Studentet.info
Lajme : Intervist me Rektorin e UP-se Enver HASANI
Kyqur 10-10-2006 15:04:18 (1478 Lexime)


HASANI: UP KA PROBLEME ME PLANPROGRAMET DHE CILĖSINĖ E MĖSIMIT

Zoti Hasani, Universiteti i Prishtinės vazhdon tė pėrballet me sfidėn e reformave brenda kėtij institucioni. Ēfarė keni ndėrmarrė ju deri mė tash nė kėtė drejtim?


ENVER HASANI
Unė deri mė sot kam futur nė sistemin e universitetit, do tė thotė nė procesin arsimor, shtatė asistentė tė rinj dhe jemi nė negociata edhe pėr tre doktorė tė shkencave, qė janė shkolluar nė Vjenė dhe Paris, respektivisht nė shkencat teknike dhe natyrore, ndėrkaq kėta tjerėt janė kryesisht nė juridik dhe shkenca politike. Nė mėnyrė graduale jemi duke bėrė edhe riorganizmin e administratės. Kėto ditė do tė bėjmė njė “brainstorming”pėr tė bėrė njė kuadėr kah tė lėvizim pėr zhvillimin e kurikulave tė cilat mendoj se deri nė qershor do tė mbyllen, do tė thotė do tė ridefinohen komplet sipas standardeve tė Bolonjės, ashtu siē e kėrkon Bolonja. Financat i kemi disiplinuar, jemi duke punuar pa ndėrprerė. Pėr herė tė parė ėshtė bėrė njė raport financiar qė pasqyron deri nė ēdo cent gjendjen financiare tė universitetit. Kemi bėrė 30 bursa jashtė buxhetit tė Kosovės dhe presim edhe gjysmėn e tyre tė rregullojmė shumė shpejt edhe me PTK-nė.


Kemi bėrė memorandum bashkėpunimi me disa universitete; jemi nė negociata me disa universitete pėr tė bėrė binjakėzimin e fakulteteve. Unė do tė shkoj nė Paris, bashkėpunėtorėt e mi nė Kanada, do tė shkojmė nė Holandė dhe kemi premtime se do tė na ndihmojnė nė kėtė qė ėshtė jetike nė zhvillimin e kurikulave dhe pėr kontrollin e procesit tė recensionit tė zgjedhjes sė pedagogėve dhe asistentėve nė tė ardhmen.


Kur jeni emėruar rektor i Universitetit tė Prishtinės, keni thėnė se do tė ketė zero tolerancė ndaj korrupsionit. Keni arritur ta pėrmbushni kėtė synim?

ENVER HASANI
Unė jam kėtu qė tre muaj, politika e regjistrimit tė studentėve nė dy afatet ka qenė shumė korrekte, qė ka mundur tė ndodhė ndonjėherė nė kėtė universitet. Nė Fakultetin e Mjekėsisė, pėr herė tė parė nė historinė e kėtij universiteti nuk ėshtė plotėsuar numri nė fatin e parė, qė tregon pėr korrektėsi. Dhe unė besoj fuqimisht qė bashkėpunėtorėt e mi, dekanėt, prorektorėt dhe tė tjerėt nė kėtė drejtim kanė qenė korrektė. Unė po ta kem edhe dėshminė mė tė vogėl, nga njė burim i sigurt, me emėr dhe mbiemėr pėr ndonjė praktikė korruptive, jo vetėm me tė holla, por edhe gjera tė tjera, unė sigurisht qė do tė kem zero tolerancė.

Kritikėt thonė se pas themelimit tė Agjencisė sė Akreditimit, Universiteti i Prishtinės rrezikon tė mos i pėrmbushė kriteret pėr licencim. Ju ēfarė mendoni?

ENVER HASANI
Unė besoi se Agjencia e Akredimit do tė bėhet operative dhe do tė fillojė dhe merret me ne. Por duke marrė parasysh se si janė duke shkuar punėt me kėtė agjenci, besoj se kjo do tė ndodhė pas pesė muajsh. Dhe ata kanė tė drejtė, sepse gjendja ėshtė e rėndė. Po tė funksiononte sot dhe tė bėhet njė vlerėsim, tė cilin ne do ta bėjmė, edhe tė brendshėm edhe tė jashtėm, pėrmes institucioneve ndėrkombėtare, gjendja vėrtet ėshtė shumė e rėndė, veēanėrisht sa i pėrket plan programeve dhe cilėsisė sė mėsimit. Por, qė unė besoj se nė qershor do tė sanojmė deri nė 70 pėrqind tė tė metave nė plan programe dhe pėrgjithėsi nė procesin mėsimor.

Zoti Hasani, njė prej problemeve me tė cilat vazhdon tė pėrballet universiteti publik ėshtė ēėshtja e katedrave nė gjuhėt e pakicave kombėtare. Ku qėndron problemi?

ENVER HASANI
Ajo qė ėshtė varur prej meje, pranimi edhe mė kritere shumė tė buta tė minoriteve, ėshtė bėrė pa asnjė pėrjashtim dhe me procedurė tė shpejtė. Katedra e gjuhės turke tashmė ekziston, por kėtu mendohet kryesisht pėr katedrėn e sllavistikės. Unė universitetin e kam gjetur pa tė dhe unė jam i gatshėm nė qoftė se dikush ėshtė i interesuar, dhe institucionet ndėrkombėtare nėse e ndihmojnė si projekt, t'i hap dyert atij projekti pa asnjė pengesė, pa asnjė problem. Kėtu ėshtė problemi te sllavėt e jugut qė banojnė dhe jetojnė nė Kosovė. Qytetarėt e Kosovės me origjinė sllave duhet tė organizohen, dhe unė jam shumė i gatshėm tė eci pėrpara me ta, pa asnjė pengesė.

Cila do tė jetė qasja e Universitetit tė Prishtinės nė raport me Universitetin nė gjuhėn serbe qė vepron nė veri tė Kosovės? Do tė funksionojnė tė dyja si tė ndara?

ENVER HASANI
Ato funksionojnė tashmė. Nuk ėshtė ēėshtje qė varet prej meje, ėshtė problem politik. Ekzistenca dhe mosekzistenca e tij ėshtė problem politik, dhe atė ju e dini se e ka themeluar dhe licencuar UNMIK-u. Unė jam i gatshėm, nė qoftė se politika e Kosovės, vendore dhe ndėrkombėtare, nė qoftė se gjejnė njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr njė vizion tė caktuar, unė jam i gatshėm si universitet ta luaj rolin qė mė takon. Por problemi esencial ėshtė politik.

INTERVISTOI: NADIE AHMETI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio