Studentet.info
Lajme : Enver Hasani dhe puna e tij
Kyqur 09-10-2006 4:45:00 (1364 Lexime)


Njėqind ditėt e rektorit Hasani

PRISHTINĖ, 8 TETOR - Profesori i sė Drejtės Ndėrkombėtare qė nga 30 qershori nuk e ka kėshilluar mė kryeministrin Agim Ēeku, por u ėshtė pėrkushtuar krejtėsisht studentėve. Pak kohė ka qėndruar nė postin prej dekani nė Fakultetin Juridik, pėrderisa ėshtė futur nė garė pėr rektor tė Universitetit tė Prishtinės, pėr t’i sfiduar tė gjashtė kandidatėt e tjerė.

Njėqind ditė mė parė, kur e mori nė duar timonin pėr ta drejtuar universitetin e vetėm publik nė Kosovė, rektori Enver Hasani i pati thėnė se i ka hyrė shumė seriozisht rrugės pėr tė menaxhuar me universitetin, ndėrsa premtoi qė universitetit t’i japė orientim evropian. Pati premtuar tė bėjė menaxhim me ndershmėrinė mė tė madhe tė mundshme, ndėrsa kishte deklaruar tė mos u lė vend nė universitet abuzuesve dhe nėpėrkėmbėsve tė ligjit dhe se mandati trevjeēar do t’i mjaftojė pėr ta stabilizuar gjendjen nė universitet. Kishte siguruar se nuk do tė punonte me diktat dhe pos fuqisė sė ligjit nuk do tė kishte asnjė lojalitet tjetėr, tė cilit do t’i nėnshtrohej.


Sukseset

Rektori bėri qė pėr herė tė parė nė historinė e universitetit numri dy nė vendimmarrje t’i takojė njė femre dhe atė Selvete Krasniqit, mėsimdhėnėse nė Fakultetin e Mjekėsisė.

Gjatė kėsaj periudhe iu dha mbėshtetje e madhe Hasanit nga drejtues tė pozitės e tė opozitės, siē iu dha mbėshtetje edhe nga faktori ndėrkombėtar. Vizitat e menjėhershme nė Rektorat tė ministrit Veliu, pastaj tė kryeministrit Ēeku, tė kryetarit Sejdiu, tė kryeparlamentarit Berisha e deri te vizita e fundit e liderit tė opozitės, Thaēi, rikonfirmuan kėtė mbėshtetje. Me kėtė ai mundėsoi pėr ta pėrmbyllur njė epokė tė politizimit tė skajshėm tė kėtij institucioni, pasojat e sė cilit vazhdojnė tė ndihen.

Nė muajin e parė tė punės sė tij, ai i ishte drejtuar Qeverisė, me kėrkesė qė tė fillojė njė auditim i pėrgjithshėm nė universitet dhe kėtė e kishte bėrė me qėllim qė ai ta ketė njė pasqyrė tė qartė pėr gjendjen momentale, qė ngjet nė UP dhe pėr t’i prerė periudhat e menaxhimit nė kėtė institucion. Auditimi tashmė ka filluar, ndėrsa priten tė nxirren nė pah tė larat dhe tė palarat, qė kanė ngjarė gjer mė tani.

Ndėrkaq, sukses mė i madh i tij pėr kėtė periudhė mund tė konsiderohet fakti se ai ka arritur t’i shuajė kėrkesat e tė paktėn katėr fakulteteve pėr mėvetėsi, kėrkesa kėto tė dala, siē kishte theksuar Hasani, si pasojė e filozofisė sė menaxhimit tė keq tė drejtuesve tė mėparshėm tė universitetit, gjė e cila ka bėrė qė udhėheqėsit e fakulteteve tė ndjehen tė ofenduar. E tėrė strategjia e Hasanit ishte ndėrtuar mbi bazėn e dhėnies sė njė doze autonomie financiare tė shtatėmbėdhjetė fakulteteve. Me kėtė ėshtė bėrė e mundur qė tė menaxhojnė mė lehtė me mjetet, qė u dedikohen atyre, nėpėrmjet krijimit tė nėn-llogarive, ndėrsa ka premtuar se do tė provohet tė ndėrrohen edhe ligjet, qė kanė tė bėjnė me financat, nė mėnyrė qė tė mos ketė mė pengesa dhe tė krijohen llogari pėr fakultetet.

Hasani ka mundur ta iniciojė procedurėn pėr kthimin e tė gjitha objekteve, qė i takojnė hapėsirės universitare. Ai duket t’i ketė mė tė qarta se paraardhėsit e tij mezhdat e universitetit, qė deri tash sikur ishin tė panjohura.

Sukses nė rrafshin ndėrkombėtar mund tė konsiderohet pjesėmarrja nė Konferencėn e Rektorėve tė Danubit dhe nė Asamblenė e Pėrgjithshme nė Universitetin e Mariborit nė Slloveni, e cila kishte tė bėnte me strategjinė e Lisbonės dhe me konkurrencėn nė rajonin e Danubit, qė ishte e fokusuar nė zhvillimin e hulumtimeve dhe tė plan-programeve tė pėrbashkėta e zhvillimit rajonal, me theks tė veēantė nė politikat aktive tė punėsimit nė kuadėr tė rajonit tė Danubit, nė raport me hapėsirėn evropiane tė universiteteve. Nė kėtė kontekst, edhe formimi i “Grupit tė Miqve”, tė cilin e pėrbėjnė njerėz nga institucionet mė tė larta tė arsimit tė lartė evropian, ėshtė njė shpresė mė shumė qė edhe Universiteti i Prishtinės njė ditė ta zėrė vendin e merituar nė arenėn ndėrkombėtare

Freski, qė deri tashti ka sjellė rektori dhe qė ka premtuar ta sjellė kėtė vit, konsiderohet edhe fillimi i pranimit tė studentėve tė programit master pa konkurs, digjitalizimi i tė dhėnave tė pėrgjithshme pėr universitetin, ēėshtja e pagesės sė detyruar tė studentėve, buxheti mė i madh i universitetit pėr kėtė vit akademik, etj., qė janė pėr t’u pėrshėndetur.

Nėnshkrimi i disa memorandum-bashkėpunimeve mes Rektoratit dhe institucioneve tė tjera, po ashtu pritet tė ndihmojnė nė realizimin e projekteve, qė kanė pėr qėllim pėrmirėsimin e metodave nė mėsimdhėnie, si dhe pėrmirėsimin e kushteve laboratorike.


Ngecjet

Fjalia e parė, tė cilėn e kishte thėnė Hasani para medieve kur ishte zgjedhur rektor, ishte: “Ne do tė jemi nė ēdo kohė tė hapur ndaj medieve”. Dhe nė fakt nuk doli ashtu. Shumė nga gazetarėt, tė cilėt pėrcjellin sektorin e arsimit, ankohen pėr procedura tė zorshme, qė ka vėnė rektori, derisa tė arrihet pėr ta siguruar njė informacion nė Rektorat. Pos konferencave pėr shtyp apo vizitave tė zyrtarėve, nuk mund tė marrėsh ndonjė prononcim nga vetė rektori, ngaqė gjithmonė qėllon tė jetė i zėnė. Ndėrkaq, prorektorėt rrallė herė qė tė japin informacione. Procedura e vėnė nga Rektorati, qė sė pari tė lėshohet njė e-mail me pyetje e pastaj tė konfirmohet ose jo termini pėr marrje tė pėrgjigjes, duket torturė pėr gazetarėt. Sė fundi, mbyllja e portės kryesore tė Rektoratit, qė shpeshherė ngjet qė gazetarit tė mos i mundėsohet hyrja nė brendėsi tė godinės, duket tė jetė kulmi i mbylljes sė kėtij institucioni ndaj publikut. Rektori kishte bėrė njė nismė pėr kthimin e pronave tė UP-sė, me ē’rast kishte deklaruar se deri nė muajin tetor Universitetit tė Prishtinės t’i kthehen tė gjitha pronat, qė i janė zėnė, nė tė cilat ushtrohen biznese nga mė tė ndryshmet, por qė gjenden nė hapėsirėn universitare, pėrfshirė kėtu edhe kthimin e objekteve, qė janė “uzurpuar” nga Ministria e Tregtisė dhe e Industrisė, si dhe nga Ministria e Punės dhe e Mirėqenies Sociale. Pavarėsisht kėsaj, deri tash nuk ka ndonjė rezultat nga iniciativa e marrė e qė ėshtė premtuar pėr t’u realizuar deri nė fillim tė vitit tė ri akademik.

Universiteti i Prishtinės ėshtė mplakur, ėshtė njė konstatim qė jo rrallėherė dėgjohet nga njohėsit e ēėshtjes sė arsimit. Secili do tė thoshte se mė tė vėrtetė ėshtė mplakur, pasi qė shumica e objekteve universitare janė ndėrtime tė vjetra. Nė to nuk ėshtė investuar asgjė.

Por, edhe nė kuadėr ngjet i njėjti fenomen. Ai nuk ėshtė pėrtėritur. Fytyrat e profesorėve janė ato pjesė tė UP-sė, qė mė sė shumti rrezatojnė vjetėrsinė, qė nė shpirt ka ky institucion, ndėrkaq nuk ėshtė treguar aftėsi nga udhėheqja e re pėr tė sjellė njerėz tė ri nė universitet. Nuk ėshtė bėrė e mundur qė tė stopohet ngarendja e profesorėve tė rregullt tė universitetit publik nė ato institucione, qė sigurojnė tė ardhura mė tė mėdha e qė ka bėrė qė tė minimizohet interesimi pėr hulumtim shkencor. Pėr pasojė, ndodhemi nė situatėn e pandryshuar, kur Universiteti i Prishtinės mė shumė i ngjason njė kolegji sesa njė universiteti.

I ishte zėnė pėr tė madhe Hasanit se si pesė pėrfaqėsuesve tė studentėve tė Universitetit tė Prishtinės u kishte dhėnė veturėn e Rektoratit dhe u kishte mbushur kuletat me eurot e ndara nga buxheti i UP-sė, qė nė emėr tė njė vizite zyrtare t’i kalonin pushimet nė bregdetet e Shqipėrisė.

Rektori, pa u angazhuar fillimisht nė shqyrtimin e plan-programeve tė fakulteteve dhe nė mundėsinė e reduktimit tė numrit tė lėndėve pėr njė vit akademik, bashkėrisht me Senatin vendosi qė tė ketė vetėm tri afate pėr t’iu nėnshtruar provimeve, qė nė fakt shėnon konfrontimin e parė me studentėt e tė gjithė universitetin. Pasoi edhe konfrontimi i dytė me studentė e me mėsimdhėnės tė Fakultetit tė Kulturės Fizike, kur rektori shkarkoi dekanin dhe suspendoi nga puna tre mėsimdhėnės. Zėra kundėr veprimeve tė rektorit ishin ngritur edhe nė Fakultetin Juridik, fakultet ky i cili qė tre muaj ėshtė pa dekan.

Ishte premtuar pėr njė procedurė tė rregullt nė provimet pranuese, qė nė fakt kjo procedurė nuk u vėrejt se ndėrronte nga vitet e mėparshme. Nuk pati kontroll tė tillė, qė tė kufizoheshin veprimet abuzuese gjatė mbajtjes sė provimit pranues, nė mėnyrė tė paligjshme u tejkaluan kuotat e parapara me konkurs, u bė diskriminim pėr qytetarėt shqiptarė tė Maqedonisė, por si kurrė mė parė u vėrejt mosinteresim i maturantėve pėr tė studiuar nė kėtė universitet.

Edhe kėtė vit studentėt prisnin me orė tė tėra para dyerve tė administratės qė tė paguajnė nga dy euro pėr secilin provim, qė ata do t’i nėnshtrohen. Pagesa kesh nėpėr fakultete nuk lejohet as me Ligjin mbi Arsimin e Lartė, por as me Statutin e UP-sė, por kėtė e lejoi tė ndodhė njeriu qė kishte premtuar se do tė zbatohet ligji.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio