Studentet.info
Njoftime : Thellohet kriza nė Fakultetin e Kulturės Fizike
Kyqur 04-10-2006 6:45:22 (4419 Lexime)

“Gladiatorėt” kundėr rektorit



PRISHTINĖ, 4 TETOR – Vendimi i rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani, pėr tė shkarkuar nga detyra dekanin e Fakultetit tė Kulturės Fizike dhe Sportit, Mustafė Aliun dhe pėr tė suspenduar nga puna pėr njė vit tre mėsimdhėnės tė kėtij fakulteti, Hasim Rashitin, Shemsedin Vehapin dhe Fehmi Krasniqin, tė pėrfshirė nė njė rrahje qė kishte ngjarė nė njė nga mbledhjet e kėshillit mėsimor tė fakultetit, sikur ka thelluar edhe mė hendekun e krizės nė kėtė fakultet.

Studentėt: Kthejeni legjendėn tonė

Tashmė, disa nga lėndėt bazike kanė mbetur pa ligjėrues tė mėparshėm, dhe kjo i ka shtyrė dhjetėra studentė tė studimeve pasuniversitare qė tė bojkotojnė ligjėratat, deri nė kohėn kur nė podiumin e amfiteatrove tė kthehen mėsimdhėnėsit e suspenduar.



Mimoza Shkodra, e cila ėshtė nė vitin e dytė tė studimeve pasdiplomike, shprehet kundėr vendimit tė marrė nga rektori dhe alarmon se studentėt do ta linēojnė fakultetin nė rast se nuk revokohet vendimi i Hasanit. “Studentėt e studimeve pasdiplomike kėrkojmė nga Enver Hasani qė tė mos pengojė nė mbarėvajtjen e procesit mėsimor dhe provimeve dhe themi se jemi tė interesuar qė tė mos vijė deri te mbyllja e fakultetit”, ėshtė shprehur Mimoza, nė emėr tė mė shumė se 80 studentėve qė vijojnė studimet nė master.

Studentėt i kanė dėrguar kėrkesė Senatit dhe rektorit nė tė cilėn, ndėr tė tjera, thuhet: “Ne studentėt jemi tė interesua qė tė mos vijė deri te mbyllja e Fakultetit tė Kulturės Fizike dhe Sportit. Kėrkojmė qė tė mos na pengoni nė mbajtjen e provimeve dhe ligjėratave, dhe bėjmė me dije se kjo ndodh nėse urgjentisht nuk do tė kthehen mėsimdhėnėsit e lėndėve profesionale, tė cilėt u suspenduan pa menduar mirė. Nė ligjėrata nuk pranojmė asnjė profesor tjetėr, pėrveē profesorėve legjitimė”, thuhet nė kėrkesė, ku studentėt shprehin bindjen e tyre se po u mohohet e drejta pėr njė fakultet tė integruar, qė, sipas tyre, meritore pėr kėtė integrim ėshtė udhėheqja tė cilėn e quajnė legjitime.

“Kėrkojmė anulimin e vendimit tė ngutshėm tė rektorit. Nėse jo, ne i bojkotojmė ligjėratat dhe provimet deri nė kthimin e profesorėve tanė dhe legjendės sė fakultetit tonė nė postin qė ka qenė, profesor Mustafė Aliu”, thuhet mė pas nė kėrkesė.

Aliu: I kam thėnė se nuk jap dorėheqje

Dekani i shkarkuar, Mustafė Aliu, edhe sot thotė se rektori ka bėrė veprim tė tillė qė ta shfrytėzojė ngatėrresėn si mjet pėr ta shkarkuar atė dhe mohon tėrė fjalėn e rektorit qė ka bėrė nė mbledhjen e fundit tė Senatit kur ka dhėnė arsyetimin e tij pėr shkarkimin, pėrkatėsisht suspendimet qė ka bėrė. “Duke u nisur nga pėrgjigjja e tij, qė ishte shumė e sipėrfaqshme, rektori thotė se ka kėrkuar nga unė qė tė sqarojė gjendjen objektive, e qė nuk ėshtė e vėrtetė. Ai nga unė ka kėrkuar vetėm paraqitjen e dorėheqjes dhe njėkohėsisht edhe suspendimin e profesorėve. I kam thėnė se kjo nuk ėshtė e arsyeshme dhe i kam thėnė se nuk jap dorėheqje. Por, ia kam bėrė tė ditur se, nė rast se merr vendime tė pamatura, kriza vetėm sa mund tė thellohet”, thotė Aliu. Ai dyshon nė sinqeritetin e rektorit pasi deklaron se ka qenė i njoftuar me problematikėn nė fjalė, meqė dy ditė para se rektori tė shkojė nė Slloveni, e ka takuar Krasniqin, por edhe se rektori ka deklaruar ta ketė incizimin e ngatėrresės nė mbledhje.

Edhe anėtari i Senatit tė UP-sė, nga ky fakultet, Hazir Selimi, i ka bėrė njė kėrkesė urgjente rektorit qė tė pezullojė vendimin pėr suspendim nga puna tė tre mėsimdhėnėsve, duke pėrfshirė kėtu edhe Fehmi Krasniqin, nė mėnyrė qė procesi mėsimor tė fillojė siē duhet dhe pėr t’i evituar situatat aspak tė parashikueshme pėr ditėt nė vijim.

Hasani: S’jam as policia, as gjyqi

Ndėrkaq, rektori Enver Hasani nuk ėshtė `pishman` pse ka marrė njė vendim tė tillė. Ai i tha gazetės “Iliria Post” se vetėm ka respektuar ligjin dhe duket i vendosur karshi tė gjitha presioneve qė kanė pasuar. “Unė nuk jam as policia, por as gjyqi qė tė konstatoj se kush ėshtė fajtor. Prandaj, edhe fare nuk kam hyrė nė fajėsi. Janė organet pėrgjegjėse qė e konstatojnė kėtė. Unė e di se ka ndodhur njė situatė e tillė dhe nė kėtė rast unė kam marrė masat qė do tė duhej marrė, pa paragjykuar se cili ėshtė fajtori”, tha Hasani.

Secili pretendim se ėshtė pėrgatitur skena pėr largimin e dekanit ėshtė vetėm halucinacion, shprehet rektori dhe tregon se ėshtė formuar komisioni pėr ankesa dhe nė mbledhjen e ardhshme tė Senatit do tė shihet se ēfarė vendimesh do tė merren.

Hasani shprehet t’i ketė ardhur keq kur ka dėgjuar se profesorėt kanė shkuar tė pėrgjakur rrugėve, sikur tė ishin gladiatorė dhe thekson se kjo situatė ėshtė turp pėr tė gjithė.

Sokoli: Kėto janė spekulime

Nė fakultet nuk dyshohet tė flitet edhe pėr atė qė e quajnė lojė e Bylbyl Sokolit pėr tė marrė postin e dekanit, por ai i hedh poshtė kėto thashetheme. “Unė nuk jam i interesuar tė jem dekan fakulteti. Jam i angazhuar edhe nė shumė ēėshtje tė tjera dhe ju siguroj se kėto janė vetėm spekulime. Nė rast se dikush ka argument pėr kėtė, le tė ofrojė tek organet e drejtėsisė”, tha pėr “Iliria Post”, ushtruesi i detyrės sė dekanit nė kėtė fakultet, Bylbyl Sokoli.

Cili ėshtė ēelėsi?


Gjatė ditės ėshtė mbajtur edhe mbledhja e Kėshillit Mėsimor Shkencor e kėtij fakulteti, ku ėshtė diskutuar pėr situatėn. Njė burim brenda kėtij kėshilli bėri tė ditur se ka vetėm njė alternativė e cila do tė ishte edhe ēelės pėr ta tejkaluar kėtė situatė. “Ne po pajtohemi qė tė shkarkohet dekani, por me kusht qė ushtruesi i detyrės tė mundėsojė kthimin e menjėhershėm tė profesorėve nė procesin mėsimor. Ėshtė mangėsi e madhe pėr fakultetin mungesa pėr njė vit e tyre”, tha burimi nė fjalė, qė deshi tė mbetej anonim. Sipas tij, nė kėtė rast do tė ishte viktimė vetėm dekani i shkarkuar, por nė rast se nuk do tė pasojė ndonjė qėndrim, qė e ēuan konstruktiv, nga ana e rektoratit, atėherė ai alarmon pėr njė situatė tė paparashikueshme.


BOX

Pse Senati nuk mblidhet urgjentisht?

Rektori Hasani thotė se “ėshtė formuar komisioni pėr ankesa dhe nė mbledhjen e ardhshme tė Senatit do tė shihet se ēfarė vendimesh do tė merren”. Duke marrė parasysh gjendjen e rėndė ndėrkolegjiale tė krijuar nė kėtė fakultet, irritimin e studentėve, qė kėrcėnojnė me bojkotim tė plotė tė mėsimit, pėrderisa rektori Hasani nuk e pezullon vendimin pėr shkarkimin e dekanit dhe suspendimin e mėsimdhėnėsve tė tjerė, shtrohet pyetja: ēfarė duhet tė ngjajė tjetėr mė urgjente qė Senati tė mblidhet urgjentisht qė tė marrė vendim pėrkatės rreth kėsaj situate, por tė pres “mbledhjen e ardhshme”?

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio