Studentet.info
Lajme : Intelektualet nga Maqedonia mbeshtesin veprimin e MASH-it
Kyqur 12-10-2006 15:24:57 (1430 Lexime)


Profesorėt dhe intelektualėt shqiptarė mbėshtesin vendimin e Ministrisė sė Arsimit tė Maqedonisė pėr ndryshime nė USHT

TETOVĖ, 12 TETOR - Qindra profesorė dhe intelektualė nga Maqedonia kanė firmosur sot nė Rektoratin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės njė peticion pėrmes tė cilit mbėshtesin fuqimisht veprimin e Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės tė Republikės sė Maqedonisė, si e vetmja mėnyrė e ndėrprerjes sė proceseve denigruese dhe njėkohėsisht shfaqin pėrkrahjen e tyre, jo vetėm pėr Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, por edhe pėr organet e reja pėr rregullimin e gjendjes nė USHT,vendosjen e rregullit konform statutit tė universitetit dhe normave ligjore.


"Duke marrė parasysh se themelimi i Universitetit Shtetėror tė Tetovės ėshtė fryt i idealeve tė kahmotshme tė popullit shqiptar; se konjuktura qė e drejtonte kėtė institucion tė lartė arsimor idenė e autonomisė e zėvendėsoi me autarhi; duke marrė parasysh se kėtė institucion e shėndrroi nė veprimtari profitabile; se kėto abuzime finansiare dhe tė tjera nuk mund tė realizoheshin nė mėnyrė tė drejtė por vetėm me kriminalizim tė raporteve; duke marrė parasysh erozionin moral pedagogjik dhe ligjor; se keqpėrdorimet finansiare, diplomat e falsifikuara e denigronin kėtė institucion, stafin akademik, interesin e studentėve dhe njolloste popullin arsimdashės shqiptar; se tė gjitha tentativat tjera pėr ta vendosur ligjin dhe rendin nė kėtė institucion dėshtuan; se abuzimet merrnin pėrmasa trishtuese dhe duke marrė parasysh se kriza thellohej", thuhet nė peticionin drejtuar opinionit tė gjėrė, Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės sė Republikės sė Maqedonisė, Kuvendit, Qeverisė, Korit diplomatik dhe organizatave tė jashtme qė veprojnė nė Republikėn e Maqedonisė.


Nė fund tė kėtij peticioni, nė tė cilin qėndrojnė nėnshkrimet e qindra profesorėve dhe intelelektualėve shqiptarė, ėshtė shprehur besimi se Universiteti Shtetėror i Tetovės shumė shpejt do tė bėhet model pozitiv, do t'i pėrmbushė standardet Evropiane dhe do ti realizojė reformat sipas Kartės sė Bolonjės.(MIA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio