Studentet.info
Lajme : Agim Paca u zgjodh dekan i Fakultetit Juridik
Kyqur 12-10-2006 7:44:26 (3170 Lexime)


S’e do fakulteti, e do Senati

PRISHTINĖ, 12 TETOR – Zhurmėn e zileve tė pareshtura tė celularėve tė senatorėve e ka mundur zhurma e akuzave tė ndėrsjella mes studentėve senatorė e rektorit dhe tollovia e krijuar nė Senatin e Universitetit tė Prishtinė, gjatė procedurės sė votimit pėr ta zgjedhur dekanin e Fakultetit Juridik. Pas tri raundeve, besimin e senatorėve pėr ta drejtuar kėtė fakultet e mori Agim Paca, i cili kundėrkandidat e kishte Abdullah Aliun, profesor qė gėzon pėrkrahje tė gjerė te Kėshilli Mėsimor-Shkencor i fakultetit, por edhe te studentėt.

Nė fakt, rrėmuja e krijuar gjatė procedures sė votimit ėshtė shkaktuar pas dy rretheve, kur u krijuan rrethanat qė nė votim tė futej vetėm kandidatura e profesor Pacės, meqė arriti t’i marrė tri vota mė shumė se kundėrkandidati i tij, por jo edhe shumicėn absolute tė votave tė senatorėve.


Nė rrethin e parė tė dy kandidatėt morėn nga njėzet vota, pėr ta dryshuar balancėn nė rrethin e dytė kur profesor Aliu u eliminua nga gara, meqė kishte siguruar 19 vota kundrejt 22, qė kishte siguruar tashmė dekani i Juridikut, por kėtė post arriti ta marrė falė mbėshtetjes sė 25 senatorėve, qė ia dhanė besimin nė rrethin e tretė, rreth qė u zhvillua pa praninė e shtatė senatorėve studentė.

Pakėnaqėsia e studentėve erdhi pasi konsideronin se nė pauzėn para fillimit tė votimit, por edhe nė periudhėn mes rretheve tė votimit, sipas tyre, rektori dhe prorektorėt kishin ftuar nė zyrat e tyre disa senatorė, tė cilėt I kishin porositur pėr tė votuar nė favor tė profesor Pacės.

Se sa ėshtė e nxehte kjo ēėshtje flet edhe fakti se qysh nė fillim tė mbledhjes anėtari i Senatit nga Fakulteti Juridik, Osman Ismaili, theksoi se organi mė i lartė i universitetit ka bėrė padrejtėsi kur ia ka pamundėsuar zgjedhjen pėr dekan profesor Aliut nė mbledhjen e kaluar, meqė, sipas tij, nuk kishte ndonjė bazė ligjore qė e pengonte procedurėn e votimit.

“Fare nuk ka pasur logjikė shtyrja e zgjedhjeve, fare nuk ka pasur logjikė organizimi i zgjedhjeve tė reja. Po e them njė realitet, nė Statut shumė mire ėshtė e specifikuar dhe nuk ka qenė kurrfarė pengese tėrheqja nga gara e dy kandidatėve tė tjerė”, u shpreh Ismaili dhe theksoi se pėr tė satėn here Kėshilli i Fakultetit i ka dhėnė mbėshtetje tė plotė profesor Aliut pėr ta drejtuar Juridikun.

Ndėrkaq, fjala e tij u ndėrpre nga toni i lartė i rektorit, i cili i bėri tė ditur senatorit se ishte pėrfaqėsues i fakultetit, por jo i ndonjėrit nga kandidatėt, prandaj e urdhėroi ta ndėrpriste fjalėn dhe i ftoi senatorėt nė pushim para fillimit tė votimeve.

Pauza e ftuar nga rektori qe shkasi, qė i shtyri studentėt tė dyshonin se rektori bashkė me prorektorėt kanė ftuar gjatė kėsaj kohe disa nga senatorėt qė duke iu ofruar benificione tė caktuara tė votojnė pėr kandidatin Agim Paca.

“Pėrsėrisni edhe pesė herė zgjedhjet dhe bini hajnat e rrugaēėt kėtu”, ishte fjala e kryetarit tė Parlamentit tė Studentėve, Elbasan Hoti, kur u priu studentėve senatorė pėr ta lėshuar mbledhjen. “Konsiderojmė se gjatė pauzave rektori bashkė me prorektorėt disa prej anėtarėve tė Senatit i kanė futur nė zyrė, u kanė premtuar benificione tė ndryshme dhe e kanė montuar procesin e votimeve, qė tė shkojė pro professor Agim Pacės. Kjo ėshtė arseja e mospjesėmarrjes sė studentėve nė rrethin e tretė tė votimeve”, tha Sejdi Hoxha, nėnkryetar i Parlamentit Studentor, i cili e porositi rektorin tė mos marrė instruksione nga partitė politike, por tė shohė mekanizma pėr ta nxjerrė universitetin nga kriza.

Rektori Hasani iu kundėrpėrgjigj akuzave tė pėrfaqėsuesve tė studentėve dhe tregoi se mė kė ka kontaktuar ai gjatė pauzės, ndėrsa iu bėri thirrje studentėve qė ta thoshin emrin e senatorit, tė cilin e ishte ftuar pėr tė votuar pro njėrit apo tjetrit kandidat.

“Ejani nė zyrė dhe mė tregoni se kujt i kam thėnė tė votojė pėr kėtė ose pėr atė. Gjithēka qė jeni duke pretenduar janė halucinacione tuajat”, tha rektori. Ndėrkaq, prorektorja pėr marrėdhėnie me jashtė, Selvete Krasniqi, theksoi se kryetari i Parlamentit tė Studentėve, Elbasan Hoti, njė ditė mė parė, nėpėrmjet postės elektronike, I ka ftuar senatorėt qė tė votojnė pėr AbdullahAliun.

“Tė gjithė ne senatorėt ditėn e djeshme kemi pranuar e-mail nga Elbasan Hoti ku thotė: ‘Do tė vij nė Senat pėr tė votuar pėr Abdullah Aliun’”, tha prorektorja Krasniqi fjalėt e tė cilės i pohuan edhe senatorė tė tjerė, qė I pyetėm. Nėpėrmjet gazetės “Iliria Post”, Hoti ka pohuar tė ketė dėrguar njė e-mail tė tillė dhe ka thėnė se ka bėrė njė veprim jo tinėzar pėr tė treguar vullnetin e studentėve dhe tė Kėshillit tė Fakultetit, ndryshe nga veprimet e rektorit dhe prorektorėve, tė cilat, siē tha, janė bėrė nė mėnyrė tinėzare, gjė qė ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve pėr dekan tė Juridikut Por, pavarėsisht reagimeve tė studentėve dhe pas akuzave e kundėr akuzave mes studentėve e rektorit, Muhamet Bicaj, anėtar i Komisionit Zgjedhor, komunikoi tė dhėnėn se profesor Agim Paca ėshtė zgjedhur dekan nė Fakultetin Juridik.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio