Studentet.info
Lajme : Intervist me Rektorin e USHT-sė Dr. Sadi Bexheti
Kyqur 09-10-2006 16:12:04 (1409 Lexime)


Intervistė e Dr. Sadi Bexhetit, rektori i ri i Universitetit shtetėror tė Tetovės


Z. Bexheti cilat ishin motivet pėr kthesėn kuadrovike nė Universitetin shtetėror tė Tetovės?

Nė kėtė universitet asnjė punė nuk ėshtė bėrė si duhet, gjithēka ka nisur mbrapsht, prandaj qėllimi ynė ėshtė qė t'i rregullojmė punėt akademike dhe tė gjitha faktultet ta fillojnė mėsimin. Sot i kemi pritur studentėt dhe qėllimi kryesor i yni ėshtė qė ta mbajmė mėsimin dhe ta rrisim cilėsinė.

A janė respektuar bazat juridike pėr proceset qė po ndodhin nė Universitet?
Automatikisht me dhėnien e vendimit tė ministrit tė Arsimit pėr shkakrim, ministri ka dhėnė njė vendim tjetėr. Mė herėt e ka autorizuar Senatin qė tė mbajė zgjedhje tė reja mirėpo senati ka vazhduar me tė vjetrėn. Senati ka qenė fiktiv me njerėz dekanė tė cilėt nuk duhet tė jenė anėtarė senati, dekanėt nuk mund tė jenė anėtarė senati, mirėpo edhe anėtarėt kanė qenė ushtrues detyre, tė gjitha organet kėtu kanė qenė ushtrues detyre. Kėshtu qė ai senat nuk ka qenė legjitim qė po spekulohet vazhdimisht. Zgjedhja e kryetarit tė senatit, mėnyra, pra njerėzit qė po punojnė aty janė vetėm fiktivė. Nuk janė aktivė. Ministri nuk ka bėrė shkelje tė procedurės. Nėse nuk respektohet vendimi ai ka tė drejtė tė shkarkojė sepse janė hapur disa drejtime pa akreditinmin e Ministrisė.


Cilat janė idetė tuaja si rektor? Ēka i mungon nga aspekti arsimor Univerzitetit?
Universitetit Shtetėror tė Tetovės i mungon gjithēka arsimore. Duke filluar prej organizimit tė punės e tė gjitha tė tjerat. Do tė thotė duhet tė fillojė mėsimi.Tė mbahen zgjedhje tė studentėve - tė strukturave studentore, tė stafit akademik, tė stafit tė senatit, zgjedhja e kryetarit tė Senatit, si dhe zgjedhja e rektorit me zgjedhje demokratike ku do tė ketė sė paku dy tre kandidatė, pra tė bėjmė tė kemi univerzitet autonom. Ne nuk kemi bėrė ndryshime tė udhėheqėsve. Tė njejtit dekanė janė duke e vazhduar punėn. Asnjė profesor nuk ėshtė larguar nga puna. Mirėpo pėr ne ėshtė e paparanueshme mėnyra e organizmit tė procesit mėsimor si p.sh. njė profesor tė mbajė gjashtė lėndė dhe mendojmė se kėtė dukuri negative do ta eliminojmė. Profesori do tė mbajė njė lėndė, aq sa ka orė, me studentėt do tė punojė nė mėnyrė aktive. Jo p.sh. njė profesor i merr gjashtė lėndė dhe nuk ėshtė nė gjendje qė t'i ndjekė ato. Ky ėshtė qėllimi ynė. Vetėm ata pedagogė qė nuk vijnė nė mėsim do tė largohen. Kėshtu qė nuk kemi tendenca tė atilla qė ta shkatėrrojmė univesitetin.

Paralajmėrohet se brenda dy javėve do tė fillojnė zgjedhjet nė USHT. Ju personalisht a mendoni se USHT-ja ka perspektivė. Cila ėshtė ajo?
Prej sot studentėt kanė shpallur zgjedhje tė lira ku do ta zgjedhin kryetarin e Unionit tė ri tė studentėve. Pastaj do t'i zgjedhim senatorėt, qė do tė marrin pjesė nė Senat qė nuk ka qenė deri tani. Do tė fillojmė me zgjedhjen e stafit akademik dhe dalngadalė qėllimi ynė ėshtė qė kėshtu t'i mbajmė zgjedhjet e lira. Ne jemi kėtu pėr studentėt e jo pėr veten. Pėrvoja ime ėshtė shumė e gjatė - 25vjeēare. Do tė kontaktojmė me universitetin e Shtulit, me universitetin e Prishtinės, pra me Kosovėn, me universitet e Shqipėrisė kuptohet me Universitetetin Shėn Kirili dhe Metodi nė Shkup dhe me universitetet kėtu e mė gjėrė nė rajon.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio