė tė rėndėsishme pėr UP-nė, pėr studentėt dhe pėr gjithė popullin e Kosovės. “Kėto protesta arritėn ta kenė pėrkrahjen, jo vetėm tė profesorėve, por ato u shndėrruan nė simbol tė bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve.

Institucionet tona, nė kėto momente tė vėshtira pėr vendin, duhet ta ndihmojnė universitetin drejt reformimit dhe evropianizimit tė tij”, tha ai. Hoti shtoi se UP-ja shtatė vjet pas luftės, edhe pse ka kaluar nėpėr vėshtirėsi tė mėdha, tashmė frymon lirshėm dhe i ėshtė kthyer gjendjes normale, duke pasur parasysh se tani ka njė strukturė tė kompletuar.

Por, njėri nga liderėt e dikurshėm studentor, qė u prit nga studentėt me duartrokitje tė gjata, Albin Kurti, si pėr ta demantuar Hotin, u shprehme gjuhėn e njė realitetit krejt tjetėr. Ndryshe, sipas Albin Kurtit, UP-ja edhe sot nuk frymon lirshėm dhe se ajo qė synohej tė arrihej me protestė edhe sot nuk ėshtė realizuar.

“Suksesi i protestės sė vitit 1997 nuk duhet kėrkuar nė realizimin e qėllimit i cili nuk ėshtė realizuar ende, sepse nė veri tė Mitrovicės edhe sot mbetet i okupuar objekti i UP-sė. Por, suksesi duhet shikuar nė efektet qė ka shkaktuar ajo protestė, pra qė ka thyer heshtjen dhe ka ndryshuar karakterin e politikės”, theksoi ai. Ai e pėrshkroi periudhėn prej vitit 1992 deri nė protestat e vitit 1997 si periudhė heshtjeje dhe tek me shpėrthimin e demonstratave tha se u vetėdijesuan qytetarėt e pa mos i bėrė argat vetvetes, askush nuk tė bėn ty. “Prej vitit 1992, kur ishte shpallur moratorium kundėr protestave dhe demonstratave qė konsideroheshin si joproduktive, nuk ka kurrfarė lėvizjeje, pėr kundėr faktit tė okupimit dhe robėrimit dhe se ndaj nesh bėhej gjenocid dhe shtypje e paparė deri atėherė nė Evropė.

Vjen viti 1995. Konferenca e Dejtonit. Shqiptarėt e Kosovės pėrfundimisht e shohin se po qe se nuk e ngrit zėrin vetė, askush nuk do ta bėjė kėtė pėr ty, dhe pikėrisht nė kėtė vit ndodh edhe njė gjė tepėr e rėndėsishme, kur ushtria kroate e vendos sovranitetin mbi Kroacinė nėpėrmjet forcės, dhe kėshtu shkatėrrohet miti pėr pathyeshmėrinė e ushtrisė jugosllave”, vlerėsoi Kurti. Sipas tij, tek nė kėtė kohė shqiptarėt u vetėdijesuan dhe nė kėtė mėnyrė filloi qė tė ngjizet nė kokat e njerėzve liria, filloi angazhimi qė tė lėvizė nėpėr zemrat e njerėzve, pėr tė ardhur mė pas viti 1996, kur ngjan njėfarė rizgjimi i heshtur i cili do ta pėrgatisė atė qė ka ngjarė njė vit mė vonė, kur studentė e profesorė, tė pėrkrahur edhe nga populli, qenė njė grusht i madh pėr regjimin e atėhershėm.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio