Studentet.info
Lajme : Reagon Senati i USHT-sė
Kyqur 09-10-2006 16:09:14 (1221 Lexime)


Reagim i Senatit tė Universitetit shtetėror tė Tetovės rreth emėrimit tė rektorit tė ri

TETOVĖ, 9 TETOR - Senati i Universitetit Shtetėror tė Tetovės vlerėson se emėrimi i rektorit tė ri, Sadi Bexheti nga ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti ėshtė bėrė nė mėnyrė tė dhunshme dhe nė kundėrshtim me nenin 46 tė Kushtetutės dhe Ligjin pėr arsim tė lartė.

I vetmi organ qė zgjedh dhe shkarkon rektorin sipas ligjit dhe praktikave universitare nė vend dhe nė botė ėshtė Senati dhe nė kėtė ēėshtje nuk ka kurrfarė kompetencash ministri i Arsimit, thuhet nė komunikatėn e Senatit tė USHT-sė, nė tė cilėn mė pas theksohet se ky organ drejtues i Universitetit Shtetėror tė Tetovės nuk e pranon veprimin e kėtillė kundėrligjor dhe kundėrkushtetues i cili shkel rėndė autonominė e garantuar tė universitetit.


Senati i USHT-sė konstaton se shkeljet qė theksohen nė vendimin e ministrit pėr shkarkim nuk janė dėshmuar me kurrfarė dokumenti nga ana e komisioneve tė ministrisė tė cilat inspektimin e kanė filluar nė ditėn e shkarkimit tė rektorit.
Nė komunikatėn e Senatit mė tej thuhet se nė akt-vendimin e ministrit nuk pėrmenden shkarkime tjera tė cilat i ka ndėrmarrė udhėheqėsia e instaluar dhunshėm nė universitet. Duke pasur parasysh veprimet e tilla kundėrligjore, uzurpimin e ambienteve, tė dokumentacionit tė gjithmbarshėm administrativ dhe finansiar, vulave tė Universitetit Senati dyshon pėr keqpėrdorime tė mundshme.
Senati i USHT-sė kėrkon tėrheqjen e kėtij vendimi kompromitues pėr Universitetin dhe Qeverinė dhe kėrkon pėrgjegjėsi nga ministri i Arsimit.
Senati gjithashtu kėrkon nga organet drejtuese tė fakulteteve, profesorėve, studentėve dhe punonjėsve tė tjerė Universitetit Shtetėror tė Tetovės qė tė mos bashkėpunojnė me organin e instaluar dhunshėm nė kėtė institucion dhe tė njejtin tė mos e njohin, ndėrsa nga organet shtetėrore kėrkon qė tė marrin masa pėr ndėrprerjen e kėsaj gjendje tė nderė nė tė kėtė universitet, thuhet nė komunikatėn e Senatit tė USHT-sė tė nėnshkruar nga kryetari i tij Lutfi Istrefi.(MIA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio