Studentet.info
Lajme : Testet per tu pranuar ne Universitete e Oksfordit dhe Kembrixhit
Kyqur 17-10-2006 4:25:08 (3378 Lexime)


Testet e ēuditshme tė Oksfordit e Kembrixhit

LONDĖR, 17 TETOR- Tė pėrgatitur nė shkollat mė prestigjioze tė Anglisė, nga profesorė qė vijnė nga po kėto shkolla me tradita unike pedagogjike e me standarde nga mė tė lartat nė rruzull, mund tė thuhet me plot gojėn se bėhet fjalė pėr studentė mjaft tė pėrgatitur. Por duket se nuk mjafton. Studentit, qė synon tė hyjė nė universitetet prestigjioze angleze tė Oksfordit e Kembrixhit, nuk i mjafton thjesht tė ketė nota mbi mesataren, por duhet tė zotėrojė atė "kleēkėn" qė e bėn tė vetėm e tė pakapshėm nga tė tjerėt. Kultura e pėrgjithshme? Tejet e rėndėsishme. Por, si edhe nė tė gjitha vendet, pjesa dėrrmuese e studentėve dhe nxėnėsve zotėrojnė pak a shumė tė njėjtėn sasi e natyrė informacioni. Janė ata qė zotėrojnė doza mė tė mėdha intelekti e informacioni, individė qė kanė edhe shanset mė tė mėdha pėr tė bėrė pėrpara.

Si tė vėrehet njė gjė e tillė nė testet e pranimit? Shumė e thjeshtė: duke drejtuar pyetje qė nė plan tė parė duken disi tė pakuptimta e ekstravagante, por qė nga ana tjetėr fshehin brenda sekretin pėr tė zbuluar aftėsitė e kandidatėve pėr tė arsyetuar pėrtej skemave tė zakonshme, pėr tė improvizuar nė njė terren veprimi tė panjohur pėr ta, pėr tė provuar se kultura e tyre e pėrgjithshme ėshtė pėrtej asaj qė mėsohet nė libra e qė e zotėrojnė pjesa dėrrmuese e tyre. Pėr tė mos thėnė qė teste tė tilla, jashtė tė zakonshmes, shėrbejnė pėr tė zbuluar personalitetin e kėtyre kandidatėve, pėr tė parė nėse janė vėrtet tė aftė pėr t‘u bėrė klasa drejtuese e sė ardhmes.


Ja disa nga pyetjet qė u bėhen studentėve pėr t‘u pranuar nė Kembrixh:


- Bėni njė paralelizėm mes muzikės e arkitekturės - Fakulteti i Arkitekturės

- Ka lidhje mes kulturės greke e japoneze? - Letėrsi klasike

- Nėse njė mėngjes do tė pėrshkonit tė gjitha fakultetet e universitetit, ē‘pyetje do tė bėnit, apo ē‘pyetje do tė parapėlqenit t‘iu drejtonin? - Fakulteti i Ekonomisė

- Ku ndodhet depozita jonė e gėlqeres? - Fakulteti i Gjeografisė

- Hitleri pėrfaqėson vėrtet tė keqen? - Fakulteti i Historisė

- Jeni dakord qė loja e golfit bazohet e gjitha te fati? - Fakulteti Ekonomik

- Sa e rehatshme ėshtė karrigia ku jeni ulur? - Fakulteti Juridik

- Ē‘ėshtė njė pemė? - Fakulteti Mjekėsor

- Pėrse luani ping-pong? - Fakulteti i Matematikės

- Pėrse nuk e kemi njė vesh nė mes tė fytyrės? - Fakulteti i Mjekėsisė

- Mė thoni diēka interesante pėr veten tuaj - Fakulteti i Gjuhėve Moderne dhe Mesjetare

- Mė pėrshkruani njė patate dhe krahasojeni me njė qepė - Fakulteti i Shkencave Natyrore

- Po tė ishit mi, cila do tė qe gjėja mė e rėndėsishme pėr ju? - Fakulteti i Shkencave Natyrore

- Ju pėlqen qyteti i Birmingemit? - Fakulteti i Shkencave Politike dhe Shoqėrore

- Ku do ta shpinit njė marsian pėr t‘i treguar sa mė mirė kulturėn britanike? - Fakulteti i Shkencave Politike e Shoqėrore

- Janė gjashtė kandidatė dhe vetėm dy vende. Pėrse duhet tė jeni ju njė nga tė pėrzgjedhurit? - Fakulteti i Studimeve Teologjike dhe Fetare

- Cila ėshtė domethėnia e jetės? - Fakulteti Juridik

- Si funksionon njė kitarė elektrike? - Fakulteti i Shkencave Natyrore

- Nė trupin e njė lope cila ėshtė pėrqindja e ujit qė gjendet nė raport me rezervat ujore planetare? - Fakulteti i Veterinarisė




Disa nga pyetjet qė u drejtohen kandidatėve pėr tė hyrė nė Oksford


- Cilėt janė problemet qė i duhet tė zgjidhė gjatė dhjetė viteve tė ardhshme njė inxhinieri nė njė prej skuadrave tė Formulės 1? - Fakulteti i Inxhinierisė

- A mund tė kultivohen kėrpudha nė banjėn e shtėpisė? - Fakulteti i Shkencave Biologjike

- A pėrdorin taksistėt pjesė tė ndryshme tė trurit pėr tė mbajtur mend rrugėt? - Fakulteti i Psikologjisė

- Si mund tė dimė qė 1+1=2 kur koncepti i numrave ėshtė shpikur nga vetė njeriu? - Fakulteti i Filozofisė dhe Gjuhėve Moderne

- Nė rast se do tė kishit pėrballė tri gra shumė tė bukura e krejtėsisht tė zhveshura, cilėn do tė zgjidhnit? Kjo do tė kishte ndonjė rėndėsi nė aspektin ekonomik? - Fakulteti i Filozofisė, Politikės dhe Ekonomisė

- Pėrse flaka ngrihet gjithnjė lart? - Fakulteti i Fizikės

- Ē‘mendim keni pėr "tė vepruarin" nė ēifte gei? - Fakulteti i Psikologjisė, Filozofisė e Fiziologjisė

- Musolini kishte interes ndaj arkeologjisė? - Fakulteti i Arkeologjisė e Antropologjisė

- Kjo ėshtė njė degė akacie: pėrshkruajeni - Fakulteti i Shkencave Biologjike

- Ekziston gjuha? - Gjuhė Klasike

- Krahasoni gripin e shpendėve me uraganet - Fakulteti i Gjeografisė

- Pėrse dikush do tė zgjidhte tė jetonte nė njė vend si Islanda? - Fakulteti i Gjeografisė

- Pėrse arkeologėve u pėlqejnė kaq shumė vazot? - Fakulteti i Historisė Moderne

- Mė shpjegoni jetėn e Naomi Campbell - Fakulteti Juridik

- Nė rast se bie shi, lageni mė pak duke ecur apo duke vrapuar? - Fakulteti i Mjekėsisė

- Pėrse nuk ka shumė opera lirike nė gjuhėn frėnge? - Fakulteti i Gjuhėve Moderne

- Pėrse tė zinjtė thonė se tė bardhėt nuk dinė tė luajnė rrep? - Fakulteti i Muzikės

- Njė filxhan kafe ftohet mė shpejt nė rast se qumėshti i hidhet pėrpara, apo pasi ėshtė pėrzier sheqeri? - Fakulteti i Fizikės

- Ju e konsideroni veten "si shpirt"? - Fakulteti i Filozofisė, Politikės e Ekonomisė. (SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio