Studentet.info
Lajme : Pak shpresė pėr zgjidhjen e rastit “gladiatorėt”
Kyqur 11-10-2006 3:51:02 (2074 Lexime)


Tė gjithė i shmangen “patates sė nxehtė”

PRISHTINĖ, 11 TETOR – Ėshtė normalizuar gjendja nė Fakultetin e Kulturės Fizike dhe Sportit, dy javė pasi rektori i Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani, shkarkoi nga detyra dekanin e kėtij fakulteti, Mustafė Aliun, dhe suspendoi pėr njė vit nga puna mėsimdhėnėsit Hasim Rashiti, Shemsedin Vehapi e Fehmi Krasniqi.

Tashmė edhe orari i mėsimit ishte publikuar, ndėrsa nė disa nga sallat mbaheshin ligjėrata. Ajo qė tė binte nė sy ishte se nė orar figuronin edhe lėndėt, tė cilat ligjėroheshin nga tre mėsimdhėnėsit e suspenduar, ndėrsa emrat e ligjėruesve nuk figuronin fare. Por, kjo do tė zgjasė vetėm deri tė mėrkurėn (sot), pasi qė drejtuesit e rinj tė fakultetit presin njė vendim tė Senatit, pėrkatėsisht pėrfundimet e njė komisioni pėr shqyrtimin e ankesave tė dekanit dhe tė mėsimdhėnėsve tė suspenduar.


Mst: Lojtarėt jashtė fushės

“Ne e kemi pėrpunuar orarin dhe e kemi lėnė hapur mundėsinė qė nė rast se vendoset qė mėsimdhėnėsit tė kthehen, tė vihet emri i tyre. Ndėrsa, nė rast tė kundėrt duhet angazhuar mėsimdhėnės tė tjerė. Pra, nė orar figuron koha e mbajtjes sė lėndėve tė ligjėruara nga mėsimdhėnėsit e suspenduar, por jo edhe emrat e kėtyre mėsimdhėnėsve”, tha Bujar Turjaka, ushtrues detyre i prorektorit pėr ēėshtje mėsimore nė kėtė fakultet. Ai shtoi se pakėnaqėsitė e shprehura te disa studentė dhe mėsimdhėnės janė tejkaluar, por jo nė tėrėsi, ndėrsa e pa tė natyrshme njė gjendje tė tillė pas suspendimit tė mėsimdhėnėsve, nga tė cilėt mbulohen gjashtė lėndė.

Suspendimi i mėsimdhėnėsve e ka shtyrė udhėheqjen e pėrkohshme tė fakultetit pėr tė formuar komisionin, i cili bėn vlerėsimin e njohurive tė studentėve, tė cilėt u nėnshtrohen provimeve tė atyre lėndėve qė tashmė kanė mbetur pa mėsimdhėnės. Kjo ėshtė bėrė pėr faktin se afati i kėtij muaji shumė studentėve mund t`ua mundėsojė qė tė mos e humbin vitin akademik, e shumė tė tjerėve u shėrben si afat i fundit pėr t’i kryer provimet dhe pėr tė diplomuar mė pas.

Ndėrkaq, Komisioni pėr shqyrtimin e ankesave tė dekanit dhe tė tė tre mėsimdhėnėsve, i pėrbėrė nga profesorėt Rexhep Gashi, Ruzhdi Sefa, Shefqet Lulaj dhe nga studenti senator Mėrgim Lushtaku, nesėr do t’i paraqesė para anėtarėve tė Senatit pėrfundimet e nxjerra pėrkitazi me ankesat dhe deklaratat e bėra.

Profesor Turjaka thotė se fakulteti ėshtė nė pritje tė njė vendimi, por shpreh edhe besimin se do tė vendoset qė mėsimdhėnėsit tė kthehen nė amfiteatro. “Ne jemi duke pritur rezultatet, qė do tė prezantohen nga ky komision, por edhe ndonjė vendim eventual nga Senati. Ne po presim, pasi qė si fakultet nuk mund tė vendosė se duhet ose jo tė kthehen ata, dhe ndoshta senatorėt do ta shfuqizojnė vendimin”, theksoi Bujar Turjaka, pėr tė shtuar se edhe nė mbledhjen e Kėshillit Mėsimor-Shkencor tė fakultetit tė gjithė kanė shprehur keqardhje pėr rastin dhe janė deklaruar pėr gjetjen e mėnyrės mė tė mirė pėr kthimin e arsimtarėve.

Mst: Topi nė fushėn e askujt

Ndėrkohė, shanset qė tė revokohet vendimi i rektorit janė mė pak se minimale. Anėtarėt e Komisionit pėr shqyrtimin e ankesave nuk kanė tė drejtė tė nxjerrin aso pėrfundimesh, me tė cilat do tė vendosej se kėta mėsimdhėnės mund t’i ktheheshin procesit mėsimor.

Njėri nga anėtarėt e kėtij komisioni, Mėrgim Lushtaku, pohoi se Komisioni ka konstatuar qė rektori ka tė drejtėn pėr ta shkarkuar dekanin, por edhe pėr t’i suspenduar mėsimdhėnėsit. “Ne si komision vetėm i kemi shqyrtuar ankesat e mėsimdhėnėsve dhe tė ish-dekanit tė Fakultetit tė Kulturės Fizike dhe Sportit, si dhe deklaratat e tyre rreth ngjarjes, dhe kemi konstatuar se, nė bazė tė Statutit tė UP-sė, rektori ka pasur tė drejtė tė marrė vendime tė tilla”, u shpreh Lushtaku, pėr tė shtuar se e gjithė puna ėshtė bazuar vetėm nė atė ēfarė thotė statuti i Universitetit tė Prishtinės. Ai qartėsoi se Komisioni pėr shqyrtimin e ankesave nuk ėshtė komision disiplinor, prandaj edhe nuk ka tė drejtė tė vendosė se duhet ose jo tė kthehen mėsimdhėnėsit apo dekani nė detyrat e tyre tė mėhershme.

Burime tė gazetės kanė bėrė tė ditur se rektori Hasani nė njė moment ka thėnė se fati i dekanit dhe mėsimdhėnėsve tė suspenduar do tė varet nga vetė senatorėt nė mbledhjen e sė mėrkurės, pasi qė ata mund tė votojnė pėr njė kthim tė mundshėm. Por, duket se senatorėve nuk ua njeh kėtė tė drejtė statuti i UP-sė, prandaj edhe nuk mund tė marrin njė veprim tė tillė.

Pėr ushtruesin e detyrės sė prorektorit pėr ēėshtje mėsimore nė Fakultetin e Kulturės Fizike dhe Sportit, Bujar Turjaka, ēfarėdo vendimi qė do tė merret tė mėrkurėn pėr kėtė ēėshtje vetėm sa do t’i kontribuonte rrjedhės sė mbarėvajtjes sė procesit mėsimor nė fakultet, por nuk harron tė porosisė se zgjidhja mė e mirė do tė ishte qė tė tre profesorėve t’u hiqej suspendimi.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio